Tumgik
#thuaje ti si
dpiperiwritings · 27 days
Text
Tumblr media
Në atë që dikush e quan pjekuri dhe unë guxim, zgjodha të kërkoj notin nëpër ujra të thella.
Aty ty të njoha, në ato ditë kur dallgët e detit s’premtonin qetësi, shpresa nuk më humbi sepse ka ndjesi që e mbajnë njeriun fort të lidhur ndaj përpjekjeve për të ndjekur ndjenjen që zemrës i ul fuqinë për të qenë krenare. E përsëri dikush do mund të thotë se është papjekuri, unë i them frymarrje që gjendet tek guximi për të realizuar të pamundurën.
E vërtetë është në njerëz të tillë s’mund të kërkosh të ardhmen... ashtu si dhe ti tek unë, të kërkosh se do mund të më interesojë për të tjerët, për atë që ata thonë dhe me budallëk kërkojnë ta imponojnë. Ende jam dhe do mbetem i njëjti njeri, askush s’do ketë mundësinë për të prekur atë që unë jam, askush s'do më interesojë në atë që thotë sepse i shoh shumë larg prej meje për të më dhënë mend.
E megjithatë, as kjo s'të mjaftoi për të vënë re se në mes të këtij grumbulli me human që kureshtje nuk ngjallin për mua ti ishe ndryshe.
Më thuaj se të idealizoj, por nuk më intereson, për idealet që kanë besuar të tjerët kanë dhënë jetën... e jo më unë për ty.
Nazim Hikmeti ka shkruar se:
“disa thonë s’jetoj dot pa ty,
unë jetoj edhe pa ty,
por me ty jetoj më mirë.”
Besoj është e dukshme edhe për të tjerë se jeta do të vazhdojë. Dielli do të lind në mengjes,
por askush nuk do mund të të tregojë se sa shumë i ngjan.
Në shumë forma të hënës ti shpirtin do gjesh, herë gjysëm, e herë plot, por do të ketë dhe nga ato ditë që vetmia do të vrasë dhe dikë do të kërkosh.
Shiu në rrebesh do të lagë, por zjarri do mungojë sepse ka oxhaqe që vetëm me prezencën e tyre do të gënjejnë.
E në yje dëshirën do shprehësh, duke pritur që ata të bien dhe pritja do të lodhë.
Koha do kalojë dhe me të e pengjet do të shtohen, disa dhimbje do të harrohen, por pavarësisht së gjithash jeta do të vazhdojë.
Nëpër hapat që do hedhësh për diçka do shpresosh,
e rrëmuja e përditshme do të largojë nga mundësia për të ndjerë, frymën do të marrë, e veten do harrosh.
Të gjitha do kalojnë dhe nuk ka problem, si ti ashtu dhe unë në diçka veten do realizojmë.
Ende e mendoj dhe dua të të them se është e drejtë, kur thua se të ardhmen tek unë nuk sheh. Ndoshta për ty s’do të jem ndonjëhere, por për fëmijet e tu, po.
Ata do të shkollohen në universitetet e mia, do kalojnë kohën e tyre më të bukur në ambientet dhe hapësirat e panumërta që do mund të krijoj, do kalojnë pushimet në ato resorte që unë do ndërtoj. Në të gjitha herët që do të ndihen të pamundur do të gjejnë një shembull frymëzimi se si një njeri me të pamundurën mund të luftojë. Do shuajnë mërzitjen duke lexuar librat e mi, mbase dhe do të dëgjojnë këngët që në ndonjë stacion radioje dikur dhe ne kemi dëgjuar. Apo ndoshta do kërkojnë guximin, mbase dashurinë, mbase s’do gabojnë dhe në të ardhmen e mundur apo të pamundur ska rëndësi lumturinë do të gjejnë dhe kjo mjafton.
Në një jetë të marrë si kjo, arritja më e madhe e njeriut është lumturia që ndjen në liri…
D.Piperi
4 notes · View notes
imunoglobuline · 9 months
Text
me thuaj, kaq e veshtire eshte per nje prind te thote "po shpirt provoje, mund ta besh, edhe nese nuk ia del s'ka problem"; "dil s'ka gje, bej qejf. ti e re je, shijoje jeten"; "me thuaj mua per çdo gje shpirt, nuk do te te gjykoj asnjehere dhe asgje qe ti ben nuk do me beje te te dua me pak" ; "nuk do te te bej te ndihesh si cope muti thjesht ngaqe nuk biem dakort per dicka drita ime, mendimet e tua kane po aq vlere sa te miat". kaq e veshtire eshte?
5 notes · View notes
mr-gentlemann · 1 year
Note
O vllai mos bj kshu mbas 1 femre se at pun kan , shko kap e ndrro nga 1 cdo jav mos t’haj kari fr
E di cili eshte problemi , se me kte vajzen po beja afersisht 3 vite tani . Dhe nuk eshte ndonje qe e kam 1 jav se nuk do e kisha problem fare e kupton !
Po kur ja ke treguar te gjithve dhe ja ke prezantuar njerzve te tu me te afert edhe kjo eshte pak e veshtir !
Normale qe te vret e te dhemb se e mendoje qe do kaloje jeten me ate person e beje plane te tjera ! Dhe sakrifikon gjera qe do ishin te rendesishme per te ardhmen , dhe kto gjera i sakrifikon per ate person !
E me thuaj si do ndiheshe kur nje person qe do kishe kaq koh , qe kishe sakrifikuar , treguar te gjithve per te , qe i tregoje cdo dit sa e doje , ca nuk beje per te ,ne fund te mos kete as respekt per ty ?
Leje nerva dhe inat e ca t them me , se kto eshte normale qe ti kesh !
3 notes · View notes
topfjala · 1 year
Text
“Thuaj për kë e kishe atë tek e tek”/ Fabio Dushku paralajmëron Noizyn: Do të vij së shpejti të të takoj, nga spiunët kam humbur gjysmën e jetës
Tumblr media
https://sunconsulting.al/ekonomiste-per-biznesin-2/ Ju duhet një Ekonomist/Ekonomiste për biznesin tuaj ? Kliko këtu Personi i njohur i rrjeteve sociale, Fabio Dushku, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i është përgjigjur reperit Noizy, i cili në një reagim të tij tha se ai nuk e ka dasht kurrë, por sherri me Cllevio Serbianon e gjeti si arsye për t’u zënë. Në një reagim në InstaStory, Fabio Dushku shkruan se ai nuk është gruaja e tij që ta dojë dhe e ka patur shumë herë rastin që t’i bënte shumë gjëra dhe nuk mund të priste sherrin me Cllevio Serbianon. Ai shton më tej se nuk ka asnjë lloj interesi tek Noizy dhe se nuk mund t’i mbajë anë kur ai bën gabime dhe fut njerëz në burg. Teksa i kërkon me ngulm ta sqarojë se për kë e kishte atë “tek e tek”, Fabio Dushku paralajmëron Noizyn se do të shumë shpejt ta takojë për t’u “sqaruar”. “Naqeta. Atëherë meqë dole me fol dhe the ato që ty të intereson me thën si me i then, në radhë të parë s’je gruaja ime me të dasht ty. Në radhë të parë ti je kalama krejt se nuk thotë burri nuk më doni. Unë besoj që jam i vetmi që s’kam asnjë lloj interesi tek ti, as kam nevoj për famë, as kam nevoj për publicitetin tënd as të askujt, se s’jam as artist, asgjë. Dhe tjetra, nëse kisha diçka me ty personale dhe po prisja rastin, të kam pas shumë herë në dorë me të ba shumë gjëra, por s’kam pse kur njeriu silet mirë dhe të jep respekt. Jam mësuar në jetë t’ia kthej me të njëjtën mënyrë respektin, por duke ia dhënë 10 fishin më shumë apo jo djali i Bashkimit. Të kam vlerësuar punën, s’ta kam inatin, unë të dëgjoj muzikën, por jo pordhët e tua, se s’kam ku çoj këto të miat. Por kur ti bën gabime dhe don me fut njerëz në burg, s’ta mbaj dot anën edhe me qen vëllai im. Nga spiunët kam humbur gjysmën e jetës dhe ky djali në qeli ka emër dhe ja din mir emrin ti (Ediçadoti) dhe kush k*rin je ti me të marr në telefon. Ti bën gabime dhe duhet me të marr në telefon unë ty. Do të vij së shpejti të të takoj për këtë muhabet ok. Janë shumë për ty, por jam t’u përtu t’i shkruaj dhe do vij të t’i them nga afër dhe atë tek e tek për kë e kishe? Vendosja emrin personit që don tek e tek, vendosi emrin ok dhe për besë të shqiptarit dhe për besë të malësorit ta dish se do të takohemi shumë shpejt meqë prap ke dal ke fol dhe si ke sqaruar gjërat ashtu siç duhet, por u jep më shumë ushqim kalamajve për të na bezdis dit për ditë dhe më shumë sepse kështu të intereson ty. U ka dasht të paktën për ne të tjerëve ti sqaroje njerëzit e tu që ty të ndjekin e kishe mundësine dhe nuk e bëre kështu që më lër mua të të sqaroj ty.”- shkruan Fabio Dushku. Read the full article
0 notes
rregullatislame · 2 years
Text
Rezultati i diturisë
Rezultati i diturisë është vepra.
Tumblr media
Autor: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr.
Përktheu: Jeton Bozhlani
Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe te Ai pendohemi. Tek Allahu kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e shpirtërave dhe veprave tona. Atë njeri që Allahu e udhëzon s’ka kush që e devijon, por atë që Allahu e lë në devijim s’ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është rob dhe i dërguar i Tij.
Është mjaft e dukshme dhe e qartë pozita e lartë e diturisë në fenë tonë të pastër. Ajo është një themel nga i cili duhet filluar, Ngase s’mund të zbatohet sheriati e as të realizohet nënshtrimi i plotë ndaj Allahu pëveç se me dituri.
Pra ajo është një themel i domosdoshëm dhe nga ai duhet nisur para të gjitha tjerave, siq thotë Allahu në këtë ajet: “Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret!.” këtu, Allahu filloi më së pari duke përmendur diturinë.
Kurse ndër duatë që Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i thoshte çdo ditë pas namazit të sabahut: “O Allah kërkoj nga Ti dituri të dobishme, rizk të mirë (hallall) dhe vepër të pranuar.” Në këtë dua, Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e vuri në rend të parë diturinë e dobishme para rizkut dhe veprës, sepse robi i Allahut nuk mund t’i dallojë gjërat e mira nga të këqijat e as veprat e mira nga të këqijat përveç se me dituri të dobishme.
Dituria e dobishme është dritë dhe udhëzim për atë që e posedon. Allahu thotë: “Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë.”
Dituria është dritë për atë që e posedon, kurse shembulli i njeriut të dijes në mesin e umetit është sikurse shembulli i disa njerëzve që qëndrojnë në errësirë, ku në mesin e tyre qëndron një person me llampë në dorë duke ua ndriçuar rrugën, dhe me ndihmën e saj shpëtojnë nga rreziqet e rrugës duke ecur në një rrugë të sigurtë dhe të drejtë. Për këtë ekzistojnë shumë tekste dhe argumente nga Kurani dhe suneti të cilat sqarojnë vlerën, pozitën e lartë të diturisë, si dhe lavdërojnë njerëzit e dijes dhe sqarojnë pozitën e tyre të lartë.
Njerëzve të dijes u mjafton nderi që Allahu ua ka bërë duke e bashkuar dëshminë e tyre me dëshminë e Allahut për çështjen më madhështore tevhidin: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’meriton të adhurohet me të drjetë askush tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.” (Ali Imran: 18)
Po ashtu, Allahu tregon për vlerën e njerëzve të dijes në këtë ajet: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!” (Zumer: 9) Dhe thotë: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët” (Fatir: 28) Pastaj thotë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë Dija.” Rreth kuptimit të këtij ajeti është thënë se: “Allahu e ngritë dijetarin besimtar disa gradë më lartë se besimtarin që nuk është dijetar. Kurse gradët e larta tregojnë për vlerën dhe pozitën e njeriut të dijes.”
Po ashtu është transmetuar nga Ebu Derda (radijAll-llahu anhu) hadithi që tregon për vlerën e diturisë dhe njerëzve të dijes, ku Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush merrë rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t’ia lehtësojë rrgën për në xhenet. Edhe melaiket lëshojnë krahët e tyre në shenjë kënaqësie për atë që vepron kërkuesi i dijes. Për njeriun e dijes kërkojnë falje krijesat e qiellit dhe të tokës, e bile edhe peshqit në ujë. Vlera e njeriut të dijes në krahasim me njeriun që bën ibadet është sikurse vlera e hënës së plotë në krahasim me yjet. Njerëzit e dijes janë trashëgimtarë të Pejgamberëve, sepse Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgimi as dinar e as dërhem por kanë lënë diturinë, andaj kush ka marë dije ka marë një hise të madhe.” [1]
Kurse Taberani, transmeton me sened hasen nga Ebu Hurejre se, duke kaluar pranë tregut të Medines kishte ndaluar duke u thënë njerëzve: “O ju tregtarë! A e dini se çka keni humbur?” Ata u përgjigjën: “çfarë është ajo që kemi humur o Ebu Hurejre?!” Ai u tha: “Trashëgimia e Pejgamberit është duke u shpërndarë, kurse ju po qëndroni këtu dhe nuk shkoni ta merni hisen tuaj?!” Thanë ata “Ku është ajo?!” Ai u Përgjigj: “Në xhami. Ata u nisën me shpejtësi për te xhamia, kurse Ebu Hurejra qëndroi duke i pritur derisa u kthyen, dhe u tha: “çfarë keni?!”, ata u përgjigjën: “O Ebu Hurejre! Ne shkuam tek xhamia dhe hymë brenda, por nuk vërejtëm të shpërndahej gjë!” Ai u tha: “A nuk patë njeri në xhami?!” U përgjigjën: “Po, disa njerëz pamë se po faleshin, disa lexonin Kuran kurse disa tjerë mësonin për hallallin dhe haramin!” Atëherë Ebu Hurejre ua ktheu: “Mjerë për ju! Ajo është trashëgimia e Muhammedit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)”
Ky pra, ishte qëllimi i Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) me fjalët e tij: trashëgimia e Pejgamberëve, dhe se Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgimi as dinar e as dërhem por kanë lënë diturinë. Pra sa më tepër që shtohet dituria e njeriut aq i shtohet hisja e tij nga trashëgimia e pejgamberllëkut. Kurse në Buhari dhe Muslim, është transmetuar nga Muaviu (radijAll-llahu anhu) se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë Allahu: “Atij që ia do të mirën, i jep të kuptojë fenë.” [2]Pra, kur muslimani i hyn rrugës së kërkimit të dijes, është ndër shenjat se Allahu ia ka dashtë të mirën.
Ibën Kajimi (RahimehUllah) thotë: “Kjo qëndron nëse me të kuptuarit e fesë synohet dituria e cila shoqërohet me vepër. Por, nëse është për qëllim vetëm dituria, atëhetë ky hadith nuk tregon se ai i cili kupton fenë, Allahu ia ka dashtë të mirën. Dmth që t’i kuptojë dispozitat e fesë dhe të veprojë me to, dhe të jetë qëllimi i tij largimi i paditurisë nga vetja dhe realizimi i nënshtrimit ndaj Allahut me dije të plotë. Nëse të kuptuarit e fesë bëhet në këtë formë, atëherë kjo është arsye që sjell të mirën nga Allahu.”
Ai thotë: “Por, nëse me të kuptuarit e fesë është për qëllim vetëm dituria, atëherë kjo nuk tregon se ai i cili ka kuptuar fenë do t’ia dojë Allahu të mirën, sepse me këtë rast të kuptuarit e fesë do të ishte kusht për arritjen e të mirës së Allahut, kurse nëse me të kuptuarit e fesë është për qëllim të vepruarit me të, atëherë ai është shkak i arritjes së të mirës.” [3]
Pra, dituria duhet të jetë synim për të vepruar, dhe ajo duhet të kërkohet për të vepruar dhe për ta realizuar nënshtrimin ndaj Allahut. Dhe mu për këtë, së pari duhet të fillohet me nxënien e diturisë, në mënyrë që veprat dhe ibadetet të bëhen me dituri të plotë dhe të dobishme të bazuar në parime të vërteta të mbështetura në Librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij.
Lidhur me këtë, dijetari Hatib el Bagdadi ka shkruar një libër, të cilin e ka titulluar: “Dituria kërkon të veprohet.” dmth synimi i diturisë është vepra dhe realizimi i nënshtrimit ndaj Allahut, në mënyrë që ato të realizohen me dituri të plotë.
Andaj nëse robi ka dituri por i mungon vepra, ai nuk e ka realizuar nënshtrimin ndaj Allahut, e po ashtu nëse ai është i pajisur me vepra por i mungon dituria, gjithashtu nuk do të mund ta realizoj nënshtrimin ndaj Allahut.
Pra, nuk realizohet ubudijeti (nënshtrimi ndaj Allahut) përveç se anë të dy gjërave: Diturisë së dobishme dhe veprës së mirë, sikurse thotë Allahu: “(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së vërtetës.” (Teube: 33)
Me fjalën “Udhëzimi” është për qëllim dituria e dobishme, kurse fjala “fenë e së vërtëtës” dmth vepra e mirë që të afron tek Allahu. Kjo me të cilën është dërguar Pejgamberi jonë, janë dërguar të gjithë pejgamberët tjerë po ashtu.
Me qëllim që të ndalemi në argumentet të cilat tregojnë se dituria kërkon të veporhet me të, dhe se qëllimi i diturisë është vepra; do t’i pëmend në këtë temë disa pika që e sqarojnë këtë çështje dhe do t’i mbledhë një grumbull argumentesh që tregojnë për këtë.
____________________________________________________
[1] - Transmeton Ahmedi: (5/196), Ebu Davudi: (3641), Tirmidhiu: (2682), Ibnu Maxhe: (223), Ibnu Hibban: (88), Kurse shejh Albani në librin e tij “Sahihu Tergibi ve Terhib) thotë: Hadithi është hasen ligajrihi.
[2] - Transmeton Buhariu: (71, 3116, 7312), Muslimi: (1037).
[3] - Miftah Dari Seade: (1/65).
Dituria dhe vepra janë qëllimi i krijimit.
Është mjaftë e qartë se dituria kërkon veprim, sepse të dyja janë qëllimi i krijimit.Allahu i krijoi krijesat që ta njohin Atë, e gjithashtu i krijoi që ta adhurojnë.
Për çështjen e parë tregon fjala e Allahut: “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Talak: 12) Pra thotë: “I krijoi. që ta dini.”, gjë që tregon se dituria është qëllimi i krijimit.
Kurse për çështjen e dytë, tregon fjala e Allahut: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Dharijat: 56)
Pra, edhe dituria edhe vepra janë qëllimi i krijimit. Ibadeti nuk mund të kryhet veçse me dituri të dobishme e cila të afron tek Allahu, andaj ai i cili ka mësuar dhe ka vepruar, e ka realizuar qëllimin e krijimit. Lidhur me këtë, dijetarët thonë: “Teuhidi, për realizimin e të cilit jemi krijuar, ka dy aspekte: Aspektin e diturisë dhe atë të veprës, pra teuhidi i njohjes së Allahut (sh.p. teuhidi rububije) dhe teuhidi i ibadetit (sh.p. teuhidi uluhije). Pra këto dy gjëra janë të domosdoshme në mënyrë që të realizohet nënshtrimi i plotë ndaj Allahut, dhe që robi i Allahut të jetë rob i vërtetë dhe i nënshtruar sinqerisht.”
Ai i cili ka dituri pa vepër, Allahu është i hidhëruar në të, dhe me të vërtetë ai meriton hidhërimin e Tij, sepse nuk e ka realizuar qëllimin e diturisë. Kurse ai që bën vepra dhe përpiqet të bëjë ibadet pa dituri, është i devijuar dhe i humbur nga rruga e Allahut.
Për këtë na është ligjësuar sheriatikisht që në suren fatiha ta lexojmë këtë dua madhështore, e cila është duaja më e rëndësishme “Udhëzona në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!” (El Fatiha: 6-7) Atyre të cilëve u është dhënë mirësi, janë ata që kanë dituri dhe veprojnë me të, kurse ata që kanë marrë zemërimin e Allahut, janë ata që kanë dije por nuk veprojnë me të, ndërsa të humburit janë ata që veprojnë pa dituri.
Sufjan ibën Ujejne (RahimehUllah) thotë: “Secili nga dijetarët tanë që është prishur, u ka ngjasuar hebrenjve, kurse secili që është prishur nga ibadetgjinjët tanë u ka ngjasuar të krishterëve.” Sepse hebrenjtë kanë dituri po nuk veprojnë me të, sikurse thotë Allahu: “Shembulli i atyre, që iu besua Teurati, por pastaj nuk e zbatuan atë, i shëmbëllen gomarit.” (El Xhum’a: 5) Pra, këta e kanë kuptuar Tevratin dhe e kanë mësuar, por nuk kanë vepruar me të. Kurse kush është prishur nga ibadetgjinjtë tanë, u ka ngjasuar të krishterëve, sepse ata kanë shpikur ibadete të cilat nuk i ka ligjësuar Allahu dhe nuk i ka lejuar për robërit e Tij.
Njeriu do të përgjigjet se çfarë ka vepruar me diturinë e tij?
Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka njoftuar se, në ditën e gjykimit njerëzit do të pyeten për diturinë që kanë pasur dhe se çfarë kanë vepruar me të? Sikur që është përmendur në hadithin e transmetuar nga Ebu Berzete el Eslemij, se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Asnjë rob nuk do të lëvizë nga vendi ditën e gjykimit, derisa të pyetet për katër gjëra – në mesin e tyre përmendi – edhe për diturinë e tij se çfarë ka vepruar me të.” [1]
Lidhur me këtë, është transmetuar nga Ebu Derda të ketë thënë: “Kamë frikë se ditën e gjykimit do të më thërret Zoti im para të gjitha krijesave dhe të më thotë: “O Uvejmir! Çfarë ke vepruar me atë që ke mësuar?”
Kjo është një gjendje trishtuese, sepse për çdo gjë që njeriu ka mësuar do të pyetet: çfarë ke vepruar me atë që ke mësuar? Sepse qëllimi i diturisë është vepra, dhe mu për këtë çdo njeri do të pyetet për diturinë që ka mësuar.
Është transmetuar nga një numër selefësh të kenë thënë: “Ah sikur të kisha shpëtuar nga dituria që kam, e të mos i mbetem borxh.” Nga kjo kuptohet frika e madhe që selefët kanë pasur ndaj Allahut, si dhe frika e tyre se a do të jenë të vlefshme dituria dhe veprat e tyre, siç thotë Hasen el Basriu: “Besimtari ka bashkuar mes veprave të mira dhe frikës, kurse munafiku ka bashkuar mes veprave të këqija dhe shpresës. Edhe kjo përkitet me thënien e Ibën Ebi Mulejkes, i cili thotë: “Kam arritur t’i takojë gjallë më tepër se tridhjetë sahabe, secili prej tyre kishte frikë nga nifaku.” [2]
Sahabeve Allahu u ka dhënë dy gjëra madhështore: mirësi dhe përsosmëri në vepra dhe ibadete dhe në të njëjtën kohë u ka dhënë frikë nga Allahu se nuk do t’u pranohen ato vepra, siç thotë Allahu i lartësuar: “Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre.” (Mu’minun: 60) Nga Aisheja (radijAllahu anha) është transmetuar ta ketë pyetur Pejgamberin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) rreth këtij ajeti, duke i thënë: “A janë këta persona ata të cilët pinë alkool, bëjnë zina dhe vjedhin?” Ai është përgjigjur: “Jo, oj e bija e Siddikut! Por, ata janë të cilët agjërojnë, falin namazin, japin sadakë dhe prapë kanë frikë se nuk do t’u pranohen ato, janë ata të cilët nxitojnë për në punë të mira.” [3]
Allahu gjithashtu thotë: “Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)!” (El Bekare: 127) Ndërsa, kur Vuhejb ibën Vird ekishte lexuar këtë ajet, kishte qajtur dhe kishte thënë: “O i dashuri i Allahut! I ke ngritur themelet e shtëpisë së Allahut dhe prapë ke pasur frikë se nuk do të pranohet kjo vepër!” [4]
__________________________________________________________
[1] - Transmeton Tirmidhiu (2417), dhe thotë: “Hadithi është hasen – sahih.”
[2] - Transmeton Buhariu pa sened, nën titull: “Frika e besimtarit mos i shkatërrohen veprat pa e ndjerë fare.”
[3] - Transmeton Tirmidhiu: (3175).
[4] - Transmeton Ibën Ebi Hatim në tefsirin e tj: (1/233), shih tefsirin e Ibën Kethirit: (1/253-254).
Çështja e tretë: Ekziston kërcënimi ndaj atij që nuk vepron me diturinë e tij.
Në Kuran dhe sunet është përmendur kërcënimi ndaj atij që nuk vepron me diturinë që ka mësuar, ndaj atij që mëson dhe i kupton dispozitat e fesë - e gjithashtu - edhe i thërret të tjerët në këtë dituri, kurse vetë nuk vepron me të!!
Allahu thotë: “O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!” (Saff: 2-3), gjithashtu thotë: “Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?.” (Bekare: 44) Kurse për fjalët e Shuajbit (alejhi selam), Allahu thotë: “Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve.” (Hud: 88) Këto ishin tri ajete të Kuranit lidhur me këtë.
Kurse në hadithin që transmeton Buhari dhe Muslimi nga Usame, Pejgamberi (sallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Në ditën e gjykimit sillet një njeri dhe hidhet në zjarr. Atij i dalin zorrët dhe sillet sikurse sillet gomari rreth strumbullarit. Pastaj i afrohen banorët e zjarrit dhe i thonë: “O Filan! Ç’është puna jote? A nuk ishe ti që na urdhëroje të bëjmë vepra të mira dhe na ndaloje nga të këqijat?! Ai thotë: Po, unë ju urdhëroja të bëni punë të mira kurse vetë nuk i veproja, u ndaloja nga punët e këqija kurse vetë nuk ndalohesha.” [1]
Kurse në Musned, është transmetuar nga Enesi (radijAll-llahu anhu) se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) natën e Israsë kishte parë disa njerëz t’u shqyhej goja me gërshërë zjarri. Ai pyeti: “Kush janë këta njerëz?! I thanë: “Këta janë disa hatiba (që u janë drejtuar njerëzve me këshilla) nga ummeti yt, të cilët i urdhëronin njerëzit për punë të mira, kurse veten e harronin, duke qenë se lexonin Kuranin. Vallë, a nuk logjikonin.”
Pra, në Kuran dhe sunnet janë përmendur kërcënime ndaj atij që nuk vepron me diturinë e tij, ndaj atij i cili i thërret të tjerët që të veprojnë kurse vet nuk e bën atë. Në diturinë e këtij personi, të tjerët kanë më tepër hise sesa ky vetë, dhe shembulli i tij i ngjason fitilit në llambë, i cili të tjerëve ua ndriçon rrugën kurse vetë digjet.
Lidhur me këtë, njëri ndër tabiinët e mëdhenj që quhej Mutarrif ibën Abdilah bin Shuhejr, kishte thënë: “O Allah! Kërkoj nga Ti që mos të ndodhë që dikush tjetër të jetë më i lumtur se unë me atë gjë të cilën ma ke mësuar mua, dhe po ashtu kërkoj nga Ti të mos bëhem mësim i keq për të tjerët.” [2]
Kjo është një dua madhështore, për të cilën Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: “Kjo është ndër duatë më të mira.” [3]
___________________________________________________________
[1] - Buariu (3267), Muslimi (2989).
[2] - Transmeton Imam Ahmedi në Librin “Zuhd”: (1358).
[3] - Mexhmuul Fetava: 14/307.
Çështja e katërt: Vepra është shkak për të hyrë në xhenet.
Në argumentet e sheriatit është përmendur se, në ditën e kiametit, veprat e mira që të afrojnë tek Allahu, për besimtarin do të jenë një depo e rezervave për shkak të të cilave do ta fitojë kënaqësinë e Allahut dhe xhenetin e Tij. Lidhur me këtë, në kontekst të përmendjes së vlerës dhe shpërblimit të veprave, në Kuran janë afërsisht pesëdhjetë ajete në të cilat është përmendur imani dhe veprat. Edhe pse veprat qëndrojnë brenda emërtimit të imanit, ato janë përmendur ndaras me qëllim që të tregohet pozita e lartë e tyre:
“Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (El Bekare: 82)
“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Nahl: 97)
“Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar.” (A’raf: 43) “Të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!” (Nahl: 32) Ajetet që tregojnë se veprat janë shkak për të hyrë në xhenet janë të shumta.
Ndërsa, Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Asnjërin vepra e tij nuk do ta fus në xhenet”, d.m.th. xheneti nuk do të jetë si zëvendësim për veprat, edhe pse veprat janë një prej shkaqeve, por prapëseprapë hyrja në xhenet do të bëhet me mëshirën e Allahut.
Sahabet i thanë: “O i dërguar i Allahut! As ty nuk do të fusin në xhenet veprat e tua? Ai u përgjigj: “As mua, përveç nëse Allahu më mbulon me mëshirën e Tij.” [1]
Pra, veprat nuk janë në atë pozitë saqë besimtari ta fitojë xhenetin si zëvendësim për to, por ato janë shkak, sepse në realitet, hyrja në xhenet bëhet me mëshirën dhe mirësinë e Allahut.
Kurse, vetë veprat të cilat i kryen besimtari, janë nga mëshira e Allahut: “Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha” (Nur: 21)
________________________________________
[1] - Transmeton Buhariu: (5673), Muslimi (2816).
Çështja e pestë: Gatishmëria e selefëve për të vepruar me dituri.
Ajo që e sqaron edhe më tepër këtë, është gjendja mahnitëse e selefëve, të cilët me të dëgjuar diçka nga Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tregonin gatishmëri të plotë për të vepruar, për më tepër, vepronin në mënyrë të vijueshme.
Në këtë kuptim, janë transmetuar shumë transmetime, të cilat tregojnë se ata kanë pasur shumë përkujdesje për veprat.
Ndër to është transmetuar nga Aliu (radijAll-llahu anhu), kur Fatimeja erdhi tek Pejgamberi për të kërkuar shërbëtor, ai i thotë: “A të tregoj për një gjë që është më e mirë sesa shërbëtori? Kur të shkosh për të fjetur thuaj: subhanallah 33 herë, elhamdulilah 33 herë, Allahu ekber 33 herë.” Aliu (radijAll-llahu anhu) thotë: “Që atëherë kur e kam dëgjuar Pejgamberin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), asnjëherë nuk e kam lënë pa e vepruar këtë.” [1] Njëri nga të pranishmit zgjodhi një natë të vështirë, në të cilën njeriu mund të jetë i hutuar; dhe i tha: As natën e Sifinit nuk i ke lënë pa i lexuar? – kjo është një natë kur ndodhi një luftë dhe betejë e njohur – ai tha: As natën e Sifinit nuk i kam lënë pa i lexuar.
Ebu Davud ibën Ebi Hindi transmeton nga Nu’man bin Salimi, i cili transmeton nga Amër bin Evsi, i cili thotë: Kur Anbese bin Ebi Sufjan ishte i sëmurë në prag të vdekjes, më tregoi një hadith që të kënaqë kur ta dëgjosh, ai më tha: E kam dëgjuar Ummu Habiben duke thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin të thotë: “Kush i falë dymbëdhjetë rekate gjatë ditës dhe natës, atij do t’i ndërtohet një shtëpi në xhenet.” Ummu Habibe thotë: Prej se kam dëgjuar Pejgamberin për këtë, asnjëherë nuk i kam lënë pa i falë. Anbese thotë: “Prej se kam dëgjuar Ummu Habiben për këtë, asnjëherë nuk i kam lënë pa i falë. Dhe Amër ibën Evsi thotë: Prej se kam dëgjuar Anbese të më tregoj për këtë hadith, asnjëherë nuk i kam lënë pa i falë. Kurse Nu’man bin Salim thotë: Prej se kam dëgjuar Amër ibën Evsin të më tregoj për këtë, asnjëherë nuk i kam lënë pa i falur.” (Transmeton Muslimi) [2]
Ky nxitim është një vullnet i madh për t’i kryer veprat sa më parë dhe për të vijuar me to.
Gjithashtu është transmetuar tek Buhariu [3] nga Ebu Hurejre, i cili thotë: “Miku im më i afërt (Pejgamberi) më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë derisa të vdes: “T’i agjëroj tri ditë në çdo muaj, të falë namazin duha, dhe të mos fle pa e falur vitrin.”
I njëjtë me këtë hadith është transmetimi i Muslimit [4]nga Ebu Derdai, i cili thotë: “Më ka porositur i dashuri (Pejgamberi) për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë pa i bërë derisa jam gjallë.” dhe i përmendi ato.
Një shembull i ngjashëm me njërin ndër sahabet e rinj – Umer bin Seleme – i cili thotë: “Në kohën kur kam qenë fëmijë, njëherë ndodhesha në prehrin e Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) duke ngrënë, dhe nuk po merrja ushqim përpara vetes, kështu që ai më tha: “O çun! Kur të hash thuaj bismilah, ha me dorën e djathtë dhe merr para vetes.” [5] Kurse Buhariu në transmetimin e tij shton fjalët e këtij sahabiu: “Akoma edhe tani vazhdoj të ha ashtu siç më porositi Pejgamberi.”
Shpesh vërejmë se si të vegjlit qortohen apo ndalohen për një gjë, nga dy e tri herë, por prapë nuk bëhen të dëgjueshëm, kurse ky djalosh, i cili ishte sahabij i ri në moshë, një herë i është tërhequr vërejtja; ai tha: “Akoma tani ha ashtu si më porositi Pejgamberi.” Kjo tregon për nxitimin e tyre nga njëra anë, dhe vazhdimësinë e tyre deri në vdekje nga ana tjetër.
Nëse shikojmë në jetën e selefu-salih pas sahabeve, shohim se prej tyre transmetohen shumë fjalë në këtë kuptim, sikurse është thënia e Sufjan Thevriut: “S’ka asnjë hadith që më ka mbërritur nga Pejgamberi, veçse kam vepruar me të.”
Amër ibën Kajs el Melai thotë: “Nëse të arrin hadithi nga Pejgamberi, vepro me të qoftë vetëm një herë, do të bëhesh nga pasuesit e hadithit.” Thënia e tij: “Vepro me të qoftë vetëm një herë” ka për qëllim sunetet dhe mustehabet, sepse vaxhibet dhe farzet nuk mjafton që të veprohen vetëm një herë.
Kur Ibën Kajimi përmend hadithin e transmetuar nga Ebu Umame, se Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e lexon ajetul kursinë pas çdo namazi, nuk mbetet mes tij dhe xhenetit pengesë tjetër veç pos vdekjes”, ai thotë: Kam dëgjuar se shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë: “Asnjëherë nuk e kam lënë pa e thënë pas çdo namazi.” [6]
Nga Imam Ahmedi është transmetuar të ketë thënë: “Nuk kam shënuar asnjë hadith pa vepruar me të.” – ka shkruar Musnedin, i cili dihet se sa voluminoz që është dhe sa numër të madh të haditheve përmban -, pastaj shton: “Saqë, kam dëgjuar se kur Pejgamberi kishte bërë hixhamen, i kishte dhënë hixhamgjiut një dinar, po kështu edhe unë kur bëra hixhamen i dhashë një dinar.”
Ky ishte pra përkushtimi i selefëve ndaj diturisë dhe kjo ishte gatishmëria e tyre për të vepruar dhe vijuar me të.
___________________________________________________
[1] - Transmeton Buhariu (5362), Muslimi: (2727).
[2] - (1722).
[3] - (1178).
[4] - (728).
[5] - Buhariu (5376), Muslimi (2022).
[6] - Zadul Mead (1/285).
Çështja e gjashtë: Gatishmëria e selefëve për t’i braktisur veprat e ndaluara.
Gjithashtu, në mënyrë mahnitëse ata nxitonin me ngulm edhe në braktisjen e gjërave të ndaluara. Lidhur me këtë, është transmetuar te Buhariu dhe Muslimi nga Omeri (radijAll-llahu anhu) se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu ju ndalon të betoheni në prindërit tuaj.” [1]
Siç është transmetuar në disa transmetime, Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e kishte dëgjuar Omerin të betohej në prindërit e tij. Dhe siç vërejmë këtu, kjo ishte një traditë qysh nga koha para Islamit dhe gjuhët e tyre ishin mësuar me këtë. Omeri (radijAll-llahu anhu) thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të thotë: “Allahu ju ndalon të betoheni në prindërit tuaj.” Pastaj shton: “Prej se e kam dëgjuar Pejgamberin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), asnjëherë nuk jam betuar në prindër, as me gjuhën time as duke treguar për betimin e dikujt tjetër.”
Ndër tregimet e rralla që transmetohen lidhur me këtë, të cilin po e përmend vetëm për të bërë krahasim (me veprimin e Omerit) dhe që të kuptojmë vullnetin dhe përkujdesjen e selefëve për këtë gjë, është tregimi i një personi që kishte dëgjuar dikë duke u betuar në Pejgamberin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe e kishte këshilluar (që të mos betohej në Pejgamberin) duke ia shpjeguar me argumente, derisa ishte bindur dhe kishte vendosur të mos betohej më. Por, duke dashur që ta siguronte se nuk do ta përsëris më, i kishte thënë: “Pasha Pejgamberin! Pas sotit nuk do të betohem në Pejgamberin!”
Këtu vërejmë se, kur gjuha mësohet me disa fjalë, është vështirë që njeriu të largohet prej tyre, por do t’i mbesin, së paku si fjalë goje. Kurse Omeri (radijAll-llahu anhu) betohet: “Pasha Allahun! Pas asaj nuk jam betuar vetë e as nuk kam treguar për dikë tjetër kur është betuar.”
Kjo na tregon për vullnetin dhe përkujdesjen e selefit për të vepruar. Në çastin kur e dëgjonin hadithin, pavarësisht nëse kishte të bënte me urdhëresa apo ndalesa, ata tregonin gatishmëri mahnitëse për ta praktikuar, madje edhe nëse kishte të bënte me gjëra që i kishin bërë traditë dhe ishin mësuar me to. Ndër rastet si ky, është hadithi i transmetuar nga Enesi [2] (radijAllahu anhu) ku ai ishte shërbëtor tek Ebu Talha dhe, një ditë kur ishte duke i shërbyer me alkool para se të ndalohej, erdhi dikush dhe i tha: “Alkooli u ndalua.” Ata menjëherë e urdhëruan që ta hidhte në tokë, edhe pse zemrat e tyre ishin mësuar dhe ishin të lidhura me të. Pra ata e hodhën menjëherë, dhe ajo ishte hera e fundit që pinë alkool.
Po ashtu, rasti që tregohet nga Ibën Abbasi [3] se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vërejti një unazë të arit në dorën e një njeriu dhe ia nxori nga gishti dhe e hodhi, duke thënë: “Dikush merr gacën e zjarrit dhe e vë në dorën e tij!”
Pasi shkoi Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), i thanë: “Merre unazën tënde dhe përfito prej saj” - d.m.th. e shet apo ia jep gruas, të gjitha këto janë të lejuara.
Mirëpo ai u tha: “Jo, pasha Allahun! Kurrë nuk e marr, sepse atë e hodhi Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).”
Edhe pse e kishte të lejuar ta merrte, ai nuk e mori për shkak të përkushtimit të madh që kishte për t’iu përmbajtur veprimit të Pejgamberit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).
_____________________________
[1] - Buhariu (6647), Muslimi (1646).
[2] - Buhariu ( 4617), muslimi (1980).
[3] - Muslimi (2090).
Çështja e shtatë: Vepra është shkak i rrënjosjes dhe qëndrueshmërisë së diturisë.
Përkushtimi ndaj veprave është shkak i rrënjosjes, qëndrueshmërisë dhe fuqisë sëditurisë. Sepse, nëse veprat braktisen, atëherë dituria humbë, sikurse transmetohet nga Aliu (radijAll-llahu anhu) të ketë thënë: “Dituria thirret me vepër; nëse i përgjigjet vjen, nëse jo, atëherë ajo shkon.” [1] Pra, dituria e shoqëruar me vepër, është shkak i qëndrueshmërisë së saj.
Lidhur me këtë është transmetuar nga Sha’biu të ketë thënë: “Për ta mësuar hadithin përmendësh, kërkonim ndihmë nga të vepruarit me të.” [2]
Kurse nga Ebu Derda është transmetuar të ketë thënë: “Nuk mund të bëhesh dijetarë pa qenë nxënës dhe, nuk mund të bëhesh nxënës pa vepruar me atë që e ke mësuar.” [3]
Në këtë kuptim transmetohen shumë fjalë nga selefët (Allahu i mëshiroftë). E po ashtu, nëse muslimani shikon në jetën e tyre e sheh qartë përmes veprave dhe biografisë së tyre të këndshme, Allahu i mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me ta, dhe ne na bashkoftë me robërit e Tij të mirë.
Çështja e tetë: Vënia e diturisë në vepër ndikon më tepër në davet.
Vënia e diturisë në veprim ndikon më tepër në davet sesa fjala pa vepër, sepse siç e kemi cekur më lartë, për këtë tregon fjala e Allahut për Shuajbin: “Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve.” (Hud: 88).
Malik ibën Dinari është transmetuar të ketë thënë: “Nëse dijetari nuk vepron, atëherë këshilla e tij do të rrëshqas nga zemrat ashtu siç rrëshqet pika kur bie mbi gur.” [4]
Nga Me’muni është transmetuar të ketë thënë: “Më tepër kemi nevojë që të na këshilloj dikush me vepra sesa me fjalë.” [5]
Sepse ai i cili vepron dhe është i përkushtuar në vepër, vepra dhe përkushtimi i tij janë davet dhe njëkohësisht bëhet shembull i mirë për njerëzit dhe realisht bëhet imam.
Allahu thotë: “dhe bëna shembull për të mirë.” (Furkan: 73)
Njeriu nuk mund të jetë shembull për të mirë, përveç nëse tek ai grumbullohen cilësitë e mira, në mënyrë që të jetë shembull në cilësi të mira. Ndërsa, nëse ai zgjerohet në dituri dhe nuk vepron me të, atëherë ai vetë nuk ka dobi prej saj, as të tjerët nuk do të kenë dobi nga dituria e tij.
Po e përmend edhe një rast prekës, kur një herë vizitova një të moshuar në xhaminë në të cilën falej. Ai ishte ibadetgji i madh dhe qëndronte shumë në xhami – aty priste namaz pas namazi. Unë e përshëndeta me selam, bisedova me të dhe i thashë: “Mashallah! Në lagjen tuaj ka një numër të konsiderueshëm nxënësish të dijes.”
Ai tha: “Në lagjen tonë!” – dhe e përsëriste disa herë në shenjë mospajtimi.
“Në lagjen tonë?!” – më pyeti.
I thashë: “Po.”
Ai ma ktheu: “O biri im! Ai që nuk kujdeset për faljen e namazit me xhemat nuk është nxënës i dijes.”
Për këtë – në disa raste – disa njerëz thellohen në studimin e shkencave të ndryshme, por mungojnë në namazin me xhematë, e në veçanti në namazin e sabahut. Dhe, nëse neglizhohet ky farz, i cili është shtylla më e madhe e Islamit pas shehadetit, dhe për të cilin më së pari do të pyetemi në ditën e gjykimit, atëherë ku janë gjurmët e kësaj diturie?! Ndërsa sahabet, siç është transmetuar nga Ibën Umeri, thoshin: “Nëse dikush mungonte në namazin e sabahut dhe të jacisë, ne fillonim të dyshonim në të.” [6]
Kurse në hadith është transmetuar: “Namazi më i rëndë për munafikët është namazi i sabahut dhe jacisë.” [7]
Kurse në kohën tonë – kohën kur njerëzit qëndrojnë deri në orët e vona të natës – është shumë duke u neglizhuar namazi i sabahut. Ndoshta ka raste kur dikush e kalon natën me debat shkencor rreth disa çështjeve apo temave, pastaj fle pa e falur namazin e sabahut. Edhe sikur t’i kishte ikur namazi i sabahut për shkak të leximit të Kuranit, prapë do të ishte haram për të dhe do të bënte mëkat.
Në këtë kohë është duke u ikur njerëzve namazi më i vlefshëm, ngase është transmetuar nga Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të ketë thënë: “Namazi më i vlefshëm tek Allahu është namazi i sabahut me xhemat në ditën e xhuma.” [8]
Dhe pikërisht namazi i sabahut me xhemat në ditën e xhuma u ikën më së tepërmi në këtë kohë. Për këtë e dinë më së miri imamët e xhamive, sepse dita e xhuma është ditë pushimi (në shumicën e shteteve arabe) në të cilën njerëzit qëndrojnë deri në orët e vona, dhe flenë vonë dhe u ikën ky namaz. Ndërsa më i miri ndër këta njerëz vie në namaz me përtaci dhe i vonuar. Vie i lodhur, i rënduar nga gjumi dhe nuk mund të falet si duhet. Dhe, nëse e ka të ditur se imami i asaj xhamie rëndom e lexon suren Sexhde dhe Insan në ditën e xhuma (siç është sunet të lexohen këto sure në namazin e sabahut në ditën e xhuma), atëherë nuk shkon në xhami deri në fund të rekatit të dytë.
Ku mbeten gjurmët e diturisë, nëse kjo ka të bëjë me farzin për të cilin më së pari do të pyetet njeriu në ditën e gjykimit?! Nëse është neglizhent në këtë ibadet, në ibadetet e tjera do të jetë edhe më neglizhent.
__________________________________________________
[1] - Transmeton Asakir, në librin “Dhemmu men lem ja’mel bi ilmihi” f: 38.
[2] - Transmeton Ibnu Abdul Berr në librin: “Xhamiu Bejanil Ilmi”: 1/709.
[3] - Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” fq: 16-17.
[4] - Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” fq: 97.
[5] - Xhamiu Bejanil Ilmi (1236).
[6] - Transmeton Taberani në “El Mu’xhemul Kebir” (12/271), Ibnu Huzejme (1405), Ibnu Hiban (2099).
[7] - Transmeton Buhariu: (657), Muslimi: (651).
[8] - “Hiljetul Eulija”: (7/207), ndërsa shejh Albani e konsideron të saktë, shih “silsisetu sahiha” (1566).
Çështja e nëntë: Allahut t’i kërkohet ndihmë për vënien e diturisë në vepër.
Më herët e përmendëm se Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) çdo ditë e thoshte këtëdua: “O Allah! Kërkoj nga Ti dituri të dobishme, risk të mirë dhe vepër të pranuar.”
Është shumë me vend që kjo dua e bekuar të thuhet në fillim të ditës, sepse dita është sheshi i veprave dhe qëllimeve të muslimanit. Dita e muslimanit duhet t’i ketë vetëm tri gjëra: diturinë e dobishme, veprën e pranuar dhe riskun e mirë.
Për këtë, është shumë me vend që pasi të falesh, ditën ta fillosh me këtë dua: “O Allah! Kërkoj nga Ti dituri të dobishme, risk të mirë dhe vepër të pranuar”, më pas ta fillosh ditën, duke qenë se kërkove ndihmën e Allahut që të të ndihmoj për të kërkuar dituri, të të jap përkushtim ndaj veprave dhe për ta arritur riskun (furnizimin).
Çështja e dhjetë: Qortimi i atyre që nuk preokupohen me vepra.
Nga selefët janë përmendur shumë transmetime rreth qortimit të atyre që nuk preokupohen me veprat, siç janë fjalët e Ebu Hurejres: “Shembulli i diturisë që nuk veprohet me të i ngjason shembullit të një thesari që nuk shpenzohet në rrugën e Allahut.” [1]
Imam Ahmedi është pyetur për personin që angazhohet shumë me shënimin e haditheve, dhe është përgjigjur: “Ai duhet të veprojë aq sa ka mësuar hadithe”, pastaj ka shtuar: “Shpenzimi i diturisë është sikurse shpenzimi i pasurisë, sepse sa më tepër shtohet pasuria aq më tepër shtohet zekati i saj.” [2]
Hatib el Bagdadi thotë: “Pasuria nuk ka vlerë nëse nuk shpenzohet, ashtu edhe dituria, nuk i bën dobi atij që nuk vepron me të dhe nuk i kryen obligimet e saj. Njeriu duhet të mendojë mirë për veten e tij dhe ta shfrytëzoj kohën, sepse jeta është e shkurtër, vdekja është afër, rruga është me rreziqe dhe mashtrime të mëdha, rreziku është i madh dhe Allahu shikon dhe vrojton, dhe tek Ai është kthimi: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush kabërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” [3](Zelzele: 7-8)
Kurse Hasen el Basriu thotë: “Kurani ka zbritur për të punuar me të, kurse leximin e tij njerëzit e kanë bërë punë.”
Lidhur me këtë thënie, Ibnul Xhevzij në librin e tij “Telbisu Iblis”, thotë: “Do të thotë se ata janë kufizuar vetëm me leximin e tij kurse e kanë braktisur të vepruarit me të.” [4]
Ibrahim ibën Ed’hemit i kishte thënë një njeri: Allahu thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!”, (Gafir: 60) atëherë si është halli ynë kur ne po lutemi, por nuk pranohen duatë tona?!”
Ibrahimi i është përgjigjur: “Për shkak të pesë gjërave.”
Ai i tha: “Cilat janë ato?!”
Ai u përgjigj: “E keni njohur Allahun dhe nuk i kryeni obligimet e Tij, e lexoni Kuranin dhe nuk veproni me të, keni thënë: E duam Pejgamberin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe keni braktisur sunetin e tij, keni mallkuar Iblisin por në anën tjetër e ushqeni atë, dhe e pesta: i keni anashkaluar të metat e juaja dhe jeni preokupuar me të metat e të tjerëve.” [5]
Sufjan Theuriu thotë: ‘Allahu e mëshiroftë Ebu Hazmin[6] i cili ka thënë: “Sot njerëzit janë të kënaqur vetëm me diturinë dhe kanë braktisur veprat.” [7]
Malik ibën Dinari thotë: “Nëse njeriu kërkon dituri për të vepruar me të, atëherë dituria do ta bëjë njeri të qetë. Por, nëse kërkon dituri për ndonjë qëllim tjetër, atëherë ose do t’ia shtojë arrogancën ose do t’ia shtojë mburrjen.” [8]
Abdullah ibën Mu’tezi thotë: “Dituria pa vepër është sikurse pema pa fruta.” Ai gjithashtu thotë: “Dituria e munafikut është vetëm në fjalët e tij, kurse dituria e besimtarit është në veprën e tij.”
Ma’ruf el Kerhi thotë: “Kur Allahu ia do të mirën një robi, ia hapë derën e veprave dhe ia mbyllë derën e fjalosjeve dhe polemikave të kota. Ndërsa, kur një robi ia do të keqen, i hapë derën e fjalosjeve dhe polemikave të kota dhe ia mbyllë derën e veprave.”
Hasen el Basriu kur kishte dëgjuar disa njerëz që po polemizonin mes veti, kishte thënë: “Vërtet këta njerëz janë mërzitur nga ibadeti, fjalët u vinë më lehtë, u është pakësuar frika ndaj Allahut, andaj dhe fjalosen.” [9]
Bishër ibnul Harith thotë: “Dituria është e mirë për atë që vepron me të, por për atë që nuk vepron me të është shumë e dëmshme.”
Sufjan Ibën Ujejne thotë: “Nëse dituria nuk të bën dobi, ajo do të bëjë dëm.”
Lidhur me këtë thënie, Hatibi thotë: “D.m.th. nëse dituria nuk i bën dobi duke vepruar me të, atëherë ajo do t’i bëjë dëm duke qenë argument kundër tij.” [10]
E përfundoj këtë (broshurë) me një porosi të madhe dhe emocionuese të Hatib el Bagdadit, i cili në librin e tij thotë: “Të porosis ty - nxënës i dijes - të kesh sinqeritet në kërkimin e diturisë, të japësh mund për të vepruar me të, sepse dituria është sikurse pema dhe frutat e saj janë veprat, sepse nuk konsiderohet dijetar ai që nuk vepron me diturinë e tij. Nuk mund të jesh i afërt me veprat përderisa je i huaj për diturinë dhe, nuk mund të jesh i afërt me diturinë përderisa tregohesh neglizhent me veprat, por duhet t’i bashkosh të dyja edhe nëse janë të pakta. A ka njeri më të ulët sesa një dijetar, diturinë e të cilit e braktisin njerëzit për shkak të metodës së tij të prishur, dhe një injorant të cilit njerëzit ia marrin injorancën duke shikuar në ibadetin e tij. Andaj pak nga dituria dhe pak nga veprat do të jetë shpëtuese në ahiret nëse Allahu bënë mirësi me mëshirën dhe mirësinë e Tij. Por, nëse (qëllimi i kërkimit të diturisë) është se si të mbrohesh dhe në anën tjetër tregohesh neglizhent në vepra, dëshira për të folur gjatë, për t’i ulur të tjerët, për të qenë më rehat, atëherë këto do të kenë përfundim poshtërues dhe të dhembshëm, sepse dituria duhet të kërkohet për t’u praktikuar, sikurse që vepra bëhet për të shpëtuar. Dhe nëse vepra mbetet larg diturisë, atëherë ajo dituri do të jetë barrë për dijetarin. Allahu na ruajtë që dituria të na bëhet barrë dhe të na sjellë poshtërim!”
Me këtë përfundojnë fjalët rreth kësaj teme, duke e lutur Allahun (Subhanehu ue Te'Ala) që këtë vepër ta bëjë argument për ne e jo kundër nesh, të na japë dobi nga dituria që na e ka dhënë dhe të na jap dituri e cila na sjell vetëm dobi, të na e shtoj diturinë dhe të na përmirësojë të gjitha çështjet tona.
I pastër prej të metave je o Allah dhe Ty të takon lavdërimi dhe falënderimi. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Teje. Nga Ti kërkoj falje dhe Ty të pendohem!
Salavatet, selamet, bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhammedin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) si dhe mbi familjen dhe shokët e tij!
________________________________________
[1] - Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” (12), kurse Abani thotë: Senedi i tij është mevkuf dhe i pranueshëm.
[2] - Po aty (148).
[3] - Po aty: fq: 20.
[4] - Fq: 138.
[5] - Xhamiu Bejanil Ilmi (1220).
[6] - Ebu Hazmi është Selime ibën Dinar el A’rexh, i cili ishte ndër njerëzit e devotshëm, ibadetgjinj dhe të besueshëm.
[7] - Transmeton Imam Ahmedi në “El Ilel”: (2659).
[8] - Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” (31, 32, 33), Kurse shejh Albani thotë: “Senedi i tij është mevkuf dhe i pranueshëm”.
[9] - Fadlu Ilmi Selef: 37.
[10] - Të gjitha këto thënie të selefëve janë marrë nga libri “Iktidaul Ilmi el Amelu” i Hatib el Bagdadit.
0 notes
mianonnadellozen · 3 years
Link
Tumblr media
0 notes
elonn1 · 2 years
Text
Njerzit!
E lehte per t'u thene si fjale, ama dhe ju e dini se sa shume brume i ndotur, qe eshte!
Nuk e di, sinqerisht nuk e di se si mund ta perkufizoj si term. Mbase mund te them nje grumbull individesh qe frymojne, me gjak e mish, qe i mban ne kembe nje shpirt? Duket shume klishe? Po perse? Mendon qe ne jemi me te avancuar se fjala "klishe"? Sigurisht qe jo, thjesht arrijme te kenaqim egon tone, ja dalim ta manipulojme ate ne menyren me perfekte te mundshme dhe... dhe kaq. Nuk lodhemi duke thene, qe: "Une jam njeri i mire." Oh, vertet ashtu mendon? Me thuaj cfare te ben ty nje njeri te mire? Mos te ben njeri te mire, nje qindarke qe ti ju jep nevojtareve ne rruge? Apo mos valle ty te ben njeri te mire fakti qe i do njerzit qe te duan? Mos ndoshta ti ju ben shume ndere njerezve dhe mendon, qe je i mire? Mire, te besh ndere eshte dicka e mire, mirepo me thuaj pret, qe nje dite te ta kthejne ate? Nese mendon keshtu atehere ti thjesht po sheh interesin tend, kjo nuk te ben me te mire ty!Po nese keta njerez, qe ti do nje dite reshtin se dashuri ty, a do ndalosh ti? Si mund te ndalesh ndjenjat njehere? Nese mendon qe i ndal, me ler te te them qe si ke dashur aspak, por vetem sa ke ecur serish ne rrugen tende te interesave! E di, qe mund te duket e tepruar kjo qe po them, ama ne nuk arrijme t'i ndajme disa gjera, qe vazhdimisht na rrethojne! Po ashtu, e di qe bejme gabime pafund, kaq shume gabime sa te pakten nuk bejme dot as minimumin per ti rregulluar ata. Minimumi do te ishte te kerkojme falje. Te kerkosh falje nuk te ben me te dobet dhe as nuk te ul krenarine, te kerkosh falje do te thote te jesh mjaftueshem i pjekur te kuptosh se ku ke gabuar, ta pranosh ate dhe te kerkosh falje ne menyre qe te besh paqe me te tjeret, por me e rendesishmja me veten. Nuk e di per ju, ama per mua te kesh paqe ne shpirt eshte gjeja me e mire ne bote, tjeter stad i lumturise. Ndoshta une gaboj, ndjese! Te jesh i qete ne brendesine tende eshte gjithcka! Keshtu pra, asgje nuk te ben njeri me te mire, pervec se te mos i besh askujt keq dhe te ndihesh ne paqe me veten. Nese ti ben kaq pak gje, me beso je shume i paster me cdo gje tjeter. Pjesa tjeter nuk ka rendesi!
🌬
2 notes · View notes
Text
Tumblr media
Quran (10:38)
کیا یہ لوگ کہتے ہیں کہ پیغمبر نے اسے خود تصنیف کرلیا ہے ؟ کہو '' اگر تم اپنے اس الزام میں سچے ہو تو ایک سورت اس جیسی تصنیف کر لاؤ اس ایک خدا کو چھوڑ کر جس جس کو بلا سکتے ہو ، مدد کے لئے بلا لو ''۔
Yoksa "Onu uydurdu mu?" diyorlar. De ki: O’nun sûrelerine benzer bir sûre getirin, iddianızda samimi iseniz Allah’tan başka çağırabileceklerinizi de çağırın.
Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”.
Ou bien ils disent: "Il (Mohammed) l’a inventé ?" Dis : "Composez donc une sourate semblable à ceci, et appelez à votre aide n’importe qui vous pourrez, en dehors Allah, si vous êtes véridiques."
13 notes · View notes
writings-of-en · 3 years
Text
Ti nuk e di si eshte te jesh une , te shikosh ne pasqyre dhe shohesh ate çka une shoh . Te urresh çdo qelize te trupit tend , te shikosh si te gjithe te zevendesojne pas nje fare kohe , te harrosh se ekziston , te harrosh si eshte te ndihesh e lumtur , te harrosh te buzeqeshesh me shpirt ... Ti nuk e di . Ndaj mos thuaj “ E kuptoj se si ndihesh .” 💙
31 notes · View notes
zemratethyeraa · 3 years
Text
Klodjan Rasha.
Nënë në derë sonte nuk do trokas
Se ndoshta shteti mua do më vras
Babë sonte nuk do vij tek shpia
Se pa mëshire më vran policia
Nënë kush ta solli lajmin e zi?
Që djalin në mesnat ta vran ty!
Nënë me plumba ma morën jetën
Tani po thonë që nxorra pistoleten
Vrapova per tek ti, por nuk arrita dot
Të lutem nëna ime bëhu sa më e fort
Nënë më linde dhe më rrite 25 vjet
Por nuk e dije që do ikja kaq shpejt
Nënë më fal që rënde të lëndova
Të shpetoj nga plumbat un u mundova
Nënë nga mrapa më erdhi plumbi
Oh të më shije se si mu dridh trupi
Nënë më thuaj se cfar po bën shoqerija
Po sikur te ishte i tyre ky femija?
Nënë porositi shokët të ken kujdes
Se shteti jon ta pret jeten në mes
Babë amanet lot në sy mos të të shoh
Se për këdo keq ka ardh kjo koh
Nënë ta di dhimbjen thellë ne shpirt
Por në parajsë do takohemi një ditë.
R.I.P ANGEL❤️
22 notes · View notes
poezidashurie · 4 years
Text
Poezi Dashurie te Bukura Romantike 2020
Keto poezi dashurie te bukura dhe romantike qe ne kemi mbledhur jane nga me te ndryshmet. Disa jane poezi klasike dashurie te shkruar nga poete shqiptare dhe te huaj. Disa nga keto poema romantike u postuan ne mediat sociale kete vit. Shumica jane romantike. Disa flasin per trishtimin ose zemerimin. Te gjitha jane te bukura. Te gjitha kane te bejne me dashurine.
Marredheniet romantike jane thelbi jetes, ato na bejne te ndihemi ne nje menyre qe asgje tjeter nuk mundet. Romanca origjinale ekziston kur dy njerez tregojne se ata kujdesen per njeri-tjetrin permes akteve te vogla dashurie dhe afeksioni. Ndihemi te dashur dhe te kujdesur kur e dime se personi i dashur po mundohet se si te na dhuroje sa me shume kenaqesi. Romanca eshte çelesi per te mbajtur gjalle lidhjen tuaj. Pa ate, çdo marredhenie, se shpejti do te humbase shkelqimin e saj.
Me poshte mund te lexoni poezi te bukura te dashurise, nga klasike ne ato moderne, per dasma dhe pervjetore, ne diten e Shen Valentinit dhe gjate gjithe vitit. Keto poema jane perfekte per te shprehur nje dashuri romantike, nje miqesi te bukur ose nje dashuri qe eshte e nderlikuar.
Nese jeni duke kerkuar per poezi dashurie, ju keni ardhur ne vendin e duhur. Disa nga keta poezi jane marrur nga shkrimtare qe kane fituar cmimin Pulitzer.
Tumblr media
Poezi nga Poet Shqiptare
1.Nje dite un do vdes ti do me kujtosh ne mendje do te mbes Dhe ti sdo me harrosh. ti do qash per mua Po un sdo jem aty Do me thuash te dua Me lote neper sy Do mbetem thjeshte kujtim ne endrrat e tua Mbi varrin Time do shkruaj fjalen te dua
Tumblr media
2.Nuk do mund te jesh njeri Nese shpirti njehere s’te ka dhembur Te jetosh me shpresa Kur bota mbi ty eshte shembur. Ishe ti qe perjetove vuajtjen Mbi ty vazhdojne te shkelmojne Zot nga te tjeret drejtesi nuk pritet Per drejtesine nuk kane sy te shikojne..
3.Kur lotet tme thahen E zemra tme pushoj ka shum munci qe atere te te harroj . kur lotet e tu te bien e te qash per mua Ndoshta atere vertet Zdo te te dua . Por nga ata sy Kurr zdo te lejoj qe pervec lotve te dashuris asnje lot tjeter zdo pikoj . Do jem pran teje sa her te kesh nevoj Do te te dua E kur nentok te perfundoj . se dashuria eshte dicka qe as degjon as shikon por ajo flet me zemer e me ndjenja vlereson
Tumblr media
4.…por ti mos u shqeteso. Nje dite do te vije dikush ne jeten tende per t’a bere ate me te bukur. Dikush qe shqetesohet per ty, dikush qe do te jepte jeten per te te bere ty te buzeqeshesh, te lumtur, te zgjohesh ne mengjes me nje arsye per te jetuar. Ti vetem prit, sepse ai ‘dikush’ do vije dhe do te t’beje personin me te lumtur ne bote.
5.Te kerkoj ne enderr Por ti nuk je aty Te kerkoj ne mendje por prap nuk jam me ty Te kerkoj ne qiell por aty s’te gjej dot. Te kerkoj ne parajse aty me del i madhi zot. C’kerkon moj vajze?-me tha. Djalin qe me plage ne zemer me la. Ne parajse prap ai shkoi. Engjellin per mua kerkoi Kur pash engjelli ishe ti Dhe me pas lindi e madhja Dashuri!
Tumblr media
6.Nese je duke u menduar e ske gjume ne sy dil e merrja puthjen henes qe ja dhash un per ty nese hena ka rene ne mendime thuaji yllit te sjell buzeqeshjen time, nese ylli me vemendje te sheh atehere dije ku te me gjesh, brenda zemres tende do te me kesh….
7.Per ty Mendoj!
Kur mendoj per ty Ethe dhe shpirti leshon, Mendoj per gjene me te bukur ne jete Mendoj per dashurine tone. Kur mendoj syte e trishtuar Dhe buzet qe dridhen pa fjale, Mendoj per floket mbi gjoksin tend Dhe zemrat qe rrahin pandal. Kur prane teje qendroj e heshtur Dhe dridhem kur me prek ngadal, Mendoj se brenda teje ka dicka Qe ti ma thua me zemer,jo me fjale. Dicka qe me ben te ndihem si engjell Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj, Ti me shtrengon aq forte prane vetes Dhe une ngadale pershperis “Te Dashuroj“
8.Nuk e di me pse po shkruaj Nuk e di me pse po qaj Dhe pse jemi dy te huaj Gjithmone do te te dua prap . Nuk e di pse po te mendoj Nuk e di pse per ty po flas Ndoshta smundem te te harroj Heshtja jote do me vras . Valle ti nuk do tia dish Cfare vlere ke per mua Zemren ma ndave ne dysh Se nga ty u coptua . Do te dua gjithnje Se ti e meriton Por lote sdo derdh me Dhe pse zemra ste harron….!!
Tumblr media
9.Jeta ka vuajtje shpirti i duron Syri derdh lotet zemra nis vajton… Buza dridhet nis te flas po nuk din cfar te thot… Se vuajtjen e shpirtit dot nuk e shpjegon…..
10.Nuk e di me pse po shkruaj Nuk e di me pse po qaj Dhe pse jemi dy te huaj Gjithmone do te te dua prap . Nuk e di pse po te mendoj Nuk e di pse per ty po flas Ndoshta smundem te te harroj Heshtja jote do me vras . Valle ti nuk do tia dish Cfare vlere ke per mua Zemren ma ndave ne dysh Se nga ty u coptua . Do te dua gjithnje Se ti e meriton Por lote sdo derdh me Dhe pse zemra ste harron….!!
Tumblr media
11.Mos i kerko diellit Te shkelqej edhe naten Sepse nuk mundet Mos me kerko mua Te te harroj Sepse nuk mundem Se ende te dua
12.Nese e do nje person per shkak te bukurise se tij, nuk eshte dashuri por deshire… Nese e do nje person per shkak te inteligjences se tij, nuk eshte dashuri por admirim…. Nese e do nje person per shkak te pasurise se tij, nuk eshte dashuri por interes…. Nese e do nje person dhe nuk e di pse, KJO QUHET DASHURI.
13.Te dua si shok Fjala e fundit ishte Te dua si shok, Me perlote shpirt Ngela me kemb ne tok. U befasova nuk e mohoj S’doja ta besoja, Ate qe me the Beja sikur nuk e degjoja. U perpoqa te bindja Per dashurine time, Gjithcka ishte e kot The nuk dua me fjalime. Me ngeli ne mendje Fjala jote e fundit, Po e kujtoj tani Para ores se gjumit. Te thash shko,shko… Jeto,jeto e gezuar, Me ke te duash Se nuk jam deshperuar. Cfare isha une Per jeten tende, Thjesht nje shok Sot me ke kujtim ne mendje.
youtube
14.Poezi Largesia Pse u largove dhe vetem me le, Pse me mua s’qendrove Te lutem me trego ku je? Me ka marr malli Shum me mungon.. Nje plage te hapur me le qe zemra s’e harron.
Tumblr media
15.Te te them te kam jet Ske per te me besuar , Por mund te tregoj Se gjithmon te kam dashuruar . te te them je cdo gje per mua Ndoshta e teproj , Por mund te them Se per ty kam nevoj Nuk do me besoje Po te te thoja yjet I shuaj , Por mund te te them Se per nje yll po shkruaj Te te them je mbrekulli Ndoshta mendon se te ginjej , Por ti je dashuria ime Qe si ty kurr zdo gjej
16.Gjuhen tende nuk mund ta kuptoje dhe pse dua shume ate ta mesoj, i ngjason shiut qe po bie sa duket i qete behet rrebesh, pas pak pushone, sapo qetesohet shpirti im ai me egersisht fillon, keshtu dhe gjuha jote shpirtin ma torturon!
17.AROME DASHURIE Kur thua se me urren Pse perhere me veshtronI vetmuar kam mbetur qe kur ike ti me thua do te kthehem por kur nuk e di nga madhi po tretem si kripa ne det do vish te me kerkosh veshtir e ke me m’gjet Nese s’me gjen dot ti mos mbaj merzi mendo se gjithmon do te dua vetem ty Jeta esht si det i qet dhe i trazuar ndoshta kur se pret kemi per tu takuar
Tumblr media
18.Sa shume kam kerkuar te di ceshte dashuria, sa shume jam menduar mes loteve te mia, sa shume e kam njohur une lumturine, po sa shume kam njohur edhe fatkeqesine! Neper endrra shkoj dhe dashurine shikoj, e bukur,madheshtore,te tille e enderroj, e veshur me fustanin te bardhe dhe me shkelqim, ne duart e saj prej engjelli,po mbahet fati im…. Shikoj buzet e saj dhe etja me terbon, shikoj trupin e saj dhe bukuria me verbon, shikoj zemren e arte dhe shpirtin e vajtuar, shikoj brengen e saj per zemren e lenduar.. Sa shume te kam kerkuar dhe lot per ty kam derdhur, sa shume kam enderruar dhe male sa kam bredhur, maleve te larta me ty kam qendruar, me sy te dashuruar ket bote e kam shikuar
19.Ndjenje e bukur qe me vjen verdalle. Nje enderr e bukur per ty sjell malle. E di se ne zemren tende ti mua me ke. Thuaj nje here fjalen ‘ e jotja jam ja ku meke ‘. …. E di eshte shume por per mua shume pak. Dua zemren e shpirtin per ata e kam hak. Dua te me thuash titi e jotja ja ku jam. Ti biem botes verdalle kur n’krahe te kam.
20.Nese loti ne sy Te pikon ngadal Kujtoje zemren time Qe dikur ta pata fale. Nese e ndjen zemren Aq te lenduar Kujtoje si ndjehesha une Kur me pate tradhtuar.
Poezi Dashurie nga Autore te Huaj
21.Te dua pergjithmone
S’ka fjale qe mund ta thone, S’ka veprim qe mund t’a shprehe Menyren se si ndihem per jty. Me ty, jeta ime eshte e bekuar.Ti je drita ne tunelin tim Ti je forca qe kapercen Deshperimin qe me ka kapur.Ti je nje here ne jete. Ti e ben jeten time te plote.Nuk ka asgje qe mund te them Dhe asgje qe mund te bej Per te te terguar se sa shume Dashuri ka ne zemren time per ty.
22.Ty te premtoj
Dashuria ime per ty eshte e pakushtezuar dhe e qendrueshme. Per ty premtoj te jem gjithmone sigurues.Dashuria ime per ty, te mbron dhe eshte e ndershme. Per ty premtoj te jem gjithmone besnik.
Dashuria ime per ty eshte me kuptim dhe me pasion. Per ty premtoj te jem gjithnje i dhembshur.Dashuria ime per ty eshte e menduar dhe e dashur. Per ty premtoj qe gjithmone te jem i perkushtuar dhe i kujdesshem.
Dashuria ime per ty eshte e durueshme dhe e sjellshme. TY ta premtoj kete deri ne fund te kohes.Dashuria ime per ty eshte altruiste dhe falese. ty ta premtoj kete gjithmone, per aq kohe sa jam duke jetuar.
Dashuria ime per ty eshte e perkushtuar dhe inkurajuese. Ty te premtoj se gjithmone do te te degjoj dhe kurre nuk do te dekurajoj.Une premtoj te te tregoj ty, gruaja ime, qe te dua ne gjithçka qe bej. Une mund t’i premtoj keto gjera sepse te dua me gjithe zemren time.
23.Bekimi i jetes time
Cdo mengjes zgjohem dhe shoh Burrin me te pashem te shtrire prane meje. Ai eshte personi qe une e dua, Nje bekim i derguar nga qiejt. Une do ta dua ate ashtu siç duhet ta duaje nje grua Dhe bej gjithçka qe mundem per te. Une do ti thoja atij çdo dite Se e dua me shume sesa mund te them me fjale. Per dy femijet qe kemi bashke Dhe dashurine per Zotin tek njeri-tjetri, Do ta mbaje te forte dashurine tone per njeri-tjetrin, Dhe Zoti do te na largoje nga cdo e keqe.
Tumblr media
24.Te dua shume
Edhe pse ndonjehere bej gjera qe te shqetesojne. Mundohem kaq shume qe gjithmone te shohesh Sa shume prania jote ne jeten time do te thote per mua. Me vjen keq perseri qe te shkaktova dhimbje. Kjo eshte gjeja e fundit qe kam dashur te bej. Edhe kur po perpiqem te kujdesem per ty dhe te bej gjene e duhur, Une ngaterrohem, me vjen keq edhe per kete. Shpresoj qe ti ta dish se sa shume te dua dhe te uroj, Sepse asgje tjeter ne jeten time nuk me jep emocionin e te qenit i dashur nga ti. Prandaj shpresoj qe ti ta degjosh dhe ta shohesh ne syte e mi, Kete falje te sinqerte qe vjen me lot nga thellesia e zemres time.
25.Premtimi im per ty
Une premtoj te te ngre gjithmone lart Kur te ndjehesh poshte. Une premtoj te fshij lotet e tu Kur e ndjen se duhet te qash. Une premtoj te te mbaj te qeshur Qe te tregosh ate buzeqeshje te bukur qe ke. Une premtoj te jem forca jote Kurdohere qe te ndihesh i dobet. Une premtoj te jem zeri yt Kur nuk i gjen dot fjalet. Une premtoj te jem syte e tu Kur nuk mund te shihni. Une premtoj te jem veshet e tu Kur nuk mund te degjosh. Une premtoj te te tregoj gjithmone se çfare eshte e vertete Kur do te degjosh te verteten Une premtoj se do jem aty Per te ndjekur çdo frike tuaj. Une premtoj te jem buzeqeshja jote Kur te jesh i inatosur. Une premtoj te te gezoj gjithmone Kur te jeni te merzitur. Une premtoj te te jap siguri Kur ndiheni te lodhur. Une premtoj se do te te mbaj fort Kur ndiheni te pasigurt. Une premtoj te te degjoj Kur ke nevoje te flasesh. Une premtoj qe sdo te te them asnje genjeshter, Vetem te verteten. Une premtoj te te jap gjithmone shpatullen time Kur ke nevoje te qash. Une premtoj te te perqafoj gjithmone Kur te kesh nevoje per dike. Une premtoj te kujdesem gjithmone per ty. Kudo qe te jesh, une premtoj te jem gjithmone atje. Une premtoj se nuk do te te lendoj kurre dhe kurre nuk do te ta thyej zemren. Une nuk mund te tepremtoj boten. Une nuk mund te te premtoj qiellin. Nuk mund te te premtoj se nuk do te luftojme kurre. Une nuk mund te te premtoj se nuk do te qaj kurre, Por une mund te te premtoj qe gjithmone do te jem prane teje, Dhe shpirt, une premtoj se do te te dua gjithmone me shume se gjithçka Me gjithe zemren time. Pavaresisht se çfare ndodh apo çfare kalojme. Une do te te dua deri ne fund te kohes! Une do te jem engjelli yt i mbrojtes. Ky eshte premtimi im per ty!
Tumblr media
26.Me bej te ndjej te dua pergjithmone
Merr zemren time; Ta jap me lehtesi. Merr doren time dhe eja ne kete udhetim me mua. Merr keto plage dhe sheroji te gjitha. Merr keto frikat dhe bej qe ato te zhduken kur gjerat behen te veshtira. Merr kete buzeqeshje dhe beje qe te shtrihet e gjere. Merr keto krahe dhe me mbaj shume fort. Merr keto ndjenja dhe beji ato te verteta. Ne fund, me trego si te ndihem.
27.Poezi Dashurie Malli me Mungon
Si mund te isha kaq idiot Te te lejoj te ikesh prej meje? Te kisha ne krahet e mi, Por te lashe te largohesh.
Dua te kthehesh tek une, Por tani eshte teper vone. Une tashme kam thene lamtumire, Dhe tani dashuria eshte kthyer ne urrejtje.
Une dua te kthehem prapa ne kohe Dhe te rregulloj gjithçka qe ishte e gabuar, Te ndryshoj te gjitha pendimet e mia Keshtu qe ne te mos kishim luftuar aq gjate.
Pendimet jane ato qe e shkaterruan, Dhe ata ishin te gjithe per fajin tim. Isha aq i papjekur; Une duhet te kisha vepruar si i rritur.
Une theva zemren time Kur u largova prej teje. Tani eshte teper vone, Dhe nuk mund te zhbej gabimin tim.
Une ende te dua, Por askush nuk e di. Ne nuk jemi me bashke Per shkak te zgjedhjeve te mia.
Ishte nje vendim i keq, Dhe tani te dua ketu prane meje. Asnjehere larg, Gjithmone afer.
Prandaj te lutem kthehu tek une, Per shkak se une kam nevoje per ty tani Me shume se gjithçka.
Tumblr media
28.Durimi i nje zemre
Dashuria kerkon kohe. Duhet durim per te gjetur personin e duhur, ta gjesh ate, per ta gjetur pergjithmone. Zemra mund te thyhet, por kurre mos u dorezo Durimi i nje zemre eshte shume i bukur.
29.Per ty te premtoj te dua
Une po te jap kete unaze si nje premtim per ty Pavaresisht gjithckaje, gjithmone do te jem ketu dhe gjithmone do te jem e vertete.Une premtoj se do te rri me ty dhe do te jem prane teje gjate nates Kur gjerat gjate gjithe dites nuk shkojne mire.
Per ty, une do te ecja nje mije kilometra dhe me shume Vetem per te pare buzeqeshjen tuaj te bukur qe e adhuroj absolutisht.Te premtoj se do te te bej te buzeqeshesh kur te vjen per te qare. Une premtoj se do te te ngushelloj nese ndihesh keq.
Une premtoj te largoj çdo pikellim dhe frike tende. Une premtoj te fshij çdo lot tendin.Une premtoj te vleresoj çdo minute qe kaloj me ty Deri sa qielli gjate dites nuk do te jete me ngjyre kalter.
Pa dashurine tende, nuk e di se çfare do te beja. Nuk do te kem te ardhme nese nuk te perfshin ty.Ti me ke ndryshuar per mire, dhe kurre nuk kam qene aq i lumtur. Tani, me ty ne jeten time, une nuk mund te imagjinoj nje bote pa ty dhe mua.
Fati vendosi se ishte koha qe ne te ishim bashke, Dhe megjithese koha jone ketu ne Toke eshte e shkurter, une premtoj qe te dua gjithmone dhe pergjithmone.Une premtoj qe pavaresisht se çfare mund te ndodhe, ne do tia dalim. Te lutem merre kete unaze si nje simbol te dashurise qe do te kem gjithmone per ty.
30.Me zemer ne duar
Nese do te thoshit se kishe ftohte, Do te mbeshtesja krahet perreth jush. Nese do te thonit se keni etje, Une do te te dhuroja oqeanin. Do te te jap cdo gje: henen, yjet, edhe diellin gjithashtu. Kete zemer ne duart e mia e mbaj per ty.
Tumblr media
31.Verbuar nga dashuria
Ti vazhdon te vraposh nga e verteta, ti e di qe eshte e vertete. Ti mendon se une jam i çmendur ngaqe te dua.Une uroj qe ti te mund te shohesh engjellin qe une shoh kur qendron para meje.Ti mendon se une jam dhurata jote me e mire nga te gjitha, por uroj qe te mund ta kuptosh se pa ty une sjam asgje.
Une kurre nuk kam besuar ne thenien “te kundertat terhiqen”, por ne momentin qe te takova, u be nje fakt i kryer.Une jam i ftohte si akulli, ndersa ti je e nxehte si zjarri. Per sa kohe qe une jetoj, ti je deshira ime e vetme.Ti nuk je vetem deshira ime, por edhe nevoja ime. Ti je si ilaçi im personal, per ty kam nevoje.Une jam personi me i lumtur sa here qe ti je afer, por ne momentin qe largohesh, une derdh nje lot te vetmuar.
32.Dashuria ime e vetme
Qe nga dita e pare qe u takuam, E dija qe ishe e duhura. Zoti iu pergjigj lutjeve te mia Ti zbrite nga lart.
Ti me dhe zemren tende, Me dhe besimin tend. Qe nga ai moment, Ishte me shume sesa epsh.
Fjalet e tua te embla dhe te dashura Asnjehere nuk mund te krahasohen. Une jam partneri yt pergjithmone; Ne shpirtin tim e kam shenuar.
Asnjehere mos ver ne dyshim Nese ndonje nga ndjenjat e mia eshte e vertete. Kam gjetur te vetmen Zemer, kjo je ti!
33.Te Dua Pergjithmon
Dashuria ime per ty nuk do te venitet kurre. Me ndjenjat tona te kombinuara krijohet dashuria.
Ti me jep forcen te qendroj Ti me kap doren time sa here qe po bie.
Nuk kalon dite qe nuk te kam ne mendjen time. Nje person si ti eshte vertet i veshtire per tu gjetur.
Nje fundjave pa ty eshte kaq e veshtire per tu kaluar. Une nuk mundem te jetoj as edhe nje dite pa ty.
Me pelqen te te mbaj dhe te te mbaj doren. Nga kjo dite, ti jeni shoqja ime me e mire.
Jam i lumtur qe zgjohem prane teje çdo dite. “Une te dua” jane fjalet e preferuara qe ti thua.
Me pelqen kur shikoj ne syte e tu. Une nuk shoh urrejtje dhe genjeshtra.
Pergjithmone ne zemren time eshte aty ku do te jesh. Askush tjeter nuk do te hyje sepse ti ke çelesin e vetem.
Nuk ka asgje qe nuk do te beja, per te te mbajtur. Sepse zemer, te dua.
Tumblr media
34.Poezia duke menduar per ty
Une gjithmone mendoj per ty. Ne gjumin tim, ne endrrat e mia, Une gjithmone mendoj per ty. Gjithe naten, gjithe diten, duke shpresuar se je ne rregull, Une gjithmone mendoj per ty, Duke shpresuar qe te mendoje edhe ti per mua. Cdo minute, çdo sekonde te dites, mendoj per ty. Me te vertete Dhe e gjitha sepse… te dua.
35.Sa ftohte kjo nate Me vetmi pa nje zhurme Pa njeri rri vetem Nuk shoh njeri . I mbytur lote nis e shkruaj Pse askush kete bote Nuk doh valle jam Jetim a valle Nuk degjoj qe shum Me percmojn shum marrin Neper kemb se nuk dgjoj Shum tjer me tallin se Jam jetim e keshtu Koke ulur nis e lotoj . I vetem do jem E i vetem ktah syh do mbylle
36.Poezi Dashurie Malli
E di… Ty do te marr malli per mua… Do te marri malli pet shakat e mia, xhelozit e mia,, per sms e mia te pafundme, per zerin tim.. Mbi te gjitha do te marr malli per menyren sesi ti ndiheshe me mua… Por von von e kom Kuptuar se per shoqfin time sja vlejte… T’fala shum respekt Edhe dashni sdite Me mi vlersu… E di me lot do rrish Tani se buqeshjen Ma un sta bi… Po tash po them vec Lamtumir….
Tumblr media
37.A kjo zemra ime e vogel per ty mendon sot , te kerkoi 1 deshire dhe ate 1 ti sja plotesove dot . Do te vije 1 dite dhe ti do tme kujtosh , ti do te pendohesh e kurre sdo t`me harrosh . Me ata syte e kalter ti kur me shikon , me copetove zemren mua pergjithmone
38.Ti e di qe zdo mundem kurre te harroj, Edhe sikur ne fund te botes te kesh shkuar, Mbase un jo por shpirti do te te kerkoje, Per hir te ndjenjes qe me ty kam perjetuar. Edhe nese per mua ste behet vone si jam, Te pakten per shpirtin ki pak meshire, Sepse pergjithmone brenda tij veç ty te kam. E kjo eshte e vetmja gje qe me ben te ndjehem mire.
Nje poezi dashurie jo gjithmone do te jete e gjate dhe me shumve vargje dhe rima. Ndonjehere ato qe duhet te thuash mund ti thuash ne menyre shume te shkurt. Ne fakt mund te jete fakti qe poezia eshte e shkurter qe e ben ate te veçante. Gjatesia e saj e shkurter mund te tregoje se ju vendosni kohen dhe perpjekjen per te llogaritur cdo fjale qe shprehni me ane te poezise. Keni konsideruar me kujdes çdo zgjedhje fjalesh. Cdo zgjedhje fjalesh ka nje arsyetim. Nje poezi dashurie e shkurter mund te jete akti i fundit i romances kur i jepet koha qe meriton.
Poezite me te bukura te dashurise jane te shkruajtura nga ekspertet. Dhe ka kaq shume eksperte per te zgjedhur. Poezi ka shume por me e rendesishmja, ka poezi dashurie te bukura. Pavaresisht nese eshte dashuria miqesore apo dashuria romantike, poetet kane shkruar per dashurine per nje kohe te gjate. Qysh ne ditet e poezise epike, poetet kane perdorur sonete, vargje te lira, poema te shkurtra dhe madje ne kohet moderne edhe poezi ne instagram per te pershkruar dashurine.
Artikullin original mund ta gjeni tek Poezi Dashurie te Bukura Romantike 2020. Ky artikull eshte krijuar nga Krokodili.
4 notes · View notes
mr-gentlemann · 2 years
Text
Ti nuk ja ke idene e dhimbjes time . Ti nuk ja ke idene se cfare do te thote te mos kesh fuqi ti thuash prinderve te verteten , kur ata presin qe un te prezantoj me ta . Ti nuk e di qe nuk kam guxim ti prish lumturine Nenes time , dhe ti tregoj qe ajo vajz , per te cilen bera gjithe ato sakrifica, me tradhetoj dhe kthehu shpinen . Ti nuk ja ke iden , nuk e ke fare iden cdo te thot qe nuk kam guxim ti them Babit tim qe une nuk jam i lumtur dhe po vuaj . Nuk mund tu them qe ti nuk je me mua , po je ne krahet e dikujt tjeter .
Nuk kam guxim ti them , ajo nuk eshte me mua . Si ti them Nenes time ? Kur ajo gezon dhe thot me ne fund , edhe djali vogel ka gjetur dike qe do , dhe eshte i lumtur ?
Pa me thuaj ti nje menyre qe tja thyej zemren dhe asaj ?! Sepse kaq muaj realisht nuk mundem ta bej!
8 notes · View notes
topfjala · 1 year
Text
“Thuaj për kë e kishe atë tek e tek”/ Fabio Dushku paralajmëron Noizyn: Do të vij së shpejti të të takoj, nga spiunët kam humbur gjysmën e jetës
Tumblr media
Personi i njohur i rrjeteve sociale, Fabio Dushku, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i është përgjigjur reperit Noizy, i cili në një reagim të tij tha se ai nuk e ka dasht kurrë, por sherri me Cllevio Serbianon e gjeti si arsye për t’u zënë. Në një reagim në InstaStory, Fabio Dushku shkruan se ai nuk është gruaja e tij që ta dojë dhe e ka patur shumë herë rastin që t’i bënte shumë gjëra dhe nuk mund të priste sherrin me Cllevio Serbianon. Ai shton më tej se nuk ka asnjë lloj interesi tek Noizy dhe se nuk mund t’i mbajë anë kur ai bën gabime dhe fut njerëz në burg. Teksa i kërkon me ngulm ta sqarojë se për kë e kishte atë “tek e tek”, Fabio Dushku paralajmëron Noizyn se do të shumë shpejt ta takojë për t’u “sqaruar”. “Naqeta. Atëherë meqë dole me fol dhe the ato që ty të intereson me thën si me i then, në radhë të parë s’je gruaja ime me të dasht ty. Në radhë të parë ti je kalama krejt se nuk thotë burri nuk më doni. Unë besoj që jam i vetmi që s’kam asnjë lloj interesi tek ti, as kam nevoj për famë, as kam nevoj për publicitetin tënd as të askujt, se s’jam as artist, asgjë. Dhe tjetra, nëse kisha diçka me ty personale dhe po prisja rastin, të kam pas shumë herë në dorë me të ba shumë gjëra, por s’kam pse kur njeriu silet mirë dhe të jep respekt. Jam mësuar në jetë t’ia kthej me të njëjtën mënyrë respektin, por duke ia dhënë 10 fishin më shumë apo jo djali i Bashkimit. Të kam vlerësuar punën, s’ta kam inatin, unë të dëgjoj muzikën, por jo pordhët e tua, se s’kam ku çoj këto të miat. Por kur ti bën gabime dhe don me fut njerëz në burg, s’ta mbaj dot anën edhe me qen vëllai im. Nga spiunët kam humbur gjysmën e jetës dhe ky djali në qeli ka emër dhe ja din mir emrin ti (Ediçadoti) dhe kush k*rin je ti me të marr në telefon. Ti bën gabime dhe duhet me të marr në telefon unë ty. Do të vij së shpejti të të takoj për këtë muhabet ok. Janë shumë për ty, por jam t’u përtu t’i shkruaj dhe do vij të t’i them nga afër dhe atë tek e tek për kë e kishe? Vendosja emrin personit që don tek e tek, vendosi emrin ok dhe për besë të shqiptarit dhe për besë të malësorit ta dish se do të takohemi shumë shpejt meqë prap ke dal ke fol dhe si ke sqaruar gjërat ashtu siç duhet, por u jep më shumë ushqim kalamajve për të na bezdis dit për ditë dhe më shumë sepse kështu të intereson ty. U ka dasht të paktën për ne të tjerëve ti sqaroje njerëzit e tu që ty të ndjekin e kishe mundësine dhe nuk e bëre kështu që më lër mua të të sqaroj ty.”- shkruan Fabio Dushku. Read the full article
0 notes
henplota · 3 years
Text
-Jam pak e dehur. Aq sa per te treguar cdo sekret timin hene. Kam detin perballe. E siper meje qendron ti. Ke e plote sot. Me fol hene. Me fol. Me thuaj se dhe ti ndihesh njelloj si une.
1 note · View note
rregullatislame · 2 years
Text
Familja në Islam
Familja në Islam.
Tumblr media
Sistemi Familjar në Islam.
Këtu do të gjeni:
Qëllimet e martesës në Islam
Kush e udhëheq institucionin familjar
Përgjegjësia e gruas në familje
Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas
Gruaja gëzon të njëjtat të drejta civile si edhe burri
Të drejtat fetare të gruas muslimane
Liria e gruas muslimane në martesë
Trashëgimia e gruas në Islam
Udhëtimi i gruas në Islam
Qëndrimi Islamit në lidhje me zbukurimin e gruas, përzierjen dhe të veçuarit e saj menjë mashkull të huaj
Qëndrimi i Islamit në lidhje me punësimin e gruas
Dhënia fund jetës bashkëshortore
Përse Islami e ka lënë shkurorëzimin vetëm në dorën e burrit
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja, bekimi dhe begatitë e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij!
Universiteti Islamik në Medinen e Ndritshme mori një ftesë bujare nga Këshilli i Lartë i muslimanve të Kenias në Najrobi, për pjesëmarrjen në një simpozium Islam të begatë, inshaAllahu![1]
Universiteti u ngrit menjëherë për përgjigjjen e kësaj ftese dhe kërkoi nga unë që të merrja pjesë në këtë simpozium si përfaqësues i tij, me një studim të posaçëm me këtë rast.
Unë e pranova kërkesën, pasi që sigurisht se kërkesë si kjo nuk refuzohet, sepse pranimi i kësaj kërkese është kontribut në një nga fushëbetejat e thirjes për te Allahu, e cila është nga synimet kryesore të Universitetit, ku edhe për atë është themeluar.
Ja, unë po paraqes këtë studim të thjeshtë e simbolik, të titulluar: “Sistemi Familjar në Islam”.
Lus Allahun e Madhëruar që t‘i bëjë veprat tona vetëm për Fytyrën e Tij të Ndershme! Ai është Dhuruesi më Bujar.
I mbështetur në Allahun e Madhëruar, them:
Thirrja Islame bëhet në kahje të shumta dhe forma të ndryshme. Nga format e kësaj thirrjeje është edhe organizimi i seminareve dhe konferencave në të cilat takohen burrat e mendimit Islam dhe dijetarët-fukahat e muslimanve për zgjedhjen e problemeve të kohës, duke iu kundërvënë dyshimeve të cilat ngrehin pluhur rreth Islamit dhe besimit të muslimanve dhe duke ua qartësuar njerzëve dispozitat e fesë Islame në të gjitha kahjet e jetës, gjëra të cilat kanë nevojë për shqarime (e sa janë të shumta këto gjera) me qëllim që njerëzit të kenë të qartë çështjet e fesë dhe dunjasë së tyre. E të gjitha këto të jenë në frymë të Kuranit dhe Sunetit, që njerëzit të dalin nga errësira në dritë, dhe nuk ka rrugë tjetër për dalje nga errësira e injorancës dhe injoranca, veçse duke kuptuar Kuranin dhe Sunetin, gjë kjo e cila ka qenë edhe detyra e të gjithë Pejgamberëve (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), nga i pari i tyre Nuhu (alejhi selam) e deri tek vula dhe imami i tyre, Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Allahu i Madhëruar i drejtohet të Dërguarit të Tij të ndershëm, Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), duke ia qartësuar atij dhe pasuesve të tij detyrën e tyre: “O ti Pejgamber! Me të vërtetë që Ne të kemi dërguar ty dëshmues, përgëzues e këshillues. Dhe me Vullnetin e Allahut, thirrës për në Rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues. E përgëzoi besimtarëve prej Allahut mirësi të madhe”. [El Ahzab: 45-47].
Këto tre ajete të sures el Ahzab qartësuan detyrën e të dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe gjithashtu edhe detyrën e pasuesve të tij.
E ajo detyrë është thirrja tek Allahu me Lejën e Tij, me Urdhërin e Tij dhe me dije të sigurtë. Allahu në Kuran thotë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime. Unë iu ftoj drejt Allahut me dije të sigurt, unë dhe kushdo që më ndjek mua.” [Jusuf: 108]
Të ngarkuarit e Allahut të Dërguarin e Tij me këtë thirrje të përgjithëshme e që është e posaçme për popullin e tij e jo të tjerët, siç ka qenë edhe çështja e thirrjeve të Pejgamberëve para tij, por kjo është për njerëzit në përgjithësi: “Ne nuk të kemi dërguar ty veçse përgëzues dhe këshillues për gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Sebe: 28]
E ky obligim për të dhe për pasuesit e tij, i konfirmohet atij e pastaj edhe pasuesve të tij, që të jenë dëshmitarë për njerëzit në përgjithësi.
Kjo do të thotë se mesazhi Muhamedan është dominues mbi të gjitha fetë. Feja e tij është programi i fundit e që nuk ka mundësi robi të zgjedhë diçka tjetër përveç tij dhe as nuk lejohet kundërshtimi i tij.
Ai është program i plotë Hyjnor, sepse Allahu i Cili e krijoi këtë krijesë të shkëlqyeshme, “njeriun”, nuk mund ta lerë atë në harresë, pa e urdhëruar dhe ndaluar apo drejtuar, apo ta lerë atë ta marrë era e ta flakërojë vend e pa vend; që pastaj të lejojë apo të ndalojë sipas tekeve të veta, të afrojë apo të largojë kë të dojë. Përkundrazi, Ai ia programoi jetën atij si dhe marrëdhëniet e ndryshme dhe dërgoi të dërguar për këtë qëllim të posaçëm, u zbriti atyre Librat e Tij dhe u dërgoi atyre vulën e të Dërguarve të tij, Muhamedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër. Edhe libri i Tij i fundit është Kurani, pas të cilit nuk ka libër tjetër qiellor. Sqarim për këtë është Kurani, shpjegimi i të cilit gjendet në sunetin e pastër. Allahu i Madhëruar thotë: “…ndërsa edhe ty (O Muhamed) të kemi zbritur përkujtuesin me këshilla, që ti t‘u shpjegosh njerëzve qartë atë që u është zbritur atyre.” [Nahl: 44]
Me të gjitha këto, Islami ka sistemuar marrëdhëniet mes robit dhe Zotit të tij, Krijuesit të tij, në mënyrë që të bëhet rob vetëm i Atij, ta adhurojë vetëm Atë e askënd tjetër. Që ta adhurojë Atë me adhurime të përcaktuara e konform dispozitave të Sheriatit Islam.
Këtë gjë e ka sistemuar Kurani në mënyrë të përsosur, në vija të përgjithshme dhe të hollësishme, dhe atë e ka sqaruar Suneti i pastër edhe më shumë duke ia shtuar atij qartësinë, me gjithë degëzimet dhe gradët e tyre të shumta. I Dërguari ynë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa gradë. Më e larta e tyre është fjala “La ilahe il lAllah”, dhe më e vogla është largimi i pengesës nga rruga. Edhe turpi është degë nga degët e besimit.”[2]
E këto degë të gjitha janë adhurime dhe bindje, pavarësisht nga dallimi dhe diferenca mes tyre.
Të gjitha adhurimet duhet të jenë të caktuara nga legjimiteti i Allahut të Madhëruar. Të merren direkt nga Libri i Allahut dhe nga Suneti i të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Bindja dhe sjellja e robit duhet të jetë pikërisht mbi këtë rrugë në të gjitha adhurimet, marrëdhëniet dhe të gjitha veprimet e tij, gjë e cila është pikërisht ajo që kemi për qëllim me lidhjen mes robit dhe Zotit të tij. E ajo është “adhurimi i pastër”, e verteta e të cilit është që Zoti ta gjejë robin e Tij aty ku e ka urdhëruar dhe të mos e gjejë atë aty nga e ka ndaluar. E nëse ndonjëherë rrëshqet dhe e kundërshton Urdhërin e Allahut, ai shpejton në pendim dhe kthehet në të mirën, që të pastrojë gjurmët e kundërshtimit të Allahut dhe bërjes mëkat ndaj Tij, me pendim dhe përgjërim, pasiqë pendimi e fshin atë që është bërë para tij: “Dhe që të gjithë ju lutni Allahun që t‘ju falë të gjithëve, o besimtarë, që të mund të jeni të fituar.” [En Nur: 31]
Shkurtimisht, kështu e ka sistemuar Islami lidhjen mes robit dhe Zotit e Krijuesit të tij.
E po kështu siç ka sistemuar këtë lidhje, në mënyrën që përmendem, Islami i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe sistemit familjar.
Islami ka nxitur në formimin e institucionit familjar me legjitimitetin e martesës, duke kurajuar për të dhe duke qartësuar se martesa është qetësim për të dy palët, prehje, qetësim trupëror, qetësim shpirtëror dhe zgjatje e jetës në tokë deri në momentin e fundit.
Të dëgjojmë tani disa ajete kuranore në këtë kuptim, ku Allahu i Madhëruar i nxit robët e Tij për martesë duke u thënë: “…atëherë zgjidhni gra të tjera për martesë, dy ose tri ose edhe katër”. [Nisa: 3]
“Dhe nga Treguesit e Tij është se Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhëmbshuri e mëshirë. Vërtet që në të ka tregues të qartë për popullin që e vret mendjen.” [Er Rum: 21]
“Ato janë Libas (mbështellje, mbështetje, vend prehje -Sakan- d.m.th., ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, ndjeni qetësim e kënaqësi në bashkëjetesën tuaj. Tefsir AtTabari) për ju, ashtu siç jeni edhe ju Libas për ato.” [Bekare: 187]
“Gratë tuaja janë burim i vazhdimësisë suaj, kështu që afrojuni këtij burimi kur dhe si të doni dhe dërgoni (vepra të mira, lutjuni Allahut t‘ju dhurojë juve pasardhës të përkushtuar) para jush për veten tuaj. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se do ta takoni Atë (në Botën e Përtejme). Dhe përgëzoi besimtarët.” [Bekare: 223]
Kështu flet Kurani për institucionin familjar në ajete të shumta dhe në forma të ndryshme siç e vërejtëm, ashtu siç do të shohim përsëri në Suren Nisa, e cila do të na qartësojë se të dyja palët e këtij institucioni janë krijuar nga i njëjti trup, kështu që nuk ka privilegjim të njërës palë mbi shoqen e saj për nga origjina e krijimit apo nga prejardhja, megjithëse kjo vërehet në çështjet e jashtme dhe elemente të tjera apo cilësi të fituara. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “O njerëz! Jini të bindur (dhe mbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi ju prej një veteje (Ademit) dhe nga ajo Ai krijoi palën (bashkëshorten) e saj, dhe nga ata të dy Ai krijoi burra dhe gra të shumtë.” [Nisa: 1]
Kështu nxit Islami për formimin e familjes, që ajo të jetë jetëgjatë dhe lumturi për të dy anët.
Qëllimet e martesës në Islam.
Legjitimiteti Islam është legjitimitet i urtësisë i cili ka qëllimet dhe synimet e tij.
Nga Emrat e Allahut të Lartëmadhëruar është edhe emri “Më i Urti”, për këtë jemi të obliguar të besojmë se Allahu është Më i Urti në legjitimitetin e Tij ashtu siç është edhe Më i Urti në krijimin dhe veprën e Tij.
Prej këtu, legjitimiteti i martesës përmban në vetvete shumë gjëra prej të cilave janë edhe këto në vijim:
A - Ulja e shikimit nga të dyja palët:
Islami, në Kuranin e tij dhe në sunetin e Pejgamberit të ndershëm (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ka treguar kujdes të veçantë për këtë çështje. Allahu i Madhëruar, duke urdhëruar burrat dhe gratë së bashku për uljen e shikimeve, thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t‘i ruajnë vendet e trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme imorale). Kjo është më e pastër për ta. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për çfarë veprojnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t‘i mbrojnë vendet e trupit të tyre.” [En Nur: 30-31]
Sigurisht që nënvlerësimi i çështjes së uljes së shikimeve shpie në prishjen e moralit, siç po e shohim në shumë qytete dhe kryeqytete tona, me keqardhje të madhe.
B - Ruajtja e vendeve të turpshme:
Ajetet që përmendëm më sipër trajtuan pikërisht këtë gjë, ruajten e vendeve të turpshme me urdhërin për ulje të shikimeve, se ndoshta e dyta është rezultat i të parës. Ulja e shikimeve rezulton në ruajtjen e vendeve të turpshme në shumicën e rasteve, sepse atij që i mundësohet mbikqyrja e Allahut, atëherë ulja e shikimit nga të ndaluarat duke pasur frikën e Allahut dhe duke pasur turp nga Ai, do të shpjerë detyrimisht në ruajtjen e vendeve të turpëshme nga ajo që Allahu ka ndaluar dhe në mosrënien në gjynahe.
Është përcjellë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fjala e tij: “Sytë bëjnë zina dhe zinaja e tyre është të shikuarit (e haramit). Edhe veshët bëjnë zina dhe zinaja e tyre është të dëgjuarit (e haramit)…” derisa tha: “Ndërsa organi gjenital e vërteton ose e përgjënjeshtron këtë…”[3]
C - Mundësimi i shtimit të pasardhësve:
Padyshim që kjo është lënda e parë në ndërtimin e shoqërisë dhe shkak i shumimit të pasuesve të vulës së të dërguarve (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) .
Këtë gjë e qartëson edhe më shumë hadithi të cilin e transmeton Buhariu në “Sahihin” e tij, nga Abdullah ibën Mesudi, ku i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i drejtohet rinisë muslimane me këtë metodë të butë duke i drejtuar në atë që është e dobishme dhe shpëtimtare, duke thenë: “O ju të rinj! kush ka mundësi nga ju, le të martohet, sepse ajo të largon më shumë nga shikimet (e ndaluara) dhe të ruan më shumë vendet e turpshme, e kush nuk ka mundësi (për martesë), le të agjërojë, sepse ky është mburojë për të.”[4]
Ndërsa Bejhakiu transmeton nga hadithi i Ebi Umames, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Martohuni, sepse unë do të krenohem me numrin tuaj para popujve të tjerë!”[5]
Dhe përmendëm pak më parë disa nga kuptimet që mund të llogariten prej qëllimeve të martesës, si qetësimi, shlodhja, qetësimi shpirtëror, etj.
Ndërsa ata të cilët mendojnë se qëllimi i martesës është arritja e kënaqësisë epshore në çfarëdo mënyre, dhe se pas kësaj nuk fshihet asnjë qëllim tjetër, ky është një përfytyrim dhe supozim i gabuar i cili ka shkaktuar dërgimin drejt shkatërrimit të shumë të rinjëve dhe të rënies së tyre në moral (të prishur) e në ultësira, gjë e cila e ka bërë jetën e shumë prej tyre, në shumë vende, të ngjashme me jetën e shtazëve, të cilat nuk janë të ngarkuara me obligime, madje këta janë më të humbur se ato.
Kush e udhëheq institucionin familjar.
Islami nuk e ka lënë në neglizhencë udhëheqjen e këtij institucioni, kryetarin e tij apo se kush ka privilegj në përgjegjësinë për të.
Ajo që del në pah nga të studiuarit e Islamit është se këto të drejta dhe veçori i janë ngarkuar të dyja palëve dhe detyrat e secilës palë janë të caktuara me hollësi. Secili prej bashkëshortëve është i ngarkuar me detyra të posaçme dhe është përgjegjës për to:
Burri është veçuar me disa gjëra të posaçme në të cilat gruaja nuk e shoqëron atë në to dhe as që mundet t‘i bëj ballë atyre dhe as t‘i manaxhojë ato. Po kështu edhe gruaja është veçuar me disa gjëra të posaçme të cilat burri nuk mundet dhe as nuk i shkon për shtat që t‘i kryejë ato.
Kështu që të ndërhyrit e njërës palë në punët që nuk i përkasin, çon në prishjen dhe shkapërderdhjen e këtij institucioni dhe shkaktimin e turbullirave.
Të dëgjojmë disa nga ajetet kuranore të cilat sistemojnë jetën familjare dhe përcaktojnë përgjegjësitë e secilit prej bashkëshortëve. Ato i japin burrit të drejtën e udhëheqjes dhe drejtimit. Allahu i Madhëruar thotë: “Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t‘i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës. Kështu, gratë e drejta janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe në mungesë të bashkëshortëve të tyre, ruajnë çfarë Allahu i ka urdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë dhe pasurinë e bashkëshortëve të tyre etj).” (Nisa: 34)
Në ajet shihet qartë se udhëheqja e këtij institucioni dhe mbrojtja e tij i është ngarkuar burrit. Por ajeti nuk e ka harruar edhe sqarimin e shkakut të kësaj gjëje, por thotë: “sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t‘i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës.”
Përveç kësaj, nuk ka kundërshtim se për drejtimin dhe manaxhimin e çdo institucioni apo ndërmarrjeje, nuk caktohet veçse kuadri i përshtatshëm dhe i aftë për drejtimin e saj. Ai person i cili ka përvojë, fuqi për të drejtuar, durim në punë dhe eksperiencë në manaxhimin e saj.
Po kështu edhe institucioni familjar i cili është nga institucionet më të rëndësishme dhe më delikate, pasi që me rregullimin e tij rregullohet shoqëria dhe me prishjen e tij prishet edhe ajo. Kjo sepse ky institucion i siguron shoqërisë individë të cilët janë gurët e ndërtesës shoqërore dhe sigurisht që ndërtesa i përfiton cilësitë e saj nga lënda me të cilën është ndërtuar.
E për këto të gjitha, Islami e ngarkoi burrin me këtë përgjegjësi, e cila është amanet shumë i rëndë, sepse ai është më i përshtatshëm për të dhe më i fortë në kryerjen e saj, gjë të cilën një grua e drejtë nuk do ta mohonte kurrë.
Profesor Muhamed el Gazali, në librin “Të drejtat e njeriut në Islam”, thotë: “Përderisa burri është larg të përmuajshmeve (d.m.th. nuk ekzistojnë fare tek ai), e as shtatzania apo lindja, ai është më i fortë që të ballafaqohet me vështërsi të ndryshme dhe me peripecitë e punëve të ndryshme, apo që të sillet nëpër tokë në kërkim të rizkut. Të gjitha këto janë më të përshtatshme për të dhe për këtë shkak Islami e ka ngarkuar atë që të shpenzojë për gruan e tij apo edhe për të afërmit e tij nga femrat e varfëra.”
Kjo që ka thënë profesor El Gazali është diçka me rendësi dhe e logjikshme në zgjedhjen e burrit për këtë detyrë dhe obligim shumë të rëndësishëm.
Me meditim do të gjejmë shumë arsye të tjera në lidhje me këtë pikë, por ne po mjaftohemi me këto që përmendëm për arsye të kursimit të kohës.
Përgjegjësia e gruas në familje.
Përderisa është burri ai i cili është ngarkuar me manaxhimin e jashtëm ekonomik të familjes, siç e sqaruam më sipër, në anën tjetër është gruaja ajo e cila është përgjegjëse për manaxhimin e brendshëm të familjes; që ruan shtëpinë e burrit të saj në mungesë dhe në prezencë të tij, ruan pasurinë e tij, fëmijët e tij. Po kështu ajo kryen edhe punët e tjera të shtëpisë.
Për gjithë këtë, gruaja gëzon respekt dhe vend të lartë te të gjithë pjesëtarët e familjes, përderisa ajo e ka ruajtur përgjegjësinë e saj të brendshme, megjithëse nuk e ka kaluar këtë cak për të bërë ato punë që i përkasin burrit dhe të cilat janë të rënda dhe jashtë natyrës së saj.
Islami nuk i ka bërë padrejtësi gruas.
Dëgjojmë zëra të shumtë të urryer të cilët thërrasin se Islami i ka rrënuar të drejtat e gruas, i ka bërë padrejtësi asaj, nuk i ka dhënë liri të plotë dhe nuk ka barazuar mes saj dhe burrit, e shumë shprehje të tilla të përkthyera nga ato që shkruajnë armiqtë e Islamit kundër Islamit.
Në realitet, thënësit e këtyre hipotezave janë një prej dy burrave:
Njëri prej tyre është një injorant i madh i cili ka dëgjuar njerëzit duke thënë këtë shprehje dhe ka pasuar atë saqë është bërë edhe mik i tyre, madje edhe tellall i tyre që përciell idetë e tyre, dhe sigurisht që nuk posedon dije që të bazohet tek ajo për atë që thotë, por vetëm bërtet e bën tellallin, flet atë që nuk e di.
Ndërsa me këtë janë mashtruar shumë nga njerëzit të cilët nuk kanë njohuri Islame aspak, e sidomos disa gra të cilat kanë marrë kulturë jo Islame apo disa injorante të cilat pasojnë verbërisht pa udhëzime.
Ky lloj i njerzëve humbin, e i humbin edhe të tjerët se ai në vete është injorant, por në të njëjtën kohë injoron se është injorant, ashtu siç thotë edhe poeti:
“Nëse ti injoron se je injorant,
atëherë kjo është injorancë mbi injorancë!”
Ndërsa i dyti është një intrigant i cili mundohet me përgatitë kurthe për Islamin dhe muslimanët, i cili dëshiron t‘ua prishë atyre fenë dhe moralin e tyre, duke hyrë nga rrënimi i familjes, i ndikuar nga armiqtë e Islamit dhe zbatues i hartimeve të tyre në luftimin e Islamit.
Si ky edhe ai i pari janë ata të cilët e ngrenë këtë zë të urryer në çdo vend duke u munduar të mashtrojnë, dhe prej atyre janë ndikuar shumë nga muslimanët injorantë duke menduar se kjo thirrje është në dobi të tyre, kështu që zërave të tyre iu bashkuan edhe zëra të tjerë.
E me këtë gjë, ajo grua muslimane e ndikuar nga ato thirrje bëhet e padrejtë ndaj fesë dhe Islamit të saj duke e akuzuar atë se ai ka bërë padrejtësi asaj. Dhe kush? Ai Islam i cili e ngriti atë në vendin më të lartë, veç sikur ta dinte e ta perceptonte këtë, por ku është perceptimi te gratë tona, me përjashtim të atyre që dëshiron Allahu, dhe te Allahu ankohemi e Atij i kërkojmë ndihmë!
Andaj për çdo grua muslimane të kulturuar duhet që të mësojë fenë e saj dhe të njohë vendin dhe nderin që Islami i ka dhënë asaj, jo të pasojë çdo lloj tellalli mendjelehtë.
E në të njejtën kohë duhet që ajo të shikojë edhe ligjet e të huajve si ato Franceze dhe të tjera, që të mësojë qëndrimet e atyre ligjeve ndaj gruas. Pastaj të mësojë se si ka qenë pozita e gruas para Islamit, kur ajo konsiderohej prej gjërave të ulëta, të pavlera dhe pa asnjë lloj respekti e vendi. Dhe ka për të gjetur se atë nuk e ka ngritur dhe nderuar veçse Islami.
Gruaja gëzon të njëjtat të drejta civile si edhe burri.
Gruaja muslimane gëzon liri të plotë në të drejtat civile dhe shoqërore. Në këto të drejta, ajo është njësoj si edhe burri.
Gruaja muslimane ka drejtë të blejë, të shesë, të dhurojë dhe të pranojë dhurata, të marrë apo të japë borxh dhe të veprojë si të dojë me pasurinë e saj. Ajo gëzon të gjitha të drejtat ekonomike që gëzon edhe burri.
Të drejtat fetare të gruas muslimane
Gruas muslimane i janë bërë legjitime të gjitha adhurimet sikurse edhe burrit. Ajo falet, agjëron, jep zekat nga pasuria e saj, shkon në haxh dhe shpërblehet për adhurimet dhe bindjet e saj ndaj Allahut, ashtu siç shpërblehet edhe burri, pa pasur dallim shpërblimi i saj nga ai i burrit. Përveç se Islami ia ka lehtësuar gruas disa adhurime duke marrë parasysh gjendjet e saj të ndryshueshme, siç i lejon asaj p.sh.: mosfaljen e namazit kur është me të përmuajshmet dhe as nuk e obligon kompesimin e tij pasi ajo të pastrohet, ngase kjo gjë ka vështirësi dhe mundime.
Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe nuk ka vënë mbi ju ndonjë mundim në fe.” [Haxh: 78]
Gjithashto ajo lirohet nga agjërimi në ato ditë që gjendet me të përmuajshmet, porse i plotëson ato sepse në to nuk gjenë vështërsi, ndryshe nga namazi. Po kështu edhe për gratë lehone janë të njëjtat rregulla.
Liria e gruas muslimane në martesë.
Islami i ka dhënë gruas liri të plotë në martesë. Është ajo e cila e zgjedh vetë martesën me një burrë të mirë para se ta obligojë atë përgjegjësi i saj në atë që ai zgjedh. Madje atij nuk i lejohet ta martojë atë vetëm se me lejën e saj të qartë duke u shprehur, nëse eshte e vejë, për atë se ajo i ka provuar burrat dhe nuk ka turp të thotë po apo jo.
Ndërsa për beqaren e virgjër mjafton si leje nga ajo heshtja e saj kur të pyetet, porse pa tjetër duhet të pyetet. Edhe nëse babai i saj e marton atë kur ajo është e vogël, d.m.th. para rritjes (kohës së pjekjes seksuale), ajo ka të drejtë zgjedhjen kur të rritet; ta pranojë apo ta refuzojë atë martesë.
Ky është ligji i Islamit në martesë, sa që i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk martohet e veja derisa të merret urdhër nga ajo dhe nuk martohet e virgjëra derisa të kërkohet leje nga ajo, dhe leja e saj është heshtja e saj.”[6] E transmeton Buhariu nga hadithi i Ebu Hurejrës.
Trashëgimia e gruas në Islam.
Thirrësat e barazisë ndërmjet burrit dhe gruas janë përqendruar shumë në këtë pikë dhe kanë mundur që me anë të saj t‘i humbin shumë nga muslimanet e pavëmendshme, duke ua zbukuruar atyre se Islami i privilegjon burrat mbi gratë duke ju dhënë nga trashëgimia më shumë se sa grave, duke i dhënë një burri sa dy grave!!!
Në përgjigje të kësaj hipoteze ka disa variante:
Është e vërtetë se Islami i jep burrit sa hisja e dy grave, por ky dallim në trashëgimi nuk tregon se burri ka privilegj mbi gruan në çdo gjë tjetër, siç do ta shohim në vazhdim me Lejen e Allahut.
Pikë së pari, këtu nuk ka ndonjë ulje të gruas, porse kjo është një ndarje e drejtë.
Qartësimi i kësaj është në atë që kemi përmedur më herët se Islami e obligon burrin për furnizimin e familjes, e cila përbëhet nga gruaja dhe fëmijët, madje edhe nga të gjithë ata nevojtarë prej të afërmve të tij, ndërsa gruan nuk e ka obliguar që të shpenzoj as për veten e saj dhe as shpenzimet për burrin e vet, edhe nëse ajo është më e pasur se burri i saj. Ndërsa para martesës, gruaja i ka shpenzimet nga familja e saj.
Atëherë, a është e drejtë që gruas për të cilën shpenzon burri, t‘i jepet njësoj (në trashëgimi) sikur atij i cili shpenzon për të??!!
Besoj se gruaja muslimane e drejtë do të shpejtojë në përgjigje për këtë pyetje para burrave duke thënë: Kjo nuk do të ishte kurrë e drejtë!
Por e drejta është ajo që ka vendosur Islami i cili i ka dhënë secilit të drejtën e vet, dhe lavdëruar qoftë vetëm Allahu!
Udhëtimi i gruas në Islam.
Pika e dytë në të cilën mbështeten thirrësat për lirinë e gruas dhe barazinë e saj me burrin, është problemi i udhëtimit të gruas. Ata thonë: Islami nuk i lejon asaj të udhëtojë ashtu siç ia lejon burrit, madje as udhëtimin për kryerjen e obligimit të Haxhit. Përse kështu?!
Çudia me këta lloj njerëzish është se shumë herë ata e përmbysin realitetin e gjërave me qëllim që të nxjerrin njerëzit gabimtarë, duke e konsideruar përçmimin nder dhe nderin përçmim, ashtu si kanë bërë edhe në këtë pikë.
Dhe për të ardhur keq, gruaja muslimane injorante dëgjon lloj-lloj tellalli për shkak të injorancës së saj në çështjet e fesë së saj, duke iu përgjigjur edhe ndjenjave të veta disa herë.
Në të vërtetë Islami nuk e ka ndaluar gruan nga të udhëtuarit në vende të lejuara, por ai e ka kushtëzuar udhëtimin e saj me një kusht të vetëm, e ky kusht në realitetitin e tij është nderim për të dhe mbrojtje e nderit të saj, po sikur ta dinin!
Islami ka vënë kusht që gjatë udhëtimit gruaja të jetë e shoqëruar nga një i afërm i saj, nga ata me të cilët asaj i ndalohet martesa përjetësisht, si babai apo vëllai i saj, pasi që këta janë të gatshëm të flijojnë veten për mbrojtjen e saj, për të ruajtur nderin e saj, që mos t‘i afrohen ujqit asaj veçse mbi kufomat e tyre.
Gjithashtu ata janë në shërbimin e saj gjatë udhëtimit në momentet kur ajo ka nevojë për shërbim.
A thua kushtëzimi i Islamit për gruan gjatë udhëtimit me këtë kusht llogaritet si nënçmim për gruan apo nderim për të?! Vërtet që kjo është një prej katastrofave të mëdha!!
Kështu që gruaja muslimane duhet ta perceptojë mirë përgjigjejen për këtë dilemë!
Ndërsa udhëtimin në esencën e tij, Islami nuk e ndalon.
Gruaja mund të udhëtojë për në Haxh, për tregti, për të vizituar familjen dhe farefisin e saj, për kërkimin e dijes, e për qëllime tjera, përderisa kushti është prezent, i cili është prezenca e burrit apo dikujt që është nga gjaku i saj dhe që ndalohet martesa me të.
Ky është vendimi Islam për udhëtimin e gruas, o ju muslimanë, siç thotë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Nuk i lejohet asaj gruaje e cila beson në Allahun dhe ditën e Gjykimit, që të udhëtojë sa distanca e një dite (ecje), vetëm nëse ka me vete një burrë mahram (burrin e vet ose një të afërm me të cilin i ndalohet martesa).”[7]
Ky hadith është përcjellë me shprehje dhe rrugë transmetimi të ndryshme, por të gjitha argumentojnë se Islami kushtëzon në udhëtimin e gruas prezencën e burrit të saj ose të një personi me të cilin asaj i ndalohet martesa përgjithmonë.
E kjo konsiderohet respekt dhe nder për gruan muslimane, sikur ajo ta dinte, dhe Allahu është Ai i Cili jep sukses.
Qëndrimi Islamit në lidhje me zbukurimin e gruas,përzierjen dhe të veçuarit e saj me një mashkull të huaj.
Qëndrimi i Islamit kundrejt këtyre injorancave është i qartë. Ai është qëndrim i natyrshëm dhe i logjikshëm, madje i pranuar edhe tek shijet e natyrshme.
Islami i kundërshton rrepësisht këto injoranca e posaçërisht injorancën e të vetmuarit, për të cilën i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk vetmohet një burrë me një grua vetem se shejtani është i treti i tyre.”[8]
“Të mos vetmohet askush me një grua, vetëm se të shoqëruar me një mahram.”[9]
Kështu thoshte i dërguari i Islamit, o ju muslimanë!
Ndërsa për ndalesën nga të zbukuruarit (në sy të të huajve), Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni veten siç bënin në kohën e xhahilisë (periudha e injorancës para Islamit).” [El Ahzab: 33]
Dhe thotë duke iu drejtuar të Dërguarit dhe të dashurit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O Pejgamber! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (mbulesën) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” [El Ahzab: 59]
Kështu e urdhëron Islami gruan muslimane duke filluar nga nënat e besimtarëve të pastërat e deri në ditët tona, e do të vazhdoj deri kur Allahu të shkatërrojë tokën dhe çka ka në të.
Ai e urdhëron atë për dlirësi, druajtje (të jetë e turpshme) dhe mos përzierje, pasi që turpi (droja) është prej degëve të imanit. Dhe e ndalon atë nga këto ultësira me një ndalim të rreptë, pasi që ato janë rrugë të fesadit (prishjes) së moralit, me të cilat nëse preken shoqëritë, atëherë humbin dhe shkojnë. Një poet e ka thënë të vërtetën në fjalën e tij:
“Popujt qëndrojnë aq sa qëndron morali i tyre,
e nëse ai shkon, kjo është edhe shkuarja e tyre!” 
Qëndrimi i Islamit në lidhje me punësimin e gruas.
Ne nuk themi, siç mund të mendohet, se gruaja nuk duhet të dalë nga shtëpia për t‘u ballafaquar me punën. Kurrësesi, por gruaja muslimane punon dhe ka variante të shumta pune.
Thënja se Islami e ndalon gruan nga të punuarit është njollosje për Islamin dhe emrin e tij, gjithashtu edhe fjala se vendet e punës së saj janë të pakta nuk është fjalë e mirëanalizuar. Gruaja muslimane është e lirë që të ballafaqohet me punën e saj duke mos qenë në vende ku ka burra, apo të përziehet a të vetmohet me ta.
Gruaja mundet të jetë mësuese, drejtoreshë apo të punojë në zyrat e shkollave për femra. Ajo mundet të punojë gjithashtu si doktoreshë, infermjere, zyrtare apo çdo punë që i përshtatet në spitalet e posaçme për gra, si dhe punë të tjera që i përshtaten natyrës së saj.
Ndërsa ajo grua e cila del nga shtëpia e saj, me qëllim kërkimi pune, e zbukuruar me zbukurimet e saj dhe e parfumosur në gjendje të urryer e duke u përdredhur sikur po reklamon veten e saj kur kalon mes burrave, sigurisht që qëndrimi i Islamit për të është të ngjasuarit e saj me prostitutën, ashtu siç është vërtetuar nga Tirmidhiu në hadithin e Ebu Musa el Eshariut, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse gruaja parfymoset dhe kalon pranë burrave, ajo është kështu e kështu! D.m.th: prostitutë.”[10]
Tirmidhiu thotë: Ky është hadith i saktë.
Hadith të ngjashëm me këtë ka transmetuar edhe Ebu Daudi nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu). Ajo që duket nga shprehja: “prostitutë”, është se ajo është fjalë e Ebu Musa el Eshariut si sqarim nga ai për fjalën “kështu e kështu”, e Allahu e din më së miri.
Shembulli i gruas është sikur shembulli i një njeriu i cili ka përgatitur një llojë ushqimi të shijshëm me mundime të shumta, pastaj e merr me vete në qosh të rrugës afër një moçali dhe ia heq mbulesën. Pastaj atij i vërsulen insektet nga çdo vend nga aroma e tij. Mizat sillen rrotull enës dhe disa prej tyre bjenë në të, ndërsa njerëzit e vështrojnë atë ushqim me pështirësi dhe fytyra të vrenjtura. Ndërsa në mbrëmje ai ushqim bëhet darka e qenëve, pasi atë e kanë mbuluar insektet.
Kështu është shembulli i atyre që shëtisin të zbukuruara nëpër rrugë, kështu që le ta pastrojë veten e saj muslimania dhe të ruajë nderin dhe virtytin e saj nga kjo ultësi, dhe të veshë mbulesën e drojtjes në trupin e saj, ashtu si e ka urdhëruar Zoti i saj. Kjo është më e mirë për të tek Allahu si dhe në mesin e shoqërisë.
Pas gjithë kësaj, Islami dëshiron që të ruajë familjen muslimane, sepse rregullimi i saj është rregullimi i të gjithë shoqërisë, ashtu siç është edhe prishja e saj prishje e masës së gjerë.
Islami është kujdesur me një kujdesje të veçantë për këtë kuptim e që nuk mungon kjo kujdesje as gjatë kohës së kryerjes së disa adhurimeve që janë të përbashkëta mes burrave dhe grave, në një vend të përbashkët si namazi i të xhumasë dhe i dy bajrameve, edhe këtu Islami e ka programuar si të kryhen edhe këto grumbullime gjatë adhurimeve.
I Dërguari me Udhëzimin e drejtë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), duke i rregulluar safat (rreshtat) për namaz, ka thënë: “Rreshti më i mirë për burra është ai i pari dhe më i keqi ai i fundit, ndërsa për gratë rreshti më i keqi është ai i pari.”[11]
Dhe nga njohja e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për atë që ndikon gruaja e parfumosur në gjokset e burrave, ai ka urdhëruar duke thënë: “Nëse gruaja del për në xhami, të lahet nga parfymi ashtu siç lahet nga xhunubllaku”.[12]
Them: Hadithi i fundit dhe ai para këtij llogariten nga shembujt më të fortë për parandalimin e së keqes, siç e vëren këtë, Allahu na mundësoftë të mirën!
Dhënia fund jetës bashkëshortore.
Jeta bashkëshortore merr fund me njërën nga këto dy ndarje:
01. Ndarje me vdekjen e njërit prej tyre, shpejtimin apo vonimin e së cilës nuk e zotëron asnjëri nga bashkëshortët, e për këtë nuk do të thellohemi më shumë në këtë pikë.
02. Ndarje me shkurorëzim, e kjo është tema e jonë:
Shkurorzimi në Islam llogaritet si rrugëdalje nga ajo që ndodh mes dy bashkëshortëve nga përçarjet, problemet e që është pika e fundit në zgjidhjen e problemeve bashkëshortore.
Zgjidhja e problemeve bashkëshortore fillon dhe kalon nëpër këto faza:
A - Këshilla. Ajo këshillë e cila përmban këshillim, mësim dhe sqarim gruas se cilat janë obligimet e saj kundrejt burrit të saj, ashtu si dhe sqarimi i obligimeve të burrit kundrejt gruas së tij. Këtu duhet theksuar mirë qartësimi i pasojave që rrjedhin nga kundërshtimi i burrit si dhe nga mosruajtja e të drejtave të tij.
B - Largimi nga shtrati. Një largim që i shkakton asaj të ndjehet e vetmuar dhe e pashoqëruar, e që aludon në pendim dhe kthyerje në respekt dhe kryerje të detyrave të saj.
C - Rrahja, por me kusht që të jetë rrahje edukimi dhe frikësimi e jo rrahje hakmarrjeje, me plagosje të lëkurës apo thyrje të eshtrave.
D - Mbledhja për pajtim dhe diskutim në të cilën merr pjesë një nga familja e saj dhe një nga familja e tij.
E nëse pas gjithë kësaj që kaloi nuk ka mundësi me u zgjidh ky problem, dhe secilit prej tyre i është ngushtuar jeta bashkëshortore, në këtë rast vjen shkurorëzimi duke i dhënë fund kësaj jete bashkëshortore e cila është shëndrruar në ferr pasi që duhej të ishte lumturi, mëshirë, qetësim dhe rehati.
Këto faza që i bëjnë pritë shkurorëzimit, apo që ndoshta e ndalin atë, i ka qartësuar sureja en Nisa në dy ajetet në vijim, ku Allahu i Madhëruar thotë:
“Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën, e edhe sepse ata shpenzojnë (për t‘i mbajtur ato) nga mjetet e tyre të jetesës. Kështu, gratë e drejta janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe në mungesë të bashkëshortëve të tyre, ruajnë çfarë Allahu i ka urdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë dhe pasurinë e bashkëshortëve të tyre etj). Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to, (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë nëse kjo ndikon tek ato), por në qoftë se ato kthehen përsëri te bindja, atëherë mos kërkoni kundër tyre mjete (përçmuese e mërzitëse). Vërtet Allahu është kurdoherë më i Larti, më i Madhi. Në qoftë se keni frikë se prishen marrëdhëniet mes atyre dyve (burrit e gruas), caktoni dy gjykatës, një nga familja e tij dhe një nga familja e saj. Në qoftë se ata të dy dëshirojnë pajtimin, Allahu do të bëjë të mundur pajtimin e tyre. Vërtet Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri, gjithnjë në Dijeni të plotë.” [en Nisa: 34-35]. 
Përse Islami e ka lënë shkurorëziminvetëm në dorën e burrit.
Nga ajo që kaloi më parë na u bë e qartë se legjitimiteti i shkurorzimit kishte vend të rendësishëm, nëse vërtetohet se kjo është shërimi i fundit për zgjedhje të problemeve bashkëshortore.
Por ka mbetur në këtë pikë edhe një pyetje e cila ka peshën e vetë nëse përgjigjja e saj kuptohet ashtu si duhet. Ajo pyetje është: Përse Islami e ka lënë shkurorëzimin vetëm në dorën e burrit??
Në fakt gruaja ka diçka në dorë, gjë e cila as nuk përmendet dhe bëhet fjalë për “El Hul‘u”, i cili është një ndarje ku bashkohet edhe gjyqi dhe nuk veçohet vetëm gruaja në të, siç është e ditur.
Kështu, në përgjigje të kësaj pyetje thuhet:
Përderisa ishte burri ai i cili pagoi prikën (mehrin) dhe të gjitha shpenzimet e tjera në jetën bashkëshortore, po kështu edhe shkurorëzimi është lënë në dorën e tij, pasi që ai nuk do të kursejë në ruajtjen e jetës bashkëshortore e që për formimin e saj ka shpenzuar, por do të jetë më i kujdesëshëm që formimi i kësaj baze familjare të vazhdojë të gëzojë qetësi dhe lumturi sa të ketë mundësi për këtë.
E sikur shkurorëzimi të ishte në dorën e gruas, do të shihnim gjëra si në vijim:
Shohim një burrë të ndërtojë pastaj e plotëson me orendi e kujdeset për rezultatet e pritura nga kjo shoqëri-shoqatë, pastaj shohim që gruaja, e cila është e mangët në logjikë dhe mendim, e shkatërron atë organizatë dhe i shkapërdis orenditë e saj për arsye nga më të kotat. Përse? Sepse nuk ka shpenzuar kur është formuar ajo organizatë, e ndoshta edhe ka pas dëshirë të largohet nga ajo që të provojë të tjera.
Jam i bindur se gruaja muslimane e drejtë në gjykim më beson mua para se të më besojë vetë burri, pasi që gjendja aktuale dhe gjestet e disa grave argumentojnë atë që folëm më herët, në kohën kur gruaja nuk e ka në dorë shkurorëzimin. E Allahu e di më së miri.
Dhe në mbyllje, o ju vëllezër muslimanë! Të përfaqësojmë Islamin tonë me veprat tona, aq sa të kemi mundësi për këtë dhe jo vetëm me fjalë, sepse Islami është fe e punës dhe praktikës dhe musliman është ai i cili i nënshtrohet me përkushtim urdhërave të Zotit të tij, Krijuesit të tij, duke i zbatuar ligjet e Tij.
Qëllimi i mirë, nijeti i sinqertë, vepra e mirë dhe mundimi i praktikimit të ligjit të Allahut, këto parime janë objekt i shikimit të Allahut robin e tij, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Allahu nuk vështron në fizionomitë tuaja e as në pasuritë tuaja, por vështron në zemrat tuaja dhe në veprat tuaja.”[13]
O Vëllezër! Ju keni rastin të punoni për fenë dhe Islamin tuaj, pasi që ligji i vendit tuaj ua lejon juve të jeni shërbëtorë të fesë suaj me të gjithë lirinë. Ju duhet ta kuptoni se kjo liri është mirësi nga Allahu për juve, andaj ju porosis që ta shfrytëzoni këtë me punë serioze për përhapjen e mësimeve të islamit tuaj.
E Allahu pa dyshim se do të jetë me ju, nëse jeni të sinqertë në punët tuaja, sepse Allahu i Madhëruar është me ata të cilët punojnë dhe janë të sinqertë. Atyre u jep sukses dhe i udhëzon në të Drejtën.
______________________________________________
[1] - Vërejtje: Nxjerrja e haditheve të përmendura në libër nuk janë nga puna e autorit (RahimehUllah).
[2] - Trans. Muslimi (35), nga hadithi i Ebu Hurejres.
[3] - Trans. Buhariu (6612) dhe Muslimi (2657), nga hadithi i Ebu Hurejrës.
[4] - Trans. Buhariu (5065) dhe Muslimi (1400), nga hadithi i Ibën Mesudit.
[5] - Trans. El Bejhakiu në Suneni el Kubra (vëll.VII, f. 78), nga hadithi i Ebu Humam, e ka vërtetuar Albani në “Sahih el Xhami” (2941).
[6] - Trans. Buhariu (5136) dhe Muslimi (1419), nga hadithi i Ebu Hurejrës.
[7] - Trans. Buhariu (1088) dhe Muslimi (1339), nga hadithi i Ebu Hurejrës.
[8] - Trans. Tirmidhiu (2165), nga hadithi i Umerit. Shejh Albani (Rahimullah) e ka konsideruar të saktë në “Sahih el Xhami” (2546).
[9] - Trans. Buhariu (5233) dhe Muslimi (1341), nga hadithi i Ibën Abasit.
[10] - Trans. Ebu Davudi (4173), Tirmidhiu (2786), Nesai (5126) nga hadithi i Ebu Musa el Eshari. Shejh el Albani (Rahimullah) e ka konsideruar të saktë në “Sahih el Xhami” (323).
[11] - Trans. Muslimi (440), nga hadithi i Ebi Hurejres.
[12] - Trans. Nesai (5127), nga hadithi i Ebi Hurejres. Shejh Albani e ka konsideruar të saktë në “Sahih el Xhami” (503).
[13] - Trans. Muslimi (2563), nga hadithi i Ebi Hurejres.
MEHRI I GRUAS PER MARTESE.
Mehri (Dhurata e kurorës)
Feja islame i ka kushtuar rëndësi përkujdesjes ndaj gruas dhe respektimit të saj duke i dhënë të drejtën e posedimit të pasurisë. Në periudhën e injorancës paraislame gruas i janë mohuar të drejtat dhe kujdestari i saj ka zotëruar gjithë pasurinë e saj duke mos i dhënë mundësi që të posedojë pasuri dhe të menaxhajë pasurinë e saj.
Feja islame e ka çliruar gruan nga kjo padrejtësi duke e obliguar mehrin mbi burrin dhe duke e bërë atë të drejtë të gruas dhe jo të babait të saj. Asnjëri prej të afërmëve të saj nuk ka të drejtë të marrë diçka nga pasuria e saj përveç me lejen dhe pëlqimin e saj.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Jepuani grave dhuratën e kurorës së tyre (mehrin) më të mirë. Në qoftë se ato me dëshirën e tyre ju dhurojnë diçka nga pasuria e tyre, atëherë hajeni atë pasi ajo është e mirë dhe e lejuar për ju.”[1]
Dhënia e mehrit për gratë është obligim që nuk mund të kompensohet. Nëse ato i dhurojnë burrit diçka nga mehri i tyre pasi e kanë zotëruar atë pa detyrim jo nga turpi ose mashtrim, atëherë ai mund ta marrë atë dhe kjo nuk konsiderohet mëkat.
Nëse gruaja i dhuron burrit diçka prej pasurisë së saj nga turpi, frika ose mashtrimi, atëherë ajo nuk lejohet të merret.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Në qoftë se dëshironi të merrni një grua në vend të një gruaje tjetër dhe njërës prej tyre i keni dhuruar më përpara një shumë të madhe, mos merrni prej saj asgjë. A do t‘ia merrni atë pa të drejtë dhe në mënyrë mizore? Si mund t‘ia merrni atë kur ju keni qënë të bashkuar me njëri-tjetrin (në një shtrat) dhe ato kanë marrë prej jush një premtim të fortë?”[2]
Mehri është i obliguar t‘i jepet gruas nga burri për ta kënaqur atë pasi burri konsiderohet përgjegjës për gruan e tij.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:
“Burrat janë përgjegjës për gratë sepse Allahu i ka preferuar disa mbi disa të tjerë dhe sepse ata kanë shpenzuar nga pasuritë e tyre.”[3]
Përveç kësaj, mehri është mjet për forcimin e lidhjes martesore dhe për realizimin e dashurisë dhe mëshirës në mes të bashkëshortëve.
Vlera e mehrit.
Juriprudenca islame nuk ka përcaktuar kufinj minimalë ose maksimalë për vlerën e mehrit. Njerëzit ndryshojnë në aspektin e pasurisë dhe varfërisë dhe secili vend ka traditat dhe zakonet e tij. Vlera e mehrit është lënë e lirë për t‘u përcaktuar nga secili sipas mundësisë së tij, gjëndjes financiare dhe traditave të familjes. Të gjitha argumentet tregojnë se kushti i vetëm i mehrit është që ai të jetë diçka me vlerë pa marrë parasysh nëse është në sasi të vogël apo të madhe. Lejohet që mehri të jetë një unazë hekuri, një enë e vogël me hurma, mësimi i Kuranit, etj. nëse të dy palët bien dakord për këtë.
01. Amir Bin Rebia tregon se një grua nga fisi Benu Fezare është martuar dhe mehri ka qënë një palë sandale. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka pyetur: “A ke qënë dakord që të marrësh për mehr një palë sandale?” Gruaja tha: “Po”. Atëherë Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e lejoi këtë martesë.”[4] Transmetuar nga Ahmedi, Ibn Maxheh dhe Tirmidhiu i cili e konsideron hadithin të saktë.
02. Sehl Bin Sa‘di tregon se një grua ka shkuar tek Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë ta dhuroj ty veten time.” Ajo qëndroi gjatë duke pritur përgjigjen dhe pastaj një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, a mund të martohem unë me të nëse ti nuk e do për vete?” Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pyeti: “A ke ndonjë pasuri për t‘i dhënë asaj për mehr?” Ai tha: “Nuk kam asgjë tjetër përveç këtij izari.” *
Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Nëse ia dhuron asaj këtë mbulojë nuk do të mbetet ty asgjë për t‘u mbuluar prandaj gjej diçka tjetër.” Burri tha: “Nuk gjej asgjë për t‘i dhënë.” Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Kërko të gjesh qoftë edhe një unazë prej hekuri.” Burri kërkoi por nuk gjeti asgjë. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pyeti: “A ke mësuar përmendësh ndonjë pjesë nga Kurani?” Burri i tregoi atij suret që dinte dhe pastaj Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “U martoj juve me çfarë ti ke mësuar nga Kurani.”[5] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi.
Në disa transmetime të tjera të sakta thuhet: “Mësoi asaj çfarë ti di nga Kurani.”[6] Sipas transmetimit të Ebu Hurejres burri ka ditur rreth njëzet ajete kuranore.[7]
03. Enesi tregon se Ebu Talha kërkoi të fejohet me Ummu Sulejmin dhe ajo i tha: “Një burrë si ti nuk mund të refuzohet por ti je jobesimtar dhe unë jam muslimane. Mua nuk më lejohet që të martohem me ty. Nëse bëhesh musliman, atëherë ky është mehri im dhe nuk do të kërkoj gjë tjetër.” Me të vërtetë ajo u martua me të dhe Islami i tij ishte mehri i saj.”[8]
Këto hadithe argumentojnë lejimin e mehrit në vlerë të vogël si edhe lejimin e konsiderimit të diçkaje të dobishme për mehr. Mësimi i Kuranit dhe pranimi i Islamit janë gjëra të dobishme.
Hanefijtë e kanë vlerësuar mehrin minimal dhjetë derhem, ndërsa Malikijtë e kanë vlerësuar atë tre derhem. Këto vlerësime nuk bazohen në ndonjë argument të qëndrueshëm prandaj nuk mund të merren për bazë.
Hafidhi ka thënë: “Janë transmetuar disa hadithe që flasin për vlerën minimale të mehrit por asnjeri prej tyre nuk është i saktë.”
Ibn Kajjimi i ka analizuar hadithet e sipërpërmendura duke thënë: “Ummu Sulejm ka zgjedhur që të përfitojë nga Islami i Ebu Talhas dhe ia ka dhuruar veten atij nëse përqafon Islamin. Ajo ka parapëlqyer këtë në vend të pasurisë që mund t‘i jepte burri për mehr. Mehri është legjitimuar si e drejtë e gruas që ajo të përfitojë prej tij. Nëse gruaja preferon për mehr diturinë, besimin, të mësuarit e Kuranit ose pranimin e Islamit nga burrit, atëherë ky konsiderohet mehri më i dobishëm dhe më i preferuar. Në këtë rast nuk mund të themi se akti i martesës është bërë pa mehr. Ku bazohet gjykimi për vlerësimin e mehrit me tre apo dhjetë derhem duke përdorur analogjinë e vlefshmërisë së mehrit sipas rasteve të përmendura në argumentet e mësipërme? Gruaja në këtë rast nuk i ngjason gruas e cila ia ka dhuruar veten e saj Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) sepse kjo gjë është lejuar vetëm për Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe jo për besimtarët. Gruaja në rastin e dytë ia dhuron veten Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa pasur nevojën e miratimit të kujdestarit dhe pa kërkuar vlerën e mehrit. Ndërsa për njerëzit e tjerë martesa duhet të plotësohet me pëlqimin e kujdestarit dhe me pranimin e mehrit. Nëse mehri nuk është diçka materiale kjo do të thotë se gruaja e ka kompensuar atë me diçka të dobishme dhe nuk ia ka dhuruar veten burrit pa asnjë shpërblim. Allahu (Xheleshanuhu) e ka specifikuar vetëm për Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që gruaja t‘ia dhurojë veten atij pa kërkuar mehr.”
Këto hadithe nuk përputhen me thëniet e disa dijetarëve si Ebu Hanifja dhe Ahmedi sipas një transmetimi, se mehri duhet të jetë vetëm në vlerë materiale dhe nuk lejohet që të jetë diçka e dobishme si p.sh. dituria, mësimi i Kuranit, etj.
Mendimi i Malikut se mehri minimal është tre derhem dhe mendimi i Ebu Hanifes se mehri minimal është dhjetë derhem nuk bazohen në argumente të qëndrueshme.
Në lidhje me mehrin ka edhe disa mendime të tjera që devijojnë nga e vërteta dhe nuk bazohen në asnjë argument nga Kurani, Tradita Profetike, mendimi unanim i dijetarëve islamë, analogjia apo thënia e ndonjë shoku të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Pretendimi i disave se hadithet e përmendura më sipër janë të specifikuara vetëm për Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të anulluara ose banorët e Medines nuk kanë vepruar sipas tyre është pretendim i pabazuar në ndonjë argument dhe si i tillë nuk merret në konsideratë.
Transmetohet se njëri ndër banorët më të njohur të Medines, Sejid Bin Musejebi e ka martuar vajzën e tij duke e përcaktuar mehrin vetëm dy derhem dhe askush nuk e ka kundërshtuar këtë. “Përkundrazi kjo gjë është konsideruar shprehje e virtyteve të tij të larta. Abdurrahman Bin Aufi është martuar duke dhënë për mehr vetëm pesë derhem dhe Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka miratuar këtë martesë. Askush tjetër përveç Allahut (Xheleshanuhu) nuk ka të drejtë të përcaktojë kufinjtë e vlerës së mehrit.”
Përsa i përket vlerës maksimale të mehrit mund të themi se ai nuk është i kufizuar.
Omeri (radijAll-llahu anhu), duke folur në minber e ka ndaluar që mehri të jetë në vlerë më të madhe se 400 derhem. Pasi ka zbritur nga minberi një grua nga fisi Kurejsh e ka kundërshtuar duke i thënë: “A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Madhëruar:
وَآتَيْتُمْ إِحْدَاهُنَّ قِنطَارًا
“Dhe njërës prej tyre i keni dhuruar më përpara një shumë të madhe” [9]
Atëherë Omeri (radijAll-llahu anhu) tha: “O Zot më fal, ka njerëz që janë më të ditur se Omeri.” Pastaj u ngjit përsëri në minber dhe tha: “Më parë ua ndalova që vlera e mehrit të më e lartë se 400 derhem. Tani po u them se kush dëshiron mund të japë sa të dëshirojë nga pasuria e tij.”[10] Transmetuar nga Said Bin Mensuri dhe Ebu Ja‘la sipas një vargu të mirë transmetimi.
Abdullah Bin Mus‘abi tregon se Omeri (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Mos u jepni grave mehr më të lartë se 40 ons [11] argjend. Kush jep më shumë, do ta kaloj shtesën në arkën e shtetit.” Një grua i tha: “Nuk ke të drejtë ta bësh këtë.” Omeri (radijAll-llahu anhu) e pyeti: “Përse?” Gruaja i tha: “Sepse Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Dhe njërës prej tyre i keni dhuruar më përpara një shumë të madhe” [12]
Atëherë Omeri (radijAll-llahu anhu) tha: “Kjo grua thotë të vërtetën ndërsa unë gabova.”[13]
Mospreferimi i teprimit në rritjen e vlerës së mehrit.
Feja islame i ka kushtuar rëndësi që t‘i japë mundësinë për t‘u martuar dhe për të shijuar kënaqësitë bashkëshortore një numri sa më të madh burrash dhe grash. Ky qëllim mund të realizohet vetëm me anë të lehtësimit të mjeteve të martesës në mënyrë të tillë që kjo të mundësohet edhe për të varfërit të cilët nuk kanë mundësi të japin shumë pasuri.
Meqënëse të varfërit përbëjnë shumicën, Islami nuk e pëlqen rritjen e vlerës së mehrit në mënyrë të tepruar. Ai na mëson se sa më i vogël të jetë mehri aq më e bekuar dhe e lumtur do të jetë martesa.
Aishja (radijAll-llahu anhu) tregon se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Martesa më e bekuar është ajo që që ka më pak shpenzime.”[14]
Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë: “Lumturia e gruas konsiston në vlerën e vogël të mehrit, lehtësimin e martesës dhe në moralin e saj të mirë. Fatkeqësia e saj konsiston në vlerën e madhe të mehrit, vështirësimin e martesës dhe në moralin e saj të keq.”[15]
Shumë njerëz i neglizhojnë këto mësime të larta dhe ndjekin zakonet e vjetra të periudhës paraislame për rritjen e vlerës së mehrit në mënyrë të tepruar. Ata nuk pranojnë të martojnë vajzat e tyre nëse burri nuk është i aftë të paguajë një vlerë të madhe pasurie për mehr. Kjo gjë ia vështirëson martesën burrit dhe e kthen gruan në një plaçkë që shitet dhe blihet. Shumë të rinj ankohen për këtë gjë sepse ajo ka shkaktuar shfaqjen e krizës së martesës e cila i dëmton burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë. Nga ana tjetër, kjo ka shkaktuar shfaqjen e degjenerimit dhe degradimit moral pasi e ndaluara është bërë më e lehtë për t‘u arritur sesa e lejuara.
Përshpejtimi i pagimit të mehrit dhe shtyrja e tij.
Lejohet përshpejtimi i pagimit të mehrit dhe shtyrja e tij ose përshpejtimi i pagimit të një pjese të mehrit dhe shtyrja e pagimit të pjesës së mbetur sipas traditave dhe zakoneve të njerëzve.
Preferohet përshpejtimi i pagimit të një pjese të mehrit duke u bazuar në hadithin e transmetuar nga Ibn Abbasi (radijAll-llahu anhu) i cili tregon se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar Aliun (radijAll-llahu anhu) që të kryejë marrëdhënie intime me Fatimen derisa t‘i japë asaj një pjesë të mehrit. Aliu ka thënë: “Nuk posedoj asgjë për t‘i dhënë asaj.” Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka pyetur: “Ku e ke mburojën tënde?” Atëherë Aliu i dha asaj mburojën e tij.”[16] Transmetuar nga Ebu Daudi, Nesaiu dhe Hakimi i cili e konsideron hadithin të saktë.
Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh transmetojnë se Aishja (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Më ka urdhëruar Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që ta lejoj një grua të kryejë marrëdhënie intime me burrin e saj para se ai t‘i japë asaj diçka nga mehri.”[17]
Ky hadith tregon se lejohet që bashkëshortët të kryejnë marrëdhënie intime para se burri t‘i japë diçka nga mehri gruas. Ndërsa hadithi i transmetuar nga Ibn Abbasi (radijAll-llahu anhu) tregon se ndalimi i kryerjes së marrëdhënieve intime para se burri t‘i japë gruas diçka nga mehri është i preferuar.
Euzaiu ka thënë: “Muslimanët e parë e kanë preferuar moskryerjen e marrëdhënieve intime në mes bashkëshortëve para dhënies së një pjese të mehrit.”
Zuhriu ka thënë: “Tradita Profetike na mëson se bashkëshortët nuk duhet të kryejnë marrëdhënie intime para se burri t‘i japë gruas diçka nga mehri ose ndonjë rrobë. Kështu kanë vepruar dhe muslimanët e parë.”
Burri ka të drejtë të kryejë marrëdhënie me gruan e tij dhe ajo duhet t‘i dorëzohet atij dhe të mos e refuzojë edhe nëse nuk i ka dhënë ende mehrin e përshpejtuar për të cilin kanë rënë dakort edhe pse ky mehr është haku (e drejtë) i, e saj.
Ibn Hazmi ka thënë: “Kur dikush martohet, pa marrë parasysh nëse e ka përcaktuar shumën që do t‘i japë gruas ose jo, ai ka të drejtë të kryejë marrëdhënie intime me gruan e tij me ose pa dëshirën e saj. Burri është i obliguar që t‘i japë më vonë gruas vlerën e mehrit me ose pa dëshirën e tij. Mosdhënia e një pjese të mehrit nuk është shkak për ndalimin e marrëdhënieve bashkëshortore.Burrit i jepet e drejta që të kryej marrëdhënie me të edhe para dhënies së mehrit, ndërsa gruas i jepet e drejta të përfitojë mehrin prej burrit të saj sipas mehrit që ai ka (i gjendet). Nëse nuk e kanë përcaktuar vlerën e mehrit, atëherë ai duhet t‘i japë gruas vlerën e mehrit mesatar ose një vlerë tjetër më të vogël apo më të madhe nëse bien dakord për këtë.”
Ebu Hanifja ka thënë: “Burri ka të drejtë të kryejë marrëdhënie intime me gruan e tij me ose pa dëshirën e saj nëse ata kanë rënë dakord për shtyrjen e dhënies së mehrit sepse ajo vetë ka rënë dakort për shtytjen e mehrit dhe kjo nuk e rrëzon të drejtën e tij (burrit). Nëse ata kanë rënë dakord për parapagimin e mehrit ose të një pjese të tij, atëherë burrit i lejohet të kryejë marrëdhënie intime me gruan e tij derisa t‘i japë asaj vlerën e mehrit për të cilën ata kanë rënë dakord. Gruaja ka të drejtë të refuzojë kryerjen e marrëdhënieve intime derisa burri të parapaguajë vlerën e mehrit për të cilën ata kanë rënë dakord.”
Ibn Mundhiri ka thënë: “Të gjithë dijetarët që dimë kanë rënë dakord se gruaja ka të drejtë të refuzojë kryerjen e marrëdhënieve intime derisa burri t‘i japë asaj mehrin.”
Autori i librit “El- Muhal-la” e ka debatuar (diskutuar) këtë mendim (mendimin e Ibn Mundhirit) dhe ka thënë: “Të gjithë dijetarët islamë janë dakord se me lidhjen e aktit të martesës ajo bëhet bashkëshortja e tij. Gruaja konsiderohet e lejuar për burrin dhe burri konsiderohet i lejuar për gruan. Ata që mendojnë se gruaja ka të drejtë të refuzojë kryerjen e marrëdhënieve intime derisa burri t‘i japë asaj mehrin ose një pjesë të tij kanë ndarë burrin nga gruaja e tij pa pasur ndonjë argument nga Kurani ose Tradita Profetike për këtë.”
E vërteta është ajo që kemi thënë më sipër se burrit nuk i mohohet e drejta e tij dhe gruas e drejta e saj e mehrit. Burri ka të drejtë të kryejë marrëdhënie intime me gruan e tij me ose pa dëshirën e saj dhe ai është i obliguar t‘i japë asaj nga pasuria që ka vlerën e mehrit me ose pa dëshirën e tij. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka konfirmuar vërtetësinë e thënies: “Secilit jepi të drejtën e tij.”[18]
Kur obligohet dhënia e mehrit të caktuar plotësisht.
Mehri i caktuar duhet të jepet i plotë në rastet e mëposhtme:
01 - Kur ndodh kryerja e marrëdhënieve intime duke u bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:
“Në qoftë se dëshironi të merrni një grua në vend të një gruaje tjetër dhe njërës prej tyre i keni dhuruar më përpara një shumë të madhe, mos merrni prej saj asgjë. A do t‘ia merrni atë pa të drejtë dhe në mënyrë mizore? Si mund t‘ia merrni atë kur ju keni qënë të bashkuar me njëri-tjetrin (në një shtrat) dhe ato kanë marrë prej jush një premtim të fortë?”[19]
02 - Kur njëri prej bashkëshortëve vdes para kryerjes së marrëdhënieve intime.Ky është mendimi unanim i gjithë dijetarëve.
03 - Ebu Hanifja mendon se në qoftë se bashkëshortët qëndrojnë vetëm, atëherë gruaja ka të drejtën e mehrit të plotë. Kjo është e vlefshme për rastin kur burri dhe gruaja qëndrojnë në një vend vetëm dhe janë të sigurtë se nuk i sheh kush dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për kryerjen e marrëdhënieve intime si p.sh. njëri prej tyre të jetë duke plotësuar një agjërim të detyrueshëm ose gruaja të jetë me menstruacione. E njëjta gjë vlen edhe në rastin kur ata rrinë vetëm dhe nuk ka asnjë pengesë fizike ose natyrore për kryerjen e marrëdhënieve intime si p.sh. njëri prej tyre të mos jetë i aftë për kryerjen e marrëdhënieve intime për shkak të ndonjë sëmundjeje ose me ta ndodhet një person i tretë.
Ebu Hanifja e argumenton mendimin e tij me transmetimin e Ebu Ubejdes nga Zaide Bin Ebu Eufa i cili thotë: “Katër prijësit e parë të udhëzuar e të drejtë të muslimanëve kanë gjykuar se kur mbyllet dera dhe ulen perdet atëherë obligohet dhënia e mehrit.”[20]
Vekiu transmeton se Nafi Bin Xhubejri ka thënë: “Shokët e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kanë thënë se kur ulen perdet dhe mbyllet dera atëherë obligohet dhënia e mehrit.” Sepse ajo e ka plotësuar detyrimin e saj duke ia dorëzuar veten e saj bashkëshortit dhe për rrjedhojë asaj i takon mehri.
Shafiu, Maliku dhe Daudi e kanë kundërshtuar këtë mendim duke thënë: “Mehri i plotë duhet të jepet vetëm kur bashkëshortët kryejnë marrëdhënie intime.[21] Kur bashkëshortët qëndrojnë në një vend vetëm, atëherë obligohet dhënia e gjysmës së mehrit duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:
“Nëse i divorconi ato para kryerjes së marrëdhënieve intime, dhe më parë u keni caktuar atyre një dhuratë martese (mehr) të caktuar, atëherë duhet t‘u jepni atyre gjysmën e asaj që keni caktuar.”[22]
Obligohet dhënia e gjysmës së mehrit kur divorci ndodh para se burri ta prekë gruan me të cilën nënkuptohet kryerja e marrëdhënieve intime. Në rastin e të ndenjurit të bashkëshortëve vetëm nuk ndodh prekja dhe si rrjedhim, nuk obligohet dhënia e mehrit të plotë. Shurejhu ka thënë: “Nuk kam dëgjuar që Allahu të ketë përmendur në Kuran derë ose perde. Nëse burri pretendon se ai nuk e ka prekur gruan, atëherë ai duhet të japë vetëm gjysmen e mehrit.”
Said Bin Mensuri transmeton se Ibn Abbasi ka thënë në lidhje me një burrë që ka ndenjur vetëm me gruan e tij dhe më pas e ka divorcuar atë duke pretenduar se nuk e ka prekur: “Ai duhet të japë gjysmën e mehrit.”[23]
Abdurrezaku transmeton se Ibn Abbasi ka thënë: “Mehri i plotë obligohet vetëm kur burri kryen marrëdhënie intime me gruan.”
Obligimi i dhënies së mehrit të përcaktuar në një martesë të parregullt pas kryerjes së marrëdhënieve intime.
Në qoftë se një burrë martohet me një grua, kryejnë marrëdhënie intime së bashku dhe më vonë rezulton se akti i martesës nuk ka qënë i rregullt për ndonjë arsye, atëherë obligohet që burri t‘i japë gruas mehrin e caktuar plotësisht. Ebu Daudi transmeton se Basra Bin Ekthemi është martuar me një grua të pamartuar më parë dhe pasi ka kryer marrëdhënie me të ka rezultuar se ajo është shtatzënë nga një burrë tjetër. Kur i ka treguar Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për këtë, ai ka thënë: “Gruas i jepet mehri i plotë sepse ke kryer marrëdhënie me të. Fëmija i saj do të jetë skllavi yt dhe kur ajo të lindë, fshikullojeni me kamxhik.”[24]
Ky hadith tregon se obligohet dhënia e mehrit të plotë në një martesë të parregullt nëse bashkëshortët kryejnë marrëdhënie intime. Nga ana tjetër, ky hadith argumenton pavlefshmërinë dhe prishjen e martesës me një grua shtatzënë nga marrëdhëniet jashtë kurore.
Martesa pa përmendjen e mehrit.
Martesa pa përmendjen e mehrit është e vlefshme sipas mendimit të shumicës së dijetarëve duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:
“Nuk është mëkat për ju nëse i divorconi gratë para kryerjes së marrëdhënieve intime me to dhe para se t‘u caktoni atyre vlerën e mehrit.”[25]
Ky ajet do të thotë se nuk është mëkat ndarja e gruas para kryerjes së marrëdhënieve intime dhe para caktimit të mehrit.
Nëse dikush martohet pa e caktuar mehrin duke e kushtëzuar mosdhënien e tij, atëherë martesa nuk është e vlefshme. Ky është mendimi i Malikijve dhe Ibn Hazmit i cili ka thënë: “Nëse burri kushtëzon mosdhënien e mehrit, atëherë martesa është e parregullt duke u bazuar në fjalën e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Çdo kusht që nuk është përmendur në librin e Allahut (Xheleshanuhu) është i pavlefshëm.”[26] Kushtëzimi i mosdhënies së mehrit nuk është i përmendur në librin e Allahut, prandaj ai është i pavlefshëm. Përkundrazi, Allahu (Xheleshanuhu) përmend në librin e Tij atë çka e hedh poshtë këtë kusht. Ai thotë në Kuran:
“Jepuani grave dhuratën e kurorës së tyre (mehrin) më të mirë.”[27]
Pra është e qartë që ai është një kusht i pavlefshëm dhe martesa e përmendur më sipër (me vënien kusht mos dhënien e mehrit) nuk është lidhur veçse duke e konsideruar të saktë atë çka në të vërtetë është e gabuar .Përfundimisht kjo martesë nuk është e saktë.
Hanefijtë mendojnë se martesa është e rregullt sepse mehri sipas tyre nuk është prej kushteve dhe bazave të aktit të martesës.
Obligimi i dhënies së mehrit mesatar pas kryerjes së marrëdhënieve intime ose vdekjes së burrit para kryerjes së marrëdhënieve intime.
Nëse burri kryen marrëdhënie intime me gruan ose vdes para kryerjes së marrëdhënieve intime, atëherë gruaja ka të drejtën e mehrit mesatar dhe trashëgimisë. Ebu Daudi transmeton se Abdullah Bin Mes‘udi ka thënë në lidhje me këtë çështje: “Po them mendimin tim në lidhje me këtë çështje, nëse është i saktë, ai është prej Allahut (Xheleshanuhu) dhe nëse nuk është i saktë, ai është prej meje. Në këtë rast gruaja ka të drejtën e mehrit që u jepet grave të tjera të ngjashme me të pa i shtuar apo hequr diçka. Gruaja duhet të respektojë periudhën e pritjes dhe ajo ka të drejtë në trashëgimi.” Makil Bin Jesari është ngritur dhe ka thënë: “Vërtetoj se ke gjykuar sipas gjykimit të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në rastin e Berva Bint Vashik.”[28]
Të këtij mendimi janë edhe Ebu Hanifja, Ahmedi, Daudi dhe Shafiu sipas thënies së tij më të saktë.
Mehri mesatar.
Mehri mesatar është mehri të cilin e meriton gruaja dhe i cili u jepet grave të ngjashme me të gjatë kohës së lidhjes së aktit të martesës në moshë, bukuri, pasuri, zgjuarsi, besim, virgjëri, ka qenë e martuar më parë, vendi dhe gjithçka që është shkak për ndryshimin e sasisë së mehrit. Kjo ngjashmëri merret parasysh në kohën dhe vendin e nënshkrimit të aktit. Ngjashmëria merret në konsideratë edhe në aspektin e të pasurit fëmijë apo jo sepse vlera e mehrit të një gruaje ndryshon në varësi të këtyre cilësive.
Gruaja duhet të krahasohet me gratë e afërta me të nga ana e babait si motra, halla dhe vajzat e xhaxhallarëve. Ndërsa Ahmedi ka thënë: “Gruaja mund të krahasohet me gratë e afërta me të si nga ana e babait ashtu dhe nga ana e nënës.”
Nëse gruaja nuk ka ndonjë grua të afërt nga ana e babait që mund të krahasohet me të për të caktuar vlerën e mehrit, atëherë gruaja mund të krahasohet me një grua jo të afërt familja e së cilës i ngjason familjes së saj.
Martesa e vajzës që nuk e ka arritur moshën madhore me një vlerë mehri më të vogël se mesatarja
Shafiu, Daudi, Ibn Hazmi dhe dy shokët e Ebu Hanifes mendojnë se babait nuk i lejohet që ta martojë vajzën e tij që nuk e ka arritur moshën madhore me një vlerë mehri më të vogël se mesatarja. Vajza nuk është e detyruar ta pranojë gjykimin e babait sepse mehri mesatar është e drejtë e saj dhe babai nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pasurinë e saj.
Ebu Hanifja ka thënë: “Nëse babai e marton vajzën e tij që nuk e ka arritur moshën madhore me një vlerë mehri më të vogël se mesatarja, kjo është e lejuar. Kjo gjë lejohet kur martesa bëhet vetëm nga babai ose gjyshi i vajzës.”
Përgjysmimi i mehrit.
Burri është i obliguar t‘i japë gjysmën e vlerës së mehrit gruas të cilën e divorcon para kryerjes së marrëdhënieve intime nëse ata e kanë caktuar vlerën e mehrit para martesës. Allahu i Lartësuar thotë:
“Nëse i divorconi ato para kryerjes së marrëdhënieve intime, dhe më parë u keni caktuar atyre një dhuratë martese (mehr) të caktuar, atëherë duhet t‘u jepni atyre gjysmën e asaj që keni caktuar përveç nëse ato ju falin ose ju fal ai në dorën e të cilit është lidhja e kurorës. Me të vërtetë falja është më afër devotshmërisë. Mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet Allahu shikon çfarë veproni.”[29] 
Domosdoshmëria e kompensimit të mehrit.
Nëse burri e divorcon gruan para kryerjes së marrëdhënieve intime dhe ata nuk e kanë përcaktuar vlerën e mehrit në kohën e nënshkrimit të aktit, atëherë ai duhet t‘i japë gruas një vlerë kompensimi të mehrit. Ky është njëri prej llojeve të lirimit me mirësi për të cilin Allahu i Lartësuar flet në ajetin e mëposhtëm:
فَإمْسَاكٌ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌ بِإِحْسَانٍ
“Ose mbajini ato me dashamirësi ose lirojini me mirësi.”[30]
Të gjithë dijetarët islamë janë të mendimit se gruas së cilës nuk i është caktuar mehri më përpara dhe që ndahet para kryerjes së marrëdhënieve intime, nuk i jepet gjë tjetër përveç kompensimit. Vlera e kompensimit ndryshon në varësi të pasurisë së burrit. Ai nuk ka kufinj të caktuar duke u bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:
“Nuk është mëkat për ju nëse i divorconi gratë para kryerjes së marrëdhënieve intime me to dhe para se t‘u caktoni atyre vlerën e mehrit, por kompensoni ato; i pasuri sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Kompensimi me dashamirësi është obligim për besimtarët e devotshëm.”[31]
Anullimi i mehrit.
Burri nuk është i obliguar t‘i japë gruas mehrin kur ndarja ndodh nga ana e gruas para kryerjes së marrëdhënieve intime. Kështu nëse gruaja e braktis fenë islame ose e prish aktin e martesës për shkak të pamundësisë së burrit për të përballuar shpenzimet financiare ose për shkak të të metave të tij, atëherë ajo nuk ka të drejtë mehri. E njëjta gjë vlen edhe kur burri e prish aktin e martesës për shkak të të metave të gruas ose kur gruaja bën zgjedhjen e prishjes së martesës pas arritjes së moshës madhore.
Gruaja në këto raste nuk përfiton kompensim mehri sepse prishja e martesës është bërë nga ana e saj.
Mehri anullohet gjithashtu edhe në rastin kur gruaja vetë kërkon që burri mos t‘ia japë mehrin para kryerjes së marrëdhënieve intime ose kur ajo i‘a dhuron mehrin burrit të saj. Në këtë rast mehri anullohet nga gruaja dhe është e drejta e saj të veprojë si të dëshirojë me të.
Rritja e vlerës së mehrit pas nënshkrimit të aktit të martesës.
Ebu Hanifja ka thënë: “Rritja e vlerës së mehrit pas nënshkrimit të aktit të martesës është e pranueshme nëse bashkëshortët kryejnë marrëdhënie intime ose kur burri vdes. Nëse burri e divorcon gruan para kryerjes së marrëdhënieve intime, atëherë rritja e vlerës së mehrit nuk është e pranueshme dhe gruaja ka të drejtë që të marrë vetëm gjysmën e mehrit të caktuar.” *
Maliku ka thënë: “Rritja e vlerës së mehrit është e pranueshme nëse bashkëshortët kryejnë marrëdhënie intime. Nëse burri e divorcon gruan para kryerjes së marrëdhënieve intime, atëherë ajo ka të drejtë të marrë gjysmën e shtesës dhe gjysmën e mehrit të caktuar. Nëse burri vdes para kryerjes së marrëdhënieve intime dhe para dhënies së shtesës së mehrit, atëherë rritja e vlerës së mehrit nuk është e vlefshme dhe gruaja ka të drejtë të marrë vetëm mehrin e caktuar.”
Shafiu ka thënë: “Rritja e vlerës së mehrit konsiderohet dhuratë. Nëse burri ia ka dhënë atë gruas, ajo lejohet. Nëse jo, ajo nuk është e vlefshme.”
Ahmedi ka thënë: “Rritja e vlerës së mehrit ka të njëjtin gjykim sikurse mehri i caktuar.”
Mehri i mbajtur sekret dhe mehri i shpallur.
Nëse dy palët e martesës bien dakord për mbajtjen sekret të vlerës së mehrit dhe shpallin para njerëzve një vlerë më të madhe, lind pyetja: Nëse lindin mosmarrveshje në mes palëve, si mund të veprojë gjykatësi?
Ebu Jusufi ka thënë: “Gjykatësi duhet të gjykojë sipas vlerës së mbajtur sekret sepse ajo përfaqëson vullnetin dhë qëllimin e vërtetë të palëve.”
Disa dijetarë të tjerë mendojnë se gjykatësi duhet të marrë në konsideratë vlerën e mehrit të shpallur gjatë aktit të martesës. Çfarë ka qënë sekret e di vetëm Allahu (Xheleshanuhu) dhe gjykimi duhet të bazohet në atë që dihet. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, Muhamedit, Ahmedit (sipas thënies së transmetuar nga Ethremi), Shabiut, Ibn Ebu Lejlës dhe Ebu Ubejdit.
Marrja e mehrit.
Nëse gruaja nuk e ka arritur moshën madhore, atëherë babai i saj ka të drejtë ta marrë mehrin sepse ai është kujdestari i pasurisë së saj prandaj atij i takon ta marrë këtë mehr njëlloj siç i takon të marrë vleftën e mallit të saj pas shitjes së tij. Nëse gruaja nuk ka baba ose gjysh, atëherë kujdestari i saj financiar e merr mehrin e saj dhe e lë atë në ruajtje të por ai nuk ka të drejtë ta përdorë atë pa lejen e gjykatës përkatëse. Përsa i përket mehrit të gruas së rritur që ka qënë e martuar më përpara, askush nuk ka të drejtë ta marrë atë pa lejen e saj nëse është e pjekur sepse vetëm ajo mund të veprojë me pasurinë e saj. Nëse babai e merr mehrin në praninë e saj, kjo nënkupton se ajo e lejon atë që të veprojë në këtë mënyrë pasi heshtja e saj konsiderohet aprovim i veprimit të babait.
“Ndërsa mehri i vajzës që nuk ka qënë e martuar më përpara por që është në moshë madhore dhe e shëndoshë nga ana mendore, nuk mund të merret nga babai pa miratimin e saj nëse e ka arritur moshën juridike [32] sikurse gruaja që ka qënë e martuar më përpara, ndërsa burri konsiderohet se ka dalë nga kjo përgjegjësi pasi leja e saj për marrjen e mehrit nga babai i saj i ngjason rastit kur babai merr vleftën e mallit të saj pas shitjes së tij.”
Disa dijetarë mendojnë se babai ka të drejtë ta marrë mehrin pa miratimin e saj sepse ajo i ngjason vajzës së vogël në moshë dhe sepse kjo është në traditën e njerëzve.
Paja e nuses.
Paja përfshin orenditë shtëpiake dhe rrobat që gruaja dhe familja e saj përgatisin që ajo t‘i marrë me vete tek shtëpia e burrit pas martesës. Eshtë bërë traditë që gruaja dhe familja e saj të pajisin shtëpinë bashkëshortore me orendi të ndryshme dhe ky është një mjet për ta bërë gruan të lumtur me rastin e dasmës së saj.
Nesaiu trensmeton se Aliu (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka përgatitur Fatimen me rastin e martesës duke i dhënë asaj një rrobë kadifeje, një shakull dhe një jastek të mbushur me bimë me aromë të mirë.”[33]
Kjo nuk është gjë tjetër veçse traditë e njerëzve.
Në aspektin fetar përgjegjësi i vetëm për mbushjen e shtëpisë me orendi dhe gjëra të tjera të nevojshme është burri. Gruaja nuk është përgjegjëse për ta bërë këtë pa marrë parasysh vlerën e mehrit që i është dhënë, edhe nëse vlera e mehrit është shtuar me qëllim përgatitjen e pajës. Mehri i jepet gruas në këmbim të kënaqësive bashkëshortore dhe jo për mbushjen e shtëpisë bashkëshortore me orendi dhe gjëra të tjera. Mehri është e drejtë vetëm e gruas dhe babai, burri apo dikush tjetër nuk kanë të drejtë ta përdorin atë.
Malikijtë mendojnë se mehri nuk është e drejtë vetëm e gruas dhe për pasojë, ajo nuk mund ta përdorë atë për të mbuluar shpenzimet e saj apo për të paguar ndonjë borxh që ajo ka. Gjithsesi, lejohet që mehri të përdoret për shpenzimet e saj nëse gruaja është nevojtare dhe për të paguar ndonjë borxh të vogël nëse vlera e mehrit është e madhe.
Gruaja nuk ka të drejtë të bëjë gjërat e sipërpërmendura sepse ajo është e obliguar që të përgatisë pajën e saj dhe të mbushë shtëpinë bashkëshortore me orendi. Sipas traditave të njerëzve, gruaja e përgatit pajën me vlerën e mehrit që ka marrë nga burri para kryerjes së marrëdhënieve intime ose me vlerën e mehrit që ajo do të marrë nga burri nëse dhënia e mehrit është shtyrë. Nëse dhënia e një pjese të mehrit është shtyrë pas kryerjes së marrëdhënieve intime, atëherë gruaja nuk është e obliguar ta përdorë shumën që do të marrë më vonë për pajisjen e shtëpisë përveç rastit kur kjo është kushtëzuar apo është traditë.
Ligjëvënësit janë mbështetur mbi shkollën juridike malikije kur kanë përgatitur projektligjin e gjëndjes civile në lidhje me këtë çështje. Artikulli 66 i këtij projektligji thotë: “Gruaja është e obliguar të përgatisë pajën e saj me vlerën e mehrit që i është dhënë paraprakisht para kryerjes së marrëdhënieve intime nëse palët nuk kanë rënë dakord ndryshe. Nëse burri nuk i ka dhënë gruas paraprakisht asnjë vlerë nga mehri, atëherë ajo nuk është e obliguar të përgatisë pajën përveç nëse ata kanë rënë dakord për këtë apo kjo është traditë e njerëzve.” [34]
Ndërsa paja të cilën gruaja e përgatit nga pasuria e saj ose e babait të saj, ajo konsiderohet pronë e gruas dhe burri apo dikush tjetër nuk kanë të drejtë mbi të. Gruaja mund ta lejojë burrin dhe musafirët e tij që të përfitojnë prej saj. Gjithsesi, nëse ajo nuk dëshiron ajo ka të drejtë ta ndalojë burrin që të përfitojë prej pajës së saj dhe burri nuk mund ta detyrojë atë që të veprojë ndryshe.
Maliku ka thënë: “Burri ka të drejtë që të përfitojë nga paja e gruas së tij në përputhje me traditat e njerëzve.”
______________________________________________
[1] - Kuran: En Nisa 4
[2] - Kuran: En Nisa 20-21
[3] - Kuran: En Nisa 34
[4] - Hadith Daif – i dobët. “Irvaul Galil” 1926. E ka nxjerrë Ahmedi 3/445, Tirmidhiu 1113, Ibën Maxheh 1888 dhe Bejhakiu 7/138.
* Izari është një lloj rrobe me të cilën mbulohet gjysma e poshtme e trupit.
[5] - Buhariu: 5087, 5871, “Kapitulli i martesës” dhe “Kapitulli i veshmbathjeve”, Muslimi: 3472, “Kapitulli i martesës”, Ebu Daudi 2111, Nesai 3359, Tirmidhiu 1114.
[6] - Muslimi 3473.
[7] - Transmetim i dobët. “Sunenu Ebi Daud” 2112.
[8] - Hadith Sahih. “Sunenu en Nesai” 3341.
[9] - Kuran: En Nisa 20
[10] - Ether Daif – Munker (i dobët dhe i papranueshëm në domethënie). “Irvaul Galil” 6/347-348. E ka nxjerrë Bejhakiu 7/233.
[11] - Njësi mase e barabartë me 28.35 gram. (Shënim i përkthyesit).
[12] - Kuran: En Nisa 20
[13] - Transmetim i dobët. “Irvaul Galil” 6/347-348.
[14] - Hadith Daif – i dobët. “Irvaul Galil” 1928. E ka nxjerrë Nesai 1/99, Ibën Ebi Shejbe 7/19/2, Bejhakiu 7/235, El Hakim 2/178.
[15] - Hadith Daif – i dobët. “Irvaul Galil” 6/350. E ka nxjerrë Ahmedi 6/77, 91, Ibën Hibani 1256, Bejhakiu dhe el Hakim 2/181.
[16] - Hadith Sahih. “Sunenu Ebi Daud” 2125, 2126, “Sunenu en Nesai” 3375, 3376.
[17] - Hadith Daif – i dobët. “Sunenu Ebi Daud” 2128, “Sunenu Ibën Maxheh” 1992.
[18] - Buhariu “Kapitulli i agjërimit” dhe “Kapitulli i edukatës”, Tirmidhiu 2413.
[19] - Kuran: En Nisa 20-21
[20] - Transmetim i saktë nga Umeri dhe Aliu. “Irvaul Galil” 1837. E ka nxjerrë Ahmedi, Bejhakiu, Ibën Ebi Shejbe, Darakutni.
[21] - Maliku mendon se kur gruaja qëndron vetëm me burrin për një kohë të gjatë atëherë obligohet dhënia e mehrit të plotë edhe nëse nuk kanë kryer marrëdhënie intime. Ibn Kasim dhe njëri prej pasuesve të tij e ka përcaktuar këtë periudhë një vit.
[22] - Kuran: El Bekare 237
[23] - Ether Sahih – i saktë. Shejh Albani e ka përmendur në “Es Silsiletu ed Daife” në shënimet e hadithit me nr. 1019. Atë e ka nxjerrë Bejhakiu.
[24] - Hadith Daif – i dobët. “Sunenu Ebi Daud” 2131.
[25] - Kuran: El Bekare 236
[26] - Nxjerrja e tij është përmendur më parë.
[27] - Kuran: En Nisa 4
[28] - Ether Sahih. “Irvaul Galil” 1939. E ka nxjerrë Ebu Daudi 2114, Nesai 3354, Tirmidhiu 1145, Ibën Maxheh 1891, etj.
[29] - Kuran: El Bekare 237
[30] - Kuran: El Bekare 229
[31] - Kuran: El Bekare 236
* Në këtë mënyrë është vepruar në mënyrë të vazhdueshme.
[32] - Mosha juridike sipas legjislacionit egjiptian është 21 vjeç.
[33] - Me zinxhir transmetimi të dobët. “Sunenu en Nesai” 3384. Por ka ardhur në hadith të saktë tek Ibën Maxheh 4152, nga Aliu (radiallahu anhu) se: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i solli Aliut dhe Fatimes një rrobe të bardhë për ata dy –një copë e bardhë prej leshi- të cilën Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e kishte përgatitur për ata dy, si dhe një jastëk të mbushur me bimë dhe një shakull (enë prej lëkure).”
[34] - Rregullat e gjendjes civile fq 214 Dr . Jusuf Musa.
 Respektimi i Prindërve në Islam.
Muslimani beson në të drejtën e prindërve të tij mbi të dhe në obligueshmërinë e respektimit të tyre, bindjes ndaj tyre dhe bamirësisë ndaj tyre. Jo sepse ata kanë qenë shkak i ardhjes së tij në jetë, as sepse ata i kanë bërë mirë atij dhe janë përpjekur e munduar për rritjen e tij, dhe kështu ai duhet t‘u kthejë të mirën me të mirë, por sepse Allahu i Madhëruar e ka bërë të obligueshme bindjen ndaj tyre dhe i ka ngarkuar fëmijës mirësjelljen dhe bamirësinë ndaj prindërve të tij, madje Ai ka bashkuar mes të drejtës së prindërve dhe të drejtës së Tij për t‘u adhuruar vetëm Ai dhe asgjë tjetër përveç Tij.
Allahu i Madhëruar thotë: “Zoti yt ka përcaktuar (urdhëruar) që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Atij dhe që të jesh i përkushtuar ndaj prindërve të tu. Në qoftë se njëri prej tyre ose të dy ata arrijnë moshën e pleqërisë dhe ti je gjallë me ta, mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngrini zërin duke u thënë “Uf!”, por folu atyre shprehje nderuese e me respekt. Dhe ule mbi ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes me mëshirë dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroji ata dy siç më rritën mua, kur unë isha i mitur!” [El Isra: 23-24].
Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: “Dhe Ne kemi kërkuar nga njeriu të jetë i përkushtuar e i dëgjueshëm ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e mbarti atë me mundime pas mundimesh e vështirësi pas vështirësish dhe dhënia e gjirit është dy vjet –më falendero Mua dhe prindërit e tu –tek Unë është kthimi i fundit.” [Lukman: 14].
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), atij burrit i cili e pyeti: “Kush ka më shumë të drejtë për shoqërinë dhe kujdesin tim?”, i tha: “Nëna jote.” –Po pastaj? –Nëna jote. –Po pastaj? –Nëna jote. –Po pastaj? –Babai yt.”[1]
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë: “Allahu ua ka bërë të ndaluar (haram) mosrespektimin e nënave, mosdhënien dhe kërkimin dhe varrosjen e vajzave të gjalla. Ai e urren për ju thashethemet, pyetjet e shumta dhe shpërdorimin e pasurisë.”[2]
Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë: “A t‘iu njoftoj për gjynahet më të mëdha nga të mëdhatë? – Po, o i Dërguari i Allahut! –thanë ata. –Shokvënia Allahut, mosrespekti i prindërve dhe –atëherë u ngrit ulur pasi ishte i mbështetur dhe tha- a nuk është fjala e rremë dhe dëshmia e rreme?! A nuk është fjala e rreme dhe dëshmia e rreme (prej gjynaheve më të mëdha)?!” –Pastaj vazhdoi ta përsërishte këtë saqë Ebu Bekra thotë: Thashë me vete: Ah! Sikur të heshtte!”[3]
Dhe ka thënë: “Fëmija nuk mund t‘ia shlyejë prindit të tij vetëm në rast se e gjen atë të jetë skllav, pastaj ta blejë dhe ta lirojë atë.”[4]
Ndërsa Abdullah ibën Mesudi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: Pyeta të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): Cila është puna më e dashur tek Allahu i Lartësuar? Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Sjellja mirë me prindërit.” – Po pas kësaj? –Xhihadi në Rrugë të Allahut.” – Pastaj aty erdhi një burrë i cili i kërkonte leje të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për të shkuar në xhihad dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “A i ke gjallë prindërit? – Po, -tha ai. –Atëherë tek ata bëj xhihad (përpiqu të kujdesesh për ta)!”[5]
Një burrë prej ensarëve erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! A ka mbetur ndonjë gjë nga bamirësia ime ndaj prindërve të mi, pas vdekjes së tyre? – “Po, katër gjëra: Lutja dhe kërkimi falje për ta, përmbushja e marrëveshjeve të tyre, nderimi i shokut të tyre dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore nga të cilat ti nuk ke lidhje farefisnore tjetër veçse nga ana e tyre. Kjo të ka mbetur ty nga bamirësia ndaj tyre pas vdekjes së tyre.”[6]
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë: “Prej respektit më të madh është që burri të mbajë lidhjet shoqërore të babait të tij pas vdekjes së tij.”[7]
Përderisa muslimani i aprovon këto të drejta të prindërve të tij mbi të dhe i plotëson ato si bindje ndaj Allahut të Madhëruar dhe për të përmbushur amanetin e Tij, atëherë ai mvishet gjithashtu me moralet dhe sjelljet e mëposhtme, kundrejt prindërve të tij:
01. Bindja ndaj tyre për gjithçka që ata e urdhërojnë apo që e ndalojnë atë, përderisa në atë gjë nuk ka kundërshtim të Allahut dhe të sheriatit të Tij, pasi që nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit. Allahu i Madhëruar thotë: “Por nëse ata të dy përpiqen me ty, që ti të më shoqërosh Mua të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim.” [Lukman: 15].
Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Bindja është në të mira e të ligjshme.” Dhe ka thënë: “Nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit.”
02. Nderimi dhe madhërimi i vendit të tyre, mëshirimi i tyre, respektimi i tyre me fjalë dhe vepër. Mosofendimi i tyre, mosngritja e zërit më shumë se ata, mosecja para tyre, mosprivilegjimi i gruas apo i fëmijës para tyre dhe moslënia e tyre për shkak të tyre (gruas dhe fëmijës). Të mos udhëtojë veçse me lejen dhe pëlqimin e tyre.
03. Bamirësia ndaj tyre me gjithçka që mundesh dhe ke mundësi prej llojeve të bamirësisë e shpirtbutësisë, si të ushqyerit dhe të mbathurit e tyre, të kuruarit e të sëmurit prej tyre, largimi i ndonjë të keqeje nga ata dhe dhënia e jetës për ta.
04. Mbajtja e lidhjeve farefisnore nga ana e tyre, lutja dhe kërkimi falje për ta, përmbushja e marrëveshjeve të tyre me të tjerët dhe nderimi i shokut të tyre.
______________________________________________
[1] -  E transmeton Buhariu, Muslimi, etj.
[2] - E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[3] - E transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.
[4] - E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh, etj.
[5] - E transmeton Buhariu, Muslimi dhe Nesai.
[6] - E transmeton Ebu Daudi. Hadithi është i dobët, siç e ka konsideruar të tillë shejh Albani.
[7] - E transmeton Muslimi (1979).
 Martesa në Islam.
Parathënie:
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Vetëm Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej ligësisë së shpirtrave tanë dhe të këqijave të punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush ta humbasë dhe atë që Allahu e humb, nuk ka kush ta udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një të Vetëm e të Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Paqja e Allahut dhe bekimet e pashtershme qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij!
Ndihem vërtet i lumtur që m‘u dha rasti të marr pjesë në keto leksione të këtij manifestimi kulturor, të cilin e organizojnë “Fakulteti i Sheriatit (legjislacionit islam)” dhe ai i “Gjuhës arabe” këtu në qytetin e Kasim-it. Ajo ç‘ka i jep zë gëzimit tim, është pikërisht dobia, që shpresoj ta përfitoj unë vetë dhe kushdo që do të dëgjojë apo lexojë ligjëratën time, me dëshirën e Allahut. E lus Allahun e Madhëruar që t‘i bëjë të gjitha punët tona, të sinqerta në kërkim të kënaqësisë së Tij dhe në përputhje me atë që Ai e do dhe është i kënaqur me të!
Mirëpo, unë para se të hyj në zemër të temës të cilën e kam përgatitur, do të kisha dëshirë të flisja dy fjalë në lidhje me atë realitet të hidhur të cilin ne të gjithë e përjetojmë. Bëhet fjalë për faktin se feja islame sot luftohet në shumë drejtime:
01. Nga ana ideologjike.
02. Nga ana morale.
03. Nga ana e besimit.
Është më se e natyrshme, që sa herë të forcohen dhe egërsohen këto sulme ndaj fesë sonë, të ketë në ballafaqim kundërveprues dhe neutralizues në të njëjtin nivel, madje pse jo, edhe më superior se ato. E nëse nuk ndodh kështu, atëherë vërtet Islamin e ka kapluar një disfatë e rëndë.
S‘ka dyshim se kjo është detyrë parësore e dijetarëve dhe e prijësave te fesë në veçanti, të cilët duhet të përpiqen me të gjitha forcat për t‘i ndaluar këto rryma të cilat u janë vërsulur muslimanëve nga të gjitha anët. Ato kanë bërë që muslimanët e thjeshtë, madje edhe intelektualët prej tyre të jenë te hutuar dhe konfuzë; nuk dinë se nga t‘ja nisin për të reaguar.
Kemi dëgjuar shpesh prej armiqve të islamit të thonë: Përqëndrimi ynë parësor duhet të jetë mbi Mbretërinë e Arabisë Saudite, pasi ajo është djepi i fesë islame, pikëreferimi i muslimanëve dhe udhëheqja e tyre. Pikërisht për këtë arsye, vazhdimisht hasim sulme të egra, të njëpasnjëshme dhe intriga të shumta, të përpiluara me delikatesë dhe dinakëri, të adresuara në drejtim te mbretërisë sonë.
Nëse qytetari i kësaj mbretërie, e sidomos dijetarët dhe intelektualët e sinqertë të saj, nuk i bëjnë ballë kësaj stuhie dhe t‘i përplasin derën në fytyrë, atëherë nuk është çudi kur ajo t‘u shkundë themelet e t‘u shëmbë muret, e atëherë vërtet do të shihni gjëra për të cilat do t‘u vijë hidhur.
Ajo çka del si detyrë për ne vëllezër, karshi këtyre rrymave është:
01. Njësimi i thirrjes sonë.
02. Bashkimi dhe njësimi i përpjekjeve tona.
03. Të mos lejojmë që armiku të gjejë në mesin tonë pikëmbështetje dhe ndihmëtar.
Mirëpo, unë e them me sinqeritet të plotë se edhe pse ne punojmë për realizimin e kësaj dhe qëllimi ynë mund të jetë i përbashkët, në të vërtetë nuk gjen dy persona bashkë, përveç atyre që Allahu u ka dhënë sukses, të punojnë duke ndjekur metodologji të njëjtë në realizimin e këtij qëllimi. Prandaj e theksoj edhe një here se është detyrë e domosdoshme për dijetarët e këtij vatani, pa marrë parasysh se ku ndodhen, në Rijad, Hixhaz, Kasim apo tjetërkund, që ta njësojnë fjalën e tyre dhe t‘i kushtojnë këtyre çështjeve një rëndësi parësore, sepse për mendimin tim, ato me të vërtetë janë çështje serioze e delikate.
Ky problem kërkon një studim rrënjësor dhe të gjithanshëm, ku pjesë e problemit në të duhet të jenë mjetet e komunikimit masiv (mass media), aktivitetet kulturore, programet mësimore, si dhe pa harruar këtu shtrembërimet morale dhe largimin e njerëzve nga mësimet bazë të fesë së tyre dhe degët e saj.
Gjithashtu është për të ardhur keq kur shikon se si shumë prej nxënësve të dijes, në vend që t‘i preokupojë marrja e dijes dhe të punuarit me të, i gjen ata të rendin pas dynjasë dhe grumbullimit të pasurisë. E kjo patjetër që e dobëson thirrjen e tyre për tek e mira dhe bëhet pengesë për pranimin e saj nga ana e njerëzve të thjeshtë. Morali i thirrësit luan nje rol më se të rëndësishëm në pranimin e asaj për tek e cila ai thërret. Nëse populli i thjeshtë nuk do të shihte tek dijetarët dhe thirrësat veçse të rendurit e tyre pas pasurisë dhe kënaqësive të kasaj bote, ashtu siç veprojnë edhe njerëzit e rëndomtë, atëherë ata kurrsesi nuk do të kenë besim tek ata dhe nuk do të ndikoheshin prej dijes dhe udhëzimit të tyre për tek e mira.
E njëjta gjë vlen edhe për udhëheqësit tanë. Është detyrë e jona që ata t‘i këshillojmë, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Feja është këshillë”, dhe e ka përsëritur këtë tre herë. (Sahabët) Thanë: “Për kë o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Për Allahun, Librin e Tij, të Dërgarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe popullin në përgjithësi.”[1]
Pra, e theksoj edhe një herë se është detyrë e jona që t‘i këshillojmë prijësit tanë dhe nuk duhet që asnjëri prej nesh të mendojë se kjo është detyrë e një, dy, tre apo katër vetëve që të jenë këshilltarë të prijësave.
Nëse këshilla e përzemërt do t‘u drejtohej atyre nga shumë persona dhe e vërteta do t‘u bëhej e qartë nga të gjitha anët, atëherë me siguri që ata do ta pranojnë atë dhe do të ndjekin udhëzimin e pastër dhe metodologjinë e drejtë, rrugën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), gjë për të cilën lusim Allahun e Madhëruar që t‘u japi sukses në zbatimin dhe realizimin e saj, haptazi dhe në fshehtësi!
Po ashtu, edhe në lidhje me popullin e thjeshtë, për fatin e keq gjejmë në shumicën e xhamive se imamët e tyre janë injorantë dhe shumë pak të arsimuar. Ata nuk i udhëzojnë njerëzit, nuk i këshillojnë dhe shumë pak u tërheqin vërejtje atyre. Ndryshe ishte realiteti kohë më parë, atëherë kur njerëzve ende nuk u ishte hapur dynjaja me stolitë e saj, imami edhe pse ndoshta nuk ishte nxënës i dijes, ai merrte ndonjë libër të cilin e shihte të përshtatshëm dhe ua lexonte njerëzve e përfitonin prej tij.
Ndërsa sot, në shumicën e xhamive kjo nuk ndodh. Imami nuk e vret shumë mendjen që t‘i udhëzojë njerëzit dhe t‘i këshillojë ata për atë që u bën dobi atyre, e si rrjedhojë i gjen njerëzit tepër injorantë dhe të paditur në lidhje me fenë e tyre. E gjithë kjo si pasojë e neglizhencës së drejtuesve të fesë dhe autoriteteve fetare. Pra, le të bashkohemi vëllezër dhe t‘i unifikojmë përpjekjet tona, t‘i këshillojmë prijësit tanë dhe të përpiqemi me të gjitha forcat që ta udhëzojmë popullin tonë, duke mos e kursyer ndaj tyre këshillën, në xhami, rrugë apo kudo ku mund të arrijë zëri ynë.
Një tjetër çështje e rëndësishme e cila ia vlen të përmendet është edhe hendeku i krijuar midis rinisë dhe prijësave fetar, hendek ky i cili ka bërë që rinia të jetë në një dilemë dhe qorrsokak, larg prej udhëzimit të drejtë. E fajtor për këtë është neglizhenca e të moshuarve ndaj të rinjve dhe përçmimi që tregohet ndaj mendimit dhe vullnetit të tyre. Është detyrë për ne që të jemi pranë tyre dhe problemeve që kanë. Të përpiqemi në gjetjen dhe eleminimin e atyre shkaqeve të cilat përbëjnë hendekun midis rinisë dhe fesë. E s‘ka dyshim se nëse përcaktojmë sëmundjen, edhe kurimi bëhet më i lehtë.
Disa prej nesh kur dëgjojnë diçka të gabuar prej të rinjve tanë, reagojnë ashpër, i qortojnë rëndë ata dhe e përgjithësojnë gabimin e tyre te e gjithë rinia, si dhe i shohin ata me përçmim. Kjo bëhet shkak që edhe të rinjtë të reagojnë negativisht ndaj prijësve të fesë dhe dijetarëve, të mos e dëgjojnë fjalën e tyre, duke i dhënë mundësi shejtanit që t‘i shmangë ata prej rrugës së drejtë. Pra vëllezër, duhet që ne t‘i kushtojmë kësaj çështjeje delikate një rëndësi parësore.
Një këshillë të veçantë ua drejtoj mësuesve, duke kërkuar prej tyre që të përpiqen për edukimin e nxënësve me edukatën fetare dhe kulturën e pastër islame. T‘i nxisin ata për tek shpallja me të cilën erdhi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), për tek Libri i Allahut të Madhëruar dhe suneti i të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
T‘u tregojnë nxënësve vërtetësinë e kësaj feje madhështore, si dhe t‘ua bëjnë të qarta dispozitat e fesë, duke u zbuluar atyre vlerat dhe urtësitë e sheriatit. Kjo pasi unë kam vënë re se mësimdhënia në shkolla ka njëfarë mangësie, e sidomos në universitete ku disa prej pedagogëve e paraqesin lëndën disi të thatë e jo vitale, duke mos i shpjeguar nxënësit argumentin në lidhje me çështjen për të cilën bëhet fjalë dhe as urtësinë e saj.
Është e vërtetë që besimtari duhet ta zbatojë urdhërin e Allahut dhe urdhërin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pavarësisht nëse arrin ta kuptojë urtësinë e tij apo jo. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfarë.” [El Ahzabë 36].
Mirëpo, nëse ai do ta dinte urtësinë dhe shkakun për të cilin Allahu ka urdhëruar për të, atëherë do të gjente qetësi në zemër dhe atij do t‘i shtohej dashuria dhe dëshira për zbatimin me korrektësi të dispozitave të fesë dhe ligjeve të sheriatit. Prandaj kërkoj prej vëllezërve të mi pedagog që leksionet t‘i mbajnë vitale, të gjalla dhe mbresëlënëse. Të jenë mësime që pastrojnë shpirtrat, ngazëllejnë zemrat dhe i kthjellojnë mendjet.
E tani i kthehem temës që kam përgatitur.
Tema e leksionit tim është: “Akti i martesës, pasojat dhe konsekuencat e tij dhe të tjera çështje në lidhje me të.”
E zgjodha këtë temë për shkak të rëndësisë së madhe së saj dhe për shkak se shumë prej njerëzve janë injorantë ndaj shumë prej dispozitave dhe rregullave që kanë të bëjnë me martesën. Po ashtu, me këtë temë delikate kanë të bëjnë shumë prej problemeve shoqërore, për të cilat, çdo njeri i urtë dhe i sinqertë në dashurinë që ka ndaj umetit të tij, kërkon të gjejë zgjidhje për to.
Çdo problemi, nëse do t‘i kushtohet rëndësia që meriton dhe do të studiohet me kujdes dhe pa e neglizhuar, me siguri që do të gjendet zgjidhje për të. Ndërsa në të kundërt, nëse problemi anashkalohet dhe neglizhohet, atëherë do të mbetet gjithnjë i tillë, madje mund të bëhet akoma më i zymtë e më i komplikuar.
Këtë temë e kam shtjelluar në dhjetë pika:
01. Kuptimi i martesës nga ana gjuhësore dhe fetare,
02. Gjykimi në lidhje me martesën,
03. Kushtet e martesës,
04. Cilësitë e pëlqyeshme të gruas e cila kërkohet për martesë,
05. Femrat me të culat martesa është e ndaluar,
06. Numri i lejueshëm i grave për martesë,
07. Urtësia e martesës,
08. Detyrimet e lindura nga martesa, ku prej tyre përmendim: Mehri, përkrahja financiare, traditat që kanë të bëjnë me dy bashkëshortët ndërmjet veti dhe me familjarët e tyre, ndalesat martesore dhe trashëgimia,
09. Vendimi i sheriatit në lidhje me divorcin dhe gjërat që duhen patur parasysh në lidhje me të,
10. Konsekuencat e divorcit
______________________________________________
[1] - E transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij, “kapitulli i besimit, tema ” Qartësim se nuk do të futet në xhenet, veçse ai që është besimtar”, me nr 55.
Kuptimi i martesës nga ana gjuhësore dhe fetare.
Me fjalën Nikah – martesë, në gjuhën arabe nënkuptohen dy gjëra:
01. Akti martesor:
02. Marrëdhëniet intime:
Ebu Ali el Kali ka thënë: “Arabët e bëjnë dallimin ndërmjet dy kuptimeve të fjalës Nikah duke parë formën se si ajo vjen në fjali. Për shembull kur thuhet: Nekeha binte fulanin – u martua me vajzën e filanit, ka për qëllim: Lidhi me të aktin martesor. Ndërsa kur thotë: Nekeha zeuxhetehu – Martoi bashkëshorten e vet, nuk ka gjë tjetër për qëllim, përveç se marrëdhënieve intime”.
Kuptimi i martesës nga ana fetare është: “Akti i cili lidh ndërmjet një mashkulli dhe një femre duke patur për qëllim të kënaqurit e tyre të ndërsjelltë mes veti dhe formimin e një familjeje të zellshme e një shoqërie të shëndetshme.”
Me anë të këtij përkufizimi na bëhet e qartë se qëllimi i martesës nuk është thjesht kënaqësia trupore, por krahas kësaj është për qëllim edhe diçka tjetër e rëndësishme; formimi i familjes së zellshme dhe shoqërisë së shëndetshme. Edhe pse të dy këto qëllime kanë rëndësinë e vet, ndodh që ndonjëri prej tyre, në rrethana të caktuara mund të jetë më dominant se tjetri, e kjo në varësi të nevojave të personit.
Gjykimi në lidhje me martesën.
Martesa është një kërkesë e përforcuar fetare për personin e epshëm i cili është në gjendje të martohet. Madje ajo është prej traditës së profetëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne dërguam edhe para teje të Dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë.” [Err Rra‘d 38].
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është martuar, madje ai ka thënë: “Unë martohem me gra, e ai që i largohet traditës sime, nuk është prej meje.”[1]
Duke u nisur prej kësaj, dijetarët kanë thënë: “Për epshorin, martesa në lidhje me të është më mirë se adhurimi nafile”, kjo për shkak të dobive të shumta dhe fryteve të pëlqyeshme të cilat vijnë si pasojë e martesës, ashtu siç do t‘i shpjegojmë më vonë disa prej tyre, nëse dëshiron Allahu.
Martesa në disa raste mund të jetë edhe obligim i domosdoshëm (vaxhib), siç është rasti kur personi nuk është në gjendje ta mbizotërojë epshin e tij dhe frikësohet se nëse nuk martohet mund të bie pre e gjërave të ndaluara. Në këtë rast martesa për të është obligim për të ruajtur të pastër veten e tij dhe për t‘iu shmangur të ndaluarës.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O ju të rinj, kush prej jush është në gjendje të martohet le të martohet, sepse martesa ndihmon për shmangien e shikimit (prej harameve) dhe bëhet shkak për ruajtjen e nderit. Ndërsa ai i cili nuk është në gjendje të martohet le të agjerojë, sepse agjërimi e dobëson epshin e tij.”[2]
Kushtet e martesës.
Prej faktorëve që vënë në dukje organizimin e mirëfilltë të fesë islame dhe përpikmërinë e imtësishme në vendosjen e dispozitave dhe ligjeve, është edhe fakti se për çdo kontratë ka vendosur kushtëzime të cilat përcaktojnë qartë vlefshmërinë e aktit dhe kohëzgjatjen e tij. Çdo kontratë, në mënyrë që të konsiderohet ligjërisht e vlefshme ka nevojë për disa kushte.
S‘ka dyshim se kjo argumenton qartë përpikmërinë dhe përsosmërinë e sheriatit, duke treguar se këto dispozita janë të zbritura prej të Urtit, të Mirënjohurit, i Cili e di më së miri se çfarë është më e dobishme për robërit e Tij. Pikërisht për këtë Allahu i Madhëruar ka vendosur për robërit e Tij ligje dhe dispozita, zbatimi i të cilave bën që njeriu të jetojë jetë të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër, duke mos lejuar që të ketë vend për çrregullime dhe paqartësi.
Njëra nga këto kontrata është edhe akti i martesës. Që akti martesor të jetë i vlefshëm, duhet medoemos të përmbushen disa kushte, ku ndër më të rëndësishmet përmendim:
01. Pëlqyeshmëria ndërmjet dy bashkëshortëve:
Nuk lejohet që mashkullit t‘i imponohet martesa me një femër të cilën ai nuk e do dhe as të detyrohet femra të martohet me një mashkull të cilin ajo nuk e pëlqen. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme.” [En Nisa 19]. Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk lejohet të martohet robëresha, veçse me aprovimin e saj dhe nuk lejohet të martohet virgjëresha, veçse me lejen e saj. Sahabët thanë: “O i Dërguari i Allahut, si është leja e saj?” Tha: “Nëse ajo hesht.”[3]
Pra, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar të martohet femra pa pëlqimin e saj, qoftë ajo e virgjër apo vejushë, vetëm se për vejushën është e domosdoshme që ajo ta shprehë pëlqimin e saj me fjalë, ndërsa për virgjëreshën mjafton heshtja, kjo për shkak se asaj mund t‘i vijë turp për t‘u shprehur me fjalë.
Nëse femra nuk dëshiron të martohet, nuk i lejohet askujt, madje as babait të saj që ta detyrojë të martohet kundër vullnetit të saj. Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Virgjëreshës i merr lejë babai i saj.”[4] Në këtë rast, babai i vajzës nuk merr gjynah për shkak se nuk e marton vajzën, sepse është vetë ajo që nuk dëshiron të martohet, mirëpo gjithësesi babai e ka për detyrë të kujdeset për të dhe t‘i dalë krah asaj.
Nëse vajzën e kërkojnë për martesë dy persona njëkohësisht dhe ajo pëlqen njërin prej tyre, ndërsa kujdestari i saj i thotë: “Martohu me tjetrin”, ajo çka merret për bazë është dëshira e saj dhe është e drejta e saj që të martohet me atë që dëshiron, me kusht që niveli i burrit t‘i përshtatet asaj. Nëse burri nuk është i përshtatshëm për të, atëherë i lejohet kujdestarit të saj të ndërhyjë dhe të mos e lejojë atë të martohet me të, pa u ngarkuar me gjynah për këtë veprim.
02. Kujdestari:
Akti martesor pa kujdestarin e femrës është i pavlefshëm, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Nuk ka martesë, veçse me kujdestar.”[5] Nëse gruaja e marton vetë veten e saj, atëherë martesa e saj është e pa vlefshme, pa marrë në konsideratë faktin nëse ky akt u ndërmor në mënyrë direkte nga ajo, apo ja ngarkoi këtë dikujt tjetër.
Kujdestar për femrën konsiderohet ai mashkull i cili e ka arritur moshën e pjekurisë, i saktë mendërisht dhe që ka me të lidhje gjaku, por nga ana e babait dhe jo nga farefisi i nënës. Prej atyre që i plotësojnë këto kushte janë: babai, gjyshi nga ana e babait, djali (për vejushen), djali i djalit, vëllai (prej babës dhe nënës), vëllai nga ana e babait, xhaxhai (nuk bën pjesë xhaxhai i cili është vëlla me babain vetëm nga ana e nënës së tyre), djemtë e xhaxhait dhe djemtë e djemve të tyre.
Nuk marrin pjesë në kujdestarinë e femrës vëllezërit vetëm nga nëna dhe as djemtë e tyre. Po ashtu nuk merr pjesë në kujdestari edhe gjyshi i saj nga ana e nënës dhe dajallarët.
Përderisa prania e kujdestarit në aktin e martesës është kusht i domosdoshëm, atëherë është detyrë dhe përgjegjësi mbi të që, në rast se kërkesat për vajzën janë të shumta dhe janë disa ata të cilët tregojnë interes për t‘u fejuar me të, të zgjedhi midis tyre atë i cili është më i miri dhe më i përshtatshmi për të. Pra, nëse e shikon se ndonjëri prej tyre është i përshtatshëm për vajzën dhe ajo bie dakord, atëherë ai duhet ta martojë atë.
Pikërisht këtu dëshiroj të ndaloj pak në mënyrë që të vë në dukje barrën dhe përgjegjësinë e madhe e cila rëndon mbi shpatullat e kujdestarit, në lidhje me amanetin që Allahu i ka ngarkuar atij duke e bërë atë përgjegjës për të tjerët. Pra, duhet që kujdestari ta përmbushi këtë amanet pa e neglizhuar atë dhe kurrsesi nuk duhet të përfitojë duke e bërë atë mjet për të plotësuar qëllimet e tij personale, apo të përpiqet ta martojë femrën që e ka nën kujdestarinë e tij, duke dashur të përfitojë vetë nga ana materiale. Sigurisht që kjo do të ishte tradhëti nga ana e tij.
Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin, e ashtu të tradhëtoni amanetet tuaja, pasi që ju e dini sa e keqe është kjo.” [El Enfal 27].
Gjithashtu i Lartësuari ka thënë: “Allahu nuk e do asnjë tradhtar e bukëpërmbystë.” [El Haxh 38].
Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në lidhje me këtë ka thënë: “Të gjithë ju jeni barinj (përgjegjës) dhe të gjithë do të mbani përgjegjësi për atë që keni në ngarkim.”[6]
Është për të ardhur keq kur shikon se disa prej kujdestarëve, edhe pse shkon dhe e kërkon dorën e vajzës së tyre ndonjë djalosh i përshtatshëm dhe për vajzen ky do të ishte një rast i volitshëm për martesë, ata e kthejnë mbrapsht atë.
Të njëjtën gjë veprojnë edhe me tjetrin, tjetrin, e kështu me radhë. Në të tillë rast, ju hiqet atyre e drejta e vendimmarrjes në lidhje me martesën e femrës që kanë në varësi dhe e marton atë dikush tjetër prej kujdestarëve të saj duke i dhënë përparësi më të afërmit prej tyre.
Cilësitë e pëlqyeshme të gruas e cila kërkohet për martesë.
Ashtu siç edhe e kemi përmendur më sipër, qëllimi dhe urtësia e martesës është arritja e kënaqësisë së ndërsjelltë midis mashkullit dhe femrës, si dhe formimi i një shoqërie të zellshme e i një familjeje të shëndetshme. Duke u nisur prej kësaj, themi se një grua e mirë me të cilën preferohet martesa, është pikërisht ajo femër e cila më së miri do të mundësonte përmbushjen e këtyre dy qëllimeve.
Bëhet fjalë për femrën e bukur fizikisht dhe shpirtërisht. Për sa i përket bukurisë fizike, në të bën pjesë përkryerja e formimit të jashtëm të saj. Kjo për shkak se gruaja nëse është simpatike dhe mendjemprehtë, atëherë syri kënaqet dhe përqëndrohet tek ajo, veshi çlodhet me dëgjimin e shprehjes së intelektit të saj, ndërsa zemra shpaloset, gjoksi zgjerohet, kurse shpirti gjen prehje dhe qetësi, ashtu siç në lidhje me të cilën Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), në mënyrë që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.” [Err Rrum 21].
Ndërsa bukuria shpirtërore është përkryerja e saj nga ana e moralit dhe fesë. Sa më e devotshme të jetë bashkëshortja nga ana e besimit dhe sa më e dëlirë moralisht, aq më e dashur është për bashkëshortin e saj, e sidomos pasi që dihet mirë se këto cilësi janë një tregues i qartë për një të ardhme të sigurt. Gruaja e cila posedon fe dhe besim, i kushton rëndësi parësore dispozitave të Allahut.
Ajo i njeh mirë detyrimet që ka ndaj bashkëshortit të saj, i ruan të drejtat e tij, e ruan nderin karshi atij, përkujdeset për pasurinë e tij dhe për mbarëvajtjen e fëmijëve të tij. Ajo e ndihmon bashkëshortin e saj për bindje dhe devotshmëri ndaj Allahut të Madhëruar. Nëse ai shpërkujdeset, ajo shpejt e përkujton atë.
Nëse plogështohet, e rigjallëron atë dhe nëse ai zemërohet, ajo nxiton që ta kënaqi. E tillë është gruaja e virtytshme, e dashur për bashkëshortin e vet, e respektueshme ndaj tij; nuk vonohet në kryerjen e asaj që ai e dëshiron shpejt dhe nuk ngutet në atë gjë që ai e do të ngadaltë.
Është pyetur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se cilat gra janë më të mirat dhe ka thënë: “Ajo e cila e kënaq bashkëshortin e vet kur e shikon, i bindet kur e urdhëron, e ruan nderin e saj karshi tij dhe pasurinë e tij nuk e shpërdoron.”[7] Gjithashtu i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Martohuni me ato që janë të dashura, të cilat lindin fëmijë, sepse unë do të krenohem me numrin tuaj para profetëve” apo ndoshta tha: “para popujve”[8]
Nëse burri arrin të martohet me një femër të bukur fizikisht dhe shpirtërisht, kjo do të ishte për të një mirësi e përkryer; burim i lumturisë së pashtershme, e shoqëruar kjo me suksesin e Allahut të Madhëruar.
______________________________________________
[1] - E ka transmetuar Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Të nxiturit për tek martesa”, me nr. 5063. E transmeton gjithashtu Muslimi në kapitullin me të njejtin titull, tema: “Cilido prej jush që është i aftë për martesë, le të martohet” me nr. 1401.
[2] - E transmeton Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Ndërsa ai i cili nuk është në gjendje të martohet le të agjeroi” me nr. 5066 dhe Muslimi, kapitulli i martesës, tema: “Kush prej jush është në gjendje të martohet le të martohet” me nr. 1400
[3] - E transmeton Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Nuk i lejohet babait te vajzës apo dikujt tjetër që ta martoj femrën, e virgjër apo vejushë qoftë, veçse me pëlqimin e saj” me nr. 5136. E transmeton gjithashtu Muslimi në kapitullin me të njejtin titull, tema: “Kërkimi i aprovimit të vejushes për martesë” me nr. 1419
[4] - E transmeton Muslimi, kapitulli i martesës, tema: “Vejushës i merret aprovimi për martesë me fjalë, ndërsa virgjëreshës me heshtje” me nr. 1421
[5] - E ka transmetuar Ebu Daudi, kapitulli i martesës, tema: “Kujdestari” me nr. 2085, Et Tirmidhi kapitulli i martesës, tema: “Çfarë ka ardhur në lidhje me hadithin “Nuk ka martesë, veçse me kujdestar”, me nr. 1101 dhe Ibën Maxhe në kapitullin me të njejtin titull, tema: “Nuk ka martesë, veçse me kujdestar” me nr. 1881
[6] - E ka transmetuar Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Ruajeni vetveten dhe familjet tuaj prej një zjarri…”, me nr. 5188 dhe Muslimi, kapitulli El Imaratu (Pushteti), tema: “Vlerat e prijësit të drejtë” me nr. 1829
[7] - E transmeton Ahmedi dhe En Nesai, kapitulli i martesës, tema: “Cilat gra janë më të mirat?” me nr. 3231
[8] - E ka transmetuar Ebu Daudi, kapitulli i martesës, tema: “Moslejueshëria e të martuarit me atë e cila nuk lind” me nr. 2050 dhe En Nesai, kapitulli i martesës, tema: “Mospëlqyeshmëria e të martuarit me atë e cila nuk lind” me nr. 3227
Femrat me të cilat është e ndaluar martesa.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu me të vërtetë i ka përcaktuar disa obligime dhe ka vendosur kufij, prandaj mos i tejkaloni ato.”[1]
Në grupin e kufijve të sheriatit të vendosura prej Allahut të Madhëruar, bëjnë pjesë edhe dispozitat në lidhje me lejueshmërinë apo moslejueshmërinë e martesës me disa prej femrave. Si rrjedhojë, burrit nuk i lejohet martesa dhe lidhja e kurorës me disa femra, për shkak të afërsisë së tyre nga lidhja e gjakut, për shkak të vëllazërisë së gjirit, për shkak të lidhjes së krushqisë [2], apo për ndonjë arsye tjetër të vlefshme. Femrat me të cilat martesa është e ndaluar mund t‘i klasifikojmë në dy llojëshe:
Në njërin grup bëjnë pjesë ato femra martesa me të cilat është e ndaluar përgjithmonë, ndërsa në grupin tjetër, ato me të cilat ndalohet martesa përkohësisht.
01. Femrat me të cilat është e ndaluar martesa përgjithmonë:
Ato klasifikohen në tre grupe:
A - Femrat me të cilat martesa nuk lejohet për shkak të lidhjeve familjare:
Ato janë shtatë, e që të gjitha Allahu i Madhëruar i ka përmenduar në fjalën e Tij: “U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, vajzat e vëllait, vajzat e motrës”. [En Nisa 23].
01. Ne Fjalën e Allahut “nënat tuaja” janë për qëllim përveç nënës edhe gjyshet, qofshin nga ana e babait apo nënës.
02. Vajzat: qofshin ato vajzat vetjake, vajzat e djemve apo vajzat e vajzave.
03. Motrat: qofshin nga babai dhe nëna, vetëm nga babai apo vetëm nga nëna.
04. Hallat: në to bëjnë pjesë hallat e personit, hallat e babait të tij, hallat e gjyshërve të tij, hallat e nënës së tij si dhe hallat e gjysheve.
05. Tezet: duke u përfshirë në to tezet e personit, tezet e babait të tij, tezet e gjyshërve të tij, tezet e nënës së tij si dhe tezet e gjysheve.
06. Vajzat e vëllait: përfshihen këtu; vajzat e vëllait nga babai dhe nëna, vajzat e vëllait vetëm nga babai, vajzat e vëllait vetëm nga nëna, vajzat e djemve dhe vajzave të tyre.
07. Vajzat e motrës: përfshihen këtu: vajzat e motrës nga babai dhe nëna, vajzat e motrës vetëm nga babai, vajzat e motrës vetëm nga nëna, vajzat e djemve dhe vajzave të tyre.
B - Femrat me të cilat martesa nuk lejohet për shkak të gjirit:
Ato që kemi përmendur në lidhje me ndalesën për shkak të lidhjeve familjare vlejnë edhe këtu, pasi nuk ka asnjë dallim midis tyre. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ndalohet për shkak të tajitjes (ushqimit me gji, mëndja) ajo çka ndalohet për shkak të lidhjes së gjakut.”[3]
Është e nevojshme të përmendim këtu se tajitja për të qenë penguese duhet të plotësojë disa kushte:
– Tajitja duhet të bëhet pesë apo më tepër herë.
Nëse foshnja pi qumësht prej një gruaje katër herë, ajo nuk konsiderohet nënë e gjirit për të. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Muslimi nga Aishja (radijAll-llahu anhu) se ajo ka thënë: “Prej asaj çka ka zbritur në Kuran në lidhje me tajitjen, përmendeshin dhjetë pirje të plota ato që e bënin pengesën. Më pas ato u abroguan me pesë të tilla. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërroi jetë, ndërsa ato lexoheshin prej Kuranit.” [4]
– Të bëhet tajitja para se foshnjës t‘i ndërpritet dhënia e gjirit.
Pra, është kusht që të pesta pirjet të kenë qenë që të gjitha para se foshnja të arrijë moshën e heqjes së gjirit. Nëse foshnja pas kësaj moshe pi qumësht prej nje gruaje, ajo nuk konsiderohet për të nënë; madje edhe nëse disa prej pirjeve kanë qenë para se foshnja të arrinte moshën e heqjes së gjirit (por më pak se pesë) dhe pjesa tjetër pas heqjes së gjirit.
Nëse kushtet e tajitjes plotësohen, foshnja konsiderohet fëmijë për gruan e cila i dha gji, ndërsa fëmijët e saj janë vëllezër të foshnjës, pa marrë parasysh nëse kanë lindur para tij apo lindin pas tij.
Gjithashtu edhe fëmijët e bashkëshortit të gruas e cila e ushqeu me gji bëhen vëllezër të gjirit, kjo edhe në qoftë se ata fëmijë do t‘i kishte me një grua tjetër dhe jo me atë që i dha gji.
Këtu është e domosdoshme të përmendim se të afërmit e foshnjës të cilit i është dhënë gji nuk kanë asnjë lidhje me pasojat e tajitjes dhe ajo nuk ndikon aspak tek ata, përveç pasardhësve te tij. Pra i lejohet vëllezërve (prej babait dhe nënës) të foshnjës që të martohen me gruan e cila i dha qumësht vëllait të tyre apo me vajzën e saj e cila është motër prej qumështi e vëllait të tyre. Kurse pasardhësit e tij konsiderohen fëmijë të gruas e cila i ka dhënë qumësht babait të tyre, ndërsa bashkëshorti i saj gëzon për ta, të njëjtën pozitë që gëzon edhe për babain e tyre.
C - Femrat me të cilat ndalohet martesa për shkak të lidhjes së krushqisë:
Bëjnë pjesë:
01. Bashkëshortet e baballarëve dhe gjyshërve, qofshin ata nga ana e babait apo nënës. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar baballarët tuaj…” [En Nisa 22]. Në momentin që një burrë lidh aktin e martesës me një femër, ajo bëhet e ndaluar për djemtë e tij dhe djemtë e djemve dhe vajzave të tij, pa marrë parasysh nëse kreu marrëdhënie intime me të apo thjesht kreu aktin martesor.
02. Bashkëshortet e djemve dhe nipërve. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “… dhe (janë të ndaluara) gratë e bijëve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar).” [En Nisa 23]. Nëse një person e lidh aktin e martesës me një femër, nuk i lejohet më babait dhe gjyshërve të tij martesa me atë femër, qofshin ata (gjyshërit) nga ana e babait apo nënës si dhe pa marrë parasysh nëse kreu marrëdhënie intime me të apo thjesht kreu aktin martesor.
03. Nëna e bashkëshortes dhe gjyshet e saj. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “… Nënat e grave tuaj (vjehrrat).” [En Nisa 23]. Në momentin që një burrë lidh aktin e martesës me një femër, bëhet e ndaluar për të martesa me nënën dhë gjyshet e saj qofshin ato (gjyshet) nga ana e babait apo nënës si dhe pa marrë parasysh nëse kreu marrëdhënie intime me të apo thjesht kreu aktin martesor.
04. Vajzat e bashkëshortes, vajzat e djemve dhe vajzat e vajzave të saj. Këto janë ato të cilat Allahu i Madhëruar i ka quajtur Rrabaib. Veçse këtu duhet patur parasysh se që vajzat e bashkëshortes të bëhen të ndaluara për burrin, nuk mjafton për këtë thjesht lidhja e aktit, por kjo ndodh vetëm pasi ai të ketë kryer marrëdhënie intime me të. Nëse ndodh që burri të ndahet para se të kryejë marrëdhënie me bashkëshorten, atëherë i lejohet atij martesa me vajzat apo mbesat e saj. Argument për çka thamë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “… dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë) atëherë s‘ka pengesë (të martoheni me ato vajza).” [En Nisa 23].
Në momentin që një burrë martohet me një femër dhe kryen marrëdhënie seksuale me të, bëhen të ndaluara për të vajzat e saj dhe vajzat e djemve dhe vajzat e vajzave të saj, qofshin këto prej një bashkëshorti tjetër para apo pas tij. Mirëpo, ashtu siç edhe e shpjeguam, nëse ai ndahet me bashkëshorten e tij para se të kryejë me të marrëdhënie, i lejohet ne këtë rast të martohet me vajzat dhe mbesat e saj.
Femrat me të cilat ndalohet  martesa përkohësisht.
Prej tyre përmendim:
01. Motra e bashkëshortes, halla dhe tezja e saj. Kjo ndalesë nuk është e vlefshme pas vdekje së bashhkëshortes si edhe pasi që burri e ndan bashkëshorten dhe ajo e ka plotësuar periudhën e pritjes. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “…dhe (është e ndaluar) të bashkoni (përnjëherë në një martesë) dy motra.” [En Nisa 23]. Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: Nuk lejohet bashkimi (në martesë) i një gruaje dhe hallës së saj, apo i një gruaje dhe tezes së saj.”[5]
02. Femra e ndarë e cila është në periudhën e pritjes. Është e ndaluar martesa me femrën e cila është në periudhën e pritjes pasi që e ka ndarë bashkëshorti i saj, deri sa t‘i mbarojë periudha e pritjes.
03. Femra e cila është në ihram për kryerjen e Haxhit apo Umras. Nuk lejohet lidhja e aktit martesor me atë femër e cila është në ihram, deri sa ta kryejë atë.
Përveç këtyre që përmendëm ka edhe femra të tjera me të cilat martesa është e ndaluar, mirëpo nuk po i përmendim ato nga droja e tejzgjatjes. Për sa i përket menstruacioneve, ato nuk janë pengesë për lidhjen e aktit martesor. Pra, lejohet lidhja e aktit martesor me femrën e cila është në periudhën e menstruacioneve, mirëpo nuk lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale me të deri sa të pastrohet prej tyre e të marrë gusul.
Numri i lejueshëm i grave për martesë.
Përderisa lënia në dëshirën e mashkullit që të martohej me sa gra të dëshironte do të sillte medoemos trazira dhe padrejtësi; si dhe do të bëhej e pamundur mbajtja e drejtësisë midis bashkëshorteve, ndërsa në të kundërt; kufizimi i martesës së burrit vetëm me një grua mund të çonte në vepra të papëlqyeshme dhe mund të bëhej shkak që burri të kërkonte shfrenimin e epshit të tij në mënyrë të ndaluar, duke i patur parasysh të gjitha këto, sheriati ia ka lejuar burrit të martohet deri në katër gra.
Ky është kufiri i lejuar i grave për martesë, në të cilin është e mundur mbajtja e barazisë midis bashkëshorteve dhe plotësimi i detyrimeve ndaj tyre.
Po ashtu kjo do të ishte e mjaftueshme për plotësimin e nevojave të burrit nëse do të kishte nevojë për më tepër se një bashkëshorte. Allahu i Madhëruar thotë: “… atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy tri e me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një.” [En Nisa 3].
Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pranoi islamin Gajlan eth Thekafi, e ky ishte martuar me dhjetë gra. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e urdhëroi atë që të zgjidhte katër midis tyre dhe të tjerat t‘i lëshonte. Ndërsa Kajs ibën el Harith ka thënë: “Në kohën kur pranova islamin isha i martuar me tetë gra. Shkova tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ia përmenda këtë çështje. “Zgjidh katër prej tyre.” – tha.[6]
Dobitë e të martuarit me më tepër se një grua.
01. Të martuarit me më tepër se një grua në disa raste mund të jetë edhe domosdoshmëri, siç është rasti kur bashkëshortja është e madhe në moshë apo e sëmurë, saqë nëse burri mjaftohet vetëm me të kjo mund të bëhet shkak që ai ta ketë të vështirë ruajtjen e nderit dhe moralit të tij.
Gjithashtu ndodh që burri të ketë fëmijë me bashkëshorten e cila është e madhe ne moshë, nëse atij nuk do t‘i lejohej të martohej me tjetër përveç saj, kjo mund të bëhej shkak që ai të binte pre e gjërave të ndaluara për të plotësuar nevojat e tij, e nëse ai do ta ndante bashkëshorten (në mënyrë që të martohej me tjetër) ai në këtë mënyrë do të ndante midis saj dhe fëmijëve të saj. Sigurisht që mënyra më e mirë për zgjidhjen e këtij problemi do të ishte poligamija.
02. S‘ka dyshim se martesa është shkak për lidhjen dhe afrimitetin e njerëzve ndërmjet njëri-tjetrit. Allahu i Madhëruar e ka vendosur martesën në një nivel me lidhjen farefisnore si formues të lidhjeve familjare, pasiqë në lidhje me të thotë: “Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi.” [El Furkan 54]. Pra, martesa me më shumë se një grua bëhet shkak për lidhjen midis veti të shumë familjeve, madje kjo ka qenë ndër arsyet për të cilat i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u martua me shumë gra.
03. Prej dobive të poligamisë është edhe fakti se ajo bëhet shkak për zgjidhjen e problemeve të shumë prej grave (të cilat nuk kanë mundur të martohen) duke u mundësuar atyre përkujdesje sociale, vendbanim dhe kushte normale jetese. Po ashtu, ajo bëhet shkak që edhe ato të ndjejnë kënaqësinë e të qenurit nënë dhe të kenë fëmijët e tyre të cilët i trashëgojnë, e s‘ka dyshim se kjo është prej pikësynimeve të sheriatit.
04. Tek shumë meshkuj, edhe pse ata e duan dlirësinë dhe moralin e lartë, ndjenja e epshit mund të jetë e theksuar saqë një femër e vetme nuk është e mjaftueshme për plotësimin e nevojave të tyre. Pikërisht që ata të mos bien pre e imoralitetit dhe ndyrësive, Allahu i Madhëruar prej mëshirës së Tij ndaj krijesave, ua lejoi atyre poligaminë, duke patur parasysh normat dhe rregullat e sheriatit.
______________________________________________
[1] - Hadithin e ka transmetuar Ed Derakutni ne “Sunenin” e tij [vëll. IV, faq. 184]. Hadithi është i dobët (daif) sipas imam Albanit (Rahimullah) (Sh.p)
[2] - Siç është rasti kur babai i djalit martohet me nje femër, kjo gjë e bën të ndaluar martesën e të birit me atë femër pas vdekjes së babait, apo nëse ai e ndan atë. (Sh.p)
[3] - E ka transmetuar Buhariu, kapitulli i dëshmive, tema: “Dëshmitë mbi përkatësitë farefisnore dhe tajitjen” me nr. 2645, 2646 dhe Muslimi, kapitulli Err Rrada‘atu – tajijtja, tema: “Çfarë ndalohet për shkak të lindjes” me nr. 1447, 1444
[4] - E transmeton Muslimi, kapitulli Err Rrada‘atu – tajitja, tema: “Ndalesa hyn në fuqi me pesë të pira” me nr. 1452
[5] - E ka transmetuar Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Nuk bashkohet në martesë gruaja dhe halla e saj” me nr. 5109. E transmeton gjithashtu Muslimi në kapitullin me të njejtin titull, tema: “Moslejueshmëria e bashkimit në martesë midis gruas dhe hallës së saj” me nr. 1408. –Muttefekun alejhi.
[6] - E transmeton Ebu Daudi, kapitulli i divorcit, tema: “Në lidhje me atë i cili e pranon islamin dhe është i martuar me më tepër se katër gra” me nr. 2241
Urtësia e martesës.
Para se ta shqyrtojme këtë çështje në hollësi, është e domosdoshme që ta kemi më se të qartë se të gjitha dispozitat e legjistlaturës islame përmbajnë urtësi në vetvete dhe që të gjitha këto dispozita janë me vend dhe se asgjë nuk është përcaktuar më kot apo gabimisht.
E si mund të ndodhë ndryshe, pasi që dihet se ato janë përcaktim i të Urtit, të Mirënjohurit?! Mirëpo, a thua vallë se këto urtësi janë të perceptueshme për të gjitha krijesat?
Njeriu është i kufizuar në dijen, mendjen dhe perceptimin e tij. Është e pamundur për të që të jetë në gjendje t‘i kuptojë dhe t‘i dijë të gjitha gjërat. Allahu i Madhëruar thotë: “Juve nuk ju është dhënë prej dijes, veçse pak.” [El Isra 85].
Pra, është detyrë për ne që të jemi të kënaqur me dispozitat e sheriatit, pa marrë parasysh faktin nëse e dimë apo jo urtësinë e tyre. Nëse ne nuk e kemi të qartë urtësinë e ndonjërës prej këtyre dispozitave, kjo kurrësesi nuk do të thotë se në të nuk ka urtësi, por e vërteta është se mangësia qëndron në mendjet dhe të kuptuarit tonë në lidhje me perceptimin e asaj urtësie. Prej urtësive të ligjshmërisë së martesës përmendim:
01. Ruajtja e moralit dhe nderit të dy bashkëshortëve:
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O ju të rinj, kush prej jush është në gjendje të martohet le të martohet, sepse martesa ndihmon për shmangien e shikimit (prej harameve) dhe bëhet shkak për ruajtjen e nderit. Ndërsa ai i cili nuk është në gjendje të martohet le të agjerojë, sepse agjërimi e dobëson epshin e tij.”[1]
02. Ruajtja e shoqërisë prej të këqijave dhe imoralitetit:
Sikur të mos ishte martesa do përhapeshin mes njerëzve ndyrësitë dhe shthurjet.
03. Martesa mundëson të kënaqurit e ndërsjelltë midis dy bashkëshortëve:
Ajo përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet e tyre karshi njëri-tjetrit. Është detyrë e burrit që të përkujdeset për bashkëshorten e vet duke shpenzuar prej pasurisë së tij, sipas mundësisë që ka, në plotësimin e nevojave të domosdoshme të saj, siç janë: banesa, ushqimi, veshja etj.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Është e drejtë e tyre (grave) ndaj jush që t‘i ushqeni dhe vishni, sipas mundësisë që keni.”[2] Po ashtu edhe gruaja i vjen burrit në ndihmë duke kryer detyrimet që ka karshi tij, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj familjes.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “… kurse gruaja është bareshë (përgjegjëse) në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe mban përgjegjësi për atë që ka në ngarkim.”[3]
04. Martesa është shkak për lidhjen dhe afrimitetin e njerëzve:
Sa e sa familje të cilat as që njiheshin me njëra-tjetrën, bashkohen për shkak të martesës dhe formojnë lidhje ndërmjet tyre?! Ashtu siç edhe e kemi përmendur më lart, Allahu i Madhëruar e ka vendosur martesën në të njëjtin nivel me lidhjen farefisnore si formues të lidhjeve familjare.
05. Martesa mundëson ekzistencën normale të racës njerëzore:
Pra, është martesa ajo e cila siguron trashëgiminë dhe rigjenerimin e brezave. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ai krijoi palën (shoqen) e tij, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra.” [En Nisa 1].
Po të mos ishte martesa, me siguri që do të ndodhte njëra prej dy gjërave:
A - Zhdukja e njerëzimit.
B - Ekzistenca e disa njerëzve të ardhur në jetë si pasojë e imoralitetit dhe shthurjes. Njerëz të cilëve nuk u dihet origjina dhe që nuk e njohin moralin.
Në mbyllje të kësaj nënteme dëshiroj të bëj të qartë gjykimin e sheriatit në lidhje me të ashtuquajturin kufizim të lindjeve. Kufizimi i lindjeve, pra kufizimi dhe përcaktimi i numrit të fëmijëve bie ndesh me natyrën dhe kërkesat e sheriatit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi besimtarët që të martohen me gratë e dashura, të cilat lindin shumë fëmijë, duke na treguar se ai do lavdërohet me numrin tonë para popujve ose profetëve.
Juristët islamë kanë thënë: “Preferohet për martesë ajo femër për të cilën mendohet se lind shumë. Kjo mund të vihet re nëse ajo ka qenë më parë e martuar dhe njihet për lindje të shpeshta, apo mund të vihet re tek të afërmet e saj si nëna apo motrat, nëse nuk ka qenë e martuar më parë.”
Pastaj, me të drejtë lind pyetja: Cila është arsyeja e cila e bën të nevojshëm kufizimin e lindjeve?! A është frika se mos po pakësohet rrizku e furnizimi?! Apo është mendimi se numri i madh i fëmijëve e vështirëson edukimin e tyre?
Nëse është e para, atëherë ky do të ishte një mendimi i keq për Allahun e Madhëruar. I Madhërishmi nuk i ka krijuar krijesat, veçse u ka përcaktuar atyre furnizim. Ai thotë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ja ketë garantuar furnizimin e saj.” [El Hud 6].
Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe juve. Ai është Dëgjuesi i Dijshmi.” [El Ankebut 60]. Ndërsa në lidhje me ata të cilët fëmijët e tyre i vrasin prej frikës së varfërisë thotë: “Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve.” [El Isra 31].
Nëse ekziston mendimi se numri i madh i fëmijëve e vështirëson edukimin e tyre, atëherë themi se ky mendim është i gabuar. Sa e sa fëmijë të pakët në numër i lodhin prindërit e tyre gjatë përpjekjes së tyre për t‘i edukuar?! Ndërsa në të kundërt, janë të shumta ato familje me shumë fëmijë të cilat e përsosin edukimin e fëmijëve të tyre. Nuk duhet harruar se vështirësia apo lehtësimi në lidhje me edukimin e fëmijëve është në varësi të suksesit që Allahu i Madhëruar i jep robërve të Tij.
Sa më i devotshëm të jetë njeriu dhe sa më shumë kujdes të tregojë në zbatimin e dispozitave dhe kërkesave të sheriatit, aq më tepër Allahu ia lehtëson çështjet. Allahu thotë: “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson çështjet.” [Et Talak 4].
Pasi që u bë e qartë se kufizimi i lindjeve bie ndesh me dispozitat e sheriatit, lind pyetja: A është planifikimi familjar, duke e shtyrë shtatzaninë për shkak se gjendja e gruas nuk është e përshtatshme për të, i njëjtë me kufizimin e lindjeve?
Përgjigja është: Jo, nuk është planifikimi familjar në këtë rast aspak i ngjashëm me kufizimin e lindjeve. Ajo që kam për qëllim me planifikimin familjar është që të përdorin bashkëshortët, apo vetëm njëri prej tyre ndonjë mënyrë e cila bëhet pengesë për shtatzaninë në ndonjë periudhë të caktuar kohe (jo përherë).
Pra, ky lloj veprimi është i lejuar nëse bëhet me pëlqimin e të dy bashkëshortëve dhe është e nevojshme, siç është rasti kur gruaja është e dobët e shëndetligë dhe shtatzania do t‘ia përkeqësonte edhe më tepër shëndetin. Në këtë rast i lejohet asaj përdorimi i medikamenteve apo tabletave të cilat e pengojnë shtatzaninë, kjo pasi të ketë marrë edhe pëlqimin e burrit.
Pra, përdorimi i këtyre medikamenteve të cilat e pengojnë shtatzaninë për një periudhë kohe, është i lejuar. Është transmetuar se në kohën e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) sahabët ndonjëherë e bënin jashtë mitrës ejakulimin dhe nuk u ndaluan nga ky veprim. Ejakulimi jashtë nga ana e mashkullit është pa dyshim prej shkaqeve që e pengojnë shtatzaninë.
Detyrimet e lindura nga martesa.
Martesa bëhet shkak për lindjen e një sërë detyrimesh, ndër to përmendim:
01. Deturueshmëria e dhënies së mehrit:
Mehri është pasuri të cilën burri ja jep nuses së tij si pasojë e lidhjes së aktit martesor. Dhënia e mehrit është detyrë për burrin, pa marrë parasysh nëse përmendet apo jo në aktin e martesës.
Nëse shuma e mehrit përcaktohet që në lidhjen e aktit martesor, atëherë është detyrë për bashkëshortin që ta japë atë, qoftë pak apo shumë, ashtu siç përmendet në akt. Nëse mehri nuk është përmendur gjatë aktit të martesës atëherë burri është i detyruar që t‘i japë asaj mehrin e përafërt, të bashkëmoshatareve të saj në atë vend.
Mehri mund të jetë pasuri materiale, ashtu siç mund të jetë edhe përfitim. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) njërit prej sahabëve i përcaktoi si mehr për martesë, që t‘i mësonte bashkëshortes së tij diçka prej Kuranit përmendësh.[4]
Është e pëlqyeshme që shuma e mehrit të jetë e vogël. Sa më i pakët dhe i mundshëm të jetë mehri aq më mirë do të ishte, duke marrë si shëmbëlltyrë sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Mehri i pakët është shkak për arritjen e begatisë, e sa më i pakët të jetë mehri aq më e bereqetshme bëhet martesa.
Muslimi ka transmetuar në “Sahihun” e tij se njëri prej sahabëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij:
- “O i Dërguari i Allahut, u martova!”
- E sa i përcaktove për mehër bashkëshortes? – e pyeti i Dërguari i Allahut ((sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
- “Katër okë (një qind e gjashtëdhjetë dirhem argjend).”
- “Katër okë?! Ju sikur e nxirrni argjendin prej shpatit të këtij mali! Nuk kemi ç‘të të japim, por ndoshta të nisim në ndonjë ekspëditë e po përfiton prej saj.”[5]
Umeri (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Mos e shtrenjtoni mehrin e grave! Nëse shtrenjtimi i tij do të ishte nderim në këtë botë apo devotshmëri në botën tjetër, do t‘ju paraprinte në të i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai nuk i përcaktoi ndonjërës prej bashkëshorteve të tij për mehër më tepër se dymbëdhjetë okë. Po ashtu edhe vajzat e tij, nuk qe mehri i ndonjërës prej tyre më tepër se dymbëdhjetë okë, ndërsa një okë është i barabartë me dyzetë dirhem.”
Shtrenjtimi i mehrit këto vitet e fundit ka ndikuar tepër negativisht, pasi kjo dukuri është bërë shkak për pengimin e martesës së shumë të rinjve dhe të rejave, sa që burrit për përgatitjen e mehrit i duhen vite të tëra pune. Prej dëmeve që shkaktohen si pasojë e shtrenjtimit të mehrit përmendim:
A - Pengimi i martesës së shumë të rinjve dhe të rejave.
B - Mehri është preokupimi kryesor i shumë prej kryefamiljarëve të vajzës, pasi e shohin atë si përfitimin kryesor që do të marrin prej të fejuarit të saj. Nëse shuma që ai ofron është e majme ata bien dakord, kjo edhe nëse ai nuk është i përshtatshëm për të dhe si rrjedhojë mund të ketë edhe pasoja në të ardhmen. Nëse shuma që ai ofron është e pakët, ata e kthejnë mbrapsht të fejuarin, edhe pse ai mund të jetë me fe dhe moral të mirë.
C - Në qoftë se bashkëshorti është i pakënaqur prej bashkëshortes së vet dhe mehri që ai i ka dhënë asaj është një shumë goxha e madhe, atëherë ai do të përpiqet t‘ia bëjë jetën skëterrë bashkëshortes së vet, me qëllim që e gjora të detyrohet të kërkojë divorcin tek gjykatësi, në këmbim të kthimit të mehrit të shoqit. Në të kundërt, po qe se mehri do të ishte një shumë modeste, bashkëshorti i saj nuk do ta vriste mendjen shumë për të. Nëse ai e shikon të pamundur ecurinë e martesës së tyre, do ta ndante bashkëshorten pa i bërë padrejtësi asaj.
Sikur njerëzit të tregoheshin më të matur për sa i përket mehrit dhe secili të përpiqej për pakësimin e tij kur e ka në dorë këtë, atëherë një dukuri tepër pozitive do të shfaqej në mesin e shoqërisë. Njerëzit nuk do ta ndjenin më veten në siklet si dhe do t‘u hapej drita jeshile për martesë shumë burrave dhe grave. Mirëpo është për të ardhur keq, kur vëren se njerëzit garojnë se kush po e ngre mehrin më tepër se tjetri! Në çdo vit atij i shtojnë diçka të re e cila nuk ka qenë e njohur më parë dhe nuk dihet se në ç‘pikë do të arrijnë.
Një traditë e mirë lidhur me këtë dukuri është ajo që veprojnë disa njerëz, e sidomos beduinët të cilët pasi që e përcaktojnë shumën e mehrit, një pjesë të tij e japin në çast, ndërsa pjesën tjetër e afatizojnë në të ardhmen. Në këtë mënyrë edhe bashkëshorti e ka disi më të lehtë.
02. Përkrahja financiare:
Është detyrë e bashkëshortit që të shpenzojë për bashkëshorten e vet, me aq sa ka mundësi. T‘i sigurojë asaj ushqimin, pijen, veshjet dhe banesën. Në qoftë se ai tregon koprraci ndaj asaj që e ka për detyrë, do të ishte gjynahqar. Në këtë rast i lejohet bashkëshortes që të marrë prej pasurisë së tij aq sa i nevojitet, apo të marrë borxh në emrin e burrit, i cili e ka për detyrë ta shlyejë atë.
Prej shpenzimeve që i takojnë burrit është edhe gostia e dasmës. Me të është për qëllim ushqimi të cilin burri e përgatit gjatë ditëve të dasmës e me të cilin i gostit njerëzit. Gostia e dasmës është sunet me të cilin jemi porositur. Argument për këtë është vepra e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pasi ai kështu ka vepruar, madje edhe ka urdhëruar për të.
Duhet patur parasysh që gjatë dasmës të mënjanohen harxhimet e tepërta dhe shpërdorimi. Shpenzimet e dasmës duhet të jenë të pranueshme për gjendjen ekonomike të burrit. Ndërsa përsa i përket asaj çka veprojnë shumë njerëz në kohën e sotme duke harxhuar dhe shpërdoruar pa masë, një veprim i tillë është i papranueshëm, pasi pjesa më e madhe e këtyre harxhimeve nuk sjell ndonjë dobi.
03. Traditat që kanë të bëjnë me dy bashkëshortët ndërmjet njëri tjetrit:
Allahu i Madhëruar ka vendosur ndërmjet dy bashkëshortëve dashuri dhe mëshirë. Lidhja e tyre e bën të domosdoshënm zbatimin e disa detyrimeve të ndërsjellta ashtu siç janë të përcaktuara në traditën islame.
Kur do që krijohen lidhje apo marrëdhënie të caktuara ndërmjet njerëzve, lindin domosdoshmërisht të drejta dhe detyrime reciproke, varesisht nga shkalla e lidhjes së krijuar.
04. Ndalesat martesore:
Burrit i ndalohet martesa me nënën dhe gjyshet e bashkëshortes së tij, sado të largëta qofshin ato. Gjithashtu atij i ndalohet martesa me vajzat e bashkëshortes së vet të cilat i ka me burrë tjetër para tij, e po ashtu i ndalohet martesa me vajzat e fëmijëve të bashkëshortes së vet (mbesat e bashkëshortes). Kjo me kusht që ai të ketë kryer marrëdhënie intime me nënën e tyre (dhe jo thjesht të ketë bërë aktin e martesës). Po ashtu edhe gruaja është e ndaluar të martohet me babain e bashkëshortit të saj dhe gjyshërit e tij, sado të largët qofshin ata, si dhe me fëmijët (dhe niprit) e bashkëshortit të saj (që i ka me grua tjetër).
5. Trashëgimia:
Nëse një burrë lidh akt martesor të saktë (brenda rregullave) me një grua, atëherë ata të dy e trashëgojnë njëri-tjetrin. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Nga ajo që lënë gratë tuaja, juve ju takon për pjesë gjysma në qoftë se ato nuk kanë fëmijë, por në qoftë se lënë një fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që mbetet pas dhënies së amanetit që ato lënë me dëshirën e tyre, ose pas shlyerjes së borxheve. Nga ajo që lini ju, pjesa e atyre (grave tuaja) është një e katërta, nëse nuk lini pas fëmijë, por nëse lini një fëmijë, atëherë atyre u takon një e teta e asaj që mbetet pas dhënies së amanetit që ju lini me dëshirën tuaj ose pas shlyerjes së borxheve.” [En Nisa, 12]. Në këtë rast nuk ka dallim dhe nuk përbën problem fakti se a ka kryer bashkëshorti marrëdhënie intime me të shoqen ose është veçuar me të apo jo.
______________________________________________
[1] - E kemi shfaqur më parë analizën e këtij hadithi.
[2] - E ka transmetuar Ahmedi [vell. 5, faq. 73], Ebu daudi, kapitulli El Menesik- Dispozitat e Haxhit, tema: Forma e Haxhit të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me nr [1905] dhe Ibën Maxhe, kapitulli El Menesik- Dispozitat e Haxhit, tema: Haxhi i Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me nr [3074]
[3] - E kemi shfaqur më parë analizën e këtij hadithi (shiko faqen 6).
[4] - E ka transmetuar Buhariu, kapitulli i martesës, tema: “Tezuixhul muasiri – Martesa e atij që e ka gjendjen ekonomike të keqe” me nr. 5087. E transmeton gjithashtu Muslimi në kapitullin me të njejtin titull, tema: “Es sadaku ue xheuezu keunihitealimul Kuran – Mehri dhe lejueshmëria e qënies së tij mësim i Kuranit” me nr. 1425
[5] - E transmeton Muslimi në kapitullin e martesës, tema: “Nedbun nedhari ilel mer‘ati – Pëlqyeshmëria e shikimit të bashkëshortes” me nr. 1424
Vendimi i sheriatit në lidhje me divorcin dhe gjërat që duhen patur parasysh në lidhje me të.
Me divorc është për qëllim: Ndarja e bashkëshortes me fjalë, shkrim apo gjeste.
Divorci në origjinë është një veprim i urryer, pasi ai i zhduk të gjitha dobitë e martesës që përmendëm më sipër si dhe e shpërbën familjen. Mirëpo, përderisa divorci ndonjëherë është më se i domosdoshëm, kjo pasi në disa raste vazhdueshmëria e martesës mund të jetë e dëmshme për ndonjërin prej dy bashkëshortëve apo për të dy ata, si dhe për ndonjë qëllim tjetër; atëherë Allahu i Madhëruar prej mëshirës së Tij e lejoi atë për robërit e Tij dhe nuk zgjodhi për ta vështirësinë dhe rëndesën. Nëse burri e urren bashkëshorten e vet dhe nuk është në gjendje të bëjë durim ndaj saj, atëherë nuk ka problem nëse e divorcon atë. Mirëpo ai duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
A - Të mos e divorcojë kur ajo është në periudhën e menstruacioneve. Nëse burri e divorcon gruan e vet ndërkohë që ajo është në periudhën e menstruacioneve, atëherë ai e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), si dhe ka bërë një veprim të ndaluar. Në këtë rast është detyrë për burrin që ta kthejë atë (gruan) dhe ta mbajë derisa ajo të pastrohet, e pas kësaj nëse dëshiron mund ta divorcojë. Ndërsa më parësore është që ta mbajë atë derisa t‘i kthehen asaj periodat për herë të dytë e mbasi të jetë pastruar; nëse do e mban atë ose në të kundërt e divorcon.
B - Të mos e ndajë atë në periudhën e pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, me përjashtim të rastit kur shtatzania e saj është e qartë. Nëse burri ka për synim që ta ndajë gruan dhe ka kryer marrëdhënie me të, pasi që ajo ishte pastruar prej menstruacioneve, atëherë ai nuk duhet që ta ndajë atë derisa t‘i rikthehen sërish periodat dhe pastaj të pastrohet, sado e gjatë të jetë pritja. Mbas kësaj nëse dëshiron ai e ndan atë, por pa kryer me të marrëdhënie. Bën përjashtim këtu vetëm ai rast kur shtatzënia e saj është e qartë, apo nëse ka qenë shtatzënë. Pra, në këtë rast nuk ka problem nëse e divorcon atë. Allahu i Madhëruar thotë: “O ti Pejgamber! Kur t‘i ndani gratë, i ndani ato në kohën e pastërtisë së tyre…” [Et Talak, 1].
Ibën Abasi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Nuk duhet (që burri) ta ndajë gruan gjatë periudhës së menstruacioneve dhe as në periudhën e pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, por duhet që ta mbajë atë derisa t‘i rikthehen sërish periodat dhe pastaj të pastrohet. Pas kësaj nëse dëshiron, e ndan atë.”
c) Të mos e ndaj atë me më tepër se një herë. Pra, të mos i thojë “Je dy herë e ndarë!” apo “Je tre herë e ndarë!” dhe as t‘i përsërisë “Je e ndarë, je e ndarë, je e ndarë!” Të divorcuarit e trefishtë në të njëjtën kohë është i ndaluar (haram), pasi transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në lidhje me një burrë i cili e ndau gruan e vet me divorc të trefishtë në të njëjtën kohë ka thënë: “A po luani me Librin e Allahut ndërkohë që unë gjendem midis jush?!” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, a ta vras atë?[1]
E vërteta është se shumë njerëz janë të pavetëdijshëm ndaj rregullave të divorcit. Kur u teket për të divorcuar, ata divorcojnë dhe as që duan t‘ia dinë për kohën apo mënyrën e tij.
Njeriu e ka për detyrë t‘u vetpërmbahet kufijëve (ndalesave) të Allahut dhe të mos i tejkalojë ato. Allahu i Madhëruar thotë: “…e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten.” [Et Talak, 1].
Po ashtu thotë: “Këto janë dispozita të Allahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.” [El Bekare, 229].
Konsekuencat e divorcit.
Ashtu si edhe e përmendëm, me divorc është për qëllim ndarja e bashkëshortes. Kjo ndarje bëhet duke patur parasysh një sërë rregullash, ndër të cilat përmendim:
A - Pritja e detyrueshme që bën gruaja pasi që është divorcuar. Për të qenë e detyrueshme kjo pritje, duhet që bashkëshorti të ketë kryer marredhënie intime me të apo të jetë veçuar siç veçohet burri me gruan. Ndërsa nëse ai e ndan para se të ketë hyrë apo të jetë veçuar me të, atëherë ajo nuk ka pritje (iddeh).
B - Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “O ju që keni besuar! Kur të martoheni me besimtare dhe pastaj i ndani ato para se të bëni marrëdhënie me to, nuk ka Iddeh (kohë e përcaktuar për ndarjen e bashkëshortëve), për të pritur në lidhje me to.” [El Ahzab, 49].
Koha e përcaktuar për pritje për femrën e cila ka menstruacione është mbarimi i tre periodave. Nëse ajo nuk ka menstruacione, atëherë duhet të presë tre muaj. Po qe se është shtatzënë duhet të presi deri sa të lindë.
C - Gruaja bëhet e ndaluar për burrin nëse ai e ka ndarë dy herë të tjera para kësaj të fundit. Pra, bëhet fjalë për rastin kur ai e ndan një herë, pastaj e rikthen ndërkohë që asaj ende nuk i ka mbaruar pritja, apo i ka mbaruar pritja mirëpo ai martohet sërish me të (me akt të ri) dhe pastaj e ndan për herë të dytë dhe përsëri e rikthen në kohën e pritjes, apo e martohet sërish me të. Nëse burri e ndan atë për herë të tretë, mbas kësaj bëhet e ndaluar për të, derisa ajo të martohet me një burrë tjetër në mënyrë të vlefshme dhe ai të kryejë marrëdhënie intime me të. Pas kësaj, nëse burri i dytë i saj e ndan, atëherë ajo bëhet e lejuar për të parin. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim.” [El Bekare, 229]. Deri në Fjalën e Tij: “E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa ajo të martohet me një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t‘i zbatojnë dispozitat e Allahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të Allahut që ia sqaron një populli që kupton.” [El Bekare, 230].
Allahu i Madhëruar e bëri të ndaluar për burrin rikthimin e gruas pasi që e ka ndarë atë tre herë, derisa ajo të martohet me dikë tjetër përveç tij. Urtësia e kësaj është se njerëzit në fillim të Islamit i divorconin gratë e veta dhe i rikthenin ato sa herë të dëshironin, pa ndonjë numër të kufizuar. Një burrë u zemërua prej bashkëshortes së vet dhe asaj i tha: – “Për Zotin, as nuk do të të mbaj e as nuk do të të ndaj!”
– “Si qenka kjo kështu?!” – ja priti e shoqja.
– “Do të të ndaj, sa që kur t‘i jesh afruar fundit të periudhës së pritjes, do të të rikthej. Pastaj përsëri do të të ndaj, e kur sërish t‘i jesh afruar periudhës së pritjes, do të të kthej.”
Gruaja shkoi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tregoi atij për çfarë kishte ngjarë.
Allahu i Madhëruar lidhur me këtë zbriti Fjalën e Tij: “Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë…” me anë të së cilës përcaktoi se nuk i lejohet burrit kthimi i bashkëshortes së divorcuar më tepër se tre herë, gjykim ky i cili qe mëshirë për gruan, pasi e mbron atë prej padrejtësisë së burrit.
Mbyllja.
Vëllezër të nderuar!
Shpresojmë të kemi përmendur shkurtimisht dispozitat kryesore që kanë të bëjnë me martesën, gjithnjë duke u përpjekur që të mos tejzgjateshim në atë mënyrë e cila do të ishte e mërzitshme dhe as të mos përmblidhnim në atë mënyrë e cila do të qe e vakët.
Lus Allahun e Madhëruar të bëjë dobi me atë çka përmendëm e ti bëjë punët tona të sinqerta për hir të Tij dhe në përputhje me atë që Ai e do dhe është i kënaqur prej saj!
E lusim Allahun e Madhëruar që të nxjerrë prej këtij umeti një gjeneratë që i njeh dispozitat e Tij, i ruan kufijët (ndalesat) e Tij, është gjithnjë në shërbim të fesë së Tij dhe udhëzuese për krijesat e Tij!
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde! Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!”
“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!”
Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e Tij!
______________________________________________
[1] - E transmeton En Nesai, kapitulli i Divorcit, tema: “Tre të shprehura bashkë dhe qortimi në lidhje me to” me nr. 3401
Të drejtat reciproke të dy Bashkëshortëve në Islam.
Muslimani i aprovon të drejtat reciproke ndërmjet dy bashkëshortëve, të cilat janë të drejtat e secilit prej tyre kundrejt tjetrit. Kjo sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Edhe ato kanë të drejta të barabarta (me burrat) mbi ta (burrat) në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër (përgjegjësie) mbi to.” [El Bekare: 228].
Ky ajet fisnik ka aprovuar për secilin nga dy bashkëshortët të drejta mbi tjetrin dhe i ka veçuar burrat me një shkallë më tepër për konsiderime të tjera të posaçme.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në Haxhin e Lamtumirës ka thënë: “Vërtet që ju keni të drejta kundrejt grave tuaja dhe ato kanë të drejta kundrejt jush.”[1] Por disa nga këto të drejta janë të përbashkëta mes të dy bashkëshortëve dhe disa janë të posaçme për secilin prej tyre më vete.
Të drejtat e përbashkëta të bashkëshorteve.
01. Besnikëria: Secili nga dy bashkëshortët duhet të jetë besnik me partnerin e tij dhe të mos e tradhëtojë atë as në gjëra të vogla e as në të mëdha, pasi që dy bashkëshortët janë si dy ortakë. Kështu që është e detyrueshme plotësimi i besnikërisë, i këshillimit, sinqeritetit dhe çiltërsisë mes atyre dyve, në çdo çështje prej çështjeve të jetës së tyre, qoftë ajo çështje e përgjithshme apo e veçantë.
02. Përzemrësia dhe mëshira: Secili prej bashkëshortëve duhet të ketë sasinë më të madhe të mundshme prej përzemërsisë së sinqertë dhe mëshirës gjithpërfshirëse për partnerin e tij. Kjo duhet t‘i shoqërojë ata të dy gjatë gjithë jetës së tyre, në zbatim të Fjalës së Allahut të Madhëruar: “Dhe nga Shenjat e Tij është se Ai krijoi për ju gra nga vetë ju, që të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dhëmbshuri e mëshirë.” [Er Rrum: 21].
Si dhe në praktikim të fjalës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Kushdo që nuk mëshiron, nuk mëshirohet.”[2]
03. Besimi reciprok ndaj njëri-tjetrit: Secili prej bashkëshortëve duhet të ketë besim tek partneri i tij dhe të mos i hyjë asnjë pikë dyshimi në sinqeritetin dhe çiltërsinë e tjetrit, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet që besimtarët janë vëllezër.” [El Huxhurat: 10]. Dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush prej jush nuk ka për të besuar (plotësisht) deri sa të dojë për vëllanë e tij atë që do edhe për vete.”[3]
Lidhja bashkëshortore veçse e forcon edhe më shumë vëllazërinë në besim. Secili nga dy bashkëshortët e ndjen se ai është vetë tjetri, vetja e tij, kështu që sit ë mos ketë besim njeriu te vetja e tij dhe të mos e dëgjojë atë?! Apo si mund ta mashtrojë njeriu veten e tij dhe ta tradhëtojë atë?!
04. Sjelljet e përgjithshme: si butësia në bashkëpunim, çelja e fytyrës, fjala e bukur, respekti dhe konsiderata. Këto janë familjariteti i ndershëm dhe konform sheriatit, për të cilin Allahu i Madhëruar ka urdhëruar në Fjalën e Tij: “Dhe jetoni me to në mënyrë të ndershme (brenda normave).” [En Nisa: 19].
Kjo është edhe sjellja e mirë dhe përkujdesja ndaj grave, për të cilën ka urdhëruar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në fjalën e tij: “Kujdesuni për gratë dhe mbajini mirë ato!”[4]
Këto ishin disa prej të drejtave të përbashkëta mes dy bashkëshortëve, të cilat ata duhet t‘i zbatojnë ato kundrejt njëri-tjetrit, duke vepruar kështu sipas besës së fortë të përmendur në Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe si do t‘ia merrni asaj prapë atë (që i keni dhënë), ndërkohë që ju aq shumë keni hyrë në njëri-tjetrin, aq shumë i keni hapur gjoksin njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë ato kanë marrë prej jush besë të fortë e të shenjtë?!” [En Nisa: 21].
Si dhe duke ju bindur Allahut të Madhëruar i Cili thotë: “Dhe mos e harroni bujarinë mes jush. Vërtet Allahu është Gjithëvëzhgues për gjithçka që ju bëni.” [El Bekare: 237].
Të drejtat e gruas mbi burrin e saj.
Burri ka për detyrë që bashkëshortes së tij t‘i përmbushë të drejtat e mëposhtme:
01. Të jetojë dhe të sillet me të me ndershmëri dhe konform normave, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe jetoni me to në mënyrë të ndershme (brenda normave).” [En Nisa: 19].
Ai duhet ta ushqejë atë kur ha edhe vetë, ta veshë atë kur vishet edhe vetë, ta edukojë atë nëse ka frikë ndonjë mosbindje dhe rrëshqitje të saj, me atë që ka urdhëruar Allahu i madhëruar që të edukohen grate; duke filluar me këshillimin e saj pa sharje e ofendime. Nëse ajo nuk i bindet, atëherë ndahet prej saj nga shtrati, e nëse përsëri nuk i bindet, atëherë e godet lehtë atë, pa e goditur në fytyrë dhe pa lënë shenja, pa derdhur gjak, pa hapur plagë dhe pa nxjerë ndonjë prej gjymtyrëve nga funksioni i tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, pastaj mos pranoni të flini me to, dhe në fund i rrihni ato (lehtë nëse kjo ndikon te ato), por në qoftë se ato kthehen përsëri te bindja, atëherë mos kërkoni kundër tyre mjete (përçmuese e mërzitëse). Vërtet Allahu është kurdoherë më i Larti, më i Madhi.” [En Nisa: 34].
Dikush i tha të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Cila është e drejta e grave tona mbi ne?” - Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ta ushqesh atë nëse ha edhe vetë, ta veshësh atë nëse vishesh vetë, të mos e godasësh në fytyrë dhe as t‘i lësh shenja (në trup) dhe të mos e braktisësh atë veçse në shtëpi (duke u larguar nga shtrati).”[5]
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë: “Vërtet që e drejta e tyre (grave) mbi ju është që të bëni bamirësi ndaj tyre në veshje dhe në ushqim.”
Dhe thotë: “Besimtari nuk e urren besimtaren; edhe nëse ai nuk pëlqen një sjellje të saj, pëlqen një sjellje tjetër.”[6]
02. T‘i mësojë asaj gjërat e domosdoshme për fenë e saj, nëse ajo nuk i di ato, ose t‘i japë lejë të prezentojë tubimet e dijes që t‘i mësojë ato. Kjo sepse nevoja e saj për fenë e saj dhe për pastrimin e shpirtit të saj nuk është më e vogël se nevoja e saj për ngrënie e pirje. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj dhe familjen tuaj nga një zjarr, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët!” [Et Tahrim: 6].
Gruaja është prej familjes tënde dhe ruajtja e saj nga zjarri bëhet me besim dhe punë të mirë, por puna e mirë duhet të paraprihet nga dija dhe njohja, që më pas të mund të praktikohet dhe të kryhet ashtu si është e kërkuar në sheriat.
Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kujdesuni për gratë dhe mbajini mirë ato, sepse ato janë robëresha tek ju!”[7]
Dhe prej kujdesjes për to është që ajo të mësojë atë që i bën dobi asaj në fenë e saj dhe të edukohet me atë që i siguron asaj qëndrueshmërinë dhe virtytet e larta.
03. T‘a ngarkojë atë me mësimet e Islamit dhe edukatën e tij. T‘i kërkojë llogari për këto; ta ndalojë atë nga të zhveshurit në rrugë apo që të dalë e zbukuruar, si dhe ta ndalojë atë nga të përzierit me burra të huaj që nuk janë të afërm të saj me të cilët i ndalohet martesa (babai, vëllai, etj). Ashtu si dhe ka për detyrë (burri) që t‘i sigurojë asaj mbrojtje dhe kujdes të plotë. Të mos e lejojë atë që të prishet në moral apo fe dhe as të mos i japë rast asaj që të dalë nga urdhërat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, apo të shthuret. Kjo sepse burri është bariu i saj, përgjegjësi për të dhe i ngarkuari me ruajtjen dhe mbrojtjen e saj. Allahu i Madhëruar thotë: “Burrat janë mbrojtësit dhe mbajtësit e grave, sepse Allahu e ka krijuar njërën palë prej tyre të shquhet mbi tjetrën dhe sepse ata shpenzojnë nga pasuritë e tyre.” [En Nisa: 34].
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dhe burri është bari në familjen e tij dhe ai është përgjegjës për tufën e tij.”[8]
04. Të mbajë drejtësi mes saj dhe shemrës të saj nëse ka. Ai duhet të mbajë drejtësi mes tyre në ushqim, veshje, banesë dhe në të fjetur në shtrat. Të mos anojë në asgjë prej këtyre, apo të bëjë padrejtësi e zullum, sepse Allahu i Madhëruar e ka ndaluar këtë gjë, në Fjalën e Tij: “…por në qoftë se keni frikë se nuk jeni në gjendje që të mbani drejtësi (mes grave), atëherë (mjaftohuni) vetëm me një.” [En Nisa: 3].
Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka porositur që ato të mbahen mirë dhe ka thënë: “Më i miri ndër ju është ai i cili është më i mirë për familjen (gruan) e tij dhe unë jam më i miri nga të gjithë ju për familjen time.”[9]
05. Të mos e përhapë të fshehtën e saj dhe as të mos përmend ndonjë mangësi të saj. Sepse ai është besniku i saj dhe ai nga i cili kërkohet përkujdesja për të dhe mbrojtja e saj, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Njeriu më i keq dhe me vend më të ulët te Allahu në Ditën e Kijametit është ai burrë i cili shkon me gruan e tij dhe ajo shkon me të (kryejnë marrëdhënie intime), pastaj përhap të fshehtën e saj.”[10]
Të drejtat e burrit mbi gruan e tij.
Gruaja ka për detyrë që kundrejt burrit të saj të ruajë këto të drejta dhe të sillet me këto morale:
01. T‘i bindet atij, jo në kundërshtim të Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “E nëse ato i kthehen përsëri bindjes, atëherë mos kërkoni kundër tyre mjete (përçmuese e mërzitëse).” [En Nisa: 34].
Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e tij për në shtrat dhe ajo nuk i shkon e ai fle i zemëruar me të, atë (grua) e mallokjnë engjëjt deri sa të gdhijë.”[11]
Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë: “Sikur të urdhëroja ndokënd që t‘i bënte sexhde ndokujt tjetër, do të kasha urdhëruar gruan që t‘i bënte sexhde burrit të saj.”[12]
02. Ruajtja e nderit të burrit dhe e dëlirësisë së saj. Po kështu ruajtja e pasurisë së tij, e fëmijëve të tij dhe e të gjitha çështjeve të shtëpisë së tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Kështu, gratë e mira janë të bindura me çiltërsi (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe ruajnë në mungesë të bashkëshortëve të tyre ato që Allahu i ka urdhëruar t‘i ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë, pasurinë e burrit, etj).” [En Nisa: 34].
Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ndërsa gruaja është bareshë në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe e fëmijëve të tij.”[13]
Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë: “E drejta juaj mbi to është që të mos sjellin në shtratin tuaj atë që urreni dhe të mos fusë në shtëpinë tuaj atë që nuk pëlqeni.”
03. Të qëndruarit në shtëpinë e burrit të saj. Të mos dalë nga shtëpia e burrit të saj veçse me lejen dhe pëlqimin e tij, të ulë shikimin e saj dhe zërin e saj. Të mos e zgjasë dorën për gjëra të këqia dhe as gjuhën e saj për fjalë të ulëta. Të sillet mirë me të afërmit e të burrit, ashtu si vetë ai, pasi që nuk mund të sillet mirë me burrin e saj, nëse ajo sillet keq me prindërit apo të afërmit e tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja (u drejtohet grave) dhe mos e shfaqni veten siç bënin më parë në kohën e injorancës.” [El Ahzab: 33].
Dhe thotë: “…atëherë mos flisni me zë të ëmbël, se mos ndonjë me sëmundje në zemër shtyhet nga dëshira e ligë, por flisni të folur të ndershëm e të drejtë.” [El Ahzab: 32].
“Allahut nuk i pëlqen që e keqja të thuhet hapur faqe të gjithëve, përveç atij të cilit i është bërë padrejtësi.” [En Nisa: 148].
“Thuaju edhe besimtareve të ulin prej shikimeve të tyre (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t‘i mbrojnë vendet e turpit, si dhe të mos i nxjerin hapur zbukurimet e tyre përveç asaj që është e dukshme, dhe të zgjasin vello mbi rroben e tyre (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, flokët, qafën e gjoksin)…” [En Nur: 31].
Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Gruaja më e mirë është ajo e cila kur sheh tek ajo, të gëzon. Kur e urdhëron, të bindet. Dhe kur je në mungesë (në udhëtim), ajo të ruan ty në veten e saj dhe në pasurinë tënde.”[14]
Dhe thotë: “Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga (të shkuarit në) xhamitë e Allahut dhe kur ndokujt nga ju i kërkon leje gruaja e tij që të shkojë në xhami, të mos e ndalojë atë!”[15]
Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Jepuni leje grave që të shkojnë të falen natën në xhami.”[16] [D.m.th: për faljen e namazeve farze që falen me errësirë, sepse në këtë kohë ato nuk u shfaqen burrave dhe nuk duken nga errësira. (Sh.P)]
______________________________________________
[1] - E transmeton Tirmidhiu (1163). Shejh Albani e ka konsideruar Hasen-të mirë.
[2] - E transmeton Buhariu, Muslimi, etj.
[3] - E transmeton Buhariu, Muslimi, etj.
[4] - E transmeton Buhariu.
[5] - E transmeton Ebu Daudi. Shejh Albani e ka konsideruar Hasen Sahih.
[6] - E transmeton Muslimi (18).
[7] - E transmeton Buhariu.
[8] - E transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.
[9] - E transmeton Tirmidhiu (3895), Ibën Maxheh (1977), etj. Shejh Albani e ka konsideruar Sahih-të saktë.
[10] - E transmeton Muslimi (21), “Kapitulli i martesës”.
[11] - E transmeton Muslimi (122), “Kapitulli i martesës”.
[12] - E transmeton Tirmidhiu (1159), Ebu Daudi, etj. Shejh Albani e ka konsideruar Hasen Sahih.
[13] - E transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.
[14] - E transmeton Kurtubiu (5/170) dhe Taberiu (5/39).
[15] - E transmeton Muslimi (30), “Kapitulli i namazit”.
[16] - E transmeton Muslimi (139), “Kapitulli i namazit”.
01. Sistemi Familjar në Islam - Autor: Muhamed ibën Ali el Xhami Përktheu: Unejs Shuajb Murati Recensoi: Bledar Karaj el Albani.
02. MEHRI I GRUAS PER MARTESE - Shkëputur nga libri “Fikhu Suneh” Autor: Sejjid Sabik Përkthyer nga një grup përkthyesish Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani.
03. Respektimi i Prindërve në Islam - Shkëputur nga libri “Minhaxhu el Muslim” Autor: Ebu Bekër Xhabir el Xhezairi Përktheu: Bledar Karaj el Albani.
04. Martesa në Islam - Autor: Dijetari i madh Muhamed ibën Salih el Uthejmin (RahimehUllah) Përktheu: Edmond Ajdini.
05. Të drejtat reciproke të dy Bashkëshortëve në Islam - Shkëputur nga libri “Minhaxhu el Muslim” Autor: Ebu Bekër Xhabir el Xhezairi Përktheu: Bledar Karaj el Albani.
0 notes
fatherofsayings · 5 years
Text
Dhe si ta harrosh?
Pikerisht ateher kur te mendosh se e ke harruar do ta takosh diku. Rastesia do ju takoje. Me thuaj cfar do besh ateher.? Ja po ta them un... Do te rrah zemra fort sepse nuk prisje ta takoje. Do te mbushen syt me lot sepse te kish marr malli ta shohesh? Do ti thuash vetes se cfar bera e humba nje te vertete per ca genjeshtra te tjera? Do te kujtosh fjalet e tij por zdo ti thote me kurr ai, dhe perseri do ti shohesh ata syte e tij do te duash ti ndjesh nga afer do te doje te ishe ulur pran tij ose ne prehrin e tij.! Por jo zdo mundesh asnjeher sepse atij ju desh koh te merrte veten pas zhgenjimit ndersa ty te mori kohe qe te kuptosh qe ti besh engjejt te qajne esht mekat.. Pastaj do te shkoje mendja dhe ti flasesh, dhe mendon se do te kthehet pasi shum her beri ashtu (dmth esht kthyer) por jo.... je duke menduar gabim kesaj here ai vendosi nje "kurre". Do te kesh mundesine ta shohesh vetem nga larg, ti shohesh ate fytyren e bukur, ato syt e Zi, buzeqeshjen e embel por dhe ato nervat e tij qe shumicen e rasteve ishe ti ajo qe ja shkaktoje. E ti cfare do besh do kujtosh fjalet e tij, do degjosh kenget qe ai pelqente, do shkosh tek vendi qe qendronit perher bashk apo aty ku ai preferonte te qendronte, do shkosh atje do shikosh plot njerez por ate jo zdo e shohesh, "ai" nuk ti tha shum gjera qe duhej ti thonte, i la vend nje tjetri te ti thonte ty. "Ai" i urrente genjeshtrat dhe ti cfar bere?! E genjeve. "Ai" deshi pak sinqeritet dhe rrespekt, por ti nuk i kuptove keto dy fjale. "Ai" humbi kohen kot me ty duke e kuptuar se sa e pavlere je. "Ai" do te kujtohet sa her te kesh dike afer vetes. "Ai" nuk e tha Te Dua me fjale, por e trregoi me vepra, ndersa ti i the Te Dua vetem me fjal dhe nuk trregove asgje duke vepruar, por "Mos Harro".... 'per te harruar dike nuk duhet ta njihje kurre ate"
@acarusii
15 notes · View notes