Tumgik
#the fetusi
stingsbf · 4 months
Text
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
the… best friends???
42 notes · View notes
olyoil · 9 months
Text
Tumblr media
These are all so good
3 notes · View notes
adeptal · 2 years
Note
please for the love of fuck what is going on with the thoma abortion fetusi joke dont get me wrong its funny as fuck but youcant just let that loose onto your blog and not elaborate
Its genuinely too muxh you are opening pandoras box asking me this
2 notes · View notes
dane-zaboravim · 4 months
Text
Plodite se, i množite, i zemlju napučite. Fetusi jedva čekaju primiti prvi dječji doplatak.
Priručnik za preživljavanje, Grof Darkula
0 notes
Text
Some Random Terra Hypnagogica Thoughts (Re: Viralborgia)
Been having some thoughts regarding Viralborgia and the Viralborgians, the main villains in Terra Hypnagogica, that thing by Daniel Vega that I like bringing up a lot.
Tumblr media
THIS kind of stuff. Yeah.
(All art posted and lore referenced is from the Codex Noirmatic by Daniel Vega - Twitter: https://twitter.com/codexnoirmatic, Tumblr: https://codexnoirmatic.tumblr.com/)
Anyway, my thoughts were mostly along the lines of "what IS Viralborgia" and spun off into whole theories from there. Now, mind you, not much has been posted or stated either in the comic or on Daniel's tumblr/Twitter about this so much of this will be speculation. Nevertheless, let's begin:
Now I think the first thing that really stands out is how obsessively *fanatical* the Viralborgians are - everything they do or say is done in a sort of religious fervor, but demonically twisted. They host proclamations or what are essentially sermons, they constantly worship and recite twisted prayers, they speak politely  even with those they ultimately wish to destroy or convert, they seek to bring others into the "glory" of Viralborgia, etc. It's the first thing (besides their appearances) that one notices, how they seem to have this warped take on the standard themes and ideals of various theology. I think it ultimately ties into trying to identify the 'what' of Viralborgia.
Tumblr media Tumblr media
From the comic itself, the Viralborgians constantly speak of Viralborgia as a sort of divine mother figure - replacing terminology commonly used in reference to God or some manner of Supreme Principle (think the Ein Sof). There's even an entire page, in Chapter 1 of the comic that when translated from the original Spanish, has a LOT of allusions to this idea. So I think it's fair to believe that this is sort of what's going on here.
Even the word "Eschaton" used up above in that first image sort of references this. Eschatology refers to "the part of theology concerned with death, judgement, and the final destiny of the soul and of humankind." - with the term Eschaton specifically being "the final event in the divine plan; the end of the world."
So great, Viralborgia is some sort of divine entity. Case closed, right? Well, not exactly.
See, mention is made of things like, "an Ancient Light" unrelated to Viralborgia (and likely opposed, going by the page that mentions it specifically going out of its way to insult it) and from other stuff provided regarding the setting, there are clearly other deities at play here, some possibly even under Viralborgia itself. So clearly, Viralborgia has major significance within the setting at the highest cosmic scales, even ignoring the fact that its servants are the biggest threats to all reality but not much is known about WHAT it actually is beyond this.
The best 'descriptor' we have of what it might potentially be comes from the weird fetusy-thing up above, which calls it "a Mother, as vast as a succession of infinities" and talks about its "ineffable dimension" (possibly referring to ineffable cardinals, a type of large cardinal). Now, infinities get brought up a fair bit in Terra Hypnagogica, usually in relation to the realities of the multiverse, and mostly by the Viralborgians. So is it just the Multiverse? Is Viralborgia fundamentally tied to existence itself in some unseen, omnipresent yet unknowable way?
Possibly. But I would like to posit the idea that this isn't just referring to 'infinities' in the form of standard realities or the multiverse - but the notion of higher infinities. Large cardinals operating at scales that we can scarcely comprehend. One of the later pages in the webcomic, around Chapter 7, even has it stated that merely getting inducted into the Viralborgian's Empire can let you transcend "the continuum of infinities" - possibly referring to the continuum hypothesis (the size of infinite sets) or the cardinality of the continuum (the cardinality or "size" of the set of real numbers, itself a larger infinity than the set of naturals), possibly even the entirety of all the large cardinals in and of themselves - and Viralborgia is still considered to be beyond all of this, to be greater still than the sum total of the Empire that worships it. By all indicators, Viralborgia is not a part of the 'system' that the Empire exists within and transcends, it is something beyond it.
Does this mean that Viralborgia transcends all infinities? Is it possibly beyond all large cardinal properties, even up to the Berkeley Cardinal (and whatever properties may be axiomatically stated in the future that would be larger still)? Again, it is a possibility. One that I will keep in mind as more info about the setting comes to light.
One last thing I'd like to mention, at least in this post - is the possibility of Apophatic theology applying to Viralborgia. Apophatic theology being "a form of theological thinking and religious practice which attempts to approach God, the Divine, by negation, to speak only in terms of what may not be said about the perfect goodness that is God." - Quite literally, it is negative theology; stating what God Is Not.
I bring this up because paradoxical descriptors of the Viralborgians (namely, in Chapter 7, paraphrased, speaking of "light and darkness merging into some wholly new substance") and their essence, as well as the fact that they general avoid hard descriptors of Viralborgia Itself, leads me to believe that the idea that Viralborgia may only be determined by what it is not is also a possibility that could have some weight to it or be explored in the future.
All that said, Viralborgia and the Viralborgians as a whole remain an enigma. But a fascinating one that will hopefully have more unveiled about them in the future.
1 note · View note
rregullatislame · 2 years
Text
Fletushkë rreth gjakrave
Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë?
Autor: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (RahimehUllah)
Burimi: “ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa” (Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë)
 Përgatiti: Stafi Perlatmuslimane.
01. Domethënia e ciklit mujor dhe urtësia pas saj.
Përkufizimi sheriatik i menstruacionit:
“Menstruacioni është një gjakderdhje që natyralisht i ndodhë femrës, pa ndonjë shkak, në kohë të caktuar. Ai është një gjak natyral që nuk ka ndonjë shkak të sëmundjes, plagëve, abortimi spontan apo lindjes. Pasi që ai është i natyrshëm, ai ndryshon varësisht nga gjendja e gruas, ambienti dhe klima. Si rezultat i kësaj cikli është shumë i ndryshëm nga njëra grua tek tjetra.
Urtësi e kësaj është se, pasiqë fetusi nuk është në gjendje të ushqehet normal siq ushqehet jashtë stomakut dhe pasiqë krijesa më e mëshirshme për të (Ëma) nuk mund t’ia dërgoj ushqimin, atëherë Allahu Tebarake ue Te‘ala ka përcaktuar sekrecione të gjakut me të cilat ushqehet fetusi brenda në bark e nënës pa patur nevojë që të ha atë apo ta tretë ushqimin. Sepse futja e ushqimit bëhet nëpërmjet kërthizës; rrjedh gjak në venat e fetusit dhe e furnizon atë me ushqim. I Madhëruar është Allahu, Krijuesi më i mirë! Kjo është urtësia që fshihet pas ciklit mujor. Kështuqë nëse gruaja mbetet shtazënë mbaron ciklin mujor i saj, dhe rrallë ndodhë që një grua shtatzënë të ketë ciklin e saj mujor. Gjithashtu edhe gruaja gjidhënëse rrallëherë i ndodhë menstruacioni, sidomos në gjidhënien e parë.”
02. Fillimi i ciklit mujor.
Në shumicën e rasteve cikli mujor të fillon nga mosha dymbëdhjetë vjeçe dhe vazhdon deri në moshën pesëdhjetë vjet. Varësisht gjendjes së gruas, rrethanave dhe ambientit të femrës, ajo gjithashtu mund të ketë ciklin e saj të parë kur ajo është më e re ose më e vjetër se kaq.
Dijetarët kanë mendime të ndryshime nëse gruaja ka një moshë të fikse kur i vie cikli i saj i parë, she nuk e kalon këtë moshë ? Apo gjaku që vie para ose pas kësaj moshe konsiderohet çrregullim dhe jo gjak menstrual? Siç thashë dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë. Ed-Darimi, pasi përmendi të gjitha mendimet tha:
“Unë besoj se të gjitha janë gabim. E gjitha ka të bëjë me ekzistencën. Pavarësisht sasisë, gjendjes dhe moshës gjaku duhet të konsiderohet si gjak menstrual dhe Allahu e di më së miri.” 1
Mendimi i Darimiut është i saktë dhe këtë mendim gjithashtu e ka zgjedhur edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Pra në kohën kur gruaja e sheh gjakun e saj menstrual si ajo konsiderohet se e ka ciklin e saj mujor edhe bëse ajo është më e re se nëntë ose më e vjetër se pesëdhjetë vjet. Sepse Allahu dhe i Dërguarit i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem kanë lidhur dispozitat e ciklit mujor me ekzistimin e tij dhe jo me një moshë të caktuar. Kështu, që është e detyrueshme për t’iu referuar ekzistencës me të cilën lidhen gjykimet. Kurse për të kufizuar ciklin mujor në një moshë të caktuar kërkohet dëshmi nga Kurani dhe Sunneti, e cila nuk ekziston.
________________________________________________
1 - El Mexhmu´ Sherh al-Muhedhdheb (1/386).
03. Kohëzgjatja e ciklit mujor. 
Dijetarët kanë mendime të ndryshme që arrijnë në gjashtë ose shtatë mendime mbi kohën e ciklit mujor. Ibn-ul-Mundhir ka thënë:
“Disa dijetarë thonë se cikli mujor nuk ka kohëzgjatje minimale apo maksimale me ditë të caktuara.”
Them: ky mendin është sikurse mendimi i Darimiut. Edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu-Tejmijeh ka zgjedhur këtë dhe ky është mendimi i saktë sepse ky mbështet nga Kurani, Sunneti dhe hulumtimet. Prova e parë për të janë fjalët e Allahut Tebarake ue Te‘ala:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ
“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej kontaktit seksual me grate e juaja derisa të pastrohen.” 1
Përfundimin e ndalesës (së kontaktit seksual) Allahu e caktoi me pastrimin (nga cikli menstrual) dhe nuk e caktoi me një numër të caktuar të ditëve. Kjo dëshmon se dispozita lidhet me ekzistencën e gjakut menstrual dhe mungesën e gjakut; kur ka gjak menstrual, vlen dispozita e tij, dhe kur ai mbaron, atëherë mbaron edhe dispozita e tij.
Prova e dytë është konfirmuar në “Sahihun” e Muslimit ku Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i tha A’ishes radijAllahu anha të cilës i erdhi cikli i saj mujor gjatë Umres:
“Bë çdo gjë që bën haxhiu përveç tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh nga menstracionet.”
Ajo tha: “U pastrova në ditën e therjes së kurbanit.” 2
Buhariu transmeton në “Sahihun” e tij se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i tha asaj:
“Prit. Kur të pastrohesh nga menstracionet mund të shkosh në Ten’im.” 3
Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e caktoi përfundimin e ndalesës (së tavafit) me pastrimin nga cikli dhe nuk e caktoi me kohë të caktuar.
Dëshmia e tretë është se periudhat e përcaktuara kohore të cilat dijetarët i përmendin në këtë çështje nuk gjenden në Kuran dhe në Sunnet, pavarësisht se nevoja kërkon që kjo sqarohet. Në qoftë se do të kishte qenë e detyrueshme për ti kuptuar ato dhe të adhurohet Allahu me to, Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem do t’I bënin të qarta për të gjithë. Për shkak se gjykime të rëndësishme varen prej tyre, duke përfshirë namazin, agjërimin, martesën, divorcin dhe trashëgiminë. Për shembull, Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem sqaruan numrin e namazeve, kohën e tyre, rukun dhe sexhden, dhënin e lëmoshës, pasuritë e saj, vlerën, sasinë dhe grupet e synuara, agjërimin dhe kohën dhe periudhën e tij, haxhin dhe të tjera, duke përfshirë edhe edukatën e të ngrënit, pijes, gjumit, marrëdhënieve seksuale, të ulurit, hyrjen në shtëpi, daljen nga shtëpia dhe nevojat fizologjike duke përfshirë numrin e pastimit pas nevojës fizologjike dhe çështje të tjera precize dhe të qarta me të cilat Allahu e ka përkryer këtë fe dhe ka përsosur dhuntinë e Tij ndaj besimtarëve. Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:
وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ
“Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send.” 4
مَا كَانَ حَدِيثًا يُفْتَرَى وَلَكِن تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
“Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.” 5
Kur është bërë e qartë se këto vlerësime dhe detaje të cilkit menstrual nuk gjenden në Kuran dhe në Sunnet, atëherë e dimë se ato nuk kanë asnjë provë dhe se cikli mujor i cili trajtohet nga vendimet e sheriatit në vend të kësaj duhet të ndërlidhet me ekzistencën dhe mungesën. Kjo dëshmi (do të thotë që mungesa e saj në Kuran dhe në Sunnet dëshmon se ajo nuk duhet ë ndikojë) do të sjell dobi ty si në këtë çështje ashtu edhe në çështje të tjera, sepse vendimet e sheriatit konfirmohen vetëm nëpërmjet Kuranit, Sunnetit, konsensusit të njohur ose e saktë analogjisë. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:
“Allahu ka lidhur disa vendime në Kuran dhe Sunnet me ciklin mujor pa përmendur minimumin e kohëzgjatjajes apo kohëzgjatjen maksimale ose kohën për periudhën e pastër mes dy cikleve të dy muajve, edhe pse ky fenomen ka të bëjë me tërë umetin që janë në nevojë të madhe për këtë njohuri. Me anë të gjuhës nuk mund bëhen dallime në mes të një periudhe dhe një tjetër. Ai që pastaj vendos një kufi ka devijuar nga Kurani dhe Sunneti.” 6
Dëshmia e katërt është analogjia e saktë. Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë se gjaku menstrual është gjendje papastërtie dhe e neveritshme. Kur gjaku menstrual është ekzistues atëherë është ekzistuese edhe papastërtia. Nuk ka dallim në mes të ditës së dytë dhe të parës, mes ditës së katërt dhe të tretës.., sepse gjaku menstrual është gjaku menstrual dhe gjendja e papastër është gjendje e papastër.Si atëherë mund të ndryshojë gjykimi në mes të dy ditëve kur qëllimi është një dhe i njejtë? A nuk e kundërshton kjo analogjinë e saktë? A nuk i jep analogjia e saktë të dy ditëve të njëjtin gjykimi pasi që ato kanë të njëjtin emërues të përbashkët?
Prova e pestë është se ekzistojnë mendime të ndryshme dhe kontradiktore në këtë çështje. Kjo dëshmon se nuk ka dëshmi për këtë çështje që është e detyrueshme për t’u pasuar. Ato janë vetëm gjykime të bazuara në Ixhtihad që mund të jenë të sakta apo të gabuara. Asnjë mendim nuk ka më shumë të drejtë për t’u pasuar sesa tjetri. Në lidhje me mosmarrëveshjet duhet t’i referohet Kuranit dhe Sunnetit.
Kur të qartësohet se sa i fortë dhe përfshirës është mendimini që thotë se cikli mujor nuk ka periudhë minimale ose maksimale, atëherë duhet të dini se çdo gjak natyral që e sheh gruaja, dhe ai gjak nuk ka ndonjë shkak siq është plaga dhe të ngjashme, atëherë ky gjak është gjak menstrual pa marrë parasysh kohën apo moshësh përderisa nuk është i vazhdueshëm çdoherë ose ndodhë të ndërpritet vetëm një ditë ose dy ditë në muaj, atëherë në këtë rast kjo është gjakderdhje. Gjykimet e gjakderdhjeve – nëse dëshiron Allahu – do të shpjegohen më vonë. Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijjeh ka thënë:
“Në parim, çdo gjë që del nga mitra është gjak menstrual derisa të vërtetohet të jetë gjakderdhje.” 7
Ai gjithashtu ka thënë:
“Gjaku që del është gjaku menstrual për derisa nuk është gjak nga një venë apo një plagë.” 8
Ky mendim jo që vetëm është më i sakti duke pasur parasysh provat, ai është edhe më i lehtë për t’u kuptuar dhe praktikuar sesa mendimet që e kufizojnë kohën e ciklit menstrual. Prandaj është më mirë për të pasuar këtë mendim, sepse është në pajtim me shpirtin e fesë Islame, me rregullin e saj, e ai është lehtësimi. Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:
هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
“Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi.” 9
Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Feja është e lehtë. Askush nuk ashpërson tepër në fe vetëmse ajo e mund atë. Prandaj jini të mesëm, bëni aq sa mundeni dhe keni shpresë.” 10
Nga karakteret e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ishte se ai gjithmonë zgjidhte alternativën më të lehtë për derisa ajo nuk ishte mëkat 11.
________________________________
 1 - 2:222
 2 - Muslimi (1211).
 3 - Bukhari (1787).
 4 - 16:89
 5 - 12:111
 6 - Mexhmu-ul-Fataua (19/35).
 7 - Mexhmu-ul-Fataua (19/36).
 8 - Mexhmu-ul-Fataua (19/38).
 9 - 22:78 10 - al-Bukhârî (39).
11 - al-Bukhârî (6126) och Muslim (2327).
04. Cikli mujor i gruas shtatzënë.
 Zakonisht cikli mujor i gruas ndërprehet gjatë shtatzënisë. Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:
“Shtatzënia e gruas ndjehet vetëm nëpërmjet ndërprerjes së gjakut.”
Pra, nëse gruas shtatzënë i vie gjaku dy ose tre ditë para lindjes dhe ka dhimbje të lindjes, ai konsiderohet nifas (gjak i lehonisë). Por nëse ai vie shumë kohë para lindjes, apo pak kohë para lindjes, por nuk ka dhimbje të lindjes, atëherë nuk konsiderohet gjak i lehonisë, por a është gjak menstrual, për të cilin vlejnë dispozitat e tij, apo është gjak i ndonjë sëmundjeje, për të cilin nuk vlejnë dispozitat e menstruacionit? Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë: Mendimi i saktë është se ky është gjak menstrual, nëse kjo ndodh gjatë ciklit normal mujor të gruas, sepse gjaku që i vie gruas zakonisht në esencë është gjak menstrual, përderisa nuk vërtetohet e kundërta, nëse nuk ka ndonjë shkak që ndalon të qenit e tij gjak menstrual, dhe nuk ka ndonjë argument nga Kurani dhe suneti që e ndalon këtë. Ky është mendimi i Imam Malikut dhe Imam Shafiut të cilin e zgjedhi edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh i cili tha:
“Bejheki ka thënë se ky është një nga mendimet e Imam Ahmedit. Dhe thuhet se ai u kthye nga ky mendim.” 1
Në bazë të kësaj, ajo që vlen për gruan shtatzënë e cila ka cikël mujor, vlen edhe për gruan që nuk është shtatzënë përveç nga dy raste:
01 – Divorci: Divorci nga gruaja që ka periudhën e saj të pritjes gjatë cikleve mujore është i ndaluar, por nuk është e ndaluar për ta bërë dirvorc gruan zhtatzënë, sepse divorci nga një grua jo shtatzënë, gjatë ciklit mujor është kundër fjalëve të Allahut Tebarake ue Te‘ala:
إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ
“Kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë .” 2
Ndërsa, divorci i shtatzënës që ka menstruacion nuk e kundërshton këtë ajet, sepse ai që ndahet nga një grua shtatzënë është ndarë në kohën e pritjes të saj, e cila përfundon me lindjen e saj, dhe kjo nuk ka rëndësi nëse ajo ka ciklin e saj mujor ose jo në kohën e shkurorëzimit. Prandaj, nuk është e ndaluar që ta bësh divorc një grua shtatzënë pas marrëdhënies seksuale në krahasim me gruan jo shtatzënë.
02 - Me ciklin mujor të gruas shtatzënë nuk përfundon periudha e saj e pritjes, përveç nëse ajo lind, qoftë ajo të ketë pasur cikël gjatë shtatzënisë apo jo. Allahu Subhanehu ue Te'Ala ka thënë:
وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ
“Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” 3
________________________________________________________________
1 - el-Ikhtijarat, fq. 35
2 - 65:1
3 - 65:4
05. Rastet e pazakonta të ciklit mujor.
 Të pazakonshmet e ciklit janë disa llojesh:
01 - Ai mund të zgjatet apo të shkurtohet. Për shembull, cikli mujor i një gruaje zgjatë gjashtë ditë, ndonjëherë mund të zgjatet në shtatë ditë, ndërsa cikli mujor i një gruaje tjetër që zgjat shtatë ditë, ndonjëherë ai mund të shkurtohet në gjashtë ditë.
02 - Ai mund të vie më herët se zakonisht apo më vonë. Për shembull, cikli mujor i një gruaje që zakonisht i vije asaj në fund të muajit, asaj mund ti vie në fillim të muajit, ndërsa cikli mujor i një gruaje tjetër që i vie zakonisht në fillim të muajit mund ti vie në fund të muajit.
Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këto dy raste. Mendimi i saktë është se kur ajo e sheh gjakun e saj, ai numërohet ti përket ciklit mujorë, dhe kur ai mbaron, ajo konsiderohet të jetë e pastër, pa marrë parasyshë nëse cikli i saj mujor është zgjatur ose shkurtuar, ka ardhur më herë apo është vonuar. Argumentet për këtë tashmë janë përmendur në temën paraprake lidhur me dispozitat e ciklit mujor me ekzistimin e gjakut menstrual. Ky është mendimi i Imam Shafi’iut të cilin e zgjodhi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Ibn Kudameh tha se ky mendim ishte i fortë dhe e mbështeti atë kur ai tha:
“Nëse cikli mujor do të kishte vlejtur sikurse mënyra e përmendur në medhheb, atëherë Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem do ti´a kishte qartësuar këtij umeti dhe nuk do ta kishte shtyer sqarimin, sepse nuk është e lejuar për të vonuar një sqarim kur ka nevojë për të. Gratë e tij dhe gratë e tjera kanë patur nevojë për sqarimin në të gjitha kohërat. Ai kurrë nuk do ta kishte lënë pas dore këtë. Ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem as nuk ka përmendur ciklin mujor as nuk e qartësoi se përveç në lidhje me gjakderdhjen jashtë ciklit menstrual.” 1
03 - Sekrecionet e verdha dhe të turbullta. Në këtë rast gruaja sheh një gjak të verdhë që ngjason me qelbin ose ajo sheh sekrecione të turbullta që është një përzierje mes sekrecioneve të verdha dhe të zeza. Nëse këto sekrecione vijnë në ciklin mujor ose janë të lidhura me të para se ajo të pastrohet, ato konsiderohen ti përkasin ciklit mujorë dhe ndikohen nga dispozitat e tij. E nëse ato vinë pas pastrimit nga cikli, atëherë ato nuk i përkasin ciklit mujor, duke u bazuar në fjalët e Ummu Atijes, e cila thotë:
“Lëngun e verdhë dhe atë të turbulltë që vie pas menstracioneve nuk e kemi llogaritur prej menstruacioneve.” 2
Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të saktë transmetimi. Bukhariu e transmetoi atë pa shtesën:
“…Pas ciklit mujor…” 3
Por ai e titulloi hadithin:
“Sekrecionet e verdha dhe të turbullta jashtë ciklit mujor.”
Ibn Haxheri ka thënë në shpjegimin e tij “Fet´h-ul-Bari”:
“Ai i caktoi në këtë mënyrë për të kombinuar hadithin e mëparshëm të Aishes radijAllahu anha: “Mos nxito derisa të sheh sekrecione të trasparente (të kthjëllëta).” me hadithin e lartëpërmendur të Ummu ‘Atijjehs radijAllahu anha në kapitullin e kështu që hadithi i A’ishes vlen gjatë ciklit mujor, ndërsa i Ummu ‘Atijjehs radijAllahu anha jashtë ciklit mujor.”
Hadith i Aishes i cili transmetohet nga Bukhari me një reduktim, megjithëse me një zinxhir të transmetimit më definitiv në kapitullin e më parshëm: “Gratë e kishin zakon ti dërgonin asaj topa pambuku të cilat përmbanin sekrecione të verdhë pas së cilës ajo tha:
“Mos nxito derisa të sheh sekrecione të trasparente (të kthjellëta).”
Menstracionet e tejdukshme vijnë nga mitra kur cikli mujorë të përfundojë.
04 - Ndërprerjet përgjatë ciklit mujor. Kjo dotë thotë se asaj i vie gjaku një ditë, kurse ditën tjetër është e pastër, kjo ka dy raste:
01 - Gruaja e përjeton gjithmonë këtë gjendje. Në këtë rast gjaku është gjakderdhje dhe ka dispozitat e gjakderdhjes.
02 - Kjo nuk i ndodhë gjithmonë; kjo ndodhë vetëm ndonjëherë dhe periudha e saj e pastër është e qartë. Dijetarët kanë mendime të ndryshme për këtë periudhë në të cilën gjaku pushon. A është gjaku i pastër apo llogaritet ti përket ciklit mujor? Sipas mendimit të saktë të methhebit Shafei kjo llogaritet t’i përket ciklit mujor. Këtë mendim gjithashtu zgjodhi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh, autori i librit “El-Fa’ik” 5 dhe methhebi i Ebu Hanifes. Sepse sekrecionet transparente nuk shihen gjatë asaj periudhe. Dhe në qoftë se thuhet se periudha llogaritet si një periudhë e pastër, kjo do të thoshte se ajo është e rrethuar nga dy cikle mujore, të cilën askush nuk e thotë.
Po kështu, kjo do të thoshte se periudha e pritjes përfundon pas pesë ditëve. Pos kësaj do të ishte vështirë të pastruarit dhe kryerja e detyrave të tjera çdo të dytën ditë. Kjo vështirësi nuk ekziston në sheriatit dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
Methhebi i njohur i Hanbelive është se gjaku konsiderohet si gjak menstrual, ndërsa gjaku që ka pushuar konsiderohet si një periudh e pastër. Përjashtimi i vetëm është nëse ata së bashku tejkalojnë periudhëm maksimale të ciklit mujor; në këtë rast gjaku është gjakderdhje e jo menstruacion. Ibn Kudameh ka thënë në “el-Mugni”:
“Mendimi që thotë se gjaku që pushon më pak se një ditë nuk llogaritet ti përket periudhës së pastër është i bazuar në transmetimin që kemi përmendur në lidhje me kohën e lehonisë. Ajo nuk duhet ta marrë parasysh periudhën që është më e shkurtër se një ditë. Ky është mendimi i saktë insha Allah. Sepse gjaku rrjedh për një kohë dhe ndërpritet në kohën tjetër.” Për të detyruar pastrim nga koha në kohë është një mundim që nuk mund të jetë i vlefshëm, sepse Allahu Subhanehu ue Te'Ala ka thënë:
هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
“Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” 6
Ibn Kudameh ka thënë:
“Sipas kësaj nuk vlenë periudha e pastër kur gjaku ka pushuar më pak se një ditë, për derisa nuk provohet e kundërta në mënyrë që gjaku të pushojë në fund të ciklit mujor ose që asaj ti vien sekrecione transparente.”
Mendimi i Ibn Kudames është kështu midis dy mendimeve tjera dhe Allahu e di më së miri se cili është i saktë.
05 - Tharja gjatë ciklit mujor kur ajo sheh vetëm sekrecione. Nëse kjo ndodh gjatë ciklit mujor ose lidhet me ciklin mujor para periudhës së pastër, atëherë i përket ciklit mujor. E nëse është pas pastrimit, atëherë nuk është menstruacion, sepse menstruacioni më së tepërmi lidhet me sekrecionet e verdha dhe të turbullta.
_________________________________________________
1 - el-Mughni (1/353).
2 - Ebu Davudd (307).
3 - Bukhari (326).
4 - Bukhari(19).
5 - Këtë e ka përendur autori i librit “el-Insaf”
6 - 22:78
06. Dispozita e ciklit mujor ndaj namazit.
Cikli mujore ka më shumë se njëzet dispozita. Ne do të përmendim ato që janë më të nevojshmet:
01 - Namazi është i ndaluar dhe i pavlefshëm për gruan, qoftë namazi i detyrueshëm dhe vullnetar. Namazi nuk është i detyrueshëm përveç nëse mbetet kohë më pak se sa zgjatë për të falur një rekat, sepse në këtë rast obligohet namazi, qoftë nëse arrinë ta falë në kohën e tij apo në fund të kohës.
Shembulli kur arrinë namazin në fillim të kohës: gruaja që i vie cikli i saj mujor pas perëndimit të diellit sa zgjat falja e një rekati, atëherë kur ajo të pastrohet detyrohet ta falë namazin e akshamit që i ka ikur sepse ajo ishte e pastër gjatë një kohe që korrespondon me kohën sa zgjatë falja e një rekati pasi që dielli kishte perenduar.
Shembulli i dytë është kur gruaja të pastrohet për një kohë që korrespondon me kohën sa zgjat falja e një rekati para se të lind dielli. Kur ajo të pastrohet ajo detyrohet që ta falë namazin e sabahut sepse ajo ishte e pastër aq kohë që korrespondon me kohën e faljes së një rekati para se të lindë dielli.
Por në qoftë se gruas i vie cikli i saj mujor dhe pastrohet më pak se sa koha që korrespondon me faljen e një rekati para perëndimit të diellit dhe lindjes së diellit, ajo nuk detyrohet të falë namazin përkatës. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Ai që arrin një rekat të namazit ka arritur namazin.” 1
Kjo do të thotë se ai nuk kap një rekat të namazit nuk e ka zënë namazin.
A duhet gruaja që pastrohet në kohën që korrespondon me kohën e një rekati para ikindisë dhe jacisë ta falë namazin e drekës dhe atë të akshamit? Ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Mendimi i saktë është se ajo është e obliguar vetëm që të falë namazin koha e të cilit ka hyrë, në këtë rast ikindinë dhe jacinë.
Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Ai që arrin një rekat të ikindisë para se dielli të perendojë, ai e ka arritur ikindinë.” 2
Nëse ajo e ka arritur një rekat nga namazi i ikindisë, atëherë a obligohet të falë edhe namazin e drekës? Apo nëse e ka arritur një rekat të namazit të jacisë, a obligohet të falë edhe akshamin?
Lidhur me këtë, dijetarët kanë mospajtime, e sakta është se ky namaz nuk i obligohet përveç nëse e arrinë kohën e tij, pra ajo falë vetëm namazin e ikindisë dhe jacisë, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit: “Kush e arrinë një rekat nga namazi i ikindisë para se të perëndoi dielli ai e ka arritur ikindinë”. Profeti këtu nuk ka thënë: “E ka arritur namazin e drekës dhe ikindisë” e as nuk e ka përmendur obligueshmërinë e namazit të drekës. Këtë mendim e ka methhebi i Imam Ebu Hanifes dhe methhebi i Imam Malikut, e cila është përmendur në librin “Sherh-ul-Muhadhdhab”. 3
Kur bëhet fjalë për të shqiptuar Dhikrin, Tekbir, Tesbih, Tehmid, përmendjen e emrit të Allahut para ushqimit dhe gjëra të tjera, leximi i Haditheve dhe Fikhut, t’i lutet Allahut dhe të thotë “Amin” dhe të dëgjojë Kuran, kjo nuk është e ndaluar për gruan që ti bëjë. Është konfirmuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem lexonte Kuran ndërsa kishte shtrirë kokën e tij mbi kofshët e Aishes radijAllahu anha në kohën kur ajo kishte ciklin e saj mujorë 4.
Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Umm Atijjeh radijAllahu anha ka thënë:
“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem na ka urdhëruar që gjatë dy bajrameve të nxerrim jashtë gratë që sapo ishin pjekur, gratë me menstruacione dhe vajzat virgjëresha. Sa për gratë me menstruacione, ato qëndronin jashtë vendit të faljes së namazit.” 5
Lidhur me leximin e Kuranit në heshtje pa e lëvizur gjuhën, kjo është në rregull. Shembull i kësaj është që ajo të lexon nga një Mus´haf ose një tavlo pa e lëvizur gjuhën. Imam Neveviu ka thënë:
“Kjo lejohet pa ndonjë mospajtim. Por nëse ajo lexon duke e lëvizur gjuhën, atëherë shumica e dijetarëve mendojnë se kjo është e ndaluar.” 6
Bukhari, Ibn Xherir et-Tabari dhe Ibn-ul-Mundhir kanë thënë:
“Kjo lejohet.”
Ibn Haxheri ia dedikoi këtë mendim Imam Malikut dhe mendimit të vjetër të Imam Shafiut. Bukhariu transmetoi me një zinxhir të reduktuar të transmetimit se Ibrahim en-Nakhai tha:
“Është në rregull që ajo të lexon ajetin.”
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh ka thënë:
“Nuk ka bazë në Sunnet që asaj nuk i lejohet të lexojë Kuranin.”
Hadithi i cili thotë:
“As gruaja me menstruacione apo personi seksualisht i papastër nuk duhet të lexojë diçka nga Kurani.”
“Është i dobët sipas të gjithë dijetarëve të hadithit” 8 Edhe gratë në kohën e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem kishin ciklet mujore. Nëse leximi i Kuranit do të kishte qenë i ndaluar për to sikurse falja e namazit, atëherë Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem do t’ua kishte qartësuar këtë umetit të tij dhe do t’ua kishte mësuar këtë nënave të besimtarëve dhe si rezultat i kësaj kjo do të kishte qenë e përhapur në mesin e njerëzve. Kur nuk ka as një person të vetëm i cili e ka përcjellur këtë nga Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, as nuk është e lejuar për të thënë se kjo është e ndaluar. Sepse ai nuk e ka ndaluar këtë. Duke pasur parasysh se ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem nuk e ka ndaluar këtë ndërsa cikli mujor ishte prezent në kohën e tij, ne e dimë se kjo nuk është e ndaluar. 9
Tani kur ne i dijmë mendimet e ndryshme të dijetarëve është më e sigurt për gruan me ciklin mujor që të mos lexojë Kuranin me gjuhën e saj, përveç nëse ajo nuk ka nevojë për të, për shembull, në arsim apo provim.
________________________________________
1 - Bukhari (580) dhe Muslimi (607).
2 - Bukhari (579) dhe Muslimi (608).
3 - Sherh-ul-Muhadhdhab (3/70).
4 - Bukhari (297) dhe Muslimi (301).
5 - Bukhari (324) dhe Muslimi (890).
6 - Sherh-ul-Muhadhdhab (2/372).
7 - Fet´h-ul-Bari (1/408).
8 - Tirmidhi (131).
9 - Mexhmu-ul-Fataua (26/191).
07. Dispozita e ciklit mujor lidhur ndaj agjërimit.
 02 - Agjërimi është i ndaluar dhe i pavlefshëm për gruan që ka ciklin mujor, qoftë agjërim farz apo nafile. Por ajo obligohet t’i konpenzojë ditët e humbura të agjërimit farz. A’isheja radijAllahu anha ka thënë:
“Kur na vinte cikli mujor, ne u urdhëruam që ta konpenzojmë agjërimin dhe nuk u urdhëruam ta kompenzojmë namazin.” 1
Nëse gruas i vie cikli i saj mujor duke qenë agjërueshëm, agjërimi bëhet i pavlefshëm edhe nëse i vie cikli i saj për një çast para perëndimit të diellit. Nëse agjërimi është i detyrueshëm, bëhet e detyrueshme për të që ta konpenzojë këtë ditë.
Nëse ajo e ndien se cikli mujor po i vie dhe ai i vie pas perëndimit të diellit, në këtë rast agjërimi është i plotësuar dhe nuk prishet sipas mendimit të saktë. Sepse për gjakun brenda trupit nuk ka ndonjë dispozitë. Kur Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem u pyet se nëse gruaja duhet të lahet pas një ëndërre erotike ai tha:
“Po, nëse ajo sheh sekrecion.”
Ai e lidhi dispozitën me sekrecionin që shihet dhe jo me reagimin e saj. Në të njëjtën mënyrë dispozitat e ciklit mujor fillojnë të zbatohen vetëm kur shihet gjaku.
Dhe në qoftë se ajo ka ciklin e saj mujor kur hyn agimi, atëherë agjërimi i saj është i pavlefshëm edhe nëse ajo është pastruar një moment pas agimit.
Dhe në qoftë se ajo pastrohet pak para agimit atëherë agjërimi i saj është i vlefshëm edhe pse ajo do të pastrohet (lahet) pas agimit. Në mënyrë të ngjashme, agjërimi është i vlefshëm në qoftë se një person është xhunub dhe synon të agjërojë dhe pastrohet (lahet) pas agimit. A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem u zgjua pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe pastaj agjëroi në Ramazan.” 2
______________________________________
1 - Bukhari (321) dhe Muslimi (335).
2 - Bukhari (1925) dhe Muslimi (1109).
08.Dispozita e ciklit mujor ndaj tavafit rreth Qabes.
 03 - Tavafi rreth Qabes është i ndaluar dhe i pavlefshëm për gruan në kohën e ciklit mujor, qoftë ai i detyrueshëm apo vullnetar. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i ka thënë A’ishes radijAllahu anha të cilës i erdhi cikli i saj mujor:
“Bë çdo gjë që bënë haxhiu përveç tavafit rreth Qabes deri sa të pastrohesh.” 1
Megjithatë, ajo mund ti bëjë të gjitha ritualet e tjera gjatë Haxhit dhe Umres sikurse Sa’i ndërmjet Safas dhe Merues, të qëndrojë në Arafah, të flejë në Muzdelife dhe Mina dhe ti gurëzojë shtyllat. Sipas hadithit ska të keqe nëse gruas i vie cikli i saj mujor menjëherë pas tavafit ose Sa’it.
____________________________________
01 - Muslim (1211).
09. Dispozita e ciklit mujor ndaj Tavaf-ul-Ueda (lamtumirës)
04 - Gruaja me ciklin mujor nuk ka nevojë të bëjë Tava-ul-Ueda. Nëse gruaja ka përfunduar me ritualet e Haxhit dhe të Umres dhe pastaj i vie cikli mujor para se të shkon në shtëpi, ajo mund të shkojë pa bërë Tavaf-ul-Ueda. Ibn Abbasi radijAllahu anhuma ka thënë:
“Njerëzit u urdhëruan që Tavafi rreth Qabes të jetë gjëja e fundit, gjë që ata veprojnë, vetëm gruaja me menstruacione u lirua nga ky veprim.” 1
Nuk është e rekomanduar për gruan me menstruacione që të qëndroj tek porta e xhamisë së shenjtë dhe të bëjë dua para largimit nga Mekka. Një gjë e tillë nuk është transmetuar nga Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Sepse adhurimi është i bazuar në argumente. Në fakt, e kundërta është transmetuar nga Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kur Safijes radijAllahu anha i kishte ardhur cikli i saj mujor pasi që kishte bërë Tavaf-ul-Ifadhah, Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i tha asaj:
“Le të shkonë ajo.” 2
Ai nuk e urdhëroi atë që të shkojë tek porta e xhamisë. Nëse kjo do të kishte qenë e ligjësuar, ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem do ta kishte qartësuar këtë.
______________________________________
1 - Bukhari (1755) dhe Muslimi (1328).
2 - Bukhari (1762) dhe Muslimi (1211).
10.Dispozita e ciklit mujor lidhur me qëndrimin në xhami.
05 - Është e ndaluar për gruan që të qëndrojë në një xhami kur ajo ka ciklin e saj mujor. Është e ndaluar për të që madje edhe të qëndrojë në vendin ku falet namazi i Bajramit. Umm Atijjeh radijAllahu anha ka thënë:
“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem na ka urdhëruar që gjatë dy bajrameve të nxerrim jashtë gratë që sapo ishin pjekur, gratë me menstruacione dhe vajzat virgjëresha. Sa për gratë me menstruacione, ato duhet të largohen nga falja e namazit.” 1
__________________________________
1 - Bukhari (324) dhe Muslimi (890).
11. Dispozita e ciklit mujor lidhur me marrëdhëniet seksuale.
06 - Është e ndaluar për burrin që të ketë marrëdhënie me gruan e tij kur ajo ka ciklin e saj mujor në të njëjtën mënyrë siç është e ndaluar për të që ta lejojë atë të ketë marrëdhënie me të. Allahu Subhanehu ue Te'Ala ka thënë:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ
Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen.” 1
Gjakderdhja mujore është periudha e gjakut menstrual dhe vendndodhja e saj është vagina. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Vepro çdo gjë përveç raportit seksual.” 2
Myslimanët janë të bashkuar në mendimin se është e ndaluar që të kesh marrëdhënie seksuale në vaginën e gruas kur ajo ka ciklin e saj mujor. Nuk është e lejuar për një person i cili beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që ta veprojë këtë mëkat që është ndaluar me Kuran, Sunnet dhe me konsensusin e myslimanëve. Ai që vepron këtë e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe ka kundërshtuar rrugën e myslimanëve.
Imam Neveviu ka thënë:
“Imam Shafei ka thënë: “Ai që e bën këtë ka bërë një mëkat të madh.” Kolegët tanë dhe të tjerët kanë thënë se kushdo që e konsideron të ligjshme marrëdhëniet seksuale me një grua me menstruacione është kafir.” 3
Megjithatë, Allahu ka lejuar çdo gjë tjetër për të shuar epshin duke përfshirë puthjet, përqafimet dhe ledhatime me kusht që vagina të shmanget. Megjithatë, është më e sigurt që të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë midis kërthizës dhe gjunjëve të gruas. A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem më ka urdhëruar mua që të vëshi një peçe rreth në pjesën e poshtme të trupit dhe gjë të cilën e bëra. Pas kësaj ai më ledhatoi mua ndërsa unë kisha ciklin tim mujor.” 4
_________________________________________
1 - 2:222
2 - Muslimi (302).
3 - el-Mexhmu (2/374).
4 - Bukhari (300) dhe Muslimi (293).
12. Dispozita e ciklit mujor në raport me divorcin. 
07 - I ndalohet burrit që ta bëj divorc gruan gjatë ciklit mujor. Allahu Subhanehu ue Te'Ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ
“O ti pejgamber, kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë.” 1
Do të thotë kur gratë e kanë kohë pritjen e tyre e cila është e njohur. Një gjendje e tillë ndodh vetëm kur burri e bënë divorc atë gjatë shtatzënisë së saj apo kur ajo është e pastër dhe ai nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Ajo nuk ka përmbushur kohë pritjen e saj nëse ajo është bërë divorc gjatë ciklit të saj mujor për shkak se kohë pritja nuk hynë në fuqi gjatë ciklit mujor në të cilin ajo është bërë divorc. As gjatë periudhës së saj të pastër në të cilën ajo ka pasur marrëdhënie seksuale, sepse ajo nuk e di nëse ajo është bërë shtatzënë gjatë asaj periudhe, kështu që periudha e pritjes të lidhet me shtatzëninë ose në qoftë se ajo nuk ka mbetur shtatzënë kështu që periudha e pritjes të lidhet me ciklin mujor. Pasi që njeriu nuk është i bindur se cila kohë e pritjes do të vlejë, është e ndaluar që burri ta bënë divorc gruan derisa çështja të bëhet e qartë.
Sipas ajetit të mëparshëm është e ndaluar që gruaja të bëhet divorc gjatë ciklit të saj mujor. Gjithashtu është konfirmuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët nga Ibn Umeri radijAllahu anhuma i cili bëri divorc gruan e tij gjatë ciklit të saj mujor. Kur Umeri radijAllahu anhu i tregoi Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ai u zemërua dhe tha:
“Thuaji atij që ta kthej mbrapa atë dhe ta mbajë derisa ajo të pastrohet nga cikli mujor. Pastaj ajo duhet të ketë ciklin e saj mujor dhe pastaj të pastrohet përsëri. Pastaj ai mund ta mbajë atë nëse ai dëshiron ose ta lerë atë para se ai të bën marrëdhënie me të. Kjo është periudha e pritjes që Allahu ka urdhëruar që gratë duhet të bëhen divorc përgjatë saj.” 2
Nëse burri shkurorëzon gruan gjatë ciklit të saj mujor, ai është mëkatar. Ai është i detyruar të pendohen tek Allahu Tebarake ue Te‘ala dhe ta kthejë gruan e tij përsëri në mënyrë që të ndahet prej saj sipas Sheriatit, sikurse ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Pastaj ai e lerë atë deri sa ajo të pastrohet nga cikli i saj mujor në të cilën ai e bëri divorc atë dhe pastaj asaj ti vie përsëri cikli i saj mujor dhe pastaj ajo të pastrohet. Pas kësaj, ai mund të mbajë atë nëse ai dëshiron ose e bën divorc atë para se ai të ketë marrëdhënie me të.
___________________________________________
1 - 65:1
2 - Bukhari (5251) dhe Muslimi (1471).
13. Dispizita e ciklit mujor në raport me kohën e pritjes pas divorcit.
08 - Periudha e pritjes së divorcit është e lidhur me ciklin mujor. Kur burri e lëshon gruan e vet, pasi ata kanë pasur marrëdhënie seksuale ose pasi të jenë vetmuar, atëherë periudha e saj e pritjes duhet të jetë tre cikle mujore të plota nëse asaj i vie cikli mujor dhe nuk është shtatzënë. Allahu Subhanehu ue Te'Ala ka thënë:
وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوَءٍ
“E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione.” 1
Nëse ajo është shtatzënë periudha e saj e pritjes vlen derisa ajo të lindë. Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:
وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ
“Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” 2
Dhe në qoftë se ajo nuk ka cikël, për shkak se është akoma e re, apo për shkak se është e moshuar dhe i është ndërprerë cikli, apo ka pasur një operacion në mitrën e saj apo të ngjashme në mënyrë që asaj nuk i vie cikli i saj mujor, atëherë periudha e saj e pritjes zgjatë tre muaj. Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:
وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِن نِّسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ
“E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni), nëse nuk e keni dyshime (rreth kohës së pritjes), koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion.” 3
Dhe në qoftë se ajo zakonisht e ka ciklin e saj mujor, por në ndonjë rast i pushonë për shkak të sëmundjes, të gjidhënies ose arsye të tjera të njohura, atëherë periudha e saj e pritjes zgjatë derisa t’i kthehet cikli i saj mujor, edhe nëse zgjatë një kohë të gjatë.
Dhe në qoftë arsyeja largohet dhe cikli nuk kthehet, dmth nëse është shëruar ose ka ndërprerë gjidhënien ndërsa cikli mujor ende nuk i është kthyer, atëherë ajo duhet të presë një vit të tërë, duke filluar nga koha kur është larguar arsyeja e pengesës së ciklit. Ky është mendimi i saktë i cili është në përputhje me parimet e sheriatit. Sepse nëse shkaku largohet ndërsa cikli i saj mujor nuk kthehet, atëherë ajo është sikurse gruaja të cilës cikli mujor pushon për shkak të një arsye të panjohur. Një grua e tillë pret një vit të tërë; nëntë muaj të shtatzënisë si një masë parandaluese dhe tre muaj si periudhë e pritjes.
Nëse divorci ndodh pas kurorëzimit, por para raportit seksual dhe pa ndodhë vetmimi mes bashkëshortëve, atëherë ajo ska absolutisht asnjë periudhë pritjeje për divorc. Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نَكَحْتُمُ الْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍ تَعْتَدُّونَهَا
O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin).” 4
_________________________________
1 - 2:228
2 - 65:4
3 - 65:4
4 - 33:49
14. Dispozita e ciklit mujor në raport me mitrën e zbrazët nga shtatzënial.
09 - Dmth në raport me atë se mitra është e zbrazët nga shtatzënia. Kjo dispozitë është e nevoshme sa herë kihet nevojë të dihet se a është mitra e zbrazët nga shtatzënia. Ndërsa kjo ka disa çështje:
Nëse një burrë vdes dhe lë pas një grua që ka në mitër trashëgimtarin e burrit të saj, ndërsa kjo grua tani është e martuar me tjetër, atëherë atij nuk i lejohet të ketë marrëdhënie me të derisa ajo të ketë patur ciklin e saj mujor ose nëse është bërë e qartë se ajo është shtatzënë. Nëse shtatzënia e saj është sqaruar, atëherë gjykojmë se fëmiu e trashëgonë atë (burrin e parë) sepse ai ekzistonte kur trashëguesi i tij vdiq. Dhe në qoftë se asaj i vie cikli i saj mujor, atëherë fëmiut nuk i lejohet ta trashëgojë, sepse me ciklin e saj kemi gjykuar se ajo nuk është shtatzënë.
15. Dispozita e ciklit mujor në raport me pastrimin.
10 - Kur gruas i përfundon cikli mujor, ajo është e detyruar ta pastrojë tërë trupin. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i tha Fatime bint Ebi Hubejsh:
“Kur të vie cikli mujor duhet të pushosh nga namazi. Kur cikli mujor të përfundon, ti duhet ta largosh gjakun tënd me anë të pastrimit dhe pastaj falu.” 1
Obligimi më i vogël i pastrimit është që së pakut të laget i gjithë trupi duke përfshirë rrënjët e flokëve. Megjithatë, është më mirë për tu pastruar sipas asaj tregon hadithi i Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem kur Esma bint Shakl e pyeti atë se si duhet të pastrohet gruaja pas ciklit mujor:
“Ajo duhet të marr ujin dhe sidrin duhet të pastrohet mirë. Pastaj ajo duhet ta shpërlajë kokën dhe ta fërkoj fortë në mënyrë që ajo të arrijë rrënjët e flokëve. Pastaj ajo e shpërlan atë me ujë. Pas kësaj, ajo përdor një leckë të parfumuar.” Esma tha: “Si duhet ajo të pastrohet me të?” Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha: “Subhan Allah!” A’ishah i tha asaj “Fshije aty ku gjaku ka qenë.” 2
Nuk është e detyrueshme që gruaja të zgjidh gërshetat, përveç nëse ato janë të ndërthurura aq fortë sa që ka një rrezik që uji të mos arrijë rrënjët e flokëve. Muslimi transmeton nga Ummu Seleme radijAllahu anha se ajo i tha Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:
“O i Dërguar i Allahut! Unë i kam të lidhur flokët gërsheta. A duhet t’i zgjidh ato kur marr gusël, pas kryerjes së marrëdhënieve intime?” Ai i është përgjigjur: “Jo, është e mjaftueshme për ty që të hedhësh tre grushta ujë mbi kokë dhe pastaj të hedhësh ujë mbi të gjithë trupin. Pasi ta kesh bërë këtë, ti je pastruar.” 3
Nëse gruas i përfunon cikli mujor gjatë një kohe të namazit, bëhet e detyrueshme për të që të pastrohet menjëherë kështu që ajo ta falë namazin në kohë.
Nëse ajo është duke udhëtuar dhe nuk ka ujë, apo frikësohet se do të dëmtohet nëse ajo përdor ujin, ajo bën tejemum derisa pengesa të largohet. Pas kësaj, ajo duhet të pastrohet.
Ka gra që pastrohen gjatë kohës së namazit dhe e shtyen pastrimin deri në amazin tjetër. Justifikim i tyre është se ato nuk janë në gjendje që të pastrohet siç duhet gjatë kësaj kohe. Kjo nuk është argument apo arsye. Ajo gjithmonë mund të pastrohet përgjatë obligimit minimal dhe të falet në kohë. Pastaj kur ajo ka mjaft kohë, ajo mund të pastrohet siç duhet.
_______________________________________
1 - Bukhari (306).
2 - Muslimi (332).
3 - Muslimi (330).
16. Gjakderdhja dhe dispozitat e saj. 
Gjakderdhje do të thotë gjakderdhjet e vazhdueshme të gruas në mënyrë që ato kurrë nuk pushojnë ose shumë rrallë, si p.sh një ose dy ditë në muaj.
Dëshmia për rastin e parë ku gjakderdhja kurrë nuk pushon është konfirmuar në “Sahihun” e Bukharit përmes A’ishes radijAllahu anha e cili ka thënë:
“Fatimeh bint Ebi Hubejsh shkoi tek Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe tha:
“O i Dërguari i Allahut! Unë jam një grua që nuk mbetem e pastër (nga gjakderdhja). A duhet të braktisi namazin?” Ai tha: “Jo. Ky është gjak i venave e jo menstruacioneve. Kur të vie periudha mujore atëherë braktise namazin. Kur periudha mujore të të përfundoj, ti duhet ta pastrosh gjakun tënd dhe pastaj të falesh.” 1
Në një tjetër formulim thuhet:
“Unë jam një grua që kam gjakderdhje dhe nuk pastrohem…” 2
Dëshmi për rastin e dytë ku gjakderdhja pushon për një kohë të shkurtër është hadithi i Himnah bint Xhehshs radijAllahu anhu kur ajo shkoi tek Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i tha:
“O i Dërguari i Allahut! Unë vuajë nga një gjakderdhje e madhe dhe e vrullshme.” 3
Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili ka thënë se hadithi është autentik. Është transmetuar se Imam Ahmedi e konsideron hadithin të jetë autentik, ndërsa el-Buhari e konsiderojnë atë të jetë i mirë.
___________________________________
1 - Bukhari (306).
2 - Bukhari (325).
3 - Ebu Davud (287), Tirmidhi (128) dhe Ahmedi (67381-382).
17. Dispozita e gjakderdhjeve në raport me ciklin menstrual të gruas. 
Gjakderdhjet kan tre situata.
E para: Që gruaja ka cikël të njohur mujor para gjakderdhjeve. Në këtë rast, ajo praktikon ciklin e saj mujor dhe dispozitat e saj. Gjaku jashtë saj është gjakderdhje e cila duhet ta praktikoj sipa dispozitave të gjakderdhjes.
Shembull i kësaj është që gruaja të ketë ciklin e saj mujor gjashtë ditët e para të çdo muaji. Pas kësaj asaj i vien gjakderdhje të vazhdueshme. Në këtë rast, cikli i saj mujor është gjashtë ditë të para të çdo muaji, ndërsa çdo gjak tjetër është gjakderdhje. A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Fatima bint Ebi Hubejsh erdhi tek Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë jam një grua që kam gjakderdhje dhe nuk pastrohem. A të mos falem?” Ai tha: “Jo. Ky është gjak i venave dhe jo i menstruacionve. Kur të vie cikli mujor, duhet ta braktisësh namazin. Kur të përfundon cikli mujor duhet ta largosh gjakun tënd dhe pastaj të falesh.” 1
Muslimi trasmeton në “Sahihun” e tij se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i tha Himnah bint Xhahshit:
“Mos vepro gjatë periudhës që korrenspodon me ciklin tënd mujor. Pastaj pastrohu dhe falu.” 2
Përgjatë kësaj gruaja që vuan nga gjakderdhjet dhe ka një cikël mujor të njohur nuk duhet të veprojë gjatë një kohe që korrenspodon me ciklin e saj mujor. Më pas, ajo duhet të pastrohet dhe të falet dhe të injorojë gjakun që i vie.
_______________________________
1 - Bukhari (306).
2 - Muslimi (334).
0 notes
tensaiteki · 4 years
Photo
Tumblr media
here’s the wip from 5 years ago which i’ll never ever finish but it looked like i spent too much time on it so here you go
13 notes · View notes
louis-sott · 5 years
Text
Tumblr media
Look at what I found on the back of another poster. A proper little gem lol
3 notes · View notes
sasshole-for-rent · 7 years
Text
I JUST BOUGHT TICKETS TO SARAH J MAAS'S TOD TOUR!!
Let's celebrate!! ... Also, someone help me! I haven't been to one of these kind of events before!
7 notes · View notes
smileyfaces · 5 years
Text
*age regresses into an unborn fetus* *fetusy movement*
7 notes · View notes
olyoil · 9 months
Text
I’m Fertilly Fetusie
6 notes · View notes
noirreflections · 5 years
Text
Bartending
Note: Posting this wayyy late, but it’s fine.
A huge part of my life has come to a close. It’s truly transformed me in ways I never thought I’d be able to change, but after 10 months of serving fermented goodies to adult fetusi, it’s time for me to move on. It may not be considered smart to have given my notice before having another job lined up, but I haven’t been consistent in expanding my knowledge of photography. It’s important that I do this and allow myself to have at least a few whole days to throw myself into my work.
1 note · View note
xhemilbeharaj · 2 years
Text
Imazhet e fetusit të zi do botohen në një libër
Imazhet e fetusit të zi do botohen në një libër
Një ilustrim i një fetusi të zi në mitër u bë virale dhjetorin e kaluar me shumë njerëz që komentuan në mediat sociale se ishte hera e parë që kishin parë një përshkrim të një fetusi me lëkurë të errët ose një gruaje shtatzënë. Vëmendja erdhi si befasi për Chidiebere Ibe, studente nigeriane e vitit të parë të mjekësisë që krijoi imazhin dhe e përshkruan atë si “vetëm një nga vizatimet e mia për…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
badulescuradu14 · 3 years
Text
- Medical sadism: Tissue from aborted fetuses is commonly used in coronavirus vaccines to "encode" spike proteins - - Northern Man
– Medical sadism: Tissue from aborted fetuses is commonly used in coronavirus vaccines to “encode” spike proteins – – Northern Man
https://evarsyjjgtgk43cb2wlswqizze-ac5fdsxevxq4s5y-wordpress.translate.goog/2021/04/10/sadism-medical-tesut-de-la-fetusi-avortati-este-utilizat-in-mod-obisnuit-in-vaccinurile-impotriva-coronavirusului-pentru-a-codifica-proteinele-spike/
View On WordPress
0 notes
kronggu · 6 years
Text
alphabet tag
recently tagged by lovely @kaifection so thank you pal ;;-)
(a)ge: 18! (lmaoo am i too fetusy gahhhh)
(b)irthplace: aaaaustralia!
(c)urrent time: 10:29pm!
(d)rink you had last: wattterrr
(e)asiest person to talk to: ma sister!
(f)avorite song: pOWEr is so good ohmygod but i love every exo song tbh like goddam el dorado, hurt, history, machine, lucky one- it’s endless.
(g)rossest memory: honestly the thought of year seven or before that gets me everytime lmao
(h)ogwarts house: I dont really know tbh, but apparently im hufflepuff
(i)n love: hahaha single as a pringle
(j)ealous of people: mmm ya? kindof?;; i try not to tho since i shouldn’t ahh
(k)illed someone:  ( ͡° ͜ʖ ͡°) no
(l)ove at first sight: appearances are nice, but learning one's personality is certainly better!
(m)iddle name: Lily!
(n)umber of siblings: 3 siblings
(o)ne wish: To live happily ;’)
(p)lace you want to live: Not sure on this one. I might want to travel around when I’m older.
®easons to smile: many reasons! (coOUHGHSss EXOOoOOO)
(s)ong you sang last: i’m guilty of singing “me, myself and i” by YOSE SOUND and zach aka the song from the levi x kai campaign LMAO
(t)ime you woke up: 9am! im pretty proud of myself haha
(u)nderwear color: always black ehheh
(v)acation destination: I would like to visit hawaii, canada or somewhere in europe since i’ve never been there!
(w)orst habit: overthinking euhhghgh
(x)rays: got a broken ankle before so yaaaa;;
(y)our favorite food: bread tbh lmao i love it
(z)odiac: sagittarius hehhuh
tagging: @kyungception, @imgonnasooyou, @kaysai, @studikai and @kimdomic on this one (if u want to do it no pressure)!
have a lovely day ma homies
5 notes · View notes
Note
1/2. Why do you not promote sexual abstinence as the end-all be-all method to avoid unwanted pregnancy. I mean, your willpower is really below your urges given to you by your Hypothalamus? I bet you laughed at the mere idea, that somehow, you had the ability to close your legs before you risked even needing an abortion in the first place. Why is sexual abstinence a BIGGER taboo than abortion in liberal circles?
2/2. Again, I read your anti-choice masterpost, I’m not saying that Abstinence is the solution because sex will still happen, I’m just asking WHY is it NOT promoted? Also, 2nd point. Fetuses do have bodily autonomy because they have the possibility of developing consciousness, however, unlike someone who’s comatose (who depends on a non-consenting machine for survival), fetusis cannot survive until the 28th week outside of the mother’s womb. Hence why abortion is illegal after that week
In every single sex ed course I have gone through in school, the teachers have reminded us that even though condoms and other forms of contraception are very effective, abstinence is the only 100% way of not getting pregnant. I don’t see what your point is, because abstinence is being taught in liberal and conservative circles alike. 
The difference is that conservative circles stop at abstinence, whereas more liberal groups also teach a variety of other methods of contraception. This not only serves the purpose of keeping people safe from unwanted pregnancy and disease (which lowers the healthcare costs that we all hate so much), but it also reduces the stigma on sex and sends the message that sex can, indeed, be a pleasurable, fun act, rather than simply one of reproduction. 
Fetuses do not have bodily autonomy because they are not persons until they are born (hence why fetuses don’t have life insurance or social security numbers). But even if fetuses were born people and had bodily autonomy, that would still not give them the right to use another person’s body without that person’s explicit, ongoing consent. 
35 notes · View notes