Tumgik
#perkthime shqip
mirelakapaj · 1 year
Text
Viktimë drite (Julia de Burgos)
Viktimë drite Ja ku jam,Yll i shfrenuar, i çliruar,Po kërkoj mes burrash viktimën e dritës sime. Tek ti mbërrita.Ka diçka prej universi në vështrimin tënd,Diçka prej deti pa plazh me kanale pa fund,Diçka prej nostalgjie mëngjesore që imiton pëllumba… Të t’shoh është të shihem brenda dritësRrokullisem në një kaltërsi pa varka e pa porte. E kotë hija në bebëzat e tua…Ndonjë puhizë e pafajshme…
View On WordPress
0 notes
sajaartdesign · 4 years
Video
Mozzik - Lass mal | Music Cover Artwork | Speed Art Illustration | Saj...
1 note · View note
Text
Homazhe për albanologun e shquar Robert Elsie
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
kombishqiptar · 5 years
Text
MESO DISA FJAL GJERMANISHTË MË PERKTHIM SHQIP,(video)
https://videopress.com/embed/w6tyUQXR?hd=0&autoPlay=0&permalink=0&loop=0
Disa fjal gjermanisht mund ti mesoni nga kjo video
Përë ma shumë bëjeni kanalin më following dhe merr
Info kur publikohet diqka,
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 1 year
Text
Cikël me poezi nga Sylvia Plath
Tulipanë Tulipanët janë shumë nervozë, është dimër këtu. Pa shih sa e bardhë është gjithçka, sa qetësi, sa e dëbortë. Unë po mësoj paqen, të rri shtrirë vetëm, pa bërë zë teksa drita shtrihet mbi këto mure t’bardhë, mbi këtë shtrat, mbi këto duar. Unë nuk jam askush; asgjë nuk kam të bëj me shpërthimet. Ia kam dorëzuar emrin dhe rrobat-e mira infermiereve historinë ia kam dhënë anestezistit dhe…
View On WordPress
1 note · View note
mirelakapaj · 3 years
Text
Mirësia (Naomi Shihab Nye)
Mirësia (Naomi Shihab Nye)
Para se të njohësh çfarë është vërtet mirësia Duhet të humbasësh gjëra, Ta ndjehs të ardhmen sesi shkrihet në një çast Si kripa në lëng. Çka mbaje në dorë, Çka numëroje dhe ruaje me kujdes, Gjithë këto duhet të humbasin që ta dish Sa i shkretë mund të jetë peizazhi  Midis rajoneve të mirësisë. Sesi ti udhëton e udhëton Duke menduar se autobusi nuk do të ndalet kurrë, Pasagjerët që hanë…
View On WordPress
1 note · View note
mirelakapaj · 2 years
Text
Peshkaqeni (Mary Oliver)
Një gjë e bukur dhe e çlirët  po valëzonte me baticën duke parë rrotull. E zezë si çizme peshkatari, me një bark të bardhë. Po të më kërkonit një foto do më duhej të vizzatoja një buzëqeshje nën sytë krejt rrumbullakë dhe përmbi mjekërr, e cila ishte e ashpër Si një mijë gozhdë të mprehta. Dhe ju e dini se ç’kuptim ka një buzëqeshje, apo jo? Unë doja  që e shkuara të largohej,…
View On WordPress
1 note · View note
mirelakapaj · 6 years
Text
Një vakt i shëndetshëm (Carol Ann Duffy)
Eksperti i ushqimeve shijon ëndrrat sekrete të lopëve
kaurdisur lehtas me hudhra. Pas derës së gjelbër, frushkullima
e bishtit të kaut shuhet në një tavë balte. Ja ku janë
shpori dhe gishtat: tasat e ujit për shpëlarje do ta shlyejnë fajin.
  Dhëmbë të florinjtë mbllaçisin veshkën dhe gjoksin
e diçkaje që dikur fluturonte. Këto zemra nuk njohën
asnjë dashuri në shtretërit e tyre prej orizi me…
View On WordPress
1 note · View note
mirelakapaj · 4 years
Text
Unë po të kthej (Joy Harjo)
Unë po të kthej (Joy Harjo)
Unë të çliroj, e bukura dhe e tmerrshmja
frika ime. Unë të çliroj. Ti ishe binjakja ime
e dashur dhe e urryer, por tashmë, nuk të njoh më 
si veten. Të çliroj bashkë me gjithë
dhimbjen që do njihja në 
vdekjen e fëmijëve të mi.
.
Ti nuk je më gjaku im.
.
Unë po të kthej tek ushtarët 
që më dogjën shtëpinë, që iu prenë kokat fëmijëve të mi,
dhunuan dhe…
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 4 years
Text
Unë po të kthej (Joy Harjo)
Unë po të kthej (Joy Harjo)
Unë të çliroj, e bukura dhe e tmerrshmja
frika ime. Unë të çliroj. Ti ishe binjakja ime
e dashur dhe e urryer, por tashmë, nuk të njoh më 
si veten. Të çliroj bashkë me gjithë
dhimbjen që do njihja në 
vdekjen e fëmijëve të mi.
.
Ti nuk je më gjaku im.
.
Unë po të kthej tek ushtarët 
që më dogjën shtëpinë, që iu prenë kokat fëmijëve të mi,
dhunuan dhe…
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 4 years
Text
zemra ime le të jetë gjithmonë e hapur (e.e.cummings)
zemra ime le të jetë gjithmonë e hapur (e.e.cummings)
zemra ime le të jetë gjithmonë e hapur për zogj të vegjël që janë sekreti i jetës çfarëdo të këndojnë ata është më mirë sesa të dish dhe nëse njerëzit nuk i dëgjojnë zogjtë ata janë plakur.
Le të shëtisë mendja ime e uritur e patrembur e etur dhe elastike e edhe nëse është e dielë le të jem i gabuar sepse kurdo që njerëzit kanë të drejtë ata nuk janë më të rinj.
dhe le të mos bëjë vetja ime…
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 4 years
Text
Tek Gjoli i Madh (Mary Oliver)
Tek Gjoli i Madh (Mary Oliver)
Tek gjoli i madh 
Dielli, tek ngrihet,
Gërvisht gjoksin e portokalltë
Në halat e trasha të pishave,
Dhe teposhtë bien
Ca pupla portokalli mbi
Ujin e errët.
Në bregun tjetër
Një zog i bardhë qëndron
Si qiri i bardhë—
Apo një burrë, në largësi,
Fiksuar në ndonjë lloj meditimi—-
Ndërsa përreth meje zambakët
Po çelin sërish
Prej shpellës së errët
Të…
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 4 years
Text
Këtë mëngjes (Mary Oliver)
Këtë mëngjes vezët e gushëkuqëve 
kanë çelur dhe tashmë zogjtë 
po cicërojnë për ushqim. Ata nuk e dinë 
se nga u vjen, vetëm vazhdojnë të bërtasin, “prapë, prapë!” 
Sa për të tjerat, as nuk kanë 
pasur ende asnjë mendim të vetëm. Sytë e tyre
Nuk janë hapur ende, nuk dinë asgjë
Për qiejt që i presin. Apo
për mijëra, miliona pemët. 
Madje nuk dinë as që kanë krahë.
Dhe ja kështu, si një ngajrje…
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 5 years
Text
José Asunción Silva
Netë shtëpiake
(more…)
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 5 years
Text
Një burrë që shkruan (Russell Edson)
Një burrë kishte shkruar kokë mbi ballin e vet, dorë në secilën dorë, dhe këmbë në secilën këmbë.
I ati i tha, ndalo, ndalo, ndalo, sepse tepria është si të kesh dy djem, që është dy djem tepër, ashtu si në rastin e parë që një djalë dhe është tepër.
Burri tha, a mund të shkruaj baba mbi babain?
Po, tha i ati, sepse një baba është i lodhur ta durojë gjithë këtë vetëm.
Nëna tha, unë po iki nëse…
View On WordPress
0 notes
mirelakapaj · 5 years
Text
Një grua prej uji nuk ka trup (Lisa Ciccarello)
Një grua prej uji nuk ka trup (Lisa Ciccarello)
Boshllëku është bekim:
Nuk mund ta zotërosh çka s’ekziston.
*
Babai më tha lulëzo por mos u bë frut kurrë—
Një rrëkezë
Që ha rrugën e vet përmes gurit.
*
Jam një lloj gjallimi:
Shoh gjithçka që uji sheh.
Të thashë që një kthesë do të vinte
Dhe kulla u kthye vërtet.
E çfarë janë mjetet e mjeshtrit
Përveçse një mënyrë për ta çmontuar.
*
Kush do ta zëvendësojë gjakun e nënës time në mua—
Një…
View On WordPress
0 notes