Tumgik
#Jetoy
dirtshrines · 4 months
Text
Tumblr media
12 notes · View notes
mouseandboo · 1 month
Video
Postcrossing NL-5696289 by Gail Anderson Via Flickr: Postcard by Jetoy with a picture of a white cat in spring. Sent by a Postcrossing member in the Netherlands.
6 notes · View notes
Text
Tumblr media
1 note · View note
ike2910 · 1 year
Photo
Tumblr media
Happy Valentine🌸✨ choochooちゃんとお揃いの赤ずきんちゃんになってみたニャン❤️ フルーツとチョコ🍫2人でたくさん持って行くから皆んな待っててニャン😻❤️✨  #choochooバレンタイン  #チューチューバレンタイン  #坂口マロン  #赤ずきんちゃん  #choochoo #コスプレ猫  #jetoy  #バレンタインデー  #バレンタイン #猫好きさんとつながりたい  #ねこすたぐらむ  #ニャンスタグラム  #猫好きさんとつながりたい  #catlover  #ねっこ  #あめちゃんママ作  #vibinb https://www.instagram.com/p/ConOxFKBtXG/?igshid=NGJjMDIxMWI=
0 notes
samirafee · 2 years
Text
Tumblr media
#JETOY KITTY 🐱🍓🐾
ilikesticker.com
13 notes · View notes
xhemilbeharaj · 3 months
Text
Ndahet nga jeta aktori i “Rocky”
Carl Weathers, aktori protagonist në filmat e njohur “Rocky” dhe “Predator” ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Familja e tij lëshoi një deklaratë përmes agjentit të tij për të njoftuar se ai ndërroi jetë “i qetë në gjumë” më 1 shkurt. “Carl ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që jetoi një jetë të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kontributit të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
topfjala · 1 year
Text
LIVE: “Nxehen gjakrat” në Paqësor; Putin plas “bombën” në Afrikë, “aktivizon” Osama bin Ladenin e ri
Tumblr media
Me më shumë se 50 civilë dhe shumë më tepër ushtarë të vrarë në betejat për pushtet midis fraksioneve rivale në pushtet që shpërthyen në Sudan gjatë fundjavës, nuk ka anën e duhur në këtë betejë. Megjithatë, si në shumë konflikte të tjera në Afrikë dhe Lindjen e Mesme në vitet e fundit, ajo që dihet është se “ngatërrestarët” rusë nuk janë shumë larg ngjarjeve. Luftimet në Khartoum dhe në pjesë të tjera në vend u nxitën nga përleshjet midis gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, kreut të forcave të armatosura sudaneze dhe gjeneralit Mohamed Hamdan Dagal, i njohur më mirë si Hemedti. Burhan dhe Hemedti organizuan një grusht shteti në vitin 2021, duke marrë pushtetin nga një këshill kalimtar që u krijua pas përmbysjes së diktatorit islamik Omar al-Bashir. Hemedti është komandanti i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), një grup paraushtarak i formuar nga milicitë Janjaëeed që nën Bashir ndihmuan në kryerjen e gjenocidit të Darfurit, i cili thuhet se ka vrarë qindra mijëra njerëz në Sudanin perëndimor.   Lidhjet e RSF dhe grupit Wagner Nuk është disi e habitshme, thotë Richard Kemp në analizën e tij në The Telegraph, se RSF është e lidhur me grupin Wagner të Prigozhin, i cili dyshohet se i ka ndihmuar ata në trajnimin dhe pajisjen e tyre. Grupi mercenar rus besohet të jetë sjellë në Sudan nga Bashir për të ndihmuar në mbështetjen e regjimit të tij të lëkundur në vitin 2017, pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë të cilit Bashir premtoi ta bënte vendin “çelësin e Rusisë për Afrikën”. Planet e tij përfshinin një bazë në Detin e Kuq për marinën ruse në Port Sudan, një projekt i mbështetur nga grupi Wagner. Që atëherë, Wagner ka furnizuar Sudanin me sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh, duke përfshirë kamionë ushtarakë, automjete amfibe dhe dy helikopterë transporti. Pas rënies së Bashirit, grupi mercenar rus ra në anën e Burhanit dhe veçanërisht Hemedtit. Ajo vazhdoi të operonte kompaninë Meroe Gold, e cila dyshohet se shfrytëzon minierat e Sudanit dhe kontrabandon sasi të mëdha ari jashtë vendit, duke mbyllur xhepat e Prigogine dhe duke i mohuar Sudanit të ardhurat shumë të nevojshme. Kjo do ta ndihmonte Putinin në përpjekjet e tij për të shmangur sanksionet perëndimore, të cilat do t'i lejonin atij të vazhdonte financimin e luftës së tij të paligjshme në Ukrainë. Tani, e pasur me para dhe e armatosur rëndë, RSF mund të bëjë kërdi në rajonin e Afrikës së Veriut.   Implikimet për të gjithë Afrikën e Veriut Çadi, Eritrea dhe Sudani i Jugut mund të përballen me një valë të madhe refugjatësh, duke i shtuar betejat e tyre të brendshme dhe vakumi i pushtetit do t'i lejojë grupet ekstremiste në të gjithë rajonin të përfitojnë nga situata. Në fund të fundit, Osama bin Laden jetoi në Sudan për pesë vjet, midis 1991 dhe 1996, vëren Kemp. Hapja e hapësirave të mëdha të shkretëtirës për Bin Ladenin e ardhshëm është diçka që do të minonte gjithashtu sigurinë britanike dhe amerikane. Kështu, Vladimir Putin, rastësisht ose me qëllim, ndihmoi në fillimin e një vale dhune që mund të kishte pasoja katastrofike jo vetëm për Sudanin dhe Afrikën e Veriut, por për të gjithë botën. Pushtimi i tij i dështuar i Ukrainës fuqizoi grupin e Ëagner-it, i cili përdor ndikimin e tij për të plaçkitur kombet afrikane dhe për të nxitur telashe. Nevoja e saj e dëshpëruar për para që kur Perëndimi vendosi sanksione të rënda e bëri të nevojshme mbështetjen e shtetit rus për aktivitete të tilla të paligjshme. Dhe e gjithë kjo, siç u tha, do të ketë një çmim të lartë. Sudani mund të jetë vetëm kombi i parë afrikan që shembet nën ndikimin rus. Në Republikën e Afrikës Qendrore, Mozambik, Libi dhe Mali, mercenarët rusë punuan për të përshkallëzuar konfliktet ekzistuese, për të mbështetur regjimet despotike, për të shtypur përpjekjet demokratike, për të plaçkitur burimet natyrore, për të siguruar një avantazh strategjik për Moskën dhe për të hequr ndikimin perëndimor. Dhe forcat e çliruara nga përpjekjet e tyre, përfundon analiza, nuk do të jetë e lehtë të përmbahen. Read the full article
0 notes
shqiperialive · 2 years
Text
Bëri 1 milion paund rinovim dhe nuk jetoi kurrë në të, brenda shtëpisë super luksoze të Simon Cowell (FOTO)
Bëri 1 milion paund rinovim dhe nuk jetoi kurrë në të, brenda shtëpisë super luksoze të Simon Cowell (FOTO)
Mediat britanike kanë publikuar fotografitë e shtëpisë së Simon Cowell, në Londër, e cila ka kushtuar 18 milionë paund. Edhe pse ka shpenzuar edhe 1 milion paund të tjera për rinovimin e pronës që e bleu 3 vjet më parë, 63-vjeçari nuk ka jetuar kurrë në të. Personaliteti televiziv anglez ka që në vitin 2021 që e ka nxjerrë në treg për ta shitur, por ende nuk është interesuar njeri për ta…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
rregullatislame · 2 years
Text
• Ibën Bettutah (RahimehUllah v. 779 H. 1377 G.) ishte eksplorues, udhëpërshkrues, historian, kadi dhe dijetar marokenë. Krejt i vetëm, ai përshkoi rreth 121000 km duke udhëtuar, vizituar vende e mbledhur informata rreth e përqark globit. Ai kaloi afërsisht gjysmë shekulli në këto udhëtime. Ibën Bettutah njihet si njëri ndër eksploruesit dhe udhëpërshkruesit më të famshëm botëror. Përvojat dhe përjetimet e tij gjatë këtyre udhëtimeve i mblodhi në veprën e quajtur “Tuhfetun-nedhdhar fi garaibil emsar ue axhaibil esfar.” Kjo vepër e tij është përkthyer në gjuhën angleze, frënge dhe spanjolle. Po ashtu, pjesë të saj janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane. Në faqen 261 të këtij libri ai shkruan: “Më kanë treguar njerëz të besueshëm të ishujve Maldive (ishuj në Oqeanin Indian) si: dijetarët Isa El-Jemenij, El-Mual-lim Alij, El-Kadi Abdullah dhe shumë të tjerë, se banorët e tyre ishin jobesimtarë. Në çdo muaj, nga ana e detit, atyre u shfaqej një shejtan (xhin) i ashpër e i fuqishëm, sikur të ishte hipur mbi një barkë përplot me kandila. Ata e kishin bërë zakon që sa herë e shihnin atë, të merrnin një vajzë të re e të virgjër, ta zbukuronin, pastaj ta fusnin brenda një shtëpie të idhujve. Kjo shtëpi ishte e ndërtuar në breg dhe kishte një dritare të vogël, prej nga e shihnin ardhjen e tij. Vajzën e re e linin aty tërë natën dhe kur vinin në mëngjes e gjenin të vdekur e të dhunuar. Banorët hidhnin short për çdo muaj dhe kujt i binte shorti, detyrohej të jepte vajzën e vet.”
Një ditë prej ditësh, (viti 548 H apo 1153 G) andej pari kaloi një thirrës musliman maroken, që quhej Ebu El-Berekat Jusuf El-Berberij (RahimehUllah). Ai ishte hafëz i Kuranit. U vendos në shtëpinë e një plake dhe gjatë një nate, kur hyri në shtëpi, i pa anëtarët e saj të grumbulluar, e që vajtonin sikur të ishin duke përcjellë ndonjë xhenaze. Ai i pyeti se çfarë po ndodhte, porse ata nuk e kuptonin. Menjëherë e mori me vete përkthyesin dhe plaka i tregoi se shorti i kishte rënë asaj dhe se ajo kishte vetëm një vajzë, të cilën do e mbyste xhini. Ebu El-Berekati i tha: “Unë do të shkoj në vend të vajzës tënde.” Ai ishte një burrë qose, pa mjekër. Banorët e ishullit e futën në shtëpinë e idhujve, ndërkohë që ai më parë kishte marr abdes. Me të hyrë në të, filloi të lexonte Kuran. Pas pak iu shfaq xhini nga ana e dritares, mirëpo ai vazhdoi të lexonte. Kur xhini iu afrua aq sa mund të dëgjonte Kuranin, u zhyt në ujë dhe iku. Ai vazhdoi të lexonte Kuran deri në mëngjes.
Plaka, familja e saj dhe banorët e tjerë të ishullit, erdhën për të nxjerrë nga aty dhe pastaj t’ia digjnin kufomën, siç vepronin me kufomat e vajzave. Mirëpo, atë e gjetën të gjallë dhe duke lexuar Kuran. E morën dhe e dërguan te mbreti i tyre që quhej Shenurazeh, ku i treguan për ngjarjen dhe ai mbeti i mahnitur. Ebu El-Berekati ia shfaqi Islamin dhe e nxiti drejt tij, mirëpo mbreti i tha: “Rri tek ne edhe një muaj. E, nëse e përsërit këtë që e bëre dhe shpëton nga xhini, unë do të bëhem musliman.”
Mirëpo para se të plotësohej muaji, Allahu ia hapi zemrën mbretit dhe ai së bashku me familjen, fëmijët dhe banorët e mbretërisë u bënë muslimanë. Pastaj, e futën marokenin përsëri në shtëpinë e idhujve. Xhini nuk u dukë askund, mirëpo ai, prapëseprapë lexoi Kurani deri në mëngjes. Në mëngjes erdhi mbreti së bashku me banorët e tjerë dhe gjetën ashtu siç e kishin lënë: duke lexuar Kuran. Atëherë, mbreti urdhëroi të thyheshin idhujt dhe të rrënohej shtëpia. Të gjithë banorët e ishullit u bënë muslimanë dhe mesazhin e Islamit e bartën edhe tek ishujt tjerë dhe që të gjithë hynë në Islam.
Thirrësi islam jetoi atje si shumë i respektuar. Banorët, po ashtu e ndërtuan një xhami, të cilës ia vunë emrin e tij. Ibën Bettutah thotë: “Kam lexuar në një copë druri të xhamisë ku ishte gdhendur: “Mbreti Ahmed Shenurazeh u bë musliman nëpërmjet Ebul El-Berekat El-Berberij El-Magribij.” Më tej, mbreti urdhëroi që një e treta e fitimeve të ishujve të jepej si lëmoshë për udhëtarët që kalonin andej, ngaqë ata ishin shkak për hyrjen e tij në Islam.
Historia nuk përmend se Ebu El-Berekati kërkoi ndonjë pozitë, apo pasuri, apo se i vrau dhe i largoi me forcë banorët e Maldiveve, apo se shkatërroi ato vende. Sot e kësaj dite varri i tij gjendet në kryeqytetin e Maldiveve, që quhet Male.
• Dijetari i madh ibën Bazi (RahimehUllah) e kishte një copë tokë në një zonë të Rijadit. Toka e tij ishte ngjit me një pjesë tjetër të tokës, ku ishin pjesëmarrës disa familje të Rijadit. Një ditë prej ditësh, përgjegjësi i punëve të shejhut hyri i shqetësuar tek ai dhe i tha: “O shejh! Fqinjët tanë i kanë caktuar kufijtë e tokave të tyre dhe kanë marrë një pjesë të tokës tënde!” Shejhu ia ktheu: “Elhamdulilah! Shpresoj të jenë ndarë të kënaqur! Ndoshta nuk ju ka ngelur hatri?” Përgjegjësi i tha: “Po të them se të kanë marrë tokën!” Shejhu: “Për mua është njëjtë, si e morën si s’e morën. Allahu do të na begatojë në pjesën që na ka mbetur. Shpresoj se janë ndarë të kënaqur!” (Meusuatu imam el-muslimin fil-karni el-ishrin, 1/90 e AbdulAziz Es’ad)
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) shkruan: “Shoqëria e cila nuk udhëhiqet nga besimi i vërtetë, është një shoqëri shtazarake (e shfrenuar), që i mungon çdo element i jetës së lumtur.” (Akidetu Et-Teuhid, 13).
• Njëra nga vajzat e dijetarit Abdullah El-Gudejjan (RahimehUllah) tregon: “Një ditë e pyeta babanë: “Si t’i edukoj fëmijët në këtë kohë të vështirë?” Edukoji me lutje dhe me shembull. Shpeshtoji lutjet për ta dhe bëhu shembull, në atë mënyrë që mos të të shohin në ato gjëra që i ke ndaluar dhe mos të të humbasin aty ku i ke urdhëruar të jenë- më tha ai.”
• Ibën Tejmijje (RahimehUllah) thotë: “Shkaku i shfaqjes së bidateve në çdo popull është fshehja/zhdukja e suneteve të të Dërguarve me të cilat u erdhën, dhe kështu ndodhte shkatërrimi. Për këtë arsye thuhej: “Kapja pas sunetit është shpëtim.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 4/137)
• Mos lejo që jeta e kësaj bote të vjedh prej teje këto pesë gjëra: sinqeritetin në vepra., momentin e çiltërsisë me Zotin tënd, mirësjelljen ndaj prindërve, dashurinë ndaj familjes dhe bamirësinë ndaj atyre që i ke përreth.
• Ibën Kajjimi (RahimehUllah) tregon: “Pasi që hoxhës së Islamit, ibën Tejmije (RahimehUllah) ia shpeshtoja përmendjen e mendimeve dhe opinioneve të njerëzve, më tha: “Mos e bëj zemrën tënde karshi opinioneve dhe dyshimeve sikur të ishte sfungjer që thith, sepse pastaj prej saj rrjedhin vetëm gjëra të tilla. Mirëpo bëje atë sikur qelqi i lëmuar; dyshimet kalojnë anës së jashtme tij dhe nuk ngjitën për të. Kështu, ajo i sheh ato përmes kthjelltësisë së vet dhe i largon nëpërmjet fortësisë që e ka. Në të kundërtën, nëse zemra jote thith çdo dyshim që i vjen, atëherë ajo shndërrohet në vendqëndrim të dyshimeve.” Ibën Kajjimi vazhdon: “Nuk di që ndonjë këshillë për largimin e dyshimeve të me ketë bërë dobi sikur këto fjalë të tij.” (Medarixhus-Salikin, 1/140)
• Janë tri sëmundje që i kanë tri zgjidhje:
Sëmundja e parë: Nëse je sprovuar me dashuri ndaj epsheve.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde në namazet e tua.
Argument: Fjala e Allahut: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” (Merjem, 59).
Sëmundja e dytë: Nëse ndien mjerim shpirtëror dhe mossukses.
Zgjidhja: Kontrolloje sjelljen tënde me nënën.
Argument: Fjala e Allahut duke treguar për Isën (alejhis-selam): “Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë arrogant dhe të mjerë.” (Merjem, 32).
Sëmundja e tretë: Nëse ndien depresion dhe ndrydhje në shpirt.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde me Kuranin.
Argument: Fjala e Allahut: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime (Kuranit), do të ketë jetë të rëndë.” (Ta Ha, 124).
• Ibën Kajjimi (RahimehUllah) në librin e tij “El-Uabilus-Sajjib” përmend se njerëzit karshi namazit ndahen në pesë grupe:
01. I dënuar - Allahu do e dënojë për namazin e tij.
02. I llogaritur - Allahu do e llogarisë për namazin e tij.
03. I falur - Allahu e fal për shkak të namazit të tij.
04. I shpërblyer - Allahu do e shpërblejë për namazin e tij.
05. I afërt - Allahu e afron tek Vetja për shkak të namazit të tij.
I dënuar: është ai që nuk i kushton rëndësi dhe nuk e kryen ashtu siç duhet abdesin, shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit. Pra, ky do të dënohet.
I llogaritur: Njeriu që do të merret në llogari është ai që i vepron shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në namaz e derisa të dalë prej tij, nuk di çfarë është duke thënë në të. Mendja e tij bredh nëpër dynja, derisa të thotë: “Esselamu alejkum.” Bile, bile mezi pret të përfundojë namazi e t’u kthehet punëve të dynjasë. Sa të shumtë janë njerëzit e këtij grupi! Pra ky do të merret në llogari për këtë namaz.
I falur: ai që i kryen shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në të e derisa të dalë prej tij, është në luftë të vazhdueshme me shpirtin dhe me shejtanin, në mënyrë që zemra të mos i largohet nga namazi. Pra, ai është në luftë të vazhdueshme me shpirtin, në mënyrë që ta përmirësojë sa më shumë namazin e vet. Këtë njeri Allahu e fal.
I shpërblyer: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të. Këtë njeri Allahu e shpërblen.
I afërt (tek Allahu): kjo është grada më e lartë: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të, mirëpo vazhdimisht e sjell ndërmend që Allahun e ka përpara. Ky është dallimi mes tij dhe njeriut të grupit të katërt, i cili ka përulje në namaz, porse nuk e sjell ndërmend se është duke biseduar me Allahun.
Pra, kush i vepron të gjitha kushtet, shtyllat, obligimet, e sunetet e namazit, kush është i përulur në të dhe e sjell ndërmend se po bisedon me Allahun dhe se Ai e sheh atë, do të afrohet tek Allahu. E ti, në cilin prej këtyre grupeve e klasifikon veten?!
• Kur njeriu shoqërohet me njerëz të mirë, ndodh që prej tyre të dëgjojë ndonjë këshillë të ashpër. Ndërsa kur shoqërohet me të këqijtë, shpesh ndodh që prej tyre të hasë servilizëm dhe laritje (shtirje). Malik ibn Dinari (RahimehUllah), i cili thoshte: “Më mirë të bartësh gurë me njerëz të mirë, sesa të hash ëmbëlsira me njerëz të këqij.” Dijetari i madh bin Baz (RahimehUllah) thotë: “Vëlla i mirëfilltë i yti është ai që të këshillon dhe që të përkujton. E jo ai që tregohet i shkujdesur ndaj teje, që nuk merret me ty dhe që të shtiret. Vëlla i vërtetë është ai që të thërret drejt Allahut dhe që ta qartëson rrugën e shpëtimit, në mënyrë që të ecësh nëpër të. Është ai që të paralajmëron nga rruga e shkatërrimit dhe që të tregon për përfundimin e keq të saj, në mënyrë që t’i shmangesh.” (Mexhmu’u fetaua ue mekalat mutenewwiah, 14/21)
• Dijetari i madh ibn Uthejmin (RahimehUllah) thotë: “Dija jonë është e mangët sepse atë që e mësojmë nuk e zbatojmë në jetët tona. Ajo çfarë ne dimë është vetëm vendimi fetar rreth një çështje, mirëpo që ta praktikojmë atë, kjo haset shumë pak – Allahu na faltë! Dobia që duhet të përfitohet nga dija është zbatimi i saj në vepër, në atë mënyrë që gjurmët e saj të shfaqen në fytyrën e njeriut, në sjelljen, moralin, adhurimin, ndjenjat, në frikën e tij ndaj Allahut etj. Kjo është ajo që ka rëndësi. Qëllimi i nxënies së dijes nuk është njohja e çështjeve teorike – o Allah, na jep dije të dobishme! Jo, dobia nga nxënia e dijes është që njeriu të përfitojë në anën praktike. Sa e sa njerëz janë të thjeshtë, e të paditur, mirëpo tek ta gjejmë frikë ndaj Allahut, vetëkontroll, sjellje e morale të mira dhe kryerje të adhurimeve, shumë më tepër sesa te nxënësit e dijes.” (Esh-Sherhul-Mumti’ 7/166)
• Ibn Kajimi (RahimehUllah) tregon: “Disa kohanikë të tij më me famë thoshin: “Dëshiroj shumë që me shokët e mi të jem ashtu siç ishte ai (ibn Tejmija) me armiqtë dhe kundërshtarët e tij.”
Ibn Kajimi vazhdon: “Kurrë nuk e kam dëgjuar të lutej kundër ndonjërit prej armiqve e kundërshtarëve të tij. Përkundrazi, ai lutej për ta. Një ditë, i erdha dhe e përgëzova me vdekjen e njërit prej armiqve më të mëdhenj të tij, i cili e fyente dhe e lëndonte më së shumti. Mirëpo, ai më qortoi, mi zuri për të mëdha fjalët e mia dhe tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Pastaj, menjëherë u ngrit dhe shkoi tek familja e të vdekurit që t’i ngushëllonte dhe u tha: “Prej sot e tutje, për ju, unë jam në vend të tij. Për çdo gjë që keni nevojë, unë do t’ju ndihmoj”, si dhe fjalë tjera të ngjashme me këto. Familja u gëzuan, u lutën për të dhe respektuan shumë këtë gjest nga ana e tij. Allahu e mëshiroftë! dhe qoftë i kënaqur me të!” (Medarixhus-Salikin, 2/345)
• Dijetari i madh ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Përfundimi i keq i njeriut (gjatë daljes nga kjo jetë) vjen për shkak të ndonjë sëmundje të fshehtë (të zemrës), të cilën njerëzit nuk e dinë.” (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 1/57)
Nga Ma’ruf El-Kerhij (RahimehUllah) përcillet të ketë thënë: “Kur Allahu ia do të mirën njeriut, ia hap derën e veprave të mira dhe ia mbyll derën e polemikave. Ndërsa, kur nuk ia do të mirën, ia hap derën e polemikave dhe ia mbyll derën e veprave të mira.” (Tabekat El-Hanabile, 1/384)
• Dijetari Abdullah ibn Aun (RahimehUllah) nuk zemërohej kurrë. E, edhe kur dikush e zemëronte, ai ia kthente: “Allahu të begatoftë!” (Hiljetul-Eulija, i ibn Nuajm, 3/39). Shejh AbduRrezzak El-Bedr (hafidhahUllah): “Sikur të merrnim mësim dhe të krahasonim këtë me gjendjen dhe fjalët tona gjatë hidhërimit! Ai lutej me këtë lutje madhështore për atë që e zemëronte; e çfarë thoshte kur ishte në rehati e gëzim! Kjo tregon për fuqinë e madhe shpirtërore që e kishte në përmbajtjen e zemërimit.” (www.al-badr.net)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Mos i kushto vëmendje secilit injorant që pason verbërisht dhe mos të të vijë rëndë fyerja e tij, e as thënia për ty se je jobesimtar apo i devijuar, sepse fjalët e tij janë sikurse të lehurat e qenit. Andaj, mos lejo që qeni të ketë pozitë dhe vlerë tek ti.” (Es-Sauaik El-Mursele, 3/1158).
• Në Kuran fjala “rëndë” është përmendur dy herë:
“Vërtet që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të rëndë, që do t’u vijë.” (El-Insan, 27). Qëllimi me “Ditën e rëndë” është Dita e Kiametit.
“(O Muhamed) Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë të rëndë.” (El-Muzzemmil, 5). Qëllimi me “fjalën e rëndë” është Kurani. Andaj, kush dëshiron të shpëtojë nga “Dita e rëndë”, le të kapet pas “fjalës së rëndë.”
• Sufjan ibn Ujejne thotë: “Sikur të mos ishte mbulesa e Allahut ndaj të metave të njerëzve, nuk do të uleshim me askënd.” (Shu’abul-Iman, 6/290).
• Fudajl ibn Ijadi thotë: “Besimtari ia mbulon të metat tjetrit dhe e këshillon, ndërsa i keqi ia përhap ato dhe e nënçmon.” (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 1/225)
• Ibn Rexhebi shkruan: “Nga disa prej selefëve përcillen këto fjalë: “Kam takuar njerëz që nuk kishin të meta. Mirëpo, pasi që filluan të përmendnin të metat e njerëzve, edhe ata filluan të përmendnin të metat e tyre. Gjithashtu kam takuar njerëz që kishin të meta, mirëpo pasi që nuk flisnin për të metat e të tjerëve, të metat e tyre u harruan.” (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 2/291)
• Hoxha i Islamit ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Gjatë urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, patjetër duhet të kihen tri gjëra: dija, butësia dhe durimi; dija para se ta urdhërosh apo ndalosh dikë; butësia gjatë urdhrit apo ndalimit; durimi pas urdhrit apo ndalimit.” (El-Istikameh, 466)
• Dijetari i madh ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Kujdes nga mëkatet, sepse ato e privojnë faljen e Allahut në sezonat kur zbret mëshira e Tij!” (Letaiful-Me’arif, 295)
• Ibn Kutejbe Ed-Dejnurij (RahimehUllah) thotë: “Shembulli i njeriut për fëmijët dhe familjen e vet është sikur shembulli i temjanit i cili digjet, ndërkohë që të tjerët kënaqën me erën e mirë të tij.” (El-Muxhalesetu ue Xheuahirul-Ilmi)
• Dijetari i madh Ibn Xheuzi (RahimehUllah) shkruan: “Gjatë rinisë sime kam takuar dijetarë të shumtë, të cilët dallonin në sasinë e dijes që e kishin. Mirëpo, më së shumti përfitoja nga ai që vepronte me dijen e vet, edhe pse kishte të tjerë më të ditur. Po ashtu kam takuar dijetarë të hadithit, që mësonin përmendsh hadithe dhe kishin dije rreth tyre, mirëpo e toleronin gibetin (përgojimin) dhe i jepnin kahe në shkencën e xherhit dhe ta’dilit. Ata po ashtu merrnin para për tregimin e haditheve dhe shpejtonin në dhënien e përgjigjes, edhe nëse ishte gabim, në mënyrë që të mos iu ulej pozita në sy të njerëzve.
Pastaj, takova dijetarin Abdul Uehhab El-Enmatij, i cili ishte në rrugën e selefëve (gjeneratave të para të muslimanëve). Ai nuk lejonte që dikush të përgojohej në ligjëratat e tij dhe nuk kërkonte të holla për hadithet që i tregonte. Kur ia lexoja hadithet që zbusin zemrën, qante shumë dhe pandërprerë. Atëbotë, duke qenë ende i ri në moshë, kjo e qarë e tij ndikonte shumë në zemrën time dhe vendoste themele të forta. Ai ishte në rrugën e dijetarëve të mëparshëm, për cilësitë e të cilëve lexonim nëpër libra e transmetime.
Po ashtu takova edhe Ebu Mensur El-Xheualikij; ai heshtte shumë dhe i zgjidhte me kujdes të madh fjalët që i thoshte; ishte preciz dhe verifikues. Ndodhte të pyetej për ndonjë çështje të qartë, përgjigjen e të cilës shpejtonin ta jepnin disa të rinj, mirëpo ai ndalej dhe mendohej derisa të sigurohej e të bindej rreth saktësisë së përgjigjes. Ai agjëronte shpesh dhe heshtte gjatë.
Nga këta dy njerëz përfitova më shumë sesa nga të gjithë të tjerët. Së këtejmi, arrita në përfundim se, udhëzimi në rrugë të drejtë me anë të veprës ndikon më shumë sesa ai që bëhet me fjalë. Andaj, kini kujdes dhe veproni me atë që e dini, sepse ky është themeli kryesor i çështjeve. Ndërkaq, meskini më i madh është ai që e humb jetën në nxënien e dijes me të cilën nuk vepron, dhe kështu i ikin kënaqësitë e kësaj bote dhe të mirat e botës tjetër.” (Sajdul-Hatir, 138)
• Ndër kërkesat më të mëdha të kësaj jete është që Allahu të të kursejë nga brengat. Ndërsa, ndër kërkesat më të mëdha të jetës tjetër është që Allahu të t’i falë mëkatet. Dhe që të dyja këto i përmban dhe i siguron shpeshtimi i salavateve për të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Në një hadith lexojmë se Ubej ibn Ka’bi (radijAllahu ‘anhu) e pyeti të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguar i Allahut! Unë shpeshherë dërgoj salavate për ty. Andaj, sa pjesë të ditës të ndaj për një gjë të tillë?” Ai i tha: “Sa të duash.” “Një të katërtën?” “Sa të duash. Nëse shton kjo është më mirë për ty.” “Gjysmën?” “Sa të duash. Nëse shton, kjo është më mirë për ty.” “Dy të tretat?” “Sa të duash. Nëse shton kjo është më mirë për ty.” “Atëherë, do të dërgoj salavate për ty gjatë gjithë kohës.” I Dërguari ia ktheu: “Atëherë, do të kursehesh nga brengat dhe do të të falën mëkatet.” (Tirmidhiu, 2457 dhe të tjerë. Imam Albani e ka vlerësuar si të saktë në “Sahihu Et-Tergib” (1670) dhe libra tjerë.
• Imam Albani (RahimehUllah) shkruan: “El-Bejhekij përcjell me zinxhir të vërtetë se Seid ibn Musejjibi e pa një njeri duke falur më shumë se dy rekate pas namazit të sabahut; në ato rekate ai shtonte në numrin e rukuve dhe sexhdeve. Pasi që Seidi e ndaloi nga një gjë e tillë, ai i tha: “O Ebu Muhamed! A më dënon Allahu për shkak të namazit?!” Seidi iu përgjigj: “Jo, mirëpo të dënon për shkak të kundërshtimit të sunetit.”
• Prej gjërave që e pengojnë kuptimin e Kuranit dhe të kënaqurit me të është që lexuesi të jetë nga ata që vazhdimisht bëjnë mëkate, apo të jetë mendjemadh, apo i sprovuar me nënshtrim ndaj epshit. Të gjitha këto janë shkak për errësimin e zemrës dhe prishjen e saj. Zemra është sikur pasqyra, epshet janë oksidimi/ndryshku që i ndodh pasqyrës, ndërsa kuptimet e Kuranit janë pamjet që shfaqen në pasqyrë. Trajtimi i zemrës duke i larguar prej saj epshet, është sikur pastrimi që i bëhet pasqyrës. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin i ibn Kudame, fq. 45)
• Imam Shafiu (RahimehUllah) thotë: “Të gjithë muslimanët janë të një mendjeje se, kur njeriut t’i bëhet i qartë një sunet nga i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), atëherë nuk i lejohet ta braktisë atë për shkak të fjalës së askujt, kushdo qoftë ai.” (I’lam El-Muveki’in, 2/282, El-Fulanij në Ikadh El-Himem, 68)
• Seid ibn Xhubejri (RahimehUllah) thotë: “Kush ia heq hajmalinë dikujt, shpërblehet sikur të ketë liruar një rob.” (Ibn Ebi Shejbe në El-Musannef, 3524). Shejh AbduRrezzaku (hafidhahUllah) thotë: “Kjo tregon për dijen e thellë që e kishte (RahimehUllah), sepse lirimi i njeriut nga shirku është më i madh e më i rëndësishëm sesa lirimi i tij nga robëria.”
• Dijetari i madh ibn Xheuzi (RahimehUllah) shkruan: “Na është përcjellë se një njeri kërkoi të hynte te gjykatësi kryesor, ibn Ebi Davud, dhe tha: “Thoni atij se Ebu Xhaferi është te dera!” Kur e dëgjoi, u gëzua shumë dhe tha: “Lejojeni të hyj!” Kur hyri, e priti në këmbë, e nderoi shumë, ia dha pesëmijë dërhem dhe pastaj e përcjelli. “Me një njeri të thjeshtë sillesh kështu?” – i thanë të pranishmit. “Një kohë isha i varfër dhe këtë njeri e kisha shok. I shkova dhe i thash: “Jam i uritur.” Ai më tha: “Ulu!” Pastaj doli dhe u kthye me mish të pjekur, me ëmbëlsira e me bukë dhe më tha: “Ha!” “Pasha Allahun, nuk ha derisa të hash edhe ti me mua” – ia ktheva unë. Filloi të hajë, mirëpo nga goja i rrodhi gjak. “Ç’është kjo?” – pyeta i habitur. “Sëmundje” – tha. “Pasha Allahun, patjetër do të më tregosh!” Tha: “Kur më erdhe te dera nuk posedoja asgjë. Pasi që dhëmbët i kisha të veshur me shirit ari, e hoqa atë dhe bleva me të.” Gjykatësi tha: “E si mos t’ia kthej të mirën një njeriu të tillë!” (Sajdul-Hatir, 724)
• Ibn Hibbani (RahimehUllah) thotë: “Hulumtimi i të metave të besimtarëve (spiunimi) është prej shenjave të dyfytyrësisë, ndërsa mendimi i mirë për ta është prej shenjave të besimit. Andaj, i mençuri ka mendim të mirë për vëllezërit e vet, ndërkaq injoranti ka mendim të keq për ta.” (Reudatul-Ukala, 118)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kur njeriut i bëhet padrejtësi, apo lëndohet e fyhet, apo i hidhen në qafë armiqtë, atëherë s’ka asgjë më të dobishme për të sesa kthimi tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (Bedaiul-Feuaid, 2/771)
• Dijetari i madh ibn Hazm (RahimehUllah) thotë: “Sa e sa njerëz kemi parë që janë shkatërruar nga të folurit e tyre, mirëpo asnjëherë nuk kemi parë apo dëgjuar që dikush është shkatërruar nga heshtja. Andaj, fole vetëm atë që të afron tek Krijuesi yt, e nëse frikohesh nga ndonjë i padrejtë, atëherë hesht.” (Er-Resail i ibn Hazmit, 1/402)
• I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e fal sabahun është në mbrojtje të Allahut.” (Muslimi). Imam Uthejmini në komentimin e “Rijadus-Salihin” (1/591) thotë: “Në këtë hadith ka argument se duhet të respektohen muslimanët, të cilët e vërtetuan islamin e tyre nëpërmjet faljes së namazit të sabahut, sepse atë e fal vetëm besimtari. Po ashtu, në të argument se askujt nuk i lejohet që t’i lëndojë ata.” Për këtë kuptim aludon edhe ngjarja që përcillet nga Taberani në “El-Mu’xhem El-Eusat” (4/5), për të cilën imam Albani në “Sahihut-Tergib” (1/110) thotë se është e saktë: “Nga A’mesh përcillet se Salim ibn Abdullah ibn Umeri ishte ulur tek Haxhxhaxhi, i cili i tha atij: “Ngrihu dhe vrite këtë njeriun këtu!” Salimi e mori shpatën e kapi njeriun dhe u nis me të drejt portës së pallatit. Babai i tij (Abdullah ibn Umeri) e shikonte gjersa ecte me njeriun dhe thoshte: “Mendon se do e bëj?!” dhe e zmbrapsi dy apo tri herë. Më në fund, pasi arritën te vendi, Salimi e pyeti: “A e ke falur sabahun?” “Po” – tha ai. Atëherë Salimi i tha: “Ik nga të duash!” Pastaj u kthye dhe e flaku tutje shpatën. Haxhxhaxhi e pyeti: “A e vrave?” “Jo” – ia ktheu. “Përse jo?” Salimi iu përgjigj: “Sepse e kam dëgjuar babanë tim këtu duke thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e fal sabahun është në mbrojtje të Allahut deri në mbrëmje.”
• Shurejh El-Kadi (RahimehUllah) thotë: “Ndodh të sprovohem me ndonjë fatkeqësi dhe prapëseprapë për të e falënderoj Allahun katër herë:
- E falënderoj që nuk më ka sprovuar me diçka më të madhe se ajo.
- E falënderoj që ma mundësoi të kem durim ndaj saj.
- E falënderoj që më dha sukses të them: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”, ngaqë shpresoj në shpërblimin e Tij.
- E falënderoj që nuk e bëri atë sprovë në fenë time.” (Shu’abul-Iman i Bejhekiut, 6/37)
• Një ditë prej ditësh, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e takoi Ebu Dherrin (radijAllahu ‘anhu) dhe i tha: “O Ebu Dherr! A të tregoj për dy veti që janë më të lehtat për t’u bartur dhe më të rëndat në peshoren (e Ditës së gjykimit)?” Ai iu përgjigj: “Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut” – ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “Përmbaju moralit të mirë dhe heshtjes së gjatë, sepse pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, njerëzit nuk janë zbukuruar me diçka më të mirë sesa këto dyja.” (Es-Slisile Es-Sahiha, 1938)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kushdo që shpreson apo mbështetet tek krijesa, patjetër se do të zhgënjehet.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 10/257)
• Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “E keqja e të rinjve muslimanë sot është se, posa të mendojnë se kanë mësuar diçka nga dija fetare, gjë të cilën nuk e dinin më parë, e ngritin kokën dhe ua merr mendja se dinë çdo gjë. Kështu, ata preken nga mendjemadhësia dhe mburrja. Kam frikë se këta të rinj i përfshinë fjala e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Janë tri gjëra që shkatërrojnë: “Lakmia, të cilës njerëzit i binden, epshi që pasohet dhe mburrja e secilit me mendimin e vet.” (Silsiletu El-Huda uen-Nur, 861)
• Imam ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “S’ka gjë që e shëmton njeriun më shumë sesa shkujdesja ndaj vlerave fetare, shkencave të dobishme (fetare) dhe veprave të mira.” (Miftahu Daris-Se’adeh, 1/177).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kthimi me pendesë tek Allahu është ndër veprat e mira më të rëndësishme, ndërkohë që pranimi i veprave të mira kushtëzohet me sinqeritet ndaj Allahut dhe me pasim të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Gjithashtu, kërkimi i faljes është prej veprave të mira më të mëdha dhe është një fushë e gjerë. Andaj, kush vëren mangësi në fjalët e veta apo në veprat, apo në gjendjen, apo në riskun, apo në zemrën e tij, atëherë le t’i kapet teuhidit dhe kërkimit të faljes, sepse në to ka shërim për çdo gjë, nëse bëhen me besnikëri e sinqeritet. Po ashtu, nëse vëren mangësi karshi të drejtave të farefisit, bashkëshortes, fëmijëve, fqinjëve dhe vëllezërve, atëherë lutu për ta dhe kërko falje.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 11/319).
• Nga Ebu Bekr Ajjash (RahimehUllah) përcillet të ketë thënë: “E pashë Ebu Is’hak Es-Sebi’ij duke qarë, andaj e pyeta: “Çfarë të bëri të qash?” Më tha: “Më lëshoi fuqia dhe bashkë me të shkoi edhe namazi im. Nuk po mund të falem në këmbë, veçse duke lexuar suret El-Bekare dhe Alu Imran.” (Eth-Thikat i ibn Hibbanit, 8/67)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Ulja e shikimit nga pamjet e ndaluara lë pas vete: a) ëmbëlsi dhe kënaqësi në besim dhe b) dritë, mendjemprehtësi, fuqi, qëndrueshmëri dhe trimëri në zemër.” (Durer min kelami shejhul-Islam, 252)
• Ebu Bekr Et-Tartushij (RahimehUllah) thotë: “Kur të shohësh njeriun që në natyrë të tij e ka vetëm kundërshtimin, ashtu që sa herë i thua: “Jo” ai ta kthen: “Po”, apo sa herë i thua: “Po”, ai ta kthen: “Jo”, atëherë, çiftin e këtij rendite midis botës së gomarëve.” (Siraxhul-Muluk, 259).
• Kur imam Ahmedit (RahimehUllah) iu përmend vërtetësia dhe sinqeriteti tha: “Me këto dyja u ngritën ata që ishin para nesh.” (Tabekatul-Hanabileh e Ebu Ja’la, 1/147).
• Imam Dhehebiu (RahimehUllah) thotë: “Allahu e mëshiroftë! njeriun që:
- merret me vetveten,
- e ruan gjuhën,
- jepet pas leximit të Kuranit,
- qanë për kohën e shkuar,
- lexon vazhdimisht në dy Sahihët (Buhari dhe Muslim) dhe
- e adhuron Allahun para se ta befasojë vdekja.” (Tedhkiretul-Huffadh, 2/86)
• Ibn Hazmi (RahimehUllah) shkruan: “Nëse shkon në ndonjë mexhlis dijeje, atëherë pjesëmarrja jote le të jetë vetëm për të shtuar dijen dhe shpërblimin, e jo për t’u mjaftuar me atë dije që e ke, apo për të kërkuar ndonjë gabim të cilin pastaj e përhapë, apo ndonjë mesele të çuditshme të cilës ia vë në dukje të metat. Pa dyshim se këto janë vepra të njerëzve të ulët të cilët kurrë nuk do të kenë sukses në dije.” (El-Ahlaku ues-Sijer fi mudauatin-Nufus, 92)
• Imam ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Besimtari vuan shpirtërisht për gabimin e vëllait të tij besimtar sikur ta bënte ai vetë atë gabim dhe nuk i gëzohet atij.” (Medarixhus-Salikin, 1/436)
• Fudajl ibn Ijadi (RahimehUllah) thotë: “Të lexoj një ajet nga Kurani dhe pastaj të punoj me të, është me dashur për mua sesa të përfundojë leximin e tij 1000 herë; ta gëzoj një besimtar dhe ta ndihmoj kur ka nevojë, është më e dashur për mua sesa adhurimi gjatë tërë jetës; braktisja dhe refuzimi i dynjasë është më e dashur për mua sesa ta adhuroj Allahun me adhurimin e banorëve të qiejve dhe të tokës; lënia e një monedhe shumë të vogël nga fitimi haram është më e dashur për mua sesa të shkoj 100 herë në haxhillëk me para hallall.” (Tenbihul-Gafilin, 1/380)
• Imam Ibn El-Xheuzi (RahimehUllah) thotë: “Dije se kohët vazhdimisht ndryshojnë, ashtu siç thotë Allahu: “Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve…” (Alu Imran, 140). Kështu: nganjëherë varfëri, nganjëherë pasuri, nganjëherë krenari e fuqi, nganjëherë përulje e nënshtrim, nganjëherë gëzohen miqtë, nganjëherë gëzohen armiqtë. Mirëpo, i lumtur në këtë mes është ai që në çfarëdo gjendje nuk i ndahet një themeli të vetëm: frikës dhe devotshmërisë ndaj Allahut, sepse nëse është në mirëqenie ajo e zbukuron, nëse goditet nga varfëria ajo ia hap dyert e sabrit, nëse gëzon shëndet ia plotëson mirësitë, nëse sprovohet i bënë të mundshëm përballimin dhe nuk dëmtohet asgjë, edhe nëse ndonjëherë ulet, apo e ngrihet, apo mbetet pa rroba trupi, apo barkplot, apo i pangrënë, sepse të gjitha këto largohen dhe ndryshojnë, ndërkaq devotshmëria është themeli i shpëtimit dhe roje që nuk fle.” (Sajdul-Hatir, 1/39)
• Nga Ebu Umame (radijAllahu ‘anhu) përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një njeri hyri në Xhenet dhe pa se në portën e tij ishte shkruar: “Lëmosha shpërblehet dhjetëfish, ndërsa borxhi tetëmbëdhjetë.” (Taberani në “El-Mu’xhem El-Kebir”, 8/297 dhe 7976 dhe Bejhekiu në “Esh-Shu’ab”, 3/283 dhe 3563. Imam Albani e ka vlerësuar si Hasen (të mirë) në “Es-Silsile Es-Sahiha”, 307 dhe “Sahihut-Tergib”, 900)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Njeriu i mençur duhet të përpiqet skajshmërisht që ta pasojë Sunetin në çdo gjë.” (Iktidaus-Siratil-Mustekim 2/270)
• Imam ibn Dekik El-Id (RahimehUllah) thotë: “S’kam thënë ndonjë fjalë dhe s’kam bërë ndonjë vepër, veçse i kam përgatitur përgjigje kur të dalë para Allahut të Madhërishëm.” (Tabekatush-Shafi’ijje El-Kubra, 2/212)
• Imam Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Nuk kam shikuar, as nuk kam folur, as nuk kam prekur, as nuk ja ngritur në këmbë, derisa të shoh se a është bindje apo mëkat? Nëse ishte bindje, vazhdoja tutje e nëse ishte mëkat, tërhiqesha.” (El-Uera’, 116), (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 76)
• Jahja ibn Muadhi thotë: “Lotët thahen për shkak të ngurtësisë së zemrës; zemrat ngurtësohen për shkak mëkateve të shumta; mëkatet shtohen për shkak të metave të shumta.” (Bejhekiu në “Shu’abul-Iman”, nr. 6828)
• Imam ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Pasuria më e madhe në këtë botë është që në çdo kohë ta angazhosh veten me atë që është më e duhur dhe më e dobishme për ty në jetën tjetër.” (Feuaidul-Feuaid, 405)
• Ubade bin Samit (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Pa dyshim se e vërteta ka nur që del prej saj.” (Usul El-I’tikad i imam El-La’leka’ij 116)
• I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Vërtet, Allahu e ndihmon këtë ummet me pjesëtarët e dobët të tij, me lutjen, namazin dhe sinqeritetin e tyre.” (‘Sahih El-Xhami’, 2388)
• Imam El-Mizzit (RahimehUllah) iu tha: “Filani të urren!” Ai ia ktheu: “S’gjej prehje kur e kam afër dhe nuk ndihem i vetmuar kur e kam larg.” (El-Ada’b Esh-Sher’ijjeh, 3/575)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Njeriu duhet të ketë si qëllim t’u sjellë dobi krijesave dhe t’u bëjë mirë atyre, pa kurrfarë përjashtimi. Pikërisht kjo është mëshira me të cilën erdhi Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), siç lexojmë në Kuran: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’, 107) (Xhamiul-Mesa’il, 6/37)
• Imam Sufjan ibn Ujejne (RahimehUllah) thotë: “Më të guximshmit në dhënien e fetuave, janë ata që kanë më së paku dije.” (Xhami’u bejan el-‘ilmi ue fadlihi, 2209)
• Imam Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Shpeshherë e dëgjoja hoxhën e Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) duke thënë: “Vetëm Ty të adhurojmë” e largon dyfaqësinë, ndërsa “Vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” e largon mendjemadhësinë.” (Medarixhus-Salikin, 1/66).
• Ebu Xha’fer Muhamed ibn Alij (RahimehUllah) thotë: “Kush nuk e di vlerën e Ebu Bekrit dhe Umerit (radij-Allahu ‘anhum), ai është injorant karshi Sunetit.” (Ebu Nu’ajmi në El-Hilje, 3/185).
• Sahabët që përcollën më së shumti hadithe:
Ebu Hurejre (radijAllahu ‘anhu): 5374 hadithe.
Abdullah ibn Umeri (radijAllahu ‘anhu): 2630 hadithe.
Enes ibn Maliku (radijAllahu ‘anhu): 2286 hadithe.
Aisha (radijAllahu ‘anha): 2210 hadithe.
Abdullah ibn Abbasi (radijAllahu ‘anhu): 1660 hadithe.
Xhabir ibn Abdullah (radijAllahu ‘anhu): 1540 hadithe.
Ebu Se’id El-Hudrij (radijAllahu ‘anhu): 1170 hadithe.
Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu ‘anhu): 848 hadithe.
Abdullah ibn Amr ibn ‘As (radijAllahu ‘anhu): 700 hadithe.
(“El-Munteka min Feraidil-Feuaid” i imam Uthejminit).
• Një ditë, Beshshar ibn Burdi e këshilloi shokun e tij Hilal ibn ‘Atijjen, duke i thënë: “O Hilal! A më dëgjon nëse të jap një këshillë?” “Po.” – ia ktheu ai. “Para një kohe ti vidhje gomerë, pastaj u pendove nga kjo vepër dhe u bëre rafidij. Ktheju vjedhjes së gomerëve, sepse, pasha Allahun, ajo është më mirë për ty sesa rafdi!” (Uefejatul-A’jan i ibn Hal-likan, 1/425).
• Qetësia e rrugëve gjatë namazit të sabahut dhe bllokimi i tyre gjatë orëve të punës na tregon për dashurinë ndaj dynjasë dhe për harrimin e ahiretit. Allah! Mos e bëj dynjanë preokupimin tonë kryesor!
• Disa shembuj të ambicieve të larta për atë që dëshiron ngritjen në këtë botë dhe botën tjetër:
Ibn Bedran Ed-Dimeshkij (RahimehUllah) vazhdoi të shkruante tefsirin e tij edhe pas goditjes nga paraliza. Për këtë arsye, në dorëshkrim shfaqen gjurmë të dridhjes së dorës. (Xheuahirul-Efkar, fq. 27).
“Njoh njeri në kohën tonë që për pesë vite me radhë, si verës ashtu edhe dimrit, nuk ka fjetur veçse në kohën e syfyrit; ishte tepër i angazhuar me shkrimin e librit të tij.” (Ibn Ebul-Hadid në komentin e tij, 19/17).
Ibn El-Xhezerij në “El-Mus’ad” fq. 41 thotë: “Ibn Kethiri u lodh shumë në shkrimin e veprës së tij “Xhami’ul-Mesanid” dhe më tha: “Vazhdoja ta shkruaja gjatë natës ndërkohë që flaka e kandilit lëvizte, derisa më verboi.”
AbulEuuel ibn Hammad El-Ensarij në biografinë e babait të tij shejh Hammadit, 1/393 shkruan se e ka dëgjuar atë duke thënë: “Gjatë rinisë sime lexoja e shkruaja deri në agim dhe flija vetëm pak në mesditë.”
• Imam Ahmedi (RahimehUllah) thotë: “Unë dhe Ummu Salih qëndruam së bashku njëzet vite dhe kurrë nuk patëm mosmarrëveshje qoftë edhe rreth një fjale të vetme.” (Et-Tabekat, 2/583)
• Imam Esh-Sheukanij (RahimehUllah) thotë: “Prej të metave që e pengojnë njeriun të kthehet në të vërtetën kur debaton me dikë janë: ai që e flet të vërtetën është më i ri në moshë krahasuar me të, apo ka dije më të mangët, apo nuk është i njohur në mesin e njerëzve. Ndërsa tjetri është në kundërtën e kësaj. Së këtejmi, këtë të fundit e nxit zelltaria e injorancës dhe fanatizmi djallëzor që të mbahet tek e kota. Dhe tërë këtë e bën ngaqë është tepër mendjemadh të kthehet tek fjala e atij që është më i ri se ai në moshë, apo më i mangët në dije, apo më pak i njohur.” (Adabut-Taleb, fq. 142)
• Dijetari i madh El-Mauerdij (RahimehUllah) thotë: “Gjatë ndryshimit të gjendjeve, del në shesh brendësia e njerëzve.” (Edebud-Dunja ued-Din, 1/220)
• Bishr El-Hafij (RahimehUllah) thotë: “Mos bëj vepra që të përmendesh! Fshihe veprën e mirë, ashtu siç e fsheh veprën tënde të keqe!” (“Sijer A’lam En-Nubela”, 10/476).
• Allahu i Lartësuar thotë: “Më kujtoni Mua që Unë t’ju kujtoj.” (El-Bekare, 152). Halid Er-Rebe’ij (RahimehUllah) thotë: “Ndalu tek ky ajet dhe mos u ngut! Sikur të bindeshe me plot zemër në të, kurrë nuk do të thaheshin buzët e tua nga përmendja e Allahut.” (Ed-Durrul-Menthur, i imam Sujutit, 2/62)
• Mos ndërhyj në zemrat e njerëzve!
Mekhuli (RahimehUllah) tregon: “E pashë një njeri duke u falur dhe sa herë që binte në ruku e sexhde, qante. E akuzova se këtë po e bënte vetëm sa për t’u dukur para njerëzve. Pas kësaj, për një vit me radhë nuk mund të qaja.” (El-Hilje, 5/184)
• Mu’adh ibn Xhebelit (radijAllahu ‘anhu) ka thënë:
- “Kini frikë Allahun dhe tejkalojuani njerëzve në rrugën drejt Allahut! Le t’ju mjaftojë shtëpia juaj! Nuk dëmtoheni asgjë edhe nëse s’ju njeh askush.” (Tarih Dimeshk, 58/483)
- Theur ibn Jezidi thotë: “Kur Mu’adh ibn Xhebeli falej natën, lutej më këto fjalë: “O Allah! Sytë i zuri gjumi dhe yjet perënduan, ndërsa Ti je i Gjallë, i Përjetshëm e Mbajtës i çdo gjëje! O Allah! Kërkimi im i Xhenetit është i ngadaltë dhe ikja ime nga Zjarri është e dobët. O Allah! Më jep udhëzim nga ana Jote, të cilin do të ma kthesh në Ditën e Kiametit! Vërtet, Ti nuk e shkel premtimin!” (Tarih Dimeshk, 58/483)
• Disa nga selefët (gjeneratat e para të muslimanëve) thoshin: “Allahu e zbriti Kuranin që të punohet me të, ndërkaq njerëzit leximin e tij e konsideruan punim me të.” (Ed-Da’u ued-Deua’, fq. 221)
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Prej shenjave të largimit të Allahut nga njeriu është kur e angazhon me gjëra që nuk i hyjnë në punë.” (Et¬-Temhid, 9/200)
• Ijas ibn Mua’vije (RahimehUllah) tha: “Njeriu, i cili nuk i di të metat e veta është budalla.” e pyetën: “Cila është e meta jote” tha ai: “Të folurit e tepërt.” (El-Hilje, 3/124)
• Talha ibn Ubejdullah El-Bagdadij (RahimehUllah) tregon: “Më rastisi të isha në të njëjtën anije me Ahmed ibn Hanbelin. Ai heshtte gjatë dhe kur fliste thoshte: “O Allah, bëna që të vdesim në Islam dhe në Sunet!” (Tarih Bagdad, 9/354 dhe Tarih Dimeshk, 5/323)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Në fillim bidatet janë sa pëllëmba, pastaj ndiqen aq shumë derisa të bëhen kute, milje e ferasih.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 8/425)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Shejtani është zjarr që i djeg bimët e njoma njërën pas tjetrës. Kështu, kurdo që vëren se në zemër ka zënë vend bima e mirësisë, nxiton në prishjen dhe djegien e saj.” (Igathetul-Lehfan, 1/92)
• Nëse e lut Allahun për ta mundësuar arritjen e Ramazanit, mos harro ta lutësh edhe që të japë bereqet në të, sepse qëllimi nuk është arritja e tij, por çfarë do të veprosh në atë muaj.
• Hasen ibn Alij (radijAllahu ‘anhuma) thotë: “Sikur dikush të më fyente në njërin vesh, pastaj të më kërkonte falje në tjetrin, do t’ia pranoja kërkimin e faljes.” (El-Adab Esh-Sher’ijjeh, ibn Muflih, 1/302)
• Shekik ibn Ibrahim (RahimehUllah) thotë: “Janë gjashtë gjëra që njerëzve ua mbyllin derën e suksesit: angazhohen me begatinë në vend të falënderimit për të, dëshirojnë të kenë dije, mirëpo nuk veprojnë me të, nxitojnë drejt mëkatit dhe njëkohësisht e vonojnë pendimin, mashtrohen me atë se janë duke u shoqëruar me njerëz të mirë, mirëpo nuk i pasojnë në veprat e tyre, jeta e kësaj bote iu largohet ndërkaq ata e ndjekin, jeta e përhershme iu afrohet ndërkaq ata ia kanë kthyer shpinën.” (El-Feuaid, ibn Kajjimi, fq. 231)
• Imam El-Meruedhij (RahimehUllah) tregon: “E pyeta imam Ahmedin: “Si u zgjove sot?” Ai më tha: “A mund të zgjohet mirë njeriu që Zoti i tij i kërkon kryerjen e obligimeve; i Dërguari i kërkon zbatimin e Sunetit; dy engjëjt i kërkojnë përmirësimin e veprave; shpirti i kërkon pasimin e epshit; Iblisi i kërkon që të bëjë vepra të ndyta; engjëlli i vdekjes pret urdhrin për t’ia marrë shpirtin dhe anëtarët e familjes presin nga ai furnizimin?” (Es-Sijer, 11/227)
• Imam ibn El-Xheuzi (RahimehUllah) shkruan: “Kur ta vëresh se shoku yt është zemëruar dhe ka filluar të flasë gjëra që nuk bën të fliten, mos ia zërë për të madhe dhe mos i kërko llogari për to, sepse gjendja e tij është e ngjashme me gjendjen e të dehurit, i cili nuk di se ç’është duke ndodhur. Përkundrazi, duro ndaj shpërthimit të tij dhe mos i kushto vëmendje, ngaqë shejtani e ka mposhtur, natyra (karakteri) i ka gufuar dhe mendja i është mbuluar. Nëse ti mban në vetvete diçka kundër tij, apo i përgjigjesh në bazë të veprës së bërë, atëherë je i ngjashëm me një të mençur që i kundërvihet një budallai, apo me një të kthjellët që e qorton atë që i ka rënë të fikët. Pra, në këtë rast, gabimi është i yti.” (Sajdul-Hatir)
• Imam El-Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Asgjë prej gjërave të kësaj bote nuk mund ta prishë dashurinë e atyre që duhen për hir të Allahut. Kjo sepse ata duhen vetëm për hir të Tij dhe vetëm vdekja është ajo që i ndanë. Edhe nëse njëri prej tyre gabon ndaj tjetrit, apo i hyn në hak, e tërë kjo nuk i brengos, ngaqë ata duhen vetëm për hir të Allahut.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 3/363)
• Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “Shumica e njerëzve nuk e kanë frikë Allahun në arritjen e përfitimit dhe riskut, edhe pse i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte: “O njerëz! Vërtet, askush nga ju s’do të vdesë derisa t’i plotësohet (përfundojë) risku dhe exheli. Andaj, kërkojeni riskun me rrugë të lejuara, sepse ajo që gjendet tek Allahu nuk arrihet me haram.” Ashtu siç thotë Allahu: “Kur t’u vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” (El-A’raf, 34). Mirëpo, me gjithë këto urdhra fetarë dhe me tërë këto garanci nga Zoti se njeriut do t’i vijë risku, deshi apo nuk deshi, ne prapëseprapë preokupohemi me të, deri në atë shkallë ku nuk pyesim se a është haram apo hallall. Ndërkaq, qëllimin për të cilin jemi krijuar: të adhurojmë Zotin tonë, e kemi hedhur tërësisht pas shpine. Kështu, ti i sheh muslimanët sot sikur të ishin jobesimtarë; punojnë natë e ditë për të arritur atë që është e garantuar, ndërkaq e shpërfillin atë për të cilin janë krijuar, e që është adhurimi i Allahut të Madhërishëm.” (El-Huda ue En-Nur, 4)
• Fudajl ibn Ijadi (RahimehUllah) thoshte: “Njerëzit të tremben dhe ke pozitë tek ta, aq sa ti i trembesh Allahut.” (El-Hilje, 2/361)
• Imam El-Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nëse vëren se koha dhe jeta po të shkojnë pa arritur asnjë rezultat të dobishëm dhe nëse sheh se nuk ke bereqet në kohë, atëherë ruaju se mos të ka përfshirë Fjala e Allahut: “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta dhe punët e të cilit janë të shkapërderdhura (të pa bereqetshme).” (El-Kehf, 28) Disa e përmendin Allahun me zemër jo të pranishme, andaj, ndodh që nuk përfiton asgjë. Njeriut, i cili e përmend Allahun vetëm me gjuhë e jo dhe me zemër, i hiqet bereqeti nga veprat dhe koha e tij, derisa në atë shkallë ku punët i shkapërderdhen gjithandej. E sheh sesi mundohet me orë të tëra, por nuk arrin asgjë. Mirëpo, sikur çështjet e tij t’i kishte të lidhura me Allahun, do të arrinte bereqet në të gjitha punët e veta.” (Komenti i sures El-Kehf)
• Uehb ibn Munebbih (RahimehUllah) u pyet: “A nuk është “la ilahe il-lAllah” çelësi i Xhenetit?” tha ai: “Gjithsesi” “Mirëpo, nuk ka çelës pa dhëmbë. Andaj, nëse ke çelës me dhëmbë, të hapet dera. Në të kundërtën, jo.” (Buhariu në Sahih, 1237 dhe në Et-Tarih El-Kebir, 261)
• Abdullah ibn Mubareku (RahimehUllah) e pa një shok të tij duke menduar gjatë, andaj e pyeti: “Ku arrite?” Ai i tha: “Te Sirati.” (Miftahu Daris-Se’adeh, 1/180)
• Shejh AbduRrezzak El-Bedr (hafidhahUllah): “Dallim i madh mes atij që me mendimet e veta, nga frika e droja arrin te Sirati, dhe mes tjetrit që me mendimet e tij noton e zhytet në humnerën e pafund të pisllëqeve dhe mëkateve.” (www.al-badr.net)
• Hoxha i Islamit Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kush e shpeshton dëgjimin e poemave, duke kërkuar me këtë përmirësimin e zemrës, i zbehet dëshira për të dëgjuar Kuranin, madje ndodh që edhe e urren.”
“Kush i shpeshton vizitat drejt tyrbeve e teqeve, në zemrën e tij nuk mbetet dashuria dhe madhërimi për vizitën e Qabesë së shenjtë, ashtu siç e ka në zemër një gjë të tillë ai i cili mjaftohet me Sunetin.”
“Kush e bën shprehi marrjen e urtësisë dhe edukatës prej urtarëve persë e romakë, në zemrën e tij zbehet pozita e urtësive dhe edukatës islame.”
“Kush e bën shprehi leximin e tregimeve mbi mbretërit dhe jetëshkrimin e tyre, në zemrën e tij pakësohet vëmendja ndaj tregimeve të Pejgamberëve. Shembuj të ngjashëm me këta ka shumë.” (Iktida Es-Sirat El-Mustekim, 1/543)
• Imam Ebu Zur’ah (RahimehUllah) tregon: “E pyeta Ahmed ibn Hanbelin (RahimehUllah): “Si shpëtove nga shpata e Mu’tesimit dhe kamxhiku i Uathikut?” Ai ma ktheu: “Sikur e vërteta të vihej mbi ndonjë plagë, ajo do të shërohej.” (El-Adab Esh-Sher’ijjeh, 2/25)
• Parime dhe rregulla që i duhen muslimanit në kohë të fitneve e trazirave:
- Mos i ndiq emocionet, por kufizoji ato brenda fesë.
- Konfirmo lajmet që të vijnë dhe mos u ngut.
- Kujdes nga injoranca dhe përkushtohu në marrjen e dijes.
- Gjatë kundërshtive assesi mos ec pas të vegjëlve, por mbahu me dijetarët e mëdhenj.
- Kujdes nga gjërat e shpikura (bidatet) dhe kapu pas Sunetit.
- Assesi mos iu afro fitnes, por shmangu nga ajo.
- Pengimi i fitnes është më i lehtë sesa largimi i saj.
- Kujdes nga pasimi i tekave kur të marrësh fetua, por merre atë që e ndriçon argumenti.
- Nëse je xhemat i thjeshtë, ki kujdes nga marrja e fetuasë sepse të pëlqen, por ndiqe atë që është më i ditur.
- Kujdes nga ndërrimi i mendimeve e qëndrimeve, por ji i paluhatshëm në fe nëpërmjet dritës së Kuranit dhe Sunetit.
- Mos i kundërshto tekstet fetare me dëshirat e tua, por ajo që e dëshiron le të jetë në pajtim me Kuranin dhe Sunetin.
- Kujdes nga përçarja dhe kapu pas xhematit (Ehlu Sunetit).
- Kujdes nga padrejtësia, sherri e ndëshkimi dhe qëndro me drejtësinë, mirësinë dhe me ithtarët e tyre.
- Mos i kërko fitnet, por mbrohu me Allahun nga të këqijat e tyre.
- Mos u mashtro nga hijeshimi që i bëhet fitneve, por shiko realitetin e tyre me largpamësinë e besimtarit.
- Kujdes nga tejkalimi i kufijve dhe mbaju mesatares.
- Kujdes nga sjelljet e këqija dhe kthejua të drejtat atyre që ju takojnë.
- Kujdes nga shkurtpamësia dhe njihe të vërtetën në origjinë, si dhe në gjurmët që dalin prej saj. Shejh Sulejman Er-Ruhajlij (hafidhahUllah) | (Komenti i Sahihut të Muslimit, kapitulli i fitneve dhe shenjave të Kiametit, kaseta nr. 24).
• Imam AbdulAziz ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Porosia ime drejtuar të gjithë lexuesve të Kuranit është që të shpeshtojnë leximin e tij me meditim, reflektim dhe me sinqeritet ndaj Allahut, duke pasur si synim marrjen e dobisë dhe dijes. Po ashtu i porosis që ta përfundojnë leximin e tij në çdo muaj, e nëse munden edhe më pak, atëherë kjo është mirësi e madhe. Ju lejohet ta përfundoni në më pak se shtatë ditë, mirëpo më mirë është të mos e përfundoni në më pak se tri ditë.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 24/417)
• Imam Ahmedi (RahimehUllah) thotë: “Nëse dëshiron që Allahu vazhdimisht të jetë me ty ashtu siç do ti, atëherë qëndro vazhdimisht në atë që Ai e do.” (El-Adab Esh-Sher’ijjeh, ibn Muflih, 2/31)
• Imami i Medines, Malik ibn Enes El-Asbuhij (RahimehUllah) thotë: “Kush dëshiron t’i hapet zemra, atëherë vepra e tij e fshehtë le të jetë më e mirë se ajo që e bën haptazi.” (Tertibul-Medarik, 2/60)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Kur zemra angazhohet me gjëra të kota, nuk mbetet në të vend për të vërtetën. Po ashtu kur angazhohet me të vërtetën, nuk mbetet në të vend për gjëra të kota.” (Bulug El-Meram)
• Dijetari i madh AbduRrahman ibn Nasir Es-Si’dij (RahimehUllah) shkruan: “Ta dini se ndër adhurimet më të vlefshme është pritja e çlirimit nga Zoti Mëshirëplotë, si dhe shpresa e lakmia e madhe në mirësinë e gjerë të Tij. Andaj, shpresën tek Zoti vendoseni para syve dhe bëjeni kible të zemrave tuaja, sepse padyshim që Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm dhe i Shpresuari i vetëm për faljen e mëkateve dhe largimin e vështirësive. Assesi të mos i kaplojë zemrat tuaja humbja e shpresës nga mirësia dhe arritja e të mirave të Allahut dhe assesi mos mendoni për Të gjëra që nuk i takojnë madhështisë e madhërisë së Tij, sepse Ai vazhdimisht ka qenë, është dhe do të jetë i cilësuar dhe i njohur me përsosmëri, mirësi, bujari e dorëdhënie. A nuk është Allahu Ai, i Cili ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt; që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën; që me mirësinë e tij ka bërë kullotat të rriten? A nuk është Allahu Ai i Cili jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme? A nuk ua solli riskun e Tij duke qenë brenda barqeve të nënave tuaja dhe pastaj u mbuloi me mirësitë e Veta gjatë gjithë kohës?” (Mexhmu’u muel-lefatish-shejh Es-Si’dij, 23, 48/49)
• Sufjan Eth-Theurij (RahimehUllah) thoshte: “Nuk është qëllimi i kërkimit të dijes: “filani përcjellë nga filani”, por qëllimi i kërkimit të saj është frika ndaj Allahut të Madhërishëm.” (El-Hilje, 2/365)
• Si e njihnin selefët (gjeneratat e para të muslimanëve) atë që lexonte Kuran gjatë natës?
Muhamed ibn Ka’b (RahimehUllah) tregon: “Ne e dinim kush kishte lexuar Kuran gjatë natës, ngaqë kishte fytyrë të zbehtë gjatë ditës.” Ka për qëllim se kishte qëndruar gjatë pa gjumë dhe e kishte zgjatur namazin.” (Letaiful-Me’arif, 183)
• Shejh Muhamed ibn Muhtar Esh-Shenkitij (hafidhahUllah) thotë: “Ndër hadithet e mahnitshme është edhe ky që përcillet nga Sa’d ibn Ubade (radijAllahu ‘anhu), i cili thotë: “Tash: “O i Dërguar i Allahut! Nëna ime ka vdekur, andaj a të jap lëmoshë për të?” “Po” – tha ai. “Cila lëmoshë është më e mira?” I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Dhënia e ujit.” (Hadithin e transmeton Nesaiu me zinxhir të vërtetë)
Të nderuar! Ky hadith na tregon për vlerën e dhënies së ujit dhe përhapjen e kësaj vepre mes njerëzve. Uji është i rëndësishëm për secilin njeri, madje edhe për kafshët. Ndaluni dhe mendoni rreth tregimit të lavires, e cila i dha ujë qenit; ajo zbriti në bunar dhe i dha ujë atij. Mendoj se ti e di vështirësinë që has ai i cili zbret në bunar, e pastaj ngjitet lart. Pastaj, kjo grua e mbushi këpucën e saj me ujë dhe ia afroi qenit. I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregoi se Allahu i Lartësuar e i Patëmetë ia falënderoi këtë vepër. Tha: “Allahu e falënderoi dhe e fali.”
SubhanAllah! Një dhënie e thjesht e ujit për qenin, dhe kjo grua triumfoi me falënderimin dhe faljen e Allahut për mëkatet dhe fëlliqësitë që i bënte.
O njerëz të mirë, o të nderuar, o vëllezër e motra! Dhënia e ujit është vepër madhështore, andaj patjetër duhet ta përhapim këtë vepër, ashtu siç tha Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në këtë hadith. Nëpër xhami kemi ftohëse të ujit; shko dhe blej shishe uji për to. Në shumë vende të varfra kanë nevojë për bunarë. Andaj, le ta aktivizojmë këtë projekt: dhënien e ujit, në mënyrë që të triumfojmë me shpërblim të madh.
Allahu na bëftë të gjithëve prej atyre që japin sinqerisht për Të!
• Hoxha i Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kur njeriu lidhet për dikë tjetër përveç Allahut, duke shpresuar dhe mbështetur në të, patjetër se do të zhgënjehet. Po ashtu, kur ai kërkon ndihmë nga dikush tjetër përveç Tij, patjetër se do të poshtërohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata kanë marrë zota, në vend të Allahut, për t’i pasur ndihmës. Por jo! Ata do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiqtë e tyre.” (Merjem, 81, 82). (El-Fetaua, 1/29)
• (Shejh Muhamed Seid Reslan hafidhahUllah): “Selefët hynin në treg me moral të xhamisë, ndërsa sot ne hyjmë në xhami me moral të tregut.”
• Morali i imam Ebu Hanifes (RahimehUllah): Në librin “Uefejat El-A’jan” të ibn Hal-likan (RahimehUllah) përmendet se imam Abdullah ibn Mubareku (RahimehUllah) i tha imam Sufjan Eth-Theurit (RahimehUllah): “Kurrë nuk e kam dëgjuar Ebu Hanifen (RahimehUllah) të përgojonte armiqtë e tij.” Sufjani ia ktheu: “Ai është më i mençur sesa t’i humbasë veprat e tij të mira.”
• Thënie e shkëlqyer e imam Ebu Hanifes (RahimehUllah): “Allahu e faltë atë që flet keq për mua dhe e mëshiroftë atë që flet mirë për mua!” (El-Hajrat El-Hisan, e imam El-Hejtemij, fq. 55)
• Mëkatet të pengojnë nga kuptimi i Kuranit
Mëkatet e pengojnë mendjen nga meditimi rreth Kuranit dhe nga kuptimi i tij, si dhe e largojnë nga zemra fuqinë e përsiatjes. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse Ne dëshirojmë, i dënojmë për gjynahet e tyre dhe ua vulosim zemrat, që të mos dëgjojnë.” (El-A’raf, 100).
• Kush do që t’i falen gjynahet pa u lodhur
Nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Engjëjt luten për atë që qëndron në vendin ku është falur (në xhami) duke thënë: “O Allah fale, o Allah mëshiroje!”, përderisa nuk e prish abdesin.” (Buhariu, 477 dhe Muslimi, 649).
Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Të ndenjurit ulur pas selamit të namazeve të obligueshme është prej kohëve më madhështore në të cilën zbret mëshira e Allahut të Lartësuar. Andaj, mos u ngut të çohesh, por kërko falje, thuaj subhanAllah, elhamdulilah, Allahu ekber, la ilahe il-lAllah.”
Imam ibn Bettal (RahimehUllah) thotë: “Kush ka shumë gjynahe dhe dëshiron që ato t’i fshihen pa u lodhur, atëherë le të qëndrojë në vendin ku e ka falur farzin, në mënyrë që engjëjt të luten dhe të kërkojnë falje sa më shumë për të.” (Sherh ibn Bettal, 3/114)
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Ndër personat që Allahu i fut nën hijen e Tij (nën hijen e Arshit të Tij në ditën e Kiametit) është: “Një njeri që e kujton Allahun kur është vet dhe nga sytë i rrjedhin lot.” Në këtë hadith, kujtimi i Allahut përfshinë kujtimin e madhështisë, goditjes, hakmarrjes dhe dënimit të Tij, andaj ai qan nga frika prej Zotit. Gjithashtu përfshinë kujtimin e bukurisë, përsosmërisë, mirësisë dhe butësisë së Tij, si dhe nderimin me lloj-lloj të mirash që ua bën robërve të devotshëm. Aq me tepër, kujtimi i asaj se besimtarët do ta shohin Atë në Xhenet, dhe kështu qan nga përmallimi për Të. Gjithashtu e kujton se Allahu është me të dhe se e ka afër (do të thotë me dijen, shikimin, dëgjimin e Tij) dhe se sheh kudo që të jetë, andaj qan nga turpi prej Tij.” (Fet’h El-Barij i ibn Rexhebit)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk duhen dy veta për hir të Allahut, veçse më i dashur tek Ai është personi që e do më shumë shokun e tij.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 1/811, nr 450)
• Rezultati i kërkimit të dijes tek selefët
Imam Hasen El-Basriu (RahimehUllah) tregon: “Në kohën tonë, kur njeriu kërkonte dije fetare, nuk vononte shumë dhe kjo menjëherë vërehej në modestinë, shikimin, fjalët, duart, namazin dhe asketizmin e tij.” (Imam ibn El-Mubareku në Ez-Zuhd, 1/156)
• Imam ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Muslimanët në mesin e njerëzve tjerë janë të huaj; besimtarët (e vërtetë) në mesin e muslimanëve janë të huaj; dijetarët në mesin e besimtarëve janë të huaj. Ehlu Suneti, të cilët bëjnë që ai (suneti) të dallohet nga tekat e njerëzve dhe bidatet (shpikjet në fe) janë të huaj; pastaj ata që thërrasin drejt Sunetit dhe që durojnë ndaj lëndimeve të kundërshtarëve janë më të huajt nga të gjithë këta. Mirëpo ata janë ithtarët e vërtetë të Allahut. Në të vërtetë, ata nuk ndihen të huaj, por kjo gjendje e tyre është në raport me njerëzit e tjerë, për të cilët Allahu thotë: “Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm hamendjet. Ata vetëm gënjejnë.” (El-En’am, 128). Pikërisht këta njerëz janë të huajt, ngaqë janë larg Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E, kjo është vetmia e egër.” (Medarixh Es-Salikin, 3/195-196)
• Hatim El-Esam * (RahimehUllah) thoshte: “Unë i kam tri cilësi, me të cilat e mposhti kundërshtarin tim.” “Na i trego ato” – thanë të pranishmit. “Gëzohem kur kundërshtari im ia qëllon dhe pikëllohem kur gabon, si dhe e përmbaj veten që të mos i bëj padrejtësi atij.” Kur i treguan imam Ahmedit për këto fjalë, tha: “SubhanAllah! Sa njeri i mençur që ishte.” (El-Muntedham, i ibn Xheuzit, 1/220)
* “El-Esam” në gjuhën arabe do të thotë i shurdhët. Tregohet se shkak për emërtimin e tij me këtë nofkë ishte ngjarja kur një grua i erdhi për ta pyetur për një mesele të fesë, mirëpo poshtë saj u dëgjua një zë (gaz i barkut). Ajo u turpërua shumë, por ai për ta qetësuar atë i tha: “Ngrite zërin!” dhe u paraqit kinse ishte i shurdhër. Kështu, prej kësaj dite te njerëzit u bë i njohur me këtë nofkë.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Shikimi në haram ndikon në zemër ashtu siç ndikon shtiza që e godet cakun; nëse nuk e vret, e plagos atë.” (Raudatu El-Muhibbine, 97)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Sikur të bënit mëkate derisa ato të arrijnë qiellin, pastaj të pendoheshit, Allahu do t’ua pranonte pendimin.” (Es-Sahiha, 902)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kush e pason të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Allahu kujdeset për të, i ndihmon dhe e furnizon.” (El-Ka’idetu El-Xhelile, 221)
• “Nëse jetën tënde materiale e krahason me atë të të pasurve, atëherë krahasoje edhe adhurimin tënd me atë të të devotshmëve.”
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “A mos mendon ai që ia kthen shpinën Kuranit dhe Sunetit se do të shpëtojë nga Zoti i vet përmes opinioneve të njerëzve?!” (El-Beda’iu fi Ulumi El-Kuran, 400)
• Dijetari AbduRrahman Al Esh-Shejh (RahimehUllah) shkruan: “Përkushtohu në përhapjen e teuhidit përmes argumenteve të tij të veçanta e të përgjithshme, sepse shumica e njerëzve e kanë hedhur prapa shpine këtë dije.” (El-Matleb El-Hamid, 273)
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Libri më i mirë, më madhështor e më i vërtetë që duhet të lexohet për të mësuar besimin, dispozitat fetare dhe sjelljet, është libri i Allahut (Kurani).” (Mexhmu’u El-Fetaua, 7/70)
• Ibn Mes’udi (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Nëse e shihni dikë duke bërë mëkat, mos u lutni kundër tij dhe mos e fyeni, por luteni Allahun që ta shpëtojë prej atij mëkati.” (Et-Teube, ibn Ebi Ed-Dunja, 99)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë duke shpjeguar hadithin: “Thëniet subhanAllah (i pastër nga çdo e metë është Allahu) dhe elhamdulil-lah (çdo lavdërim i përket Allahut) e mbushin hapësirën mes qiejve dhe tokës”, thotë: “Kjo sepse këto dy thënie përmbajnë pastrimin e Allahut nga çdo e metë, siç është thënia subhanAllah, dhe cilësimin e Tij me çdo përsosmëri, siç është thënia elhamdulil-lah.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 1/189)
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Njeriu ka nevojë për dije, largpamësi e udhëzim, dhe kjo arrihet vetëm përmes devotshmërisë.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 2/285)
• Alij ibn Hashram (RahimehUllah) thotë: “Kurrë nuk kam parë libër në dorën e Uekiut; ai çdo gjë e dinte përmendsh. Andaj e pyeta për ilaçin e nxënies përmendsh dhe më tha: “Nëse të tregoj për ilaçin, a do ta përdorësh atë?”  “Po, pasha Allahun” – ia ktheva. Ai tha: “Lëri gjynahet, sepse s’kam provuar diçka më të dobishme për nxënie përmendsh sesa kjo!” (Sijer A’lam En-Nibela’, 9/151)
• Imam Ahmedi (RahimehUllah) u pyet: “Çfarë kuptimi ka vënia e dorës së djathtë mbi dorën e majtë në namaz?” Ai u përgjigj: “Është shprehje e përuljes para të Gjithëfuqishmit (Allahut).” (Tabekat El-Hanabile, 1/81)
• Disa njerëz të urtë thoshin: “Ruaj katër gjëra, do të shpëtosh nga çdo e keqe: syrin, gjuhën, zemrën dhe epshin.” (Ez-Zehru El-Fatih, 71)
• Allahu i Lartësuar thotë: “Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte (xhenete)!” (Er-Rahman, 46). Imam Es-Si’idij (RahimehUllah) shpjegon: “Do të thotë, për atë që i frikësohet Zotit të vet dhe qëndrimit para Tij (për llogaridhënie), dhe si rezultat i kësaj frike i braktis haramet dhe i kryen obligimet, do të ketë (si shpërblim) dy xhenete, ku enët, stolitë, pallatet dhe çdo gjë tjetër në to është nga ari. Pra, një xhenet si shpërblim për lënien e harameve dhe tjetri si shpërblim për kryerjen e veprave të mira.” (Tefsir Es-Si’idij, 831)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nevoja për krijesa është përulje dhe nënçmim, ndërsa nevoja për Allahun e Lartësuar është krenari dhe adhurim.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 1/529)
• Hyri një njeri tek imam Ahmedi për ta vizituar ngaqë ishte i sëmurë dhe i tha: “Më këshillo!” Imam Ahmedi bëri me shenjë drejt gjuhës. (Domethënë ruaje gjuhën). Tabekat El-Hanabile, 1/390
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kush e njeh Allahun, përmallohet për Të. E, pasi që njohja e Tij s’ka fund, po ashtu edhe përmallimi i atij që e njeh Atë është i pafund.” (Tarik El-Hixhratejn, 2/763)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Janë gjashtë të drejta që muslimani i gëzon ndaj muslimanit tjetër.” Të pranishmit i thanë: “Cilat janë ato?” Ai i tha:
1. Kur ta takosh, përshëndete me Selam.
2. Nëse të thërret, përgjigju thirrjes së tij.
3. Nëse të kërkon këshillë, këshilloje.
4. Nëse teshtin dhe thotë “Elhamdulil-lah”, thuaj “jerhamukAllah” (Allahu të mëshiroftë).
5. Nëse sëmuret, vizitoje.
6. Nëse vdes, përcillja xhenazen.” (Muslimi)
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Nëse njeriut i përmirësohet besimi dhe bëhet i qëndrueshëm në fe, i plotësohen të gjitha shkaqet e lumturisë.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 20/323)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Nëse zemra është e sëmurë, atë e dëmton dhe e shqetëson dyshimi apo epshi më i vogël që i shfaqet.” (Igathetu El-Lehfan, 1/18)
• Ahmed ibn Asim (RahimehUllah) thotë: “Nëse je duke e kërkuar përmirësimin e zemrës, atëherë ndihmohu përmes ruajtjes së gjuhës.” (Tarih Dimeshk, ibn Asakir, 71/222)
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Adhurimi qëndron mbi tri themele:
1. Frikën (ndaj Allahut)
2. Shpresën (në Të)
3. Dashurinë (ndaj Tij)
Secili nga ta është obligim, e po ashtu edhe bashkimi mes tyre.” (Mexhmu’u Er-Resail, 3/292)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Hyra në Xhenet dhe dëgjova lexim të Kuranit, andaj pyeta: “Kush është ky? “Harithe ibn En-Nu’man” – më thanë. Kështu shpërblehet bamirësia, kështu shpërblehet bamirësia.” (Es-Sahiha, 913). Ai ishte prej njerëzve që sillej më së miri me nënën e vet.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Sa herë që zemrën tënde e kaplon pakujdesia dhe shpirti të lidhet pas jetës së kësaj bote, dil te varrezat, pastaj mendo thellë rreth atyre njerëzve që deri dje ishin sikur ti duke jetuar mbi tokë, duke ngrënë e pirë, e duke u kënaqur. Ndërsa tani, ku vajtën?! Tani ata janë peng të veprave të veta. Asgjë nuk mund t’iu sjellë dobi, përveç veprave të mira që i kanë bërë. Ashtu siç na tregoi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: pasuria, familja dhe vepra e tij. Dy kthehen dhe me të dhe mbetet vetëm njëri; kthehen familja dhe pasuria e tij, ndërsa mbetet vepra që e ka bërë.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 3/473).
• Thirrje
Vërtetë që kalimi i netëve e i ditëve na përkujton se, jetëve tona po u vjen fundi dhe se dalëngadalë po afrohet koha kur do të dalim para Allahut. Andaj, njeriu i mençur nuk mbështetet në rehatinë dhe qetësinë e jetës së tij dhe nuk mashtrohet me të mirat e shumta në veten, pasurinë e në familjen e tij, por vazhdimisht nxitë ambiciet dhe shton veprat e mira: qan për gjynahet dhe moskryerjen e detyrimeve ndaj Allahut.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Aspiratat e njeriut tregojnë për ambicien e tij të lartë apo të ulët.” (Medarixh Es-Salikin, 3/94)
• Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Përkuluni (në ruku) dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin.” (El-Haxhxh, 77)
• Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Përderisa je në namaz, ti je duke trokitur në derën e Mbretit (Allahut); dhe kush e shpeshton trokitjen në derën e Tij, së shpejti pritet t’i hapet.” (Musannef ibn Ebi Shejbe)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Është më mirë dhe më e dobishme për zemrën të lexosh një ajet me meditim e kuptim, sesa një hatme pa meditim e kuptim.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/553)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Njeriu duhet të caktojë për çdo ditë një pjesë të Kuranit për lexim dhe ta ruaj atë, në mënyrë që të mos i ikën koha pa lexuar.” (Nurun ala Ed-Derb, 227)
• Ebu Bekri (radijAllahu ‘anhu) thoshte: “Vërtetë, Allahu i fal mëkatet e mëdha, andaj, mos i humbni shpresat. Mirëpo, ndëshkon për mëkatet e vogla, andaj, mos u mashtroni!” (Sherh El-Buharij, ibn Bettal, 19/267)
• Imam Junus ibn Ubejd (RahimehUllah) thotë: “Prej moralit të brezave të parë të muslimanëve ishte leximi i shpeshtë i Kuranit.” (Musannef ibn Ebi Shejbe, 8561)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Kush e njeh Allahun e pastaj ia kthen shpinën, prej tij largohen gëzimet e lumturitë dhe rrethohet nga dhimbjet e pikëllimet. Ai bëhet një kufomë që ecën mbi tokë.” (Tarik El-Hixhratejn, 180)
• Në veprën e imam Malikut “El-Muvetta” përcillet se ‘Ata ibn Jesar (RahimehUllah) xhamisë i thoshte “tregu i botës tjetër.” Imam ibn AbdulBerri (RahimehUllah) shkruan: “Këtë kuptim e nxori nga fjala e Allahut: “Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një tregti që nuk do të humbasë.” (Fatir, 29)
• Sehl Et-Tusterij (RahimehUllah) thotë: “Bazat tona (të muslimanëve) janë gjashtë:
1. Të kapurit fort pas Kuranit dhe Sunetit,
2. Ngrënia e gjërave të lejuara (hallall),
3. Mosdëmtimi i të tjerëve,
4. Largimi nga mëkatet,
5. Pendimi,
6. Dhënia e të drejtave atyre që u takojnë ato.” (Hiljetu El-Evlija’, 1/10)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Njeriu i kthehet mëkatit për shkak të mbetjeve që i ka në zemër. Andaj, kujt i del nga zemra dyshimi dhe epshi, nuk i kthehet mëkatit. Dhe pikërisht ky është pendimi i sinqertë.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 16/58)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan:
   Namazi:
- e shton riskun,
- e ruan shëndetin,
- mbron nga të këqijat,
- i largon sëmundjet,
- i sjell gëzim shpirtit,
- e largon përtacinë,
- e hap gjoksin,
- e ndriçon zemrën,
– sjell bereqet.” (Zad El-Me’ad)
• Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu ‘anhu) tregon: “Kur ndonjëri prej nesh (sahabëve) i mësonte përmendsh dhjetë ajete të Kuranit, nuk kalonte tek të tjerat, derisa t’i kuptonte mirë dhe të punonte me to.” (Tefsir Et-Taberij, 1/80, Tefsir ibn Kethir, 1/8)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Liria e vërtetë është kryerja e bindjeve ndaj Allahut të Madhërishëm, e jo që njeriu ta lirojë veten për të vepruar çdo të keqe që e dëshiron.” (Sherh El-Erbe’in En-Nevevijje, 23).
• Ka’bi (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Kini kujdes nga bartja e fjalëve, sepse ai që e bën një gjë të tillë nuk rehatohet nga dënimi i varrit!” (Dhemmu El-Gibeti ue En-Nemimeh, ibn Ebi Ed-Dunja, 134)
• Ibn Hibbani (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu i mençur shoqërohet vetëm me njerëz të mirë dhe largohet nga shoqërimi i të këqijve, sepse dashuria e të mirëve lidhet shpejt, e shkëputet ngadalë. Ndërsa, dashuria e të këqijve shkëputet shpejt, e lidhet ngadalë.” (Raudatu El-U’kala’, 99)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Sëmundjet e zemrës janë më të rënda sesa ato të trupit, sepse sëmundjet trupore më së shumti çfarë mund të bëjnë është ta çojnë të sëmurin drejt vdekjes. Ndërkaq, sëmundja e zemrës e çon të sëmurin drejt mjerimit të përhershëm. Dhe s’ka shërim nga ky lloj i sëmundjes, veçse nëpërmjet dijes fetare. Pra, dija fetare është sikur uji për peshkun; nëse ai del jashtë ujit, vdes.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 140)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “O vëllai im! Shpeshtoji salavatet për të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që të të shtohet besimi dhe të lehtësohen çështjet!” (Sherh Rijad Es-Salihin, 5/471)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur njeriu thotë sinqerisht la ilahe il-lAllah, asaj (fjalës) i hapen dyert e qiellit derisa arrin tek Arshi (froni i Allahut), mirëpo kjo nëse ai i largohet mëkateve të mëdha.” (Sahih Et-Tergib, 2/238)
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Kush lahet në ditën e xhumah për shkak të xhunubllëkut, kjo i mjafton dhe nuk ka nevojë të lahet edhe për xhuma. Mirëpo, më mirë është të bëjë nijet të dyja larjet dhe t’i bashkojë ato në një larje.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 10/172)
• Zejd ibn Eslem (RahimehUllah) thoshte: “O bir i Ademit! Ki frikë Allahun, do të të duan njerëzit përkundër dëshirës së tyre!” (Musned El-Muvetta’, ibn Xheuherij, 309)
• Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (RahimehUllah) thotë: “Shoqëria ka nevojë për grua të devotshme, e cila kujdeset për motrat e saj muslimane, në mënyrë që të mos i rrëmbejnë thirrësit drejt prishjes.” (El-Intisar li hukuk El-Mu’minat, 6)
• Imam Fudajl ibn Ijad (RahimehUllah) thotë: “Allahu i shpalli njërit prej profetëve: “Nëse bën mëkat ai që më njeh Mua, do t’ia hedh në qafë atë që nuk më njeh.” (El-Ukuba’t, ibn Ebi Ed-Dunja, 33)
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Ne nuk e braktisim sqarimin e të vërtetës, edhe pse shumica e njerëzve nuk e pranojnë atë.” (Da’uetu Et-Teuhid, 19)
• Mehri (Prika) e Ummu Sulejmit (radijAllahu ‘anha)
Enesi (radijAllahu ‘anhu) tregon: “Ebu Talha (gjersa ishte pagan) e kërkoi dorën e Ummu Sulejmit (radijAllahu ‘anha). Ajo i tha: “O Ebu Talha! A nuk e di se zoti që ti e adhuron është një copë druri që ka dalë nga toka, e pastaj e ka gdhendur një etiopas nga filan fisi?!” “Gjithsesi” - tha ai. “A nuk të vjen turp të adhurosh një copë druri që ka dal nga toka dhe të cilën e ka gdhendur një etiopas nga filan fisi?” Ai tha: “Më jep kohë të mendohem.” U largua dhe pastaj erdhi dhe tha: “Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij!” Thabiti thotë: “Njerëzit kurrë nuk kishin dëgjuar për një mehr më të vlefshëm sesa ai i Ummu Sulejmit (radijAllahu ‘anha). Mehri i saj ishte Islami.” (Sifetu Es-Safue, 2/427)
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Kur brezat e parë të muslimanëve donin të këshillon dikë, këtë e bënin fshehtas.” (Xhamiu El-Ulum, 1/236)
• Mutarrif ibn Abdullah (RahimehUllah) thotë: “Fitnet nuk vijnë për t’i udhëzuar njerëzit, por për ta larguar besimtarin nga feja e tij.” (Hiljetu El-Evlija’, 2/204)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Shembulli i besimtarit është sikur shembulli i bletës; ajo ha vetëm të mira dhe jep vetëm të mira.” (Sahih El-Xhami’, 5847)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Ushqimi më i mirë është ushqimi i besimit dhe ilaçi më i mirë është ilaçi i Kuranit; dhe në secilin prej tyre ka ushqim (për shpirt) dhe ilaç.” (Igathetu El-Lehfan, 1/70)
• Ibn Xheuzij (RahimehUllah) shkruan: “Amra, gruaja e Habib El-Axhmit, e zgjonte atë natën dhe i thoshte: “O njeri! Çohu (për t’u falur), sepse nata shkoi! Ti përpara ke rrugë të gjatë dhe me vete ke pajisje të pakët; karvanët e njerëzve të mirë na e kaluan, kurse ne mbetëm mbrapa.” (Sifetu Es-Safue, 4/35)
• Këshillë drejtuar atij që nuk ka bereqet në kohë
Njëri nga brezat e parë të muslimanëve tha: “Sa  herë që e shtoja leximin e Kuranit, më shtohej edhe bereqeti në kohë. Unë vazhdoja ta shtoj leximin e tij, derisa tani lexoj dhjetë xhuze (200 faqe) në ditë.”
Ibrahim ibn AbdulUahid El-Makdesij (RahimehUllah) e këshilloi nxënësin e tij Ed-Dija El-Makdesij, kur ky dëshiroi të nisej për kërkimin e dijes: “Shpeshtoje leximin e Kuranit dhe kurrë mos e lë atë, sepse ajo çfarë je duke e kërkuar të lehtësohet në varësi të sasisë së Kuranit që e lexon.” Ed-Dija’ tregon: “Këtë (që ma tha ai) e kam vërejtur dhe provuar shumë herë. Sa herë që e shpeshtoja leximin e Kuranit, më lehtësohej dëgjimi dhe shkrimi i shumë haditheve. E nëse nuk lexoja, nuk më lehtësohej.” (Dhejl Tabekat El-Hanabile, ibn Rexheb, 3/205)
• Hyrja në namaz gjatë pranisë së ushqimit të shijshëm apo duke e duruar urinën dhe nevojën e madhe
I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “S’ka namaz gjatë pranisë së ushqimit dhe as duke i duruar dy nevojat.” (Muslimi). Po ashtu thotë: “Kur të shtrohet darka dhe të fillojë namazi,  nisjani me ushqim para se të faleni!” (Muttefekun alejhi). Shejh Sulejman Er-Ruhajlij (hafidhahUllah) shpjegon: “Në këtë rast i jepet përparësi ushqimit, edhe nëse i ikën namazi me xhemat. Mirëpo kjo kufizohet me disa kushte:
1. që shtruarja e ushqimit të mos bëhet qëllimisht në atë kohë.
2. që njeriu te jetë i uritur.
3. që ushqimi të jetë prej llojeve të tij të preferuara.”
• Durimi i urinës (po ashtu edhe i nevojës së madhe) është dy llojesh:
1. “I lehtë, gjatë të cilit njeriu e di se çfarë është duke bërë në namaz. Është e urryer për njeriun që të falet në këtë gjendje.
2. E rëndë, që e shpërqendron njeriun aq shumë, saqë nuk e di se çfarë është duke falur. Është e ndaluar (haram) për të që të falet në këtë gjendje.” (Sherh Adab El-Meshj ila Es-Salah, mësimi i shtatë)
• Një njeri i tha Ibrahim Ed’hemit (RahimehUllah): “Nuk po mundem të çohem për namaz të natës, andaj ma përshkruaj ilaçin?” Ai i tha: “Mos i bëj Atij (Allahut) mëkat gjatë ditës, ta mundëson të qëndrosh para Tij gjatë natës. Qëndrimi para Tij gjatë natës është prej ndereve më të mëdha dhe mëkatari nuk e meriton atë nderë.” (El-Ihja’, 1/484)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Njëri prej brezave të parë të muslimanëve tha: “Kur Iblisi takohet me ushtritë e tij dhe bisedojnë, asgjë nuk i gëzon më shumë sesa tri gjëra:
1. Besimtari që ka vrarë një besimtar tjetër.
2. Njeriu që vdes në kufër (mosbesim).
3. Zemra e cila frikohet nga varfëria.” (Tarik El-Hixhratejn, 1/33)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kalo në anën në të cilën janë Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), edhe nëse tërë njerëzit janë në anën tjetër.” (El-Feuaid, 167)
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Muslimani e ka për detyrë të ruhet nga shirku dhe nga çdo rrugë që çon drejt tij, e po ashtu dhe nga të gjitha mëkatet, sepse ndodh të sprovohet me diç nga këto, e pastaj nuk i mundësohet pendimi.” (Mexhmu’u El-Fetua, 5/411)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Jeta e kësaj bote është burg për besimtarin dhe xhenet për jobesimtarin.” (Muslimi)
• Enesi (radijAllahu ‘anhu) tregon: “Shpeshherë e dëgjoja të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke u lutur me këto fjalë: “O Allah, me Ty mbrohem nga brengat, nga pikëllimi, nga pafuqia, nga përtacia, nga koprracia, nga jotrimëria, nga rëndimi i borxhit dhe nga mposhtja e njerëzve (ndaj meje)!” (Buhariu)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nëse me varjen e ajeteve të Kuranit në muret e shtëpisë kihet për qëllim arritja e bereqetit apo shprehja e adhurimit ndaj Allahut, atëherë kjo është bidat (shpikje në fe). E nëse kihet për qëllim përkujtimi, atëherë është një gjë e pakuptimtë.” (Lika’ El-Ba’b El-Meftu’h, 87)
• Imam Sufjan ibn U’jejne (RahimehUllah) thotë: “Nuk është i mençur ai që e di të mirën dhe të keqen, por ai që kur e sheh të mirën e pason atë dhe kur e sheh të keqen largohet prej saj.” (Hiljetu El-Evlija, 8/339)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Vërtetë, prej shenjave të Kiametit është që dija (fetare) të kërkohet tek të vegjlit.” Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “Ajo çfarë kuptoj unë është se, me “të vegjlit” kihen për qëllim injorantët, të cilët flasin pa pasur dije nga Kurani e Suneti, dhe si pasojë e kësaj lajthisin vetë dhe i lajthisin edhe të tjerët.” (Es-Silsile Es-Sahiha, hadithi nr. 695)
• Vuhejb ibn El-Uerd (RahimehUllah) thotë: “Përpara thuhej: “Urtësia është dhjetë pjesë: nëntë pjesë janë te heshtja, ndërsa e dhjeta është te mospërzierja me njerëz.” (Es-Samt, ibn Ebi Ed-Dunja, 62)
• Disa njerëz të mirë thoshin: “Ku gjen sikur vëllai besimtar i mirë?! Familja jote e ndajnë pasurinë tënde mes vete pasi që të vdesësh, ndërsa ai është vetmuar diku dhe i pikëlluar lutet për ty, gjersa ti je nën dheun e tokës.” (Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 2/423)
• “Nuk është sjellje e mirë me gruan që ajo të jetë nën kërcënimin dhe paralajmërimin e shkurorëzimit (nga ana e burrit) në çdo rast e rrethanë.” (Kurretu U’jun El-Muvehhidin, 39)
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Afria fetare është më e madhe sesa afria e atdheut; afria mes zemrave dhe shpirtrave është më e madhe sesa afria trupore.” (Minhaxh Es-Sunne, 7/78)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Kurrë nuk është e mundur që pasuesit të Sunetit t’i shtrohet rruga me trëndafila e lule; ai që synon një gjë të tillë, ka synuar diçka të pamundur.” (Sherh En-Nunijje, 3/270)
• Allahu i Lartësuar thotë: “Ai që i frikësohet daljes para Zotit të tij dhe e frenon veten nga dëshirat (epshet), pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” En-Nazi’at, 40-41). Mukatili (RahimehUllah) shpjegon: “Fjala është për atë që dëshiron të bëjë mëkat, mirëpo e kujton daljen para Allahut për të dhënë llogarinë dhe tërhiqet.” (Tefsir El-Begauij)
• Malik ibn Dinari (RahimehUllah) lutej: “O Allah, Ti i ke përmirësuar të mirët, andaj na përmirëso edhe neve, që të jemi të mirë.” (Et-Teube, ibn Ebi Ed-Dunja, 75)
• Sulejman ibn Abdullah Al Esh-Shejh (RahimehUllah) shkruan: “Ashtu siç thuhet: “Gjërat njihen nëpërmjet të kundërtave të tyre”, pra kush nuk e njeh shirkun, nuk e njeh as teuhidin, e po ashtu edhe anasjelltas.” (Tejsir El-Aziz, 1/348)
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Shejtani i mposht zemrat e njerëzve, pastaj u jep premtime dhe i josh me shpresa të kota dhe mbjell në to gjëra të dëmshme, të cilat e prishin jetën e dritën e tyre, i largojnë nga çdo e mirë dhe i çojnë drejt çdo të keqeje.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 3/245)
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Dije se kurrë nuk e do Allahun, nëse nuk e do bindjen ndaj Tij.”
• Ebu Ja’kub En-Nehrexhurij (RahimehUllah) thotë: “Kush pretendon se e do Allahun, mirëpo nuk i kryen urdhrat e Tij, atëherë pretendimi i tij është i kotë.”
• Jahja ibn Mu’adh (RahimehUllah) thotë: “Nuk është i vërtetë në thënie ai që pretendon se e do Allahun, mirëpo i shkel kufijtë e Tij. (D.m.th. bën harame).” (Kelimetu El-Ihlas, ibn Rexhebi, 40-41)
• Imam Sufjan Eth-Theurij (RahimehUllah) thotë: “S’ka gjë që ia thyen më shumë kurrizin Iblisit sesa thënia la ilahe il-lAllah.” (Sijer A’lam En-Nubela, 7/260).
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) i tha Firezdekut (një poeti të njohur) gjersa ky ishte duke e varrosur gruan e tij: “Çfarë ke përgatitur për këtë ditë?” Ai i tha: “Kam përgatitur dëshminë la ilahe il-lAllah që prej shtatëdhjetë viteve.” Haseni ia ktheu: “Sa përgatitje e mirë! Mirëpo fjala la ilahe il-lAllah ka kushte. Andaj, ruaju dhe mos i fyej besimtaret e dëlira (nëpër poezitë tua).” (Kelimetu El-Ihlas, ibn Rexhebi, 21)
• Imam Sufjan Eth-Theurij (RahimehUllah) thotë: “Bëj sa më shumë vepra të mira, do të gjesh prehje në varr. Largohu nga të gjitha haramet, do ta gjesh ëmbëlsinë e besimit.” (Hiljetu El-Evlija’, 7/82)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Origjina e çdo të keqe është kur i jepet përparësi opinioneve të njerëzve ndaj fesë dhe epsheve ndaj mendjes së shëndoshë.” (Igathetu E-Lehfan, 2/165)
• Xhafer ibn Muhamed (RahimehUllah) thotë: “S’ka përgatitje më të vlefshme për botën tjetër sesa frika ndaj Allahut. S’ka gjë më të mirë sesa heshtja. S’ka armik më të dëmshëm se injoranca. S’ka sëmundje më të rëndë se gënjeshtra.” (Sijer A’lam En-Nubela, 6/239)
• Imam Fudajl ibn Ijad (RahimehUllah) thotë: “Vërtetë, Allahu posedon robër, përmes të cilëve ngjallen vendet. Ata janë pasuesit e Sunetit.” (El-Ibane Es-Sugra’, 188).
• Imam Es-Si’dij (RahimehUllah) shkruan: “Feja sillet rreth tri bazave:
1. Besimi në fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem),
2. Zbatimi i urdhrave të tyre,
3. Largimi nga gjërat që i kanë ndaluar.” (El-Kaul Es-Sedid, 141).
• Nga Enes ibn Maliku (radijAllahu ‘anhu) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahu (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) kaloi pranë një peme të cilës i ishin tharë gjethet. Pasi e goditi atë me shkopin e tij dhe gjethet u shkundën, tha: “Vërtetë, fjalët:
– elhamdulil-lah (lavdia dhe falënderimi janë për Allahun),
– subhanAllah (i pastër nga çdo metë është Ai),
– la ilahe il-lAllah (s’ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij) dhe
– Allahu ekber (Allahu është më i madhi), i shkundin mëkatet e njeriut, ashtu siç ranë gjethet e kësaj peme.” (Sahih El-Xhami’, 1601)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi diçka më shumë?” Ata thonë: “A nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në Xhenet, a nuk na shpëtove nga zjarri?” I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Në atë moment largohet pengesa dhe atyre nuk iu është dhënë diçka më e dashur për ta sesa shikimi në Zotin e tyre të Madhërishëm.” (Muslimi)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Dije se nëse Allahu t’i fal mëkatet, t’i çel dyert e njohurive dhe zemra të hapet me besim, sepse mëkatet janë ato që shkaktojnë ngushtim në zemër dhe shpërqendrim të mendjes.” (Tefsiru Sureti Sebe’, 50).
• Talk ibn Habibi (RahimehUllah) e puthte nënën e tij në kokë dhe nga respekti i madh që e kishte për të nuk ecte në katin e sipërm nëse ajo ishte poshtë. (Birru El-Ualidejn, Et-Tartushij, 78)
• Erdhi një njeri tek i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, unë kam bërë një mëkat shumë të madh. Andaj, a ka pendim për mua?” I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “A ke nënë?” “Jo” ia ktheu ai. “A ke teze?” “Po” – u përgjigj ai. I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Atëherë shko sillu mirë ndaj saj dhe kujdesu për të!” (Sahih Et-Tergib, 2504)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet për mëkatet e mëdha dhe tha:
- “T’i bësh shok Allahut (shirku),
- sjellja e keqe me prindërit,
- mbytja e njeriut dhe
- dëshmia e rrejshme.” (Buhariu, 2653)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Në ditën e Kiametit Allahu nuk i shikon tre persona: atë që sillet keq me prindërit, femrën që bëhet si mashkull dhe dejjuthin (ai që s’ka xhelozi për femrat e familjes së tij).” (Es-Sahiha, 647)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:
- Mallkuar qoftë ai që e shanë babanë e vet,
- mallkuar qoftë ai që e shanë nënën e vet,
- mallkuar qoftë ai që ther kafshë për dikë tjetër përveç Allahut,
- mallkuar qoftë ai që i ndryshon shenjat (vijat) e tokës,
- mallkuar qoftë ai që qëllimisht ia humb rrugën të verbrit (duke ia treguar gabimisht atë),
- mallkuar qoftë ai që kryen marrëdhënie intime me kafshë,
- mallkuar qoftë ai që bën veprën e popullit të Lutit (‘alejhis–selam) (pederizmin).
(Përcjellë nga imam Ahmedi, 1875 dhe i saktësuar nga imam Albani në El-Mishkat, 3583)
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Çelësi për arritjen e mëshirës (së Allahut) është: të kryesh adhurimin ndaj Krijuesit në formën më të përkryer dhe t’u sjellësh sa më shumë dobi robërve të Tij.” (Hadij El-Eruah, 66)
• Imam Sufjan Eth-Theurij (RahimehUllah) thotë: “Kush luan me jetën e tij, do të humb ditët e mbjelljes. E kush i humb ditët e mbjelljes, do të bëhet pishman në ditët e korrjes.” (Hifdhu El-U’mr, ibn Xheuzij, 65)
• Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Miku im i dashur e i ngushtë (i Dërguari) sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më ka porositur me tri gjëra, të cilat nuk do t’i braktis derisa të vdes: të agjëroj tri ditë në çdo muaj, të fali namazin e duhasë dhe të fali vitrin para se të flejë.” (Buhariu dhe Muslimi)
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu i mençur ia ka lakmi atij që e shpenzon pasurinë në punë të mira dhe për arritjen e gradave të larta, ndërsa injoranti ia ka lakmi atij që e shpenzon pasurinë për përmbushjen e epsheve të veta.” (Letaif El-Me’arif, 246)
• Është gjë e bukur të takohesh me shokë. Mirëpo është gjë shumë e dhembshme t’i rrënosh veprat e tua të mira duke i përgojuar njerëzit.
• Imam Seid ibn Xhubejr dhe Rabi’ ibn Ebi Rashid (RahimehUllah) thoshin: “Sikur përkujtimi i vdekjes të na largohej nga zemrat vetëm për një çast, ato do të prisheshin.” (Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 265)
• Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Nëse njeriu e vonon namazin qëllimisht derisa t’i dalë koha, e pastaj e fal atë, nuk i pranohet.” (Himajetu Esh-Shebab)
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Njeriu duhet të punojë për jetën pas vdekjes, sepse ai në këtë botë është vetëm një kalimtar. Ndërkaq, kthimi është te jeta pas vdekjes.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 1/508)
• Imam Malik ibn Enesi (RahimehUllah) thotë: “Suneti është sikur anija e Nuhut (alejhis-selam); kush hip në të, shpëton e kush mbetet prapa fundoset.” (Dhemm El-Kelam, El-Hereuij, 4/124)
• Malik ibn Dinar (RahimehUllah) thotë: “Kur trupi sëmuret atij nuk i bën dobi ushqimi, as pirja, as gjumi e as pushimi. Kështu është edhe me zemrën; nëse asaj i lidhet dashuria ndaj kësaj bote, nuk i bëjnë dobi këshillat.” (Ez-Zuhd El-Kebir, El-Bejhekij, 25)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Mos lakmo në jetën e kësaj bote, të do Allahu. Mos lakmo në atë që është në duart e njerëzve, to donë njerëzit.” (Es-Sahiha, 944)
• “Sa i përket shtrëngimit të varrit, patjetër që secili do e përjetoj atë; edhe pse ai ndryshon, në varësi të gradave të njerëzve.” (El-Feuakih Ed-Deuanij, 2/688)
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Durimtari e ka ndërgjegjen dhe zemrën e qetë.” (El-Fetaua El-Bazijje, 6/471)
0 notes
portalickemi · 2 years
Text
Jetoi 100 mln vjet më parë, zbulohet fosili i dinozaurit ‘tank’ në Argjentinë
Jetoi 100 mln vjet më parë, zbulohet fosili i dinozaurit ‘tank’ në Argjentinë
Paleontologët lajmëruan të enjten zbulimin e një dinozauri të vogël në Argjentinën jugor. Dinozauri Jakapil, i përket periudhës Kretake dhe trupi i tij ka qenë i mbrojtur mirë me disa rreshta armaturash në formë disku kockor përgjatë qafës dhe shpinës dhe deri në bisht, i ngjashëm më krokodilin. Jakapil ka një gjatësi rreth 1.5 metra dhe peshon 4-7 kg. Mbetjet e saj të fosilizuara u gërmuan…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
germancitygirl · 4 years
Photo
Tumblr media
#Cats in #space! #postcard #astronauts #Jetoy https://www.instagram.com/p/B6raedgp1i8/?igshid=2395wt5m0v81
4 notes · View notes
choochoocat · 6 years
Photo
Tumblr media
Happy Labor Day weekend kittens! Enjoy 40% off our site using code 40OFF. XOXO 💛💙 #jetoy #choochoocat #cats https://www.instagram.com/p/BnKZJ4QHIvE/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=m77gpdduqzlb
55 notes · View notes
t0asty-mail · 5 years
Text
Tumblr media
Ordered some postcards off Wish.
And while Pretty! Their All the same.
Oh well. I'll be sending them out with some letters
11 notes · View notes
kafkaonpostcrossing · 2 years
Text
Tumblr media
0 notes
ike2910 · 1 year
Photo
Tumblr media
Choochooちゃんにプレゼント🎁を届けに行ったら僕もサプライズプレゼント❤️貰っちゃったニャ😻🎄❤️✨  #choochoo #choochooフォトコン  #チューチューフォト  #choochoo本舗  #jetoy #坂口マロン  #ねこかりん  #サンタクロース  #クリスマス  #christmas #クリスマス2022 #猫好きさんとつながりたい  #ねこすたぐらむ  #にゃんすたぐらむ🐾  #ねっこ https://www.instagram.com/p/CmjVJvbBGMY/?igshid=NGJjMDIxMWI=
0 notes
zorkat · 5 years
Photo
Tumblr media
👽✨Baelien has arrived!✨👽 https://www.instagram.com/p/BqwyEC_lQov/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=hi1v76i71g8
2 notes · View notes