Tumgik
#themeline
themereviews · 1 year
Text
Best WordPress Theme For Your Website...
Tumblr media
Avada | Website Builder For WordPress & WooCommerce
Avada 7.9 is live! This feature-rich version introduces an expansive range of workflow advancements and new features. The list is long, so for starters: We have introduced the brand new Mega Menu Builder, Maintenance Mode/Coming Soon options, new Design Elements, Role Manager options for the Builder, advanced styling and animations options for numerous Elements, and so much more.
Click For More Details....
WoodMart - Multipurpose WooCommerce Theme
WoodMart is a premium theme optimized for creating WooCommerce online stores that provides a super-fast interface for the ultimate user experience
Compatible with the latest version of WordPress 6.0+ and WooCommerce 7.0+
Click For More Details....
Flatsome | Multi-Purpose Responsive WooCommerce Theme
Multi-Purpose Responsive WordPress & Woo-commerce Theme with incredible User Experience.
Always up to date! Compatible with the latest Woo-commerce and WordPress versions.
Click For More Details....
Newspaper - News & WooCommerce WordPress Theme
Newspaper is a WordPress theme that lets you write articles and blog posts with ease. We offer great support and friendly help!
Create a great news website with our newspaper WordPress template. This bestseller theme is perfect for blogging and excellent for e-commerce, shop, store, WooCommerce, news, newspaper, magazine, publishing, or review site. It supports videos from YouTube. AMP and mobile ready. RTL & multilanguage support. GDPR compliant, the theme is fast, simple, and easy to use for cryptocurrency, fashion, food, lifestyle, modern, personal, travel, luxury, viral, minimal, minimalist projects, web development, and more websites.
Integrated with Instagram, bbPress Forum, BuddyPress and Woo-commerce, it uses the best clean SEO practices. Newspaper supports responsive Google Ads and Ad-sense.
Click For More Details....
Bridge - Creative Multipurpose WordPress Theme
BRIDGE is a responsive retina multipurpose WordPress theme perfect for just about anyone. Whether you are a creative, a corporate team, a lawyer, a medical doctor or a freelancer looking for a modern portfolio website or a personal blog, Bridge is your best option.
Build with WPBakery, Gutenberg or Elementor – it’s your choice!
Click For More Details....
0 notes
Photo
Tumblr media
Presenting to you my latest work! leather skirt based on the theme "Diary" Here's how the design process goes, and don't miss out on the final product. #leatherskirt #fashiondesigner #theme #themeline #leather https://www.instagram.com/p/CeSxzKoKZzV/?igshid=NGJjMDIxMWI=
1 note · View note
unspokenthoughtsalb · 2 months
Text
Tre poezi nga Alban Tufa
***
Sikur të na qe e krejt kjo një lojë,
gjithfarë lloj shtrige do merrej për zojë,
por fatit iu dha, o, e kurdisi vetë
ajo çka shpërfaqet, na është realitet.
Trasuar me takt përmbi tonat ide
çdo thënie e vjetër, na shemb një të re.
Të gjendur në vrik, të kapur gafil
shkëndijë e interesit na ndez si fitil.
Të shpushim, rrëmojmë, nëpër imagjinatë
cila lloj fete nuk duhet ngrënë e thatë?
Me mjaltin e prirjes, me vajin e dashjes
sheqerin e dukjes, me gjalpin e trashjes
lyejmë çdo kore, veç kurrë atë që duhet,
ngase ndryshohet gjithçkaja që shkruhet.
Të gjithë kurdisim sakaq nga një rrenë
dikush për të vjetrën, dikush për të renë.
Tiranë
Janar 2023
SHQIPËRIA
Shqipëria ka gjasë me qenë ëndërr
kundruar me sytë që kanë hupë
në delir. Ka gjasë me qenë zhgjëndërr
qëmtuar prej meje me lupë.
Të drejtë mund të kenë ata,
dhe unë të drejtë të kem mund,
ëndrrat që varëm në hava
dikush iu vu flakën përfund.
Ka gjasë që Shqipëria me qenë lopë-
kush mundet sisët ia mjelin.
Veç rrëmojnë dhe hapin - çdo gropë
na e shesin si gjoja themelin.
Ndërsa gropat e shtiruna themel
i hëngrëm dikur për djathë,
i hamë tash çdo mbrëmje reçel
vetet gërbulun nën trastë.
Ka gjasë Shqipëria me qenë tokë-
me mend - thonë e shqiptarëve,
por s’del burrë nëne të thotë:
Çka mbeti, çka vlen prej të parëve?
Siç duket ne pritjet i mbollëm,
në fushat edhe kodrat e vdekuna
me ngut dhe me tutë, sall tash korrëm
kashtat, kallinjtë e papjekuna.
Ka gjasë na i mbollën me hile
ka gjasë ta kenë pasur me plan
tash na përballin kastile
popullin, këtë dallgë-oqean.
Shqipëria ka gjasë me qenë makth
që gjumit të vjen pa taktikë,
të trand, të zverdh, të pataks
sikur të qe qëndisur me frikë.
Të vjedh dhe e vjedh aq sa mund.
Të rren dhe e rren sa të jepet.
Shqipëria janë njerëzit. Në askund
të çon rruga me gjithë përpjekjet.
Tash makthin e këmbejmë me fjalë
e rrisim me rrena, me vjedhë.
E mbajmë si vajzë, si djalë,
të shkuarën që vetë kemi vjellë.
Shqipëria doemos është gjithçka
që mundet ta marrim-t’na japë
mundet me qenë dhe asgjëja
e kthyer rikoshetë te ne prapë.
Tiranë
28 nëntor 2023
RIKTHIM NË FSHAT
Kthehem fshatit mbrëmjes vonë
një trokth prej kali ç’po gjëmon
nga përtej shpatit në përrua,
sikur po ngutet veç për mua,
sikur po ngutet e diç bërtet:
“Ah sa me dalld’ ky vend të pret!”,
por kur ky trokth në sy mu dha
asgjë me dije nuk më la.
I pa vënë re ngela si send,
nata të pret në fshatin tënd,
i thashë vetes i zënë ngushtë:
“nëpër mëhallë të njeh gjithkush”.
Dhe në mëhallë kur vura këmbë,
nisën qentë të grijnë nën dhëmbë.
Një me të lehura si në vaj,
një me të forta nën çataj,
të vënë nën rresht - polifoni-
ashpër më lypin llogari:
pse vjen kaq vonë, pse po na tut,
pse po na ngjan si një hajdut?
I pa vënë re e i padukë,
rrëshqita këmbas nëpër rrugë,
në maj të gishtave me ngut
më bëhej sall vetja hajdut.
E në oborr të shtëpisë amë
ku hodha shtat prej se bërthamë
të parin çast që hodha këmbë
u shfaq një qen çataj e dhëmbë
duke më bërë sakaq me dije
se prej meje s’kish mbetë as hije
mbetë nuk paskësh hije as herë
mungesë e thellë sa një humnerë.
Çka kisha patur nuk më përkiste,
diç nga përbrenda më ulëriste.
Në kor me qentë e gjithë katundit
kërkoja marrtas kujtimet e fundit.
Peshkopi
Shtator 2023
Tumblr media
1 note · View note
strings2book · 1 year
Photo
Tumblr media
𝐀𝐁𝐎𝐔𝐓 𝐓𝐇𝐄 𝐁𝐎𝐎𝐊 : •• TITLE : From the Village to the World •• AUTHOR : Manu Patolia •• PUBLISHER : Bloomsbury •• FORMAT : Hardcover •• LANGUAGE : English 𝐒𝐘𝐍𝐎𝐏𝐒𝐈𝐒 : This is the story of Manu Patolia who belongs to a small village named Taravada. But his dreams were not that small. .. His childhood was quite struggling in terms of education as there are no such facilities available in his village for proper education. Nevertheless he tried hard to put his effort & finally was able to complete his schooling. He pursued Civil Engineering after that & successfully completed it. .. He migrated to the USA after completing his studies & the real struggle of his journey began there. He is always enthusiastic about business. He continuously put his efforts to set up his own empire. .. His hard work & dedication finally showed its result & he set up a multi millionaire empire. .. To know more about his inspiring journey grab the book and give it a try. 𝐏𝐎𝐒𝐈𝐓𝐈𝐕𝐄𝐒 : ✓ The cover is nice with a towering portrait of the achiever. The title of the book is quite inspiring too. ✓ The writing style of the book is just superb. The author perfectly penned down each bit of his life in such a precision that you are going to connect with it in one go. ✓ Language used in the book is simple & easily connected. ✓ The way the author executes this story is good, with a perfect bridge of inspiration and motivation with a great themeline. ✓ The story is quite eye-opening & it always gives you a piece of motivation in every pages. ✓ The book will surely make you feel excited while reading it, as the book has so many ups and downs, highs and lows in author's life but he dealt with all of them in a confident manner. ✓ The small detailed author focused on the book makes the book more connecting to read. ✓ The book is crisp & slowly paced, that makes you hooked up with the plotline till the last page. 𝐎𝐕𝐄𝐑𝐀𝐋𝐋 𝐒𝐓𝐀𝐑: 🌟🌟🌟🌟 (at Bhubaneswar, India) https://www.instagram.com/p/Co2jDBUvBc3/?igshid=NGJjMDIxMWI=
0 notes
rregullatislame · 2 years
Text
Katër Rregullat
Katër Rregullat e Shirkut.
Tumblr media
Katër Rregullat e Shirkut nga Shejkhul-Islam, Imami dhe Muxhedidi, Muhamed Ibn Abdul-Uehab (RahimehUllah)
me shpjegim të Shejkh Salih Ibn Feuzan Ibn Abdullah Ali-Feuzan (hafidhahUllah)
Përktheu: Alban Malaj
Kontrolloi: Emin Ago
Burimi: SalafiPublications.com
Pjesa e Parë: Hyrje.
Thotë Shejkh Salih el-Feuzan:
Të gjitha falënderimet janë vetëm për Allahun, salati dhe selami i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
E më pas:
Ky është shpjegimi i librit “el-Kaua’idul-Erba” (Katër Parimet), shkruar nga Shejkhul-Islam, Muxhedidi, Muhamed Ibn Abdul-Uehab, Allahu pastë mëshirë për të. Për faktin se nuk kam gjetur ndonjë shpjegim për këtë libër, vendosa ta shkruaj një të tillë me aq sa e kam kapacitetin dhe aftësinë. Allahu më faltë për ndonjë mangësi në të.
Teksti:
“Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit Unë i lutem Allahut, më Bujarit, Zotit të Arshit, që t’ju ruajë në këtë botë dhe në botën Tjetër, dhe t’ju bekojë kudo që ndodheni dhe t’ju bëjë prej atyre që janë mirënjohës kur u jepet, të duruar kur sprovohen, dhe prej atyre që kërkojnë falje kur bëjnë gjynah, sepse vërtet këto janë tri shenjat e lumturisë.”
Shpjegimi:
Ky është libri “el-Kaua’idul-Erba” (Katër Parimet), të cilin e ka shkruar Shejkhul-Islam Muhamed Ibn Abdul- Uehab, Allahu pastë mëshirë ndaj tij. Kjo është një broshurë e shkurtër dhe vjen menjëherë pas librit “Tri Parimet Themelore”, nga aspekti i domosdoshmërisë që ka kjo broshurë për t’u përvetësuar nga nxënësit e dijes.
Kauaid (parimet) është shumësi i fjalës Kaideh (parim), dhe ky është themeli prej të cilit dalin shumë çështje apo degëzime. Dhe kuptimi i përgjithshëm i këtyre katër parimeve që i ka përmendur Shejkhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, është dija dhe njohja e teuhijdit dhe shirkut.
Cili është pra parimi i teuhijdit? Dhe cili është parimi i shirkut? Kjo, për shkak se shumë njerëz kanë devijuar tek këto dy çështje. Ata pra kanë devijuar për sa i përket kuptimit të teuhijdit dhe shirkut, ku çdo person i shpjegon ato sipas qejfit të vet.
Megjithatë, ajo çfarë është obligim është që të kthehemi tek Kur’ani dhe Suneti, në mënyrë që ky besim të jetë i saktë dhe i pastër, i nxjerrë nga Libri i Allahut dhe Suneti i Pejgamberit të Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e veçanërisht tek këto dy çështje të teuhijdit dhe shirkut.
Dhe Shejkhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, nuk i ka përmendur këto parime nga vetja apo nga mendimet e tija, ashtu siç bëjnë shumë prej atyre që kanë devijuar, por, më saktë, i ka nxjerrë këto parime nga Libri i Allahut dhe Suneti dhe historia e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu që, kur t’i mësosh e t’i kuptosh këto parime, do të jetë e lehtë pastaj që të fitosh dije dhe njohje mbi teuhijdin, arsyen përse Allahu dërgoi Pejgamberët e Tij dhe përse shpalli Librat e Tij, si dhe dije dhe njohje për shirkun kundër të cilit tërhoqi vëmendjen Allahu dhe shpjegoi rrezikun dhe dëmin e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, më saktë, dija rreth tij është më e obligueshëm sesa dija rreth rregullave të namazit, zekatit, dhe formave të tjera të adhurimit dhe asaj çka mbetet nga çështjet e dynjasë. Kjo për arsye se namazi, zekati, haxhi dhe të tjera forma të adhurimit nuk janë të sakta, nëse ato nuk janë ndërtuar mbi themelin e akijdes së saktë, e cila është teuhijdi i pastër e i sinqertë për Allahun ‘Azze ue Xhel.
Dhe ai, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, u ka paraprirë këtyre katër parimeve me një prezantim madhështor, i cili përmban një lutje për nxënësit e dijes dhe një tregues për atë çfarë do të thotë ai.
Ai tha: “Unë i lutem Allahut, më Bujarit, Zotit të Arshit, që t’ju ruajë ju në këtë botë dhe në botën Tjetër, dhe t’ju bekojë kudo që ndodheni dhe t’ju bëjë prej atyre që janë mirënjohës kur u jepet, të duruar kur sprovohen, dhe prej atyre që kërkojnë falje kur bëjnë gjynah, sepse vërtet këto janë tri shenjat e lumturisë.”
Ky prezantim madhështor përmban një lutje për çdo nxënës të dijes që është duke mësuar akijden, duke dëshiruar me të të vërtetën dhe shmangien e humbjes nga shirku, sepse me të vërtetë ai ka nevojë që Allahu të jetë ndihmësi i tij në këtë botë dhe në botën Tjetër, në mënyrë që të mos t’u lihet ndonjë shteg fatkeqësive që ta humbasin atë, qoftë në fe apo në dynja. Më i Larti ka thënë:
“Allahu është Ueli (Mbrojtësi, Ruajtësi) i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Por, sa për ata që nuk besojnë, Eulija (mbështetës, ndihmues) të tyre janë Tagutët.” [el-Bekare, 257]
Kështu pra, kur të mbron Allahu, atëherë ti do të nxirresh nga errësirat e shirkut, kufrit, përçarjes dhe ateizmit (ilhad) për në dritën e imanit, dijes së dobishme dhe veprave të mira.
“Kjo sepse Allahu është Meula (Zoti, Zotëruesi, Ndihmuesi, Mbrojtësi) i atyre që besojnë, ndërsa mosbesimtarët nuk kanë asnjë meula.” [Muhamed, 11]
Kështu që kur Allahu të ndihmon me mbikëqyrjen e Tij, suksesin dhe udhëzimin e Tij në këtë botë dhe në botën Tjetër, atëherë ti do të arrish lumturinë, pas të cilës nuk do të ketë kurrë mjerim. Në këtë botë, Ai do të të ndihmojë me udhëzim dhe me ecjen mbi menhexhin e sigurt. Dhe, në Botën Tjetër, Ai do të të ndihmojë duke të futur në Xhenetin e tij përjetësisht, pa patur kurrfarë frike, sëmundje, mjerimi, plakje dhe fatkeqësie. Kjo është ndihma e Allahut për robin e tij besimtar, në këtë botë dhe në botën Tjetër.
Thënia e tij “dhe t’ju bekojë kudo që ndodheni”: Kur Allahu të bekon kudo që ti ndodhesh, kjo është arritja më e madhe. Allahu të bekon në jetën tënde, në ushqimin, në dijen, në veprat dhe në pasardhësit e tu. Kudo që je dhe ngado që kthehesh, ti do të shoqërohesh nga bekimet. Kjo është një mirësi e madhe dhe dhuratë nga Allahu, i Vetmi që është i pastër dhe larg prej çfarëdo mangësie.
Thënia e tij “t’ju bëjë prej atyre që janë mirënjohës kur u jepet”: Kjo është e kundërt me atë i cili është mosmirënjohës ndaj dhuratës që i është dhënë dhe e shpërfill atë.
Shumë nga njerëzit, kur u jepet ndonjë dhuratë, janë mosmirënjohës, ata e hedhin poshtë dhe e shpenzojnë atë në mosbindje ndaj Allahut ‘Azze ue Xhel, dhe kështu që kjo bëhet shkak për mjerimin e tyre. Kurse ai që është mirënjohës, Allahu ia shton dhuratën.
“Dhe (kujto) kur Zoti juaj shpalli: Nëse falënderoni (duke pranuar besimin dhe duke mos adhuruar askënd veç Allahut), Unë do t’ju jap akoma më shumë (nga Bekimet e Mia).” [Ibrahim, 7]
Allahu i Plotfuqishëm e i Lartësuar e shton dhuratën dhe mirësinë e Tij ndaj atij që është falënderues. Kështu që, nëse dëshiron që të shtohen dhuratat, atëherë falënderoje Allahun ‘Azze ue Xhel, dhe nëse dëshiron që mirësitë dhe dhuratat të mbarojnë, atëherë bëhu mosmirënjohës.
Thënia e tij “të duruar kur sprovohen”: Allahu i Plotfuqishëm e i Lartësuar i sprovon robërit e Tij me fatkeqësi, me mjerimi, me armiq nga mesi i mosbesimtarëve dhe i hipokritëve. Pra, atyre u lipset durimi, të mos dëshpërohen, të mos e humbasin shpresën nga Mëshira e Allahut, dhe të përforcohen në fenë e tyre dhe të mos lëkunden për shkak të fitneve apo t’u nënshtrohen atyre. Më saktë, atyre u kërkohet që të përforcohen në fenë e tyre dhe të tregohen të durueshëm ndaj vështirësive që hasin gjatë fitneve. Në të kundërt me atë që, kur sprovohet, brengoset, zemërohet dhe dëshpërohet ndaj Mëshirës së Allahut. Kështu që këtij personi i jepen më shumë sprova e fitne.
Ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Vërtet, kur Allahu e do një popull, Ai i sprovon ata. Kështu, kushdo që është i kënaqur, atëherë ai ka kënaqësi (nga Allahu); kushdo që hidhërohet, ka hidhërimin e Tij.” [Tirmidhi 4/601, Ibn Maxheh 4031, dhe Ahmed 5/428]
Dhe: “Njerëzit që më së shumti janë sprovuar janë profetët, pastaj ata që më së shumti janë si ata, pastaj ata që më së shumti janë si ata.” [Pjesë nga hadithi i transmetuar nga Tirmidhi 4/601,602, Ibn Maxheh 4023, Ahmed 1/172,173, 174, 180, 185, Darimij 2/320, Ibn Hibban në Sahijhun e tij 7/131, dhe Bejhaki 3/372]
Pejgamberët, besnikët (sidikunët), shehidët dhe robërit besimtarë të Allahut janë sprovuar që të gjithë, por ata qenë të duruar. Kurse hipokriti, për të Allahu ka thënë:
“Dhe nga njerëzit është edhe ai, i cili adhuron Allahun si të ishte mu në cak (të dyshimit); nëse i bie e mira, ai kënaqet me të, por nëse e godet ndonjë sprovë, ai kthehet prapë nga vetja e tij (duke u kthyer në mosbesim, pasi e kishte pranuar Islamin), duke i humbur kështu të dyja, edhe jetën e kësaj botë, edhe Jetën e Fundit. Kjo është një humbje e qartë.” [el-Haxh, 11]
Allahu i Lartësuar thotë:
“Kështu janë ditët (të mira dhe jo aq të mira), të cilat ua çojmë njerëzve me radhë.” [Ali-Imran, 140]
Pra robi duhet të jetë i vetëdijshëm se, kur ai sprovohet, kjo nuk është në mënyrë të veçantë vetëm për të. Këto sprova u kanë rënë edhe eulijave të Allahut, prandaj le ta përgatisë ai veten e vet, të tregohet i duruar e të presë ndihmën prej Allahut. Dhe përfundimi final është për ata që i frikësohen Allahut.
Thënia e tij “ata që kërkojnë falje kur bëjnë gjynah”: Kurse ai që bën gjynah dhe nuk kërkon falje, porse vazhdon në gjynah, atëherë ai është një person i mjeruar. Dhe kërkohet strehim tek Allahu. Megjithatë, sa për robin besimtar, ai nxiton që të kërkojë falje, sa herë që bën gjynah.
“Dhe ata të cilët kanë bërë Fahisheh (shkelje të kurorës apo marrëdhënie të tjera të paligjshme) apo që e kanë njollosur veten me gjynah, e kujtojnë Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahun e tyre, dhe kush mund t’i falë gjynahet veç Allahut?” [Ali-Imran, 135]
“Allahu pranon vetëm pendimin e atyre që bëjnë gjynah nga padija dhe marrëzia dhe pendohen menjëherë pas kësaj.” [en-Nisa, 17]
Dhe injoranca këtu nuk ka kuptimin e mungesës së dijes, sepse ai që është injorant nuk dënohet. Por, injoranca këtu është e kundërta e të kuptuarit. Pra, kushdo që nuk i bindet Allahut, është injorant, domethënë, i mangët në të kuptuar, në logjikë dhe në njerëzi. Dhe ai mund të jetë i ditur, porse është injorant nga një këndvështrim tjetër, në kuptimin që ai nuk ka të kuptuar dhe qëndrueshmëri ndaj çështjeve.
Thënia e tij “dhe pendohen menjëherë pas kësaj.” [en-Nisa, 17]
Kjo do të thotë se, sa herë që bëjnë gjynah, ata pendohen. Nuk ka njeri që nuk bën gjynah, por, elhamdulilah, të gjitha falënderimet i takojnë vetëm Allahut që i ka hapur dyert e faljes. Pra, është detyrë mbi robin që ta pasojë gjynahun e tij me pendim. Por, nëse ai nuk pendohet apo nuk kërkon falje, atëherë kjo është një shenjë e mjerimit, kështu që ai i humb shpresat nga mëshira e Allahut dhe shejtani i afrohet e i thotë: “Nuk ka falje për ty.”
Tri çështjet e lartpërmendura janë shenjë e lumturisë. Cilitdo që i janë dhënë këto dhurata, ka arritur lumturinë, dhe cilitdo që i janë mohuar ato, krejt apo disa prej tyre, është i mjeruar.
Pjesa e Dytë: Shpjegimi i Hanifijes.
Shejkh Salih el-Feuzan thotë:
Teksti:
Dije, Allahu të udhëzoftë në bindjen ndaj Tij, se Hanifije është feja e Ibrahimit: Ajo është që ti ta adhurosh Allahun duke e bërë fenë të pastër për Të, sikurse Ai thotë:
“Dhe Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, përveç që ata të më adhurojnë Mua (të Vetëm).” [edh-Dharijat, 56]
Shpjegimi:
“Dije, Allahu të udhëzoftë në bindjen ndaj Tij”: Kjo është një lutje nga Shejkhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, dhe është e nevojshme për mësuesin që të lutet për nxënësin e tij. Dhe kuptimi i bindjes ndaj Allahut është bindja ndaj urdhrave të Tij dhe shmangja nga ato që Ai i ka ndaluar.
“Hanifijeh është feja e Ibrahimit”: Allahu ‘Azze ue Xhel, e urdhëroi Profetin e Tij që të ndjekë fenë e Ibrahimit. Ai, më i Larti, ka thënë:
“Ndiqe fenë Hanifeh të Ibrahimit (adhurimi i Allahut të Vetëm) dhe ai nuk ishte prej Mushrikëve.” [en-Nahl, 123]
El-Hanifijeh është feja e el-Hanif, i cili është Ibrahimi. Hanif është ai që e pranon Allahun me zemrën e tij, me veprat e tij dhe me qëllimet e tij, duke i bërë këto të gjitha për Allahun, dhe e refuzon çdo gjë tjetër veç Tij. Dhe Allahu na ka urdhëruar që ta ndjekim fenë e Ibrahimit:
“Dhe Ai nuk ka vënë mbi ju ndonjë mundim në fe; është feja e babait tuaj, Ibrahimit.” [el-Haxh, 78]
Dhe feja e Ibrahimit, el-Hanifije është: “Që ti ta adhurosh Allahun duke e bërë fenë të pastër për Të.” Ai nuk tha vetëm: “Që ti ta adhurosh Allahun” porse ai tha: “duke e bërë fenë të pastër për Të”, që do të thotë se ti po largohesh nga shirku, sepse kur adhurimi është i përzier me shirk, ai bëhet i pavlerë. Dhe nuk konsiderohet si adhurim në qoftë se ai nuk është i pastër nga shirku i madh dhe shirku i vogël. Sikurse Ai, më i Larti, ka thënë:
“Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër, veçse që ta adhuronin Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përveç Tij të Vetëm Hunefa.” [el-Bejine, 8]
Hunefa është shumësi i fjalës hanif, ai që është i sinqertë me Allahun ‘Azze ue Xhel. Dhe Allahu i ka urdhëruar të gjitha krijesat me këtë adhurim, sikurse Ai, më i Larti, ka thënë:
“Dhe nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveç që ata të më adhurojnë Mua (të Vetëm).” [edh-Dharijat, 56]
Dhe kuptimi i adhurimit është që ta veçosh vetëm Allahun për adhurim. Pra urtësia që qëndron pas krijimit të krijesave është që ata të adhurojnë Allahun Tebarake ue Te‘ala, duke e bërë fenë të sinqertë për Të. Dhe mes krijesave ka nga ata që binden dhe nga ata që nuk binden. Megjithatë, kjo është urtësia që qëndron pas krijimit. Dhe ai që adhuron të tjerë në vend të Allahut e ka kundërshtuar urtësinë që qëndron pas krijimit të krijesave dhe ka kundërshtuar urdhrin dhe ligjin.
Ibrahimi është babai i atyre profetëve që erdhën pas tij, pra të gjithë ata që erdhën pas tij janë nga pasardhësit e tij. Dhe prandaj Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:
“Dhe sollëm në rradhët e pasardhësve të tij Pejgamberinë dhe Librin.” [el-Ankebut, 27]
Të gjithë ata pra janë nga Beni-Israilët, pasardhësit e Ibrahimit, alejhis-selam, përveç Muhamedit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili është nga pasardhësit e Ismailit, alejhis- selam. Kështu që të gjithë profetët janë fëmijët e Ibrahimit, alejhis-selam, si një nder për të. Dhe Allahu e bëri atë Imam, domethënë e bëri atë një shembull për njerëzit që të ndiqet.
“Ai i tha (atij): Vërtet, Unë po të bëj ty prijës për njerëzimin.” [el-Bekare, 124] Domethënë, një shembull për t’u ndjekur.
“Me të vërtetë që Ibrahimi ishte Umet.” [en-Nahl, 120]
Që do të thotë Imam që merret si shembull për t’u ndjekur, dhe Allahu i urdhëroi të gjitha krijesat që ta adhurojnë vetëm Atë, sikurse Ai, më i Larti, ka thënë:
“Dhe nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, përveç që ata të më adhurojnë Mua (të Vetëm).” [edh-Dharijat, 56]
Ibrahimi, pra, e thirri popullin e tij në adhurimin e Allahut Tebarake ue Te‘ala, sikurse vepruan dhe profetët e tjerë. Të gjithë profetët i thirrën njerëzit që ta adhurojnë Allahun dhe ta braktisin adhurimin e të tjerëve veç Tij, sikurse Ai, më i Larti, ka thënë:
“Dhe me të vërtetë që ne kemi dërguar tek çdo Umet (popull) Pejgamberë (duke u shpallur): Adhuroni vetëm Allahun dhe largohuni Tagutit (krejt ç’ka adhurohet në vend të Allahut).” [en-Nahl, 36]
Kurse për ligjet dhe gjykimet, ato janë urdhëresat dhe ndalesat, të lejuarat dhe të ndaluarat, dhe ato ndryshojnë nga njëri popull tek tjetri sipas kërkesave të tyre. Allah e ligjëron një sheriat dhe më pas e shfuqizon atë me një sheriat tjetër, derisa më në fund erdhi sheriati i Islamit, dhe ky i shfuqizoi të gjitha ligjet e mëparshme dhe do të mbetet deri në Orën e Fundit. Sa për bazën themelore të fesë së profetëve, i cili është teuhijdi, atëherë ky nuk është shfuqizuar dhe nuk ka për t’u shfuqizuar kurrë. Feja e tyre është një dhe ajo është feja Islame, që do të thotë sinqeritet ndaj Allahut me teuhijd. Sa për ligjet, atëherë ato ndryshojnë dhe janë shfuqizuar, e kundërta me teuhijdin dhe akiden, që nga koha e Ademit e deri tek profeti e fundit. Të gjithë ata thirrën për në teuhijd dhe në adhurimin e Allahut të vetëm, i cili është bindja ndaj Tij në çdo kohë, duke i kryer ato që na ka urdhëruar Ai në ligjet e Tij. Kështu që kur një ligj (sheriat) shfuqizohet atëherë veprimi sipas ligjit (sheriatit) shfuqizues bëhet adhurim dhe veprimi sipas ligjit të shfuqizuar nuk është adhurim ndaj Allahut.
Pjesa e Tretë: Pastrimi i Teuhidit.
Shejkh Salih el-Feuzan thotë:
Teksti:
“Kur ta dish që Allahu të ka krijuar ty për adhurimin e Tij, atëherë dije se adhurimi nuk do të konsiderohet i tillë, nëse ai nuk shoqërohet me teuhijd, ashtu sikurse namazi nuk konsiderohet namaz, nëse ai nuk shoqërohet me pastrim (tahera). Kështu që, kur shirku hyn në adhurim, ai e prish atë, ashtu sikurse papastërtia e shfuqizon pastrimin.”
Shpjegimi:
“Kur ta dish që Allahu të ka krijuar ty për adhurimin e Tij”: do të thotë kur ta njohësh ajetin:
“Dhe Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, përveç që ata të më adhurojnë Mua (të Vetëm).” [edh-Dharijat, 56]
Dhe ti e pranon se, përderisa je prej njerëzve, ky ajet bie dhe mbi ty. Dhe ti e pranon se Allahu nuk të krijoi ty thjesht për të bërë qejf, ose që veç të hash e të pish, të jetosh në këtë botë, duke bredhur lartë e poshtë e duke u tallur, porse Ai të krijoi ty për adhurimi e Tij. Megjithatë, Ai i nënshtroi këto gjëra me qëllim që të ndihmojë në adhurimin e Tij, sepse ti s’je i aftë të jetosh pa këto gjëra dhe nuk do të mund ta kryesh adhurimin e Allahut veçse me këto gjëra. Ai i ka nënshtruar këto për ty, që ta adhurosh Atë, jo që të kënaqesh me to e të bredhësh lirshëm e të tallesh dhe të bësh gjynahe e gjëra të këqija, të hash e të pish atë çfarë të do qejfi. Kjo është gjendja e kafshëve. Kurse njerëzit, Allahu Tebarake ue Te‘ala i ka krijuar ata për një qëllim të lartë dhe urtësi madhështore, që është adhurimi.
“Dhe Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, përveç që ata të më adhurojnë Mua (të Vetëm). Unë nuk kërkoj ndonjë furnizim prej tyre (për vetët e tyre apo për krijesat e Mia).” [edh-Dharijat, 56-57]
Nuk të krijoi Allahu që të fitosh apo të mbledhësh pasuri për Të, siç bëjnë bijtë e Ademit, e disa prej tyre i punësojnë të tjerët që nxjerrin fitim prej tyre. Jo, Allahu nuk ka nevojë për asgjë nga këto, dhe Ai nuk ka nevojë për krejt Aleminin (botën e xhinëve, njerëzve, melaikeve, dhe gjithçkaje që Ai e ka krijuar, sh.p.). Prandaj, për shkak të kësaj, Ai ka thënë:
“Unë nuk kërkoj ndonjë furnizim prej tyre dhe as nuk u kërkoj atyre që të më ushqejnë Mua.” [edh-Dharijat, 57]
Allahu Tebarake ue Te‘ala është Ai i Vetmi që të ushqen, ndërsa Ai nuk mund të ushqehet. Ai nuk ka nevojë për ushqim dhe Ai Tebarake ue Te‘ala nuk ka nevojë për asgjë dhe Ai nuk ka nevojë për adhurimin tënd. Nëse nuk do t’i besoje Atij, kjo nuk do të pakësonte asgjë nga sundimi i Allahut, porse ti je ai që ke nevojë për Të dhe ti je ai që ke nevojë për ta adhuruar Atë. Dhe prej mëshirës së Tij është që Ai të ka urdhëruar për ta adhuruar Atë, duke qenë kjo në dobi të tënden, sepse kur ti e adhuron Atë, atëherë Ai, i Vetmi, i Cili është i pastër nga çdo mangësi, do të të nderojë me kompensim dhe me shpërblim. Pra, adhurimi është shkak që Allahu të nderojë në këtë botë dhe në Botën Tjetër, dhe kush është, atëherë, ai që përfiton nga adhurimi?
Ai që përfiton nga adhurimi, është vetë adhuruesi, kurse sa për Allahun Tebarake ue Te‘ala, Ai nuk ka nevojë për krijesat e Tij.
Thënia e tij “atëherë dije se adhurimi nuk do të konsiderohet i tillë, nëse ai nuk shoqërohet me teuhijd, ashtu sikurse namazi nuk konsiderohet namaz, nëse ai nuk shoqërohet me pastrim.” Kur ta pranosh se Allahu të ka krijuar që ta adhurosh Atë, atëherë duhet ta dish se adhurimi nuk është i saktë dhe nuk e kënaq Allahun, i Vetmi, i Cili është i pastër nga çdo e metë, në qoftë se nuk i plotëson dy kushte. Nëse njëri prej këtyre dy kushteve mungon, atëherë krejt adhurimi është i pavlefshëm.
Kushti i parë: është që ai (adhurimi) duhet të bëhet me sinqeritet për hir të Allahut pa shirk në të, sepse nëse shirku hyn në të, ai (adhurimi) është i pavlerë, njësoj si pastrimi që bëhet i pavlerë nga papastërtitë. Pra, nëse e ke adhuruar Allahun dhe pastaj i ke bërë shirk Atij, adhurimi që ke bërë është i pavlefshëm.
Kushti i dytë: është që të ndjekësh të Dërguarin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe çdo formë adhurimi, me të cilën nuk ka ardhur Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, është e kotë dhe e refuzuar, sepse është bidat (shpikje e re në fe) dhe gënjeshtër. Dhe prandaj, ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kushdo që bën një vepër, e cila nuk është urdhëruar nga ne, ajo është e refuzuar.” [Muslim, 1718] Dhe në një transmetim tjetër: “Kushdo që fut në këtë çështjen tonë atë që nuk është prej saj, ajo do t’i refuzohet.” [Bukhari, 2697]
Kështu që është e domosdoshme që adhurimi të jetë në përputhje me atë që erdhi i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe jo me atë që njerëzve u duket e mirë apo është në përputhje me qëllimet dhe epshet e tyre. Për sa kohë që vepra nuk argumentohet me argumente nga feja ajo është bidat dhe nuk i bën dobi punuesit të saj, më saktë e dëmton atë sepse kjo është mosbindje, edhe nëse ai pretendon se me këtë veprim ai kërkon që të afrohet tek Allahu ‘Azze ue Xhel.
Prandaj, është e domosdoshme që adhurimi të jetë në përputhje me këto dy kushte: sinqeriteti dhe pasimi i Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, që ky adhurim të jetë i saktë dhe t’i bëjë dobi kryesit. Dhe nëse shirku hyn në të, ai bëhet i pavlerë dhe bëhet i shpikur, pa patur ndonjë argument për të, dhe, prapëseprapë, ai është i pavlerë. Nuk ka dobi adhurimi i cili kryhet pa këto dy kushte, sepse ai është diçka të cilin Allahu nuk e ka ligjëruar dhe Allahu pranon vetëm atë çfarë ka ligjëruar Ai në Librin e Tij ose nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit të Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Dhe nuk ka kush nga krijesat për të cilin është obligim që të ndiqet, përveç Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kurse, sa për ndonjë tjetër veç Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndiqet dhe i bindesh atij, kur ai ndjek Pejgamberin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kurse, kur ai e kundërshton Pejgamberin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, atëherë nuk ka bindje ndaj tij. Allahu, Më i Larti, thotë:
“Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit, dhe atyre që janë në udhëheqjen tuaj.” [en-Nisa, 59]
Ata të cilët janë në udhëheqje janë prijësit dhe dijetarët, kështu që, kur ata i binden Allahut, është obligim bindja dhe pasimi i tyre. Ndërsa, kur ata e kundërshtojnë urdhrin e Allahut, nuk lejohet t’i pasosh apo t’u bindesh atyre, për arsye se askujt prej krijesave nuk mund t’u bindesh në mënyrë të verbër, përveç të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi ue sel- lem. Kurse njerëz të tjerë veç tij, që i binden dhe e ndjekin atë - Pejgamberin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - u bindesh dhe i ndjek ata, dhe kjo është rruga e saktë e adhurimit.
Teksti:
Dhe kur ta dish që nëse shirku hyn në adhurim, ai e prish atë, i fshin të gjitha veprat dhe ai që e bën atë hyn përjetësisht në Zjarrin e Xhehenemit, atëherë do ta kuptosh se çështja më e rëndësishme që është obligim mbi ty është: njohja e këtij fakti, me qëllim që Allahu të ruajë nga humnerat e të bërit shirk Atij, për të cilën Ai, Më i Larti, ka thënë:
“Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bësh shok Atij në adhurim, por Ai ia fal çdokujt që Ai dëshiron të tjerat, përveç kësaj.” [en-Nisa, 116]
Dhe kjo dije përbëhet nga katër parime të cilat Allahu, më i Larti, i ka përmendur në Librin e Tij.
Shpjegimi:
Kjo do të thotë se, për sa kohë që e ke kuptuar teuhijdin, i cili është njësimi dhe veçimi i Allahut të vetëm për adhurim, është obligim mbi ty që ta njohësh shirkun, sepse ai që nuk e njeh diçka, bie tek ajo. Kështu që është e domosdoshme për ty që te njohësh llojet e shirkut, me qëllim që t’i shmangësh ato, sepse Allahu na ka tërhequr vëmendjen kundra shirkut dhe ka thënë:
“Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bësh shok Atij në adhurim, por Ai ia fal çdokujt që Ai dëshiron të tjerat, përveç kësaj.” [en-Nisa, 116]
Pra, rreziku që kanos shirku është ndalimi i hyrjes në Xhenet.
“Vërtet, kushdo që i bën shirk Allahut në adhurim, Allahu e ka bërë të ndaluar Xhenetin për të.” [el-Maide, 72]
Dhe shirku e ndalon robin që të jetë i falur nga Allahu:
“Vërtet, Allahu nuk fal që t’i bësh shok Atij në adhurim.” [en-Nisa, 116]
Prandaj, shirku është një rrezik i madh për të cilin ti e ke obligim që të kesh dije, përpara çdo lloj rreziku tjetër, sepse shirku e humb kuptimin dhe logjikën. Me qëllim që ne të kemi dije rreth shirkut nga Kur’ani dhe Suneti, nuk na ka paralajmëruar Allahu për diçka e që të mos na i ketë sqaruar atë dhe Ai nuk na ka urdhëruar që të bëjmë diçka, përveç që Ai ua ka sqaruar atë njerëzve. Kështu që Ai nuk mund ta ndalonte shirkun e ta linte atë në vija të përgjithshme, porse Ai e sqaroi atë në Kur'an dhe Pejgamberi e sqaroi atë në Sunetin e tij. Prandaj, kur duam të dimë si çfarë është shirku, duhet të kthehemi tek Libri (Kur’ani) dhe Suneti dhe nuk kthehemi tek fjalët e filanit apo filanit. Dhe kjo do të përmendet më pas.
Pjesa e Katërt: Parimi i Parë.
Shejkh Salih el-Feuzan thotë:
Teksti:
Parimi i parë është që ti ta dish se kufarët, mosbesimtarët, të cilët i luftoi Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e pranonin se Allahu, më i larti, ishte Krijuesi dhe Sistemuesi i të gjitha çështjeve, por kjo nuk i futi ata në Islam, dhe argument është fjala e Tij, më të lartit:
“Thuaj (O Muhamed): Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Dhe kush është rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Ata do të thonë: “Allahu.” Thuaju: A nuk do të keni frikë nga Ndëshkimi i Allahut atëherë (për atë që i bëni shok Atij në adhurim)?” [Junus, 31]
Shpjegimi:
Parimi i parë: është që ti ta dish se mosbesimtarët që i luftoi Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e pranonin teuhijdin rububije, por, megjithëkëtë, ky teuhijd nuk i bëri ata që të hynin në Islam dhe ky nuk e ndaloi derdhjen e gjakut të tyre dhe marrjen e pasurisë së tyre.
Kjo pra dëshmon se teuhijdi nuk është thjesht pranimi i rububijes (pranimin e ekzistencës së Zotit, dhe pranimi se Ai është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi… sh.p.) dhe shirku nuk është vetëm shirk në rububije, porse nuk ka njeri që të ketë bërë shirk në rububije, përveç më të devijuarve nga krijesat, ndryshe nga të gjithë popujt që e pranonin/pohonin Teuhijdin Rububije.
Teuhijdi Rububije është pranimi/pohimi që Allahu është Krijuesi, Mbajtësi (i qiejve dhe tokës dhe krejt çfarë ka në to, sh.p.), Ai që jep jetë, Ai që jep vdekje, Sistemuesi/Rregulluesi i të gjitha çështjeve. Më shkurt, ai është njësimi i Allahut në veprat e Tij, i Vetmi i Cili është i pastër nga çdo mangësi dhe më i larti.
Pra nuk ka njeri që pretendon se është edhe dikush tjetër që krijon bashkë me Allahun, më të lartin, apo që mban (qiejt dhe tokën) bashkë me Allahun, apo që jep jetë ose vdekje, përkundrazi, madje edhe mushrikët e pranonin/pohonin se Allahu është Krijuesi, Mbajtësi, Dhënësi i jetës dhe vdekjes, Sistemuesi i të gjitha çështjeve.
“Dhe nëse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt dhe tokën? Ata padyshim që do të përgjigjen:”Allahu.” [Llukman, 25]
“Thuaj: Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit Madhështor? Ata do të thonë: “Allahu.” [el-Mu’minun, 86]
Lexoji ajetet aty nga fundi i sures Mu’minun dhe aty do të gjesh se mushrikët e pranonin/pohonin Teuhijdin Rububije. Dhe po ashtu në suren Junus:
“Thuaj: Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush është Zotëruesi i të dëgjuarit dhe të shikuarit? Dhe kush e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Dhe kush është rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Ata do të thonë: “Allahu.” [Junus, 31]
Pra ata e pranonin këtë fakt.
Kështu që teuhijdi nuk është thjesht pranimi apo pohimi i teuhidit rububije, sikurse thonë dijetarët e filozofisë (ehlul-kelam uen-nudhar) në akijden e tyre. Ata pohojnë se teuhijdi është pohimi që Allahu është Krijuesi, Mbajtësi, Dhënësi i jetës dhe vdekjes, dhe thonë: “I Vetëm në Qenien e Tij, nuk ka ndarje në Të. I Vetëm në Cilësitë e Tija, asgjë nuk është si Ai. I Vetëm në veprat e Tija, nuk ka shok Ai në këtë.”
Ky është Teuhijdi Rububije, dhe nëse i kthehesh ndonjërit prej librave të dijetarëve të filozofisë (ehlul-kelam), do të gjesh se ata nuk shkojnë përtej sferës së teuhijdit rububije.
Sidoqoftë, ky nuk ishte teuhijdi me të cilin Allahu dërgoi të Dërguarit e Tij dhe vetëm pohimi i teuhijdit rububije nuk i bën dobi robit. Kjo për shkak se mushrikët dhe udhëheqësit e mosbesimtarëve e pranonin këtë, por kjo nuk i nxori ata nga kufri dhe nuk i futi në Islam. Ky pra është një gabim i rëndë. Kushdo që e beson këtë, nuk e ka akijden më të mirë sesa ajo e Ebu Xhehlit apo e Ebu Lehebit. Dhe i gjejmë disa prej edukatorëve se ata janë vetëm në pohimin e teuhijdit rububije. Ata nuk shkojnë në teuhijdin uluhije dhe ky është një gabim i rëndë sa i përket kuptimit të teuhijdit. Kurse për shirkun, ata thonë: “Ai është të besosh se dikush tjetër krijon apo mban bashkë me Allahun.” Në përgjigje të kësaj ne u themi: “Kjo ishte thënia e Ebu Xhehlit dhe Ebu Lehebit dhe ata nuk thoshin se dikush tjetër krijon e mban bashkë me Allahun, porse ata e pranonin se Ai është Krijuesi, Mbajtësi dhe Dhënësi i jetës dhe vdekjes.”
Pjesa e Pestë: Parimi i Dytë.
Shejkh Salih el-Feuzan thotë:
Teksti:
Parimi i dytë: Se ata (mushrikët) thonë: “Ne nuk u lutemi dhe nuk u drejtohemi atyre veçse që të kërkojmë afrim dhe ndërmjetësim (tek Allahu).” Kështu, që argument kundër kërkimit të afrimit (nëpërmjet eulijave), është thënia e Tij:
“Dhe ata që marrin për eulija (mbrojtës e ndihmues) të tjerë në vend të Allahut (thonë): “Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na afrojnë tek Allahu.” Padyshim që Allahu do të gjykojë mes tyre në lidhje me atë për çfarë ata patën mosmarrëveshje. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar dhe mohues.” [ez-Zumer, 3]
Dhe argument kundër ndërmjetësimit (nëpërmjet eulijave) është thënia e Tij, Më të Lartit:
“Dhe ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë e as u bëjnë dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” [Junus, 18]
Dhe ndërmjetësimi është dy llojesh: Ndërmjetësimi i ndaluar dhe ndërmjetësimi i pranuar. Ndërmjetësimi i ndaluar është ai i cili kërkohet nga të tjerë veç Allahut, në lidhje me atë që vetëm Allahu është i aftë ta bëjë. Dhe argument është thënia e Tij, Më të Lartit:
“O ju që besoni! Shpenzoni nga ajo me të cilën Ne ju kemi furnizuar, para se të vijë një Ditë kur nuk do të ketë as marrëveshje, as shoqëri dhe as ndërmjetësim. E janë mosbesimtarët ata që janë Dhalimunë (idhujtarë, zullumqarë, keqbërës).” [el-Bekare, 254]
Kurse ndërmjetësimi i pranuar është ai që kërkohet nga Allahu ndërsa ndërmjetësuesi është i nderuar me ndërmjetësimin dhe ai që ndërmjetësohet është dikush që veprat dhe fjalët e tij e kënaqin Allahun, pasi që Ai jep leje, sikurse thotë Ai, Më i Larti:
“E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me Lejen e Tij?” [el- Bekare, 255]
Shpjegimi:
Parimi i dytë: është se mushrikë, që janë quajtur kështu nga Allahu dhe janë deklaruar se do të jenë përjetësisht në Zjarr, nuk bëjnë shirk në rububije, porse bëjnë shirk në uluhije. Ata nuk thonë se të adhuruarit e tyre krijojnë dhe mbajnë bashkë me Allahun apo se ata të sjellin dobi apo të shkaktojnë dëm, apo i rregullojnë çështjet bashkë me Allahun, porse i marrin ata si ndërmjetës, siç ka thënë për ta Allahu, Më i Larti:
“Dhe ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë e as u bëjnë dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” [Junus, 18]
“…gjëra që as i dëmtojnë e as u bëjnë dobi…” Mushrikët e pranojnë se eulijatë e tyre nuk mund t’u bëjnë dobi dhe as nuk mund t’u sjellin dëm, porse i marrin ata si ndërmjetës para Allahut, me qëllim që të plotësojnë nevojat e tyre. Kështu që presin kurban për ta dhe zotohen (bëjnë nedhr) për ta, jo se ata krijojnë, të furnizojnë, të bëjnë dobi apo të sjellin dëm, sikurse besojnë ata, përkundrazi, ata besojnë se ata janë përafruesit dhe ndërmjetësuesit e tyre tek Allahu. I tillë është besimi i mushrikëve.
Dhe kur debaton me ndonjë adhurues të varreve të kohës që po jetojmë, ai do të ta përsëris këtë thënie fjalë-për-fjalë duke thënë: “Unë e di se ky ueli apo ky njeri i mirë nuk mund të sjelli dëm apo dobi. Megjithatë, ai është një njeri i mirë dhe dua që ai të ndërmjetësojë për mua para Allahut.”
Ndërmjetësimi mund të jetë i vlefshëm apo i kotë. Ndërmjetësimi i cili është i vlefshëm dhe i saktë, përputhet me dy kushte. Kushti i parë është se ndodh me Lejen e Allahut dhe kushti i dytë është se ai që po ndërmjetësohet është nga njerëzit e teuhijdit, me fjalë të tjera, ai mund të jetë një person gjynahqar prej mu-uahidinëve, njerëzit e teuhijdit. Kështu që nëse njëri prej këtyre dy kushteve mungon, atëherë ndërmjetësimi është i pavlerë dhe i kotë. Ai, Më i Larti, ka thënë: “E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç se me Lejen e Tij?” [el- Bekare, 255]
“Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë, përveç për atë me të cilin Ai është i kënaqur.” [el-Enbija, 28]
Dhe ata janë (mu`uahidinët), njerëzit e Teuhidit, edhe nëse ata mund të jenë gjynahqarë. Sa për kufarët dhe mushrikët, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i atyre që ndërmjetësojnë për ta.
“Nuk do të ketë asnjë shok, as ndonjë ndërmjetësues për Dhalimunët (ata që i bëjnë shirk Allahut, zullumqarët…), të cilëve mund t’u kushtohet vëmendje.” [Gafir, 18]
Këta pra janë njerëzit që dëgjuan për ndërmjetësimin por ata nuk e dinin kuptimin e tij dhe filluan që ta kërkonin atë prej njerëzve, pa lejen e Allahut ‘Azze ue Xhel. Më saktë, ai kërkohej nga ai që i bënte shirk Allahut, ai që nuk do të ketë dobi nga ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve. Ata pra janë injorantë rreth kuptimit të llojit të vlefshëm e llojit të pavlefshëm të ndërmjetësimit.
Ndërmjetësimi ka kushte dhe kufij, ai nuk është i pakufizuar dhe ai është dy llojësh:
01 - Ndërmjetësimi pa Lejen e Allahut, të cilën Ai ‘Azze ue Xhel e ka ndaluar. Kështu që askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, përveç se me Lejen e Tij. Kur më i miri i krijesave dhe i fundit nga profetët, Muhamedi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të ndërmjetësojë për njerëzit që qëndrojnë para Zotit të tyre në Ditën e Gjykimit, ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, do të bjerë në sexhde para Zotit të tij, duke e lutur, lavdëruar dhe madhëruar Atë. Ai do të vazhdojë me sexhde, derisa t’i thuhet atij: “Ngrije kokën, fol dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe ndërmjetësimi i yt do të pranohet.” [Bukhari, 7510]
Pra ai nuk do të ndërmjetësojë, përveç se pasi të lejohet.
02 - Ndërmjetësimi i pranuar është ai që ndodh për njerëzit e teuhijdit. Dhe mushrikët nuk përfitojnë nga ky ndërmjetësim. Ai që kërkon përafrim (teuesul) dhe zotohet për varret është mushriku i cili nuk do të ketë dobi nga ndërmjetësimi.
Duke i përmbledhur këto, ndërmjetësimi i ndaluar është ai që kërkohet pa Lejen e Allahut apo kërkohet për ndonjë mushrikë, kurse ndërmjetësimi i lejuar është ai që ndodh për njerëzit e teuhijdit, pasi është dhënë Leja e Allahut.
Pjesa e Gjashtë: Parimi i Tretë.
Shejkh Salih el-Feuzan thotë:
Teksti:
Parimi i tretë është se Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, hasi njerëz që ndryshonin në adhurimin e tyre nga njëri-tjetri. Mes tyre kishte njerëz që adhuronin engjëjt, disa adhuronin profetët dhe njerëzit e mirë dhe të tjerë adhuronin gurët, pemët, diellin dhe hënën. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i luftoi dhe nuk bëri dallim midis tyre.
Argument është thënia e Allahut, më të lartit:
“Dhe luftoji ata derisa të mos mbetet më Fitne (mosbesim dhe adhurim i të tjerëve bashkë me Allahun) dhe e gjithë feja (adhurimi) është për Allahun (të Vetëm).” [el- Bekare, 193]
Dhe argument që dielli dhe hëna (janë adhuruar) është thënia e më të lartit:
“Dhe prej shenjave të Tij janë dita dhe nata, dielli dhe hëna. Mos i bini në sexhde diellit apo hënës.” [Fusilet, 37]
Dhe argument që engjëjt (janë adhuruar) është thënia e më të lartit:
“As nuk do t’ju urdhëronte që të merrnit engjëjt dhe profetët për zota.” [Ali-Imran, 80] Dhe argument që profetët (janë adhuruar) është thënia e më të lartit:
“Dhe kur Allahu të thotë (në Ditën e Ringjalljes): O Isa i biri i Merjemes! A mos u the ti njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si dy zota përkrah Allahut.” Ai do të thotë: “I pastër je Ti! Si mund ta thoja një gjë të tillë, kur nuk kisha aspak të drejtë (për ta thënë). Sikur unë ta kisha thënë një gjë të tillë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di se çfarë ka brenda meje edhe pse unë nuk di asgjë se çfarë ka në Ty. Vërtet, Ti je i Gjithëdijshëm për atë që është e fshehtë.” [el-Maide, 116]
Dhe argument që njerëzit e mirë (janë adhuruar) është thënia e më të lartit:
“Ata të cilëve u thërrasin, vetë duan (për vetët e tyre) rrugë për t’u afruar tek Zoti i tyre (Allahu), se kush prej tyre do të jetë më i afërti dhe ata shpresojnë për Mëshirën e Tij dhe i frikësohen Ndëshkimit të Tij.” [el-Isra, 57]
Dhe argument që gurët dhe pemët (janë adhuruar) është thënia e Tij, më të lartit:
“A i konsideruat ju Latin dhe Uza-n. dhe Menatin si të tretë?” [en-Nexhm, 19-20]
Dhe hadithi i Ebu Uakid el-Lejthit, radij-Allahu anhu, i cili ka thënë: “U nisëm për në Hunejn me Profetin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe ne sapo kishim braktisur kufrin. Mushrikët kishin një pemë që i kushtoheshin asaj dhe i varnin armët e tyre në të, të cilën e quanin ‘Dhat Enuat.’” Ne kaluam pranë një peme të tillë dhe thamë: “O i Dërguari i Allahut, na cakto neve një Dhat Enuat sikurse ata kanë të tyren.” Ai tha: “Allahu Ekber! Allahu Ekber! Allahu Ekber! Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, këto janë rrugët.” Keni thënë ashtu sikurse i thanë Beni Israilët Musait:
“Na bëj dhe ne një zot, siç kanë ata zotat e tyre.” Ai tha: “Vërtet ju jeni një popull injorant.” [el-Araf, 138] [Transmetuar nga et-Tirmidhi (2180), i cili ka thënë se hadithi është Hasen Sahijh, dhe Ahmedi (5/218), Ibn Ebi Asim në es-Sunen (76) Ibn Hibbani në Sahijhun e tij (6702) dhe është saktësuar nga Ibn Haxher në el-Isabeh (4/216)]
Shpjegimi:
Parimi i tretë: është se Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u dërgua tek njerëz që ishin idhujtarë (mushrikë), e midis tyre kishte nga ata që adhuronin engjëjt dhe ata që adhuronin diellin dhe hënën, ndërsa të tjerë adhuronin idhujt, gurët dhe pemët, dhe disa të tjerë adhuronin eulijatë dhe njerëzit e mirë.
Dhe prej shëmtisë së shirkut është se ai që e bën atë, nuk mund të bashkohet mbi një gjë të vetme, e kundërta me (mu`uahidinët), njerëzit e teuhijdit, të cilët adhurojnë vetëm Një, Ai i Cili është i pastër nga çdo mangësi, më i larti:
“A janë më mirë shumë zota të ndryshëm apo Allahu, Një, i Vetmi, i Papërballueshmi? Ata të cilët ju i adhuroni në vend të Tij, janë emra, të cilët ju vetë ua keni vënë.” [Jusuf, 39-40]
Pra, nga aspektet negative dhe absurditeteve të shirkut, është se njerëzit e tij ndryshojnë në adhurimin e tyre. Ata nuk mund të bashkohen nën një rregull të përgjithshëm, sepse nuk kanë ndonjë themel. Më saktë, ata ecin sipas epsheve të tyre dhe propagandës së thirrësve të humbur, kështu që mospërputhja mes tyre shtohet.
“Allahu ju sjell një shembull ngjasues: një rob e kanë në bashkëpronësi disa pronarë së bashku (si ata që adhurojnë shumë zota së bashku përkrah apo përveç Allahut), që hahen me njëri-tjetrin dhe një rob, i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm (si ata që adhurojnë Allahun Një të Vetëm). A janë këta të dy të barabartë në krahasim? Gjithë lavdërimit dhe falënderimet qofshin për Allahun! Por shumica e tyre nuk e dinë.” [ez-Zumer, 29]
Pra, ai që e adhuron Allahun të vetëm, është si ai robi që i shërben një pronari, i cili është i kënaqur me të, ai i di qëllimet e tij dhe dëshirat e tij dhe është i kënaqur t’i shërbejë atij. Kurse mushriku është si puna e atij që ka shumë pronarë: ai nuk di cilin prej tyre të kënaqë, çdonjëri prej tyre ka epshet dhe dëshirat e tij dhe çdonjëri prej tyre e do atë për vete. Prandaj, Allahu, i Vetmi, i Cili është i pastër nga çdo e metë, ka thënë:
“Allahu ju sjell një shembull ngjasues: një rob e kanë në bashkëpronësi disa pronarë së bashku (si ata që adhurojnë shumë zota së bashku, përkrah apo përveç Allahut), që hahen me njëri-tjetrin.” [ez-Zumer, 29]
Domethënë, ai zotërohet nga shumë njerëz dhe nuk di cilin prej tyre të kënaqë.
“Dhe një rob, i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm.” [ez-Zumer, 29]
Ai ka vetëm një zotërues që është i kënaqur me të. Allahu e krahason shembullin e tyre me shembullin e mushrikut dhe mu`uahidit.
Pra, mushrikët ndryshonin në adhurimin e tyre, porse Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel- lem, i luftoi ata të gjithë dhe nuk bëri dallim midis tyre. Ai luftoi adhuruesit e idhujve, Çifutët, Kristianët, Mexhusit (adhuruesit e zjarrit), ata që adhuronin engjëjt, eulijatë dhe njerëzit e mirë Në fakt ai i luftoi të gjithë mushrikët dhe nuk bëri ndonjë dallim midis tyre.
Kështu që kjo përmban një refuzim kundër atyre që thonë: “Ai që adhuron një idhull, nuk është si ai që adhuron një njeri të mirë apo një engjëll. Kjo, sepse mushrikët adhurojnë gurët, pemët, dhe objektet e pajetë. Kurse sa për atë që adhuron një njeri të mirë apo një ueli të Allahut, ai nuk është si ai që adhuron një idhull.”
Këta njerëz duan të thonë se ai që adhuron varret në kohën tonë, ka një gjykim tjetër nga ai që adhuron një idhull. Kështu që ata nuk e deklarojnë atë mosbesimtar dhe as nuk e konsiderojnë këtë vepër të tijën si shirk dhe ata nuk e lejojnë luftimin e tij.
Prandaj, ne i themi: “Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk bëri dallim midis tyre, përkundrazi, ai i konsideroi që të gjithë ata mushrikë dhe e lejoi derdhjen e gjakut të tyre dhe marrjen e pasurisë së tyre. Pastaj, ishin ata që adhuronin Mesinë, të Dërguarin e Allahut, por, megjithëkëtë, ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i luftoi ata. Dhe Çifutët adhuronin Uzejrin, i cili ishte nga profetët apo nga njerëzit e mirë, porse i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i luftoi ata dhe nuk bëri dallim midis tyre. Kështu që brenda shirkut nuk ka dallim midis një mushrikë, që adhuron një njeri të mirë, një idhull, një gur a pemë, pasi shirku është adhurimi i të tjerëve veç Allahut, çfarëdo qoftë e kushdo qoftë.” Dhe, për këtë arsye, Ai ka thënë:
“Adhurojeni Allahun dhe mos i bashkoni asgjë Atij në adhurim.” [en-Nisa, 36]
Dhe fjala ‘asgjë’ këtu është përmendur në kontekstin e mohimit. Ajo mbulon dhe përfshin çdo gjë që shoqërohet bashkë me Allahun ‘Azze ue Xhel, siç janë engjëjt, profetët, njerëzit e mirë, eulijatë, gurët e pemët.
Thënia e tij “Argument është thënia…”, domethënë argument për luftimin e mushrikëve, pa bërë dallim midis tyre sipas atyre që ata i adhuronin. Thënia e më të lartit: “Dhe luftojini ata” është e përgjithshme për të gjithë mushrikët dhe nuk përjashton ndonjë prej tyre. Pastaj, Ai tha: “…derisa të mos mbetet më Fitne.” Dhe fitneja këtu është shirku, kështu që ajeti nënkupton derisa të mos mbetet më shirk, dhe ky shirk është i përgjithshëm qoftë ai shirk me eulijatë, njerëzit e mirë, gurët, pemët, diellin apo hënën.
“Dhe e gjithë feja është për Allahun (të Vetëm).” Do të thotë i gjithë adhurimi është për Allahun të vetëm, nuk ka pjesë në të askush, kushdo qoftë ai. Kështu që nuk ka ndonjë ndryshim midis shirkut me eulijatë, njerëzit e mirë, pemët apo shejtanët.
Dhe thënia e tij “Dhe argument që dielli dhe hëna (janë adhuruar)…” tregon se ka njerëz që i bëjnë sexhde diellit dhe hënës. Dhe, për shkak të kësaj, i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e ndaloi faljen (e namazit), kur del dielli dhe kur ai perëndon, në mënyrë që të bllokojë çdo rrugë që të shpie në shirk. Përderisa ka njerëz që i bëjnë sexhde diellit në lindje dhe në perëndim të tij, ai na ndaloi ne që të falemi gjatë këtyre dy kohëve, edhe sikur falja t’i drejtohet Allahut. Sidoqoftë, meqenëse namazi në këto kohë i ngjante veprimit të mushrikëve, ai u ndalua, në mënyrë që të bllokonte rrugët që të çojnë në shirk. Dhe i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, erdhi me ndalimin kundra shirkut dhe me bllokimin e gjithçkaje që të çon tek ai.
Thënia e tij “Dhe argument se engjëjt…” tregon se ka njerëz që adhurojnë engjëjt dhe profetët, dhe se kjo është shirk.
Dhe adhuruesit e varreve të ditëve të sotshme thonë: “Ai që adhuron engjëjt dhe profetët, nuk është mosbesimtar.”
Thënia e tij “Dhe argument që profetët…” përmban argumentin që adhurimi i profetëve është shirk i ngjashëm me adhurimin e idhujve.
Kështu që kjo përmban një refuzim kundër atyre që adhurojnë varret, të cilët bëjnë dallim tek kjo çështje. Ky është një refuzim kundra atyre që thonë se shirk është vetëm adhurimi i idhujve. Sipas tyre, ai që adhuron idhujt, nuk është njësoj si ai që adhuron një ueli apo një njeri të mirë, dhe ata mohojnë që të gjitha këto lloje të shirkut të jenë njësoj me njëri-tjetrin. Ata pretendojnë se shirku kufizohet vetëm në adhurimin e idhujve. Dhe ky është një gabim i qartë nga dy aspekte:
I pari: është se në Kur’an, Allahu ‘Azze ue Xhel iu kundërvu të gjithë mushrikëve dhe urdhëroi të luftohet kundra të gjithëve atyre.
I dyti: është se Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk bëri dallim midis adhuruesit të një idhulli dhe adhuruesit të një engjëlli apo të një njeriu të mirë.
Thënia e tij “Dhe argument që njerëzit e mirë…” do të thotë argumenti se ka nga mesi i njerëzve, që adhurojnë njerëzit e mirë, është thënia e Tij, më të lartit:
“Ata të cilëve u thërrasin, vetë duan (për vetet e tyre) rrugë për t’u afruar tek Zoti i tyre (Allahu), se kush prej tyre do të jetë më i afërti.” [el-Isra, 57]
Është thënë se ky ajet u shpall për ata që adhuronin Mesinë (Isa, alejhis-selam), mamanë e tij dhe Uzejrin. Prandaj, Allahu, i Vetmi, i Cili është i pastër nga çdo mangësi, përmendi se Mesia, mamaja e tij Merjemja dhe Uzejri ishin që të gjithë robër të Allahut, të cilët vetë kërkojnë afrim tek Allahu dhe shpresojnë për Mëshirën e Tij, ndërkohë që i frikësohen Dënimit të Tij. Pra, ata janë robër të Allahut, të cilët mbështeten në Allahun dhe janë në nevojë për Të. Ata i luten Atij dhe kërkojnë rrugë apo mënyra afrimi tek Ai me anë të bindjes:
“Duan (për vetët e tyre) rrugë për t’u afruar.” [el-Isra, 57]
Domethënë, ata kërkojnë afrim tek Ai me bindje ndaj Tij dhe adhurimin e Tij. Dhe kjo tregon se ata nuk meritojnë të adhurohen, sepse ata janë njerëz, të varur e të varfër. Ata i luten Allahut, shpresojnë për Mëshirën e Tij dhe i frikësohen Dënimit të Tij. Dhe kushdo që është kështu, nuk meriton që të adhurohet përkrah Allahut ‘Azze ue Xhel.
Komenti i dytë i këtij ajeti është se ai u shpall për disa njerëz nga mushrikët, të cilët adhuronin një grup prej Xhinëve. Më pas, Xhinët u bënë Muslimanë, por ata që i adhuronin këta, nuk e morën vesh për kthimin e tyre në Islam. Kështu që Xhinët filluan të kërkojnë afrim tek Allahu me bindje dhe nënshtrim, duke shpresuar për Mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar Dënimit të Tij. Ata, pra, janë robër të varur e të varfër, që nuk e meritojnë adhurimin.
Çdonjëri nga këto dy komentime është kuptimi që kihet për qëllim në këtë ajet, që tregon se adhurimi i njerëzve të mirë nuk lejohet, edhe nëse ata janë prej profetëve dhe sidikunëve (njerëzit e vërtetë, besnikë e të sinqertë) apo prej eulijave dhe njerëzve të mirë. Nuk lejohet adhurimi i tyre, sepse ata janë robër të Allahut, të varfër para Tij. Si mund të adhurohen ata, pra, përkrah Allahut ‘Azze ue Xhel?
Dhe kuptimi i fjalës “uesile” këtu është bindja dhe kërkimi i afrimit (tek Allahu) dhe kuptimi nga ana gjuhësore është diçka që të çon tek ajo që dëshirohet. Kështu që ajo që të çon tek Kënaqësia dhe Xheneti i Allahut është uesile - afrimi tek Ai. Kjo është uesilja e ligjëruar, e përmendur në thënien e Tij, më të lartit:
“Kërkoni rrugë për t’iu afruar Atij.” [el-Maide, 35]
Kurse, të devijuarit dhe njerëzit e pamend thonë: “Uesile është të vësh mes vetes tënde dhe Allahut ndërmjetës nga mesi i eulijave, njerëzve të mirë dhe të vdekurit, me qëllim kërkimin e afrimit tek Allahu.”
“Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të na afrojnë tek Allahu.” [ez-Zumer, 3]
Pra, kuptimi i uesiles, sipas këtyre njerëzve të pamend, është që ti të vësh ndërmjetës midis teje dhe Allahut, të cilët të prezantojnë ty tek Allahu dhe i përcjellin Atij nevojat e tua dhe e njoftojnë Atë për ty. Kjo është sikur Allahu ‘Azze ue Xhel, nuk e di, ose sikur Ai, ‘Azze ue Xhel, është koprrac dhe nuk të jep, vetëm në qoftë se kërkojnë prej Tij ndërmjetës. Mjaft i lartë është Allahu nga ajo që thonë ata. Për këtë arsye, ata hedhin dyshime tek njerëzit dhe thonë:
“Allahu ‘Azze ue Xhel, thotë:
 “Ata të cilëve u thërrasin, vetë duan (për vetët e tyre) rrugë për t’u afruar tek Zoti i tyre (Allahu).” [el-Isra, 57]
Kjo, pra, dëshmon se marrja e ndërmjetësve nga krijesat (njerëzit, xhinët, engjëjt…), është një çështje e ligjëruar tek Allahu, sepse Allahu i ka lavdëruar ata që e bëjnë një gjë të tillë. Dhe në një ajet tjetër: “O ju që besoni! Plotësoni detyrat ndaj Allahut dhe kijeni frikë Atë. Kërkoni rrugë për t’iu afruar Atij dhe përpiquni e luftoni për Çështjen e Tij sa më shumë që të keni mundësi.” [el-Maide, 35]
Ata thonë: “Allahu na ka urdhëruar që të marrim uesile ndaj Tij, dhe kuptimi i uesiles këtu janë ndërmjetësit.”
Në këtë mënyrë, ata e shtrembërojnë fjalën nga kuptimi i saj korrekt. Uesileja që është e ligjëruar në Kur'an dhe Sunet, është bindja me të cilën kërkohet afrimi tek Allahu dhe që të sjell pranë Tij, nëpërmjet Emrave dhe Cilësive të Tij, i Vetmi, i Cili është i pastër nga çdo mangësi dhe më i larti. Kurse, kërkimi i përafrimit me anë të krijimit, kjo është uesileja e ndaluar, që përbën shirk të cilin e përdornin mushrikët e hershëm.
“Dhe ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as nuk i dëmtojnë ata e as u bëjnë dobi, dhe ata thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu.” [Junus, 18]
“Dhe ata që marrin eulija (mbrojtës e ndihmues) të tjerë në vend të Tij (thonë): “Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na afrojnë tek Allahu.” [ez-Zumer, 3]
Ky është pikërisht i njëjti shirk i brezave të mëhershëm e të mëvonshëm. Edhe pse ata e quanin atë uesile, ai është i njëjti shirk (siç ishte më parë). Ajo nuk është uesileja që ka ligjëruar Allahu, sepse Allahu kurrë nuk e ka bërë shirkun uesile për Të, përkundrazi, shirku shkakton ndarjen nga Allahu:
“Vërtet, ai që i vë shokë Allahut në adhurim, atëherë Allahu e ka bërë haram Xhenetin për të dhe vendbanimi i tij do të jetë Zjarri. Dhe për Dhalimunët (mushrikët, zullumqarët) nuk do të ketë asnjë ndihmues.” [el-Maide, 72]
Pra, si mund të jetë shirku rrugë për t’u afruar tek Allahu? Shumë larg nga ajo që thonë ata është Allahu.
Është e qartë nga ajeti [el-Isra, 57] se në të ka argument se nga mushrikët ka njerëz, që adhurojnë njerëzit e mirë, që kur Allahu e ka sqaruar atë dhe e ka shpjeguar se ata që po i adhurojnë ata (njerëzit e mirë), janë të varfër për vetët e tyre.
“Ata të cilëve u thërrasin, vetë duan (për vetët e tyre) rrugë për t’u afruar tek Zoti i tyre (Allahu).” [el-Isra, 57]
Do të thotë se ata kërkojnë afrim tek Ai, nëpërmjet bindjes (ndaj Tij).
“…se kush prej tyre do të jetë më i afërti.” [el-Isra, 57]
Do të thotë që ata garojnë me njëri-tjetrin në bërjen e adhurimit për Allahun, për shkak të varfërisë së tyre para Tij dhe nevojës që kanë ata për Të.
“Ata shpresojnë për Mëshirën e Tij dhe i frikësohen Ndëshkimit të Tij.” [el-Isra, 57]
Kushdo, pra, që është i tillë, nuk meriton të jetë i adhuruar, i cili lutet dhe adhurohet përkrah Allahut ‘Azze ue Xhel.
“A i konsideruat ju Latin dhe Uza-n. Dhe Menatin si të tretë?” [en-Nexhm, 19-20] Në këtë ajet ka argument se mes mushrikëve janë ata që adhurojnë gurët dhe pemët.
Thënia e tij “A i konsideruat ju…”, është një pyetje negative, që do të thotë: më njoftoni Mua, në aspektin e refuzimit dhe qortimit.
El-Lat me takhfijf (pa shedde) mbi gërmën ‘t’, ishte emri i një idhulli në Ta’if, që i referohej një guri të gdhendur, mbi të cilin ishte ndërtuar një monument. Ai qe rrethuar me perde, që të ngjante me Kaben, dhe përreth tij ishte një oborr me kujdestarë. Njerëzit e adhuronin atë përkrah Allahut ‘Azze ue Xhel, dhe ai i përkiste fisit Thekijf dhe fiseve që ishin të lidhur me të dhe ata krenoheshin me të.
Po ashtu, lexohet edhe el-Latt pa teshdijd mbi gërmën ‘t’. Ai është një emër tipik, që vjen nga lette, julettu dhe i adresohet një njeriu të mirë, i cili gatuante qull për të ushqyer haxhinjtë. Pas vdekjes së tij, njerëzit ndërtuan një monument mbi varrin e tij dhe varën perde rreth tij, dhe vazhduan ta adhuronin atë përkrah Allahut ‘Azze ue Xhel.
Kurse el-Uzza, ai ishte në formën e një peme tek ca palma, mes Mekës dhe Ta’ifit. Një ndërtesë me perde e rrethonte atë dhe ajo kishte kujdestarë. Atje, kishte shejtanë, që i flisnin njerëzve dhe njerëzit injorantë kujtonin se po u fliste pema ose ndërtesa që ishte ndërtuar mbi të, megjithëse ishin shejtanët që u flisnin atyre për t’i larguar nga Rruga e Allahut. Dhe Kurejshët, njer��zit e Mekës dhe ata përreth tyre, e madhëronin atë.
Menati ishte një gur i madh, që ishte në vendin pranë Xhebel Kudejd, midis Mekës dhe Medines. Ai nderohej nga fiset Khuza’a, Eus dhe Khazrexh. Dhe ata vishnin Ihramin në të, rrugës për haxh, dhe ata e adhuronin atë përkrah Allahut.
Këta ishin tre idhujt më të mëdhenj të Arabëve. Allahu, më i lartësuari, ka thënë:
“A i konsideruat ju Latin dhe Uza-n. dhe Menatin…” [en-Nexhm, 19-20]
Do të thotë, a ju pasurojnë ata në ndonjë mënyrë, apo ju bëjnë dobi, apo a krijojnë e mbajnë ata apo japin jetë dhe vdekje, çfarë shikoni tek ata? Ky është refuzim dhe këshillim për logjikën, që të kthehet në udhëzim, sepse vërtet këta janë vetëm gurë e pemë, që nuk përmbajnë kurrfarë dobie apo dëmi, më saktë, ata janë të krijuar.
Kur Allahu solli Islamin dhe kur Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e pushtoi Mekën, ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dërgoi Mugira bin Shu’ben dhe Sufjan bin Harbin tek Lati, në Ta’if, për ta shkatërruar atë. Dhe ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dërgoi Khalid bin Uelidin të shkatërronte Uzzan dhe të priste pemën dhe të vriste xhinin femër, që i thërriste njerëzit tek ai dhe i devijonte ata. Dhe ajo (pema) u shkul me gjithë rrënjë, derisa asgjë nuk mbeti më prej saj – dhe të gjitha falënderimet janë vetëm për Allahun. Dhe ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dërgoi Ali bin Ebi Talibin tek Menati, për ta shkatërruar atë. Ata, pra, nuk qenë të aftë t’i shpëtonin vetët e tyre, e si mund t’i shpëtonin ata njerëzit dhe adhuruesit e tyre?
“A i konsideruat ju Latin dhe Uza-n. Dhe Menatin si të tretë?” [en-Nexhm, 19-20]
A ishin ata të aftë që të bënin dobi dhe a ishin ata të aftë që të shpëtonin vetet e tyre nga ushtarët e Allahut dhe ushtria e njerëzve të Teuhidit (mu`uahidinët)?
Kjo, pra, përmban argument se ka njerëz që adhurojnë pemët dhe gurët. Porse këta tre idhuj ishin më të mëdhenjtë nga idhujt e tyre e, megjithëkëtë, Allahu i zhduki ata nga ekzistenca, e, prapëseprapë, ata nuk qenë të aftë të mbronin vetët e tyre apo t’u bënin dobi njerëzve të tyre. I Dërguari i Allahu, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i luftoi njerëzit, por idhujt e tyre nuk ishin të aftë që t’i shpëtonin ata. Kjo, pra, përmban atë që Shejkhu e ka përdorur si argument për faktin se ka njerëz që adhurojnë gurët e pemët.
SubhanAllah! Njerëz me logjikë që adhurojnë pemë dhe gurë të pashpirt, që nuk kanë as mendje e që janë të palëvizshëm e të pajetë. Ku është logjika e këtyre njerëzve? Shumë larg është Allahu nga ajo çfarë thonë ata.
Nga Ebu Uakid el-Lejthi, radij-Allahu anhu, - ai ishte një nga ata që e pranoi Islam, pas vitit kur u bë Pushtimi (i Mekës), tetë vjet pas Hixhretit.
Thënia e tij “Ata e quanin ‘Dhat Enuat’.” Enuat është shumësi i neut, që do të thotë të kapësh apo të varësh, domethënë, diçka mbi të cilën janë varur gjëra. Ata i varnin shpatat e tyre në të, për të kërkuar bereqet prej saj. Kështu që disa prej sahabëve thanë këtë fjalë, pasi ata e kishin pranuar Islamin kohët e fundit dhe ata nuk ishin plotësisht në dijeni rreth teuhijdit.
Thënia e tij “Na cakto neve një Dhat Enuat, sikurse ata kanë të tyren.” Ky është problemi i pasimit të verbër dhe imitimit. Kjo është një nga fitnet më të mëdha dhe, për këtë shkak, Profeti, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u çudit dhe tha: “Allahu Ekber! Allahu Ekber! Allahu Ekber!” Dhe kur ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, çuditej nga diçka ose kur refuzonte diçka, ai bënte tekbir ose thoshte “SubhanAllah” vazhdimisht.
Thënia e tij “Këto janë rrugët…” do të thotë rrugët në të cilat ecin njerëzit, disa duke ndjekur të tjerët. Kështu që arsyeja, që të çon në këtë, është ndjekja e rrugëve të atyre që erdhën përpara teje dhe imitimi i mushrikëve.
Thënia e tij “Keni thënë ashtu sikurse i thanë Beni Israilët Musait: “Na bëj dhe ne një zot, siç kanë ata zotat e tyre.” Ai tha: “Vërtet ju jeni një popull injorant.” [el-Araf, 138]
Kur Musa, alejhis-selam, kaloi detin me Beni Israilët dhe Allahu i mbyti armiqtë e tyre në të, ndërsa ata po i shihnin, ata kaluan pranë disa mushrikëve që i kushtonin vetët e tyre tek idhujt e tyre. Kështu që ata i thanë Musait, alejhis-selam: “Na bëj dhe ne një zot, siç kanë ata zotat e tyre.” Ai tha: “Vërtet ju jeni një popull injorant.” [el-Araf, 138]
Ai e refuzoi thënien e tyre dhe tha:
“Me të vërtetë, këta njerëz do të shkatërrohen për atë çfarë po veprojnë.” [el-Araf, 139] Domethënë, nga e keqja dhe e kota (e asaj që punuan).
“Dhe e gjithë kjo që po veprojnë është e kotë.” [el-Araf, 139]
…për shkak se ishte shirk.
“Ai tha: A të kërkoj për ju një ilah (të adhuruar) tjetër përveç Allahut, ndërkohë që Ai ju ka zgjedhur ju përmbi Aleminin (njerëzit dhe xhinët).” [el-Araf, 140]
Pra, Musa e refuzoi thënien e tyre ashtu sikurse Profeti ynë e refuzoi thënien e këtyre personave. Megjithatë, njerëzit e Musait dhe ata që ishin me Profetin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk bënë shirk. Kështu që Beni Israilët nuk bënë shirk, kur e thanë këtë fjalë, sepse ata nuk e kryen atë veprim ashtu sikurse Shokët e Profetit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk e kryen atë. Por, Allahu i shpëtoi ata dhe, kur Profeti i tyre i ndaloi ata, ata hoqën dorë dhe e thanë këtë fjalë nga injoranca dhe jo qëllimisht. Dhe kur ata e morën vesh se ky ishte shirk, ata hoqën dorë dhe nuk e vepruan atë. Dhe, nëse ata do ta kishin kryer atë, do t’i kishin bërë shirk Allahut ‘Azze ue Xhel.
Pra, është e qartë nga ajeti se ka njerëz që adhurojnë pemët, përderisa këta mushrikë kanë marrë Dhat Enuat (për ta adhuruar) dhe Sahabët, në zemrat e të cilëve dija nuk ishte vendosur akoma fuqishëm, tentuan t’i imitonin ata, vetëm se Allahu i shpëtoi ata me të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Në të është, gjithashtu, e qartë se ka njerëz që kërkojnë bereqet nga pemët dhe u kushtohen atyre. Kuptimi i kushtimit (‘akuf), është që të qëndrosh në një vend për një periudhë kohe, që të kërkosh afrim tek diçka.
Kështu që kjo tregon disa parime të mëdha:
I pari: rreziku i të qenit injorant për teuhijdin, sepse ai që është injorant për teuhijdin ka të ngjarë të bjeri në shirk pa e ditur fare. Kështu që, për shkak të kësaj pike, është e obligueshme të merret dija e teuhijdit dhe të mësohet ajo çfarë i kundërvihet atij prej shirkut, derisa personi të jetë në dije të qartë (basirah), në mënyrë që ai të mos shkatërrohet nga injoranca e tij, e veçanërisht, kur ai shikon dikë që po kryen një akt (shirku) dhe e konsideron atë si të vërtetë, për shkak të injorancës së tij. Pra, hadithi përmban një paralajmërim të madh rreth rrezikut të injorancës, në mënyrë të veçantë në çështjet e akijdes.
I dyti: hadithi tregon rrezikun e përngjasimit me mushrikët dhe fakti që ai të çon në shirk. Ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kushdo që imiton një popull, ai është prej tyre.” [Ebu Davud (4031), Ahmedi (2/50), Shejkhul-Islam ka thënë në Iktida’ Siratul- Mustekijm (1/236-239) se zinxhiri i tij është i mirë]. Kështu që nuk është e lejuar që t’u përngjasësh mushrikëve.
I treti: se kërkimi i bereqetit nëpërmjet gurëve, pemëve dhe ndërtesave është shirk, edhe nëse ky quhet me emër tjetër. Kjo, sepse ky është kërkim i bereqetit nga diçka tjetër veç Allahut, siç janë gurët, pemët, varret, monumentet, dhe ky është shirk, edhe nëse quhet apo i është dhënë emër tjetër veç shirkut.
Pjesa e Shtatë: Parimi i Katërt.
Shejkh Salih el-Feuzan thotë:
Teksti:
Parimi i katërt është se mushrikët e kohës sonë janë më të këqij në shirkun e tyre sesa mushrikët që erdhën para tyre. Kjo, sepse ata që erdhën para tyre bënin shirk gjatë kohëve të rehatisë dhe e bënin e adhurimin të pastër për Allahun gjatë kohëve të vështira. Megjithatë, shirku I mushrikëve të kohës sonë është I vazhdueshëm, gjatë kohëve të rehatisë dhe vështirësisë. Argument është thënia e Tij, më të lartit:
“Dhe kur ata hipin në anije, lusin Allahun duke e bërë besimin e tyre të pastër vetëm për Të, po kur Ai I sjell ata shëndoshë e mirë në tokë, ç’të shohësh! Ata u japin një pjesë të adhurimit të tyre të tjerëve (veç Allahut).” [el-Ankebut, 65]
Shpjegimi:
Parimi i katërt: - dhe ky është i fundit – është ai se mushrikët e kohës sonë janë më të këqij në shirkun e tyre sesa mushrikët, tek të cilët u dërgua Pejgamberi i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Arsyeja për këtë është e qartë: Allahu ‘Azze ue Xhel përmendi se mushrikët që erdhën më përpara, ia kushtonin adhurimin e tyre Allahut në mënyrë krejt të pastër, kur çështjet u vështirësoheshin dhe nuk i luteshin tjetërkujt veç Allahut ‘Azze ue Xhel, për shkak se e dinin se askush nuk mund t’i shpëtonte ata nga vështirësitë, përveç Allahut, sikurse Ai, më i larti, ka thënë:
“Ndërsa, kur ju kap e keqja në det, ata të cilët ju i lusni përkrah Atij, shuhen e zhduken prej jush, përveç Atij (Allahut të Vetëm). Por, kur Ai ju sjell shëndoshë e mirë në tokë, ju i ktheni shpinën (Atij). Dhe njeriu është gjithnjë mosmirënjohës.” [el- Isra, 67]
Dhe në një ajet tjetër:
“Dhe kur ata i mbulon dallga si hije, ata lusin Allahun, duke e bërë fenë të pastër për Të…” [Llukman, 32] Domethënë, e bëjnë du'anë e tyre të pastër për Allahun.
“Por, kur Ai i nxjerr ata shëndoshë e mirë në tokë, ka prej atyre të cilët ndalen në mes (ndërmjet besimit dhe mosbesimit).” [Llukman, 32] Dhe në një ajet tjetër: “Po kur Ai i sjell ata shëndoshë e mirë në tokë, ç’të shohësh! Ata u japin një pjesë të adhurimit të tyre të tjerëve (veç Allahut).” [el-Ankebut, 65]
Pra, ata që erdhën më përpara, bënin shirk gjatë kohëve të rehatisë dhe u luteshin idhujve, gurëve dhe pemëve. Sidoqoftë, kur binin në ndonjë vështirësi dhe mbërrinin pranë shkatërrimit, ata nuk u luteshin idhullit, pemës, gurit apo ndonjë qenieje të krijuar, porse i luteshin vetëm Allahut, të Vetmit, i Cili është i pastër nga çdo mangësi, më i larti. Kështu që, nëse vetëm Allahu mund t’i ndihmonte në kohë të vështirësisë, atëherë si mund t’i luten ata dikujt tjetër përkrah Allahut gjatë kohëve të rehatisë?
Kurse mushrikët e sotshëm, domethënë, ata nga Umeti i Muhamedit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të kohëve të mëvonshme, mes të cilëve po ndodh shirku, ky shirku i tyre është i vazhdueshëm, gjatë kohëve të rehatisë dhe vështirësisë. Ata nuk e drejtojnë adhurimin e tyre të pastër kah Allahu, madje qoftë edhe në kohë të vështirësisë. Përkundrazi, sa herë që çështjet e tyre përkeqësohen, shirku i tyre bëhet akoma më i ashpër dhe ata i luten Hasanit, Husejnit, Abdul-Kadirit dhe Refaiut e të tjerëve, dhe kjo gjë dihet mjaft mirë.
Histori të çuditshme janë rrëfyer rreth disa ngjarjeve që u kanë ndodhur atyre në det, të tilla që, kur çështjet u janë përkeqësuar, ata thërrasin emrat e eulijave dhe njerëzve të mirë, dhe u kërkojnë ndihmë përkrah Allahut ‘Azze ue Xhel. Kjo, për shkak se ata që thërrasin për në të kotën dhe për në humbje, u thonë atyre: “Ne do t’ju shpëtojmë nga detet, kështu që, kur të goditeni me diçka (me ndonjë fatkeqësi), thërrisni emrat tanë dhe ne do t’ju shpëtojmë.”
Dhe kjo është transmetuar nga Dijetarët e drejtimit Sufi, dhe, nëse dëshiron, lexo atëherë librin ‘Tabakatush-She’rani’, sepse ai përmban atë që e bën lëkurën të rrëqethet. Në të përmenden ato që quhen mrekulli të eulijave dhe fakti se ato mund t’i shpëtojnë njerëzit nga detet. Në të ai (autori) thotë se e shtrin dorën e tij në det, i mban të gjitha anijet dhe i dërgon ato në breg dhe as një pikë uji nuk e prek mëngën e tij, e të tjera gjëra si këto gënjeshtra e besëtytni. Pra, shirku i tyre është i vazhdueshëm, gjatë kohëve të rehatisë dhe fatkeqësisë, dhe prandaj ata janë më të këqij sesa mushrikët që erdhën më parë.
Gjithashtu, Shejkhu ka thënë në ‘Keshfush-Shubuhat’ - nga një tjetër aspekt – “Se mushrikët që erdhën më përpara, adhuronin njerëzit e mirë, që nga melaiket, profetët dhe eulijatë, kurse sa për njerëzit e kohës sonë, këta adhurojnë njerëzit më të prishur, dhe ata e pranojnë këtë fakt.” Kështu që këta, të cilët ata i quajnë Aktab (shtyllat e universit) dhe Aguath (ndihmuesit), nuk falen e nuk agjërojnë, dhe nuk janë të pastër nga zinaja, nga homoseksualizmi dhe nga veprat e turpshme. Kjo, sepse ata pretendojnë se ata njerëz janë të lirë nga detyrat dhe përgjegjësitë fetare. Kështu që ata besojnë se nuk ka hallall apo haram për ta, porse këto gjëra janë për njerëzit e zakonshëm. Dhe ata e pranojnë faktin se prijësit e tyre nuk falen e nuk agjërojnë dhe se ata nuk tërhiqen nga veprat e këqija, e, megjithëkëtë, ata i dhurojnë këta, më saktë, ata adhurojnë më të prishurit dhe më të neveritshmit e njerëzve, si Hal-laxhin, Ibn Arabiun, Refaiun, Bedeuiun e të tjerë përkrah tyre.
Dhe Shejkhu ka përmendur argumentin për faktin se mushrikët e kohës sonë janë më të ashpër dhe më të këqij në shirkun e tyre sesa ata që erdhën më përpara, sepse ata e bënin fenë e tyre të sinqertë për Allahun gjatë kohëve të vështirësisë dhe bënin shirk gjatë kohëve të rehatisë, dhe ai e mbyll atë me thënien e Tij, më të lartit:
“Dhe kur ata hipin në anije, lusin Allahun duke e bërë besimin e tyre të pastër vetëm për Të.” [el-Ankebut, 65]
Lavdërimi dhe Bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, mbi Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.
0 notes
wordpresstemplates · 4 years
Text
Best 5 Premium Consulting WordPress Themes
Are you trying to find premium consulting WordPress themes for your new website? Then, this is often the article where you'll find a number of the best consulting themes.
The consulting has evolved because of the most lucrative profession, in terms of both job satisfaction and remuneration. As more people are adapting to the consulting business due to this the web consulting website may be a must to grow your business. this may directly convert your website visitors into your customers. These sorts of consulting themes are often employed by consulting agencies, marketing firms, and other similar businesses to make an authoritative corporate website that exudes confidence and trust.
Here, I even have made the gathering of a number of the best 5 premium consulting WordPress themes that accompany amazing customer reviews and are completely responsive. Also, these themes are updated recently so they’re working great with the most recent version of WordPress.
Best List of  5 Premium Consulting WordPress Themes
Winnex
Winnex may be a soft and clean professional looking premium consulting WordPress theme that's suitable for all Consultancy & Business centers and company business.
Tumblr media
This theme is straightforward to use and highly customization where you'll design your site just the way you wish. The theme has its own super powerful theme instrument panel with many useful options and tools to manage your site. it's translation ready theme so, translate your  website to any language with WPML easily.
Consultor
Consultor may be a stylish and fully responsive premium consulting WordPress theme specially designed for the corporate, firm and agency that gives business consulting, investment advising, and tax assistance to corporate and individual clients. 
Tumblr media
It's perfect for financial and law company, consultant and individual tax/finance advisors. The theme is furnished with a set of powerful short-codes and widgets, for straightforward use and capacity.
Excitor
Excitor may be a stylish, user-friendly and intuitive premium consulting WordPress theme designed for company, firm, and agency that gives business consulting, investment advising, and tax assistance to corporate and individual clients.
Tumblr media
 This theme features built-in options for both widescreen and boxed layouts to fit your content’s nature, ample capabilities for the header and footer styling including multiple footer layouts and multi column capabilities.
Sorbroix
Sorbroix may be a business consulting WordPress theme that's developed specifically for all kinds of consulting businesses, finance business, and startup companies, etc. This theme features a beautiful and unique design that will be best fitted to your online web presence. It's built on Visual Composer, a convenient drag-n-drop Page Builder for WordPress. 
Wellinor
Wellinor may be a stunning premium consulting WordPress theme that's best fitted to consulting firms, corporate businesses, insurance companies, loans, tax help, the investment company, etc. 
Tumblr media
This theme features a beautiful and unique design that will be best fitted to your online web presence and is 100% responsive design and tested on all major handheld devices.
1 note · View note
pxxchxsxndcrxxm · 5 years
Photo
Tumblr media
Aliens Thank you guys so much for supporting me I’ll be doing a face reveal soon    <3
111 notes · View notes
soubhagyapradhan · 2 years
Photo
Tumblr media
Here are the best and popular theme for WordPress website. You can check out this post to install themes in your WordPress website If you like it follow me for more. Cheers ☺️ Soubhagya Pradhan #theme #ThemePark #themes #themet #Themed #themedivider #themeparty #themeparks #themenclub #themeowlife #ThemeSong #ThemedParty #themecca #themessengerweb #themeline #themeaccount #themessage #themeforest #thementalist #themertailor #themetropolitanmuseumofart (at Odisha) https://www.instagram.com/p/CW-1EUFpdc2/?utm_medium=tumblr
0 notes
iamtonytrip · 6 years
Photo
Tumblr media
My online sticker store will be up soon ::) . . . . . #dankmemes #stickerlineshop #stickerporn #themeline #stickershop #slaps #stickerdinding #stickerlove #stickeraddict #stickerbombing #urbanart #stickerslap #graffiti #art #streetart #stickerbomb #stickers #stickerline #stickerlinemurah #sticker #stickerart https://www.instagram.com/p/BmkGsS4hC3_/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=1jiwritdt0g47
1 note · View note
stkfon · 3 years
Photo
Tumblr media
สติ๊กเกอร์ ธีม อิโมจิไลน์ มีทุกแบบ ทุกลาย 50  เหรียญ  20 บาท 100 เหรียญ  40 บาท 150 เหรียญ 60 บาท ส่งให้เป็นของขวัญ เหรียญแท้ไม่มีวันหมดอายุ รับประกัน หายส่งให้ใหม่ สนใจทักไลน์ 🆔 fo_o #สติกเกอร์ไลน์ #สติ๊กเกอร์ไลน์ #สติ๊กเกอร์ราคาถูก #สติ้กเกอร์ไลน์ #ขายสติ๊กเกอร์ #ธีมไลน์ #themeline #sticker #stickerline #เติมเครดิต #เหรียญฟรี #เหรียญไลน์ #เติมเหรียญไลน์ #เหรียญแท้ #ยกไอดี #ธีม #สติ๊กเกอร์ฟรี #ธีมไลน์ราคาถูก #สติ๊กเกอร์ไลน์ราคารถูก #สติ๊กเกอร์ไลน์20บาท #สติ๊กเกอร์ธีมไลน์ #ธีมใหม่ #ธีมไลน์ราคาถูก #สติ๊กเกอร์ไลน์ราคาถูก #สติกเกอร์ธีมไลน์ #สติ๊กเกอร์ #สติ๊กเกอร์ไลน์ราคาถูก #สติกเกอร์ธีมไลน์ #สติ้กเกอร์ #สติ๊กเกอร์ไลน์ใหม่ #ธีมไลน์ใหม่ #เติมเหรียญไลน์ราคาถูก #เติมเหรียญไลน์ยกไอดี #เติมเหรียญไลน์ https://www.instagram.com/p/CQP6jjgBF8n/?utm_medium=tumblr
0 notes
dream-sarapao-blog · 5 years
Photo
Tumblr media
ลายมาใหม่ Idline #dream500410140 #Stickerdream #linedream Id line : dream500410140 สติ๊กเกอร์ไลน์ #ลายละ60บาทมา #ลายละ30บาทก็มี ^^ #ธีมลายละ90บาทจ้า สนใจติดต่อ สอบถามได้ Id line : dream500410140 หรือกดลิ้งค์ http://line.me/ti/p/gnDeqo7eXM #stickerlinedream :::สอบถามได้ Id : dream500410140 IG : dream_salapao เพจ : www.facebook.com/stickerlinedream #stickerlinedream #stickerline #LINE #linesticker #linestickerth #stickerline_dream #stickerlineth #lineth #stickerlinedreamagain #dream #dreampcrp #siambrandname #sbn #themeline #themelinethailand #dreamshoppcrp #stickerlinedream #stickerlinethailand #promotefree #promoteshopa #line #brand #brandname #stickerlinegame #dreamshoppcrp https://www.instagram.com/p/B2Do6q_pzPJ/?igshid=7vsfmg5v61g3
0 notes
themereviews · 1 year
Text
Avada | Website Builder For WordPress & WooCommerce
The Avada Website Builder is the most natural and intuitive WordPress website building experience available. We are all about building relationships for the long term.
Tumblr media
Avada 7.9 is live! This feature-rich version introduces an expansive range of workflow advancements and new features. The list is long, so for starters: We have introduced the brand new Mega Menu Builder, Maintenence Mode/Coming Soon options, new Design Elements, Role Manager options for the Builder, advanced styling and animations options for numerous Elements, and so much more.
Tumblr media
1 note · View note
themarkeb · 5 years
Photo
Tumblr media
#blackmothers #thewholetruth #themelinated https://www.instagram.com/p/B053JxDgGNT/?igshid=1ferqqnhsi8s
0 notes
strings2book · 1 year
Photo
Tumblr media
𝐀𝐁𝐎𝐔𝐓 𝐓𝐇𝐄 𝐁𝐎𝐎𝐊 : •• TITLE : Coaching Beyond •• AUTHOR : R. Sridhar with R.Kaushik •• PUBLISHER : Rupa Publication •• FORMAT : Paperback •• LANGUAGE : English 𝐒𝐘𝐍𝐎𝐏𝐒𝐈𝐒 : This is a book which is written by India's previous fielding coach R. SRIDHAR. .. Here he put light on so many unknown facts about Indian cricket & inside the dressing room stories those are just mind blowing. .. It talks about how the greatest of all time Virat Kohli get rid of his weakness against the swing bowling where he caught behind the wicket & slip numerous times by edging the 4th & 5th stump balls. But he overcome this weakness & smashed 4 centuries on the mighty OZ's soil in the next overseas series. .. Not only this but he also focusing on Rishabh Pant's prolific journey of becoming a fearless batsman & outstanding glovesman. .. To know more about the book grab it & give it a try. 𝐏𝐎𝐒𝐈𝐓𝐈𝐕𝐄𝐒 : ✓ The cover of the book is something which attracts me the most to grab it as the image of the author with the GOAT best Finisher MSD. ✓ The writing style of the book is quite good. First of all the book is not about the author's life journey but it's about his experiences during his 7 years of coaching period with team India. ✓ Language used in the book is simple & easily connected. ✓ I love the way author talks on the Cricketing journey before covid & after covid it's just in situ the themeline. ✓ The way the author executed these unknown stories with that much depth is quite commendable. ✓ The book has its own beauty as it touches many different experiences inside the Indian Dressing room. ✓ The inclusion of images adds a new dimension to the reading experience. ✓ The Author just perfectly maintained the main theme of the book along with its raw essence. ✓ The book is quite fast paced & intresting. It's just a festive of read for cricket lovers. 𝐎𝐕𝐄𝐑𝐀𝐋𝐋 𝐒𝐓𝐀𝐑: 🌟🌟🌟🌟 (at Bhubaneswar, India) https://www.instagram.com/p/CoDAa4_pb_Y/?igshid=NGJjMDIxMWI=
0 notes
strings2book · 1 year
Photo
Tumblr media
👉𝐀𝐁𝐎𝐔𝐓 𝐓𝐇𝐄 𝐁𝐎𝐎𝐊:- 📚ⓉⒾⓉⓁⒺ:- The Boss Dilemma 🖋️ⒶⓊⓉⒽⓄⓇ:- Trishna Chaudhuri 🗞️ⓅⓊⒷⓁⒾⓈⒽⒺⓇ:- The Write Order Publication 🔤ⓁⒶⓃⒼⓊⒶⒼⒺ:- English 📖ⒻⓄⓇⓂⒶⓉ:- Paperback 👉𝐒𝐘𝐍𝐎𝐏𝐒𝐈𝐒:- The book talks about a story based on office politics & office love story. . The two main protagonist of the book are Vickram & Yamini. . They both met each other in their friend's wedding at Koh Samui Resort & started falling for each other in first go. But somehow they couldn't able to confess it. . But after some years both of them met again & started giving each other a chance to be together. . To know more about the book grab it & give it a try. 👉𝐏𝐎𝐒𝐈𝐓𝐈𝐕𝐄𝐒 :- 🙂 The cover of the book is quite perfect & the title is perfectly matched with the themeline. 🙂 The writing style of the book is quite simple shuttle & cute. The author picked up a day to day relatable topic that is going to keep you hooked up till the last page. 🙂 Language used in the book is simple & easily connected. 🙂 All the characters are quite perfectly developed & played a crucial role to make the book a perfect read. 🙂 The way the author executed each scene is quite appreciable & narrating such a common story in such precision is quite commendable. 🙂 The book is perfectly paced & you somehow feel the cuteness simplicity of the plotline after finishing it. 𝐎𝐕𝐄𝐑𝐀𝐋𝐋 𝐒𝐓𝐀𝐑:-🌟🌟🌟🌟 (at Odisha Odia - ଓଡ଼ିଶା ଓଡ଼ିଆ) https://www.instagram.com/p/Cmt--JZp7DE/?igshid=NGJjMDIxMWI=
0 notes
pxxchxsxndcrxxm · 5 years
Text
⚠️
Tumblr media
13 notes · View notes