Tumgik
#Hëna
yusufalioglu · 9 months
Video
The Ghost Moon by Yusuf Alioğlu Via Flickr: The Ghost Moon Interplanetary Travel Camera: Canon EOS Kiss X7i Photograph by Yusuf Alioglu Location: Outer space (space) Facebook Become a Patron! Instagram (Yusuf Alioglu Photography) Instagram (UnbornArt) Twitter Youtube iStock Blogger Vimeo UnbornArt deviantART Tumblr Check out this portfolio on Shutterstock!
3 notes · View notes
princcee · 1 year
Text
Bregut detit Marmara
Rreth e rreth andej i rashë
Ma e bukura o sytë m'i hodhi
M'humbi e më s'e pash
Vetëm hëna e kishte pa
Rrezja flokun ja kish la
Ishte e bardhë e sytë s'i deti
Ah pikë më mbeti
Jam nga Drini i bardhë e i zi
Unë si ti Turqisht nuk di
M'u afrua e një fjalë m'a foli
Jam Shqiptare prej Stambolli
Jam i humbur në mes t'Stambollit
Tu i kërku dy sytë e saj
Ma e bukura vajzë Shqiptare
Ah shpirtin ma kall
Jam i humbur në mes t'Stambollit
Tu i kërku dy sytë e saj
Ma e bukura vajzë Shqiptare
Shqip ma thuj një fjalë
Lyp nëpër kala
Lyp nëpër carshi
Unë i humbur n'mes t'Stambollit
Digjem vec për ty
4 notes · View notes
moon0499 · 1 year
Text
Hëna, edhe pse vetëm, prap është e bukur.🩵
6 notes · View notes
Text
Tumblr media
Sihëna - f (Albanian) like the moon
Literally translated from the Albanian phrase si hëna, "like the moon".
IPA Pronunciation: Sihəna
Photo by Roberto Nickson from Pexels
24 notes · View notes
empire-land · 2 months
Text
I detyrohemi vetes një natë ku trupat tanë arrijnë të digjen më shumë se të gjithë yjet që ndriçojnë këtë univers të gjerë...
Një natë ku mund të vidhnim orë nga koha.
Kthimi i sekondave më i përjetshëm se vetë pafundësia.
I detyrohemi vetes puthje aq intensive, saqë buzët tona nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të luftojnë deri në vdekje derisa të arrijmë atë pauzë sublime në të cilën pamja jonë thotë gjithçka që kurrë nuk mund ta shprehim
Mes nesh po ndodh kaq shumë zjarr.
Ka kaq shumë dëshirë që digjet në shpirtin tonë.
Yjet, hëna dhe dy trupa qiellorë që dëshirojnë një trajektore të afërt drejt përplasjes më të lavdishme nga të gjithë.
Dashuri dhe pasion...
I detyrohemi vetes atë moment kur shkulim rrobat dhe zhveshim shpirtin.
Ai momenti kur duart e mia vrapojnë nëpër lëkurën tënde duke ndezur gjithçka në rrugën e saj.
Ai momenti kur buzët e tua janë të dedikuara për të puthur secilën nga polet e mia, duke më luhatur mendimet me secilën puth
Ka kaq shumë nxehtësi që po ndërtohet mes trupave tane
As i ftohti i paparë i hapësirës nuk mund të zbuste kaq shumë epsh që kalon nëpër venat tona.
As i ftohti i plotë i universit nuk mund ta shuante këtë dëshirë për të lagur egërsisht mendjen pothuajse sa lëkura jonë.
I detyrohemi vetes një natë ku orët mungojnë dhe orgazmat janë me bollëk.
Aty ku e lypim kohën të ndalet vetëm një herë..
Duke u bërë të përjetshme rënkimet e asaj nate.
Ku mund të kemi një pauzë në mes të një kaosi të tillë djegës.
Dhe sytë tanë ulërasin të tërbuar "Ku ke qenë? ". "...
Yjet, hëna dhe dy kite që dëshirojnë që trajektorja e tyre të jetë një përplasje e pashmangshme.
Një nxitim i pandalshëm kënaqësish.
I detyrohemi vetes një lindje dielli nën çarçafë.
Një kafe e nxehtë në mëngjes,
dhe një orgazëm për të shkuar me mëngjes.I detyrohemi vetes kaq shumë.
Ndoshta ka ardhur koha të na paguash...
1 note · View note
bimflymood · 5 months
Text
Një mbimendimar
Jam veç një skllav
i rrëmujës time
që është i ngulfatur
me mendime të dyta,
dyshime të pakumptimta.
Në burgun
e netëve pa gjumë,
rri zgjuar,
i pushtuar
nga fantazmat e vendimeve
që kurrë si mora.
Betohem,
se hëna, bashkë me yjet
janë dëshmitarë
të kaosit që mendja ime jeton
e pikëllimit që zemra ime
përballon.
Por,
akoma jam këtu,
frymoj,
luftoj,
kthej mbimendimet
në shpatë që ia ngul vetës,
por se prek tjetrin.
0 notes
narcizja · 1 year
Text
Po flisja me hënën dje, hëna më foli për diellin dhe unë i fola asaj për ty
-perkthyese poete homoseksuale julia
0 notes
Text
Blerta Dhe Hëna #giova68 #art #digitalart >> Videoframe Originale: @be_art68 #hëna #moon #luna #tramonto << #digital #elettronicart #digitalpainting #art_realisme #videoart @bigartwall #bigartwall #artisti_improvvisati
instagram
1 note · View note
Photo
Tumblr media
Tema globale e CreativeMornings për muajin janar është SANCTUARY, rreth së cilës do të flitet në 225 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë kemi ftuar Aurora Peroviq, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme. “Sanctuary për mua do të thotë të besosh në natyrë. Natyra është forma më e mirë e ekzistencës së Zotit. Nuk jam predikuese e fesë në institucionet përkatëse, kisha apo xhamia. Për mua mjafton të dalësh në natyrë e kjo të shërben për të kuptuar se Zoti ekziston. Malet, fushat, lumenjtë e çdo gjë e gjallë është vepër e Zotit. Unë besoj te natyra. E jo më kot mijëra vjet më parë, para se të lindte krishtërimi apo fetë e tjera, njerëzit besonin në elementet e natyrës. Dielli, hëna, era, shiu apo gjallesat e ndryshme ishin të shenjta për njerëzimin. Të dalësh në natyrë të ndihmon të meditosh, të flasësh me UNIN tënd, të përjetosh momente qetësie shpirtërore, fizike dhe mendore. Bukuria natyrore nuk ka të krahasuar me bukurinë e betonizuar apo artificiale që njeriu krijon për të imituar natyrën.” Aurora Piroviq, lindur dhe rritur në Shkodër nga një familje intelektualësh gjysëm shkodranë dhe gjysëm podgoriçan. Mamaja ekonomiste-bankiere, babai inxhinier. Natyra dhe mjedisi kanë qenë pjesë e jetës sime gjithmonë. Prandaj dhe Universitetin preferova të ndiqja Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kam mbaruar degën Biologji Kimi në Shkodër në vitet 1997-2001 duke vijuar më pas me studimet “Master Shkencor” në programin “Biologji Mjedisore”. Jam pjesë e disa shoqatave mjedisore si anëtare si bashkëthemeluese apo edhe drejtuese në mbrojtje të kauzës së mjedisit. Drejtoj shoqatën “Well Point” në Shkodër që mbron shëndetin publik dhe mjedisin. Drejtuesve e grupit te te rinjve “Natyralistët” ku si focus kemi ndergjegjesimin mjedisor, aktivitetet ne natyre, sportet ujore, çiklizmin dhe alpinizmin. Jam anëtare e shoqatës APAWA. Eventi do të mbahet të premten, datë 27 janar, ora 10:00, te Oborri bar, Rruga Naim Frasheri, Tiranë. @oborri_tirana @aurora.piroviq @joanadhiamandi @creativemorning @adrianguri @amproduction_official #creativemorning #creativemornings #cmsanctuary (at Oborri) https://www.instagram.com/p/Cn2EvNNt7Dx/?igshid=NGJjMDIxMWI=
0 notes
hane-moj · 1 year
Text
Kam përshtypjen që je si Hëna, po pra me faza, dikur e plot e dikur hiq!!
0 notes
xhemilbeharaj · 2 years
Text
12 shenjat e horoskopit për këtë javë sipas Meri Shehut
12 shenjat e horoskopit për këtë javë sipas Meri Shehut
Dashi-3 yje. Hëna e plotë në Dash i plotëson një cikël të jetës, mbaroi një cikël pune do fillojë një i ri duhet të kenë kujdes në çështjet erotike dhe ekonomike. Në qoftë se ndihen të dhunuar ose të lodhur është momenti t’i japin fund një cikli dhe të fillojnë etapën e një cikli të ri. Demi-2 yje. Hëna e plotë në Dash nuk është pozitive për demët, mund të jenë meditues, krijues, mund të bëjnë…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
shqiperialive · 2 years
Text
“Tuna është arrogante, Bleona delirante”, gazetari i njohur zbulon të pathënat e VIP-ave shqiptarë: Aktori më pak i talentuar...
“Tuna është arrogante, Bleona delirante”, gazetari i njohur zbulon të pathënat e VIP-ave shqiptarë: Aktori më pak i talentuar…
Gazetari Flavio Qarri ishte ditën e djeshme i ftuar në emisionin “E Diell”, ku u bë pjesë edhe e rubrikës “Dielli apo Hëna”. Ai ishte gjithashtu edhe pjesë e një loje, ku gjatë së cilës duhej t’ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ose do të përballej me dënim. Flavio Qarri u pyet në lidhje me ‘sekretet’ që nuk i dinim për personazhet e njohur shqiptarë,…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
rregullatislame · 2 years
Text
Hadithe Profetike
Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit.
Tumblr media
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit”
Burimi: http://www.rabee.net/ Përgatiti: Stafi Perlatmuslimane.
Metodologjia në thirrjen tek Allahu.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 1 
Hadithi i parë:
Metodologjia në thirrjen tek Allahu.
Ibn Abbasi radijallahu anhu tregon se kur Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e dërgoi Muadhin për në Jemen i tha:
“Ti vërtet do të shkosh tek një popull i përbërë nga jehudët dhe të krishterët, kështu që le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret dëshmia se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, – dhe në një transmetim tjetër, “Që ta adhurojnë vetëm Allahun.”
Pra, nëse të binden në këtë, atëherë mësojë ata se Allahu e ka bërë obligim për ta të falin pesë namazet çdo ditë dhe natë.
Nëse ata pastaj të binden në këtë, atëherë mësoj ata se Allahu e ka bërë obligim për ata që të japin zekatin i cili mirret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Dhe nëse të binden në këtë, largohu nga pasuria e tyre më e vlefshme dhe frikësohu nga duaja e të shtypurit, me të vërtetë, nuk ka asnjë pengesë ndërmjet (lutjes së të shtypurit) dhe Allahut.
Hadith transmetohet nga Buhari, Muslimi, en-Nesai, Ibn Maxheh, dhe Ahmedi.
Transmetuesi i hadithit:
Abdullah ibn Abbas ibn Abdil-Muttalib, djali i axhës së Profetit, i njohur për dijen e tij të thellë. Ai është një nga sahabët të cilët kanë transmetuar më së shumti hadithe, dhe ai është një prej sahabëve më të ditur. Ai vdiq në vitin 68 h.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Hadith sqaron hapat e detyrueshme që janë të obliguar të pasohen nga ai që thërret për në fenë e Allahut. Pra, gjëja e parë me të cilën ai duhet të filloj është thirrja në Teuhid dhe të veçohet vetëm Allahu – i Vetmi – në adhurim dhe të qëndruarit larg nga shirku i madh dhe i vogël. Kjo bëhet me dëshminë se askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij.
Dhe qëllimi i kësaj dëshmie është:
Se adhurimi në të gjitha format e tij është një e drejtë që i konfirmohet vetëm Allahut. Askush pos Tij nuk meriton diçka prej saj (adhurimit). Asnjë Engjull i afërt, asnjë Profet i dërguar, asnjë njeri i drejtë, asnjë gur, asnjë pemë, as dielli dhe as hëna.
Kështu që nuk duhet lutur ajkujt askush pos Allahut, dhe nuk kërkohet ndihmë përveçse prej Tij, dhe nuk kërkohet mbrojtje përveçse prej Tij, dhe nuk duhet mbështetur në askë pos Tij, dhe nuk duhet frikësuar nga aksush dhe nuk shpresohet në askë tjetër përveçse prej Tij.
Pra ai i cili ia dedikon ndonjë nga këto forma apo të tjera forma të adhurimit dikujt tjetër përveç Allahut ka bërë shirk, i ka bërë Allahut ortak në ibadet
“Ai që Allahut i bën shirk, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.”  [5:72].
Dhe kuptimi i dëshmisë se nuk meritont ë adhurohet askush përveç Allahut nuk është vetëm thënie goje, por duhet ditur kuptimin e saj dhe duhet vepruar në përputhje me të dhe kushtet e saj duhet të plotësohen.
Dhe kushtet e saj janë shtatë:
- E para: Dija e cila është ekundërta e injorancës.
- E dyta: Bindja e cila është e kundërta e dyshimit.
- E treta: Pranimi e cila është e kundërta e refuzimit.
- E katërta: Dorëzimi dhe bindja e cila është e kundërta e braktisjes së bindjes.
- E pesta: Sinqeriteti e cila është e kundërta e Shirkut.
- E gjashta: Vërtetësia e cila është e kundërta e gënjeshtrës.
- E shtata: Besnikshmëria, dashuria në krahasim me kontrastet e tyre.
Dhe kuptimi i dëshmisë se Muhammedi është i Dërguari i Allahut është:
Ta dihet kuptimin e tij dhe të veprohet në përputhje me të. Pra qëllimi nuk është as këtu vetëm fjalë goje. Por do të thotë të besosh (ta konfirmosh) atë – të cilën na informoi ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe t’i bindesh atij në atë që ai ka urdhëruar, dhe të qëndroshë larg nga ajo që ai ndaloi dhe parandaloi.
Dhe ta adhurosh Allahun me atë që Ai e ka ligjësuar përmes thënieve të Dërguarit fisnik, e jo përgjatë (edhe) epsheve dhe jo me risi.
Pra, çdo mysliman duhet ta dinë kuptimin e dëshmisë dhe ti kuptojë ato mirë dhe të veprojë me zell sipas tyre.
Dhe kjo do të thotë që ta pohosh besimin, dhe të veproshë përgjatë asaj që është në Kur’an dhe në Sunnetin me të cilin erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Çfarë ka të bëjë me bindjet, dhe atë që ka të bëjë me adhurim dhe ligjet, në të gjitha aspektet e jetës.
Mësimet që nxirren nga ky hadith.
01 - Se Teuhidi është themeli i Islamit.
02 - Se shtylla kryesore pas Teuhidit është kryerja e namazit.
03 - Se shtylla më e detyrueshme e Islamit pas namazit është Zekati, e cila është e drejt e pasurisë.
04 - Se lideri është ai i cili kujdeset për grumbullimin dhe shpërndarjen e Zekatit. Ose vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij.
05 - Dhe në hadith ka dëshmi se është e mjaftueshme për ti dhënë Zekatin njërës kategori (nga kategoritë që kanë të drejtë të marrin Zekatin).
06 - Dhe se nuk lejohet ti ipet zekati një të pasuri.
07 - Dhe se është e ndaluar për atë që punon me mledhjen e zekatit që t’ua marrë pasurinë më të vlefshme.
08 - Dhe në hadith është një tërhiqet vërejtja për tu larguar kundër të gjitha llojeve të shtypjes.
09 - Dhe se informacioni i një personi të besueshëm (Hadith Ahad) pranohet në lidhje me besimin, dhe me atë që kërkon veprim.
10 - Dhe ai që thërret në islam filloni me atë që është më e rëndësishmja së pari.
Vlera e Teuhidit.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 2 
Hadithi i dytë:
Vlera e teuhidit.
Nga Ubadeh ibn es-Samit radijAllahu anhu i cili ka thënë se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Ai që dëshmon se nuk meriton te adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, të Vetimit, i Cili nuk ka asnjë ndihmës, dhe se Isau është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij dhe Fjala e Tij të cilën ia shpalli Merjemes dhe një shpirt i krijuar prej Tij. Dhe se Xheneti është i vërtetë, dhe se Zjarri është i vërtetë, Allahu do ta fus në xhenet sido që t’i ket veprat.”
Transmetuar nga Buhari, Muslimi dhe Ahmedi.
Transmetuesi i hadithit:
Ubadeh ibn es-Samit el-Ansari. Ai ishte një nga ata që ishte të pranishëm me Profetin në dy rastet kur i premtuan besnikërin dhe bindjen ndaj Profetit, dhe e cila quhet Akabe e parë dhe e dytë.
Dhe ai ishte i pranishëm në të gjitha betejat. Ai ua mësonte të tjerëve Kur’anin në Medine, dhe pastaj në Sham. Ai vdiq në Bejt el Makdis në vitin 32 H.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Ky hadith përfshin pesë gjëra. Ai që beson në to dhe vepron sipas tyre, si nga pamja e jashtme dhe dhe nga ajo e mbrendshme, hynë në Xhenet.
- E para: Thënia e tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ai që dëshmon nuk ka zot i cili meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetimit, i Cili nuk ka asnjë ndihmës”
Pra:
Ai beson në Allahun bazuar në sinqeritet dhe bindje njëkohësisht ai pohon të drejtën ekskluzive për ta adhuruar Allahun të Vetëm dhe largohet nga adhurimi i dikujt tjetër pos Tij.
Dhe ai vepron si në fjalë ashtu edhe në vepër mbi atë që dëshmia “askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut” do të thotë, në lidhje me praktikimin e urdhëresave të Tij dhe duke qëndruar larg ndalesave të Tij.
- E dyta: Dëshmia se “Muhamedi është i Dërguari i Allahut.”
Pra:
Ai i cili me bindje të fortë, pa asnjë dyshim, besonë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut që Ai e dërgoi tek xhinët dhe njerëzimi me një mesazh të përgjithshëm, të plotë. Dhe ai është Profeti i fundit dhe se mesazhi i tij është mesazhi i fundit. Dhe se meson se ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është një nga robërit e Allahut, të cilin Allahu e nderoi me bartjen e mesazhit të Tij tek kjo botë.
Pra, ky person beson në atë që ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na informoi, dhe i bindet atij në atë që ai e urdhëroi, dhe qëndronë larg nga ajo që ai e ndaloi dhe e parandaloi.
- E treta: Besimi se Isa, është një nga robërit e Allahut dhe një nga të Dërguarit e Tij dhe se ai nuk është një fëmijë i paligjshëm, siç pretendojnë jehudët. Dhe ai nuk është Allahu, e as bir i Allahut, dhe nuk i treti në një trinitet, si krishterët pretendojnë, por ai është një nga robërit e Allahut të cilin Allahu e dërgoi tek Izraelitët për t’i thirrur ata që ta adhurojnë vetëm Allahun.
Dhe Allahu e krijoi Isain me fjalën “Bëhu” e cila aludon në krijim, dhe se ai (Isai) është një prej shpirtrave që Allahu ka krijuar.
“Vërtet, qështja e Isait (të lindur pa baba) te Allahu është sikurse qështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu!” ai u bë.”  [3:59] 
- E katërta: “Xheneti është i vërtetë”
Kështu ai me bindje beson se Xheneti që Allahu e ka përgatitur për robërit e Tij të bindur është konfirmuar, ekziston dhe është një realitet për të cilën nuk ka dyshim. Dhe se ajo është shtëpia përfundimtare, e përjetshme për ata që i besojnë Atij dhe pasojnë Profetët e Tij.
- E pesta: “Zjarri është i vërtetë”
Kështu ai me bindje besonë se Zjarri me të cilin Allahu i kërcënonë jobesimtarët dhe hipokritët është i vërtetë, i konfirmuar dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Allahu e ka përgatitur atë për atë që e mohoi Atë, ishte mosmirënjohës dhe i pabindur ndaj Tij.
Këto pesë gjëra, ai që i verifikon ato dhe besonë në to dhe ka vepruar në përputhje me kuptimin e tyre, Allahu do ta fus në Xhenet, edhe nëse ai do të jetë i pakujdesshëm dhe do të ketë mëkate, dhe kjo për shkak të Teuhidit të tij dhe se ai e adhuronte vetëm Allahun.
Mësimet që nxirren nga ky hadith.
01 - Vlera e të adhuruarit vetëm Allahun, dhe se Allahu fal mëkatet për shkak të saj.
02 - Mëshira madhështore e Allahut, mirësia dhe mëshira ndaj robërve të Tij.
03 - Nga ajo që ai tha në lidhje me Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – “robi dhe i dërguari i Tij” mësojmë se: cilat janë të drejtat e Profetëve, dhe veçanërisht Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa e tepruar dhe pa qenë neglizhentë ndaj tij.
04 - Që monoteistët mëkatare nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në zjarr.
05 - Se është e detyrueshme për ta besuar Xhenetin dhe Xhehnemin.
E drejta e Allahut mbi robërit e Tij.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 3 
Hadithi i tretë:
E drejta e Allahut mbi robin.
Nga Muadh ibn Xhebeli i cili ka thënë: “Unë isha ulur prapa Profetit- sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- hipur në një gomar kur ai më tha: “A e dini se çfarë është e drejta e Allahut mbi robërit dhe çfarë është e drejta e robërve mbi Allahun?” I thashë: “Allahu dhe Profeti i Tij e dinë më mirë.” Ai tha: “E drejta e Allahut mbi robërit është se ata duhet të adhurojnë Atë dhe të mos vënë ndonjë ndihmës karshi Atij, dhe e drejta e robërve mbi Allahun është se Ai nuk e dënon ata që nuk i bën shirk Atij.” Kështu që unë thashë: “O i Dërguari i Allahut! A të mos i informojë njerëzit për këtë lajm të mirë?” Ai tha: “Mos i informo ata për këtë lajm të mirë, sepse ata do të mbështeten në atë.”
Transmeton: el-Buhari, Muslim, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
Transmetuesi i hadithit:
Ai është Muadh ibn Xhebel ibn Amr ibn El-Ansari Auvs El-Khazraxhi, Ebu Abdirr-Rrahman. Sahabiu i njohur, një prej sahabive të dalluar. Ai mori pjesë në betejën e Bedrit dhe betejat e mëvonshme. Ai ishte një burim reference në aspektin e dijes, dispozitave dhe Kur’anit. Ai vdiq në vitin 18 H në Sham në Ta’un Amras (Nga kolera).
Kuptimi i përgjithshëm:
Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e bëri të qartë në këtë hadith, qëllimin pse Allahu i krijoi krijesat, e cila është për ta adhuruar vetëm Atë me sinqeritet. Sepse kjo e drejtë madhështore nuk i takon askujt tjetër pos Tij, Krijuesit të Fuqishëm.
Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – gjithashtu e bëri të qartë se çfarë shpërblimi robi e meritonë prej Allahut nëse ata kryejnë këtë detyrë madhështore – “adhurim të sinqertë”, se Ai i kursen ata nga dënimi i zjarrit dhe i fut në Xhenet.
Dhe kjo është diçka që e bën besimtarin të lumtur dhe të cilën e mirëprit. Prandaj Muadhi e pyeti Profetin për leje dhe tha:
“A të mos i informojë njerëzit për këtë lajm të mirë, këtë?”
Por Profeti e ndaloi Muadhin nga kjo, për të mirën e umetit mysliman, dhe se ai donte që ata të jenë të zellshëm që të bëjnë vepra të mira dhe të konkurrojnë në atë që i sjell ata më afër Allahut. Që ata me këtë zellshmëri, përpjekje dhe garim të arrijnë nivele më të larta tek Allahu.
Dhe anasjelltas, nëse ata e neglizhojnë veprat e mira dhe mbështeten në premtime të ngjashme ata do të humbasin mirësi të mëdha dhe një shpërblim të madh.
Mësimet që përfitohen nga ky hadith.
01 - Urtësiae Profetit në edukim kur ai filloi me pyetje në mënyrë që nxënësi ta ketë vëmendjen tek fjalët e tij dhe ta kuptuojë më mirë.
02 - Në hadith shohim modesitnë e Profetit dhe karakterin e tij të mirë kur ai hipi mbi një gomar dhe uli shokun pas tij.
03 - Hadithi qartëson të drejtën më madhështore të Allahut mbi robin, dhe kjo është Teuhidi që t’ia drejtoshë adhurimin tënd vetëm Atij.
04 - Bekimi dhe mëshira e Allahut ndaj robërve me shpërblimin më të mirë për kryerjen e kësaj të drejte.
05 - Se është e rekomanduar për ti dhënë lajmin e mirë myslimanit në lidhje me atë që e bën atë të lumtur.
06 - Frika që të mbështetesh vetëm në mëshirën e gjerë dhe të madhe të Allahut, sepse kjo mbështetje i dëmton shumë injorant.
Ndalimi nga kërkimi bekimit nga pemët dhe të ngjashme.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 4
Hadithi i katërt:
“Ndalimi nga kërkimi bekimit nga pemët dhe të ngjashme.”
Nga Ebu el-Uakid Lejthi i cili tha:
“Ne shkuam me Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për në Hunejn dhe nuk ishte shumë kohë e gjatë kur ne ishim jobesimtarë. Idhujtarët kishin një pemë të sidrit afër të cilit qëndronin dhe varnin mbi të armët e tyre në mënyrë në mënyrë që t’u vazhdonte fati dhe bekimet edhe më tej. Ata e quanin këtë pemë Dhatu Anuat.”
Pastaj ne kaluam pranë një peme të tillë kështu që ne thamë:
O i Dërguari i Allahut! Na cakto edhe neve një pemë të tillë ashtu siç ata e kanë pemën Dhatu Anuat.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:
Allahu Ekber! Këto janë tradita (të idhujtarëve). Unë betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ju keni thënë saktësisht atë çfarë bijtë e Izraelit i thanë Musaitsal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“O Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk dini.” [7:138]
“Ju me siguri do të ecni në rrugën e atyre që ishin para jush.”
Transmetuar nga Ahmedi dhe Tirmidhiu i cili e deklaroi të jetë autentik, dhe Abd er-Razak dhe Ibn Xherir, dhe Ibn Ebi Hatim, dhe një i ngjashëm nga Taberani.
Transmetuesi i hadithit:
Ai është Uakid Ebu el-Lejthi, thuhet se emri i tij është el-Harith ibn Malik dhe thuhet El-Harith ibn Auf. Kolektorët e mëdhenjë të haditheve kanë trsnmetuar hadithe nga ai dhe ka dy hadithe prej tij në Buhari dhe Muslim.
Thuhet se ai mori pjesë në betejën e Bedrit, dhe thuhet se ai është një nga ata që u bënë myslimanë kur u pushtua Meka. Ai vdiq në vitin 68 H, kur ai ishte 85 vjeç.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Në ushtrinë e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që dolën për në betejën e Hunejnit, kishte nga ata që pak më parë ishin bërë myslimanë. Islami i tyre nuk ishte i rrënjosur thellë, dhe ata nuk kishin aftësinë për të kuptuar thirrjen islame, besimin e tij dhe bazat, sepse pak më parë ata gjetën veten në kohët e injorancës dhe shirkut.
Kështu pra ata kaluan pranë njerëzve të cilët ishin idhujtarë, dhe të cilët qëndronin pranë një pemë për të kërkuar bekime nga ajo dhe për shkak se ata e shenjtëronin atë. Kështu që kur këta myslimanë të ri në fe i panë ata duke bërë këtë ata kërkuan nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ai tu japë atyre një pemë në të cilën ata mund të varrnin armët e tyre në mënyrë që të kërkojnë bekimin prej saj, e jo që ta adhurojnë atë, sepse ata besonin se Islami e pranon këtë formë të tabarruk dhe se ata përmes këtij veprimi do të fitonin ndaj armiqëve të tyre.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u befasua nga kjo kërkesë e çuditshme kur ai tha një fjlaë madhështore që duhet të jetë një mësim, mësim për umetin e tij deri në Ditën e Gjykimit:
“Allahu Ekber! Unë betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ju keni thënë saktësisht atë çfarë bijtë e Izraelit i thanë Musaitsal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“O Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk dini.” [7:138]
Sa e duhur është për myslimanët që t’i kushtojnë vëmendje dhe ta kuptojnë këtë mësim, dhe sa e duhur është veçmas për dijetarët që ta ngrisin zërin lart me këtë fjalë të fuçishme para syve të xhematit të thjeshtë, të cilët kërkojnë bekim përmes të gjallëve dhe të vdekurve, shkëmbinjve dhe pemëve, sepse ata besojnë se kjo është prej Islamit.
Këto veprime u zbukurohen atyre nga ata të cilët nuk i frikësohen Allahut dhe nuk shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe Ditën e Gjykimit. Ata të cilët janë skllevër të parave dhe pozitës. Ata që shfrytëzojnë ndjenjat e injorantëve dhe të personave naiv dhe në këtë mënyrë i bëjnë ata që rrënjosen thellë në devijim dhe i bëjnë ata që të luftojnë kundër së vërtetës dhe Teuhidit.
Mësimet që nxirren nga ky hadith.
01 - Ndalimi i përngjasimit me njerëzit nga koha para Islamit, kufarët.
02 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e krahasoi kërkesën e tyre me kërkesën të cilën e bënë bijtë e Izraelit, jehudët.
03 - Aktet për të cilat janë qortuar bijtë e Izraelit – qërtohet edhe ky umet (në qoftë se ata i veprojnë ato).
04 - Në këtë hadith i ipet vëmendje rregullit bazë se një veprim i vogël ndalohet nëse ai mund të shpie në diçka më të keqe, ose principi për të kryer një vepër ose për tu përmbajtur nga një veprim për shkak të sigurisë.
05 - Në hadithi gjithashtu gjendet një shenjë e Profetësisë, kur ajo që e tha ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ajo edhe ndodhi.
06 - Ajo bërmban frikën nga Shirku dhe se një person mund të mendoj se diçka është e mirë, dhe mendon se ajo e afron tek Allahu, ndërsa në realitet ajo është diçka që e largon më së tepërmi nga mëshira e Allahut dhe e afron afër Zemërimit të Allahut.
Rreziku i të luturit dikë tjetër pos Allahut Subhanehu ue Te‘Ala.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 5, 6. 
Hadithi i pestë, dhe gjashtë:
Rreziku i të luturit dikë tjetër pos Allahut Subhanehu ue Te‘Ala
Ibn Mesudi radijAllahu anhu tregon se Profeti sallAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ai që vdes dhe është në gjendjen ku ai lutë tjetër kënd pos Allahut, do të hyjë në zjarr.”
Transmeton Buhari.
Dhe nga Xhabiri radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Kushdo që e takon Allahun pa bërë shirk Atij do të hyjnë në Xhenet dhe kushdo që takohet me Të dhe i bën shirk Atij, do të hyjë në zjarr.”
Transmeton Muslimi.
Dy sahabët të cilët kanë transmetuar hadithet:
01 - Abdullah ibn Mesudi ibn Ghafil ibn Habib el-Huthali, Ebu Abdirr-Rrahman nga të parët në Islam, dhe një nga dijetarët e mëdhenj të sahabëve, person me merita, etikë dhe veprime të shumta dhe të vlefshme. Umeri e caktoi atë si udhëheqës i Kufas dhe ai vdiq në Medine në vitin 32H.
02 - Xhabir ibn Abdullah ibn Amr ibn Hiram el-Ensari es-Salami. Sahabi i cili është biri i një sahabiu. Ai luftoi me Profetin në 19 beteja. Ai vdiq në Medine pas vitit 70 H.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit të Ibn Mesudit:
Hadithi sqaron se çfarë pozite ka lutja (duaja) dhe se ajo është një nga format më të fuqishme të adhurimit dhe ndër të drejtat më madhore të Allahut, sepse ai që ia dedikon dikuj tjetër këtë vepër do të bëhet mushrik i cili i ka bërë ortak Allahut dhe e ka bërë të njejtë në adhurim dhe i ka dhënë të drejtën e adhurimit.
Dhe kjo është mosbindje ndaj Allahut dhe kundërshtim ndaj Profetëve të Tij, dhe është përgënjeshtrim i të Dërguarëve të Tij, thirrja dhe mesazhi i të cilëve ishte i bashkuar se është e detyrueshme për t’ia dedikuar të gjithë adhurimin Allahut, dhe nga format më të fuqishme të adhurimit është lutja.
Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Lutja është adhurim.”
Dhe Allahu Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë:
“Lutnie Zotin tuaj të përulun e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.” [El A’raf, 55]
Dhe Ai tha:
Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem.” [Gafir, 60]
Dhe Ai tha kur Ai ndaloi ti bëhet lutje dikujt tjetër përveç Tij:
“Dhe mos lut tjetër kë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjell as dobi as dëm, e nëse bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.” [Junus, 106]
Dhe Ai tha:
“Pra, përpos Allahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarëve.” [Shuara, 213]
Pra ti lutesh dikujt tjetër pos Allahut, llogaritet sikurse ta adhuroshë atë – Allahu na ruajtë. -
Allahu tha, kur i qortoi idhujtarët:
“Ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar Allahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e Allahut, të lartit, të madhëruarit! Ai (Allahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim. Pra, adhuronie Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).” [Gafir, 12-14]
Duke i gjykuar si të devijuar ata që adhurojnë dikë tjetër pos Allahut, Ai tha:
“Kush është më i humbur se ai që pos Allahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).” [El Ahkaf, 5-6]
Allahu ka thënë:
“Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënë që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj, i tërë sundimi është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t’ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E kush nuk të informon ty si i Dijshmi (Allahu).” [Fatir, 13-14]
Dhe përmes këtyre teksteve dhe të ngjashme prej Kuranit dhe Sunnetit i sqarohet atij që Allahu i ka dhënë vizion të zgjeruar, zemër të shëndritur dhe i cili është i kënaqur dhe rehatshëm, i sqarohet se sa e rëndësishme është lutja dhe pozita i saj në akiden islame.
Dhe për shkak të kësaj pozite të lutjes, Allahu kërcënon atë që nuk i nënshtrohet Atij me lutje, duke e futur në zjarrë të poshtëruar. Ai më i Larti ka thënë:
“Ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehenem.” [40: 60]
Dhe Profeti (salAllahu alejhi ve selem) kërcënon atë që i bën lutje dikujt tjetër pos Allahut me Xhehnem si në këtë hadith:
“Kushdo që vdes dhe është në gjendjen ku ai i lutet një hyjni tjetër pos Allahut, do të hyjë në zjarr.”
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Pozita e lutjes dhe se kjo është forma më e madhe e adhurimit.
02 - Ti bëhet lutje dikujt tjetër përveç Allahut është shirk i madh dhe një padrejtësi e madhe.
03 - Se ai që i lutet dikujt tjetër pos Allahut ka vetëm zjarrin si shpërblim në jetën tjetër, nëse ai vdes në atë gjendje.
Të gjitha vendimet merren vetëm nga Allahu.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 7, 8.
Hadithi i shtatë, dhe tetë:
Të gjitha vendimet merren vetëm nga Allahu, dhe asnjë Profet, engjëll ose dikush tjetër nuk merr pjesë në to.
Enesi radijAllahu anhu tregon:
“Profeti u plagos në Betejën e Uhudit, dhe dhëmbi i syrit të tij u thye dhe ai tha: 
“Si tu shkojë puna mirë një populli që dëmtojnë Profetin e tyre?”
Pastaj zbriti ajeti i mëposhtëm:
“Ti nuk ke te bësh asgjë me paracaktimin.” [3: 128]
Transmetuar nga Buhari, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
Ibn Umeri radijAllahu anhuma tregon se e ka dëgjuar Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë, kur ai e ngriti kokën e tij nga rukuja në rekatin e fundit të namazit të sabahut, pasi që kishte thënë “Semi Allahu Limen hamidah”
“O Allah! Mallkoje filan dhe filan personin.”
“Pastaj u dërgua ajeti i mëposhtëm:
“Ti nuk ke te bësh asgjë me paracaktimin.” [3: 128]
Dhe në një tjetër transmetim tjetër thuhet:
Se ai lutej kundër Safuan ibn Umejjeh dhe Suhejl ibn Amr dhe el-Harith ibn Hisham pastaj zbriti ajeti vijues:
“Ti nuk ke te bësh asgjë me paracaktimin.” [3: 128]
Transmetuar nga Buhari, Ndsai, Ahmedi dhe Tirmidhiu 
Dy sahabët të cilët kanë transmetuar hadithet:
01 - Enes ibn Malik el-Ensari el-Khazrexhi, shoku dhe shërbëtori i Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai i shërbeu Profetit gjatë 10 viteve dhe ai ka transmetuar 1286 hadithe. Nga këto, 168 të regjistruara nga Buhari dhe Muslim. Ai vdiq në Basra kur ishte mbi 100 vjet i vjetër.
02 - Abdullah ibn Umer el-Kurashi, el-Adeui. Ai u bë mysliman në fillim me babain e tij në Meke, dhe ai emigroi kur ai ishte dhjetë vjeç. Ai dëshmoi betejen e Hendekut dhe betejat pas saj. Ai i përkiste sahabëve fisnikë dhe të nderuar. Ai ishte i kapur për Sunneti, ikte nga risitë në fe dhe ishte ai që i dha këtij umeti këshilla të mira. Ai vdiq në vitin 74 H. 
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në betejë kundër armiqve të Allahut idhujtarët në ditën e Uhudit, dhe idhujtarët u mposhtën në fillim të betejës. Pastaj, për shkak se një pjesë e ushtrisë veproi kundër urdhërit të Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe për shkak të Urtësisë së Allahut që Ai dëshiroi që të ndodhte, fati u kthye kundër myslimanëve saqë disa prej sahabëve ranë shehid dhe Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u plagos.
Pastaj Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha – ndërsa njëkohësisht mendonte se ishte e pamundur dhe pothuajse e menjanuar që këta idhujtarët të arrinin sukses dhe të bëhen myslimanë, pasi që ata kishin arritur kulminacionin e mendjelehtësisë dhe kokëfortësië, ai tha:
“Si është e mundur të shpëtoj një populli që dëmtojnë Profetin e tyre?”
Pastaj ai bëri dua kundër një grupi prej udhëheqësve të tyre, kështu që çfarë ndodhi?
Allahu – që është i Gjithëdituri, që është i informuar për gjithçka, Ai që posedon çdo gjë, dhe i Cili zotëron krijimin dhe veprimin, dhe që Gjykon në këtë jetën e kësaj bote dhe të ardhshmen – i zbriti Profetit të tij më fisnik:
“Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’u pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë.” [3: 128]
Kështu pra: Mua më përket aftësia absolute dhe Sundimi. Udhëzimi dhe devijimi është në Dorën Tiime. Askush nuk mund ta ndalojë atë që kam dhënë dhe askush nuk mund të japë atë që kam ndaluar.
Pastaj dëshiroi Allahu që ata të udhëhzoheshin (banorët e Mekës), kështu që Ai i udhëzoi ata në Islam dhe ata u bënë disa nga ushtarët e tij më të zgjedhur dhe më të sinqertë ndaj Tij. Allahu çliroi botën nëpërmjet tyre dhe Allahu udhëzoi shumë njerëz nëpërmjet tyre.
Pra, a është i mençur kushdo që mendon se Profeti ose që dikush tjetër e di të fshehurën, ose ka pjesë në univers?
Dhe a është i mençur ai që i drejtohet tjerëve pos Allahut në kohët e vështirësisë dhe pret ndihmë nga ai, dhe se ai do ti´a largojë vuajtjet?
S’ka dyshim se ky person nuk është i verbër, por zemra e tij që është në gjoksin e tij është e verbër. 
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Se Profetët sëmureshin dhe sprovohen. Kjo është kështu që ta dijmë se ata janë njerëz që goditen nga sprovat e kësaj jete dhe se trupat e tyre goditen nga ajo që goditen njerëzit e tjerë. Në mënyrë që të jemi të bindur se ata janë të krijuar dhe se kanë një Zot mbi vete.
Dhe të mos sprovohet nga mrekullitë që u shfaqeshin atyre, dhe që shejtani të mos i mashtroj njerëzit rreth tyre, ashtu siç i mashtroi të krishterët dhe të tjerët.
02 - Kjo tregon se është ligjëruar për të bërë Kunut në kohë të vështira.
03 - Kjo përmbanë se është e lejuar për të bërë du’a kundër idhujtarëve duke cekur emrat e tyre, gjatë namazit, dhe se kjo nuk ndikon në saktësinë e namazit.
04 - Ajo përmban faktin se Përcaktimi dhe Sundimi i takon plotësisht Allahut. Sepse Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut kundër idhujtarëve, dhe sahabët më fisnik bënë “Amin”, por Allahu nuk iu përgjigj lutjes së tyre kundër tyre. Pastaj Allahu i udhëzoi ata (idhujtarët nga Meka) në Islam.
Besimi i vërtetë.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 9
Hadithi i nëntë:
Besimi i vërtetë.
Nga Enesi radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Asnjë nga ju nuk beson përderisa ai nuk më do mua më shumë se fëmijët e tij, prindërit e tij dhe tërë njerëzimin.”
Transmetuar nga Buhari dhe Muslimi.
Transmetuesi i hadithit:
Enes ibn Malik el-Ensari el-Khazrexhi, shoku dhe shërbëtori i Profetit salallahu alejhi ue selem. Ai i shërbeu Profetit gjatë 10 viteve dhe ai ka transmetuar 1286 hadithe. Nga këto, 168 të regjistruara nga Buhari dhe Muslim. Ai vdiq në Basra kur ishte mbi 100 vjet i vjetër.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Një person nuk është besimtar i vërtetë përderisa ai nuk e do Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më shumë sesa ata për të cilët është i lidhur me anë të lidhjeve familjare apo miqësisë dhe lidhjeve të interesit.
Pra, nëse dashuria e tij për Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e tejkalon dashurinë e tij për atë që e ka lindur dhe rritur si nëna e tij dhe i ati, dhe gjyshërit, dhe tejkalon dashurinë e tij për të afërmit e tij nga gjaku, bashkëshortja dhe familja, dhe të gjithë ata me të cilët ai ka lidhje sociale, politike, të tregtisë apo tjera interesa. Nëse ai është në këtë gjendje, atëherë ai është një besimtar i vërtetë.
Dhe shenjë e kësaj është: që t’i ipet përparësi bindjes ndaj Allahut dhe Profetit para çdo bindjeje ndaj çdokujt tjetër.
Dhe i jep përparësi asaj që Allahu dhe i Dërguari i Tij ndaj asaj që e donë njerëzit, të afërm apo të largët, qoftë edhe nëse i hidhëron të gjithë njerëzit.
Dhe ai nuk do të ndjejë ëmbëlsinë e imanit përderisa ai nuk i posedon tri tipare dalluese, siç ceken në hadithin e transmetuar nga Buhari dhe Muslimi:
“Ai që posedon tri tipare dalluese me ndihmën e tyre do të ndjej ëmbëlsinë e imanit (besimit): Që ai ta do Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër, dhe që ai ta do një person vetëm për hir të Allahut, dhe që ai të urren të kthehet në mosbesim pasi Allahu e shpëtoi atë nga ai, ashtu siç ai e urren që të hidhet në zjarr.”
Pra, në qoftë se vërtet ai posedon këto tri tipare, ai me ndihmën e tyre të ndjej ëmbëlsinë e imanit, dhe ai nuk do të ketë frikë nga ata që e kritikojnë dhe nuk e duan atë dhe ai nuk do të kursej që të shpenzojë veten e tij apo pasurinë e tij për hirë të Allahut.
Autor i “El-Kaul es-sedid” ka thënë (në faqen 112): “Dije se dashuria është tre llojesh:
- E para: Dashuria ndaj Allahut që është baza e Imanit dhe Teuhidit.
- E dyta: Të duash për hir të Allahut, e cila është t’i duash Profetët e Allahut dhe të Dërguarit dhe pasuesit e tyre. Dhe të duash atë që Allahu e do, siq janë veprat e mira, kohët (e veçanta që i do Allahu), vendet, dhe të tjera. Dhe kjo vjen nga dashuria ndaj Allahut dhe e plotëson atë.
- E treta: Të duhet diçka tjetër së bashku me Allahun. Kjo është dashuria e idhujtarëve për hyjnitë e tyre dhe të ngjashme si pemët, gurët, njerëzit, pronat dhe të tjera. Dhe kjo është baza e Shirkut.”
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Besimtari me iman të vërtetë është ai i cili e vë dashurinë për Profetin para dashurisë së njerëzve.
02 - Profeti salAllahu alehi ue selem e përmendi veçanërisht nënën dhe të atin në këtë hadith, sepse marrëdhënia e një personi dhe lidhja me ta është më e fortë se sa dashuria ndaj të tjerëve dhe gjërave tjera.
03 - Në këtë hadith Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nxitë që të pasohet shembulli i tij së pari, para njerëzve të tjerë. Dhe kjo është e detyrueshme për të gjithë besimtarët.
Të kapurit për Kurani, Sunneti dhe metodologjisë së Khalifëve të drejtë.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 10
Hadithi i dhjetë:
Të kapurit për Kurani, Sunneti dhe metodologjisë së Khalifëve të drejtë.
Nga Ebu el-Najih Irbad ibn Sarijeh – radijAllahu ‘anhu – i cili tha:
“Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na këshilloi me një këshillë prekëse nga e cila u rrënqethën zemrat dhe lotuan sytë, me çrast ne i thamë:
O i Dërguari i Allahut, duket sikurse të jetë një këshillë e lamtumirës, ​​prandaj na lë ndonjë porosi!
Kështu që ai tha:
“U porosis ta keni frikë Allahun dhe t’i dëgjojni dhe tu bindeni pushtetarëve tuaj edhe nëse një skllav bëhet prijësi juaj. Sepse me siguri ai që prej jush do të jetojë do të përjetojnë kundërshtime të mëdha, atëherë kapuni për Sunnetin tim dhe metodologjinë e Khalifëve të drejtë pas meje, të cilët do të kuptojnë të drejtën dhe e pasojnë atë. Shtrëngohuni fort për të sikur me dhëmballë. Dhe qëndroni larg dhe ruhuni nga të gjitha risitë në fe, sepse të gjitha risitë janë devijim largë rrugës së drejtë.”
Transmetuar nga: Ebu Davudi dhe Tirmidhi i cili tha: “Një hadith hasen-sahih.” Dhe transmetohet nga Ahmed, Ibn Maxheh dhe Darimi.
Transmetuesi i hadithit.
El-Irbad ibn Sarijeh ibn Es-Sulemi, Ebu Naxhih, ai u vendos në Hims dhe vdiq pas viti 70 h.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Ky hadith është një bazament madhështor në Islam, në të ka direktiva, dhe udhëzime gjithpërfshirëse dhe të rëndësishme.
Me të Profeti këshilloi dhe urdhëroi umetin e tij në çështje të mëdha. Nuk mund të ketë stabilitet në jetën e tyre ose në fe pa u përqëndruar në të dhe pa e pasuar atë. Dhe nuk ka asnjë zgjidhje për problemet e tyre, përveçse duke e aplikuar atë në një mënyrë të saktë.
01 - Pra, nuk ka fe pa devotshmëri, dhe pa e pasur frikë Allahun, dhe kjo është bindja ndaj Allahut dhe kryerja e obligimeve të Tij dhe duke u përmbajtur nga ndalesat e Tij.
02 - Dhe nuk ka stabilitet në fenë e tyre dhe jetën e përditshme përveçse me një udhëheqës të drejtë që i udhëzon ata me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i zbaton ligjet e Allahut në mesin e tyre, i organizon dhe i bashkon ata, dhe ua ngre flamurin Xhihadit atyre për të ngritur Fjalën e Allahut, ndërsa për Myslimanët është e detyrueshme t’i binden atij në atë që u pëlqen dhe nuk u pëlqenë përderisa ai është mysliman dhe zbaton ligjin e Allahut.
Dhe në dobi të islamit dhe myslimanëve, për ti mbajtur ata të bashkuar dhe për të shmangur gjakderdhjen, Islami i obligon myslimanët që t’i binden udhëheqësit në çdo gjë përveç asaj që është mëkat, edhe në qoftë se udhëheqësi do të jetë mëkatar, përderisa mëkatet e tij nuk e nxjerrin atë nga Islami.
03 - Porosia e Profetit përfshinë qëndrimin e umetit lidhur me mosmarrëveshjet dhe lidhur me ata që e kundërshtojnë të vërtetën. Pra ai na udhëzoi që të përqëndrohemi në të vërtetën dhe t’i kthehemi rrugës së drejtë; metodologjisë së Profetit dhe Khalifëve të udhëzuar. Ndërsa Sunneti dhe menhexhi i tyre nuk është tjetër pos Librit të Allahut, icli thotë: “Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë.”  [42:41]dhe Sunneti i pastër i të Dërguarit të Allahut.
Pra, në këto dy gjendet shpëtimi dhe lumturia dhe në të është e vërteta, zgjidhja definitive e mosmarrëveshjeve që ekzistojnë midis grupeve islamike, dhe u ipet fund në një mënyrë që e kënaq Allahun dhe bashkon myslimanët në të vërtetën.
Dhe të gjitha zgjidhjet e tjera që nuk janë në përputhje me këtë janë të gabuara dhe ato do të dështojnë.
04 - Këshilla e Profetit përfshin paralajmërime kundër risive në fe. Sa shumë e paralajmëroi Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem umetin e tij ndaj rreziqeve të risive në fe dhe dëmin që e shkaktojnë, njëkohësisht ai lajmëroi në mënyrë të qartë se ato të shpien larg nga rruga e drejtë dhe se ata janë në zjarr.
Pra, çfarë është ajo që i bën kaq shumë myslimanë të bien në këto risi dhe të kapen për to kur Allahu i ka nderuar ata me një Libër të cilit sun i afrohet asnjë gënjeshtër, qoftë haptazi apo në mënyra të fshehta. Një fe e plotë në të cilën nuk ka ndonjë mangësi: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” [5: 3]
Kjo me të vërtetë është pikëllim dhe mjerim për të parë se si një pjesë e madhe e myslimanëve nuk e bazojnë besimin e tyre në Kuran e as në Sunnet. Dhe në adhurimin e tyre dominojnë risitë mbi Sunnetin, dhe ata kanë zgjedhur pasimin e verbër. Dhe deklaratat e Profetit për ta dëshmojnë të vërtetën kur ai tha: 
“Ju do të pasoni të njëjtën rrugë si ata që ishin para jush hap pas hapi, saqë në qoftë se ata do të hyjnë në një vrimë të hardhucës edhe ju do të kishit hyrë në të.”
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Është e ligjëruar për tu dhënë myslimanëve këshilla dhe tu përkujtosh atyre Allahun, Zemërimin dhe dënimin e Tij.
02 - Të urdhërosh me frikë ndaj Allahut në predikimin tënd.
03 - Në këtë hadith është një nga shenjat e Profetësisë, kur ndodhën mospajtime në mesin e myslimanëve, ashtu siç na informoi ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
04 - Dhe në të ka një ndalim ndaj mosmarrëveshjeve në bazat dhe në degëzimet e fesë.
05 - Dhe se duhet kthyer tek metodologjia e Profetit dhe të Khalifeve të drejtë.
06 - Hadithi përmban një ndalim kundër risive, të gjitha risive të futura në fe, dhe një paralajmërim kundër tyre.
07 - Dhe në të ne e shohim se të gjitha risitë jnaë devijim larg nga rruga e drejtë, dhe se nuk ka risi të mirë.
Tri gjëra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe tri gjëra me të cilat Ai është i hidhëruar.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 11
Hadithi i njëmbëdhjetë: 
Tri gjëra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe tri gjëra me të cilat Ai është i hidhëruar.
Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu përcjellet se Profeti sallAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Allahu është i kënaqur me tri gjëra [që ju ti bëni] dhe i hidhëruar me tri gjëra [kur ju i bëni]: Ai është i kënaqur që ju ta adhuroni Atë dhe të mos i bëni shirk Atij, dhe që ju të gjithë të kapeni për litarin e Allahut dhe të mos perçaheni, dhe të jeni të sinqertë ndaj atij që Allahu e ka vendosur në pushtet mbi ju. Dhe Ai është i hidhëruar me tri gjëra [që ju ti bëni]: Thashethemet dhe fjalë boshe, dhe pyetjet e shumta, dhe shkapërderdhjen e pasurisë.”
Transmetuar nga Muslimi, Maliku dhe Ahmedi.
Transmetuesi i hadithit:
Ebu Hurejra ed-Dausi. Sahabiu fisnik, hafizi i sahabëve. Emri i tij është Abdurr-Rrahman ibn Sakhr. Ai vdiq në vitin 59 H.
Shpjegimi i disa fjalëve që shfaqen në hadith:
- Adhurimi: Është një emërtim që përmbledh gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur me të, në aspektin e fjalëve dhe veprave të dukshme si dhe të padukshme. Pra, të gjithë atë që Allahu ka urdhëruar, pavarësisht nëse ajo është një veprim i rekomanduar apo i detyrueshëm është adhurim. Dhe ti dedikohet kjo dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
- Shirk: Që në adhurim të vësh zota tjer krahas Allahut në mënyrë që robi ti dedikojë disa pjesë të adhurimit të tij dikujt tjetër pos Allahut. Pra, çdo gjë është paracaktuar që ne jemi urdhëruar nga Sheriati, në lidhje me besimin, fjalët dhe veprimet; duhet t’i dedikohen vetëm Allahut, kjo është Teuhid, Iman dhe sinqeritet. Dhe dedikimi i tyre dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.
- Kapja për litarin e Allahut: Është që të kapesh për atë me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - Kuranin dhe Sunnetin.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Në këtë hadith gjenden shenja paralajmëruese Profetike:
- E para: Inkurajimi për një Teuhid të pastër, dhe të zbatohet e drejta më e madhe e Allahut, dhe obligimi më i madhë në Islam, dhe kjo është që të adhurohet vetëm Allahu, i Vetëm. Dhe ky është qëllimi i krijimit të xhinëve dhe njerëzve. Më i Larti ka thënë:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [51:56]
Dhe të qëndroj larg nga shirku në adhurim. Kështu që robi nuk e vënë ndonjë prej krijesave si një ortak krahas Allahut duke e bërë atë si një zot krahas Allahut në lutjen e tij, në të kërkuarit ndihmë, në sakrifikimin për të, në zotime ndaj tij, në shpresa, frikë, mbështetje.
Sepse është e drejta e Allahut që këto gjëra ti dedikohen vetëm Atij, Ai nuk është i kënaqur që dikush ti ndaj këto me Të, as një engjëll i afërt e as një Profet që është dërguar si një lajmëtar.
- E dyta: Të kapurit për litarin e Allahut. Është ajo me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Kurani dhe Sunneti, dhe e gjithë ajo që i Dërguari na mësoi në lidhje me:
- Besimin
- Adhurimin
- Sjelljen
- dhe marrëdhëniet e përditshme.
Asnjë mysliman, asnjë individ apo grup apo shoqëri apo drejtues apo ata që qeverisen jan në pozitë që të devijojnë nga diçkra prej bazamenteve të Islamit ose të degëzimeve të tij.
Por është e detyrueshme për të gjithë të besojnë dhe të kapen për të gjitha ato me të cilat erdhi Profeti i fundit dhe i Dërguari i fundit, dhe ti ipet përparësi kësaj përpara të gjitha mendimeve dhe udhëzimeve të tjera.
Dhe të gjykohet me atë që i Dërguari sallAllahu alejhi ue selem erdhi në të gjitha çështjet dhe ti bindemi vetëm atij dhe ta pasojmë Profetin në të gjitha çështjet fetare, të mëdha dhe të vogla. Dhe qëndrojmë larg nga të gjitha risitë, të gjitha opinionet dhe mëkatet. Dhe përmes kësaj, dhe vetëm kësaj, myslimanët do të bashkohen dhe bashkimi i tyre i pritur do të ndodhë, dhe mund të thuhet vërtetë për ta se ata të gjithë janë të kapur për litarin e Allahut.
Dhe kjo është ajo që Allahu dëshiron të ndodhë dhe me të cilën Ai ka urdhëruar myslimanët, e jo një bashkimin politik ndërkohë që secili ka besime të ndryshme, opinione dhe drejtime. Sepse edhe nëse ky lloj i bashkimit do të ndodhë – e cila është diçka e largët – do të ishte e drejtë të thuhet për ta:
“Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar,e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” [59: 14]
- Së treti: Sinqeriteti ndaj udhëheqësit të myslimanëve. Dhe kjo bëhet duke bashkpunuar me ta në atë që është e mirë dhe t’u bindesh atyre dhe ti urdhëroshë ata me të vërtetën. Dhe ti nxitësh ata dhe ti kujtosh ata në një mënyrë të bukur dhe të butë. Dhe ti informosh ata rreth të drejtave të myslimanëve të cilat i kanë neglizhuar apo nuk u është bërë me dijë në lidhje me to. Dhe mos të rebelohen kundër tyre, të falen pas tyre, të luftojnë së bashku me ta, tia paguajnë zekatin atyre, e jo të rebelohen të armatosur kundër tyre madje edhe në qoftë se ata do të shtypin ose kanë marrëdhënie të këqija me njerëzit. Dhe kjo përfshin edhe të lutemi për ta që të jenë të mirë, dhe të mos i devijojmë ata duke i lavdëruar ata pa meritë.
- E katërta: Ndalimi i thashethemeve. Dhe kjo është të hyshë në thashethëme, dhe të meresh me gënjeshtra. Dhe të zbulosh të përhapësh gjëra të liga, dhe për të përhapësh thashetheme dhe gënjeshtra. Dhe që një person të tegojë gjithçka që ai dëgjon është e mjaftueshme që personi i tillë të konsiderohet gënjeshtar.
Kjo gjithashtu përfshin të mos thellohemi në çështjet hipotetike që nuk kan ndodhur dhe tu përgjigjeni në këto pyetje para se ato të kenë ndodhur, sepse kjo i mban myslimanët larg studimit të Kuranit dhe Sunnetit dhe i bën ata shumë të zënë për të mësuar përmendësh dhe që të kuptojnë tekstet.
- E pesta: Ndalimi i pyetjeve të shumta. Dhe kjo përfshin të kërkosh pasurinë e njerëzve si paratë dhe gjëra të tjera, si dhe ti drejtosh nevojat tek njerëzit. Dhe kjo i përket një myslimani, të cilin Allahu dëshiron të jetë i lartësuar dhe i çmuar.
Kështu t’u lypësh njerëzve në parim është e ndaluar dhe kjo nuk lejohet përveç në raste urgjente.
Ka tre pasoja, dëme, t’u lypësh njerëzve, në të tjera raste përveç në raste urgjente:
01 - Të jesh ose të bësh veten në nevojë për tjetërkënd pos Allahut, dhe kjo është një formë e shirkut.
02 - Ti vësh barrë, ta irritoshë atë që e pyet dhe kjo është një formë e shtypjes kundër krijesave.
03 - Të përulësh veten, të ulesh para dikujt tjetër pos Allahut, dhe kjo është të shtypësh veten tënde.
Kjo nëse ai që i lyp është gjallë dhe në gjendje të japë atë që kërkohet prej tij, e si është puna që t’i lypet të vdekurit, i cili nuk është i pranishëm, në ato gjëra që askush pos Allahut nuk është i aftë për ti dhënë? Kjo vërtet është Shirk.
Kjo përfshin ndalimin kundër pyetjeve të shumta që kanë të bëjnë me njohuritë e fesë. Sidomos pyetjet me synimin për të ngatërruar dhe të shkaktuar konflikte, dhe të argumentuarit pa përfitime në një mënyrë të kotë.
Kjo gjithashtu përfshin të thelluarit në çështjet hipotetike që nuk kanë ndodhur dhe për të kërkuar përgjigje për to.
- E gjashta: Ndalimi i shkapërderdhjes së pasurisë. Sepse pasuria është një begati nga Allahu. Dhe pasuria mund ti ndihmojnë një personi në ibadet ndaj Allahut, dhe të përpiqet në rrugën e Tij, t’u ndihmoj myslimanëve që kanë të drejtën për t’u ndihmuar, siq janë të varfrit, të afërmit dhe të tjerët.
Pra, është obligim për mysliman që të falëndëroj Zotin e tij për këtë begati dhe të sigurohet që ajo të mos shkapërderdhet dhe të mos keqadministrohet dhe që ajo të mos shpenzohet përveç në atë që Allahu ka ligjësuar ose e ka bërë të lejueshme. Dhe ai nuk ka të drejtë ta shpenzojnë atë në rrugën e shejtanit dhe të mëkateve, ashtu siç ai nuk ka të drejtë ta neglizhojë këtë begati duke e humbur atë.
Mësimet që nxirren nga ky hadith.
01 - Është e detyrueshme që të adhurohet Allahun në mënyrën e duhur.
02 - Është e detyrueshme për të qëndruar larg nga të gjitha format e shirkut, të mëdha dhe të vogla.
03 - Është e detyrueshme që të kapemi për litarin e Allahut në të gjitha çështjet, dhe ai është Islami me të cilën erdhi Profeti Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – Kurani dhe Sunneti.
04 - Ndalimi i përçarjeve dhe se është e detyrueshme për myslimanët që të bashkohen në të vërtetën.
05 - Se është e detyrueshme për ttë qenë i sinqertë me udhëheqësit myslimanë dhe të bashkëpunosh me ta në të vërtetën dhe në drejtësi.
06 - Ndalimi i thashethemeve.
07 - Ndalimi i të kërkuarit prej krijesave përveç se në rast emergjence dhe që ata të jenë në gjendje të japin atë. Dhe gjëja më e mirë është që ti mbështetesh Allahut dhe të kesh durim.
08 - Ndalimi i shkapërderdhjes së pasurisë.
Të përpiqemi, të luftojmë kundër atyre që devijojnë nga udhëzimi Profetik.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 12
Hadithi i dymbëdhjetë: 
Të përpiqemi, të luftojmë kundër atyre që devijojnë nga udhëzimi Profetik.
Nga Abdullah ibn Mesudi radijallahu anhu se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Ska asnjë Profet para meje që Allahu ka dërguar tek njerëzit, përveç se ai kishte ndihmëtarë dhe pasues nga popullit i tij. Ata ishin të kapur për Sunnetin e tij, metodologjinë e tij dhe pasonin urdhërat e tij. Pas kësaj erdhën breza të këqij, të cilët e kundërshtuan këtë. Ata thonin atë çfarë nuk e vepronin, dhe vepronin atë që nuk ishin të urdhëruar. Kështu që ai i cili lufton kundër tyre me dorën e tij është besimtar, dhe ai që lufton kundër tyre me gjuhën e tij është besimtar, dhe ai që lufton kundër tyre me zemrën e tij është besimtar. Dhe pas kësaj nuk ka më besim as sa pesha e sinapit.”
Transmetuar nga Muslimi dhe Ahmedi.
Transmetuesi i hadithit
Abdullah ibn Mesudi ibn Ghafil ibn Habib el-Huthali, Ebu Abdirr-Rrahman nga paraardhësit e hershëm, dhe një nga dijetarët e mëdhenjë prej sahabëve. Meritat e tij, etika dhe veprimet e tij të lavdëruara janë të shumta. Umeri e caktoi atë si udhëheqës të Kufës dhe ai vdiq në Medine në vitin 32H.
Domethënia e përgjithshme e hadithit.
Në këtë hadith ka rrëfim në lidhje me Profetët dhe gjendjen e popujve të tyre. Dhe se shokët e tyre dhe ndihmësit të cilët morën nga drita të cilën ua sollën Profetët, dhe të cilët dëshmuan kur u zbrit shpallja atyre, ata ishin të durueshëm, të besueshëm dhe të sinqertë ndaj Zotit të tyre, të kapur për udhëzimin e Profetëve të tyre, si në veprat e dukshme ashtu edhe në ato të jashtme ishin në pajtim me fjalët e tyre.
Pastaj ata u trashëguan nga brezat të cilat shejtani i devijoi nga metodologjia e Profetëve. Ata pohonin me gjuhët e tyre se pasojnë rrugën e Profetëve, por ata shpiknin gjëra të reja në fe, risi, dhe metodologji të reja dhe të gabuara dhe bënin vepra të liga dhe mëkatonin gjë që i bënë ata të jenë prej atyre që janë më së largu nga feja e Profetëve të tyre, ata jetonin në kontradikta midis fjalëve dhe veprave të tyre.
Në çdo umet mbesin dijetar të cilët janë të sinqertë dhe besnik ndaj fesë së tyre. Ata luftojnë për të dhe mbrojnë besimet e Profetëve të tyre, çdonjëri sipas aftësisë së vet dhe sipas nivelit të imanit, njëri lufton me gjuhë me gjuhë, tjetri me dorë, tjetri me zemër, e ky është niveli më i dobët i Imanit, pas këtij niveli nuk ka më Iman fare.
Dhe ajo çfarë u ndodhi popujve të mëparshëm i ndodhi edhe umetit të Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Tre brezat më të mira u trashëguan nga ata që kundërshtonin dhe që shkaktuan që myslimanët të pasojnë rrugë të ndryshme dhe epshet e tyre i bënën ata që të përçahen. Fjala e Profetit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u vërtetua kur ai tha: “Ju do të pasoni të njëjtën rrugë sikurse popujt para jush, hap pas hapi, në mënyrë që në qoftë se ata do të hyjnë në një vrimë të hardhucës edhe ju do të kishi hyrë në të. Dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha janë në zjarr përveç njërës.”
Në këtë umet mbeti Grupi i Shpëtuar, për të cilin na informoi Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Gjithmonë do të mbetet një grup nga umeti im i cili në mënyrë të qartë është në të vërtetën. Ata nuk do të dëmtohen nga ata që i tradhëtojnë ata apo i kundërshtojnë ata, derisa të vie kijameti.”
Ky grup akoma ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistojë, dhe do të thërret në të vërtetën dhe mirësinë dhe do të urdhërojë në të mirë dhe do të ndalojnë nga e keqja. Dhe do të refuzojë risitë në fe dhe dyshimet devijuese me argumente të qarta. Dhe ata do të luftojnë ndaj së kotës sipas aftësisë së tyre, me dorë, gjuhë dhe zemër.
Pra, besimtarit i takon që të jetë i qëndrueshëm në atë që e solli Profeti, në besimin e tij, adhurimin, sjelljen. Dhe ai duhet të kapet për Sunnetin e Profetit, të kryej urdhërat e tij, dhe të qëndrojë larg nga pasimi i epsheve, mëkateve dhe risive. Dhe prandaj të thërret në të vërtetën dhe të sakrifikojnë atë çfarë ai mundet për ta ndihmuar fenë e tij që të triumfoj.
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Profetët erdhën me ligje dhe metodologji për udhëzimin e njerëzve.
02 - Vlera e shokëve të Profetëve, për shkak se ata pasuan Sunnetin e Profetëve të tyre.
03 - Ka qortim ndaj atij që ka kundërshtuar metodologjinë e Profetëve, sepse ata u quajtën breza të këqij. Këta janë ata që kanë devijuar nga ajo në të cilën ishin ata para tyre , dhe ata nuk përshkruhen si të këqinjë, përveç sepse kundërshtuan Profetët e tyre.
04 - Ka qortim për atë që fjalët dhe veprat e tij nuk përputhen mes veti. “Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!.” [61: 3]
05 - Ka qortim ndaj veprave të bidatit. Sepse ajo është një vepër për të cilën Allahu nuk ka urdhëruar nëpërmjet Profetëve të Tij.
06 - Lavdërimi i atyre që pasojnë Profetët. Ata që janë të kapur për Sunnetin e tyre dhe janë të përqëndrueshëm në pasimin e tyre.
07 - Këta pasues lavdërohen për durimin e tyre dhe luftën e tyre kundër atyre që shkojnë kundër metodlogjisë së Profetëve të tyre.
08 - Sqarimi i gradëve të xhihadit dhe urdhërimit për të mirën dhe ndalimit të së keqes. Dhe se kjo është e varur sipas aftësisë dhe llojeve të ndryshme të luftëtarëve. Pra, kush ka aftësinë dhe mundësinë që të largoj të keqen me dorën e tij duhet ta kryej këtë detyrë. Dhe ai që nuk është në gjendje ta bëjë këtë, por mund të thotë fjalën e vërtetë duhet ta thotë atë. Dhe ai që nuk mund ta bëjë këtë duhet të bëj atë që mundet, dhe kjo është të luftosh me zemër dhe të heqësh dorë të refuzosh të gabuarën me zemrën. Dhe në qoftë se atij i mungon kjo, atëherë ai nuk është besimtar dhe zemra e tij ka vdekur.
09 - Se niveli i Imanit ndryshon nga personi në person dhe ai ngritet dhe bie. “dhe pas kësaj nuk ka më besim as sa pesha e sinapit.” 
Feja është sinqeriteti. 
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 13 
Hadithi i trembëdhjetë:
Feja është sinqeritet.
Nga Temim ed-Dari radiAllahu anhu përcillet se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë tri herë:
“Feja është sinqeriteti!.” Ne i tham: “ndaj kujt?” Ai tha: “Ndaj Allahut, Librit të Tij, Profetit të Tij, udhëheqësit të myslimanëve dhe popullit.”
Transmetuesi i hadithit:
Temim ibn Eus ibn Kharixheh ed-Dari. Llagapi i tij është Ebu Rukajjeh. Sahabi i njohur i cili vdiq në vitin 40 H.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Ky hadith është shumë i rëndësishëm, është prej fjalëve të shkura por përmbledhëse të Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe rreth këtij hadithi sillet i tërë Islami. Nëse myslimanët si individ dhe si grup do të kishin vepruar në përputhje me atë që ky përmban, do të arrinin lumturinë në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dotë jetonin si vëllezër të cilët e duan njëri-tjetrin, të bashkuar në një besim, një qëllim dhe një metodologji në jetën e tyre.
Pra, Sinqeriteti (nasihah) ndaj Allahut do të thotë:
Ta besoshë Atë – dhe gjithçka që është në Kuran dhe në Sunnet në aspektin e Emrave të Tij të Bukura dhe Atributeve të Tij të Larta. Në një mënyrë të drejtë dhe të vërtetë, pa i ngjasuar Emrat dhe Atributet e Tij me të tjerët, dhe pa i mohuar Atij ndonjë prej Emrave dhe Atributeve të Tij, pa i shtrembëruar. Kjo është e bazuar në ajetin:
“Asgjë nuk është se Ai – Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë” [42: 11]
Dhe të adhurohet vetëm Ai duke e mohuar çdo adhurim ndaj dikuj tjetër. Dhe ti bindet Atij dhe ti shmanget mosbindjes. Dhe të duhet për hir të Tij dhe të urrehet për hir të Tij, ti marrësh miq dhe aleatë ata që i binden Atij dhe të qëndroshë larg nga ata që i shfaqin Atij mosbindjen.
Të luftosh kundër atyre që e mohojnë Atë dhe të pranosh mirësitë e Tij dhe ta falënderoshë Atë për to. Dhe të jesh i sinqertë ndaj Tij në çdo gjë që vepron.
Sa për sinqeritetin ndaj librit të Tij do të thotë:
Të besosh se ai është Fjala e Allahut që ka zbritur nga Ai, nuk është e krijuar, asnjë gënjeshtër nuk mund ti afrohet asaj, qoftë haptazi apo në rrugë të fshehtë. Nëse njerëzit dhe xhinët do të mblidheshin, ata nuk mund të sjellin një gjë të tillë edhe në qoftë se ata ndihmojnë njëri-tjetrin, as dhjetë sure të ngjashme, e as edhe një sure të vetme.
Përveç kësaj, ta nderosh atë dhe ta recitosh atë mënyrë korrekte dhe të bukur me ndjeshmëri (khushu) dhe të shqiptosh germat e tij korrekt kur e lexon atë, ta mbrosh atë duke kundërshtuar keqinterpretimet e devijuara dhe të gabuara, ndryshimet e ekzagjeruara dhe supozime të pasakta të gënjeshtarëve. Të besosh në atë që është në të dhe ti përmbahesh ligjeve të tij dhe rregulloreve të saj, ti kuptosh shkencat, dispozitat, përngjasimet dhe dënimet. Të marrësh mësime nga këshillat e tij, dhe të meditosh mbi mrekullitë e tij.
Të veprosh në përputhje me dispozitat e tij, ti nënshtrohesh ajeteve që mund të jenë të vështira për t’i kuptuar ose që kane disa domethënie. Të hulumtosh në ajetet që janë shfuqizuar dhe të cilat shfuqizojnë dhe të përhapësh këto mësime dhe të thërrasësh në to.
Dhe domethënia e sinqeritetit për të Dërguarin e Allahut do të thotë:
Ta besoshë atë si të Dërguar dhe të gjithë atë që e solli ai, t’i bindesh atij në urdhëresat dhe ndalesat e tij, të përkrahet ai si kur ishte gjallë ashtu dhe pas vdekjes së tij, ti marrësh armiqtë e tij si armiq dhe miqt e tij si miq.
Të nderosh të drejtat e tij, të nderosh dhe respektosh dhe të ringjallësh metodogjinë dhe Sunnetin e tij, të përhapësh thirrjen tij, të mohoshë dhe ti luftosh akuzat kundër tij, dhe ti mësosh shkencat e tij, të kuptosh atë, të thërrasësh në të, ta nderosh atë, të sillesh me edukatë kur ai lexohet, të mos flasësh pa dije në lidhje me të.
Dhe ta pasosh këtë Profet fisnik në sjelljet dhe shembullin e tij, të duash familjen dhe sahabët e tij, dhe të qëndroshë larg nga ai që fut diçka të re në Sunnetin e tij apo që kundërshton ndonjë prej shokëve të tij.
Kurse sa i përket sinqeritetit me udhëheqësin myslimanë dhe ata në pozita të larta, kjo është sqaruar në hadithin e mëparshëm.
Kurse sa i përket sinqeritetit me popullin mysliman - kjo do të thotë:
Ti udhëzosh ata në atë që është e mirë për ta në jetën tjetër, dhe në këtë jetë, të mos i shqetësosh. Pra, ua mëson atë që nuk e dinë në lidhje me fenë e tyre, i ndihmon në të me fjalë dhe vepra, duke i urdhëruar në të mirë dhe ti ndalosh nga e keqja, në një mënyrë të butë dhe të sinqertë dhe duke fshehur të metat e tyre, të evitosh dëmin prej tyre, t´ua sjellësh të mirat, të keshë ndjeshmëri për ta, ti respektosh të moshuarit e tyre dhe të jesh i mëshirshëm ndaj të rinjëve.
T’ua përkujtosh Allahun dhe ti këshillosh në mënyrën më të mirë, të mos i tradhtosh ata dhe të mos jeshë ziliqar. T’ua duash atyre të mirën që e do për veten tuaj dhe të urresh që ata të goditen nga e keqja ashtu siç e urren që ti të goditesh nga ajo.
Të brosh pasuritë dhe nderin e tyre, t’i nxitësh ata që të formësojnë veten me të, të realizojnë gjithçka që është përmendur nga sinqeriteti dhe ti inkurajosh përpjekjet e tyre për në bindje.
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Se nasihah (sinqeriteti) quhet fe dhe Islam.
02 - Se feja përbëhet nga veprat ashtu siç përbëhet nga fjalët.
03 - Ai që nuk është i sinqertë ndaj Allahut, Librit të Tij, të Dërguarit të Tij, ndaj udhëheqësit të myslimanëve dhe popullit – nuk ka fe. Dhe ai që mashtron ata në ndonjë nga këto nuk është prej tyre.
04 - Se sinqeriteti është i detyrueshëm në të gjitha format e përmendura, për të gjithë myslimanët, të gjithë në përputhje me mundësitë e tyre, diturinë dhe pozitën në shoqëri. 
Veprat më të dashura tek Allahu.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 14 
Hadithi i katërmbëdhjetë:
Veprat më të dashura tek Allahu.
Abdullah ibn Mesudi radijallahu anhu tregon:
“E pyeta të Dërguarin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se cilat vepra janë më të dashura tek Allahu? Ai tha: “Namazi në fillim të kohës së tij.” Unë i thashë: “Pastaj cila?” Ai tha: “Bëmirësia ndaj prindërve (dhe tu japësh atyre të drejtat e tyre].” Unë i thashë: “Pastaj cila?” Ai tha: “Xhihadi për hirë të Allahut.”
Transmetuar nga: Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi.
Transmetuesi i hadithit:
Abdullah ibn Mesudi ibn Ghafil ibn Habib el-Huthali, Ebu Abdirr-Rrahman nga të parët në Islam, dhe një nga dijetarët e mëdhenj të sahabëve, person me merita, etikë dhe veprime të shumta dhe të vlefshme. Umeri e caktoi atë si udhëheqës i Kufas dhe ai vdiq në Medine në vitin 32H.
Shpjegimi i disa fjalëve që gjenden në këtë hadith:
- Bëmirësia ndaj prindërve: Të jesh i ndëgjueshëm me ta, tu japësh atyre të drejtat e tyre dhe të sillesh mirë ndaj tyre.
- Xhihadi për hirë të Allahut: Të japësh, të sakrifikosh veten tënde dhe pasurinë tënde për ti thirrur jomyslimanët në Islam, dhe për të luftuar kundër tyre për ta bërë Fjalën e Allahut më të lartën.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Sahabiu fisnik Abdullah ibn Mesudi ishte prej recitusve të Kuranit në mesin e sahabëve, dhe prej të diturve në lidhje me gjykimet islame, dhe ai ishte një nga dijetarët e tyre. Dhe pyetjet e tij që ia shtroi Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tregojnë dijen dhe të kuptuarit e tij. Sepse për shkak siç pyeti ai këtu në lidhje me veprat që Allahu i do më së shumti, ne gjithashtu e gjejmë se ai [një herë tjetër] shtroi pyetjen në lidhje me mëkatin më të madhë dhe më serioz. Në këtë Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “T’i bësh Allahur ortak në adhurim, ndërsa Ai të ka krijuar”, pastaj cili? Ai u përgjigj: “(Mëkati më i madhë është) Të vrasësh fëmijën tënd për shkak të frikës se ai do të ha ushqimin tënd.” Kështu që ai tha: “Pastaj cili?” Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Të bësh zina me gruan e fqinjit tënd.”
Pra, ashtu siç ai ishte i interesuar për t’i ditur veprat që Allahu i do më së shumti, poashtu ishte i interesuar t’i dij ato vepra të cilat Allahu i urren më së shumti.
Pra, në këtë hadith sqarohen tri gjërat që Allahu i do më së shumti:
- E para: Falja e namazit në kohën e tij. Vetë namazi është shtylla e dytë e Islamit dhe forma e parë e adhurimit që është ligjëruar. Dhe Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk u informua për të në të njëjtën mënyrë siç u informua për format e tjera të adhurimit – përmes engjëllit Xhibril, por Allahu e mori robin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim natën nga El-mesxhid el-Haram [Xhamia në Meke] për në El-Mesxhid El-AKsa [Xhami Aksa në Jeruzalem].
Pastaj Ai e ngriti atë lartë në qiell, dhe atje, përmbi qiejtë më të larta Zoti i tij e nderoi atë dhe i foli atij drejtëpërdrejtë në lidhje me obligueshmërinë e namazit. Kjo tregon madhështinë e namazit.
Dhe kur robi falet ai e thërret (në heshtje) Zotin e tij. Dhe koha më e mirë për robin për tju afruar Zotit të tij është në fillimit të kohës së namazit ashtu siç e kishte zakon Profeti - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta fal namazin në fillim të kohës së tij dhe nxiti në ktëtë me fjalët e tij; si ky hadith.
- Dhe e dyta: Bëmirësia ndaj prindërve. Pra, të drejtat e prindërve janë të mëdha, Allahu i përmendi ato së bashku me teuhidin në më shumë se një ajet në Kuran. Më i Larti ka thënë:
“Adhurone Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve.” [04:36]
Dhe më i Larti ka thënë:
“Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit.” [6: 151]
Dhe më i Larti ka thënë:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” [17: 23]
Dhe në Sunnetin e pastër ka shumë hadithe të cilat tregojnë se sa të mëdha janë të drejtat e prindërve. Në mesin e tyre: ky hadith që u përmend.
Dhe në mesin e tyre; “A të mos ju informojë rreth shtatë mëkateve shkatërruese?” Ata thanë: “Po, sigurisht o i Dërguari i Allahut!” Ai tha: “Shirku dhe mosrespektimi ndaj prindërve…” Dhe në mesin e tyre; “Allahu mallkon ata që mallkojnë prindërit e tyre.” Dhe midis tyre ky hadith, kur Profeti u pyet; “Kush ka më së shumti të drejtë që ta ndëgjoj dhe që të sjellem mirë ndaj tij?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëna jote.” “Dhe ai e pyeti pastaj kush?” Ai tha: “Nëna jote.” “Dhe ai e pyeti pastaj kush?” Ai tha: “Nëna jote.” “Dhe ai e pyeti pastaj kush?” Ai tha: “Babai yt.”
Pra, është obligim për myslimanin që të kryej këtë të drejtë madhështore edhe në qoftë se të dy prindërit do të jenë jo-myslimanë. Të drejtat e tyre nuk pushojnë ekzistuari.
“E nse ata të dy tentojnë ë ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, o në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë.” [31:15]
- E treta: Xhihadi për hirë të Allahut. Vërtet kjo është maja me e lartë e Islamit. Dhe përmes tij fjala e Allahut bëhet më e larta. Dhe nëpërmjet saj Allahu bën që feja Islame të triumfojë mbi të gjitha fetë e tjera. Ashtu siç ndodhi me Xhihadin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe me Xhihadin e shokëve të tij fisnikë pas tij.
S’ka dyshim se ata shitën jetët dhe pronat e tyre për hir të Allahut dhe luftuan për hir të Allahut me një Xhihad vërtetë. Kështu që Allahu e ngriti lart Islamin me anë të tyre dhe e bëri atë fitimtar mbi të gjitha fetë e tjera përmes veprimeve të tyre. Dhe i ngriti ata dhe i nderoi ata përmes Xhihadit dhe i bëri zotërinj të botës, mësues, dijetarë dhe udhëheqës në tokë.
Dhe ata ishin të sinqertë ndaj Allahut në marrëveshjet që u bënë ndërmjet tyre dhe Atij, dhe kjo është Fjala e Tij:
“Allahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhenet. Luftojnë në rrugën e Allahut, mbysin dhe mbyten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.” [9: 111]
Ajetet dhe hadithet që flasin për pozitën e Xhihadit dhe superioritetin e tij janë të shumta. Pra, le ti kthehen atij myslimanët për ta kuptuar se nuk ka asnjë krenari dhe lumturi për ta në këtë dhe jetën tjetër, përveç duke u kapur për feje dhe për Xhihadin për hirë të Allahut.
Dhe ata nuk iu ekspozuan poshtërimit, turpit dhe që vendet e kolonizatorëve jo-myslimanë të sundojnë mbi ta, përveç se për shkak se ata lënë pas dore fenë e tyre dhe braktisën Xhihadin për hirë të Allahut.
Pra, është e detyrueshme që ata të fillojnë një jetë të re duke u kthyer në fenë e Allahut dhe në Xhiadin për hir të Tij siç ka thënë Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Nëse bëni trgëti me “el-‘Inah” [një lloj kamate], dhe jeni të lumtur me punimin e tokës dhe ndjekni bishtin e lopës, dhe braktisin Xhihadin për hir të Allahut, Allahu do të lejojë poshtërim të vijë mbi ju dhe Ai nuk do ta largojë atë nga ju derisa ju ti ktheheni fesë suaj.” [Ebu Davudi, Ahmedi dhe të tjerë]
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Pohimi se dashuria i takon Atributeve të Allahut, në atë mënyrë si i pëket Atij.
02 - Namazi në fillimin e kohës së tij është ndër veprat që janë më të mirat dhe që Allahu e do më së shumti.
03 - Se të drejtat e prindërve janë shumë të rëndësishme. Mirësjellja ndaj tyre dhe përkujdesi për të drejtat e tyre janë ndër veprat që Allahu i do më së shumti.
04 - Vlera e Xhihadit për hir të Allahut. Dhe se krenaria e myslimanëve është e varur mbi zbatimin e tij, dhe këtë e dëshmojnë shumë ajete dhe hadithe. 
A nuk është Xhihadi për hir të Allahut vepra më e mirë?
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 15 
Hadithi i pesëmbëdhjetë: 
A nuk është Xhihadi për hir të Allahut vepra më e mirë?
Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Njerëzit e parë që do të gjykohen në Ditën e Gjykimit janë: një njeri i cili luftoi deri sa vdiq [dhe njerëzit e konsideruan atë të jetë një shehid]. Pra, ai sillet përpara dhe i shfaqen të mirat që i janë dhënë atij dhe ai do ti pranoj ato. I thuhet atij: “Pra, çfarë bëre me këto të mira?” Ai tha: “Luftova për hir Tënd derisa rashë shehid.” I thuhet atij: “Ti po gënjen. Ti luftove që të të thuhej se ishe trim, dhe ashtu u tha për ty.” Pastaj u urdhëruan që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtokë derisa të hidhet në zjarr. Dhe një njeri i cili mësoi dijen dhe ua mësoi atë të tjerëve. Dhe ai lexoi Kuranin. Pra, ai sillet përpara dhe i shfaqen të mirat që i janë dhënë atij dhe ai do ti pranoj ato. I thuhet atij: “Pra, çfarë bëre me këto të mira?” Ai tha: “Mësova dijen dhe ua mësova atë të tjerëve. Dhe lexova Kuranin për hir Tënd.” I thuhet: “Ti po gënjen. Ti ke mësuar dijen që të thuhet për ty; “ai është një njeri i dijshëm”. Dhe e lexove Kuranin që të thuhet: “ai është recitues.’ Dhe ashtu u tha për ty.” Pastaj u urdhëruan që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtokë derisa të hidhet në zjarr. Dhe një njeri të cilin e kishte furnizuar Allahu shumë, dhe atij ju dhanë nga të gjitha llojet e pasurisë. Pra, ai sillet përpara dhe i shfaqen të mirat që i janë dhënë dhe ai do ti pranoj ato. I thuhet atij: “Pra, çfarë bëre me këto të mira?” Ai tha: “Unë nuk e kam lënë diçka për të cilën ti dëshiron që të shpenzohej, vetëm se unë shpenzova për hir Tënd.” I thuhet: “Ti po gënjen. ti e bëre këtë që të thuhet: “ai është bujar’. Dhe ashtu u tha për ty!” Pastaj u urdhëruan që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtokë derisa të hidhet në zjarr.
Transmetuar nga Muslimi, Ahmedi dhe Nesai.
Transmetuesi i hadithit: Ebu Hurejra ed-Dausi. Sahabiu fisnik, hafizi i sahabëve. Emri i tij është Abdurr-Rrahman ibn Sakhr. Ai vdiq në vitin 59 H.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Në përfundimin e këtyre tre njerëzve të banorëve të zjarrit gjendet një mësim dhe këshillë për atë që ka zemër apo dëgjon dhe dëshmon.
Çfarë gabimi kishin ata, dhe çfarë ishte ajo që i goditi ata? A nuk është Xhihadi për hir të Allahut vepra më e mirë? A nuk është Xhihadi maja e Islamit? A nuk janë nivelet e shehidëve njëqind nivele, dhe mes dy niveleve është sikur se në mes qiellit dhe tokës? A nuk janë shehidët të gjallë tek Zoti i tyre i cili i ushqen ata, dhe ata nuk bredhin të lirë në Xhenet?
A nuk janë dijetarët trashëgimtarët e Profetëve? A nuk thotë Allahu: 
“Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” [58: 11]
Dhe kjo mirëbërësi që nuk kanë lënë asgjë që Allahu do për tu shpenzuar në të veçse ai shpenzoi pasurinë e tij në të. A nuk shpërblenë Allahu për veprat e mira dhjetë herë deri në shtatëqind herë ose edhe më shumë, veçanërisht në qoftë se ajo që shpenzohet bëhet për hirë të Allahut?
Pra, çfarë ishte ajo që i goditi ata dhe i bëri ata prej të parëve që do të dënohen dhe do të hidhen në Xhehenem? Allahu na ruajtë nga ky përfundim.
Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e bëri të qartë arsyen e përfundimit të keq të tyre. Dhe kjo është se ata nuk ishin të sinqertë për Allahun në këto akte që në sytë e njerëzve duken si vepra madhështore. Dhe ata nuk e donin shpërblimin e Allahut përmes tyre, por qëllimet e tyre ishin të këqija dhe të gabuara; qëllim i tyre ishte dashuria për të marrë lavata të mëdha nga ana e njerëzve.
Pra, ky luftëtari nuk e dëshiroi shpërblimin e Allahut dhe as të ngris fjalën e Allahut, por qëllimi i tij ishte ai vetë dhe ai dëshiroi që të ngritë reputacionin e tij dhe të bëhet i njohur në mesin e njerëzve si një hero, trim dhe i patrembur.
Dhe kjo ndodhi. Pra shpërblimi i tij ishte në këtë jetë, por në jetën tjetër shpërblim i tij u bë që sekreti i tij u zbulua dhe i doli në shesh dhe pastaj hidhet në zjarr.
Sa i përket dijetarit, ai nuk kërkonte dije për ta kuptuar fenë e Allahut, dhe për të ditur se cilat janë obligimet ndaj Allahut, Librit të Tij, të Dërguarin e Tij, dhe njerëzve në mënyrë që ai ti praktikojë ato.
Dhe ai nuk i mësoi të tjerët për tu shpërblyer duke parë fytyrën e Allahut, për të marrë shpërblimin e përhapjes së dijes dhe thirrjes tek Allahu. Por ai e bëri këtë që të thuhet: “Ky njeri është dijetar, dhe dijetar i kohës së tij, hafidhi i kohës tonë, dhe recituesi i Kuranit tek myslimanët.”
Pra shpërblimi i tij ishte se qëllimet e tij u zbuluan dhe u shfaqën në Ditën e Gjykimit, si një shpërblim për qëllimet e tij të këqija, pastaj ai u hodh në zjarr.
Sa i përket njeriut të pasur, ai nuk e falënderoi Allahun i Cili ja kishte dhuruar atij këto të mira dhe nuk ishte një prej tyre për të cilët Allahu ka thënë:
“Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.” [70: 24-25]
Dhe ai nuk e ka kuptuar se pasuria është e Allahut për të cilat Ai e bëri atë përgjegjës për ta parë se si ai vepron. Për shkak të kësaj, ai nuk dëshiroi shpërblimin e Allahut për atë që ai e shpenzon dhe ai nuk e di se si të arrijë sinqeritetin ndaj Allahut.
Në vend të kësaj ai dëshiron që njerëzit ta lavdërojnë atë dhe që poetët duhet vazhdimisht ta lavdërojnë atë dhe se lajmi i bujarisë dhe zemërgjerësisë së tij të përhapet në mesin e njerëzve.
Dhe kështu u bë dhe e arriti atë që ai kishte si qëllim në këtë jetë. Por sa për jetën e ardhshme për të cilën ai nuk u përpoq, shpërblimi i tij aty është një llogri e saktë dhe një shpërblim i drejtë. Dhe engjëj të mbyllur të ashpër që nuk tregojnë mosbindje ndaj Allahut në atë që Ai i urdhëron por e bëjnë atë që janë urdhëruar, e presin atë për ta tërhequr atë në fytyrën e tij dhe pastaj ta hedhin në zjarr.
Me të vërtetë, nuk këtë gjendet në një mësim madhështor për ta mësuar dhe një paralajmërim për luftëtarët, dijetarët dhe të pasurit që shpenzojnë paratë e tyre, që ata ndoshta të marrin mësim dhe të bëhen të sinqertë ndaj Allahut në veprimet e tyre. Në mënyrë që të arrisin premtimet e Allahut dhe të shpëtojnë nga dënimi i Allahut që i godet ata që kryejnë vepra në mënyrë që njerëzit ti shohin ata dhe hipokritët.
____________________________
Shtesë nga përkthyesi: Që një vepër të pranohet kërkohen 2 kushte:
01 - Sinqeriteti ndaj Allahut. Që vepra të bëhet vetëm për hir të Allahut.
02 - Që kjo vepër të jetë në përputhje me Sunnetin e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe të mos jetë diçka që është shpikur në fe. 
Si njerëz të ndryshëm ndikohen nga dija dhe udhëzimi me të cilin erdhi i Dërguari
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 16 
Hadithi i gjashtëmbëdhjetë: 
Si njerëz të ndryshëm ndikohen nga dija dhe udhëzimi me të cilin erdhi i Dërguari Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Nga Ebu Musa El-Eshari radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Shëmbëlltyra e udhëzimit dhe dijes me të cilën më dërgoi Allahu është sikurse [shembulli i] shiu i madh që bi në tokë. Një pjesë e tokës mbi të cilën bie shiu ështe e mirë, tokë pjellore që pin ujin dhe sjell shumë bimësi. Dhe një pjesë e tokës është e thatë dhe e fortë që nuk e pin ujin. Kështu Allahu u bën dobi njerëzve nga ky ujë, në mënyrë që ata pinë prej tij dhe e përdorën atë për të ujitur dhe kultivuar. Dhe një pjesë tjetër e ujit bi në jë tokë jo të rrafshët, që nuk e pin ujin as nuk e mbanë dhe nuk sjelli bimësi. Ky është shembulli i atij që ju dha të kuptuarit e fesë së Allahut dhe që përfitoi prej asaj me të cilën më dërgoi Allahu, kështu që ai mësoi vet dhe i mësoi të tjerët. Dhe shembulli i atij të cilit nuk kujdeset për të dhe nuk e pranonë udhëzimin e Allahut me të cilin jam dërguar.”
Transmetuar nga Buhari, Muslimi dhe Ahmedi.
Trasnmetues i hadithit:
Ebu Musa El-Eshari. Abdullah ibn Kajs ibn Salim ibn Haxheri. Sahabi i njohur. Ai emigroi në Meke pastaj në Habeshe (Etiopi) pastaj për në Medine. Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e punësoi atë për të menaxhuar një pjesë të Jemenit. Ai ishte trim, dijetar dhe ai bëri shumë vepra të mira. Umer ibn el-Hatabi e bëri atë udhëheqës të Kufes dhe të Basrës (në Irakun e sotëm). Ai e pushtoi El-Ahuaz, Asbahanin dhe shumë vende. Ai vdiq në vitin 50 H radijAllahu anhu.
Shpjegimi i këtij shembulli:
Profeti e krahasoi fenë të cilën e solli me shiun e madhë sezonal që u vije njerëzve kur ata kanë nevojë për të. Mu kështu ishte gjendja tek njerëzit para se të dërgohej ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Sepse ashtu siç i jep Allahu jetë përmes shiut tokës së pajetë, kështu shpallja nga Allahu i jep jetë zemrave të vdekura.
Allahu ka thënë:
“A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!” (El En’am, 122)
Me dritën e përmendur në këtë ajet është për qëllim shpallja, ndërsa me errësirën është për qëllim injoranca, mosbesimi dhe devijimi
Pastaj Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i krahasoi ata që e dëgjuan shpalljen e tij me llojet e ndryshme të tokës mbi të cilat ka rënë shiu.
01 - Në mesin e tyre: Dijetari i cili ka vepruar dhe i ka mësuar të tjerët. Pra, ai krahasohet me tokën pjellore, të mirë që e pin shiun dhe në këtë mënyrë i bën dobi vetes së saj, dhe sjell bimësi dhe kështu u bën dobi edhe të tjerëve.
02 - Dhe prej tyre: Ai që mbledh dije dhe është i zellshëm që ta shtojë atë. Por ai nuk vepron vepra vullnetare, ose ai nuk e kupton atë që e ka mësuar, përveç se ai ua ndanë atë të tjerëve. Pra, ai krahasohet me tokën që e mban ujin nga i cili njerëzit përfitojnë. Dhe ai është të cilin e përmendi Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai tha: “Allahu i dhëntë dritë personit që i dëgjon fjalët e mia, i mësuar përmendësh ato dhe pastaj i përhap ato më tutje ashtu siç i ka dëgjuar ato.”
03 - Dhe në mesin e tyre: Ai që e dëgjon dijen por nuk e mëson përmendësh atë, nuk vepron në përputhje me të dhe nuk ua përhap atë të tjerëve. Kështu që ai mund të krahasohet me tokën e sheshtë, të kripur që nuk e pin ujin ose ia shkatërron atë të tjerëve.
Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bashkoi në këtë përngjasim dy kategoritë e lavdërueshme spese nga të dyjat ka dobi dhe e ndau veçmas kategorinë e tretë të qortueshme, sepse nuk ka dobi.
Pra, vëllai im, ti duhet të kapesh për dijen Profetike dhe të veprosh sipas saj, atëherë Allahu do të ngritë ty nëpërmjet saj. Më i Larti ka thënë:
“Atëherë ju ngrihuni, Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri.” [58: 11]
Dhe më i Larti ka thënë:
“Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” [39: 9]
Dhe ti duhet të veproshë në përputhje me të dhe të thërrasësh në të. Më i Larti ka thënë:
“E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te Allahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej myslimanëve?” [41: 33]
Dhe të japësh mundin për të qenë nga grupi i parë që e pranoi këtë dritë me të cilën erdhi Profeti Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj Allahu do ti japë dritë dhe jet zemrës tënde. Pra jeta e vërtet, e mirë nuk jetohet përveçse me këtë.
Dhe të ruaju me të gjitha mënyrat që të mos i përkasësh grupit të tretë që nuk e pranon udhëzimin e Allahut dhe nuk brengoset fare për të.
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Madhështia e udhëzimit dhe e dijes me të cilën erdhi Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e cila nuk është asgjë tjetër pos Kuranit dhe Sunnetit, dhe ndikimi i tyre në jetën e njeriut.
02 - Gjendjet e ndryshme të njerëzve në prirjen e tyre për të pranuar ose mos pranuar atë me të cilën erdhi Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pra, njerëzit janë të ndryshëm.
03 - Vlera e studimit dhe mësimi i të tjerëve, dhe përhapja e së mirës në mesin e njerëzve.
04 - Rreziku i braktisjes së Kuranit dhe Sunetit me të cilat erdhi Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe kjo tregon përbërjen e keqe të këtyre njerëzve të cilët përbëhen nga pavlerësia e tyre tek Allahu.
Sinqeriteti dhe gënjeshtra dhe rezultatet e tyre.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 17
Hadithi i shtatëmbëdhjetë: 
Sinqeriteti dhe gënjeshtra dhe rezultatet e tyre.
Nga Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu i cili tha se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Fliteni të vërtetën, sepse e vërteta të shpie në mirësi e kjo shpie në Xhenet. Dhe një person vazhdon të flasë të vërtetën dhe përpiqet për këtë derisa ai shkruhet tek Allahu si i sinqertë. Dhe keni kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra shpie në mëkat, e kjo të shpie në zjarr. Dhe një person vazhdon të gënjejë dhe e ndjek gënjeshtrën – është këmbëngulës në këtë – derisa ai të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”
Transmetuar nga Buhari, Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi, Maliku, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Darimi.
Trasnmetuesi i hadithit:
Abdullah ibn Mesudi ibn Ghafil ibn Habib el-Huthali, Ebu Abdirr-Rrahman nga të parët në Islam, dhe një nga dijetarët e mëdhenj të sahabëve, person me merita, etikë dhe veprime të shumta dhe të vlefshme. Umeri e caktoi atë si udhëheqës i Kufas dhe ai vdiq në Medine në vitin 32H.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Sinqeriteti në fjalë është një virtyt fisnik dhe një nga bazat e atributeve të mira. Përmes kësaj jeta bëhet stabile dhe kjo vazhdon në një mënyrë të këndshme. Sinqeriteti në fjalë e ngritë personin dhe ngrit pozitën e tij tek Allahu dhe tek njerëzit. Pra, atë që e flet ai ajo çmohet, ai bëhet i dashur, dëshmia e tij dhe ajo që ai e thotë pranohet nga ana e tyre.
Kështu që ti duhet të përpiqesh të jeshë i sinqertë në fjalimin tënd, besimin tënd dhe në veprimet e tua. Profeti fisnik sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tregoi rrugën për një çështje të rëndësishme në drejtim të edukimit.
Dhe kjo metodologji e edukimit, formmimit dhe në forcimin e brendshëm (nefs) të krijesave. Dhe kjo bëhet që personi kohë pas kohe të përpiqet dhe ka për qëllim të ketë një fjalim të bukur dhe të bëjë veprime të lavdëruara.
Dhe ai përpiqet në veprimet e tij kohë pas kohe, të katërtën pas të tretës, dhe të gjashtën pas të pestës, derisa këto përsëritje lënë gjurmët e tyre në të mbrendshmën e tij (nefs). Dhe aq më shumë që personi vazhdon të jetë i zellshëm në këtë akt, aq më shumë përkushtim do të ndiej në brendësinë e tij dhe aq më thellë rrënjoset ajo.
Pra, kushdo që shpirti i tij kërkon ta arrij pozitën të sinqertëve dhe që sinqeriteti të jetë etika e tij, zakoni dhe karakteri i tij, duhet të kërkojë sinqeritetin në fjalimin dhe veprimet e tij, ta pasoj atë, i pandërprerë në të, pastaj sinqeriteti do të bëhet karakteri i tij dhe atëher ai me ndihmën e Allahut do të arrijë pozitën e të sinqertëve.
Dhe ashtu siç është sinqeriteti në fjalë një nga bazat e atributeve të mira, atëherë edhe gënjeshtra është një nga bazat e karaktereve të këqija, nëpërmjet kësaj shkatërrohen shoqëritë dhe kjo parandalon që gjërat të ecin si duhet. Ai që ka këtë cilësi i bie personaliteti tek njerëzit. Ata nuk u besojnë në atë që ai thotë dhe ata nuk i besojnë ndonjë pune dhe transmetimet e tij janë të rreme. Prandaj, Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem paralajmëroi kundër kësaj.
Dhe në Kuran ka shumë ajete që shpjegojnë se sa e urryer është gënjeshtra, se ajo duhet të shmanget dhe se gënjeshtari është e kërcënuar me një dënim të ashpër. Më i Larti ka thënë:
“Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut , nuk kanë shpëtim. Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.” [16: 116-117]
Dhe më i Larti ka thënë:
“Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e Allahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.” [16: 105]
Dhe shirku dhe ti vësh ortak karshi Allahut – që është krimi dhe mëkati më i madhë – nuk është gjë tjetër përveçse gënjeshtër? Dhe hipokrizia – e cila është më e keqe se sa mohimi i drejtpërdrejtë i besimit – nuk është tjetër përveç gënjeshtrës? Gjithashtu mashtrimi në tregëti dhe qëllimi për të thyer premtimet, syefaqësia – të gjitha këto janë lloje të ndryshme të gënjeshtrës.
Prandaj, o mysliman! Qëndro larg nga gënjeshtra dhe konsideroje veten të jeshë fisnik për këtë.
Sepse gënjeshtra dhe të përpiqurit në të dhe ta kesh atë për qëllim është shkatërrim dhe rënie poshtë në greminën e veprave të këqija. Sepse gënjeshtra e drejton personin që të bëhet një nga gënjeshtarët, dhe ata janë në zjarr.
“Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit. O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën (që lëviz ngadalë) e atyre që mohuan,mos ua ktheni shpinën.” [82: 14-15]
Mësimet që nxirren nga ky hadith.
01 - Se është e detyrueshme ti përmbahesh të vërtetës. Më i Larti ka thënë: “O ju që besoni! Keni frikë Allahun dhe mbahuni me të sinqertit” [Et Teube, 119]
02 - Në këtë hadith është një rregull themelor në aspektin e edukimit: Ai që dëshiron të merr tiparet më të mira të tilla si sinqeriteti në fjalë, durimi dhe guximi; duhet të përpiqet, ta ketë për qëllim këtë dhe vazhdimisht ti ushtrojë këto.
Pra, duke u përpjekur në kërkimin e vërtetësisë dhe vazhdimisht duke qëndruar besnik në të vërtetën, ai bëhet i sinqertë. Dhe me anë të këmbënguljes dhe duke kaluar nëpër vështirësi bëhet durimi një prej tipareve të karakterit të tij.
Dhe duke qëndruar besnik ndaj shkatërrimeve dhe duke u përpiqur në to personi bëhet një gënjeshtar dhe i urryer.
03 - Në këtë hadith ka paralajmërim kundër gënjeshtrës, dhe të përpiqurit në të.
04 - Dhe se ajo shpie në të gjitha të këqijat dhe kjo shpie në zjarr. Allahu na mbroftë nga gënjeshtrat, nga të gjitha veprat e këqija dhe nga zjarri.
Shenjat e hipokrizisë.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 18 
Hadithi i tetëmbëdhjetë:
Shenjat e hipokrizisë.
Abdullah ibn Amr tregon: Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: 
“Ai që ka kato katër cilësi është munafik i kulluar, ndërsa ai që ka njërën nga to ka një cilësi të munafikut derisa ta braktisë atë: Kur i besohet atij diçka- ai tradhëton. Kur ai flet – gënjen. Kur ai lidh një marrëveshje – ai e thyen atë. Kur është në konflikt – i kalon kufitj.”
Transmetuar nga el-Buhari, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, An-Nasai dhe Ahmed.
Transmetuesi i hadithit:
Amr ibn Abdullah ibn el-As. el-Kurashi, el-Sehmi. Llagapi i tij është Ebu Muhamed dhe thuhet se është Ebu Abdirr-Rrahman. Një nga paraardhësit e hershëm dhe ishte një nga ata që trasnmetuan shumë hadithe. Ai ishte një nga dijetarët e rregullave islame. Ai vdiq në vitin 68 h.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Hipokrizia është një sëmundje e madhe dhe një rrezik i madhë për Islamin dhe myslimanët. Është një tipar i urryer për disa njerëz të cilët shtiren si mysliman – me qëllim që të mashtrojnë dhe të arrijnë përfitime materiale dhe pastaj për të shpëtuar nga shpata e Islamit.
Allahu i ka mallkuar hipokritët, i ka poshtëruar ata dhe i kërcënuar ata me një dënim të ashpër në thellësinë e zjarrit.
Ai ka përmendur atributet e tyre të urryera në shumë ajete në Kuran. Në suren El-Bekare dhe En-Nisa dhe në Suren et-Teubeh, dhe në suren el-Muxhedilah dhe el-Hashr dhe në suren Munafikun. E gjithë kjo në mënyrë që besimtari ti dijë ata dhe të ruhet nga sherri dhe mashtrimi i tyre.
Dhe Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qartësoi në këtë hadith katër prej tipareve të tyre dhe veçoritë dalluese:
- E para: Kur i besohet atij diçka- ai tradhëton. Dhe sa atribut i keq që është ky! Asgjë nuk është më e neveritshme se sa që një person të ketë besim në ty dhe të beson pasurinë e tij, nderin e tij apo ndonjë prej të drejtave të tij – dhe ti e tradhëton atë.
Çështja e besueshmërisë është e gjerë, ajo përfshin gjithçka që i është besuar njeriut – aq shumë sa që kjo e përfshin tërë fenë.
Pra, e gjithë ajo më të cilën erdhën Profetët; besimet, dhe ligjet, janë në besueshmëri që mbështetet mbi supet e dijetarëve. Nëse ata janë të pakujdesshëm në përhapjen e saj, kjo është një trathti prej tyre në mënyrë që ata meritojnë mallkimin e Allahut dhe zemërimin e Tij.
Ai – më i Larti ka thënë:
“Ata, të cilët fshehin argmentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.” [2: 159]
Pra, ata të cilët kanë dije duhet ta përhapin atë me të cilën erdhi Profeti i fundit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sepse kjo është besuëshmëria më e madhe. Ndërsa të mbahet fshehtë dhe të lihet pas dore, kjo është tradhtia më e madhe. Më i Larti ka thënë:
“O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të dërguarin, që të tradhëtoni amanetet tuaja, ndërsa ju e dini.” [8: 27]
- E dyta: Gënjeshtra. Kjo është baza e hipokrizisë dhe prej tipareve më të këqija. Sepse të gjithë popujt dhe kombet e nderojnë fjalën e sinqertë, e urrejnë gënjeshtrën dhe e nënvlerësojnë gënjeshtarin.
Prandaj përpiquni që të jeni me ata që janë të sinqertë në fjalët dhe veprimet e tyre. Dhe qëndro larg nga gënjeshtra dhe gënjeshtarët, sepse kjo është një nga atributet e njerëzve më të më të ulët, përkatësisht hipokritëve ashtu siç është përshkruar në këtë hadith.
Dhe shikoni hipokritët, feja e të cilëve është ndërtuar mbi një gënjeshtër, dhe se si Allahu i ka zbuluar ata. Më i Larti ka thënë:
“Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i Allahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por Allahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu). Ata betimin e tyre e bëjnë për t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e Allahut. Veprimi që ata bënë është shumë keq.” [63: 1-2]
- E treta: Mosmbajtja e premtimeve, marrëveshjeve dhe të tradhëtia. Dhe kjo është një ndër tiparet më të neveritshme dhe me të urryera. Dhe se një prej dënimit të saj është sëmundja e hipokrizisë është e mjaftueshme për të treguar të keqen e saj. Më i Larti ka thënë:
“Dhe për shkak se u thyen besën që i patën dhënë Allahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, Allahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.” [9: 77]
“Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin.” [Er Ra’d, 20]
- Së katërti: Të kalohen kufijt në rast konflikti Kjo është një gjynah i madh dhe një krim i rrezikshëm. Kjo shpie në shkatërrim të madh duke ia lejuar vetes cenimin e pasurisë dhe nderin e të tjerëve, të mohohen të drejtat e të tjerëve, të akuzohen me patëdrejtë, të luftohen thirrësit e së vëretës, të pengohen njerëzit nga e vëreta dhe udhëzimi vërteta dhe ata dërgohen në tundim, mëkat dhe në rrugën e shkatërrimit.
Sa pasuria e njerëzve është cenuar, sa njerëzve u është cënuar nderi dhe sa gjaku është derdhur për shkak të devijimit të hipokritëve nga e vërteta dhe mashtrimi i tyre kur ata janë në konflikt me njerëzit!
Dhe sa njerëz që e duan të vërtetën, ata i kanë penguar nga pasimi i rrugës së drejtë dhe për të ndjekur të vërtetën.
Në qoftë se nuk do të ishte për shkak se ata devijojnë nga e vërteta dhe mashtrojnë kur janë në konflikt, atëherë do ti kishë parë se shumica e myslimanëve do ti përmbaheshin metodologjisë së Allahut, do të pasonin rrugën e besimtarëve prej Selefu-Salih.
Shpëtimi i umetit qëndron në pasimin e Profetit, ndërsa shkatërrimin i tij qëndron në kundërshtimin e tij.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 20 
Hadithi njëzetë: 
Shpëtimi i umetit myslimanë qëndron në pasimin e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa shkatërrimin i tij qëndron në kundërshtimin e tij.
Nga Ebu Musa El-Eshari radijAllahu anhu i cili tha se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Shëmbulli im dhe e asaj me të cilën më ka dërguar Allahu është si shembulli i njeriut i cili erdhi tek populli i tij dhe ju tha: “O populli im, vërtet unë kam parë ushtrinë e armikut me sytë e mi, dhe vërtetë unë jam paralajmëruesi, prandaj shpëtone veten duke ikur”. Kështu që një pjesë e popullit të tij iu bindën atij dhe në mbrëmje ikën në paqe dhe rehati dhe shpëtuan. Dhe një pjesë nuk e besuan atë, kështu që ushtria i sulmoi ata në mëngjes dhe i shkatërruan dhe i shfarosën ata. Ky është shembulli i atyre që mu bindën mua dhe pasuan mesazhin tim, dhe shembulli i atij qe tregoi mosbindje dhe përgënjeshtroi të vërtetën me të cilën kam ardhur.”
Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim.
Trasnmetues i hadithit:
Ebu Musa El-Eshari. Abdullah ibn Kajs ibn Salim ibn Haxheri. Sahabi i njohur. Ai emigroi në Meke pastaj në Habeshe (Etiopi) pastaj për në Medine. Profeti salAllahu alejhi ue selem e punësoi atë për të menaxhuar një pjesë të Jemenit. Ai ishte trim, dijetar dhe ai bëri shumë vepra të mira. Umer ibn el-Hatabi e bëri atë udhëheqës të Kufes dhe të Basrës (në Irakun e sotëm). Ai e pushtoi El-Ahuaz, Asbahanin dhe shumë vende. Ai vdiq në vitin 50 H radijAllahu anhu.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Allahu e dërgoi Profetin e Tij Muhamedin salAllalhu alejhi ue selem me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë. Dhe ai erdhi me mrekullira të mëdha sheriatike dhe kosmologjike, dhe me prova të qarta, të fuqishme dhe të vërteta që tregojnë se ai është duke thënë të vërtetën dhe se ajo me të cilën erdhi ai me të është e vërtetë dhe se ai vërtetë është një i Dërguar prej Allahut.
Kështuqë i bësuan dhe iu bindët ata të cilët deshi Allahu që të jenë banorë të xhenetit dhe të shpëtuar nga hidhërimi i dhe ndëshkimi i Allahut.
Ndërsa nuk i besuan mendjemëdhenjtë, kokëfortët, ata me pozita të larta, të cilët u goditën nga zemërimi i Allahut dhe të cilët merituan shkatërrimin, dhe dënimin e ashpër, si shpërblim për mohimin e tyre, kryelartësinë, refuzimin, kokëfortësinë, pasimin e epsheve të tyre dhe për shkak se ata nuk ju nënshtruan të vërtetës.
Pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dha një shëmbull të gjendjes së tij dhe të asaj me të cilën erdhi, të vërtetën e qartë, dhe se çfarë do të thotë ta besoshë dhe ti bindesh atij, dhe çfarë do të thotë ta mohosh atë, ta kundërshtosh atë dhe të shkosh kundër tij.
Ai krahasoi këtë me gjendjen e këtij njeriu të siqnertë i cili ishte i sinqertë dhe serioz kur ai e paralajmëroi popullin e tij, dhe brengosej për shpëtimin e tyre nga rreziku i papritur që erdhi me këtë ushtri të papritur.
Pra, ai që e besoi atë dhe iu bind atij, dhe mori hapat e nevojshëm në mënyrë që t’i shpëtojë rrezikut të kësaj ushtrie, shpëtoi. Dhe ai që nuk i besoi atij, tregoi mosbindje dhe e mori me lehtësi këtë rrezik, u godit nga rrezikshmëria e armikut dhe në këtë mënyrë u shfarosën.
Në mënyrë të ngjashme do të përfundojnë këta popuj, tek të cilët është dërguar Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Pra, ata që i besuan dhe iu bindën atij bëhen të lumtur në këtë jetë dhe në tjetrën dhe do të kenë shpërblimin dhe nderin më të madh nga Allahu. Dhe njëkohësisht shpëtojnë nga dënimi i kësaj jete dhe nga poshtërimi në jetën tjetër.
Dhe kushdo që e mohon atë, i tregon atij mosbindje, e kundërshton mesazhin e tij dhe nuk brengoset në lidhje me këtë udhëzim me të cilën ai erdhi në formën e Kuranit dhe Sunnetit bëhet objekt i zemërimit të Allahut dhe nga paknaqësia e Tij, dhe ai goditet nga ndëshkim dhe katastrofa në jetën e kësaj bote dhe nga dënimi i gjatë në botën tjetër.
 “Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehenemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim.” [72: 23]
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
01 - Stili i të shprehurit të Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur është fjala për të dhënë shëmbëlltyra që janë të vërteta dhe të përshkruara mirë.
02 - Zelli i tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që njerëzit të udhëzohen.
03 - E vërteta dhe qarta me të cilin erdhi ai.
04 - Se fitorja dhe lumturia arrihet duke i besuar atij, duke iu bindur atij dhe duke pasuar atë me të ciliën erdhi ai.
05 - Se dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi në jetën e kësaj bote dhe të ardhshëm do ta godet atë që e mohon atë, e kundërshtonë atë dhe i tregon atij mosbindje. 
Rëndësia e dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Autor: Shejkh Rabi´ibn Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)
Burimi: Libri “Hadithe Profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 21 
Hadithi njëzet e një: 
Rëndësia e dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Enesi tregon se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: 
“Tre gjëra, kushdo që i ka ato do të gjej përmes tyre ëmbëlsinë e besimit: Që ai ta do Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër, që ai ta do një person vetëm për hir të Allahut, dhe se që ai ta urren të kthehet në mosbesim ashtu siq e urren që të hudhet në zjarr.”
Transmetuar nga: Buhari, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.
Transmetuesi i hadithit:
Enes ibn Malik el-Ensari el-Khazrexhi, shoku dhe shërbëtori i Profetit salallahu alejhi ue selem. Ai i shërbeu Profetit gjatë 10 viteve dhe ai ka transmetuar 1286 hadithe. Nga këto, 168 të regjistruara nga Buhari dhe Muslim. Ai vdiq në Basra kur ishte mbi 100 vjet i vjetër.
Domethënia e përgjithshme e hadithit:
Ai që ka katër atribute, nëpërmjet tyre do të gjej ëmbëlësinë e Imanit (besimit) dhe kënaqësinë e tij, ato janë një shenja të dashurisë së tij të vërtetë për Allahun.
- E para: Dashuria ndaj Allahut.
Imam Ibn-ul-Kajim – RahimehUllah – ka thënë: “…Allahu Subhanehu ue Te‘Ala krijoi krijesat vetëm për ta adhuruar Atë, për shkak të dashurisë së plotë për Të, së bashku me nënshtrim dhe bindje ndaj asaj që Ai ka urdhëruar.” 
Baza e adhurimit është dashuria ndaj Allahut dhe që Ai të veçhohet me dashuri në mënyrë të plotë. E gjithë dashuria duhet t’i takojë Allahut, kështu që askush tjetër të mos duhet së bashku me Të (karshi Tij), por ata të duhen për hir të Tij. Ashtu si i duam Profetët, të Dërguarit e Tij, engjëjt dhe robërit besnik.
Pra dashuria jonë për ta është nga dashuria e plotë ndaj Allahut, e jo dashuria për dikë krahas Tij, siq ata që marrin zota karshi Allahut dhe u kushtojnë atyre një dashuri të tillë që duhet ti kushtohet vetëm Allahut.
Dhe nëse dashuria ndaj Tij është realiteti dhe fshehtësia e adhurimit të Tij, atëherë ajo realizohet vetëm duke pasuar urdhërat e Tij dhe duke qëndruar larg nga ndalesat e Tij.
Sepse, kur urdhërat e Tij aplikohen dhe ndalesat e Tij shmangen, atëherë sqarohet vërtetësia e dashuris. Dhe për shkak të kësaj, Allahu e bëri pasimin e Profetit të Tij si një shenjë e dashurisë, dhe një dëshmit për atë që pretendon se e do Atë.
“Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” [3: 31]
Pra, Ai e bëri pasimin e Profetit të Tij një kusht për dashurinë e tyre ndaj Allahut, dhe një kusht për dashurinë e Allahut për ta, dhe këto nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën. Nga kjo mësojmë se dashuria do të pushojë së ekzistuari, kur pasimi i Profetit pushon së ekzistuari.
Pra, mungesa e dashurisë së tyre për Allahun bëhet e obliguar për shkak të mungesës së pasimit të Profetit të Tij. Dhe mungesa e pasimit të Profetit e bën obligim mungesën e dashurisë së Allahut për ta.
Pra atëherë, bëhet e pamundur për të konfirmuar dashurinë e tyre për Allahun dhe dashurinë e Allahut për ta, nëse mungon pasimi i Profetit.
- E dyta: Dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut.
Dhe kjo është një rezultat i dashurisë së Allahut dhe obligohet për shkak të dashurisë së Allahut. Sepse ai që e do Allahun e do të Dërguarin e Tij dhe të gjithë që ai i do. Robi nuk është një besimtar i vërtetë përderisa ai nuk e do të Dërguarin e Allahut më shumë se prindërit e tij, fëmijët dhe të gjithë njerëzimin, e cila është përmendur në hadithin e nëntë.
Disa nga gjërat që tregojnë dashurinë për të Dërguarin e Allahut janë: Të duash shpalljen që ai erdhi me të, Kur’anin dhe Sunetin, dhe të besojnë në gjithçka që është në to, dhe të ndjekin urdhërat që janë në to, dhe të heqin dorë nga ndalimet dhe kufizimet që përmbahen në to, dhe për ti thirrur njerëzit në besimi në të gjitha këto. Dhe për të vënë bindjen ndaj Profetit para bindjes ndaj çdo krijese tjetër.
Pra, kushdo që përmbush këto gjëra, vërtetë e do Allahun, në të kundërtën pretendimi i tij se e do Allahun do të jetë pa argumente dhe prova.
- Dhe e treta: Të duash një person vetëm për hirë të Allahut. Jo për shkak të ndonjë qëllimi të kësaj bote ose përfitime të kësaj bote. Dhe jo për shkak të prestigjit dhe reputacionit të tij, por ai e do atë për hir të Allahut, sepse ai është vëllai i tij musliman. Ai beson në parimet themelore të Islamit, t’i përmbahen atyre dhe i nderojnë ato.
Pra, nëse ai e zbulon këtë dashuri të bukur, të drejtë, kjo është një dëshmi se imani i tij është i vërtetë, dhe ai do të gjejë ëmbëlsinë e imanit nëpërmjet saj.
- Dhe e katërta: Urrejtja e ashpër e kufrit (mohimit ndaj Allahu) në Allahun. Pra, ai e urren aq sa është e mundur të urrehet, aq shumë sa që ai e urren të kthehet në të aq sa ai urren që të hidhet në zjarr.
Dhe shumë besimtarë kanë sakrifikuar veten dhe kanë preferuar që të hudhen në shkatërrimin e të jetuarit një jetë që i sjell ata përsëri në kufër. Ashtu siç Allahu na ka treguar në historinë e njerëzve të cilët gërmuan një varr kur Ai tha:
“Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve, të zjarrit më plot lëndë djegëse, kur ata rrinin ulur rreth tij, dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan Allahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin.” [85: 4-8]
Kjo histori e fuqishme, një nga tregimet e imanit dhe një sakrificë e pabesueshme për hir të Imanit. Ata të cilët besojnë në Allahun, dhe të cilët janë të sinqertë në besimin e tyre, duhet ta marrin këtë histori si një paralajmërim, për të menduar dhe një shembull i mirë për tu pasuar.
Dobitë që nxirren nga ky hadith:
01 - Ëmbëlsia e imanit është kënaqësia e shpirtit, të cilën e ka ai që i ka këto atribute dhe që gjen këto tipare.
02 - Një nga karakteristikat më dalluese të besimtarëve është se ata e duan Allahun.
0 notes
portalickemi · 2 years
Text
Hëna e përgjakur! Eklipsi përmes fotove në disa vende të botës
Hëna e përgjakur! Eklipsi përmes fotove në disa vende të botës
Vëzhguesit e yjeve u përballën me një pamje mahnitëse dhe të pazakontë mbrëmjen e kaluar. Pak pas orës 03:30 të hënën, orbita e Tokës u pozicionua për pak minuta drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës. Në atë kohë Hëna ra plotësisht nën hijen e Tokës, duke u përfshirë përkohësisht në një nuancë të errët të së kuqes. Ngjyra e saj u krijua nga rrezet e diellit që projektoheshin përmes atmosferës së…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
empire-land · 2 months
Text
Po vdes,
Ngadalë bie në agoni,
Trupit tim i duhet vetëm diçka,
Vitet e mia po ma tretin shpirtin,
Dhe zemra ime po rreh kraharorin.
Pyes veten ...
Nëse mbijetoj sonte...
Nuk e di...
Nuk e kuptoj vetë...
Është si një nevojë kaq e fortë...
Mjaftojnë vetëm pak minuta,
Dhe trupi im flakëron,
Mallrat e mia po rrjedhin egër,
Dëshira ime rritet,
Dhe nuk mund ta kontrolloj.
Kështu që qëndrova i heshtur,
Duart e mia zbresin ngadalë,
Të verdhat e gishtërinjve të mi po lagen,
Dhe kafshoj buzët e mia ...
Të thërras me rënkim të dëshpëruar,
Nga thellësia e shpirtit tim.
Hëna po vështron...
Ai skuqet të më shohë në pozicionin ku ndodhem,
Por nuk ka gjynah,
Dhe nuk më intereson se çfarë mendon për mua,
Nëse kjo është sonte...
A mund ta shuaj pak këtë etje,
Këtë nevojë e kam nga ti,
Po për sonte...
Mund të të ndjej...
Diçka më thotë...
Që nuk do t’ia dalësh,
Por kjo nuk na ndalon...
Çfarë thotë emri yt,
Në errësirën e dhomës sime,
Ku po e paguaj gjykimin,
Mungesa jote,
Ti fiton,
Dhe goja jote duke gllabëruar trupin tim.
King&A (18 shkurt 2024).
Tumblr media
0 notes
njom-za · 2 years
Text
15/04/2022
@ 20:20
2 notes · View notes