Tumgik
#meditim
rregullatislame · 2 years
Text
Nëse kërkon lumturinë
Nëse kërkon lumturinë…
Dr. Saleh Sindi
2013 - 1434
Tumblr media
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Nëse kërkon lumturinë…
“Lumturia” është synimi kryesor drejt të cilit, për ta fituar, vrapon kushdo që ndodhet në tokë.
Të gjithë njerëzit -dijetarë qofshin apo injorantë-, janë përpjekur t’i japin një kuptim lumturisë, duke kërkuar shkaqet që e sjellin atë dhe që largojnë brengën, dhimbjen dhe pikëllimin.
Dhe në të vërtetë, alternativat që ata paraqesin, nuk të çojnë vetëm se në një lumturi të mangët, ose imagjinare. Ajo më tepër ngjason me drogën, ku përdoruesi i saj fillimisht ndihet aktiv dhe plot gjallëri, por me t’i ikur ndikimi i saj, atij menjëherë i kthehen brengat dhe hidhërimet, madje shumë herë më tepër se para përdorimit të saj.
Këto fjalë që lexojmë, të ftojnë drejt lumturisë së vërtetë dhe të udhëheqin drejt qetësisë shpirtërore dhe suksesit të mirëfilltë.
Para se të vazhdosh leximin e mëtejshëm, dëshiroj prej teje t’i kthehesh vetvetes me përpjekje dhe meditim në mendjen dhe zemrën tënde. Po të kujtoj, se i logjikshëm është ai që kërkon të vërtetën, pa marrë parasysh se kush e thotë atë.
Çdokush, i kthjellët, i zhveshur nga epshi nuk mund të mohojë, se lumturia e plotë dhe e përhershme nuk arrihet vetëm se me besimin dhe ndjekjen e udhëzimit të Allahut, i Cili krijoi krijesat. Kjo, se Ai është Krijuesi dhe Ai është i Gjithëdijshëm për atë që  i lumturon dhe i dëshpëron këto krijesa, i Gjithëdijshëm për atë që u sjell dobi dhe dëm.
Shumë prej psikologëve kanë arritur në përfundimin se njeriu që e përjeton lumturinë dhe qetësinë, është vetëm ai që jeton me fenë.
Meqenëse pas besimit fshihet lumturia e vërtetë, atëherë cila është rruga që të çon tek ai?
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se fetë dhe ideologjitë janë të shumta. Ka prej tyre ku vihen re mosmarrëveshje thelbësore, ndaj është e pamundur që të jenë të gjitha të vërteta.
Atëherë mund të pyesim: Cila mes tyre është feja e saktë?
Cili është besimi që Allahu e do dhe duhet të përqafohet?
Cila mes tyre na garanton lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër?
Para se t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve, duhet të vendosim një pikë referimi, nga e cila do të nisemi për të zgjedhur saktësisht fenë e vërtetë. Unë besoj pa pikë dyshimi, se të gjithë të mençurit janë në një mendje për faktin, se krijimi i njeriut është në një fe të caktuar, por fakti që babai, nëna dhe shoqëria në të cilën jeton, janë në një fe të caktuar, nuk do të thotë se ajo është feja e vërtetë, për aq kohë sa nuk ka fakte bindëse për të dhe përderisa logjika nuk e pranon.
Meqenëse logjika është ajo që dallon njeriun nga kafsha, atëherë duhet që çdokush që zotëron logjikën, ta përdori për ta parë me vëmendje këtë çështje. Kjo është çështja më e rëndësishme dhe më e rrezikshme.
Një udhëtim i shkurtër në botën e feve, si dhe një shëtitje në ideologjitë e tyre, mund të jetë një mënyrë e mirë, për të gjetur përgjigjen e shumëkërkuar.
Për te qenë sa më i drejtpërdrejtë, po të them ty me plot siguri dhe sinqeritet,  se sado që të kërkosh dhe të hulumtosh, nuk ke për të arritur vetëm se në një përfundim: Feja e vërtetë është vetëm Islami dhe se lumturia e vërtetë, arrihet vetëm me Islamin.
Mos u nxito t’i refuzosh këto fjalë dhe të ndërpresësh leximin e mëtejshëm. Dije mirë se vijimi nuk ka për të të dëmtuar aspak,  ndoshta mund të përfitosh prej tij dobi të caktuara…
Po të kujtoj se ti posedon logjikën dhe arsyen, me të cilat dallon gjërat dhe ndan midis të saktës dhe të gabuarës.
Përse Islami është feja e vërtetë?
Kjo është një pyetje me vend dhe e rëndësishme.
Le të fillojmë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje:
Islami është feja e cila mbart vlera dhe shenja dalluese që nuk gjenden në asnjë fe tjetër. Ato janë fakte bindëse, që tregojnë se Islami është feja e vërtetë e zbritur nga Allahu. Të shohim më parë me vëmendje dhe qetësi faktet në vijim, e pastaj le të gjykojmë nëse duhet besuar apo përgënjeshtruar kjo e vërtetë.
Veçoritë dhe shenjat dalluese të Islamit janë aq shumë, sa është e vështirë gjithpërpërfshirja e tyre në këtë renditje, në të cilën do të cekim disa por ndër më të rëndësishmet prej tyre:
01 - Ndër veçoritë kryesore të Islamit, është fakti se ai mbush anën shpirtërore të njeriut. Njeriun që përqafohet me të, e bën të jetë gjithnjë i lidhur me Allahun. E kjo e bën të fitojë prehje dhe qetësi shpirtërore, si dhe e mbron nga paniku , përhumbja, shpërdorimi dhe boshllëku shpirtëror në veten e tij.
02 - Gjithashtu, nga veçoritë e tij është fakti se Islami është në përputhje të plotë me logjikën e shëndoshë. Të gjitha normat dhe ligjet e tij, janë logjikisht të pranuara, dhe është e pamundur të ketë mospërputhje mes tyre në ndonjë rast. Prandaj, kur një person përqafoi Islamin, e pyetën: Përse u bëre musliman? Ai u përgjigj: Nuk ka urdhëruar ndonjë gjë Islami, e logjika ta ketë ndaluar, dhe nuk ka ndaluar ndonjë gjë, e logjika ta ketë pranuar.
Njëkohësisht shohim se tek shumë fe të tjera, është i vështirë pranimi i shumë bazave të tyre, dhe mendja është në mëdyshje përballë shumë parimeve të tyre. Ndërsa Islami e çmon dhe e respekton  logjikën duke urdhëruar njeriun të mendojë, e njëkohësisht  ka ndaluar injorancën dhe ka nënçmuar pasimin e verbër.
03 - Islami ka një ekuilibër midis fesë dhe jetës në këtë botë. Ai kujdeset si për shpirtin ashtu edhe për trupin. Të jetuarit me Islamin nuk nënkupton veçimin dhe asketizmin në forma të caktuara dhe as ndalimin e larmisë së gjërave të këndshme të jetës.
Në Islam, njeriu mundet të jetojë me fenë, duke shijuar dhe ushtruar jetën e tij në formën më të mirë, me synimin për të arritur në pozitat më të larta të vlerave të komuntitetit dhe shoqërisë sociale të cilës i përket.
04 - Islami është fe gjithëpërfshirëse. Ai afron sistem të veçantë dhe të detajuar  për çdo fushë të jetës, duke dhënë zgjidhje për çdo problem. Kështu që ai mund të praktikohet dhe të përqafohet në çdo vend dhe në çdo kohë.
Si të mos jetë kështu, kur kjo fe depërton edhe në imtësitë më specifike të jetës me rregullat dhe normat e saj. Duke filluar që nga një juridiksion i kompletuar në gjykimin dhe zgjidhjen e çështjeve më modeste,  duke vazhduar me rregullat e shitblerjes dhe marrëdhënieve tregtare. Duke cekur sistemin e lidhjeve shoqërore, trashëgimisë dhe jetës bashkëshortore, e deri tek normat e përshëndetjes, edukatës në rrugë, si dhe sistemimin e veprimeve të njeriut me veten e tij, në gjumin e tij, ngrënien, pirjen dhe veshjen e tij… etj. Të gjitha këto nuk i ka përmendur formalisht, por hollësisht të detajuara me një ndjeshmëri të mahnitshme.
Mësoje edhe faktin se Islami e drejton muslimanin edhe në veshjen e këpucës dhe heqjen e saj. Ai e ka nxitur atë të përdori dorën e djathtë gjatë ngrënies, pirjes, takimit me dorë, gjatë dhënies dhe marrjes. Ndërsa në gjërat e tjera (si p.sh. kryerja dhe pastrimi nga nevoja) përdoret dora e majtë.
Kur vjen koha e gjumit, Islami ka një orientim të mrekullueshëm për mënyrën e fjetjes dhe zgjuarjes nga gjumi.
Për dy muslimanë që takohen në rrugë, Islami ka vendosur formën e selamit (përshëndetjes islame) mes tyre. Ai që është duke ecur me një mjet udhëtimi përshëndet i pari atë që është duke ecur në këmbë. I vogli përshëndet i pari të madhin dhe grupi më i vogël në numër, përshëndet i pari grupin tjetër me numër më të madh.
Ky ishte një pasqyrim i pjesshëm i disa prej normave të shumta të Islamit, të cilat në tërësi përfshijnë në mënyrë të detajuar sistemin shumëplanësh jetësor.
05 - Prej vlerave të Islamit, është fakti se gjithë normat e tij,  njeriun e orientojnë drejt çdo të mire dhe e largojnë prej të keqes. Pra, dobia e normave të Islamit i shërben drejtpërdrejtë vetë njeriut dhe shoqërisë ku jeton.
P.sh. Islami e ndaloi alkolin dhe narkotikën sepse i shkaktojnë njeriut dëm të madh në mendjen dhe shëndetin e tij. Ti je vetë realist për gjendjen e të dehurit, i cili i shpërfytyruar, më tepër ngjason me diçka tjetër se sa me njeriun.
Sikur njerëzit të mos i përdornin lëndët narkotike dhe pijet alkolike të cilat shkaktojnë dehjen e tyre, nuk do të ndodhnin shumë prej vrasjeve, grindjeve, aksidenteve rrugore, dhunimeve dhe përdhunimeve.
Ndërsa lidhjet jashtëmartesore, Islami rreptësisht i ka ndaluar, për ta mbajtur larg njeriun nga sëmundjet shfarosëse dhe për ta mbajtur larg shoqërinë nga shthurja dhe degjenerimi, si dhe nga rritja e një brezi të papërfillur, i cili ka humbur ngrohtësinë e nënës dhe edukimin e babait, që do të jetë shkatërrim dhe mjerim për shoqërinë.
Islami e ka urdhëruar gruan të mos i shfaqi pjesët e saj të turpshme para burrave të huaj për të, sepse e sheh atë si një margaritar të mbrojtur mirë, që vlen shumë. Gruaja nuk është një mall i lirë, që të dalë nëpër rrugë përpara çdo njeriu. Islami e mbron atë nga njerëzit  ujqër, që nuk duan gjë tjetër, vetëm se të plotësojnë qejfet e tyre, edhe pse kjo më tepër rëndon mbi nderin e gruas, vlerës dhe pastërtisë së saj.
Në anën tjetër, Islami ka lejuar çdo pije të dobishme dhe jo të dëmshme, siç i lejoi dy gjinitë të kënaqen me njëra-tjetrën, me kusht të aktit martesor dhe brenda shtëpisë familjare të lumtur.
Me pak fjalë, Islami nuk erdhi që të kufizojë lirinë dhe dëshirat, por erdhi për t’i sistemuar dhe renditur ato, në mënyrë që dobia të përfshijë njeriun dhe shoqërinë.
06 - Ndër veçoritë rrezatuese në Islam, është kujdesja e tij për virtytet e larta, moralin dhe edukatën e lavdërueshme, si dhe ndalimi i padrejtësisë, zullumit dhe çdo vesi tjetër të keq.
Islami është feja e dashurisë, bashkimit dhe mëshirës. Ai ka saktësuar dhe qartësuar lidhjen e njeriut me prindërit e tij, të afërmit, fqinjët, shokët dhe me të gjithë njerëzit. Ai ka mbjellë në vetet e atyre që e kanë përqafuar, moralin më të lartë dhe edukatën më të mirë.
Islami e ka ndaluar njeriun të jetojë vetëm me veten e tij. Ai e edukon njeriun t’i ndihmojë të tjerët dhe të respektojë ndjenjat e tyre. P.sh., i varfëri, jetimi, i moshuari, i vobekti, etj., në Islam kanë të drejtat e tyre, të cilat muslimani nuk i trajton si çështje dytësore dhe nuk ndien epërsi dhe përparësi kur i kryen, sepse ato të drejta janë prej detyrave dhe obligimeve të tij.
Në Islam, konsiderohet prej gjynaheve të mëdha, që njeriu të flejë i ngopur kur e di se fqinji i tij është i uritur. Ashtu siç ka ndaluar që dy veta të flasin mënjanë, kur një tjetër ndodhet i ulur bashkë me ta,  por nuk i dëgjon. E gjithë kjo për të respektuar prosperitetin dhe ndjenjat e tij.
Dhe Islami e tejkaloi të gjithë këtë, kur e urdhëroi muslimanin të jetë i butë edhe me kafshën, duke ndaluar mundimin dhe dëmtimin e saj.
Prej hollësive të Islamit rreth kësaj çështjeje, është fakti se e ndaloi kasapin ta therrë delen kur një dele tjetër është duke e parë, ose të mprehë thikën përpara saj, që të mos e vrasë dy herë.
Sinqeriteti, besnikëria, trimëria, bujaria, turpi dhe mbajtja e premtimit, janë morale të cilat Islami i ka nxitur në mjaft tekste. Njëkohësisht fton dhe urdhëron për morale të larta, si vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, respektimi i prindërve, vizita e të afërmve, fqinjëve dhe rendja për kryerjen e nevojave të të tjerëve.
Në anën tjetër Islami e ka ndaluar rreptësisht muslimanin nga padrejtësia, gënjeshtra, mëndjemadhësia, smira, tallja me të tjerët, sharja, ose tradhëtia ndaj tyre.
Në Islam nuk lejohet të përmendësh një person që nuk është i pranishëm, edhe nëse je duke thënë të vërtetën. Islami e fton muslimanin që kur shpenzon të jetë mesatar, midis harxhimit pa masë dhe kopracisë ekstreme.
Në kohën kur shumë prej shoqërive ankohen nga cënimi dhe shpërfillja e ndjenjave, padrejtësia në fushat ekonomike dhe lakmia vetjake, shohim që Islami ka afruar ilaçin shërues për të gjitha këto probleme.
Me fjalët e lartëpërmendura dhamë një pasqyrim të shkurtër të Islamit dhe disa prej vlerave të tij. Është e përshtatëshme të përmendim gjithashtu, se Islami është fe e qartë dhe rruga e tij është e lehtë për këdo. Islami i ka portat të hapura gjithnjë dhe nuk ia mbyll atij që dëshiron ta përqafojë atë.
Meqenëse, gjithëpërfshirja e normave dhe rregullave të Islamit në pak fjalë është e pamundur, atëherë rrëfimi i shkurtuar i bazave më kryesore të tija, ndoshta e përqëndron më tepër përshkrimin e tij, për atë që dëshiron ta njohë atë.
Të gjitha rregullat dhe mësimet e Islamit janë të rëndësishme, vetëm se mes tyre ka nje rend hierarkik.
Mes këtyre rregullave (më të rëndësishmet), gjashtë prej tyre duhet të besohen me zemër dhe pesë të tjera duhen vepruar.
Gjashtë shtyllat që duhen besuar janë:
01 - Besimi në Allahun, Një të Vetëm, pa shok dhe ortak.
Që njeriu të besojë se vetëm Allahu i Lartësuar është Krijuesi i kësaj Gjithësie me gjithë çka në të, dhe se vetëm Ai vepron në të si të dojë. Përderisa është kështu, atëherë adhurimi duhet të bëhet vetëm për Atë, Një të Vetëm. Adhurimi është puna me normat e Islamit dhe dispozitat e tija, duke besuar se çdo fe tjetër veç tij, është fe e pavlefshme.
02 - Besimi në melekët (ëngjëjt).
Melekët janë krijesa të Allahut, që ne nuk i shohim në jetën e kësaj bote. Ata janë adhurues të Allahut dhe nuk e kundërshtojnë asnjëherë Atë. Allahu i Lartësuar i urdhëron melekët të kryejnë shumë prej punëve të kësaj Gjithësie. P.sh. Xhibrili (alejhis-selam), ka mbartur shpalljen e Allahut të Lartësuar -d.m.th. fjalën e Tij- nga Allahu tek profetët e Tij. Prej tyre është Mikaili (alejhis-selam),  që është ngarkuar me çështjen e shiut. Prej tyre ka melekë të tjerë, të ngarkuar me shënimin dhe shkrimin e punëve të njerëzve, me të cilat do t’u kërkohet llogari në Ditën e Kijametit, e të tjera e të tjera punë të tyre.
Duhet të besohet, se këta melekë të nderuar, veprojnë me urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe nuk kryejnë tjetër gjë, veçse atë që Ai do.
03 - Besimi në Librat.
Duhet besuar se Allahu u zbriti robëve Libra, që janë fjala e Tij. Aty gjendet lumturia e njerëzve dhe sqarimi i asaj që Allahu i Lartësuar e do dhe asaj që e urren. Ai që e përcjell këtë shpallje tek profeti, është Xhibrili (alejhis-selam) -ëngjëlli më madhështor-, ndërsa profeti ua komunikon atë njerëzve.
Librat e zbritur nga Allahu janë shumë. Prej tyre është “Teurati”, të cilin Allahu ia  zbriti Musait (alejhis-selam), “Zeburi”, të cilin Allahu ia zbriti Daudit (alejhis-selam), “Inxhili”, të cilin Allahu ia zbriti Isait (alejhis-selam), dhe “Kur’ani” të cilin Allahu ia zbriti Muhamedit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).
Duhet të besohet se të gjithë këta libra i ka shfuqizuar Kur’ani. D.m.th.: pas dërgimit të profetit Muhamed (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), duhet punuar vetëm me Kur’anin. Për më tepër që ky Kur’an ka përfshirë të gjitha veçoritë e librave para tij dhe përmban veçori të tjera.
Gjithashtu dije, se ky Kur’an është nga argumentet më madhështore që tregojnë se kjo fe është e vërtetë. Ai ka zbritur para më shumë se një mijë e katërqindë vjetëve, dhe që prej asaj kohe e deri sot, nuk është zbuluar në të asnjë gabim dhe asnjë mangësi, qoftë edhe në një fjalë të vetme.
Në kohën e sotme zbulimet shkencore vazhdojnë të pasojnë njëri-tjetrin dhe shumë prej tyre kanë ardhur në Kur’an që prej asaj kohe të largët.
Ashtu sikurse që prej asaj kohe e deri tani, nuk është shtuar dhe nuk është mangësuar asnjë gjë në të, siç ndodhi me librat e tjerë. Prandaj, Mus’hafin (Kur`anin), që e gjen në Lindje, nuk ndryshon aspak nga Mus’hafi që e gjen në Perëndim. Nëse vëzhgon një Mus’haf qindra vjeçar, vëren se ai nuk ndryshon aspak nga Mus’hafi i botuar këtë vit, identik gërmë për gërmë e fjalë për fjalë. Kjo është prej ruajtjes që i ka bërë Allahu këtij Libri, që është libri i fesë së fundit, e cila ka vulosur të gjtha fetë.
Të flasësh për Kur’anin duhet kohë e gjatë, por mjafton të dish se ai nuk ka ngjasues kategorikisht në stilin e tij, në ndikimin e tij në vetet e njerëzve si dhe në lajmet për të fshehtat që ndodhen në të.
04 - Besimi tek të dërguarit.
Duke besuar se Allahu i Lartësuar zgjodhi njerëzit  më të mirë, u zbriti atyre shpalljen dhe i urdhëroi përcjelljen e fesë së Tij tek njerëzit e tjerë.
Të dërguarit janë shumë, si p.sh.: Nuhu, Ibrahimi, Daudi, Sulejmani, Luti, Junusi, Musa (‘alejhimus-salatu ues-selam).
Prej tyre është edhe Isai i biri Merjemes (alejhis-selam), për të cilin duhet të besojmë se është i dërguar i nderuar dhe nga të dërguarit më të mirë. Besimi në profecinë e tij, dashuria dhe respekti për të janë detyrë e prerë. Kush e urren atë, ose nuk beson në profecinë e tij, ai nuk ka rrugë në Islam. Njëkohësisht duhet besuar se Allahu i Lartësuar e krijoi me nënë pa baba, sepse Allahu dërgoi melekun që fryu në barkun e Merjemes, e prej kësaj ishte Isai (alejhis-selam).
Muslimani nuk gjen asnjë gjë në vetvete që ta pengojë nga besimi i kësaj, se Allahu nuk është i pafuqishëm ndaj krijimit të Isait me nënë dhe pa baba dhe ndaj krijimit të Ademit pa nënë dhe pa baba.
Nga kjo mësojmë se Isai (alejhis-selam) është një i dërguar i nderuar dhe se ai nuk është Zot dhe as biri i Zotit.
Isai (alejhis-selam) erdhi me përgëzimin për profetin që do të vinte pas tij, që është Muhamedi i biri i Abdullahit, me të cilin Allahu vulosi të dërguarit, duke mos patur më kështu të dërguar të tjerë pas tij.
Këtë të dërguar (Muhamedin të birin e Abdullahit -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-), të cilin Allahu e dërgoi para një mijë e katërqid vjetësh, e kanë detyrë të gjithë njerëzit që u gjendën dhe do të gjenden pas dërgimit të tij deri në Ditën e Kijametit, ta besojnë, të besojnë shpalljen e tij dhe t’i binden atij në atë që  urdhëroi apo ndaloi.
Kushdo që ka lexuar jetëshkrimin dhe historinë e këtij të dërguari, bindet se ai është një personalitet madhështor, të cilit Allahu i dha moral të lartë dhe cilësi të shquara që nuk gjenden tek ndonjë tjetër para apo pas tij. Ndoshta edhe leximi më i shkurtër rreth asaj që është shkruar për të, e përforcon saktësinë e kësaj që po them.
Allahu i Lartësuar i ka dhënë atij fakte dhe argumente për vërtetësinë e profecisë së tij, të cilat janë aq shumë, aq sa dyshimi në të është nga gjërat e pamundura logjikisht. Ai që nuk beson në sinqeritetin e profetit Muhamed (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), me gjithë ato fakte dhe argumente që Allahu i dha atij, ai nuk mund të pretendojë qëndrueshmërinë e profecisë së ndonjë profeti tjetër.
05 - Besimi në Ditën e Fundit.
Duke besuar në formë të prerë, se pas kësaj jete në të cilën jetojmë, ka jetë tjetër, që është më e plotë se kjo. Aty ka begati ose ndëshkim. Begatia është në një vendbanim që quhet “Xhennet”, ndërsa ndëshkimi është në një vendbanim që quhet “Xhehennem”.  Kush punon mirë dhe beson në fenë islame, përfundimi i tij do të jetë në “Xhennet”, ku gjenden prej llojeve të begative dhe lumturisë, aq shumë sa nuk mund të imagjinohen. E gjithë begatia e dynjasë, në raport me begatinë e Xhennetit, nuk krahasohet në asnjë gjë. Kush hyn në Xhennet, do të begatohet në të përgjithmonë dhe pa fund, sepse në të nuk ka vdekje.
Në anën tjetër, kush punon keq dhe nuk beson në fenë islame, përfundimi i tij do të jetë në “Xhehennem”, në të cilin gjendet zjarri dhe llojet e ndëshkimit aq shumë sa nuk mund të mendohen. Të gjitha zjarret e dynjasë dhe llojet e dënimit në të, përpara dënimit të Xhehenemit, nuk krahasohen në asnjë gjë.
Ekzistenca e llogarisë, begatisë ose ndëshkimit pas kësaj jete, është një çështje e pranuar logjikisht, sepse është e pamundur që të gjendet kjo dynja me gjithë çka në të, e më pas të mbarojë e të shpërndahet, duke vijuar në asgjë. Ngaqë mbarimi në këtë formë është një lloj rrëmuje dhe Zoti ynë Krijues është larg kësaj.
06 - Besimi në Kaderin (caktimin dhe vendimin e Allahut të Lartësuar).
Duke besuar se gjithçka është në këtë Gjithësi, çdo lëvizje dhe çdo prehje ndodh vetëm me dëshirën dhe vullnetin e Allahut. Nuk mund të ndodhë gjë tjetër, me përjashtim të asaj që Ai do. Atë që Ai nuk e do, nuk mund të ndodhë.
Allahu i Lartësuar shkruajti në një Libër madhështor, që është ”El-Leuhul-Mahfudh”, gjithçka që do të ndodhë në këtë Gjithësi.
Besimi në Kader, përfshin të besuarit se Allahu është Krijuesi i çdo gjëje.
Ndërsa gjërat më të rëndësishme që duhen vepruar në Islam janë:
01 - Që njeriu të thotë një fjali e cila është çelësi i hyrjes në Islam. Ajo është një besë midis njeriut dhe Zotit të tij, që nënkupton se ai është në këtë fe.
Kjo fjali është: “Esh-hedu en la ilaha il-la Allah ue esh-hedu en-ne Muhammeden resulull-llah” (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar, me të drejtë, përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguar i Allahut).
Kjo fjali do të thotë: Pohimi, pranimi dhe kryerja me përkushtim e këtij adhurimi vetëm për Allahun, Një të Vetëm. Si dhe duke pohuar se feja islame është feja e vërtetë dhe se i adhuruari që meriton adhurimin është vetëm Allahu, Një i Vetëm. Të gjithë të adhuruarit e tjerë janë të pavlefshëm dhe fetë e tjera përveç Islamit janë të pavlefshme.
Si dhe pohimi se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, dhe se atij duhet t’i bindemi dhe ta besojmë në çdo gjë.
02 - Namazi (Të falurit)
Që nënkupton: Fjalë, punë dhe lutje në një formë të caktuar, që bëhet pesë herë, çdo ditë dhe nuk zgjat shumë. Aq sa një namaz i vetëm nuk i kalon pesë minuta.
Namazi është lidhje midis robit dhe Zotit të tij, në të muslimani ndjen sigurinë, prehjen dhe qetësinë shpirtërore. 
03 - Zekati
Muslimani që posedon pasuri jep një sasi të vogël nga pasuria e tij çdo vit për të varfërit. Jep vetëm çerekun e një të dhjetës së pasurisë së tij. Që është diçka e vogël, por që e bën shoqërinë muslimane të bashkuar, të afruar dhe të mëshiruar. Që përhap kuptimet e vëllazërisë, mëshirës dhe dashurisë mes muslimanëve.
Po përsërit atë që thashë pak më parë: Zekati është i obliguar për të pasurit dhe nuk është i obliguar për të varfërit. 
04 - Agjërimi.
Që njeriu të pengojë veten e tij nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet bashkëshortore, gjatë muajit të Ramazanit çdo vit, që nga agimi i mëngjesit deri në perëndim të diellit.
Ndërsa i sëmuri, udhëtari dhe disa të tjerë që kanë arsye të tjera, janë  të justifikuar dhe të falur. Ata munden të hanë dhe të pijnë në Ramazan, dhe duhet që pas përfundimit të arsyes dhe pamundësisë, të agjërojnë të plota ditët që nuk i agjëruan, në cilëndo kohë të vitit.
Agjërimi ka shumë dobi shëndetësore, shpirtërore dhe shoqërore. Prej tyre është pushimi  dhe qetësimi për një pjesë të kohës i aparatit tretës. Prej tyre është ajo që ndjen muslimani, si shpirti fisnik dhe morali i lartë. Prej tyre është edhe ajo që ai ndjen për vëllezërit e tij të varfër, që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm gjatë vitit. Kështu që vetja e tij thjeshtësohet, afrohet dhe shpejton t’i ndihmojë ata.
05 - Haxhi.
Që do të thotë: Kryerja e adhurimeve të caktuara në Mekë një herë në jetë, ndërsa ai që nuk ka mundësi ekonomike, ose që është i sëmurë, është i arsyetuar në moskryerjen e tij.
Në Haxh ka dobi madhështore si: Grumbullimi i muslimanëve nga të gjitha anët e tokës në një vend të vetëm, njohja me njëri-tjetrin dhe përhapja e dashurisë mes tyre. Duke shtuar këtu edhe ato që i fiton muslimani në veten e tij, si pastrimi i shpirtit dhe rregullimi i moralit, për shkak të asaj që përjeton prej qëndrimeve që shtojnë besimin nën hijen e Haxhit.
E në vijim…
Ndoshta ajo që përmendëm më lart, është disi e mjaftueshme për sqarimin e një paraqitjeje të shkurtër rreth Islamit.
“Unë po të ftoj ty që nuk ke hyrë ende në Islam.. Dëgjoje një thirrje nga një zemër e sinqertë dhe e pakursyer. Shpëtoje veten tënde para se të të befasojë vdekja duke mos qenë musliman, e të jesh në humbjen më të madhe.”
A e di se çdo të thotë të vdesësh duke qenë në tjetër fe veç Islamit? Do të thotë që të hysh në Xhehenem dhe të ndëshkohesh në të përjetësisht..
Kështu e ka kërcënuar Allahu atë që vdes duke qenë në fe tjetër veç Islamit. Atëherë, përse po shpërfill një çështje kaq të rrezikshme?
Do të të drejtoj një pyetje, por dua të më përgjigjesh me sinqeritet: Çfarë do të humbasësh, nëse hyn në Islam? Po… Çfarë do të humbasësh nëse hyn në Islam?
Nëse do përqafosh Islamin, do ta vijosh jetën tënde si zakonisht,  por në një formë më të kulluar, më të lumtur dhe më të sistemuar… Ndërsa pas vdekjes të pret lumturia më e madhe dhe begatia e përjetshme.
Nëse arrite të bindesh për vërtetësinë e Islamit, por ke frikë se hyrja në të ka për të të penguar nga kënaqësi, privimin prej të cilave nuk mund ta durosh, atëherë duhet të krahasosh midis kënaqësisë së përkohshme, të rastësishme dhe midis begatisë dhe kënaqësisë së përjetshme… Cilës prej tyre duhet t’i japësh përparësi?
Ti mund të hysh në Islam dhe të përpiqesh t’i lësh ato gradualisht, e nëse e lut Allahun me sinqeritet, Ai do të të ndihmojë t’i lësh ato përfundimisht.
Të paktën të jesh musliman gabimtar, është më mirë se të mos jesh musliman.
Nëse ajo që të pengon të përqafosh këtë fe është personaliteti yt i dobët dhe pafuqishmëria  ndaj marrjes së këtij vendimi, pasi të pengon frika nga fjalët e dikujt ose tallja e tij.., atëherë dije se këto iluzione nuk kanë asnjë bazë në realitet. Ti nuk je i pari që hyn në Islam prej jomuslimanëve. Shumë e shumë të tjerë para teje e kanë marrë këtë vendim dhe nuk u është shkatërruar jeta, nuk kanë humbur asgjë dhe nuk janë penduar. Pastaj, a vallë është e logjikshme që të sakrifikosh veten dhe lumturinë tënde në këtë jetë dhe në jetën tjetër, për shkak të fjalëve të dikujt, apo talljes dhe qortimit të tij?
Kjo është një temë që kërkon nga ty të qëndrosh shumë në të.. dhe të mendohesh gjatë rreth saj.
Fjala ime e fundit për ty është:“Bëj kujdes të mos humbasësh veten tënde.”
E lus Allahun e Lartësuar të të begatojë ty, duke të udhëzuar në të vërtetën.
Këto fjalë i shkruajti ai që dëshiron të mirën për ty: 
Dr. Salih Ibën Abdulaziz Es-Sindij
Përshtati në shqip, Bledar Ali 
Delvinë 1432 H.
Shkurt 2011
0 notes
Text
Final Pitching
The finale has finally arrived! Our team prepared for the final pitching of our product. After some time of discussion with my teammates, we finally all agreed to name our device "Meditime" which is a medicine alarm box. We also prepared for the contents for the slides that we are going to present. There are many things that we have not properly prepared for and this showed during our presentation. We stumbled here and there but we still continued to show our work. I realized after this that half-baked ideas cannot survive in a competitive market. An idea must be studied and planned properly. Effort and dedication is also a must in order for the idea to come into shape. It is a hard pill to swallow but we lack any of this and this became the problem for our group. Regardless the result, we will learn from this experience and improve ourselves if an another opportunity comes.
Tumblr media
0 notes
rrethipozitiv · 4 years
Photo
Tumblr media
Bëj tag shoqërisë, të bëhen gati. ⠀ Ndonjëherë terapia më e mirë është një rrugëtim i gjatë, muzikë dhe shoqëri e mirë. ⠀ @rrethipozitiv ⠀ ⠀ ⠀ ⠀ ⠀ ⠀ #theniemotivuese #shprehje #shqip #jetaime #kujdes #inspirim #albanian #meditim #shendeti #kujdesiperveten #kosova #zemra #ilustrim #tirana #shqiperiaime #shprehjaedites #shprehjeshqip #zemer #beautifulalbania #albaniangirl https://www.instagram.com/p/CA3S9NhJRW8/?igshid=1tqt9fu4d54qt
0 notes
Tumblr media
Hey everyone and skincare lovers. I am testing out this pore tightening skincare mask product. This is the Meditime Pore Tightening Corset Pack Mask. Check it out->https://amzn.to/3kOEwnT It is similar to a Kaolin Mud Mask when it is dried and cleanse. It exfoliates the skin, tightens your pores, unclogs your pores, and draws out excessive oil. It is differentiated and innovative in Meditime's cosmeceutical technology. I have combination skin, and I do get dry and oily areas all over my face. This clay mask does help. It is made of Red Mung Bean Powder, Rice Bran Extract, and mushroom Extract. Use a good amount of what you think for your face. Leave it on for 5 to 10 minutes. YOu see that it has dried, wash it off. What do you think of this Meditime Pore Tightening Corset Pack? Let me know in the comments section below, and enjoy your week! In Spanish: Hola a todos y amantes del cuidado de la piel. Estoy probando esta mascarilla para el cuidado de la piel que aprieta los poros. Esta es la máscara de paquete de corsé de ajuste de poros de Meditime. Compruébalo-> https://amzn.to/3kOEwnT Es similar a una mascarilla de barro de caolín cuando se seca y se limpia. Exfolia la piel, cierra los poros, destapa los poros y extrae el exceso de grasa. Se diferencia e innova en la tecnología cosmecéutica de Meditime. Tengo la piel mixta y tengo áreas secas y grasas en todo el rostro. Esta mascarilla de arcilla ayuda. Está hecho de polvo de frijol mungo rojo, extracto de salvado de arroz y extracto de hongos. Usa una buena cantidad de lo que piensas para tu rostro. Déjelo actuar de 5 a 10 minutos. Si ve que se ha secado, lávelo. ¿Qué opinas de este paquete de corsés de ajuste de poros Meditime? ¡Házmelo saber en la sección de comentarios a continuación y disfruta de tu semana! #meditime #cosmeceutical #dermacosmetic #chicagoblogger #dominicanblogger #amazon #porepack #pore #washoffpack #redbean #icure #08liter #08L https://www.instagram.com/p/CHFPjXfhuQ5/?igshid=1odgdj5way4xu
1 note · View note
skincareverse · 4 years
Photo
Tumblr media
🌚Meditime Pore Tightening Corset Pack 🌚Claims: tighten, clean enlarged pores while moisturizing the skin. 🌚Key ingredients: kaolin, bentonite, red bean, lotus, camellia, glacial water and gold. 🌚Texture: smooth texture, but it does have some little pieces that I suspect are bean beads, because they weren’t hard and seem to go away as soon as the mask is spread. 🌚Results: Is a great pack for helping with sebum on your t-zone but for me with sensitive skin, I can only use it once a week. I could not leave it for 15 minutes, but the 10 or less that it was on my skin, it did help with the greasiness on my forehead mostly. I am guessing it would work better for someone with normal or oily skin, but mine is sensitive, dry and sometimes oily and it did irritate a bit. #meditime #cosmeceutical #dermacosmetic #amazon #porepack #pore #washoffpack #redbean #icure #08liter #08L#skincare #skincarecommunity #abbeatthealgorithm #skincareroutine #skincareblogger #igblogger #igbeauty #beautyfollow #influencer #asianbeauty #abcommunity #ambeauty #pmbeauty #kbeautycommunity #porecare https://www.instagram.com/p/CGnlD3tnu2t/?igshid=csrd9he39av2
0 notes
tiffanygallehugh · 4 years
Photo
Tumblr media
Meditime Pore Tightening Corset Pack, Pore Tightening Mask Lately I have noticed my pores becoming more noticeable so being approved to test was a Godsend. Meditime Pore Tightening Corset Pack is a pore tightening mask. It's a clay type mask that you can feel tighten as it dries. It really does help reduce the size of my pores in just 2 uses. It contains Kaolin which absorbs oil and tightens pores. Bentonite and red bean help to clean out sebums, blackheads and dead skin without any irritation. Amino acid and over 20 types of minerals provide full moisturization to the skin without any dryness. It makes your skin brighter, smoother and glowy! Suggested use is twice a week! I spotted this on Amazon for $21.99 #meditime #cosmeceutical #dermacosmetic #amazon #porepack #pore #washoffpack #redbean #icure #08liter #08L https://www.instagram.com/p/CF-ZMg2ngFy/?igshid=18ixnc7dio68a
0 notes
chasingemma420 · 4 years
Photo
Tumblr media
The Meditime Pore Tightening Corset Pack is a mask that deep cleans and tightens pores. It is made with kaolin and bentonite clays. The kaolin clay absorbs oils in the pores and the bentonite helps clean the sebum, dead skin, and blackheads without irritating the skin. The mask also purifies! It has Lotus Flower, camellia, glacial water, and gold. These work together to purify without drying out. There's no real scent to the mask. Like other clays it dries and tightens on the skin. I left on around 10 minutes. I used warm water to remove. It worked well on my sensitive skin. I definitely recommend this for acne prone and oily to combination skin. I have a bit dryer skin so I did need to moisturize after. My results were good ones. my pores looked smaller and my skin was brighter. I would buy this again! #meditime #cosmeceutical #dermacosmetic #amazon #porepack #pore #washoffpack #redbean #icure #08liter #08L (at Sarasota, Florida) https://www.instagram.com/p/CFb3n62FjpV/?igshid=oumbxy9zp1n3
0 notes
kourtneybecraftblog · 4 years
Photo
Tumblr media
I was sent this for free in exchange for an honest review. I tried it on my nose and it didn't work all that well and than My fiance tried this on his whole face and said it created a warming feeling that he didn't like so he washed it off after 5 minutes but his pores looked a tiny bit cleaner. #meditime #oneshotpack #blackheads #blackheadremover #blackheadmask #skincare #porecare #poremask #pore #ad #08liter #08L https://www.instagram.com/p/CDsqJxcH3tX/?igshid=1vi7in6182oor
0 notes
ajoqebensifilozofe · 3 years
Text
Ka koh, Që s’shkruj, Ka kohë që s’kam dhe aq qetsi prandaj s’shkruj... E shmang, Shumë... Mua çdo gjë që shkruj,mvjen spontanisht, no matter where,and no matter what. Sinqerisht, biles mbaj mend vjet, në universitet, në leksionet e një lëndeje t’shpifur, që e kisha shum inat, në bllok shkruaja shprehje, shkrime t mijat, kam goxha aty.M’kapte frymzimi.Ose rrugës, zakonisht kur ecja, e kisha si meditim, nxirrja telefonin, tek notes dhe shënoja çdo gjë që më vinte në mendje.Ndihesha shumë mirë se ndihesha produktive, konsideroja veten me talent.Tani ka nja tre muaj që truri im është off.Tek notes gjen vetëm gjëra që shënoj për tmos harruar(në përditshmëri), ose gjëra për mësimin, projektet, linqe, tema, budalliqe...Ndihem shumë po shumë keq kur e shoh pjesën e Notes, se më parë gëzoja shumë kur rishikoja shkrimet e mija,ndërsa tani më duket sikur dalë-ngadalë po e mbys këtë shpirtin artistik timin.E justifikoj veten se skam më as kohë,as nerva dhe shumë stres.Jam në një periudhë tranzicioni në fakt, që po më streson shumë.Zoti e bëft mirë! Uroj dhe shpresoj, të filloj t’zgjohem nga kjo gjendje!Dëgjohemi!
31 notes · View notes
lutjakafuqi · 3 years
Text
Qëllimi i krijimit të website “Lutja ka Fuqi”
Website Lutja ka Fuqi është krijuar për të afruar të krishterët me njëri tjetrin,për të mësuar më shumë rreth besimit të krishterë. 
✍️ Inkurajime dhe Meditime nga vëllezër ungjillorë
Nga ana tjetër në këtë site mund të gjeni informacione të vlefshme falas si më poshtë:
Libra të krishterë
Biografi
Devocione për të krishterë
Shënime të tjera
📅 Si mund të na kontaktoni?
Për tu bërë pjesë e familjes së Lutja ka Fuqi mund të kontaktoni në rrjetet tona sociale në Facebook apo Instagram dhe gjithashtu mund të plotësoni formën tonë të kontaktit në website tonë personal.
...........................................................................................................................
Nga ana tjetër nëse keni dëshirë ju ftojmë të lexoni më tepër artikujt e mëposhtëm: ✔️ Përse janë të rëndësishme devocionet? ✔️ Pse "Lutja ka Fuqi"?
✔️ Përfitimet e leximit të librave të krishterë
............................................................................................................................
1 note · View note
parkhaejintr · 3 years
Text
Park Hae Jin, güzellik endüstrisi blue chip tarafından onaylanmış bir ampul modeli oldu.
Marka kozmetik modeli olarak faaliyet gösteren küresel yıldız Park Hae-jin ve Derma Science markası Metitime Botalinium Ampoule, yüksek kaliteli ampullerde yeni bir çağ açmak için el ele veriyor. Park Hae-jin, yakın zamanda Meditime botulinum ampulü için bir model olarak seçildi. Meditime Botalinium Ampoule, DermaScience markalı bir yaşlanma karşıtı ürün olup, farmasötik teknolojinin temeli olan…
Tumblr media
View On WordPress
5 notes · View notes
labinotgashi000 · 4 years
Video
A jeni tip që Meditoni apo të pakten që zgjoheni herët shumë, Nëse nuk keni pasu rast të shijoni Lindjen e Diellit ju rekomandoj ta bëni një gjë të tillë ku njëherit edhe mund të Meditoni dhe pastaj të Filloni ditën më të Freskët dhe më Produktive. Këtu ishim tek Maja e Zezë në Pejë rreth orës 06::30 ku edhe kemi pritur Lindjen e Diellit dhe kemi medituar dhe më pas edhe bëmë një mini video :) Për më shumë shikone videon e plotë në youtube. . . #labinotgashi000 #labinotgashi #labi #gashi #meditation #meditim #morning #entrepreneur #marketing #digital #socialmedia https://www.instagram.com/p/B4fKdGfqJnC/?igshid=1vry6gi3etqnw
0 notes
rrethipozitiv · 4 years
Photo
Tumblr media
Mos lejo që frika të vendosë fatin tënd. ⠀ @rrethipozitiv ⠀ ⠀ ⠀ ⠀ ⠀ ⠀ #theniemotivuese #shprehje #shqip #jetaime #kujdes #inspirim #albanian #meditim #shendeti #kujdesiperveten #kosova #zemra #ilustrim #tirana #shqiperiaime #shprehjaedites #shprehjeshqip #zemer #beautifulalbania https://www.instagram.com/p/CA2gvenJVm1/?igshid=1osy74f8alt19
0 notes
Text
Косметическая продукция "Meditime". Ищите где заказать ? Не знаете где ? Могу подсказать где я заказывал. На нашем веб сайте Вы можете заказать косметическую продукцию "Meditime". Приходите к нам на портал , заказывайте #Meditime https://bestbrands.pro/brand/meditime/
0 notes
ruman123blog · 3 years
Text
Meditime neo Pore Blackhead One Shot Pack, Blackhead Deep Cleansing, Blackhead Remover Bentonite, Kaolin Clay Facial Mask with and Exfoliating for Clogged Pores, Blackheads removing, Skin Irritation Tested, Wash Off Type, Dissolving Blackhead and Sebum Clearly, Moisturizing, for Women and Men, for All Skin Types, 3.53oz
Meditime neo Pore Blackhead One Shot Pack, Blackhead Deep Cleansing, Blackhead Remover Bentonite, Kaolin Clay Facial Mask with and Exfoliating for Clogged Pores, Blackheads removing, Skin Irritation Tested, Wash Off Type, Dissolving Blackhead and Sebum Clearly, Moisturizing, for Women and Men, for All Skin Types, 3.53oz
Price: (as of – Details) Glycerin, Kaolin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Diatomaceous Earth, Cetearyl Alcohol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Juglans Regia (walnut) Shell Powder, Propanediol, Glyceryl Stearate, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Beta-Glucan, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Glycosyl Trehalose, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Water, Tocopheryl Acetate,…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
youremoney · 3 years
Text
medi: 4.8. morgends, notizen gedankenkreise + muster: gespräch paul fleisch, abdrift in wertung warum menschen kein fleisch essen ( eg caro, wiebke keine eigene meinung; sozialer konsens); was passiert mit dem vogel(?), der grad um sein leben schreit, wer tötet es; was esse ich gleich, kuscheln lea später, macht mich das dann müde?, yoga: zählt das zu meditime; wie sonst sollte ich mich motivieren; nassim,tina, age of empires, zu alt, urim hat ja auch gezockt; zusätzlich zu diesen und ähnlichen gedankenkreisen, welche einige sekunden immer anhielten gab es die halbdenkende vogelperspektive (die keine ist), ein einkonzeptionieren dieser muster nämlich (wie es auch gerade beim schreiben geschieht)!, a la: so das hat mich gerade beschäftigt, drauf achten, loslassen; gedanken über diese vogelperspektive und die 2 konzeptebenen ( endlosschleife) momente der stille viele, einmal beim augen öffnen nach atemübung sehr stark, luftanhalten mindestens 3 minuten danach; vorher medi: 30m; zwischendurch starker energiefluss nach oben, drittes auge starkes inneres wachgefühl, beine nicht eingeschlafen
0 notes