Tumgik
#Lin Heqin
khuantru · 2 years
Text
Tumblr media
That scoring between 'Itsuki Hirata vs. Lin Heqin' is suspicious..
how did Itsuki win? Fight should have been a draw at least. Lin controlled the fight, pace and inflicted leg damage & strikes. 
Itsuki barely used any striking, only used her grappling.
1 note · View note
theanticool · 1 year
Text
Denice Zamboanga takes SD over Heqin Lin.
Crazy fight down at atomweight between Zamboanga and Heqin. Denice could not miss with that right hand and was brutalizing the left side of Lin’s face. Lin was having a lot of success with the leg kick to the lead leg. Really swelled up the thigh of Zamboanga. Also had success when the two would extend engagements in the pocket as I think she’s probably the harder puncher of the two. Hurt Zamboanga when they were in those positions (1st and 3rd iirc) but it came too infrequently for two of the judges to score it for her. Fun fight!
1 note · View note
rregullatislame · 2 years
Text
Shkallët e Hasedit.
Nga Dijetarja e Jemenit: Umm ‘Abdullah el-Uadi’ja
Burimi: Libri i saj, Nasihati lin-Nisa - Këshilla ime drejtuar grave (fq. 250-251)
01. Prej tyre është ai që mundohet t’ia largojë mirësinë personit ndaj të cilit ka hased duke i bërë padrejtësi atij me fjalë dhe vepra. Pastaj, mes këtyre njerëzve janë ata që mundohen t’ia marrin atë që i kanë hequr personit që i bënë padrejtësi.
02. Prej tyre është ai që i kufizon përpjekjet e tij që t’ia heqë mirësinë personit ndaj të cili ka hased pa marrë asgjë nga ai. Ky është më i keq dhe më i poshtër nga këta të dy. Kjo ligësi është e ndaluar.
03. Një grup tjetër njerëzish nëse kanë hased për një person, ata nuk veprojnë në përputhje me hasedin e tyre. Këta njerëz nuk i bëjnë padrejtësi atij me fjalët dhe veprat e tyre.
04. Një grup tjetër njerëzish, nëse ata shohin hased në vetet e tyre, ata mundohen tej mase që ta heqin atë me dashamirësi për personin që kanë hased, duke u sjellë mirë me të, duke bërë dua për të dhe duke lajmëruar të tjerët për cilësitë e tij të mira. Ata e bëjnë të gjithë këtë duke u përpjekur që ta heqin hasedin që kanë përbrenda, derisa ta ndryshojnë përfundimisht për shkak të dëshirës që kanë ata për të qenë Muslimanë të mirë. Kjo është nga shkallët më të larta të Imanit dhe poseduesi i këtij Imani është një besimtar i plotë i cili do për vëllain e tij atë që do për veten e tij.
Këshilla të Çmuara.
Sa vlen kjo dunja tek Allahu?!
Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=rSgxfFiwfWs
Çfarë është dunjaja?
لَوْ كَانَتِ الدُّنْيَا تَعْدِلُ عِنْدَ اللَّهِ جَنَاحَ بَعُوضَةٍ مَا سَقَى كَافِرًا مِنْهَا شَرْبَةَ مَاءٍ
“Sikur dunjaja të kishte vlerë tek Allahu sa krahu i një mushkonje, Ai nuk do t’i kishte dhënë asnjë pabesimtari që të pijë një gllënjkë ujë.” [Tirmidhiu, 2320]
Një ditë, Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ishte me Sahabët e tij, dhe kaloi afër një viçi të dobët që kishte ngordhur. Ai e kapi për veshi, e ngriti dhe tha:
“Kush e blen këtë për një dirhem?” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, uAllahi edhe sikur të ishte i gjallë, nuk do ta kishim blerë, sepse është i dobët, e si ta blejmë atë kur ai është i ngordhur!? Ai (Pejgamberi) tha: “UAllahi, dunjaja tek Allahu është më e pavlerë sesa ky (viç i ngordhur) për ju.”
Atëherë, si të bëjmë gara për dunja! Dhe t’i shkëpusim marrëdhëniet me familjet tona për dunja!?
Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:
“Biri i Ademit thotë: ““Pasuria ime! Pasuria ime!” Pra, biri i Ademit është i zellshëm për pasuri, thotë: “Pasuria ime! Pasuria ime (me mburrje).” Kurse ti nuk posedon nga pasuria jote përveç se atë që e vesh dhe kështu e vjetron, apo atë që e ha dhe e mbaron, apo atë që e jep sadaka dhe të ngelet (shpërblim për Ditën e Gjykimit).”
Kurse tjetra përveç kësaj, shkon dhe ju ngelet njerëzve.
Ky është realiteti i pasurisë! UAllahi! Ky është realiteti i pasurisë! Çfarë është pasuria? Ose do e hash atë dhe ajo do mbarojë. Mori fund. Ose do ta veshësh dhe kështu do të vjetrohet. Ose të japësh sadaka nga kjo pasuri, dhe ngelet. Ose (nëse)  do ta kursesh atë, a do të ngelet? Jo, uAllahi! Do të vdesësh dhe do t’ua lësh njerëzve. Atëherë, si të bëjmë gara në dunja?
Këshillë e rëndësishme nga Imami i xherhit dhe t’adilit, Alameh, Rabij – Allahu e ruajttë – për bijtë e tij në çdo vend më datë 7 Sheual 1436 H.
Autor: Imam Rabij ibën Hadi el-Medkhali
Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/2047/7-1436
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi qoftë për të Dërguarin e Allahut, për familjen e tij, shokët e tij dhe për ata që e pasojnë udhëzimin e tij.
Më tej:
E porosis  veten time dhe të gjithë Muslimanët, ndërsa selefijt në veçanti: që të kenë frikë Allahun – e Madhëruar e të Lartësuar – dhe të kapen për Litarit të Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – të kenë vëllazëri në mes selefijve në veçanti, si dhe marrëdhënie e bashkëpunim në vepra të mira dhe devotshmëri. Të largohen nga shkaqet e mospajtimit (khilaf) – Allahu ju bekoftë – sepse kjo e prish imazhin e da’uetit të tyre, e prish imazhin e tyre dhe i gëzon armiqtë e tyre.
I këshilloj selefijt që të kenë frikë Allahun – e Madhëruar e të Lartësuar – dhe të kenë zell të madh për dashuri, vëllazëri, mëshirë dhe dashamirësi të ndërsjellë në mes veti dhe të largohen nga shkaqet e mospajtimit (khilaf). Ai që gabon nga selefijt, nuk poshtërohet, por këshillohet. E këshillon atë ai që ka mendje të shëndoshë dhe ka njohuri të sakta, e këshillon me urtësi dhe me këshillë të bukur.
I porosis vëllezërit në Britani në veçanti, që të bashkëpunojnë me vëllezërit e tyre selefij në Kuvajt, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në Egjipt, në Sudan si dhe në të gjitha anët e botës Islame.
Nëse atyre ju vjen ndonjë grup nga Kuvajti ose nga ndonjë vend tjetër, le ta mirëpresin me gjithë respekt dhe nderim. Të mos kenë frikë nga asnjëri. Nuk ka frikë – in sha Allah. Allahu ju bekoftë. Shejtani ju frikëson dhe ju tremb nga filani e filani, mos ia keni frikën vetëm se Allahut – të Madhëruar e të Lartësuar. Respektojeni njëri-tjetrin, nderojini vëllezërit tuaj Kuvajtian të cilët kanë derdhur mund të madh në vënien e bazave të da’uetit tuaj duke e përhapur, inkurajuar dhe përkrahur atë. Andaj, mos e përbuzni këtë të mirë.
Allahu ju dhëntë sukses dhe ua përmirësoftë gabimet tuaja, ju bekoftë dhe i bashkoftë zemrat tuaja dhe e largoftë nga ne dhe ju çdo te keqe.
Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
Këto fjalë dolën nga unë në natën e 7 Sheualit 1436.
Ua theksoj përsëri vëllezërve të cilët e sulmojnë verbalisht njëri-tjetrin këto ditë dhe shkëmbejnë fjalë të këqija me njëri-tjetrin, që të kenë frikë Allahun dhe t’ju vijë turp nga këto veprime të pahijshme. Nuk ka durim, nuk ka butësi, e nuk ka shumë të tjera...
Da’ueti selefij ngrihet mbi këto baza: “durim, butësi, vetëpërmbajte, e etj. Nëse ndonjëri gabon, nuk refuzohet – Allahu ju bekoftë –, hesht dhe këshilloje ti vetë duke qenë kjo këshillë në mes teje dhe atij. Lërini këto grindje. Kini turp nga Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar. Respektojeni njëri-tjetrin. Mos ia prishni imazhin da’uetit selefij me këto grindje të pahijshme. Kini frikë Allahun për vetët tuaja dhe për këtë da’uet.”
Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Fatkeqësitë janë mëshirë dhe begati për njerëzit në përgjithësi. 
Autor: Shejkhul-Islam ibën Tejmijeh
Burimi: “Fet’hul Mexhid Sherhu Kitabi Teuhid”, fq. 310 
Shejkhul Islam ibën Tejmije – Rahimullah - ka thënë:
“Fatkeqësitë janë begati, sepse ato i fshijnë gjynahet dhe kërkojnë që të bëhet durim, kështu merr shpërblim për to. Po ashtu, kërkojnë që robi të kthehet tek Allahu dhe t’i përulet Atij dhe të largohet nga njerëzit, si dhe ka dobi tjera të shumta. Pra, Allahu përmes vet fatkeqësisë, i fshin gjynahet dhe gabimet. Kjo është nga begatitë më të mëdha.
Andaj, fatkeqësitë janë mëshirë dhe begati për njerëzit në përgjithësi, përveç nëse atë që e ka kapluar fatkeqësia, për shkak të saj, ai zhytet në mëkate më të mëdha se ç’ishte më përpara, atëherë kjo është sherr për të për sa i përket asaj që e kapluar atë në fenë e tij. Kur njerëzit sprovohen me varfëri apo sëmundje apo vuajtje, ata i kaplon hipokrizia (nifaku), pikëllimi, sëmundja e zemrës dhe kufri i qartë. Ai i braktis disa obligime dhe bën disa harame, të cilat si rrjedhojë, i sjellin dëme në fenë e tij. Kështu që, mirëqenia  është më e mirë për të lidhur me atë që fatkeqësia i solli atij, e jo nga vet aspekti i fatkeqësisë. Ashtu si (rasti) i atij që fatkeqësia e bëri që të ketë durim dhe nënshtrim, kjo fatkeqësi është begati për fenë e tij.
Pra, vet fatkeqësia është vepër e Zotit, të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar, dhe është mëshirë për krijesat; Allahu i Lartësuar lavdërohet dhe falenderohet për këtë. Ai që sprovohet dhe i jepet durim, durimi për të është begati në fenë e tij dhe pasi që i janë shlyer gabimet e tij, atë e kaplon një mëshirë dhe për shkak të lavdërimit që ai i bën Allahut, atij i vjen lëvdata dhe bekimi nga Zoti i tij.
I Lartësuari ka thënë:
أُولَـٰئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ
“Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre.” El-Bekare, 157
Dhe ata kanë falje të gjynaheve dhe ngritje të gradave (te Allahu). Kështu që, ai i cili merr përsipër që të bëjë durim të cilin e ka obligim, atë e kaplon kjo (falja e mëkateve, mëshira, begatia, bekimi, ngritja e gradave...)
Porosia e Shejkh Rabijs për Selefijt të cilën e transmeton Shejkh Ahmed Bazmul.
Përgatiti: Ahmed bin ‘Umer bin Salim Bazmul
Burimi: http://www.mnhj.net/vb/threads/10385
Lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e lavdërojmë dhe kërkojmë falje dhe ndihmë prej Tij. Kërkojmë mbrojte tek Allahu nga ligësitë e veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush që ta devijojë dhe atë që e devijon Allahu, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit, të Pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ ﴿١٠٢﴾
“O ju që besoni, kini frikë Allahun ashtu siç duhet t’ia keni frikën Atij dhe mos vdisni vetëm se duke qenë Muslimanë.” Al-Imran, 102
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً ۚ وَاتَّقُوا اللَّـهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ ۚ إِنَّ اللَّـهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا ﴿١﴾
“O ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj i Cili u ka krijuar nga një person i vetëm (Ademi) dhe nga ai (Ademi) krijoi bashkëshorten e tij dhe nga ata dy krijoi shumë burra e gra dhe kini frikë Allahun përmes të Cilit i kërkoni të drejtat tuaja të ndërsjella dhe (mos i shkëpusni) marrëdhëniet farefisnore. Me të vërtetë, Allahu është Mbikëqyrës i çdo gjëje (nuk i fshihet asgjë).” En-Nisa, 1
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا ﴿٧٠﴾ يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَن يُطِعِ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا ﴿٧١﴾
“O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe flisni (gjithmonë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë juve nga veprat e mira dhe do t’ua fal mëkatet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij ka korrur një fitore të madhe.” El-Ahzab, 70-71
Fjala më e mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, veprat më të këqija janë ato që shpiken në fe, çdo shpikje në fe është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në Zjarr.
Më tej:
Në natën e hënë që përkon me datë 28 Reb’iul-Eu’uel 1436 H (19 janar 2015), e fala Jacinë me Shejkhun tonë, Imamin, Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij – Allahu i Lartësuar e ruajttë nga çdo e keqe dhe ia ngrittë pozitën e tij në të dyja botët. I dhashë selam dhe ai kërkoi nga unë që të ulesha me të në shtëpinë e tij ku banon (kur ishte në Mekke para ca muajsh, sh.p.), kështu unë prezantova dhe u nderova me një ndenjje (xhelseh) prindërore me të – Allahu i Lartësuar e ruajttë. Imam Rabij ibën Hadij ‘Umejr el-Medkhalij më tha:
“O biri im! Unë po udhëtoj për në Medine së afërmi, andaj ju porosis që të keni frikë Allahun dhe të keni vëllazëri ne fe ti dhe vëllai (jot) Muhamedi. Po ashtu ju porosis që të bëni da’ueh dhe të përhapni dijen në Mekke. Jini burra të urtë në këto gjëra (të da’uetit dhe dijes). Ai që gabon, këshillohet me butësi dhe nuk publikohet (gabimi) i tij. Ai që bie në një bidat, këshillohet. Përndryshe (nëse nuk kthehet) gjykohet mbi të, siç është bidati i Irxhasë dhe Kaderit. Ebu Daudi i tha Imam Ahmedit: “Unë shoh një njeri të Ehli Sunnetit që shoqërohet me një person nga njerëzit e bidatit, a ta braktis atë e të mos i flas?” Ai tha: “Jo! Ose ta mësosh se ai njeri me të cilin e ke parë të shoqërohet është njeri i bidatit, nëse ai e braktis e nuk i flet atij, atëherë foli. Përndryshe (nëse nuk e braktis atë pas këshillës, sh.p.) atëherë konsideroje të njëjtë sikur ai.”
Pastaj, më porositi duke më nxitur për afrimitet dhe bashkim në mes selefijve dhe të bëjmë da’ueh për tek ky (afrimitet dhe bashkim), të kemi zell për këto, të ruhemi nga shkaqet e përçarjes, kontradiktës, fitneve, bidateve dhe epsheve, me fjalë prindërore të çiltra përplot me urtësi, mëshirë për da’uetin selefij dhe bijtë e tij selefijin.
Unë (Shejkh Ahmed Bazmul) them: Allahu ia shpërbleftë me të mira prindit, Muxhahidit, Imamit, Rabij bin Hadij el-Medkhalij për këtë këshillë të bukur, dhe ai është dashamirës, këshillues i zellshëm për bijtë e tij selefijin dhe ai është thirrës për afrimitet, dashuri të ndërsjellë, vëllazëri, bashkim në hakk dhe shmangie të përçarjes dhe kontradiktave dhe nxitim të largimit të shkaqeve të përçarjes dhe të groposen fitnet para se të shfaqen, siç ka qenë udhëzimi (këshilla) e tij për ne gjatë gjithë këtyre viteve në Mekke, Allahu i Lartësuar e fisnikëroftë këtë qytet.
Pastaj, i thashë Shejkhut tonë, Imamit Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij – Allahu i Lartësuar e ruajttë: “O Shejkh! Allahu të ruajttë, ka prej tyre që thonë se ti je kthyer nga tezkija jote për mua duke u argumentuar se ti i ke ndaluar ligjëratat e mia nga (ueb-faqja) “Mirathul-Enbija”, a janë këto fjalë të vërteta?”
Prindi, Imami, Rabij el-Medkhalij – Allahu i Lartësuar e ruajttë – më tha: “Kjo nuk është e vërtetë o biri im! Unë nuk jam kthyer nga tezkija që të kam dhënë ty, përkundrazi, unë i qëndroj asaj me lejen e Allahut derisa ti të ndryshosh. Allahu më forcoftë mua dhe juve në hak deri sa ta takojmë Atë.”
Ai - Allahu i Lartësuar e ruajttë – po ashtu tha: “O biri im! Nuk i kam ndaluar mësimet e tua! Porse kam ndaluar të përhapet diçka e caktuar në “Mirathul-Enbija” për një dobi të caktuar.” Pastaj më tha: “O biri im! Ata që thonë se unë e kam tërhequr tezkijen time ndaj teje janë njerëz të fitneve, duan fitne në mesin e të rinjve selefij. Mos ua vër veshin atyre.”
Pastaj, prindit tim, Imamit, Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij, i kërkova leje për t’i përhapur këto fjalë dhe ai – Allahu i Lartësuar e ruajttë – më urdhëroi që t’i shpërndaj këto fjalë dhe kjo ishte në praninë e vëllait Ebu Enes ‘Isam el-Kabbaatij. Pastaj kërkova nga Shejkhu jonë, Imami, Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij, një këshillë të përgjithshme për mua dhe për vëllezërit e mi selefijin, e ai ma shkroi këshillën në vazhdim – Allahu ia shpërbleftë me të mira.
ﺑﺴﻢ ﺍﻟﻠﻪ ﺍﻟﺮﺣﻤﻦ ﺍﻟﺮﺣﻴﻢ
Lavdërimet i takojnë Allahut, lëvdata dhe shpëtimi qoftë për të Dërguarin e Allahut, për familjen e tij, shokët e tij dhe për atë që pason udhëzimin e tij.
Më tej:
Unë këshilloj veten dhe vëllezërit e mi selefijin, dijetarë dhe nxënësa dije:
01 – Të kenë frikë Allahun e Plotfuqishëm dhe të Lavdëruar dhe të kërkojnë dije nga burimet e dijes Islame: Librin e Allahut, Sunnetin e të Dërguarit të Tij, Menhexhin e Selefëve të devotshëm, akiden e tyre dhe moralet e tyre.
02 – Këshilloj veten time dhe juve që të kemi sinqeritet vetëm për Allahun – e Plotfuqishëm dhe të Lavdëruar – në çdo fjalë dhe vepër.
03 – I këshilloj që të duhen në mes veti për hir të Allahut dhe të kenë vëllazëri për hir të Allahut, saqë të jenë si një trup i vetëm që e mbajnë njëri-tjetrin duke pasuar fjalën e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
مَثَلُ الْمُؤْمِنِينَ فِي تَوَادِّهِمْ وَتَرَاحُمِهِمْ وَتَعَاطُفِهِمْ مَثَلُ الْجَسَدِ الْوَاحِدِ إِذَا اشْتَكَى مِنْهُ عُضْوٌ تَدَاعَى لَهُ سَائِرُ الْجَسَدِ بِالسَّهَرِ وَالْحُمَّى
“Shembulli i besimtarëve në dashurinë e ndërsjellë, mëshirën dhe solidaritetin mes veti është si shembulli i një trupi të vetëm. Nëse një gjymtyrë e tij sëmuret, i gjithë trupi do t'i përgjigjet me pagjumësi dhe temperaturë.”
Dhe ta kenë parasysh hadithin Kudsij, e ajo është fjala e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
ﺇِﻥَّ ﺍﻟﻠَّﻪَ ﻳﻘﻮﻝ ﻳﻮﻡ ﺍﻟْﻘِﻴَﺎﻣَﺔِ ﺃَﻳْﻦَﺍﻟْﻤُﺘَﺤَﺎﺑُّﻮﻥَ ﺑِﺠَﻠَﺎﻟِﻲ ﺍﻟْﻴَﻮْﻡَ ﺃُﻇِﻠُّﻬُﻢْ ﻓﻲ ﻇِﻠِّﻲ ﻳﻮﻡ ﻟَﺎ ﻇِﻞَّ ﺇﻻﻇِﻠِّﻲ
“Me të vërtet Allahu Ditën e Kijametit do të thotë: “Ku janë ata që janë dashur për hir të Madhërisë Sime. Sot do t’i fus nën hijen e Arshit Tim, ditën që nuk ka hije tjetër përveç hijes së Arshit Tim.”
Si dhe fjalën e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –  që thotë: “Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë:
وَجَبَتْ مَحَبَّتِي لِلْمُتَحَابِّينَ فِيَّ وَالْمُتَجَالِسِينَ فِيَّ وَالْمُتَزَاوِرِينَ فِيَّ وَالْمُتَبَاذِلِينَ فِيَّ
“Është obligim Dashuria Ime ndaj atyre që e duan njëri-tjetrin veç për hatrin Tim, ulen me njëri-tjetrin veç për hatrin Tim, atyre që vizitojnë njëri-tjetrin veç për hatrin Tim dhe ata që sakrifikojnë për njëri-tjetrin veç për hatrin Tim.”
Si dhe hadithe tjera pos këtyre që thërrasin për në afrimitet dhe dashuri të ndërsjellë.
4 – Paralajmëroi ata nga kontradiktat dhe shkaqet e tyre si dhe nga fitnet ta cilat ua prishin imazhin atyre (selefijve) dhe prishin imazhin e menhexhit selefij dhe paralajmëroi ata nga rrugët e njerëzve të bidateve dhe fitneve, kontradiktave, përçarjes, gjëra të cilat Allahu i ka qortuar shumë rëndë.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
ﺇِﻥَّ ﺍﻟَّﺬِﻳﻦَ ﻓَﺮَّﻗُﻮﺍ ﺩِﻳﻨَﻬُﻢْ ﻭَﻛَﺎﻧُﻮﺍ ﺷِﻴَﻌًﺎ ﻟَﺴْﺖَ ﻣِﻨْﻬُﻢْ ﻓِﻲﺷَﻲْﺀٍ
“Ata që e përçajnë fenë e tyre dhe ndahen në sekte, ti je i distancuar prej tyre (s’ke të bësh fare me ta).” El-En’am, 159
 Dhe ka thënë:
ﻭَﻟَﺎ ﺗَﻜُﻮﻧُﻮﺍ ﻣِﻦَ ﺍﻟْﻤُﺸْﺮِﻛِﻴﻦَ  ﻣِﻦَ ﺍﻟَّﺬِﻳﻦَ ﻓَﺮَّﻗُﻮﺍ ﺩِﻳﻨَﻬُﻢْﻭَﻛَﺎﻧُﻮﺍ ﺷِﻴَﻌًﺎ ﻛُﻞُّ ﺣِﺰْﺏٍ ﺑِﻤَﺎ ﻟَﺪَﻳْﻬِﻢْ ﻓَﺮِﺣُﻮﻥَ
“...mos jini nga mushrikët, nga ata që e përçajnë fenë e tyre dhe ndahen në sekte, çdo grup është i kënaqur me atë (grup) që janë.” Er-Rum, 31 – 32
5 – Dhe i përkujtoi ata me Fjalën e Allahut:
ﻭَﻗُﻞْ ﻟِﻌِﺒَﺎﺩِﻱ ﻳَﻘُﻮﻟُﻮﺍ ﺍﻟَّﺘِﻲ ﻫِﻲَ ﺃَﺣْﺴَﻦُ ﺇِﻥَّ ﺍﻟﺸَّﻴْﻄَﺎﻥَ ﻳَﻨْﺰَﻍُ ﺑَﻴْﻨَﻬُﻢْ ﺇِﻥَّ ﺍﻟﺸَّﻴْﻄَﺎﻥَ ﻛَﺎﻥَ ﻟِﻠْﺈِﻧْﺴَﺎﻥِ ﻋَﺪُﻭًّﺍ ﻣُﺒِﻴﻨًﺎ
“Thuaju robërve të mi që ta thonë atë që është më e mira, vërtet shejtani fut mospajtime në mes jush. Vërtet, shejtani është armik i qartë i njeriut.” El-Isra, 58
Allahu na dhëntë sukses të gjithëve në atë që e do Ai dhe është i Kënaqur dhe Allahu na forcoftë në fenë e Tij të vërtetë derisa ta takojmë Atë.
Lëvdata dhe shpëtim i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen e tij si dhe për shokët e tij.
Shkroi: Rabij bin Hadij ‘Umejr më 28 Rab’iul-Eu’uel 1436 H (19 janar 2015).
Fitnet e kësaj dynjaje dhe rrugëzgjidhja për to.
Autor: Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=XnvrtktuVEA
Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin për më të mirin e të gjitha krijesave të Allahut, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.
E më pas:
O ju vëllezër të nderuar, thotë Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa -:
وَٱتَّقُواْ فِتۡنَةٗ لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ
“Ruajuni nga fitnet, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë zullum.” [el-Enfal, 25]
 Dhe thotë Allahu i Lartësuar:
وَٱلۡفِتۡنَةُ أَشَدُّ مِنَ ٱلۡقَتۡلِۚ
“Fitneja është më e rëndë sesa vrasja.” [el-Bakarah, 191]
Dhe fitneja më e rëndë është: t’i bësh shirk Allahut – Xhel-le ue ‘Alaa. Kjo është fitneja më e madhe. Po ashtu, prej fitneve është vrasja, që është derdhja e gjakut të njerëzve që nuk lejohet të preken; prej tyre është bidati, janë gjërat e ndaluara dhe epshet; prej tyre janë pasuritë që kanë njerëzit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَأَوۡلَٰدُكُمۡ فِتۡنَةٞ وَأَنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ
“Ta dini se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë fitne dhe se vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh.” [el-Enfal, 28] 
Dhe na ka udhëzuar Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga dënimi i Xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga fitneja e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga fitneja e Mesihut të Rrejshëm, Dexhallit. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – na ka porositur gjithashtu që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga fitnet, nga ato që duken dhe nga ato që janë të padukshme. E prej atyre fitneve është fitneja e Mesihut të Rrejshëm, Dexhallit.
Prandaj, unë u këshilloj juve dhe këshilloj veten time që të qëndrojmë larg fitneve. U pyet Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Cila është rrugëzgjidhja për fitnet?” Tha: “Libri i Allahut.”
Pra, Libri i Allahut të Lartësuar është rrugëzgjidhja për fitnet, kurse Suneti Pejgamberik është sqaruesi për atë që është e përgjithshme në Kur`an dhe është shpjeguesi i Kur`anit. Të kapurit fort mbas Kur`anit dhe Sunetit, sipas kuptimit të Selefëve të Devotshëm, kjo është rruga e shpëtimit nga fitnet. Kurse devijimi nga Kur`ani dhe Suneti është sebep i shkatërrimit dhe i fitneve. Prandaj thotë Allahu i Lartësuar:
فَلۡيَحۡذَرِ ٱلَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنۡ أَمۡرِهِۦٓ أَن تُصِيبَهُمۡ فِتۡنَةٌ أَوۡ يُصِيبَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ
“Le të kenë shumë kujdes ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i godasë ndonjë fitne ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” [en-Nuur, 63]
Dhe ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
تركتم على مثل البيضاء ليلها كنهارها. لا يزيغ عنها إلا هالك
“Unë ju kam lënë në një rrugë të bardhë, nata në të është po aq e qartë sikur dita e saj. Nuk devijon nga ajo rrugë përveç se ai që është i shkatërruar.”
Po mjaftohem me kaq.
Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.
Do të ringjallesh ashtu siç ke vdekur.
Autor: Shejkh Suleman Ruhejli 
Besimtari i cili bie në mëkate duke shpresuar për faljen e tyre është sikur i sëmuri apo sikur ai që pi helm duke shpresuar në shërim pasi që e ka pirë atë. Nuk ka njeri të mençur që të marrë helmin dhe ta pijë atë dhe ta gëlltis, e pasi që ta ketë gëlltitur të thotë: “Ky është ilaç, do ta pi.” Sepse ai mund të vdesë para se të marrë ilaçin.
Kurse ti o robi i Allahut nuk e di se kur do vdesësh. Ka të ngjarë që të vdesësh duke bërë mëkate. Robi do të ringjallet Ditën e Gjykimit ashtu siç ka vdekur. Ai që vdes duke thënë telbijen (në Haxh – lebbejke Allahume lebbejk) do të ringjallet duke e thënë telbijen. Ai që vdes duke u falur, do të ringjallet duke u falur. Ai që vdes duke bërë davet, do të ringjallet duke bërë davet. Ai që vdes duke bërë zina – Allahu na ruajttë – do të ringjallet duke qenë në këtë gjendje të pështirë. Ai që vdes duke gënjyer, do të ringjallet duke gënjyer. Ai që vdes duke përgojuar, do të ringjallet në këtë gjendje të ndyrë. Ai që vdes i dehur, do të ringjallet në këtë gjendje të fëlliqtë.
Andaj, nëse robi bën mëkat, nuk e din se ndoshta mund të vdesë. Për këtë arsye, është thënë se njëri nga selefët u ka thënë nxënësve të tij duke i këshilluar: “Kush garanton se do të jetojë deri nesër, unë i jap leje që të bëjë mëkate.” Pra, ai që çohet nga mesi juaj dhe thotë: unë i garantoj vetes time së do të jetoj deri nesër, unë i jap leje që të bëjë çdo gjynah. Kush është ai që e garanton këtë?!
Pasha Allahun! Njeriu mund të jetë i fortë, i fuqishëm dhe nuk i mungon gjë, për një çast rrëzohet dhe vdes papritmas. Sa e sa të shëndoshë kanë vdekur pa pasur ndonjë sëmundje dhe sa e sa të sëmurë kanë jetuar për një kohë të gjatë.
Ndonjë person sëmuret dhe njerëzit e vizitojnë atë duke menduar se do të vdesë dhe se do t’ia falin namazin atij, kurse ata vdesin para atij. Mjafton vdekja si këshillues.
Një shembull i gjallë i të qënurit i lëkundur në Fenë e Allahut.
Autor: Shejkh 'Adil Mensur
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=o1oFG8Rl900
Shejkh Muhamed el-Anxherij: A keni ndonjë gjë për të shtuar, Shejkh Muhamed, Shejkh Ahmed? A ka ndonjë gjë për të shtuar o Shejkh Ebul-Abbas?
Shejkh Adil Mensur: Nëse duhet shtuar akoma në mënyrë qe të largojmë ndonjë gjë (paqartësi që ka mbetur), mua më kujtohet biografia e një transmetuesi, emri i të cilit është Shebeth ibën Rab’ij, që është në “et-Tekrijb”. Dua që të reflektoni mbi këtë shembull.
Thonë se ai ishte muezini i Sixhah (bint el-Harith et-Temiimij) dhe besonte se ajo ishte profete. Pastaj ai u pendua dhe u bë me ata që u rebeluan kundër Uthmanit dhe e vranë atë. Pastaj ai u pendua dhe u bë me ata që luftuan kundër Aliut, duke kërkuar gjakmarrje për Uthmanin. Pastaj u bë me Aliun.
Pastaj u rebelua kundër Aliut duke iu bashkangjitur Khauarixhëve. Pastaj u kthye dhe u bashkua me ushtrinë që luftoi Husejnin, derisa e vranë Husejnin. Pastaj iu bashkangjit atyre që kërkonin gjakmarrje për Husejnin dhe u bë pasues i Mukhtar ibën Ebij Ubejd eth-Thekafij. Pastaj u kthye dhe u pendua dhe u bë me ata që luftuan kundër Mukhtar ibën Ebij Ubejd eth-Thekafij.
Kjo është biografia e atij që quhet Shebeth ibën Rab’ij, në “et-Tekrijb”. E sa të shumtë janë Shebethat sot!
Janë ata që nuk kapen fare mbas Hakut, porse sa herë që ngrihet lart koka e fitnes, ata kapen mbas kokës së fitnes. E prej shkaqeve të lëkundshmërisë për të cilën dua të flas, me të vërtetë, është ekspozimi ndaj fitneve.
Dhe Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
“Dhe kush i ekspozohet asaj (fitnes), ajo do ta shkatërrojë atë.”
Dhe prej llojeve të ekspozimit ndaj fitneve është një gjë të cilën nuk e njohin shumë njerëz. Dhe ajo është: dalja në krye dhe thirrja e çdokujt që shfaqet në what’s up, twitter dhe facebook, si dhe gjërat e tjera që lidhen me këto burime të marrjes së informacionit.
Shikon një djalosh të ri, ende i papjekur në dije, e as që është ulur ndonjëherë para njerëzve të dijes, kur sakaq, ai fillon të lëkundet. Të vjen me një shubhe (dyshim, pështjellim) e me një tjetër të ngjashme me të, si dhe me atë që e refuzon shubhen dhe të ngjashmen e saj, e ndoshta ta sjell ty shubhen e bashkë me të qefinin e saj me të cilin e varros, ndërsa ai nuk e dallon fare atë.
Përse? Sepse ai merr nga këto burime, merr nga këto faqe dhe nga këto gjëra.
Pra, ekspozimi ndaj fitneve është prej shkaqeve të lëkundjes dhe kush u ekspozohet fitneve ata do ta shkatërrojnë atë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga fitnet e shfaqura dhe nga ato që janë të fshehura.
Këshillë për Selefijtë Shqiptarë që të ruhen nga përçarja dhe mosmarrëveshjet.
Autor: Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmi
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Avs8A6yRhZk
O ju vëllezër fisnikë, ajo me të cilën do të këshilloj veten time dhe t’ju këshilloj juve këtë mbrëmje, është rëndësia e bashkimit dhe shtrëngimit të lidhjes mes veti, si dhe braktisja e ndarjes dhe kundërshtimit mes veti, duke zbatuar urdh��rin e Allahut të Lartësuar, që ka ardhur në Fjalën e Tij:
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا
“Kapuni fort mbas Litarit të Allahut të gjithë së bashku dhe mos u përçani.” Aali-Imran, 103 
dhe duke zbatuar Fjalën e Allahut të Lartësuar:
إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ (٩٢
“Me të vërtetë ky umeti juaj është një umet i vetëm dhe unë jam Zoti i juaj, prandaj vetëm Mua më adhuroni.” el-Enbijaa`, 92 
Na ka njoftuar i Lartësuari se përçarja dhe mosmarrëveshja është nga rruga e Ithtarëve të Librit, Çifutët dhe të Krishterët. Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le:
وَلا تَكُونُوا كَالَّذِينَ تَفَرَّقُوا وَاخْتَلَفُوا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْبَيِّنَاتُ
“Dhe mos u bëni si ata që u përçanë dhe u kundërshtuan mes veti, mbasi që u kishin ardhur argumentet e qarta.” Aali-Imran, 105
Dhe na ka njoftuar i Lartësuari se përçarja dhe mosmarrëveshja është nga rruga e idhujtarëve. Ka thënë Allahu - ‘Azze ue Xhel-le -:
وَلا تَكُونُوا مِنَ الْمُشْرِكِينَ (٣١)مِنَ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ (٣٢
“Dhe mos u bëni si mushrikët, si ata që e kanë përçarë fenë e tyre dhe janë ndarë në grupe, secili grup i kënaqur me atë që ndjek.” err-Rrum, 31-32
Dhe na ka njoftuar Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam - se përçarja dhe mosmarrëveshja të shpien në shkatërrim. Ka thënë ai - ‘alejhis-salatu ues-selam -:
“Vërtet, ajo që i shkatërroi ata që ishin përpara jush, ishin pyetjet e tyre të shumta dhe kundërshtimi që u bënin Pejgamberëve të tyre.”
Dhe na ka njoftuar i Lartësuari se ndarja dhe grindjet janë rruga e dështimit. Ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë:
وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ
“Dhe mos u grindni mes veti, sepse do të humbni guximin e do t’ju ikë fuqia.” el-Enfal, 46 
Dhe na ka njoftuar Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam - se përfundimi i përçarjes dhe mosmarrëveshjeve është Zjarri. Ka thënë ai - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -:
“Do të ndahet ky Umet në shtatëdhjetë e tre sekte. Të gjitha ato do të jenë në Zjarr, me përjashtim të njërit.” Ata (Sahabët) thanë: “E kush janë ata o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Janë ata të cilët ndjekin të njëjtën rrugë ku jam sot unë me Shokët e mi.”
Kështu pra, njerëzit që do të shpëtojnë janë ata që kapen fort tek Litari i Allahut, janë njerëzit që bashkohen në bindjen ndaj Allahut, janë Ehli Suneti dhe Xhemati, janë Grupi i Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhijeh), janë Pala e Ndihmuar (et-Tajifetul-Mensurah), ata të cilët janë të kapur tek Litari i Allahut - dhe Litari i Allahut është Kur`ani dhe Suneti - si dhe iu shmangën përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve.
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا
“Kapuni fort mbas Litarit të Allahut të gjithë së bashku dhe mos u përçani.” Aali-Imran, 103
Pra, përçarja e hedh poshtë kapjen fort tek Litari i Allahut. Dhe feja ngrihet mbi dy baza themelore: baza e para është Teuhidi, kurse baza e dytë është bashkimi, sikurse ka thënë i Lartësuari:
إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ (٩٢
“Me të vërtetë ky umeti juaj është një umet i vetëm dhe unë jam Zoti i juaj, prandaj vetëm Mua më adhuroni.” el-Enbijaa`, 92 
Pra, Umeti duhet të jetë një i vetëm dhe vetëm Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - duhet të adhurohet.
Prandaj, unë u këshilloj juve dhe veten time me bashkimin dhe kapjen e fuqishme tek Litari i Allahut dhe braktisjen e përçarjes dhe mosmarrëveshjes, si dhe braktisjen e të gjitha xhemateve dhe partive të huaja që kanë ardhur, siç është Ikhuanizmi, Tabligizmi, Sururizmi, Kutbizmi, xhemati DAISH (ISIS), Al-Kaida, en-Nusrah, partia Tahrir, si dhe metodologjitë e tjera si këto, të cilat janë të shpikura e të devijuara; si dhe u këshilloj me pasimin e menhexhit të Selefus-Salih, që është pikërisht ai në të cilin ka qenë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe Shokët e tij. Dhe mu ata janë Xhemati, ata të cilët u bashkuan në bindjen e Allahut, në Teuhidin e Allahut dhe në Kënaqësinë e Tij.
Këshillë rreth tërmeteve.
Autor: Shejkh Abdul-Azizjz bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/8651
Lavdet i takojnë vetëm Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi Familjen, Shokët e tij dhe mbi këdo që udhëzohet me udhëzimin e tij, e më pas:
Vërtet, Allahu - SubhaneHu ue Te'ala - është më i Urti, më i Dijshmi, në atë që vendos dhe cakton, ashtu siç është i Urtë dhe i Dijshëm në atë që ka ligjësuar dhe ka urdhëruar. Dhe Ai, i Përsosuri nga çdo e metë, krijon çdo shenjë që do, e cakton atë për t'i frikësuar robërit e Tij dhe për t'i përkujtuar ata se çfarë kanë për obligim në Hakun e Allahut dhe për t'i paralajmëruar ata nga shirku dhe kundërshtimi i Urdhërit të Tij si dhe nga veprimi i asaj që Ai e ka ndaluar, siç thotë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:
وَمَا نُرْسِلُ بِالآيَاتِ إِلا تَخْوِيفًا (٥٩)
“Ne dërgojmë shenja vetëm për t’i frikësuar njerëzit.” [el-Israa`, 59]
Dhe thotë i Lavdishmi e i Madhërishmi:
سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ (٥٣)
“Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kur`ani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!” [Fussilet, 53] 
Dhe thotë i Lartësuari:
قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ انْظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ (٦٥)
“Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t’ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit. Shih si ua shpjegojmë shpalljet, që ata të mund të kuptojnë!” [el-En'am, 65]
Dhe transmeton Bukhari ne Sahihun e tij nga Xhabir bin Abdullah - radijAllahu anhuma - nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, se kur zbriti Fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti”, i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, tha:
((أعوذ بوجهك))
“Kërkoj mbrojtje me Fytyrën tënde”,
e kur tha: “ose nga poshtë këmbëve tuaja”, tha:
((أعوذ بوجهك))
“Kërkoj mbrojtje me Fytyrën tënde”. [1]
Dhe transmeton Ebu Shejkh el-Asbahanij nga Muxhahidi, rreth tefsirit të këtij ajeti: “Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti” se ka thënë: është britma, gurët dhe era; “ose nga poshtë këmbëve tuaja”, ka thënë: tërmeti dhe fundosja.
Dhe ska dyshim se tërmetet që ndodhin ditët e sotme në vende të shumta, janë një tërësi shenjash me të cilat Allahu i Përsosur nga çdo e metë i frikëson robërit e Tij. Dhe gjithçka që ndodh në të tashmen që nga tërmetet e të tjera si to, të cilat i dëmtojnë robërit dhe u shkaktojnë atyre lloje të ndryshme dëmesh, të gjitha këto janë për shkak të shirkut dhe gjynaheve, siç thotë Allahu - Azze ue Xhel-le -:
وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ (٣٠)
“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” [esh-Shuuraa, 30]
Dhe thotë i Lartësuari:
مَا أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللَّهِ وَمَا أَصَابَكَ مِنْ سَيِّئَةٍ فَمِنْ نَفْسِكَ
“Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, është prej Allahut, kurse e keqja që të godet, është prej vetes tënde.” [en-Nisaa`, 79]
Dhe thotë i Lartësuari për popujt e mëparshëm:
فَكُلا أَخَذْنَا بِذَنْبِهِ فَمِنْهُمْ مَنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِبًا وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ خَسَفْنَا بِهِ الأرْضَ وَمِنْهُمْ مَنْ أَغْرَقْنَا وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ (٤٠)
“Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa syresh i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.” [el-Ankebut, 40]
Kështu që, është detyrë për çdo të rritur prej muslimanëve dhe të tjerëve, që të pendohen tek Allahu i Përsosur nga çdo e metë, dhe të jenë të palëkundur në fenë e Tij, të kenë kujdes nga çdo gjë që Ai e ka ndaluar prej shirkut dhe gjynaheve, në mënyrë që të arrijnë mirëqënien dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe në dynja dhe në akhiret, dhe në mënyrë që Allahu t'ua largojë çdo fatkeqësi dhe t'u dhurojë çdo të mirë, siç thotë i Përsosuri nga çdo e metë:
وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنَ السَّمَاءِ وَالأرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (٩٦(
“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim begati nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” [el-A'raf, 96] 
Dhe thotë i Lartësuari për Ehli Kitabët:
وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُوا التَّوْرَاةَ وَالإنْجِيلَ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِمْ مِنْ رَبِّهِمْ لأكَلُوا مِنْ فَوْقِهِمْ وَمِنْ تَحْتِ أَرْجُلِهِمْ
“Sikur ata t’i përmbaheshin Teuratit e Ungjillit dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të hanin nga furnizmi (që do t'u vinte nga) sipër dhe poshtë tyre.” [El-Ma`ideh, 66]
Dhe thotë i Lartësuari:
أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا بَيَاتًا وَهُمْ نَائِمُونَ (٩٧) أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ (٩٨) أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ (٩٩)
“A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë natën, ndërkohë që flenë?! A janë të sigurt ata se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë ditën, ndërkohë që argëtohen?! A janë të sigurt ata nga të papriturat e Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të Allahut.” [el-A'raf, 97-99]
Dhe ka thënë dijetari i madh Ibnul-Kajjim – RahimehUllah -, tekstualisht: “Dhe Allahu mund ta lejojë tokën ndonjëherë që të marrë frymë, kështu që ndodhin tërmete të mëdha dhe kjo shkakton frikë dhe tmerr tek robërit e Tij, kthim me pendim tek Allahu, lënien e gjynaheve dhe nënshtrim e pendim Allahut të Përsosur nga çdo e metë, ashtu siç kanë thënë disa prej selefëve: "U drodh toka: Zoti juaj u kërkon që ta largojë zemërimin e Tij prej jush (me teube, vepra të mira dhe largim nga gjynahet nga ana juaj, sh.p).”
Dhe ka thënë Umer Ibnul-Khattab - radijAllahu anhu - kur në Medine kishte rënë tërmet dhe mbajti hytbe dhe i këshilloi ata e tha: “Sikur të kthehet sërish (tërmeti) nuk do të banoj më me ju në Medine.” Mbaroi fjala e tij, RahimehUllah. Etheret e transmetuara nga selefët për këtë temë janë të shumta.
Kështu pra, kur ndodhin termete e të tjera përveç tyre, prej shenjave të ndryshme, eklipset, erërat e forta dhe përmbytjet, është detyrë nxitimi drejt pendimit tek Allahu i Përsosur nga çdo e metë, nënshtrimi ndaj Tij, kërkimi i mirëqënies, shpeshtimi i përmendjes së Tij dhe kërkimi i faljes prej Tij, siç ka thënë ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - kur u bë eklipsi i hënës:
((فإذا رأيتم ذلك فافزعوا إلى ذكر الله ودعائه واستغفاره))
“Nëse e shihni atë, atëherë vraponi në përmendjen e Allahut, në lutje dhe në kërkimin e faljes prej Tij.” [2]
Po ashtu, është e pëlqyeshme mëshira ndaj të varfërve dhe nevojtarëve dhe dhënia sadaka atyre, siç ka thënë ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
((ارحموا ترحموا))
“Mëshironi, që të mëshiroheni.” [3]
((الراحمون يرحمهم الرحمن ارحموا من في الأرض يرحمكم من في السماء))
“Të mëshirëshmit i mëshiron i Mëshirëshmi, mëshironi ata që jan në tokë, që t'u mëshirojë Ai që është në qiell.” [4]
Dhe thënia e tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
((من لا يرحم لا يرحم))
“Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.” [5]
Dhe është transmetuar prej Umer bin Abdul-Azijz - rahimehullah - se kur binte tërmet ai i shkruante guvernatorëve të tij që të jepnin sadaka.
Dhe prej shkaqeve të mirëqënies dhe shpëtimit nga çdo e keqe, është edhe shpejtimi i udhëheqësve që t'i kapin njerëzit e marrë dhe t'i ndalojnë ata me hak (nga marrëzitë e tyre), si dhe të gjykojnë me Sheriatin e Allahut, të urdhërojnë të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja, siç thotë i Lavdishmi e i Madhërishmi:
وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُولَئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ (٧١)
“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” [et-Teubeh, 71]
Dhe thotë i Lavdishmi e i Madhërishmi:
وَلَيَنْصُرَنَّ اللَّهُ مَنْ يَنْصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ (٤٠) الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الأرْضِ أَقَامُوا الصَّلاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الأمُورِ (٤١)
“Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm. (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zekatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve.” [el-Haxh, 40-41]
Dhe thotë i Përsosuri nga çdo e metë:
وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا (٢) وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لا يَحْتَسِبُ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا (٣)
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” [et-Talaak, 2-3]
Dhe ajetet me këtë kuptim janë të shumta.
Dhe ka thënë ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
((من كان في حاجة أخيه كان الله في حاجته))
“Kush i gjendet vëllait të tij në nevojë, Allahu do t'i gjendet atij në nevojë.” [6]
Dhe ka thënë ai - alejhis-salaatu ues-selaam -:
((من نفس عن مؤمن كربة من كرب الدنيا نفس الله عنه كربة من كرب يوم القيامة، ومن يسر على معسر يسر الله عليه في الدنيا والآخرة، ومن ستر مسلما ستره الله في الدنيا والآخرة، والله في عون العبد ما كان العبد في عون أخيه))
“Kush i largon besimtarit një brengë prej brengave të dynjasë, Allahu do t'i largojë atij një brengë prej brengave të Ditës së Kijametit, kush i lehetëson atij që është në vështirësi, Allahu do t'i lehtësojë atij në dynja dhe në akhiret, kush i mbulon muslimanit (një gjynah apo të metë), Allahu do t'i mbulojë atij (një gjynah apo të metë) në dynja dhe në akhiret dhe Allahu e ndihmon atë që e ndihmon vëllanë e tij.” [7] E transmeton Muslimi në Sahihun e tij. Dhe hadithet me këtë kuptim janë shumtë.
Allahut i kërkojmë që ta përmirësojë gjendjen e të gjithë muslimanëve, t'u dhurojë atyre kuptim të fesë dhe palëkundshmëri në të dhe teube tek Allahu prej të gjitha gjynaheve, t'i përmirësojë udhëheqësit e muslimanëve, ta ndihmojë hakun nëpërmjet tyre dhe ta largojë të kotën nëpërmjet tyre dhe t'u japë sukses atyre që t'i qeverisin robërit e Tij me Sheriatin e Allahut dhe që t'i mbrojë ata dhe të gjithë muslimanët nga vendet e fitnes dhe cytjet e shejtanit. Vërtet Ai është i Vetmi dhe i Fuqishmi për ta bërë këtë.
Salavatet dhe selami qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi cilindo që i pasoi ata me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Muftiu i Përgjithëshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Kryetari i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj dhe Drejtorisë së studimeve Shkencore dhe Fetvave: Abdul-Azijz bin Abdullah bin Baz
 ________________________________________
Fundnota:
[1] – E transmeton Bukhari në librin Tefsiri i Kuranit (nr.4262) dhe e transmeton Tirmidhiu në tefsirin e Kuranit (nr.2991).
[2] – E transmeton hadithin Bukhari tek el-Xhum'a (nr.999) dhe Muslimi tek el-Kusuf (nr.1518).
[3] – E transmeton hadithin Ahmedi në Musned el-Mukethirijn (nr 6255).
[4] – E transmeton Tirmidhiu tek el-Birru ues-Sileh (nr.1847).
[5] – E transmeton Bukhari tek el-Edeb (nr.5538) dhe Tirmidhiu tek el-Birru ues-Sileh (nr.1834).
[6] – Mutefekun alejhi. E transmeton Bukhari në el-Madhaalim uel-Gasb (nr.2262) dhe Muslimi në el-Birru ues-Sileh uel-Edeb (nr.4677), dhe për fjalët e hadithit ka pajtueshmëri.
[7] – E transmeton Muslimi në edh-Dhikr ued-Du'a uet-Teubeh (nr.4867) dhe e transmeton Tirmidhiu në el-Birru ues-Sileh (nr.1853).
Kur Muslimanët ishin të fortë në Fe, njerëzit filluan të ndjenin nevojë për mësimin e gjuhës Arabe.
Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin
A nuk e dini se Feja Islame gjatë periudhës së saj të shkëlqimit, a nuk e dini se popujt e huaj, pra, ata që nuk flisnin Arabisht, u bënë çfarë? U bënë Arab. Ndjenin nevojë për të mësuar Arabishten. Madje, kishte ndonjë prej atyre popujve që ishte Imam në gjuhë. El-Fejruz ‘Abadi – Allahu pastë mëshirë për të – me origjinë ishte Persian, përkundër kësaj, ai shkroi një fjalor “El-Muhit,” të cilit njerëzit i referohen deri sot në gjuhën Arabe.
Ngase i dobëti gjithmonë e imiton të fortin. Kur Islami ishte i fortë, gjuha Arabe u bë dominuese dhe njerëzit filluan të ndjenin nevojë për mësimin e saj. Kurse tani është krejtësisht e kundërta. Tani është bërë që, nëse njeriu mëson shkronjat e gjuhës Angleze, e lëre më të formojë fjali (në të folur), krenohet dhe fryhet.
Madje, disa prej tyre ua mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën Angleze. I thotë fëmijës së tij nëse do të jap selam, i thotë: “Jo! Mos thuaj: Esselamu ‘alejkum, thuaj: Bye Bye (mirë u pafshim).”
Çfarë është kjo “bye bye”!!!
Ngase “bye bye” është gjuhë e një populli të cilët kanë superioritet, kurse ne jemi të dobët.
A deri në këtë shkallë kemi mbërritur o xhemat???
Fëmija thotë: “Me’a selam [1]; fi emanil-lah (Qofsh në mbrojtjen e Allahut); esselamu alejkum, (kurse ai përgjigjet duke thënë): Bye bye.
Allahul’Muste’an (prej Allahut kërkojmë ndihmë). Përse kështu?! Ngase babai i tij e ka mësuar kështu dhe fëmija jeton në bazë të asaj që e ka mësuar babai i tij.
E rëndësishme o vëllezër, unë them: E kemi për obligim të krenohemi me Fenë tonë. Ngase krenaria (madhështia) i takon Allahut, të Dërguarit të Tij, dhe besimtarëve, e të mos të bëhemi bishta të tyre në gjëra që neve nuk kemi ndonjë dobi prej tyre.
Porse t’i imitosh ata në industri dhe atë që Allahu e kë vënë në tokë prej dobive, atëherë kjo nuk refuzohet. (Madje) nxitet për tek ajo, dhe ne mund të bëhemi udhëheqës në këtë gjë, së bashku me qëndrueshmërinë në Fenë tuaj.
________________________________________
[1] – Lutje e cila bëhet për atë që udhëton apo niset për diku, e që do të thotë: paç siguri apo mbrojte (nga Allahu në udhëtimin tënd).
Fjalët e Selefëve rreth bidatçiut me moral dhe Sunniut te pamoral.
Junus bin Ubejd (v.139 H) – RahimehUllah - i ka thënë djalit të vet: “Unë të ndaloj nga zinaja (kuvëria), hajdutllëku dhe pirja e alkoolit. Gjithsesi, që ta takosh Allahun me ndonjë nga këto gjynahe është më e mirë për mua sesa ta takosh Atë me mendimin e Amr bin Ubejdit dhe mendimin e shokëve të tij (Mutezilët).” [el-Ibane, 2/466]
Se'id bin Xhubejr (v.95 H) – RahimehUllah - ka thënë: “Që djali im të shoqërohet me një horr rrugaç e gjynahqar është më e dashur për mua sesa ai të shoqërojë një Bidatçi të devotshëm që bën shumë ibadet.” [el-Ibane, 89]
Imam el-Berbahari (v.329 H) – RahimehUllah - ka thënë: “Sidoqoftë, nëse shikon një person që ka sjellje dhe mendime të ulta, që është gjynahqar dhe i padrejtë, por është njeri i Sunetit, atëherë shoqërohu me të dhe ulu me të sepse gjynahu i tij nuk të dëmton ty. Nëse shikon një njeri që bën shumë përpjekje në ibadet, është zahid dhe është gjithmonë i preokupuar me ibadet, por është njeri i bidatit, atëherë mos u ul me të, mos i dëgjo fjalët e tij dhe mos e shoqëro atë sepse unë nuk ndihem i sigurt se mos ti kënaqesh me rrugën e tij dhe shkon në shkatërrim bashkë me të.” (Sherhus-Sunnah no. 149).
Imam Ahmedi (v.241 H) – RahimehUllah - ka thënë: “Varret e Ehli-Sunetit që kanë bërë gjynahe të mëdha janë sikur kopshtet. Kurse varret e zahidave nga mesi i Njerëzve të Bidatit janë gropa të zbrazëta. Gjynahqarët nga mesi i Ehli-Sunetit janë Eulijatë e Allahut, kurse zahidat nga mesi i Njerëzve të Bidatit janë Armiqtë e Allahut.” (Tabakatul-Hanabile 1/184).
Këshillë për ata që nguten për të dhënë mësim dhe fetva.
Autor: Shejkh Rabij' Ibën Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=36206
Pyetje: I nderuar Shejkh - Allahu Xhel-le ue 'Alaa ju ruajt – me të vërtetë prej gjërave që të gëzojnë është shfaqja e davetit Selefij, përhapja e Sunetit në çdo vend e në çdo qytet, ngritja lart e flamurit të tij dhe rënia poshtë e flamujve të njerëzve të bidatit dhe epsheve. Mirëpo, ka disa vërejtje, e ato janë: se kanë dalë në krye të davetit Selefij disa që nuk janë të kualifikuar për të, ose për shkak të moshës së vogël apo për shkak të injorancës apo për shkak të entuziazmit të tepruar e të pakontrolluar, sipas Kur'anit dhe Sunetit. Dhe problemi më i madh është se shumë prej të rinjve selefijinë janë lidhur mbas tyre dhe i madhërojnë ata më shumë se ç'duhet, aq sa dikush e cilësoi njërin prej atyre si "imami i Ehli-Sunetit në vendin e tij". Atëherë, cili është komenti juaj për këtë fenomen?
Përgjigje: UAllahi ne i këshillojmë të rinjtë Selefijinë që të merren me kërkimin e dijes dhe të jenë lidhur me Ulematë, të përfitojnë prej tyre dhe të marrin prej tyre,
sepse ai mund të lexojë ndonjë libër dhe nuk e kupton saktë dhe bie në gabim. Dhe ky kuptim i gabuar mund të përsëritet në një numër rastesh, kështu që gabimet do të mblidhen dhe rrjedhimisht do të shtohet dëmi. Prandaj, ne i këshillojmë vëllezërit tanë, nëse atyre u jepet mundësia që të vijnë tek Ulematë dhe të mësojnë e të marrin akijden dhe bazat nga ata, atëherë rruga e saktë dhe e sigurtë e cila e ruan dhe e garanton davetin nga ndarjet dhe përçarjet, është pikërisht si kjo rrugë. Respektojini dijetarët o vëllezër!
Besimi tek dijetarët është sunet. Kjo është një çështje tejet e rëndësishme. Vetëmashtrimi dhe madhërimi i vetvetes janë rrugë e rrezikshme që e shpërben unitetin e Selefive. Prandaj, ne i këshillojmë të rinjtë që të mos nguten të dalin në krye – Allahu ju bekoftë -!
Dhe kjo është këshillë nga ai që i do bijtë dhe vëllezërit e tij, sepse Selefët tanë kanë thënë: “Nëse e shikon të voglin duke folur në prani të të madhit, atëherë dëshpërohu nga ai se kjo është prej edukatës së keqe!!” Sepse ai kur fillon (të flasë) e shikon veten e tij si imam dhe del në krye të njerëzve, ndërkohë që ai nuk ka arritur dhe nuk është pjekur deri në këtë gradë.
Kështu që ky njeri e ka detyrë që të ketë frikë Allahun për veten e tij dhe të kthehet, derisa të vijë koha kur të dëshmojnë për të Ulematë dhe t'i japin tezkije. Maliku thoshte: “Nuk kam dalë për të dhënë fetva e për të dhënë mësim përveç se pasi që dëshmuan për mua shtatëdhjetë e disa dijetarë se unë jam i aftë.”
Ti shko shiko nëse Ibën Bazi të jep tezkije dhe të propozon për fetva apo të propozon që të japësh mësim. Shko tek Ibën 'Uthejmini, shko tek Feuzani, shko tek ata e thuaju kam studjuar këtë e këtë, a të dal për të bërë davet apo të dal për të dhënë fetva? Nëse të thonë: “Jo UAllahi, akoma!” Ik, vazhdo të studjosh. E nëse të thonë: “Tani arrite në gradën që je i kualifikuar për fetva dhe për të dhënë mësim”, atëherë shko.
Kështu vepronin Selefët. Kështu pra, duhet t'i respektojmë Ulematë që janë të pranishëm pasi ata janë çfarë ka mbetur nga Selefët e Devotshëm, si dhe të pijmë nga dija e madhe që kanë ata, të përballojmë vështirësitë derisa të arrijmë aty ku arritën ata ose t'u afrohemi, pastaj do të na e kenë nevojën njerëzit dhe ata do të shohin se ne kemi dije të mjaftueshme.
Prandaj, të mos shkëputemi nga kërkimi i diturisë, të mos shkëputemi nga kërkimi i diturisë. Kërkimi i diturisë është që nga djepi gjer në varr. UAllahi, sikur të gjeja ndonjë rrugë për të mësuar tek Shejkh Ibën Bazi dhe Shejkhul-Albanij, UAllahi nuk do të ngurronim që të studjonim tek ata, mirëpo ata janë larg nesh dhe ne jemi plakur tashmë. Andaj mos u ngutni o vëllezërit tanë, ju këshillojmë - nëse e respektoni davetin Selefij – që të mos nguteni për të dhënë fetva e as për të dhënë mësim, derisa të piqeni, pastaj të dilni për të dhënë mësim.
Shkurtimi i salavateve me shkronjat “savs”
Autor: Shejkh Abdul'Azijz bin Baz Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/9305
Pyetje: Çfarë gjykimim ka shkurtimi i emrit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, si psh me shkronjat "savs"?
Përgjigje, Shejkh Bin Baz: Kjo nuk duhet bërë. Ai i cili shkruan emrin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem apo e shqipton atë, duhet që të dërgojë mbi të salavat të plotë, duhet të thotë (apo të shkruajë) “sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” dhe jo “savs”, dhe jo një “s” të vetme. Ky është dembelizëm që
nuk duhet, përkundrazi suneti dhe veprimi i ligjëruar është shkrimi i salavatit të plotë, duke thënë (dhe shkruajtur) sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, apo’ alejhis-salatu ues-selam, sepse Allahu Xhel-le ue 'Ala ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيماً
“Vërtet Allahu dhe melaiket e Tij dërgojnë salat mbi të Dërguarin. O ju të cilët keni besuar! Dërgoni salat dhe selam mbi të.” El Ahzab:56
Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thotë:
من صلى علي واحدة صلى الله عليه بها عشرا
“Kush dërgon salavat mbi mua një herë, Allahu dërgon salavat mbi të dhjetë herë.”
Është përcjellë nga i Dërguari ‘alejhis-salatu ues-selam se Xhibrili e ka lajmëruar se kush dërgon mbi të salavat një herë, Allahu dërgon salavat mbi të dhjetë herë, ndërsa kush dërgon mbi të selam një herë, Allahu dërgon selam mbi të dhjetë herë. Një vepër e mirë shpërblehet me dhjetë të mira, kështu që besimtari dhe besimtarja nuk duhet të tregohen dembelë në shkruarjen e salavatit, apo të tregohen dembelë në shqiptimin e salavatit kur përmendet Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Sa i përket nënkuptimit të salavatit me “s” apo me “savs”, kjo nuk duhet bërë.
Martesa me gruan e zhveshur.
Autor: Shejkh Muhamed Ferkus
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134204
Pyetje: A më lejohet mua që të propozoj për martesë një grua e cila fal namazin por ajo është e zhveshur dhe dua që t’ia obligoj asaj vënien e shamisë pas martesës, cila është këshilla juaj?
Përgjigje nga Shejkh Ferkus: Të gjitha lavditë janë për Allahun, salavatet dhe selamet qofshin për atë që Allahu e ka dërguar mëshirë për botët, dhe për familjen e tij, për shokët e tij, si dhe për vëllezërit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Më tej:
Namazi duhet të jetë shkak për qëndrueshmërinë e njeriut në Fe, ka thënë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
أَوَّلُ مَا يُحَاسَبُ بِهِ الْعَبْدُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ الصَّلَاةُ، فَإِنْ صَلَحَتْ صَلَحَ لَهُ سَائِرُ عَمَلِهِ، وَإِنْ فَسَدَتْ فَسَدَ سَائِرُ عَمَلِهِ
“Gjëja e parë për të cilën robi do të merret në llogari Ditën e Kijametit është namazi, nëse namazi i tij është në rregull, edhe veprat e tjera të tij do të jenë në rregull, dhe nëse namazi i tij nuk është në rregull, edhe veprat tjera nuk do të jenë në rregull.”
Atë të cilin namazi i tij nuk e ndalon nga imoraliteti (el-fahsha) dhe veprat e shëmtuara (el-munker), atëherë veprat e tij janë të mangëta, dhe prej imoralitetit është
zbulimi (i gruas). Kurse Allahu (Subhanehu ue Te’ala) i ka urdhëruar njerëzit që t’i mbulojnë pjesët e tyre të turpshme (‘aurah).
يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍ
“O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni.” El-‘Araf, 31
يَا بَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِي سَوْآتِكُمْ وَرِيشًا ۖ وَلِبَاسُ التَّقْوَىٰ ذَٰلِكَ خَيْرٌ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّـهِ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ ﴿٢٦﴾ يَا بَنِي آدَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمُ الشَّيْطَانُ كَمَا أَخْرَجَ أَبَوَيْكُم مِّنَ الْجَنَّةِ يَنزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْآتِهِمَا ۗ إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لَا تَرَوْنَهُمْ ۗ إِنَّا جَعَلْنَا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ ﴿٢٧﴾ وَإِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً قَالُوا وَجَدْنَا عَلَيْهَا آبَاءَنَا وَاللَّـهُ أَمَرَنَا بِهَا ۗ قُلْ إِنَّ اللَّـهَ لَا يَأْمُرُ بِالْفَحْشَاءِ ۖ أَتَقُولُونَ عَلَى اللَّـهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ﴿٢٨﴾ “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë. O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë. Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?” (el-Araf, 26-28) Në kohën e injorancës (xhahilijetit) rrotulloheshin (përreth Kabes) lakuriq, kështu që ekspozimi dhe zbulimi hyn tek përgjithësimi i imoralitetit dhe Allahu i ka urdhëruar gratë që të mbulohen, andaj ka thënë: وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى “Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës.” El-Ahzab, 33 Ka thënë i Lartësuari: يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنّ “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit.” El-Ahzab, 59 Nëse kjo grua nuk përputhet me tekstet e sheriatit të cilët urdhërojnë për mbulesë dhe namazi i saj nuk e bën atë që të reflektoj dhe si rrjedhojë ta braktis imoralitetin (fahsha) dhe veprat e shëmtuara (munker), atëherë ne nuk këshillojmë që ajo të propozohet për martesë.
Të mos na kaploj dyshimi, se burri pas martesës së tij me të, e ka të vështirë ta kthej atë në rrugën të cilën ai mendon.
Dijetarët kanë vendosur një parim themelor:
الدفع أولى من الرفع
“Të mbash larg të keqen është më parësore se sa ta largosh atë, pasi që ajo të ka kapluar.”
Që të largohet prej saj sot është më e hajrit se sa ta martojë atë, e pastaj të ndodh shkurorëzimi e ndarja për shkak të mosbindjes së saj ndaj urdhrave të tij. Dhe sherri prej kësaj gjëje për të cilën kihet frikë për të është se ai mund të shkoj pas ëndjeve të saj, kështu që bie në të keqen e saj dhe ndikohet nga fitneja e saj, e pastaj ky kënaqet me veprën e shëmtuar (munker) pasi që kjo për të është bërë vepër e mirë (m’aruf). Prej Allahut kërkohet ndihmë.
Ndërsa dija është tek Allahu. Lutjet tona të fundit janë se të gjitha lavditë i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Allahu dërgoftë salavate mbi Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij si dhe mbi ata që i ndoqën në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Dy valët që kanë goditur Da’uetin Selefij sot.
Autor: ShejkhRabij' Ibn Hadi el-Medkhalij (hafidhahullah)
Buimi: Rabee.net
Shkëputur nga këshilla e tij drejtuar Selefive në Francë
... Feja e Allahut dhe Menhexhi i Selefëve nuk është në këtë gradë që mendojnë shumë të rinj: që të ketë mosmarrëveshje, përçarje dhe armiqësi për shkaqe nga më të ultat. Prej atyre (shkaqeve) është se filani flet kundër fistekut dhe një grup vëllezërish mbrojnë fuqimisht dhe me vendosmëri një vëlla, ndërsa një grup tjetër mbron vëllain tjetër (midis të cilëve ka mosmarrëveshje). Pastaj mes dy apo më shumë palëve plasin konflikte dhe beteja.
Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe Feja Islame janë të pastër nga kjo lloj sjelljeje, pasi kjo është nga puna e Shejtanit, i cili do ndarje, mosmarrëveshje, armiqësi dhe urrejtje midis Muslimanëve për shkaqe nga më të ultat.
Kjo është tamam sikur rrugët e njerëzve të epsheve, bidateve dhe hizbijes, ata të cilët janë shumë larg Menhexhit të Selefëve, janë shumë larg inteligjencës, urtësisë, mençurisë, palëkundshmërisë dhe merakosjes së tyre për situata të ndryshme si dhe janë shumë larg respektit dhe dashurisë që ata kanë për vëllazërinë që Allahu ka urdhëruar të respektohet e të ruhet.
Unë po ju jap disa shembuj të qëndrimeve që kanë mbajtur Selefët në disa situata, në të cilat ata treguan urtësinë dhe mençurinë e tyre dhe kapjen e fuqishme mbas Librit të Zotit të tyre dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij. Ato ishin situata që i trondisnin njerëzit e bidatit dhe i shtynin drejt ndarjes, mosmarrëveshjeve, armiqësisë dhe konflikteve. Por këto situata nuk e lëkundin Ehli-Sunetin aspak, por ato veçse ua forcojnë qëndrueshmërinë, bashkimin dhe vendosmërinë kundër Fitneve dhe njerëzve të tyre.
01 - Në fitnen që ndodhi mes Sahabëve gjatë betejës së Xhemelit dhe betejës së Sifinit, çfarë qëndrimi mbajtën njerëzit e epsheve në këtë fitne dhe çfarë qëndrimi mbajti Ehli-Suneti?
Sa u përket njerëzve të epsheve, kjo fitne vetëm se i nxorri në shesh qëllimet e tyre të poshtra. Disa prej tyre u ndanë duke dalë grup më vete dhe kritikuan palën tjetër; siç ishin Shijat që u treguan fanatikë kryeneçë për ‘Aliun dhe kritikuan ata që morën pjesë në betejën e Xhemelit, kritikuan njerëzit e Shamit, Mu’auijen, ‘Amr Ibn el-‘As dhe këdo që i mbështeste ata. Poashtu, Nauasibët të cilët mbështetën Mu’auijen, ‘Amrin me ushtritë e tyre dhe kritikuan ‘Aliun me ushtritë dhe mbështetësit e tij. Të tjerë prej tyre (njerëzve të epsheve) ishin edhe Khauarixhët me Mu’tezilët, apo disa nga prijësat e tyre. Ata kritikuan ‘Aliun me mbështetësit e tij dhe poashtu Mu’auijen me mbështetësit e tij.
Kurse Ehli-Suneti dhe Xhemati - Allahu pastë mëshirë për të gjithë ata - me në krye Sahabët e tjerë, Tabi’inët dhe Imamët e Udhëzimit si Se’id bin Musejjib, ‘Uruetu Ibnuz-Zubejr, el-Kasim Ibn Muhamed, Salim bin ‘Abdilah dhe Imamët e tjerë të Tabi’inëve si Malik, el-Euza’i, Sufjan eth-Theuri, Sufjan bin ‘Ujejne, Hammad bin Zejd, Hammad bin Seleme, si dhe Imamët e tjerë të tokave Islame; në Medine, Meke, Jemen, Basra, Kufa, Sham, Egjipt, Marok, Andaluzi... Të gjithë ata kishin një Menhexh dhe një Akijde në lidhje me njerëzit e epsheve dhe ata që shanin Sahabët. Dhe mes tyre ishin ata që morën pjesë në betejën e Xhemelit dhe Sifinit. Ata bënë Uela’ (d.m.th. mbajtën dashuri dhe miqësi) për të gjithë ata dhe i justifikuan që të gjithë dhe konsideruan se muxhtehidët e tyre që arritën mendimin e saktë do të marrin dy shpërblime, kurse ai që gaboi do të marrë një shpërblim.
02 - Ka patur një mosmarrëveshje shumë të fuqishme midis dy Imamëve, el-Bukhari dhe Muhamed Ibn Jahja edh-Dhuhli (rahimehumullah), deri në atë pikë sa ndjekësit e Sunetit dhe Hadithit ishin gati sa të ndaheshin. Por nga ndërgjegja që kishin ata për Islamin dhe perceptimit të thellë të rreziqeve të ndarjes dhe mosmarrëveshjes dhe pasojat e këqia që linin ato në dynja dhe në ahiret, ata qenë të aftë që ta shuanin këtë fitne dhe e varrosën atë deri në këtë ditë sot.
03 - Edhe në kohët që jetojmë sot ka patur mosmarrëveshje midis Shejkhul-Albanit dhe një numër dijetarësh të Ehli-Sunetit si Hamud et-Tuvejxhiri, Shejkh Isma’il el-Ensari, Shejkh Nasib er-Rifa’i. Kundërshtimet në mendime ndodhën edhe midis tij (Shejkhul-Albanit) dhe Shejkh Ibni Bazit (rahimehumullah). Por njerëzit, veçanërisht Selefijinët, nuk panë asnjë pasojë nga kjo mosmarrëveshjeje.
Atëherë çfarë ua ka mbushur mendjen të rinjve Selefij në këto ditë kritike kur armiqtë me sektet dhe metodologjitë e tyre të larmishme e kanë shpallur hapur armiqësinë e tyre kundër Da’uetit Selefij dhe Imamëve të tij. Çifutët dhe Kristianët nga njëra anë, Shijat, Rafidat, Sufistët, Sekularistët dhe Ikhuanët (nga ana tjetër) kanë ngritur fronte për të luftuar Da’uetin Selefij dhe kanë lëshuar kundër tyre akuza të ulta, sidomos për shkak tëterrorizmit, atentateve dhe shkatërrimit që po ndodh në këto ditë.
A nuk mendoni se kjo mosmarrëveshje midis të rinjve Selefij fuqizon armiqtë e Da’uetit Selefij dhe u jep atyre një armë të mprehtë me të cilën do ta shpartallojnë Selefizmin dhe Selefijinët.
A nuk e shëmton Selefizmin kjo mosmarrëveshje dhe ia heq atij bukurinë dhe hijeshinë dhe e ndalon përhapjen dhe thirrjen e tij? Vëllezër dhe bijtë e mi, ju që u ka bekuar Allahu me udhëzimin në këtë Menhexh të mrekullueshëm, disa të rinj janë injorantë për pozitën që ka ky Menhexh dhe janë injorantë për mirësinë dhe bekimin që u ka dhënë Allahu dhe (janë injorantë) për faktin se ishte Ai që i udhëzoi ata në këtë Menhexh të mrekullueshëm.
Unë - ashtu si shumë të tjerë - kam kuptuar se janë dy valë që e kanë goditur mu në zemër Da’uetin Selefij; njëra valë e ashpërsisë dhe e ekstremizmit dhe njëra valë e butësisë së tepruar që i kalon kufijtë e saj dhe neglizhencës. Dhe të dyja këto valë janë egzagjëruar deri sa ato i kanë mbërthyer të gjithë njerëzit e Selefizmit.
Vërtet, Allahu na e ka ndaluar qoftë ekstremizmin qoftë neglizhencën për shkak të dëmeve që burojnë prej tyre; dhe Ai ka ligjëruar për kët Umet rrugën e mesme (et-Teuesut) që ata të jenë të drejtë; kjo është Rruga e Drejtë e Allahut që Ai na ka urdhër ta ndjekim. Tek ajo është çdo e mirë, lumturia dhe shpëtimi nga shkatërrimi.
Dhe kur i pashë rreziqet e këtyre dy valëve, unë u kam dhënë këshillë të rinjve Selefijinë herë pas here, vazhdimisht. Andaj shpresoj se kjo këshillë do të mirëpritet nga vëllezërit dhe bijtë tanë që janë prej Selefijinëve. Unë përfshiva në këshillën time një inkurajim të fuqishëm për të lënë mënjanë çdo lloj ndarjeje e mosmarrëveshjeje dhe të ketë vëllazëri për Kënaqësinë e Allahut, ta duam njëri-tjetrin për Kënaqësinë e Tij, të jemi të butë me njëri-tjetrin, të kemi urtësi dhe ta këshillojmë/përkujtojmë atë që gabon në mënyrën më të mirë.
Dhe tani, unë e përsëris edhe njëherë këtë këshillë dhe ju inkurajoj që ta lini mosmarrëveshjen dhe shkaqet e saj me seriozitet dhe vërtetësi, dhe ta zëvendësoni atë me pajtim e vëllazëri...”
Krejt papritur u bërë Shejkh???!!!
Autor: Shejkh Muhamed Se’id Rraslan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=sF0etmM002I&feature=youtu.be
“Si është kjo puna jonë? Ah sikur të kishte dijetar dhe nxënës dije në rrugën që do Allahu, Zoti i Botërave. Si është kjo puna jonë që ne nuk i ndjekim këto çështje? Ah sikur të gjendej në këtë Umet dijetar dhe nxënës, shejkh dhe pasues, por jo, që të gjithë janë ulema! Dhe kushdo që Allahu ia ka lënë gjuhën për të folur, si fëmija që ecën taj-taj, dhe kam për qëllim nxënësat e vegjël të dijes të cilët në një ditë prej ditëve do të çohen me dhëmbët e tyre të mëdhenj, por me mendjet e cekëta, dhe do ta shpartallojnë Umetin dhe do ta çojnë në humbje njerëzimin.
E kjo do të çojë në shkeljen e ndereve, formimin e grupacioneve që armiqësojnë për hir të përkatësive dhe do të shahet ajo që është e ndaluar të shahet, dhe do ta çojnë në humbje Umetin. U drejtohem atyre me fjalët e mia: mësoni normat e dijes dhe mos i kaloni kufijtë tuaj. Ju e keni detyrë të mësoni edukimin praktik. Ju e keni detyrë të mësoni normat e sjelljes.
Por ama, që të vijë dikush e të dalë para Shejkhut të vet, njeri gjuhë-lëshuar, derisa të bëhet si fëmija i vogël që ecën taj-taj, bën të çohet e bie me këmbët e veta, dhe flet mëk-mëk, mirëpo krejt papritur ai na bëhet “Shejkh” dhe fillon të mbledhë nxënësa rreth vetes!
Çfarë është kjo mendjelehtësi? A nuk po kuptoni? A kjo na qenka rruga që duhet ndjekur, të cilën po e ndoqe arrite objektivin? Çfarë është kjo kështu? Ti duhet ta marrësh dijen para këmbëve të dijetarëve që të bëhesh një Musliman i thjeshtë, po ta them këtë me çiltërsi.
Nuk mund të jesh nxënës dije... nxënësi i dijes i dedikohet tërësisht kërkimit të dijes, nuk rresht së kërkuari dije... atë nuk e largon nga kërkimi i diturisë diç nga gjërat e kësaj dynjaje, kurrë! Nuk e largon as gruaja, as fëmija, as grumbullimi i pasurisë, as arritja e ndonjë posti e as ndonjë gjë tjetër nga kjo dynja e poshtër. Po ku ta gjesh një të tillë!
Mirëpo ai ndjek rrugën e fames, që të tjerët t’i puthin duart aq sa t’ia pështymosin... kije frikë Allahun! Mos e kalo kufirin! Dhe sikur ne t’u testonim ju ashtu siç i ka hije diturisë, atëherë asnjëri nga ju s’do të kuptonte qoftë edhe një fjalë nga ajo që ju thuhet! Po ua them çiltërsisht.
Por prapë se prapë ne flasim me një nivel gjuhësor që konsiderohet ammijeh (gjuhë e përdorimit të përditshëm) tek ulematë. E megjithëkëtë ata çirren e thonë “S’po marrim vesh çfarë po thotë”! Po, me të vërtetë thonë “Çfarë po thotë”, porse s’po themi ndonjë gjë, ah mjerë! Me të vërtetë ne po flasim me gjuhën më të thjeshtë që përdorin njerëzit e dijes e jo me gjuhën e ultë të atyre mjeranëve. Po flasim me nivelin më të thjeshtë që përdorin njerëzit e dijes dhe ata prapëseprapë thonë “Nuk po kuptojmë”! Po si do të jetë çështja sikur ne të flasim me gjuhën e vërtetë të dijes, ajo gjuhë e cila meriton që të përdoret kur i flet kërkuesit të sinqertë të diturisë.
Prandaj, mbaje këtë fort në zemrën tënde... mos zhyt në iluzione duke shpresuar e duke u munduar të fluturosh me pupla... se ti mund të jesh shqiponjë apo skifter. Jo! Lëre më pastaj të mund të jesh ndonjë sorrë! S’ke për të qenë! Mos e shpreso këtë. Por shpreso të mësosh nga Feja atë që do të shpëtojë nga Dënimi i Zotit të Botëve.
Por ama, që të mendosh se kushdo që vë mbi kokë një takije, vesh një xhelabije dhe mban para vetes një libër, ky na u bë dijetar! Si mund të jetë dijetar? Çfarë është ky budallallëk!
Kijeni frikë Allahun, se me të vërtetë kjo rrugë është rruga e sinqeritetit. Rruga e dijes është rruga e sinqeritetit për Umetin. Rruga për të gjetur udhëzimin dhe për të udhëzuar të tjerët, siç ka thënë Zotëria i Pejgamberëve (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pra, në hadithin e saktë muttefekun ‘alejhi, nga transmetimi i ‘Abdullah Ibn ‘Amr (radij-Allahu ‘anhu):
“Vërtetë Allahu nuk e heq dijen duke ua hequr atë njerëzve, por e heq dijen duke marrë ulematë derisa të mos mbetet më dijetar. Atëherë njerëzit do të marrin për udhëheqësa injorantët. Pastaj ata do të pyeten dhe do të japim fetva pa dije, kështu që do të humbasin vetet e tyre dhe do të humbasin të tjerët.” Kështu është thënë fjalë-për-fjalë.
“Do të marrin për udhëheqësa injorantët. Pastaj ata do të pyeten dhe do të japim fetva pa dije, kështu që do të humbasin vetet e tyre dhe do të humbasin të tjerët.”
Kështu që, shkaku i devijimit të vetvetes dhe devijimit të të tjerëve është injoranca. Kështu ��shtë thënë fjalë-për-fjalë. Dhe ajo që kuptohet prej tij është se shkaku i udhëzimit të vetvetes dhe udhëzimit të të tjerëve është dija. Dhe dija është rruga e shpëtimit. Por sikur njerëzit e arteve do t’i përbuzin të mëdhenjtë e tyre, çdo njëri të dalë kokë më vete, atëherë jeta e njerëzimit nuk do të rregullohet. Do t’i zhvlerësojnë artet... dhe çdo art ka mjeshtrin e vet.
Kurse ngadhënjimi vjen nga Allahu, Zoti i Botëve. Dituria është nder dhe krenari. Ajo nuk ta jep ty një pjesë të saj derisa ti të japësh krejt veten tënde. Dhe ti edhe nëse i dedikon asaj krejt veten tënde prapë se prapë je në rrezik: ajo ose mund të të japë diçka ose mund të mos japë. Dituria është nder. Nuk arrihet dija kështu, thjesht duke zgjatur duart dhe as duke e mbërthyer atë. Eh sa larg që është ajo! Dhe në këtë periudhë të hidhur të historisë së Umetit, duhet patjetër që gjithësecili t’i përmbahet takatit të tij e të mos i kalojë kufijtë e tij. Sikur ta mbyllte gojën injoranti do të kishin qenë i qetë dijetari.
Dhe kthimi është tek Allah, Zoti i Botëve dhe nuk ka ndryshim e as fuqi përveç se nga Allahu i Lartësuar e i Madhëruar. Mos e humbni kohën. Dhe mos i kaloni kufijtë tuaj o robër të Allahut!
Allahu, Zoti i Botëve, na udhëzoftë në Rrugën e Drejtë.
Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed; Allahu dhëntë lavdërimet dhe bekimet e Tij mbi të dhe mbi Familjen e tij.”
Këshillë për ata që janë sprovuar nga dashuria për të dalë në krye dhe famë.
Autor: Shejkh Sulejman Ibn Selimullah er-Rruhajli
Burimi: Sahab.net
Kjo është një këshillë e çmuar nga Shejkh Sulejman er-Rruhajli (hafidhahullah) gjatë mësimit të tij “Sherh Adab el-Meshij iles-Salat” në kursin e gjashtë të përvitshëm “el-Imam Ibn Kajjim el-Xheuzijjeh”, në xhaminë Benij Selemeh në Medinen Pejgamberike, dt. 28 Sheual, 1432 Hixhrij.
Tha Shejkhu, Allahu ia shpërbleftë me të mira:
“Përpara se të fillojmë mësimin dua t’u kujtoj o vëllezërit e mi një çëshje, lus Allahun ‘Azze ue Xhel që të japë mirësi e dobi në të, se prej epidemive dhe pengesave të mëdha që hasen në rrugën e kërkuesit të diturisë, në rrugëtimin e tij për kërkimin e dijes dhe në rrugëtimin e tij drejt Allahut ‘Azze ue Xhel është dashuria për të dalë në krye, është dashuria për famë, është dëshira që njerëzit të ta kenë nevojën, sepse me të vërtetë këto janë prej epidemive të mëdha. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:
»لا تعلموا العلم لتباهوا به العلماء، ولا لتماروا به السفهاء، ولا تخيروا به المجالس، فمن فعل ذلك فالنار النار«
“Mos e mësoni dijen që të mburreni me të para Ulemave, dhe as që të debatoni me të injorantët, dhe as që të zini qoshet e mexhliseve. Dhe kush e bën atë, atëherë Zjarri, Zjarri!”
Selefët e Devotshëm – Allahu qoftë i kënaqur me ta – nuk e donin famën, nuk donin që të përmendeshin, pavarsisht dashurisë që kishin që të shfaqej e vërteta.
Ejub es-Sikhtijani thoshte: “Më kanë përmendur, mirëpo unë s’dua që të përmendem.”
Dhe kanë thënë për të se ai kur ecte kalonte nëpër rrugicat ku nuk e njihte askush, derisa disa thanë: “Nuk e di si e gjen rrugën ai andej!”
Thoshte Imam Ahmedi, Allahu ‘Azze ue Xhel pastë mëshirë për të: “Do të doja të isha në ndonjë prej rrugicave të Mekkes.” Dhe i thotë të birit të tij: “Do të doja të mos i atribohej asgjë prej saj babait tënd, mirëpo unë jam sprovuar me famën tashmë.”
Kështu që, llogariteni famën si bela dhe konsiderojeni atë bela. Prandaj nxënësi i dijes duhet ta kërkojë dijen me përulësi. Dhe sa herë e shton dijen, aq herë ai e shton edhe përulësinë e tij. Për këtë arsye, kur Imam Ahmedi – Allahu ‘Azze ue Xhel pastë mëshirë për të – tha se asgjë nuk krahasohet me kërkimin e dijes – dmth. asgjë prej veprave nafile – për atë që e ka të saktë nijetin e tij, i thanë: “E si mund të bëhet nijeti i tij i saktë?” Ai tha: “Duke e kërkuar atë me përulësi dhe duke patur për nijet t’i bëjë dobi vetes së vet.”
Prandaj, nxënësi i dijes duhet të përpiqet gjithmonë të jetë i përulur në kërkimin e diturisë, të përpiqet të jetë i sigurtë sepse asgjë nuk krahasohet me sigurinë. Për këtë arsye Selefët nuk ngarendnin për të dhënë fetva, nuk ngarendnin për të mbledhur pas vetes nxënësat e dijes, por i drejtonin njerëzit tek dijetari tjetër. Kur i vinte ndonjë pyetje dhe ai e dinte përgjigjen e saj, ai e drejtonte pyetësin tek dikush tjetër, kurse ai tjetri e drejtonte tek dikush tjetër, sikurse ka ndodhur kjo gjë mes disa Sahabëve – Allahu qoftë i kënaqur me ta – dhe kështu fetvanë e jepte dikush tjetër në vend të tij. Pastaj, ai që kërkoi fetvanë kthehej tek i dyti dhe e tregonte fetvanë që kishte marrë, kurse ai i thoshte: “Kështu them edhe unë.” Pastaj shkonte tek i pari dhe i tregonte fetvanë, edhe ai i thoshte: “Kështu them edhe unë.” Ata jo se nuk e dinin përgjigjen, porse e linin fetvanë për Ulematë e tjerë të cilëve ua njihnin diturinë dhe mençurinë.
Dhe nëse nxënësi i dijes sprovohet me dashurinë për të dalë në krye, për famë, që njerëzit t’i vijnë vërdallë, që njerëzit t’ia kenë nevojën, atëherë s’ka dyshim se ai është sprovuar me një sëmundje të hatashme. Më pas, nuk vonon shumë dhe do ta shikoni atë nxënës duke sharë Ulematë e Drejtë e të Besueshëm, mirësinë e të cilëve e kanë dëshmuar Muslimanët. Ajo sëmundje detyrimisht do ta shpjerë atë nxënës në sharjen e Ulemave të Mëdhenj e të Besueshëm, njerëzit e Mirësisë, njerëzit e Udhëzimit, njerëzit e Sunetit, siç janë Dijetarët tanë të Mëdhenj në Këshillin e Ulemave të Mëdhenj dhe në Komisionin e Përhershëm, si dhe Ulematë e tjerë të Mëdhenj, të tillë si Shejkh Salih Aali-Shejkh, Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkh Rabij’ el-Medkhalij, Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij, Shejkh Salih es-Suhajmi, si dhe shumë të tjerë prej atyre që i njohin nxënësat e dijes.
Dhe sot shikon se fjalët e atij nxënësi tregojnë se ai i shan ata Ulema jo për të ndihmuar Fenë, por në të vërtetë ai i shan ata sepse i shikon si pengesë në rrugën drejt famës së tij.
Prandaj, o ju vëllezër, nëse Ulematë kritikuan ndonjë gjë apo ndonjë person, në kritikën e tyre gjen dashuri për Fenë, shfaqjen e të vërtetës, refuzimin e të pavërtetës, sikurse i gjen këto në mënyrë të qartë tek refuzimet e Shejkh Rabij’ el-Medkhalij. Nëse njeriu i drejtë i lexon refuzimet e Shejkhut (Rabij’ el-Medkhalij) do të gjejë në to dashurinë, dëshirën e zjarrtë, devocionin dhe ndihmesën e tij për të nxjerrë në pah Fenë. Ndërkohë që në fjalët e disa të tjerëve gjen vetëpëlqim. Dhe nuk vonon shumë dhe ai e nxjerr haptazi atë dhe thotë: “Sa herë që u kemi thënë atyre ndonjë gjë ata thonë: Ulematë nuk kanë folur, Ulematë nuk e kanë thënë.” Atëherë përse e thua ti?! Pra ai e thotë haptazi për shkak se do të shajë ata dijetarë.
Pastaj nuk vonon shumë dhe ai do t’u vijë njerëzve me gjëra të reja, sepse ai është ashtu siç ka ardhur në transmetimin e Ibn Mes’udit (radij-Allahu ‘anhu) për atë që thotë: “Çfarë kanë njerëzit që nuk më ndjekin? Unë e kam mësuar përmendësh të gjithë Kur'anin dhe kam marrë dije. Me të vërtetë, ata nuk kanë për të më ndjekur derisa unë t’u shpik atyre ndonjë gjë.” Dhe kështu, ai u shpik atyre diçka që të bëhet i famshëm me të. Prandaj, ai ose do të bjerë në bidatin e kalimit të kufijve në tekfir, ose vjen me bidate të tjera që kundërshtojnë Rrugën e Ehli-Sunetit dhe Xhematit me qëllim që të fitojë famë me to dhe të bëhet i njohur nëpërmjet tyre. Dhe nëse Ulematë e sqarojnë se ato gjëra janë bidat, ai bëhet arrogant dhe refuzon Ulematë. Nuk i refuzon me të vërtetën, porse i refuzon me Batil (me të pavërtetën).
E thëm këtë o vëllezërit e mi si këshillë për veten time – e sa nevojë kam unë për të – dhe si këshillë për vëllezërit e mia që ata të mos bien në këtë fatkeqësi.
Lus Allahun ‘Azze ue Xhel me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta që ta shërojë atë që është sprovuar me këtë sëmundje dhe ta kthejë tek Udhëzimi, tek Haku, tek Suneti, ta bëjë atë – nëqoftëse kthehet – flamur prej flamujve të Sunetit, të na mjaftojë neve dhe juve nga sherri i kësaj fatkeqësie, si dhe të na bëjë neve prej të udhëzuarve dhe udhëzues për të tjerët, që ta duam mirësinë dhe njerëzit e saj, si dhe ta ndihmojmë Hakun dhe njerëzit e tij.
Këto fjalë i thashë për një pyetje që ma drejtoi një prej nxënësve të dijes rreth kësaj teme.
Dhe lus Allahun ‘Azze ue Xhel që ta vendosë Hakun në fjalën time dhe ta bëjë atë të mirë e të dobishme.”
Perla të Urtësisë nga të Parët tanë të Mirë (Selefus-Salih)
Burimi: Troid.org 
Mes Shpresës dhe Frikës:
Sufjan Ibn Ujejne (v.198H), Rahimullah, ka thënë: “Ai, gjynahu i të cilit është për shkak të epshit, atëherë mbaji shpresat për të; dhe ai, gjynahu i të cilit është për shkak të kryelartësisë, atëherë frikësohu për të, sepse Ademi (paqja qoftë mbi të) e bëri gjynahun për shkak të epshit dhe u fal; kurse Iblisi e bëri gjynahun për shkak të kryelartësisë dhe u mallkua.” [Transmetuar nga Imam Dhehebi në Sijer A’lamun-Nubela (8/471)]
Shenjat e Vëllazërisë të Vërtetë:
Ali Ibn Ebi Talib, radijAll-llahu anhu, ka thënë: “Vëllai yt është ai i cili nëse ndonjëherë të shkakton ndonjë dëm, atëherë ai nuk rresht së paturi mëshirë ndaj teje. Nuk është vëllai yt ai i cili, nëse të vështirësohen çështjet, ai fillon të të shajë e të të ofendojë.” [Transmetuar nga Ibn Kethiri në el-Bidaje uen-Nihaje (7/128)]
Dobësimi i Dëvotshmërisë:
Imam Hasan el-Basri (v.110H), Rahimullah, ka thënë kur pa një grup njerëzish që po debatonin me njëri-tjetrin: “Këta janë lodhur duke bërë ibadet, llafet u janë bërë më të lehta dhe devotshmëria e tyre ka rënë dhe kjo është arsyeja përse po bëjnë muhabet.” [Transmetuar nga Ahmedi në ez-Zuhd (fq.272) dhe Ebu Nu’ajm në el-Hiljetul-Eulija (2/156)]
Ijas Ibn Mu’auije (v.122H), Rahimullah, ka thënë: “Nuk ka njeri që s’i njeh të metat e tij, përveç ai që është budalla.” I thanë: “Po e meta jote kush është?” Ai tha: “Të folurit e tepërt.” [Transmetuar nga Ebu Nu’ajm el-Esbahani në Hiljetul-Eulija (3/124)]
Mburoja e Dijetarit:
Imam Malik Ibn Enes (v.179H), Rahimullah, ka thënë: “Mburoja e dijetarit është thënia ‘Nuk e di’. Nëse ai e harron atë, atëherë do ta godasin armiqtë e tij.” [Hiljetul-Eulija (6/323)]
el-Hajthem Ibn Xhemil ka thënë: “E dëgjova Malikun të pyetej për 48 çështje. Ai u përgjigj për 32 prej tyre duke thënë ‘Nuk e di’. [Transmetuar nga Ibn Abdul-Berr në Xhami’ul-Bejanil-Ilm ue Fadlihi (2/25)]
Abdur-Rrahman Ibn Mehdi (v.198H), Rahimullah, ka thënë: “Ishim me Malik Ibn Enes kur erdhi një person dhe tha: “O Ebu Abdullah, kam udhëtuar një distancë prej gjashtë muajsh. Njerëzit e vendit tim më dërguan që të pyes për një çështje.” Ai tha: “Pyet!” Kështu, personi e pyeti për disa gjëra, kurse ai u përgjigj: “Nuk e di.” Personi kujtoi se kishte ardhur tek dikush që dinte gjithçka, kështu që i tha: “Çfarë t’u them tani njerëzve të vendit tim kur të kthehem?” Ai tha: “Thuaju që Malik Ibn Enes nuk e dinte.” [Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim në el-Xherh uet-Ta’dil (1/17)]
Dije të Dobishme apo Muhabet:
Abdullah Ibn Mes’udi, radijAll-llahu anhu, ka thënë: “Jeni në një kohë në të cilën ka shumë dijetarë kurse ata që flasin janë të pakët. Pas jush do të vijë një kohë në të cilën dijetarët do të jenë të pakët kurse ata që flasin do të jenë të shumtë.”
[Transmetuar nga taberani në el-Kebir (n.8066) dhe Bukhari në Edebul-Mufrad (n.789) dhe el-Hafidh Ibn Haxher e ka deklaruar të saktë në Fet’hul-Bari (10/1510)]
Normat e Sjelljes në Islam.
Nëse do ta këshillosh vëllain tënd duke i shkruajtur,atëherë duhet patjetër të përmendësh emrin tënd.
Autor: Shejkh Muhamed Salih el-‘Uthejmin
Burimi: “Sherh Rijadis-Salihiin” (vëll.2/fq.522-523)
Nga Ebi Bekrah Nufej’ Ibnul-Harith (radij-Allahu ‘anhu), nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili ka thënë:
“Me të vërtetë koha rrotullohet sipas ciklit të saj qëkurse Allahu krijoi qiejt dhe tokën: viti ka dymbëdhjetë muaj. Prej tyre katër janë të shenjtë: tre të njëpasnjëshëm, Dhul-Ka’deh, Dhul-Hixheh dhe Muharram, si dhe muaji Rexheb që vjen para tyre, midis Xhumades dhe Sha’abanit. Cili muaj është ky?”
Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”
Dhe ai heshti derisa menduam se do ta quante muajin me ndonjë emër tjetër.
Ai tha: “A nuk është Dhul-Hixheh?”
Ne thamë: “Posi!”
Ai tha: “Kush është ky vend?”
Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”
Ai heshti derisa menduam se do ta quante me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: “A nuk është Qyteza (emër tjetër i Mekkes)?”
Ne thamë: “Posi!”
Ai tha: “Çfarë dite është kjo?”
Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.”
Ai heshti derisa menduam se do ta quante me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: “A nuk është dita e Kurbanit (Bajrami)?”
Ne thamë: “Posi!”
Ai tha: “Atëherë, gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj është i shenjtë për ju ashtu siç është kjo Dita juaj, në këtë Qytezën tuaj, në këtë Muajin tuaj. Pastaj do takoheni me Zotij tuaj dhe Ai do t’ju pyesë për veprat tuaja, prandaj mos u shndërroni mosbesimtarë (kufar) mbas meje duke qëlluar qafat e njëri-tjetrit. Dhe le ta njoftojë ai që është prezent atë që nuk është prezent se ndoshta ai që njoftohet është më i zgjuar se ai që dëgjoi.”
Pastaj tha: “A e përcolla, a e përcolla?”
Ne thamë: “Po!”
Ai tha: “O Allah dëshmo.”
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.
Ka thënë Shejkh ‘Uthejmini (rahimehullahu rahmeten uasi’ah) në shpjegimin e këtij hadithi:
“Në këtë hadith ka paralajmërim për nderin e Muslimanëve, se nuk i lejohet Muslimanit që të cënojë nderin e vëllait të tij, as me të vërtetë e as rrejshëm; sepse ai po ta ketë cënuar nderin e tij me diçka që është e vërtetë, atëherë ka bërë gibet (e ka përgojuar), e nëse ka qenë me diçka të rrejshme ka shpifur për të. Andaj ti, nëse shikon tek vëllai yt diçka që e kritikon, tek ibadeti i tij apo tek morali i tij apo tek sjellja e tij, atëherë e ke detyrë që ta këshillosh. Dhe kjo është prej të drejtave që ai ka tek ty. Këshilloje atë në privat, mes teje dhe atij, me gojë ose me shkrim. Kështu t’i e çon në vend përgjegjësinë tënde.
Mirëpo, këtu ka një gjë që duhet patjetër të merret parasysh; ti nëse do ta këshillosh atë me shkrim, atëherë duhet patjetër që të përmendësh emrin tënd, as mos kij frik as mos ji burrac. Përmend dhe shkruan: nga filani për vëllanë e tij, filani i biri filanit... es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu, e më pas... unë të qortoj për këtë gjë... Kjo për arsye se nëse ai e njeh emrin tënd do të ftojë ose do vijë tek ty dhe do të diskutojë për çështjen në fjalë. Por nëse je frikacak dhe e hedh nga muri, atëherë kjo nuk i ka hije Muslimanit, kjo nuk është këshillë, sepse ti do vazhdosh të mbash në zemrën tënde kritikën për gabimin që pe tek ai, kurse ai do të mbetet dhe do vazhdojë në gabimin e tij. Kjo për shkak se ai që shkroi këshillën për të nuk është para tij që t’ia shpjegojë mendimin e vet dhe të shqyrtojë mendimin e tij. Kështu ai do të mbetet tek e keqja e tij, tek gabimi i tij. Por ama, nëse ai e shkruan emrin e tij, ai do të jetë i falenderuar për këshillën dhe ai që mori letrën dhe u këshillua mund të flasë me të dhe t’i shpjegojë çështjen e tij, derisa njëri nga ata të dy të bindet me fjalën e tjetrit.”
Bindja ndaj nënës.
Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz ibn Baz
Pyetje: Unë kam nënën time dhe ndonjëhërë zihem me të sepse nuk arrij ta përmbaj veten. Pra, çfarë duhet të bëjë? Më jepni dobi (me anë të përgjigjes tuaj) Allahu u dhëntë dobi edhe juve po ashtu.
Përgjigje: Ti e ke detyrë të jesh i butë dhe të sillesh mirë me të dhe të mos grindesh me të. E drejta e nënës është shumë e madhe dhe poashtu e drejta e babait është shumë e madhe. Allahu - Xhele-le ue ‘Ala - në shumë vende në Librin e Tij Madhështor thotë:
وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا
“...silluni mirë me prindërit...” [el-Bekare - 83, en-Nisa - 36, el-En’am - 152, el-Israa - 23]
Dhe Allahu i Pastër nga çdo e metë, thotë:
اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ
“Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë.” [Lukman, 14]
Poashtu, Allahu i Pastër nga çdo e metë, thotë:
وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا ﴿٢٣﴾ وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا ﴿٢٤﴾
“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe që të silleni mrë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh”, mos i kundërshto, por drejtohu atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur mua, kur unë isha i vogël!” [el-Isra, 23-24]
Pra, detyra e të birit është që të ketë frikë Allahun, të sillet butë me prindërit dhe të mos grindet me ta, por të heshtë apo t’u flasë në mënyrën më të mirë. E nëse babi i flet ashpër apo e ofendon, ai duhet t’i thotë: Allahu të udhëzoftë, Allahu qoftë i kënaqur me ty, Allahu të shpërbleftë me të mira, e jo t’i përgjigjet me ashpërsi apo me fjalë të këqija.
Edhe nëse e shan babai apo nëna, ai thotë: Allahu të shpërbleftë me të mira, Allahu qoftë i kënaqur me ty, Allahu të udhëzoftë o nëna ime, dhe të tjera fjalë të mira si këto. Ai kurrë nuk duhet t’u drejtohet atyre me sjellje të keqe. Atij nuk i lejohet që tu drejtohet atyre me sjellje të keqe, të grindet me ta apo të ngrejë zërin para babait apo nënës së tij.
E lusim Allahun të na udhëzojë të gjithëve.
Mjerë për ata që janë të padrejtë me gratë e tyre.
Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin
Shkëputur nga tefsiri i sures Mutafifin
Burimi: SalafiTalk.net
01. Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),
02. Ata të cilët kur masin për vete, e marrin masën të plotë,
03. ndërsa, kur u masin apo u peshojnë të tjerëve, u japin më pak nga ç’duhet.
04. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen,
05. në një Ditë të madhe,
06. Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
Shejkh Ibn ‘Uthejmini ka thënë në shpjegimin e këtyre ajeteve:
“Mjerë”: Fjala mjerë përsëritet në Kur'an shumë herë dhe sipas mendimit më të saktë ajo është një fjalë kërcënuese me të cilën Allahu kërcënon ata që kundërshtojnë urdhërin e Tij apo që shkojnë mbas atyre gjërave të cilat Allahu ua ka ndaluar. Dhe ndalimi është përmendur në fjalinë që vijon mbas kërcënimit.
Kështu që, në këtë rast Allahu i Lartësuar thotë mjerë për Mutafifinët. Por kush janë këta Mutafifinët? Këta Mutafifinë janë shpjeguar në ajetin që vjen më mbas. Ai tha: “Ata të cilët kur masin për vete, e marrin masën të plotë, ndërsa, kur u masin apo u peshojnë të tjerëve, u japin më pak nga ç’duhet.”
“Ata të cilët kur masin për veten, e marrin masën të plotë.” Domethënë, kur ata blejnë nga njerëzit gjëra që peshohen, ata u kërkojnë atyre të drejtën e peshës së plotë pa lënë gjë mangut.
“ndërsa, kur u masin apo u peshojnë të tjerëve, u japin më pak nga ç’duhet.” Por nëse janë ata që peshojnë apo që shesin mish me peshë apo diçka që matet, atëherë ata e japin atë me peshë (apo masë) të mangët.
“u japin më pak nga ç’duhet.” Domethënë, ata i kërkojnë fill e për pe të drejtat e tyre kurse të tjerëve ua lënë mangut. Pra, ata i përziejnë dy gjëra: përziejnë koprracinë me lakminë. Ata i kërkojnë të drejtat e tyre të plota kurse të tjerëve nuk ua japin të plota të drejtat që u takojnë
Pra, ata përziejnë dy gjëra: përziejnë koprracinë me lakminë. Koprracia është në kërkimin e të drejtave të plota pa lënë gjë mangut, kurse lakmia për arsye se ai nuk e jep të plotë peshën që ka detyrë ta japë.
Ky shembull që përmend Allahu i Lartësuar për peshën dhe masën është thjesht një shembull, prandaj ai zbatohet edhe për çdo situatë tjetër përveç kësaj.
Kështu që, ata të cilët i kërkojnë të plota të drejtat e tyre që u takojn por nga ana tjetër nuk i japin të plota të drejtat që u takojnë njerëzve, ata përfshihen tek këto ajete fisnike.
Një shembull për këtë është kur burri kërkon nga gruaja e tij që ajo t’i japë të drejta të plota dhe ai nuk lëshon pe në asnjë nga të drejtat e tij. Por kur vjen puna për t’i dhënë gruas të drejtat e saj, atëherë ai i cungon ato dhe nuk i jep aq sa i takojnë asaj.
Dhe ka shumë ankesa nga ana e grave për këta lloj burrash, Allahu na ruajt. Kjo arrin deri aty sa që shumë burra kërkojnë që gratë t’u japin të gjitha të drejtat e tyre, mirëpo ata nuk u japin grave të gjitha të drejtat që ato kanë. Ndoshta burrat as nuk arrijnë t’u japin grave të drejtat e tyre më themelore, siç është shpenzimi për to, të kalosh një jetë të mirë me to, etj.
Vërtet, të bësh padrejtësi kundër një personi tjetër është më e rëndë sesa t’i bësh padrejtësi vetes në të drejtat e Allahut, pasi padrejtësia që njeriu i bën vetes së tij në të drejtat e Allahut varet në Dëshirën e Allahut, çfarëdo gjynahu qoftë ai me përjashtim të Shirkut. Nëse Allahu do e fal personin dhe nëse Ai do e dënon atë.
Kurse sa i përket të drejtave të njerëzve, për to duhet dhënë shpagim. Prandaj Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Cilin konsideroni ju të falimentuar?” Ata thanë: “Ai që nuk ka dirhem dhe nuk ka asgjë në zotërim.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Me të vërtetë, i falimentuar nga Umeti im është ai që do të vijë Ditën e Gjykimi me vepra të mira sa malet, mirëpo ai i ka bërë padrejtësi këtij personi, ka sharë këtë tjetrin, ka goditur këtë tjetrin, ka marrë pasurinë e atij tjetrit. Kështu që, personi të cilit ai i kishte bërë padrejtësi do të marrë nga veprat e tij të mira, edhe ai personi tjetër do të marrë nga veprat e tij të mira, edhe ai tjetri do të marrë nga veprat e tij të mira. Dhe nëse veprat e tij të mira mbarojnë përpara se ai të shlyejë ato që u detyrohet atyre, atëherë atij do t’i jepen gjynahet e atyre të cilëve u kishte bërë padrejtësi. Gjynahet e tyre do t’i hidhen mbi krye kurse ai do të hidhet në Zjarr.”
Andaj, këshilla ime për ata që lënë mangut apo që lënë mbas dore të drejtat e grave të tyre është që të kenë frikë Allahun ‘Azze ue Xhel sepse Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka këshilluar për këtë në tubimin më të madh që ka dëshmuar Bota Islame gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në ditën e Arafatit, gjatë Haxhit të Lamtumirës. Ai tha: “Kijeni frikë Allahun në lidhje me gratë tuaja sepse ju i keni marrë ato si amanet nga Allahu dhe juve u është bërë e lejuar që të keni marrëdhënie intime me to nga Fjala e Allahut.”
Ai ka thënë gjithashtu: “Kijeni frikë Allahun në lidhje me gratë tuaja pasi ato janë ndihmëset tuaja.”
Respektimi i të Drejtave të Fqinjit
Autor: Shejkh Zejd bin Hadij el-Medkhalij
Burimi: “el-Efnan en-Nadije Sherh Mendhumat es-Subul li-Fik’his-Sunen el-Meruije” vëll. 6, fq. 220-222
Sa e sa tekste të qarta që gjejmë në lidhje me inkurajimin për të nderuar fqinjin, për të qenë i mirësjellshëm me të dhe për të mos e dëmtuar atë. Allahu i Lartësuar thotë:
“Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim, dhe u bëni mirësi prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve që lypin, fqinjit të afërt, fqinjit të largët, shokut pranë, udhëtarit (që takoni) dhe atyre (robërve) që i keni nën pushtetin tuaj. Vërtet Allahu nuk i do ata që janë kryepërpjetë e që mburren.” [Nisa, 36]
Dhe ka ardhur në dy Sahihët nga hadithi i Ibn ‘Umerit dhe A’ishes (radij-Allahu ‘anhum), të cilët kanë thënë të dy se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Xhibrili nuk rreshti së më këshilluari për fqinjin derisa mendova se ai (fqinji) do të kishte pjesë në trashëgiminë e tij (d.m.th. të fqinjit tjetër).” [1]
Dhe në Sahihun e Muslimit nga hadithi i Ebi Shurejh el-Khuza’i se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit, atëherë le të sillet mirë me fqinjin e tij, dhe kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit le ta nderojë mysafirin e tij, dhe kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit le të flasë mirë ose të heshtë.” [2]
Dhe në dy Sahihët ka ardhur saktësisht obligimi për të shmagur çfarëdolloj dëmi ndaj fqinjit dhe kjo vërtetohet nga transmetimi i Ebi Hurejras (radij-Allahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit të mos e dëmtojë fqinjin e tij, dhe kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit le ta nderojë mysafirin e tij, dhe kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit le të flasë mirë ose të heshtë.” [3]
I ngjashëm me këtë obligim në lidhje me mënjanimin e çfarëdolloj dëmi ndaj fqinjit është ajo çfarë transmeton sërish Ebu Hurejra nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë:
“Pasha Allahun, ai nuk ka besuar, pasha Allahun ai nuk ka besuar, pasha Allahun ai nuk ka besuar.” Kështu që i thanë: “Kush o i Dërguari i Allahut?” Dhe ai tha: “Ai, nga dëmi [4] i të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.” [5]
Poashtu, është përmendur në lidhje me mirësjelljen duke u dhënë dhurata atyre që u takojnë etj, sikurse gjendet në transmetimin e Nënës së besimtarëve, A’ishes (radij-Allahu ‘anha) e cila ka thënë:
“Unë thashë: “O i Dërguari i Allahut, unë kam dy fqinj dhe cilit prej tyre duhet t’ia jap dhuratën time?” Ai tha: “Atij që është më afër derës tënde.” [6]
Ka edhe shumë tekste të tjera që tregojnë inkurajimin për të respektuar të drejtat e fqinjit. Por për sa i përket hadithit:
“Fqinjët janë tri llojësh: Fqinji që ka një të drejtë - dhe ai është fqinji me të drejtën më të vogël; fqinji që ka dy të drejta dhe fqinji që ka tri të drejta. Fqinji që ka tri të drejta është ai që ka të drejtat më të mira. Sa i përket fqinjit që ka një të drejtë, ai është mushriku i cili nuk ka lidhje me të; ai ka një të drejtë si fqinj. Sa i përket fqinjit që ka dy të drejta, ai është fqinji Musliman i cili ka të drejtën e Islamit dhe të drejtën e fqinjit. Kurse sa i përket fqinjit që ka tri të drejta, ai është fqinji Musliman që ka të bëjë me të (lidhje farefisnore), kështu që ai ka të drejtën e fqinjit, të drejtën e Islamit dhe të drejtën e lidhjeve (farefisnore).”
Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është shumë i dobët, përveç që domethënia e tij është e kuptueshme dhe diçka e prekshme në punët e njerëzve.
Kështu që, o vëlla Musliman, nëse i ke përmbushur këto tetë cilësi që vijojnë më poshtë, atëherë ti i ke respektuar të drejtat e fqinjit tënd:
Cilësia e parë: Ta nderosh atë, dhe kjo bëhet duke i mësuar atij çështjet e Fesë së tij nëse ai është injorant rreth tyre dhe ti të mësosh nga ai nëse je injorant. Poashtu, që ta urdhërosh për të mirën dhe ta ndalosh nga e keqja dhe ta thërrasësh në rrugën e mirësisë dhe anasjelltas ta pranosh edhe ti një gjë të tillë prej tij sa herë që ai sjell diçka të tillë në shtëpinë e tij.
Cilësia e dytë: Ta nderosh atë duke i blerë dhurata, për shkak se ajo largon ofendimet nga gjokset dhe u sjell zemrave dashuri e respekt dhe tregon një reagim të mirë e të drejtë.
Cilësia e tretë: Të gëzohesh me gëzimin e tij për sa kohë që është i lejuar në Fe dhe t’i gjendesh pranë duke i ofruar ndihmë kur atij i vështirësohen punët dhe gjatë mundimeve e dëshpërimeve.
Cilësia e katërt: Të ruash nderin, pasurinë dhe gjakun e tij qoftë kur ai është i pranishëm apo qoftë kur nuk është i pranishëm, duke e bërë këtë me sinqeritet vetëm duke kërkuar Fytyrën e Allahut.
Cilësia e pestë: T’i parandalosh të gjitha rrugët të cilat mund t’i sjellin dëm apo bezdi atij dhe familjes së tij si dhe të tjerëve që që janë të njohurit e tij.
Cilësia e gjashtë: Nëse atij i qe shkaktuar ndonjë lloj dëmi apo padrejtësie nga ty apo nga ndonjë anëtar i familjes tënde, atëherë kërkoi atij ndjesë menjëherë dhe vendos drejtësi e harmoni për veten tënde. Dhe në këtë mënyrë do ta bësh atë që të jetë i kënaqur me ty dhe të të besojë.
Cilësia e shtatë: Nëse ai të shkakton ndonjë dëm apo bezdi, atëherë përpiqu që ta durosh sa më shumë që të kesh mundësi dhe Allahu ka për ta bërë këtë si rrugëdalje për ty (nga problemet që ke).
Cilësia e tetë: Duke mos e ndaluar atë nëse ai lëviz ndonjë hu nga gardhi ndarës nëqoftëse ai e ka të nevojshme për ta bërë. Ndërkaq ti e di se kjo lëvizje e tij nuk do t’i shkaktojë asnjë dëm struktural shtëpisë tënde pasi Allahu është Mbrojtësi dhe Ruajtësi yt dhe Ai nuk do t’i lëjë veprat e tua që të humbasin.
Fundnota:
[1] – Transmetuar nga Bukhari në librin e Edebeve, kapitulli: Këshillë në lidhje me fqinjin, vëll. 9, fq. 9; Muslimi në librin el-Birr ues-Sil-le, kapitulli: Këshillë në lidhje me fqinjin, vëll. 5, n. 2624, fq. 2025.
[2] – Transmetuar nga Bukhari në librin e Edebeve, kapitulli: Kushdo që beson Allahun dhe ditën e fundit, vëll. 9, fq. 10; Muslimi në librin e Imanit, kapitulli: Inkurajimi për të nderuar fqinjin, vëll. 1, n. 47, fq. 68.
[3] – Ibid.
[4] – Buwa’ik do të thotë dashakeqje, ligësi e brendshme.
[5] – Transmetuar nga Bukhari në librin e Edebeve, kapitulli: Gjynahu i atij, nga dëmi i të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij, vëll, 10, fq. 9.
[6] – Transmetuar nga Bukhari.
Edukimi i Femijeve ne Islam.
Mësojini fëmijët tuaj që t’i bëjnë dhikër Allahut.
Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=154954
Prandaj o vëllezër, prej gjërave ndaj të cilave ne jemi të shkujdesur, është edhe që t’i edukojmë fëmijët tanë që t’i bëjnë dhikër Allahut, që t’i mësojmë ata t’i bëjnë dhikër Allahut, që në vegjëli duhet që ne t’i mësojmë ata t’i bëjnë dhikër Allahut.
Unë ua kam përmendur vazhdimisht disa vëllezërve të dashur tek unë, se ne e kemi detyrë që mos të lemë askënd që të na e kalojë në mësimin e sures el-Fatiha djemve tanë dhe vajzave tona dhe dhikrin e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala. Pse? Sepse nëse ne ua mësojmë atyre suren el-Fatiha, sa herë që (ata) do ta lexojnë suren el-Fatiha, Allahu ka për të na shkruajtur edhe neve shpërblimin që do marrin ata; dhe nëse u mësojmë atyre dhikrin e Allahun, sa herë që do të thonë “SubhanAllah”, Allahu do të shkruajë edhe për ne shpërblimin që do marrin ata. Ne vdesim dhe varrosemi në varret tona, kurse shpërblimet tona vazhdojnë akoma në dunja, për shkak të dhikrit që bëjnë fëmijët tanë, sepse jemi ne ata që i mësuam ata që t’i bëjnë dhikër Allahut – SubhaneHu ue Te’ala.
Është për të ardhur keq që shumë njerëz sot u mësojnë fëmijëve të tyre gjëra që nuk u bëjnë dobi, gjëra qesharake apo gjëra për t’u dëfryer apo gjëra të ngjashme me këto. Madje ndokush tregohet i zellshëm me fëmijët e tij që ata të mësojnë përmendësh gjëra që nuk u bëjnë dobi, në mos që i dëmtojnë, dhe nuk tregohen të zellshëm që ata të mësojnë Fatihanë ose që të mësojnë përmendësh dhikër që u bën dobi atyre, si dhe që t’i mësojnë ata që t’i bëjnë gjithmonë dhikër Allahut – SubhaneHu ue Te’ala.
Një kthesë e rëndësishme në edukimin e fëmijëve në fe.
Autor: Shejkh Ibën Uthejmin
Burimi: “Kaulul-Mufid ‘ala Kitabi Teuhid”, 2/423 
Duhet që fëmijëve t’u mësohen dispozitat e fesë bashkë me argumentet e tyre.
P.sh. nëse do t’i thuash birit tënd: Përmende Allahun (thuaj bismilah) kur hanë dhe (thuaj) elhamdulilah kur mbaron. Nëse ti ia thua këtë, arrihet me të ajo që është për qëllim.
Por, nëse i thua: Përmende Allahun kur hanë dhe (thuaj) elhamdulilah kur mbaron ngaqë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka urdhëruar që të përmendet (Allahu) kur fillon të hash dhe ka thënë:   
إن الله ليرضى عن العبد يأكل الأكلة ويحمده عليها، ويشرب الشربة ويحمده عليها
“Me të vërtet Allahu gëzohet me robin i cili kur ha ushqim e falenderon Atë, dhe kur pi e falenderon Atë”.
Nëse e vepron këtë përfitove dy gjëra:
E para: e drejton birin tënd në pasimin e argumenteve.
E dyta: e edukon atë për dashurinë ndaj të Dërguarit – ‘alejhi salatu ue selam -, dhe se i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është imam (prijës) që pasohet, dhe është obligim marrja e këshillave të tij.
Në realitet, neglizhohet tej mase ndaj kësaj. Shumica e njerëzve i udhëzojnë bijtë e tyre vetëm nga dispozitat, porse ata nuk i lidhin udhëzimet e tyre me burimin, e që është Kurani dhe Sunneti.
Edukata e mësimit të namazit fëmijëve kur ata janë shtatë vjeç.
Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=113572
Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij:
E treta është pjekuria, dhe e kundërta e saj është fëmijëria. Fëmija i cili është nën  moshën shtatë vjeç, nuk logjikon, për këtë arsye jemi urdhëruar që t’i urdhërojmë fëmijët tanë që të falin namazin kur janë shtatë vjeç, sepse ata para kësaj (moshe) nuk logjikojnë dhe kufizimi i tij është në moshën shtatë vjeçe për arsye të fjalës së tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: 
مُرُوا أَبْنَاءَكُمْ بِالصَّلاَةِ لِسَبْعٍ، وَاضْرِبُوهُمْ عَلَيْهَا لِعَشْرٍ، وَفَرِّقُوا بَيْنَهُمْ فِي الْمَضَاجِعِ 
“Urdhëroni fëmijët tuaj që të falin namazin në moshën shtat vjeçe, dhe rrihni (nëse nuk e falin namazin) në moshën dhjetë vjeçare, dhe ndani në shtretërit e tyre.”
Kjo është edukatë islame më t�� cilën duhet të angazhohemi në urdhërimin e fëmijëve për të falur namazin kur janë në moshën shtatë vjeçe. Kjo nuk do të thotë që t’i urdhërosh ata vetëm duke i thënë atij falu. Nga urdhri i të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që na drejtohet neve për t’i urdhëruar fëmijët për faljen e namazit, kjo kuptohet detyrimisht që t’ua mësojmë atyre namazin.
Kurse t’i thuash fëmijës, i cili lozë para derës: “Shko në xhami dhe fale namazin,” kurse ti, nuk e ke mësuar se si të pastrohet (se si merret abdes, etj) e as nuk e ke mësuar se si të falet, (për këtë që bëre) nuk lirohesh nga përgjegjësia, porse lirohesh nga përgjegjësia nëse ia mëson pastërtinë (abdesin) dhe ia mëson namazin, pastaj i thua: falu. Këtu (në këtë rast), ke dhënë shembull.
Por, atë që veprojnë shumë njerëz të cilët e marrin fëmijën shtatë vjeç apo më pak se shtatë dhe ky fëmijë nuk është pastruar (është pa abdes) dhe nuk di si falet namazi dhe e vendos atë në saf, atëherë, ky saf konsiderohet i shkëputur për shkak se ky fëmijë qëndron në saf, ngaqë ai nuk ka namaz (ngase nuk ka abdes sh.p). Për këtë person zbatohet fjala e tij – ‘alejhi salatu ue selam: 
من وصل الصف وصله الله ومن قطع الصف قطعه الله
“Kush bashkohet me safin, Allahu e afron atë, e kush e këput safin, Allahu i këput lidhjet me të.”
E merr një fëmijë i cili nuk është i vëmendshëm në namaz dhe e vendos atë në safin e parë, pas imamit bashkë me ty, dhe njerëzit heshtin duke u servilosur, kurse ai (fëmija) nuk është në namaz (s’ka namaz), dhe ndoshta ai nuk është pastruar as edhe në trupin e tij, sepse ti e ke marr atë para derës së shtëpisë përpara se t’ia mësosh pastërtinë dhe namazin. Ky veprim është i gabuar.
Andaj, është për detyrë që ta mësosh atë në shtëpi se si të pastrohet dhe si të falet, pastaj ta mësosh atë ku të qëndroj, nuk duhet të qëndroj në safin e parë, porse qëndron aty ku qëndrojnë fëmijët. Në qoftë se xhemati mblidhen dhe afron duke bërë dy safe, atëherë ata (fëmijët) qëndrojnë në safin e dytë, d.m.th në safin e fundit pas safit të burrave. Kështu na ka edukuar i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kështu që, e kemi për detyrë të kapemi pas kësaj edukate. Nëse fëmija ka mbushur dhjetë vjet dhe shfaq njëfarë lloj mosbindjeje dhe shkujdesjeje, ai rrihet që të edukohet dhe të frikësohet, në mënyrë që ta fal namazin dhe të kujdeset për të.
Dhe në këtë moshë i ndan nga shtrati i tyre i përbashkët, çdo fëmijë flenë vetëm. Kjo është edukata e Islamit.
Përktheu: Alban Malaj
Përktheu: Servet Mata
Përktheu: Jeton Shasivari
0 notes
pharaoh105 · 2 years
Text
Bi Nguyen released from ONE Championship roster
Bi Nguyen released from ONE Championship roster
According to a report by the South China Morning Post, Vietnamese-American atomic weight fighter Bi Nguyen (6-8) has been fired from the ONE Championship roster. Nguyen, 32, has recorded consecutive losses with the Singapore-based promotion, most recently a unanimous decision defeat in a fight against Heqin Lin in February. “I don’t know how much more I can do with this guys,” Nguyen said…
View On WordPress
0 notes
conanaltatis · 4 years
Text
ONE Championship official ranking for atomweight MMA fighters: Singapore's Angela Lee is reigning champion
ONE Championship official ranking for atomweight MMA fighters: Singapore’s Angela Lee is reigning champion
Tumblr media
Angela Lee, Chatri Sityodtong, Mei Yamaguchi
ONE Championship announced its first official athlete rankings for select weight divisions across mixed martial arts, Muay Thai and kickboxing on April 27, 2020. Rankings for other weight divisions will be introduced in the future.
“It is with great excitement that I announce the inaugural ONE Championship Official Rankings,” ONE Championship chairman…
View On WordPress
0 notes
byalung · 5 years
Text
Jomary Torres, tuloy pa rin kahit natalo uli
Jomary Torres, tuloy pa rin kahit natalo uli
Hindi lang talaga nakatadhana ang panalo para sa Filipina warrior Jomary Torres. (more…)
View On WordPress
0 notes
topsportsasia · 5 years
Text
[PHOTOS] China vs Philippines: Lin Heqin, Jomary Torres fight at 'ONE: Reign of Valor' in Yangon, Myanmar
[PHOTOS] China vs Philippines: Lin Heqin, Jomary Torres fight at ‘ONE: Reign of Valor’ in Yangon, Myanmar
China and the Philippines were two of the 21 countries represented at “ONE: Reign of Valor,” the first ONE Championship event in 2019 to be held in Myanmar. The Singapore-based mixed martial arts promotion held it at the Thuwunna Indoor Stadium in Yangon, Myanmar on March 8, 2019.
“ONE: Reign of Valor” featured nine MMA matches and five ONE Super Series contests, which are kickboxing bouts. In…
View On WordPress
0 notes
Text
Angela Lee Responds To The ONE Women's Atomweight Rankings
Tumblr media
Earlier in the year, ONE Championship unveiled their Athlete Rankings, and since then, much talk has ensued about potential showdowns between ONE World Champions and top-five contenders.
ONE World Champions Sam-A Gaiyanghadao and compatriot Nong-O Gaiyanghadao have already reacted to their respective division rankings, and now ONE Women's Atomweight World Champion “Unstoppable” Angela Lee reveals her thoughts on the top five women who occupy the ONE women’s atomweight division.
#1-Ranked Contender Denice Zamboanga
Denice “The Menace Fairtex” Zamboanga stormed the ONE Circle with a debut win over Jihin “Shadow Cat” Radzuan at ONE: MARK OF GREATNESS in December 2019.
It was Zamboanga’s win over Mei “V.V” Yamaguchi at ONE: KING OF THE JUNGLE in February, however, that caught the attention of Lee.
“She is a really good, all-around fighter. [She is] a really good mixed martial artist. I think she mixes it up in the trenches pretty well, and she can pretty much play anywhere,” Lee said.
“Judging her last fight with Mei, it was a really smart game plan that her team came up with, and she was able to execute, so I thought that was smart.
“She looks like a tough girl, and one of those new breed of mixed martial arts fighters where she can mix it up and pretty much feel comfortable in any range.”
Fans could very well see these two atomweights go head-to-head sometime this year. Immediately after Zamboanga's last bout, ONE Championship Chairman and CEO Chatri Sityodtong gifted “The Menace Fairtex” with a shot at Lee’s World Title.
#2-Ranked Contender Meng Bo
At ONE: AGE OF DRAGONS in November 2019, Meng Bo flabbergasted fans with a debut knockout win over Laura “La Gladiadora” Balin.
It only took the Chinese phenom a single round to finish her foe.
Although Lee was impressed with the knockout finish, it was Meng’s ground game that won over “Unstoppable.”
“I only saw one of her fights because she only had one fight in ONE Championship, but it was a nice knockout,” Lee said. “I think she did a pull-three, like a pull into a hook. I thought it was impressive.”
#3-Ranked Contender Lin Heqin
If Meng could threaten Lee on the feet, then her compatriot “MMA Sister” Lin Heqin is the athlete who may be able to test “Unstoppable” on the ground.
In March 2019, Lin finished Jomary “The Zamboanginian Fighter” Torres at ONE: REIGN OF VALOR at the Thuwunna Indoor Stadium in Yangon, Myanmar with a first-round triangle choke.
However, despite the strong start for “MMA Sister,” the ONE Women's Atomweight World Champion was amazed that Lin’s name was pinned to the rankings.
“I was actually surprised to hear those two fighters (Meng and Lin) were on the top-five list for atomweight contenders,” Lee said. “I just thought a few other fighters should be up there because they have had some more bouts and a longer history in ONE. But yeah, you never know!”
#4-Ranked Contender Mei Yamaguchi
Out of all the contenders on this list, Mei “V.V” Yamaguchi is the most experienced. Since 2016, she’s had 10 bouts in the ONE Circle, walking away as the winner in six of them.
“I think, definitely, Mei deserves to be on the top-five list,” Lee said. “She is just a veteran of the sport, she has been doing this for a long time, and she has fought for a World Title and has stayed extremely relevant.
“She has had a lot of fights and yeah, I think she is totally well-deserving of being in the top five.”
Who better than Lee to confirm the Japanese legend’s status as a top-five atomweight? The two women shared the Circle twice, and although “Unstoppable” got the nod in both instances, neither win came easily.
#5-Ranked Contender Gina Iniong
Gina “Conviction” Iniong is another atomweight with a storied career in the ONE Circle. The Team Lakay representative has defeated the likes of Jihin, Jenny “Lady GoGo” Huang, and Priscilla Hertati Lumban Gaol.
“Unstoppable,” who shares common rivals with Iniong, believes that the woman from the Philippines has rightfully earned her spot in the rankings.
“I also feel like Gina deserves to be in the top five. I think she has had quite a bit of fights in ONE,” Lee said.
“[She has had] some ups and downs, but she has stayed relevant, and based on who she has fought most recently, I think it definitely qualifies her for being in the top five.”
ONE returns to action with ONE: NO SURRENDER, a closed-door, audience-free event set for Friday, 31 July, in Bangkok, Thailand.
Download the ONE Super App to catch all the action live and for free.
Read More From ONE Championship:
Angela Lee Looks Forward To Denice Zamboanga Match
Stamp Fairtex Sees Hurdles Ahead Of Challenging Angela Lee
Denice Zamboanga Talks Yamaguchi Win & World Title Shot
youtube
0 notes
theanticool · 2 years
Video
youtube
Itsuki Hirata vs. Alyse Anderson -  ONE Championship: Empower
Japanese judoka turned MMA fighter Itsuki Hirata (5-1) suffered her first pro loss in her last fight out, dropping a split decision with Jihin Radzuan. It was a big blow considering she was also forced to pull out of the ONE atomweight grand prix due to a fever.
She has been training in the U.S. recently with Team Longo as she prepares for her upcoming fight on Friday (Aug 26) at ONE on Prime Video 1, which will be ONE’s first card on Amazon Prime Video here in the U.S. She faces off with China’s Heqin Lin (15-3-1).
7 notes · View notes
tscnews · 3 years
Video
youtube
ONE Battleground: Lin Heqin on Fighting Ritu Phogat
ONE Championship Battleground Press Conference: ONE Championship atomweight Lin Heqin discusses her fight with Ritu Phogat, getting on the winning track, and where she sees her MMA career going from here! Footage courtesy of and provided by ONE Championship to TSC News - The Sports Courier.
0 notes
tscnews · 3 years
Video
youtube
ONE Battleground: Ritu Phogat on Fighting Lin Heqin
OONE Championship Battleground Press Conference: ONE Championship atomweight Ritu Phogat discusses her fight with Lin Heqin, getting back on the winning track, and where she sees her MMA career going from here! Footage courtesy of and provided by ONE Championship to TSC News - The Sports Courier.
0 notes
conanaltatis · 5 years
Text
China's Lin Heqin earns 1st ONE Championship win in Yangon, Myanmar
China’s Lin Heqin earns 1st ONE Championship win in Yangon, Myanmar
Jomary Torres, Olivier Coste, Lin Heqin
Training out of Hasheng MMA, “MMA Sister” Lin Heqin, 25, of China was one of the winners at “ONE: Reign of Valor.” It was her first bout in ONE Championship, marking her first win in the promotion.
“ONE: Reign of Valor” featured nine MMA matches and five ONE Super Series contests, which are kickboxing bouts. In the fifth bout of the evening, Lin faced…
View On WordPress
0 notes
byalung · 5 years
Text
Kampo ni Jomary Torres naghahanda na para sa Chinese na kalaban sa Yangon
Kampo ni Jomary Torres naghahanda na para sa Chinese na kalaban sa Yangon
Ang daan pabalik sa tagumpay ng Filipina warrior na si Jomary “The Zamboanginian Fighter” Torres ay magsisimula sa paniniwala at tiwala sa sarili at iyan ang eksaktong gusto ng kanyang trainer na si Rene Catalan. (more…)
View On WordPress
0 notes
conanaltatis · 5 years
Text
This slideshow requires JavaScript.
ONE Championship will once again make its return to Yangon, Myanmar on Friday, 8 March for ONE: REIGN OF VALOR at the iconic Thuwunna Indoor Stadium.
While all of the Filipino champions are scheduled in ONE: A NEW ERA, there are still plenty of reasons for local martial arts from the Philippines to tune-in and enjoy another loaded match card.
Here are just three main reasons why ONE: REIGN OF VALOR is a must-see.
  Rene Catalan’s path to desired ONE World Title shot
Rene “The Challenger” Catalan’s amazing run in the talent-filled strawweight division is something that cannot be overlooked anymore.
After losing his first two matches in ONE Championship, Catalan finally found his rhythm and is now riding high on a five-match winning streak.
Standing in his way is former ONE Strawweight World Champion Yoshitaka “Nobita” Naito, who undoubtedly poses to be the ultimate test to Catalan’s World Title aspirations.
It will be a classic striker-versus-grappler affair, but Catalan has shown tremendous improvement when it comes to grappling in his previous matches.
At age 40, Catalan shows no signs of slowing down, and if he keeps his pace, then the next Filipino World Champion could very well come from the Catalan Fighting System.
  Road to redemption of Jomary Torres
Jomary Torres is an exciting young Filipina who burst into the organization’s stacked women’s atomweight scene with three consecutive victories.
She may be on a slump as of late following consecutive decision losses to Priscilla Hertati Lumban Gaul and Mei “V.V” Yamaguchi, but those define does not ultimately define her as a mixed martial arts competitor.
Admittedly struggling to ankle issues in her past bouts, Torres has completed her training camp in tip-top condition and is raring to go back to her winning ways.
Given that her back is against the wall, Torres vows to be aggressive as she cannot afford to lose her third-straight match.
While her opponent in Lin Heqin is known for her willingness to stand and trade, this match has the potential to steal the whole show.
  Zebaztian Kadestam’s first ONE World Title defense
Headlining the blockbuster event is knockout artist Zebaztian Kadestam as he defends his ONE Welterweight World Title against surging submission wizard Georgiy Kichigin, who is coming into ONE Championship on 14-match winning streak with his last victory coming against another submission artist in Rousimar Palhares. With World Title gold on the line, the stakes could not be higher in this classic clash of styles.
Kadestam trained out of Legacy Gym in Boracay, Aklan, Philippines under the tutelage of decorated kickboxer Ole Laursen from 2012 to 2017. On November 17, 2018, Kadestam put everyone on notice when he knocked out previously unbeaten American fighter Tyler McGuire to be crowned as the ONE Welterweight World Champion.
The win over McGuire was Kadestam’s ninth knockout victory. This made the Swedish champ one of the most fearsome competitors in the whole organization.
With two world-class talents bannering the card, there is no reason for Filipino martial arts fans to miss this event. Meanwhile, here is a clip from the “ONE: Reign of Valor” open workout:
3 reasons why Filipinos should watch ‘ONE: Reign of Valor’ on March 8, 2019
ONE Championship will once again make its return to Yangon, Myanmar on Friday, 8 March for…
3 reasons why Filipinos should watch ‘ONE: Reign of Valor’ on March 8, 2019 ONE Championship will once again make its return to Yangon, Myanmar on Friday, 8 March for…
0 notes
topsportsasia · 5 years
Text
This slideshow requires JavaScript.
ONE Championship will once again make its return to Yangon, Myanmar on Friday, 8 March for ONE: REIGN OF VALOR at the iconic Thuwunna Indoor Stadium.
While all of the Filipino champions are scheduled in ONE: A NEW ERA, there are still plenty of reasons for local martial arts from the Philippines to tune-in and enjoy another loaded match card.
Here are just three main reasons why ONE: REIGN OF VALOR is a must-see.
  Rene Catalan’s path to desired ONE World Title shot
Rene “The Challenger” Catalan’s amazing run in the talent-filled strawweight division is something that cannot be overlooked anymore.
After losing his first two matches in ONE Championship, Catalan finally found his rhythm and is now riding high on a five-match winning streak.
Standing in his way is former ONE Strawweight World Champion Yoshitaka “Nobita” Naito, who undoubtedly poses to be the ultimate test to Catalan’s World Title aspirations.
It will be a classic striker-versus-grappler affair, but Catalan has shown tremendous improvement when it comes to grappling in his previous matches.
At age 40, Catalan shows no signs of slowing down, and if he keeps his pace, then the next Filipino World Champion could very well come from the Catalan Fighting System.
  Road to redemption of Jomary Torres
Jomary Torres is an exciting young Filipina who burst into the organization’s stacked women’s atomweight scene with three consecutive victories.
She may be on a slump as of late following consecutive decision losses to Priscilla Hertati Lumban Gaul and Mei “V.V” Yamaguchi, but those define does not ultimately define her as a mixed martial arts competitor.
Admittedly struggling to ankle issues in her past bouts, Torres has completed her training camp in tip-top condition and is raring to go back to her winning ways.
Given that her back is against the wall, Torres vows to be aggressive as she cannot afford to lose her third-straight match.
While her opponent in Lin Heqin is known for her willingness to stand and trade, this match has the potential to steal the whole show.
  Zebaztian Kadestam’s first ONE World Title defense
Headlining the blockbuster event is knockout artist Zebaztian Kadestam as he defends his ONE Welterweight World Title against surging submission wizard Georgiy Kichigin, who is coming into ONE Championship on 14-match winning streak with his last victory coming against another submission artist in Rousimar Palhares. With World Title gold on the line, the stakes could not be higher in this classic clash of styles.
Kadestam trained out of Legacy Gym in Boracay, Aklan, Philippines under the tutelage of decorated kickboxer Ole Laursen from 2012 to 2017. On November 17, 2018, Kadestam put everyone on notice when he knocked out previously unbeaten American fighter Tyler McGuire to be crowned as the ONE Welterweight World Champion.
The win over McGuire was Kadestam’s ninth knockout victory. This made the Swedish champ one of the most fearsome competitors in the whole organization.
With two world-class talents bannering the card, there is no reason for Filipino martial arts fans to miss this event. Meanwhile, here is a clip from the “ONE: Reign of Valor” open workout:
youtube
3 reasons why Filipinos should watch ‘ONE: Reign of Valor’ on March 8, 2019 ONE Championship will once again make its return to Yangon, Myanmar on Friday, 8 March for…
0 notes
byalung · 5 years
Text
ONE Championship: Torres’ coach confident with their chances
ONE Championship: Torres’ coach confident with their chances
If Catalan Fighting System head coach Rene Catalan is to be believed, then his warrior in Jomary Torres needs to step up more than ever.
Torres absorbed consecutive decision losses in her last two outings, putting her on a virtual must-win match when she takes on China’s Lin Heqin at ONE: REIGN OF VALOR this Friday, 8 March at the Thuwunna Indoor Stadium in Yangon, Myanmar.
Knowing how damaging a…
View On WordPress
0 notes