Tumgik
shikomengalarg · 1 year
Text
Një gjilpërë që më therri
E më puthi si një nënë
Një shkop si baba më theu
Ma dha veten për ta ngrënë
Botë që m'treti si sheqeri
Më la me fjalë të pathënë
Që m'djegi si rrufe, dheun
Që më la vetëm duke rënë
Ha një kifle me mish derri
Je bërë vetëm për t'u shtënë
2 notes · View notes
shikomengalarg · 1 year
Text
herën e parë që e takova, vdekja nuk kishte fytyrë. njerëzit tjerë thonin se ishte e frikshme, e pabesueshme, por mua më së shumti më dukej e qetë. i preku me dorën e ftohtë shpatullat e mia që ende s'ishin zgjëruar, dhe kur u largua dhe ma ktheu shpinën, mori me vete vajzën që kisha qenë. edhe pse ajo ishte hera e parë që e takova vdekjen, kur e mendoj tani, më duket sikur ajo pjesë e imja kishte vdekur vite më parë.
po ah, ku diet kjo gjë? ndoshta kishte vdekur çastin që e pashë atë figurë duke u afruar. ndoshta nuk kishte ekzistuar kurrë. ndoshta ende jeton, aty ku eshtrat e mia takohen mes vete, aty ku rrjedh gjaku nga vena në arterie.
herën e dytë që e pashë vdekjen, kishte fytyrë tjetër.
a mund të them se kishte fytyrën time? për një kohë aq të gjatë nuk kisha qenë ajo vajzë. kur e shoh, më duket ndryshe nga fotografitë e vjetra në albumet e pluhurosura, gjysmë të harruara në rraftet e shtëpisë time; ndryshe nga fytyra që para shumë viteve e shikoja në pasqyre.
më pyet vdekja: 'a pendohesh? ishe kaq i vogël, kur herë të parë të pashë.'
kam jetuar jetë të gjatë. kam jetuar jetë të mirë, të lumtur. ajo vajzë aë isha ma dha jetën e saj. tani, në fund të jetës sime, nuk mund ta urrej. e vetmja gjë që ndjej ndaj saj është falenderim.
'jo,' vdekjes i përgjigjem. 'jo, kurrë.'
vdekja e zgjat dorën e vajzës që nuk jam më dhe më prek përsëri në shpatull, dhe këtë herë, kur largohet, me vete më merr edhe mua.
2 notes · View notes
shikomengalarg · 1 year
Text
Mirdita
Oj Mirditë, Mirdita ime,
S’ka ushqim që do të t’ngopë
Bukë, as pemë, as perime,
S’do ta mbushin atë gropë
O Mirditë, Mirdita ime,
Fytyrë-çelur, shpirt-vetjake
Vite t’ardhme do t’mendohesh
Pa jetuar si u plake
Zemër-këputur, o Mirdita,
Do të vdesësh pa pushuar,
Pa shumë frikë, por jo as trime,
A ke lind për t’u harruar?
Ditë, Ditë, o Mirdita,
Haje bukën, fale vetën.
Nëse jo, do të kalosh,
Me fajin tënd gjithë jetën.
O Mirditë, gjithë këtë kohë,
Me mundim e ke kaluar,
Mirditë, ka dikush që të do,
Edhe pas kohës së shkuar.
7 notes · View notes
shikomengalarg · 1 year
Text
Në të gjitha gjuhët mund të flas, por kur më dhemb shpirti vetëm shqip bërtas.
Fan Noli
330 notes · View notes

shikomengalarg · 2 years
Text
Mirdita
Oj Mirditë, Mirdita ime,
S’ka ushqim që do të t’ngopë
Bukë, as pemë, as perime,
S’do ta mbushin atë gropë
O Mirditë, Mirdita ime,
Fytyrë-çelur, shpirt-vetjake
Vite t’ardhme do t’mendohesh
Pa jetuar si u plake
Zemër-këputur, o Mirdita,
Do të vdesësh pa pushuar,
Pa shumë frikë, por jo as trime,
A ke lind për t’u harruar?
Ditë, Ditë, o Mirdita,
Haje bukën, fale vetën.
Nëse jo, do të kalosh,
Me fajin tënd gjithë jetën.
O Mirditë, gjithë këtë kohë,
Me mundim e ke kaluar,
Mirditë, ka dikush që të do,
Edhe pas kohës së shkuar.
7 notes · View notes
shikomengalarg · 2 years
Text
Tumblr media
Përshëndetje! Unë jam See (ata/atë), një poet, shkrimtar, artist, dhe me shpresë për të ardhmen, biolog. Nuk kam postuar shkrimet e mija më parë, por shpresoj se këtu do të mund të gjej njerëz me pasione dhe ideja të ngjajshme. Kam dashuri të madhe për libra fantazi, dhe gjithmonë jam duke kërkuar rekomandime poezije. Librat në të shkruar e sipër, poezi në anglisht dhe artin tim mund ta gjeni tek @seemefromafar​.
0 notes